Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Rejan Etemi: Ndiqni ëndrat, nëse punoni gjithsesi do të keni sukses!

$
0
0

I intervistuar nga Portalb piktori nga Tetova, Rejan Etemi tregoi se me art ka filluar të merret prej në moshë të vegjëlisë. Sot, ai ka arritur që të pikturoj murale nëpër shumë vende të Evropës dhe të krijojë ekspozita të tij nëpër vende të Ballkanit. Ndiqni ëndrrën, pa ëndrra s’ke ku shkon, nëse punon e guxon, gjithsesi funksionon ishte mesazhi i tij për këtë intervistë.

Rejan Etemi, piktor

Prej kur ka filluar Rejani të merret me art?
I vogël shumë.

 

 

 

 

Bitterfeld-Gjermani.

Cila ka qenë një prej eksperiencave të tua më të bukura sa i përket artit?
Tash eksperienca të bukura në rrugën e artit ka shumë por, do veçoja koloninë artistike në Moldavi dhe muralet nëpër Evropë, që çdo vit po bëhen shumë e ma shumë!

 

 

Wolfen-Gjermani

A e vlerësojnë dhe a janë të interesuar njerëzit për punën që ju bëni, pra për artin dhe pikturat ?
Derisa që kur kam kryer studimet pasdiplomike punoj si artist i pavarur, gjithësi jam i kënaqur falë Zotit kuptohet, piktura nëpër Evropë më ka dhënë njohje më shumë e normal edhe profit më të madh.

 

Bitterfeld-Gjermani

Përmend disa prej ekspozitave që ju i keni bërë deri më sot dhe cila prej tyre është pëlqyer më shumë nga njerëzit?
Ekspozita personale kam pas pesë: Galeria Tetovë 2008, Prishtinë 2011, Shkup 2012, Durrës 2012, Tetovë 2018. Më shumë është pëlqyer e Prishtinës 2011 ngase edhe është shitur brenda një jave.

 

 

Berlin-Gjermani

Për krejt ata që se dinë dhe do ju kishte interesuar, arti a është një profesion me të ardhura të larta apo jo?
Arti është profesion me shpenzime të larta prandaj dhe i ka përfitimet e larta, kjo kuptohet nëse punon sidomos kur edhe guxon!

 

Bitterfeld-Gjermani


Cili do të ishte mesazhi juaj për rininë?

Mesazhi im për rininë është: shumë sinqerisht ndiqni ëndrrën, pa ëndrra s’ke ku shkon, nëse punon guxon, gjithsesi funksionon. Dikur realizohet ëndrra dhe atëherë shijoje, jetoje.

 

 

 

 

Rejani në vitin 2019 ka hapur një atelie të veten të quajtur “Atelia e Vogël”  e cila ndodhet në qytetin e Tetovës, ku ju mund të shkoni të shihni apo bleni pikturat e bukura të tij. Këtu e keni një foto nga atelia e Rejanit.

Atelia e Vogël

Ndërsa në vazhdim mund të shihni një video ku Rejani pikturon kështjellën e Madonës në një lokal të një pronari sicilian në Düren të Gjermanisë.


Edhe pas akuzave të Prokurorisë, s’janë larguar plaformat ilegale në Matkë, Bexheti nuk ka kohë t’u përgjigjet gazetarëve

$
0
0

Edhe pas ngritjes së dy akuzave nga ana e Prokurorisë Publike në lidhje me platformat ilegale në Matkë, objektet vazhdojnë të jenë të “palëkundshme” mbi ujë, ndërsa uzurpatorët nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për t’i larguar të njëjtat, shkruan Portalb.mk.

Platformat ilegale janë vendosur para shumë kohësh mbi liqenin e Matkës, dhe edhe pse ky shqetësim është ngritur shumë herë nga mediat, autoritet nuk kanë ndërmarrë masa për ta zgjidhur problemin. Portalb.mk vizitoi Matkën dhe shkrepi këto fotografi.

Foto: Arbnora Memeti

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kanë deklaruar për Portalb.mk se kompetencat në lidhje me këtë çështje i kanë kaluar Komunës së Sarajit.

“Kompetencat në lidhje me këtë tashmë disa vite i ka kaluar Komunës së Sarajit. Gjithë procedurat rreth legalizimit të atyre platformave i zhvillon komuna. Ligji për legalizim i përfshin të gjitha objektet që janë ndërtuar deri më 3 mars i vitit 2011 dhe ligji është i qartë se vetëm ata objekte mund të legalizohen. Ne e kemi përfshirë atë në ligj. Atë ligj duhet ta zbatojnë komunat. Se sa e zbatojnë atë komunat është punë e Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimtarisë. Pronarët e platformave njëherë kanë kërkuar legalizim, komuna ua ka refuzuar kërkesat, duhej ti rrënojnë, në terren doli inspektorati por, procedurat zhvillohen në komunë”, deklaruan nga kjo ministri.

Foto: Arbnora Memeti

Por, kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti si dhe zyrtarët e kësaj komune, nuk janë të qasshëm për të sqaruar se a po punojnë në zgjidhjen e kësaj çështje, si dhe se çfarë do të ndodhë tani kur është ngritur akuzë nga ana e Prokurorisë.

Zëdhënësja e kësaj komune thotë se kryetari i komunës nuk ka kohë për t’iu përgjigjur redaksisë së Portalb.mk në pyetjen e drejtuar në emailin zyrtar, rreth dy javë më parë.

Foto: Arbnora Memeti

Ndërkohë, nga Gjykata Themelore thanë për Portalb.mk se pas ngritjes së akuzave nga ana e Prokurorisë, tani rasti me platformat ilegale në Matkë është në fazën e vlerësimit të akuzave dhe më pas do të caktohet gjykimi.

Prokuroria Themelore Publike javën e kaluar dorëzoi propozim për akuzë ndaj dy personave për veprën penale – Uzurpim i patundshmërive, sipas nenit 225 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Ata akuzohen se kanë uzurpuar lokacion të shpallur si monument natyror në Matkë.

“I akuzuari i parë, 39 vjeçar banor i Gllumovës, si tregtar individual i cili kryen veprimtarin për transport ujor të udhëtarëve, në një datë të pavërtetuar saktësisht me qëllim ka uzurpuar patundshmëri të huaj që është e shpallur si monument natyror. Ndryshe, në parcelën e kadastrës në bregun e liqenit të Matkës ka vendosur platformë prej druri me sipërfaqe prej 120 m2 me konstruksion metalik, mbi të cilën ka ndërtuar objekt prej tullave dhe drurit me sipërfaqe prej 49m2”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I akuzuari i dytë, 25 vjeçar nga fshati Gllumovë, në 5 parcela të kadastrës po ashtu në bregun e liqenit, ka vendosur platformë prej druri me konstruksion metalik në sipërfaqe prej 189,54 m2, në të cilët ka ndërtuar objekt të përkohshëm me sipërfaqe prej 187 m2.

Kujtojmë se, platformat ilegale në Matkë nuk janë rrënuar akoma. Ndërkohë, lundrimi me barka me motor, në liqenin e kanjonit  të Matkës është rreptësisht i ndaluar, dhe Vendimi për shpalljen e Matkës një monument natyror, është vendim që në vitin 1994 e ka miratuar kuvendi i atëhershëm i qytetit të Shkupit, me të cilin është përcaktuar që në kanjon mund të lëvizin vetëm mjete lundruese me energji elektrike.

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, i ka dorëzuar padi Prokurorisë Publike kundër kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga neni 353 paragrafi 1 dhe punë të papërgjegjshme të detyrës sipas nenit 353 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Në këtë lëndë Antikorrupsioni ka punuar disa muaj dhe në bazë të dokumenteve të marra nga institucionet kompetente dhe nga Komuna ka ardhur në përfundim se kryetari i Komunës, edhe pse ka pasur kompetenca ligjore, nuk e ka refuzuar kërkesën për legalizim të ndërtimit pa leje e cila është bërë në zonën e mbrojtur.

Sipas nenit 22 nga Ligji për Vetëqeverisje Lokale, të cilin e ka cituar kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanoska, kryetari është i oblgiuar që të miratojë vendime për konteste administrative, të kujdeset për mjedisin jetësor, që në këtë rast nuk është bërë. Për lëndën në Komunë ka vendosur personi i cili nuk ka pasur as njohuri, as kompetenca.

Zaev: Nëpërmjet kongresit digjital japim shembull për përgjegjësi për shëndetin publik (VIDEO)

$
0
0

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, sot e hapi Kongresin e 25-të të partisë në pushtet, e cila për herë të parë mbahet në formë digjitale, në distancë me qëllim që të mbrohet shëndeti publik, njofton Portalb.mk.

Në fjalimin e tij, kryetari Zaev theksoi se në këtë Kongres, i cili ka të bëjë me analizën e rezultateve zgjedhore, socialdemokratët tregojnë përgjegjësi në mbrojtjen e shëndetit publik, a njëkohësisht i respektojnë dispozitat statutare, të cilat siç tha ai edhe më shumë po demokratizohen.

“Në kohë kur të gjithë ne, me tërë botën, po përballemi me luftën e vazhdueshme kundër koronavirusit, LSDM qëndron me përgjegjësi, të bëjë llogari për të punuarën dhe t’i definojë standardet e reja, standardet evropiane. Në këtë Kongres, edhe më shumë po demokratizohemi, vazhdojmë të ndryshohemi, e rrisim llogaridhënien, që të sigurojmë më të mirën për të gjithë qytetarët”, theksoi Zaev.

Ai potencoi se Kongresi i 25-të është kongresi i parë që vjen pas fitores zgjedhore të LSDM-së nga pozita e partisë në pushtet.

Ai theksoi se ka edhe ndryshime statutare në parti, me të cilat kryetari i ri në parti do të zgjedhet në zgjedhje të brendshme partiake.

“Çdo anëtar do të mundet të votojë dhe drejtpërdrejt të vendos se kush dhe si do ta udhëheqë partinë. Zgjedhjet e tilla planifikohet që të mbahen pranverën e ardhshme kur edhe skadon mandati i udhëheqësisë aktuale. Duam të sigurojmë demokratizim edhe më të madh, inkluzivitet dhe transformim pozitiv të partisë dhe organeve të LSDM-së”, tha Zaev.

Si e re në Kongresin e partisë u theksuar edhe ajo që LSDM në të ardhmen do të ketë prej dy deri në katër nënkryetarë.

Përndryshe, ky është kongresi i parë digjital i një partie politike në shtet.

Tuntev: Humbjet nga Kovid-19 janë të dukshme, në 2023 trafiku ajror do të arrijë shifrat e vitit që shkoi (VIDEO)

$
0
0

Të dy aeroportet në vend mund të kishin mirëpritur udhëtarin me numrin rendor 3 milion deri në fund të vitit po të mos ishte pandemia Kovid-19. Humbja financiare është e dukshme në të gjitha segmentet e industrisë së aviacionit dhe parashikimet e Agjencisë së Aviacionit Civil janë që buxheti i tyre vjetor deri në fund të vitit të përgjysmohet për shkak të krizës së koronës. Trafiku ajror i vendit ndoshta mund të rimëkëmbet deri në fund të vitit 2023, për të arritur shifrat që i arriti vitin e kaluar. Këtë në intervistë për Meta.mk e thotë drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Tomisllav Tuntev, njofton Portalb.mk.

Gjatë bisedës, Tuntev foli për zvogëlimin aktual të numrit të udhëtarëve të transportuar nga aeroportet e Maqedonisë gjatë krizës së koronës, si dhe nevojën për një qasje të koordinuar midis vendeve në futjen e masave për mbrojtje nga kovid-19.

Të dhënat aktuale e Entit Shtetëror për Statistika për numrin mujor të udhëtarëve të transportuar nga aeroportet e Maqedonisë tregojnë një rënie prej mbi 1.2 milion udhëtarë në periudhën janar-gusht 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Cilat janë pritjet e juaja në lidhje me numrin e udhëtarëve të transportuar që do të realizohen nga aeroportet e Maqedonisë gjatë vitit 2020?

“Për momentin, realizojmë vetëm 43% të trafikut ajror në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sa i përket numrit të udhëtarëve, ulja është edhe më e madhe. Tani numri i udhëtarëve është në nivelin e rreth 32%, që do të thotë për tetë muajt e parë të këtij viti kundrejt vitit të kaluar ulja është rreth 68%. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë faktin se në këtë periudhë të tetë muajve të parë të vitit 2020 hyjnë ata tre muaj e gjysmë ku aeroportet ishin plotësisht të mbyllura për trafik, gjegjësisht ku realizohej vetëm trafiku i mallrave, operonin aeroplanët shtetërorë, aeroplanët mjekësorë, aeroplanët ushtarakë dhe fluturime rikthimin e bashkëqytetarëve tanë nga vendet e tjera.

Tomisllav Tuntev

Duke pasur parasysh parashikimet e “Eurokontrol” dhe organizatave të tjera relevante ndërkombëtare të aviacionit se trafiku ajror do të ngecë në fund të vitit dhe në fillim të vitit të ardhshëm, unë pres që numri i ngritjeve dhe uljeve në aeroportet e Maqedonisë deri në fund të vitit të jetë rreth 45 % krahasuar me numrin e arritur në 2019, ndërsa numri i udhëtarëve do të jetë rreth një e treta e asaj që u arrit vitin e kaluar në aspekt të udhëtarëve që kanë ardhur dhe janë larguar.”

Pas rritjes shumëvjeçare të numrit të udhëtarëve, trafiku ajror në vend këtë vit përjetoi rënie të mprehtë për shkak të krizës së koronës. A keni shifra konkrete për dëmet financiare të transportit ajror në vendin tonë që u shkaktuan nga virusi korona?

“Konkretisht, shifrat që kanë të bëjnë me humbjet financiare do të përllogariten në nivel të vitit, por ajo që është e pamohueshme është fakti që Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror parashikon që transportuesit ajrorë, për shkak të pandemisë me koronën në tërë botën, do të pësojnë humbje prej mbi 370 miliardë euro. Në nivelin evropian, kjo do të thotë rreth 20 miliardë euro dhe nuk janë vetëm humbjet financiare, por edhe humbja e shumë vendeve të punës, veçanërisht e transportuesve më të mëdhenj evropianë dhe botërorë.

Sa i përket Maqedonisë, humbja financiare e të gjitha segmenteve në industrinë e aviacionit do të jetë e evidente, para së gjithash mendoj në operatorin e aeroportit dhe ofruesin e shërbimeve të navigacionit, sepse numri i fluturimeve është në nivelin e 45 %, krahasuar me vitin e kaluar dhe pres që ky numër të mbetet deri në fund të vitit, dhe natyrisht kjo vlen edhe për Agjencinë e Aviacionit Civil. Tani parashikojmë që deri në fund të vitit, buxheti ynë vjetor të përgjysmohet. Pra, këto janë situata shumë të vështira financiare dhe shpresa e vetme është se trafiku në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë të rikuperohet me një ritëm më të shpejtë sesa pritej të bëhej më parë.”

Duke filluar nga orari dimëror i fluturimeve, kompanitë ajrore paralajmëruan ulje drastike të numrit të vendeve që do të shërbehen nga aeroportet në Shkup dhe Ohër. A mund të shpjegoni më në detaje se cilat destinacione nuk do të mirëmbahen deri në fund të marsit dhe a ka ndonjë paralajmërim nga kompanitë ajrore kur ato do të rivendosin fluturimet që u zhvilluan deri në fillimin e krizës me Kovid-19?

“Nga 13-14 transportues që operonin rregullisht, në aeroportin e Shkupit aktualisht operojnë tetë transportues ajrorë ndërkombëtarë. Numri i destinacioneve me të cilat është lidhur Shkupi, nga 40 të zakonshme zvogëlohet në 20. Me orarin e fluturimeve dimërore nga transportuesit që operonin vitin e kaluar, katër tashmë i kanë anuluar operacionet. Ato janë “Qatar Airways”, “FlyDubai”, “Aegean Airlines” dhe “LOT” i Polonisë, ndërsa të tjerët e kanë paralajmëruar orarin e fluturimeve dimërore, por me frekuencë të reduktuar dhe numër të reduktuar destinacionesh.

Situata në aeroportin e Ohrit është edhe më e keqe, për shkak se nga 12-13 transportuesit që operonin gjatë sezonit të verës, normalisht gjatë sezonit të dimrit ulej në katër, pesë ose gjashtë transportues, tani vetëm një ose dy transportues kanë punë në Aeroportin e Ohrit, kështu që është e qartë se trendi i ngecjes së vëllimit fizik të trafikut do të vazhdojë, pra numra më të ulët krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë, veprimi i transportuesve është politikë e vetë transportuesve. Nëse gjërat shkojnë në një drejtim pozitiv, nëse funksionimi i sistemit të trafikut ajror zgjidhet në nivel global, atëherë është e mundur që transportuesit të shpallin një numër shtesë të fluturimeve në aeroportet e Maqedonisë, sepse në fakt kërkesa e dikton ofertën. Ashtu që, duke pasur parasysh atë që ka ndodhur globalisht në Kinë në transportin ajror të brendshëm në radhë të parë, ka shpresë që është e mundur se gjatë vitit 2021, natyrisht, nëse, e them përsëri, rregullohen gjërat rreth pandemisë, lidhur me vaksinat, ka numër më të madh të personave të rikuperuar, ka numër më i madh i udhëtarëve që do të dëshirojnë të përdorin shërbimet e transportit ajror, se trafiku ajror do të rikuperohet deri në një nivel, kështu që, deri në fund le të themi, deri në vitin 2023 ndoshta do të arrijë nivelin që ishte vitin e kaluar.”

Shumë vende evropiane lehtësuan kufizimet në hyrjen dhe daljen e udhëtarëve nga kufijtë e tyre gjatë verës, por për shkak të mosrespektimit të masave për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit në vendin tonë patëm numër të madh të rasteve aktive. A është e mundur të përllogaritet sa i madh është dëmi i bërë gjatë verës në trafikun ajror dhe turizmin si rezultat i mosrespektimit të masave të qytetarëve për mbrojtje nga Kovid-19?

Unë nuk do t’i lidhja numrat më të vogël në trafikun ajror me disiplinën ose jodisiplinën e njerëzve në Maqedoni lidhur me masat e mbrojtjes. Së pari, ndikimin më negativ në trafikun ajror e kanë masat e njëanshme të shteteve. Ka rregullore ndërkombëtare, në fakt çdo fluturim nënkupton fluturimin mbi një, dy, tre, katër, pesë vende dhe uljen në territorin e vendeve të huaja. Dhe çdo aplikim i njëanshëm i ndalimeve, karantinave, izolimeve, testeve PCR, etj. kontribuon në pasigurinë e udhëtarëve për të vendosur të përdorin trafikun ajror. Për shkak se në një kohë Italia futi masa, Spanja futi masa, Britania e Madhe masat e veta, kështu që nuk kishte qasje të koordinuar.

Organizatat ndërkombëtare të aviacionit insistonin për qasje të koordinuar. Dhe parashikimi i parë për rimëkëmbjen e trafikut ajror që e bëri “Eurokontrol” dhe i cili doli në fund të prillit, në të vërtetë kishte dy variante: qasja e koordinuar e shteteve dhe qasja e pakoordinuar. U vërtetua gjithashtu se qasja e pakoordinuar, gjegjësisht masat e njëanshme të qeverive të vendeve të ndryshme, kryesisht në Bashkimin Evropian dhe në rajonin më të gjerë, kanë ndikim të madh negativ në trafikun ajror. Ashtu që, mbi të gjitha, besoj se qasja e koordinuar do të ketë ndikim më të madh në rikuperimin më të shpejtë të trafikut ajror.

Vlerësimet e vitit të kaluar të TAV Maqedoni para shfaqjes së Kovid-19 ishin që aeroportet në vend do të pranonin udhëtarin me numrin 3 milion në vitin 2021. Sa kohë mendoni se do të duhet që trafiku ajror të arrijë numrin rekord të udhëtarëve të vitit të kaluar në vend dhe kur mendoni se mund ta arrijmë këtë numër prej 3 milion udhëtarësh?

Në fillim të këtij viti, unë besoja se udhëtari me numër 3 milion në aeroportet e Maqedonisë do të mirëpritet në dhjetor të këtij viti. Pra, nëse merrni parasysh lëvizjen e të dhënave statistikore, përkatësisht vëllimin fizik të trafikut në katër apo pesë vitet e fundit, mund të shihni se sidomos nga viti 2015 e këtej, numri i udhëtarëve që vijnë dhe mbërrijnë në aeroportet e Maqedonisë po rritet çdo vit me rreth 300,000. Duke qenë se rreth 2.670.000 udhëtarë kishin zbritur dhe kanë qenë të pranuar në vitin 2019, nuk ishte e vështirë të parashikohej që numri do të mund të arrinte 3 milion deri në fund të vitit 2020.

Përveç atyre numrave, njoftimet që kemi pasur në lidhje me trafikun ajror në aeroportet e Ohrit dhe Shkupit, jepnin shpresë se ky numër do të arrihet, sepse turizmi përjetoi një zhvillim të veçantë sa i përket trafikut ajror në Maqedoni, dhe në anën tjetër, njoftimi për transportuesit e rinj, transportuesit e rinj me kosto të ulët dhe destinacionet e reja, na jepnin të drejtën të presim të njëjtën rritje prej rreth 300.000-320/330.000 udhëtarë të ndodhë edhe në vitin 2020. Pra, udhëtari me numrin 3 milion mund të bëhej realitet për aeroportet e Maqedonisë në këtë vit, normalisht, nëse nuk do të ndodhte pandemia globale.

Duke pasur parasysh parashikimet për rimëkëmbjen e trafikut ajror, duke pasur parasysh parashikimet si në nivel global ashtu edhe në atë rajonal, unë pres që vëllimi fizik i trafikut mund të arrijë nivelin e vitit të kaluar në fund të vitit 2023. Sigurisht, e gjithë kjo nën supozimin se do të ketë një qasje të koordinuar të vendeve, veçanërisht në Bashkimin Evropian, në drejtim të masave të mbrojtjes dhe se në fushën e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën do të ndodhin gjëra që do të nënkuptojnë se udhëtarët mund më qetë, më rehat, më të relaksuar të përdorin shërbimet e trafikut ajror.

Policia e RMV-së publikoi video dhe detaje nga aksioni ku u kapën 100 kg hashash (VIDEO)

$
0
0

Rreth 100 kilogramë hashash dje policia ka gjetur në Ohër, në një furgon me targa të Shkupit, të drejtuar nga një shtetas i Turqisë, njofton Portalb.mk.

Shoferi është arrestuar, a kundër tij do të dorëzohet padi penale deri te Prokuroria Themelore e Ohrit, me qëllim që t’i shqiptohet masë paraburgimi.

Nga MPB kumtuan se në ora 12:20, në afërsi të varrezave të qytetit në Ohër, zyrtarët policor e kanë kontrolluar furgonin, në hapësirën e pasme të bagazhit, në të cilën kanë qenë të ngarkuara 114 pako me hashash.

“Pas ndërmarrjes së aktiviteteve është konstatuar se Ç.B. përpara dy javëve me avion ka arritur nga Stambolli në Prishtinë, pastaj në Maqedoninë e Veriut dhe në Shkup ka realizuar takim me disa persona që të kryhet transporti i drogës nga vendi ynë në Republikën e Turqisë”, thuhet në kumtesën e Policisë.

Përveç kësaj, gjatë ditës së djeshme, ashtu siç informuan nga MPB, janë kryer bastisje në zonën e Shkupit, ku janë privuar nga liria edhe dy persona dhe janë marrë për procedurën e mëtutjeshme, a në konsultim me prokurorin publik, padia penale do të zgjerohet.

Protesta të dhunshme në Itali kundër masave restriktive ndaj pandemisë Kovid-19 (VIDEO)

$
0
0

Në Itali kanë shpërthyer protestat pas vendosjes së masave kundër përhapjes së pandemisë Kovid-19. Mijëra protestues dolën të hënën në disa vende dhe qytete italiane duke shfaqur zemërimin e tyre, ndonjëherë me dhunë, për kufizimet e fundit ndaj pandemisë. Masat e reja janë reagim i qeverisë ndaj infeksioneve në rritje të COVID-19 të cilat kanë sjellë frikë se spitalet mund të mbingarkohen, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Me maskat mbrojtëse në fytyrë, pjesëmarrësit denoncuan dëmet në ekonomi dhe në vende pune si pasojë e krizës epidemike dhe reagimit politik.

Në qytetin verior të Torinos, disa demonstrues u shkëputën nga turma e protestuesve paqësor, duke thyer xhamat e dyqaneve, duke lëshuar bomba tymi dhe duke hedhur shishe ndaj policisë në sheshin kryesor të qytetit ku është e vendosur qeveria rajonale e Piemontes, raportoi Televizioni shtetëror RAI.

Një fotograf u plagos nga një shishe e hedhur, tha televizioni RAI. Policia lëshoi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Piazza del Castello. Disa njerëz thuhet se u arrestuan.

Në të njëjtin shesh, orë më parë, rreth 300 taksi u rreshtuan në mënyrë paqësor për të tërhequr vëmendjen për humbjet e tyre ekonomike. Gjithashtu edhe në Milano u përdor gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit, ndërsa dhunë u raportua gjithashtu në Napoli.

Tramvajet u vandalizuan, koshat u dogjën, skuterët u përmbysën dhe disa dritare u thyen. Shishe dhe bomba tymi u hodhën mbi forcat e sigurisë të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Në jug, u raportuan gjithashtu përplasje midis grupeve të të rinjve dhe policisë në Napoli, ku mijëra njerëz kërkuan dorëheqjen e kreut të rajonit të Kampania.

Qytetet më të vogla, përfshirë Katanian në Sicili dhe qytete të tjera gjithashtu protestuan të hënën. Në Kremones, një qytet në Lombardinë veriore, pronarët e restoranteve dolën përpara zyrës së ministrisë së brendshme lokale. Pasi goditën tenxheret, ata i lanë të grumbulluar në rrugë për të nxjerrë në pah problemet e tyre ekonomike të përkeqësuara nga dekreti i fundit i mbylljes së hershme, tha agjencia e lajmeve ANSA.

Bizneset e vogla thonë se ata janë ende duke u rikuperuar nga ky bllokim i parë dhe se më shumë kufizime mund t’i falimentojnë ato.

Demonstratat filluan menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë, për të mbyllur restorantet, baret, palestrat dhe kinemat.

Shumë rajone kanë vendosur gjithashtu ndalimin e qarkullimit në orët e natës – duke përfshirë Lombardinë, ku gjenden qytetet e Milanos, Piemontes dhe Torinos.

Në Milano, turmat brohorisnin “Liri, liri, liri!” ndërsa u përleshën me policinë në qendër të qytetit. Protestat u zhvilluan edhe në Romë, Gjenovë, Palermo dhe Triestë.

Italia ka pasur një izolim të plotë në fillim të vitit, pasi ka qenë njëri ndër vendet më të goditura nga pandemia. Rastet e të infektuarve me koronavirus sërish kanë shënuar rritje gjatë javëve të fundit.

Kufizimet parashikojnë gjithashtu që 75 përqind e klasave në shkollat e mesme dhe universitete të zhvillohen online. Sipas mediave italiane, qeveritë rajonale kanë kërkuar që mësimi të kalojë plotësisht në distancë, por një lëvizje e tillë është kundërshtuar nga ministrja e arsimit Lucia Azzolina.

Autoritetet shëndetësore italianë kanë raportuar gjatë 24 orëve të fundit 17,012 të infektuar të rinj. Ndërkohë, është rritur numri i vdekjeve. Këtë të hënë u regjistruan 141 humbje jete. Në total, numri i viktimave në Itali ka arritur në 37.479.

Në pritje të rishpalljes zonë të mbrojtur, Matka vazhdon të jetë e rrezikuar nga veprimtaritë ilegale

$
0
0

Përderisa kanioni Matka pret procedurat administrative për t’u rishpallur zonë e mbrojtur, në liqenin e Matkës vazhdojnë të jenë prezente barkat me motor të cilat janë të ndaluara rreptësisht sipas vendimit për shpalljen e Matkës një monument natyror, shkruan Portalb.mk.

Sipas këtij vendimi, të publikuar në Gazetën Zyrtare në maj të vitit 1994, i cili është ende në fuqi, në kanjon që është rezervat unik natyror, jo vetëm që ndalohet çfarëdo ndërtimi dhe aktivitete ndërtimore me të cilat do të çrregullohej integriteti dhe pamja e këtij monumenti natyror, por ndalohet edhe lëvizja e vizitorëve pa njoftim paraprak.

Barkat me motor, Matkë
Foto: Portalb

Edhe përkundër kësaj, pronarët që kanë ndërtuar platformat ilegale, që po ashtu janë në kundërshtim të këtij vendimi, vazhdojnë që të përdorin barka me motor të cilët vizitorët mund t’i huazojnë për shëtitje në liqen.

Të pyetur se, deri ku është procedura për e përcaktimit të kufijve të zonës së mbrojtur, e cila duhet të realizohet nga ana e Qytetit të Shkupit, në mënyrë që Matka të mund të rishpallet zonë e mbrojtur si monument i natyrës, në përputhje me ligjin për mbrojtjen e natyrës, nga Qyteti i Shkupit thanë se janë në pritje të dokumentit final nga Studimi për revalorizimin.

Foto: Portalb

“Qyteti i Shkupit është në pritje të dokumentit final nga Studimi për revalorizimin e vlerave natyrore të kanionit Matka. Pas marrjes së këtij dokumenti, Qyteti do të dorëzon iniciativë në MMJPH për rishpalljen e këtij lokaliteti duke dorëzuar Propozimin e miratuar nga Këshilli Qytetit të Shkupit si lokalitet i mbrojtur – Kanioni Matka. Pas përfundimit të të gjithë procedurës së parashikuar nga Ligji për mbrojtjen e natyrës, Kuvendi duhet të miratojë një Ligj për rishpalljen e kanionit Matka – lokalitet i mbrojtur”, deklaruan për Portalb.mk nga Qyteti i Shkupit.

Ndërkohë, Ministria e Mjedisit Jetësor, në përputhje me Ligjin për mbrojtje të natyrës, në vitin 2014 kanë hartuar edhe një projekt-ligj për të shpallur Matkën monument natyror me propozim për kufijtë e jashtëm. Por, që propozimi të vijë në procedurë qeveritare, për shpalljen e Matkës një zonë të mbrojtur në kategorinë III – një monument natyre, duhet që Qyteti i Shkupit të përcaktojë përfundimisht kufijtë e zonës së mbrojtur.

Foto: Portalb

Kanioni i Matkës qysh nga viti 2004 është duke pritur që të shpallet sërish zonë e mbrojtur si monument i natyrës. Një nga raritetet më të bukura natyrore në vend, që është shtëpi e shumë specieve të rralla dhe endemike të bimëve e kafshëve, duke përfshirë shkabën egjiptiane dhe shkabën me kokë të bardhë (grifon), të cilat janë në listat e kuqe të specieve të rrezikuara, ka mbetur e pambrojtur për gati dy dekada para sulmeve të ndërtimeve të paligjshme dhe pa menaxhim të duhur që do të sigurojë ruajtje të vlerave natyrore të këtij kanioni.

Megjithëse Ligji për mbrojtjen e natyrës, i miratuar 16 vjet më parë, kishte paraparë që të gjitha pjesët e vendit, të mbrojtura sipas ligjeve të vjetra të ri-shpallen, duke i përcaktuar kufijtë dhe  menaxhuesin me ato zona, këto procedura po vazhdojnë me një ritëm shumë të ngadalshëm.
Ligji nuk parashikon afate kohore për këto aktivitete, kështu që Matka, si dhe shumë zona tjera, janë lënë në mëshirën e uzurpatorëve të ndryshëm. Megjithëse Vendimi i vjetër për shpalljen e Matkës si monument natyror, i miratuar në vitin 1994 nga Kuvendi i atëhershëm i Qytetit të Shkupit, në bazë të Ligjit për Mbrojtje të rariteteve natyrore të vitit 1973, është ende në fuqi, kanioni mbeti pa menaxhues, pasi shoqata speleologjike “Peoni” nuk e kryen këtë funksion dhe Matka është plotësisht e pambrojtur.

Për këto 16 vjet, përmes granteve nga institucione ndërkombëtare, janë përgatitur dy dokumente të domosdoshme, por versionet e tyre përfundimtare nuk janë gati, në mënyrë që të përfundojë procedura e ri-shpalljes.

Në vitin 2010, u përgatit Studimi për rivlerësimin e vlerave natyrore të zonës së mbrojtur, monument natyror, “Kanioni i Matkës” në kuadër të projektit të UNDP “Forcimi i qëndrueshmërisë ekologjike, institucionale dhe financiare të sistemit të zonave të mbrojtura kombëtare të Maqedonisë” me fonde nga Bashkimi Evropian. Vitin e kaluar, gjithashtu përmes UNDP, një projekt u financua për të rishikuar kufijtë e zonës së mbrojtur, i nevojshëm për të miratuar Ligjin për shpalljen e lokalitetit Matka monument natyror.

Vendimi për shpalljen e Matkës një monument natyror, është vendim që në vitin 1994 e ka miratuar kuvendi i atëhershëm i qytetit të Shkupit, me të cilin është përcaktuar që në kanion mund të lëvizin vetëm mjete lundruese me energji elektrike.

Matkë, sipas këtij dokumenti, jo vetëm që nuk guxon të voziten barka me motor dhe të ndërtohen platforma, nuk guxojnë të hidhen mbeturinat dhe shkarkohen ujëra të zeza, nuk guxon as të shkaktohet zhurmë dhe dridhje ose në shpella të hyhet pa kontrollë. Vendimi është aq i detajuar sa që ndalohet madje edhe të këputet një lule.

Pas vrasjes së një njeriu me ngjyrë nga policët në Filadelfia, kanë shpërthyer protesta të dhunshme (VIDEO)

$
0
0

Qindra demostrues dolën në rrugë në SHBA pas vrasjes së një 27 vjeçari afrikano-amerikan. Kjo shkaktoi trazira dhe përplasje me policinë. Policët në shtetin amerikan të Pensilvanisë qëlluan për vdekje një person me ngjyrë, që mbante një thikë. Incidenti është regjistruar në video me celular. Në video dëgjohet se si policët i kërkojnë një burri që të hedhë thikën. Kur burri, i identifikuar si Walter Wallace shtyn të ëmën dhe vrapon në drejtim të policëve, ata hapin zjarr. Wallace, i qëlluar nga disa plumba, rrëzohet përtokë, shkruan DW, transmeton Portalb.mk.

Mbas incidentit qindra demostrues dolën në rrugët e Filadelfias. Ata kritikojnë policët që nuk u munduan të qetësonin situatën. Demostruesit u përplasën me policinë. Katër policë janë lënduar pasi janë qëlluar me tulla, njofton stacioni televiziv NBC. Një police ka thyer gjurin, pasi është përplasur me një kamionçinë.

Mbrëmë u zhvillua nata e dytë e protestave.

Kryetari i Bashkisë së Filadelfias, Jim Kenney deklaroi lidhur me incidentin: “Unë e pashë videon e këtij incidenti tragjik. Ai ngre shumë pyetje të vështira, që presin të marrin përgjigje”. Shefja e policisë, Danielle Outlaw premtoi, se do të zhvillohen hetime të plota të rastit, “për të sqaruar shumë pyetje që kanë mbetur pa përgjigje”.

Ka muaj që në SHBA zhvillohet një diskutim për dhunën e policisë kundër personave me ngjyrë. Pikënisja kishte të bënte me vdekjen më 25 maj të 46 vjeçarit, George Floyd. Ai humbi jetën gjatë një aksioni të policisë, pasi një polic e mbajti përtokë duke i vënë gjurin në fyt. Vdekja e tij shkaktoi demostrata në shumë qytete në SHBA dhe në vende të tjera, drejtuar kundër racizmit dhe dhunës policore.


Mbledhja e Këshillit të Sigurimit për gjendjen me KOVID-19, Pendarovski: Gjendja është serioze

$
0
0

Ka mbaruar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Maqedonisë së Veriut në Kabinetin e Presidentit “Vila Vodno”, njofton Portalb.mk.

Pas mbarimit të mbledhjes, presidenti i vendit Stevo Pendarovski menjëherë apeloi deri te qytetarët që të respektojnë dh zbatojnë në përpikëri masat dhe protokollet e qeverisë e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. Ndërkohë që u shpreh se nuk është koha për përfitime politike.

“Për shkak të valës së vjeshtës sistemi shëndetësorë është organizuar për testimin dhe përkujdesjen e më shumë pacientëve. Për fat të keq kemi rritje të të infektuarve por edhe atyre që ndërrojnë jetë. Me këtë situatë po përballen edhe vendet më të zhvilluara. Kjo situatë të mos shfrytëzohet për pikë politike, nuk e di a mund të dikush të mendoj për këtë kur e dimë se të gjithë jemi humbës, duke parë numrin e madh të viktimave nga pandemia. Situata është serioze, andaj apeloj deri te të gjithë qytetarët që në mungesë të vaksinës nuk ka alternativ tjetër pos respektimit të masave dhe protokolleve, ju lutem bëjeni këtë për ju, për të afërmit tuaj”, tha Pendarovski.

Në seancën e nëntë të Këshillit të Sigurimit u diskutua për situatën aktuale me pandeminë e KOVID-19 në territorin e Maqedonisë së Veriut dhe masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente.

Në seancë, përveç anëtarëve të rregullt të Këshillit, me ftesë të presidentit mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

 

Ndryshe, situata me KOVID-19 në RMV është alarmante. Për 71,41% është rritur numri i rasteve të vdekjes për shkak komplikimeve nga virusi korona në javën e kaluar, tregon raporti i Institutit të Shëndetit Publik. Janë paraqitur 84 raste të vdekjes prej 24 qytete. Në lidhje me moshën, 70 persona kanë qenë mbi 60-vjeç, 13 në moshë 50-59-vjeç, 3 në moshë 40-49-vjeç dhe 20 në moshë 30-39-vjeç.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese informon se gjatë 24 orëve të fundit gjithsej 870 persona kanë rezultuar pozitiv me kovid-19 nga 2647 testime të bëra. Ndërkaq 14 persona kanë ndërruar jetë kurse 292 pacientë janë regjistruar si të shëruar

Arkitektja Fitore Iljazi: Punoni, studioni dhe mos ndaloni ëndrrën tuaj (VIDEO)

$
0
0

Një vajzë shembull për të tjerët, ajo është një arkitekte e suksesshme e cila vjen nga qyteti i Tetovës. Për Fitoren rrugëtimi i saj në këtë sferë ka filluar menjëherë pas mbarimit të studimeve në Shkup e më pas në Zvicër. Tani ajo ka dhe studion e saj personale në Tetovë, ku dhe nxjerr projekte nga më të ndryshmet. Mesazhi i saj  për të rinjtë në këtë intervistë ishte të punojnë, studiojnë dhe mos e ndalojnë ëndrrën e tyre për çfarëdo profesioni.

Fitore Iljazi ju fton të ndiqni intervistën e saj në Portalb.

 

Arkitektura e Fitore Iljazi

Na shpjego në pika të shkurtra karrierën tënde që nga fillimet e saj deri më tani?

Pas mbarimit të studimeve karriera ime filloi në Shkup në kompaninë ‘Ajde Doma Design & Engineering’ aty kam punuar afër dy vite. Pas largimit nga kompania arrita të kem lidhje me disa arkitektë zviceran, të cilët më angazhuan në projektet e tyre në Zvicër. Atje kam marrë pjesë në projektet për kompaninë e “Masserat-it,  pas asaj mu mundësua që të jem pjesë e projektimit të një hoteli në Davos. Kjo ishte një eksperiencë shumë e madhe për mua në moshën që unë kisha. Pas kthimit nga Zvicra fillova të punoj personalisht dizajne në Tetovë dhe rrethinë. Sukseset e para ishin ato të cilat më motivuan për më shumë. Në vazhdimësi të projekteve dhe kërkesave të klientëve, në dhjetor të vitit te kaluar arrita të bëj hapjen e studios sime e cila gjendet në kompleksin Saranda.

Arkitektura e Fitore Iljazi

A do jua kishit sugjeruar të rinjve këtë profesion?

Gjithsesi që po, sidomos vajzave shqiptare pasi që është një profesion shumë I guximshëm dhe dinamik.

 

 

Arkitektura e Fitore Iljazi

Çfarë planesh ka Fitorja për të ardhmen?

Në të ardhmen kam plan që të marr pjesë në konkurse të njohura botërore dhe të krijoj brendin tim në industrinë e mobilieve  dhe të ndërtimit.

 

 

Interior, Fitore Iljazi

Cilin prej projekteve që  e keni bërë̈ deri më tani e pëlqeni më shumë ju vetë dhe cili ka qenë më i pëlqyer nga të tjerët?

Çdo projekt e kam bërë me pasion dhe dashuri,  sepse secili  prej tyre me ka formuar ende më shumë në profesion dhe secili ka konceptin e vet, por gjithashtu edhe të tjerëve mendoj se secili projekt u ka lënë përshtypje të ndryshme.

 

 

 

Interior, Fitore Iljazi

Një mesazh motivues për rininë?

Për të rinjtë kam një mesazh që të gjithë të punojnë, të studiojnë dhe askush të mos e ndalojë ëndrrën e tyre për çfarëdo profesioni. Sidomos për femrat shqiptare të shkollohen dhe të emancipohen. Gjithashtu  të zhduket në rrethinë stereotipi për femrën në arkitekturë, ndërtimtari, mjekësi, IT ose çfarëdo qoftë drejtimi apo pune tjetër.

 

 

 

 

Që të mund të shihni projektet e bukura të Fitores dhe të kontaktoni me të mund të klikoni këtu.

Presidenti dhe kryeministri në një linjë: Nuk ka negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas (VIDEO)

$
0
0

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe kryeministri, Zoran Zaev, sot deklaruan se, “nuk ka negociata për identitetin maqedonas”. Zaev deklaroi se nuk është e pranueshme pretendimi se gjuha dhe populli maqedonas rrjedhin nga ai bullgar dhe se për palën maqedonase linjat e kuqe janë se nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Mund vetëm të them se Greqia e ka pranuar të drejtën tonë për vet përcaktim, ajo është ndjesia jonë dhe kuptohet se nuk ka negociata për identitetin tonë dhe gjuhën tonë maqedonase dhe nuk duhet të ketë. Bullgaria është vend mik dhe e thekson publikisht njohjen e gjuhës maqedonase dhe popullit maqedonas. Ajo e pranon realitetin. Besoj se grupet punuese që bisedojnë do të gjejnë zgjidhje. Me të vërtetë pres nga populli maqedonas, nga “lidershipi” i Bullgarisë të bëj hap konkret preciz për gjuhën maqedonase dhe popullin maqedonas. Theksoj se nuk do të ketë marrëveshje të re, as aneks marrëveshje”, deklaroi Zaev.

Ai, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se janë të gatshëm t’i precizojnë gjërat nëse ajo është e nevojshme, por në korniza të marrëveshjes tash më të nënshkruar me Bullgarinë.

Zaev i inkurajoi anëtarët e komisionit bilateral që në frymën e miqësisë t’i gjejnë periudhat e përbashkëta historike që lidhin dy popujt në historinë e përbashkët, që t’i festojnë së bashku dhe ajo ngadalë dhe më shumë t’i afron dy vendet.

Ndërkohë, Pendarovski theksoi se, nuk ka asnjë lëshim dhe nuk mund të ketë lëshime sa i përket interesave nacionale dhe shtetërore që nënkupton se, nuk ka negociata për identitetin maqedonas.

“25 vite negociuam derisa e kuptuam çfarë është për ato e rëndësishme dhe për ne absolutisht më e rëndësishme dhe në fund erdhëm në marrëveshje përmes kompromisit. Duhet ta respektoni edhe oponentit politike thënë kushtimit në negociatat. Jam i bindur se udhëheqësit më të lartë bullgar kanë qëndrim se gjuha maqedonase dhe maqedonasit si komb janë realitet dhe ato do ta pranojnë atë”, deklaroi Pendarovski.

Mediumi “Politico” ka publikuar duke u thirrur në burime diplomatike se, në nivel të ambasadorëve në Bruksel është ofruar kompromis që Bullgaria të pajtohet me fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, se do të pranojë gjuhën dhe identitetin maqedonas, por nga pala maqedonase do të kërkohet që të pranojnë që gjuha dhe kombi kanë rrënjë bullgare.

KOVID-19 na tregoi për nevojën e teknologjive digjitale, duhet të zhvillohen e promovohen që të gjithë të kenë qasje të sigurt

$
0
0

Pandemia KOVID-19 është treguesi më i mirë se sa janë të nevojshme teknologjitë digjitale, të cilat në një mënyrë apo tjetër të gjithë i shfrytëzojmë si për punë, mësim, zbavitje, shoqëri, luajtje lojëra apo çfarëdo tjetër. Të njëjtat duhet që të zhvillohen dhe promovohen, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë qasje dhe mundësi për shfrytëzimin e tyre në mënyrë të sigurt, kjo mes tjerash u tha në ngjarjen online të organizuar nga “Metamorfozis”, “Dialogje për Agjendën Digjitale”, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, në të cilën morën pjesë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri, përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Shkup, përfaqësues nga organizata qytetare, gazetarë e palë të interesuara.

“Nëse diçka kemi nxjerrë si mësim prej pandemisë, ajo është se bota digjitale është me të vërtetë e rëndësishme. Për dalje sa më të shpejtë nga kriza financiare duhet që të financohet në digjitalizim. Do të ketë ndikim të rëndësishëm për përmirësimin e situatës. Tani e pamë që mosinvestimi në to, mundet shumë shtrenjtë të na kushtojë. Qëllimi ynë është që në periudhën e ardhshme të sigurojmë zgjidhje përgatëse sistemore për komunikimin e përgjithshëm elektronik në kuadër të institucioneve dhe mes institucioneve. Deri në vitin 2021 të mundësojnë që së paku 30% e organeve të administratës shtetërore të kenë sistem elektronik për automatizimin e procedurave administrative, ndërkaq deri në vitin 2024 sistemi të jetë në tërë administratën shtetërore. Të mundësojmë zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar me Mastercard, për zhvillimin e certifikatat inovativ digjital për konfirmimin e identitetin. Të vazhdojmë të hapim një qendër për shërbime në të gjitha qytetet e Maqedonisë së Veriut, sipas shembullit të Shkupit”, tha ministri Shaqiri.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari tha se hulumtimin që e kanë kryer tregon se jo të gjithë pjesët e shoqërisë apo popullsisë janë të njoftuar apo i ndjejnë përfitimet nga teknologjia digjitale, apo transformimi digjital, jo të gjithë dinë se si t’i shfrytëzojnë, apo jo të gjithë kanë qasje deri tek ato. Për atë, ai vlerëson se janë të nevojshme disa çështje.

  • “Duhet që të ndërtohen kapacitetet e të gjitha palëve të përfshira, me plotëkuptimin e fjalës – të gjithëve, pra nëse është e mundur e tërë popullata;
  • Të ngritët vetëdija publike për përfitimet, por edhe rreziqet nga shfrytëzimi i teknologjive digjitale;
  • Të bëhet luftë kundër teknofobisë e cila ndonjëherë mund të jetë e përforcuar nga dezinformatat e ndryshme, siç ishte rasti i fundit rasti me dezinformatat për teknologjinë 5G;
  • Të kyçen të gjitha palët e përfshira në caktimin e prioriteteve dhe nevojave të qytetarëve për zgjedhje, zhvillim dhe shfrytëzim të shërbimeve digjitale;
  • Siguria e shërbimeve dhe privatësia, të jenë pjesë thelbësore në zhvillimin e çdo shërbimi, pasi ajo ndikon në mënyrë drastikë në shfrytëzimin e tyre;
  • Duhet të kemi kornizë përkatëse ligjore institucionale që do të mundësojë shfrytëzim të papengueshëm të shërbimeve digjitale”, vlerëson Jashari.

Përfaqësuese e delegacionit të BE-së në Shkup, Sanja Frkoviq, tha se Evropa po përpiqet që nëpërmjet digjitalizimit të mundësojë ekonomi konkurruese, ndërkaq shfrytëzuesve t’u respektohen të drejtat.

“Bashkimi Evropian përpiqet drejt asaj që teknologjia që t’u bëjë qytetarëve dallim të vërtetë në përditshmëri, të mundësojë ekonomi të fuqishme dhe konkurruese e cila do të përsoset në mënyrë që do t’i respektojë vlerat evropiane. Nëpërmjet kësaj, të sigurohet ekonomi digjitale e cila do të ketë konkurrencë globale, a shfrytëzuesit do të kenë besim se të drejtat e tyre do të jenë të sigurta”, tha Frkoviq, duke shpjeguar se sipas Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, Maqedonia obligohet që t’i zhvillojë dhe harmonizojë politikat e saja dhe kornizën ligjore në fushën e komunikimit elektronik dhe shoqërisë informatike me atë të BE-së.

Mila Josfifovska Danillovska nga Fondacioni “Metamorfozis”, i prezantoi gjetjet kyçe të hulumtimit për gjendjen e agjendës digjitale në Maqedoninë e Veriut, i cili është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

“Njohuria me agjendën digjitale është në nivel të ulët, gjegjësisht 52,6% e organizatave civile dhe 50% e mediave kanë njohuri për të njëjtën. Institucionet vlerësojnë se sektori i biznesit është më i njohur me shërbimet elektronike sesa qytetarët. 40% e qytetarëve i njohin shërbimet elektronike në nivel të ulët, ndërkaq 60% në nivel të kënaqshëm, nga ana tjetër 70% e sektorit të biznesit i njohin në nivel të kënaqshëm, ndërkaq 30% në nivel të lartë. Portali nacional për shërbime elektronike është i njohur vetëm për një grup të caktuar – të rinj, dhe atyre që kanë shkathtësi të mira digjitale”, Janë vetëm disa prej gjetjeve që i prezantoi Josifovska-Danillovska.

Në udhërrëfyesin e hulumtimit për avancimin e Agjendës Digjitale të Maqedonisë së Veriut, mes tjerash, porositet që institucionet t’i kyçin më tepër organizatat joqeveritare në krijimin e politikave, lidhur me Agjendën Digjitale, të investohet në digjitalizimin e shërbimeve jetësore, lehtësimin e përdorimit të portalit nacional për shërbime elektronike, ngritje të kapaciteteve të organizatave joqeveritare dhe nënpunësve publik, por edhe garantim të sigurisë kibernetike.

Hulumtimin e plotë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë (FOTO galeri)

$
0
0

Një tërmet i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë. Ministri i brendshëm i Turqisë tha se gjashtë ndërtesa në provincën perëndimore të Izmirit u shkatërruan, raporton AP. Guvernatori i Izmirit tha se nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për viktima të mundshme.

Foto: Anadolu Agency
Foto: Anadolu Agency
Foto: Anadolu Agency
Foto: Anadolu Agency
Foto: Anadolu Agency
Foto: Anadolu Agency
Foto: Anadolu Agency
Foto: Anadolu Agency
Foto: Anadolu Agency
Foto: Anadolu Agency

Maqedonia e Veriut i pranoi 60-të respiratorë nga NATO-ja në luftën kundër Kovid-19

$
0
0

Ministrat Venko Filipçe, Radmilla Shekerinska dhe Bujar Osmani sot pranuan 60-të respirator donacion ga NATO-ja, në luftën kundër Kovid-19, transmeton Portalb.mk. Donacioni është në kuadër të Fondit të mirëbesimit në vlerë prej 1.4 milionë euro.

“Shprehim mirënjohje të lartë për aleancën NATO, veçanërisht SHBA-në, të cilët nga fillimi i krizës kanë dhuruar pajisje mbrojtëse dhe mjekësorë, pa të cilat vërtet vështirë do të ishte menaxhimi i kësaj krize të madhe”, deklaroi Filipçe.

Ministria e shëndetësisë sqaroi se se në fillim te epidemisë në vendin tonë kishte vetëm 120 respiratorë, prej të cilave 90-të në Shkup. Ndërkohë, BE-ja ka dorëzuar 20 të tilla, 85 të tilla janë dorëzuar nga katër kompani vendore, 20-të nga Norvegjia, 3 nga një donacion privat në Bullgari, 10 nga UNICEF-I dhe 8 nga Gjermania.

Ministria e Shëndetësisë sqaroi se për momentin, në respirator janë vetëm dy pacientë që po shërohen në SPQ “8 Shtatori”.

Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konferencë të përbashkët për media më 8 tetor pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev, ku paralajmëroi këtë ndihmë, tha se  se kjo organizatë do t’i ofrojë vendit ndihmë të përbërë prej pajisjeve mjekësore në vlerë prej rreth 1,4 mln euro, për përballje me pandeminë. Ai gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Zaev, tha se NATO, me fillimin e pandemisë, i ka ofruar ndihmë të koordinuar Maqedonisë së Veriut, aleatët siguruan materiale mjekësore dhe ndihmë financiare për të lehtësuar barrën e sistemit shëndetësor të vendit, shkruan Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut do të marrë pako të ndihmës nga rezervat e reja të NATO-s, 60 respiratorë dhe pajisje të tjera urgjente në vlerë prej rreth 1,4 mln euro dhe kjo kuptohet vjen në mënyrë shtesë e përkrahjes dhe mbështetjes që kemi bërë. Ky është solidariteti NATO-s në vepër”, deklaroi Stoltenberg.

Më 27 Mars, Republika e Maqedonisë Veriore zyrtarisht u bë anëtare e NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel, përpara Komandës supreme të forcave aleate (SHAPE) – Komanda aleate për operacione në Mons, Belgjikë dhe Komanda aleate për transformime në Norfolk, Virxhinia, SHBA.

LEXO: Anëtarësimi në NATO paraqet tejkalim të pengesave për RMV-në (VIDEO)

Aplikacioni i ri i Samsung ju ndihmon të gjeni pajisjet Galaxy të humbura (Video)

$
0
0

Ditën e sotme Samsung prezantoi SmartThings Find. Është një shërbim i ri cili përdor teknologjinë ultra-wideband(UWB) dhe Bluetooth Low Energy (BLE) për të lokalizuar telefonin Galaxy, orën inteligjente, kufjet wireless apo tabltin, transmeton pcworld.al.

SmartThing Find është aktualisht në fazën beta. Samsung thotë se afro 6 milionë njerëz përdorin shërbimin në këtë fazë në SHBA, Britani dhe Kore. Samsung thotë se tani është gati për debutim global.

Duke filluar nga dita e sotme Samsung ka dërguar një përditësim softueri për aplikacionin SmartThings brenda shërbimit SmartThings Find. Sapo të merrni opsionin mund ta aksesoni duke shtypur banerin në fund të ndërfaqes kryesore të aplikacionit SmartThings Find.

Përdoruesit duhet të ndjekin në procedurë të thjeshtë regjistrimi pas të cilët mund të lokalizojnë pajisjet e tyre Galaxy. Aplikacioni ka një funksion bazuar në realitetin e shtuar i cili tregon ngjyrën e grafikave që intensifikohet ndërsa i afroheni pajisjes së humbur.

Nëse pajisja ka qenë për 30 minuta jo aktive, do të prodhojë një sinjal BLE që merret nga pajisjet e tjera Galaxy. Mënyrën sesi SmartThings funksionon mund ta shikoni në videon e paraqitur.

 


Hojt Ji për “Zërin e Amerikës”: Bajden do të angazhohet për Maqedoninë e Veriut në BE, në luftën kundër korrupsionit dhe lajmeve të rrejshme në vend (Video)

$
0
0

Ish-zëvendës ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së Hojt Ji pret që Bullgaria dhe pjesa tjetër e BE-së të gjejnë mënyrë që t’i zgjidhin problemet, që Maqedonia e Veriut të mund t’i fillojë negociatat sa më shpejtë që është e mundur, njofton Portalb.

Nëse Xho Bajden do të zgjidhet për president të SHBA-së, ai fuqishëm do ta mbështesë integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, thotë Ji për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase.

“Unë fuqishëm besoj se Bajden do të angazhohet për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kjo gjithsesi është vendim që duhet ta bëjë BE-ja, SHBA-ja nuk mundet ta imonojë vullnetin e tyre, por, besojmë se i ndajmë qëllimet e njëjta me shumicën e shteteve evropiane. Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut të integruar në institucionet evropiane. pres që Bullgaria dhe pjesa tjetër e BE-së të gjejnë mënyrë që t’i zgjidhin problemet, që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat sa më shpejtë që është e mundur”, thekson Ji, i cili e mbështet Bajdenin për president të ardhshëm të SHBA-së.

Ai paralajmëron se administrata e ardhshme e Bajdenit do të kërkojë edhe përgjegjësi nga politikanët nga Maqedonia e Veriut që ta rregullojnë korrupsionin në shtet, duke theksuar se ka ende shumë punë që të arrihen standardet për në BE.

Më tej, Hojt Ji në intervistë potencon se është i shqetësuar që reputacioni amerikan në Ballkan ka përjetuar të njëjtin dëm si edhe e gjithë bota, për shkak të, siç tha ai, qasjes së administratës aktuale ndaj politikës së jashtme dhe vendore.

Paralajmëron se administrata e Bajdenit do të përfshihej në luftën kundër lajmeve të rrejshme në Maqedoninë e Veriut, të ndihmuar nga, siç thotë, Rusia dhe Kina.

“Ka shumë punë që do të mund t’i bëjmë, madje edhe të sigurojmë që Rusia të paguajë çmim të vërtetë për atë që e bën në Ballkan, në Evropë dhe në SHBA. Kjo kërkon përpjekje globale për ndërtim të aleancave dhe përforcim të institucioneve në Evropë. Bashkërisht do të kemi mundësi ta kundërshtojmë Putinin dhe trollet ruse. Ato përpjekje, tani është e qartë se janë të bllokuara”, deklaroi Ji.

Për vendin tonë thotë se tanimë është aleat dhe partner i rëndësishëm i SHBA-së,  diçka që duhet të vazhdojë të zhvillohet, ndërsa marrëdhëniet të bëhen bashkëpunim më të fuqishme dhe të ketë bashkëpunim më intensiv dhe më i afërt në të gjithë nivelet.


 

Rrugë me gropa dhe të pasigurta, vizitorët ankohen për kushtet infrastukturore në kanionin e Matkës

$
0
0

Infrastrukturë e lënë pas dore, rrugë të parregulluara dhe me gropa janë disa nga problemet të cilët hasin automjetet dhe këmbësorët që zgjedhin që në kohën e tyre të lirë, të gjejnë rekreacion në kanionin e Matkës, që është një ndër vendet më atraktive turistike në Shkup, por edhe në vend dhe një ndër vendet më të vizituara nga qytetarët në vend dhe nga turistët, shkruan Portalb.mk.

Foto: Portalb

Rrugët e tilla, përbëjnë sfidë të vërtetë dhe pasiguri edhe për automjetet por edhe për këmbësorët, të cilët ndajnë të njëjtën rrugë.

Foto: Portalb

Portalb.mk anketoi disa prej vizitorëve që hasi në vendin turistik, për të marrë mendim nëse janë të kënaqur nga infrastruktura që ofron Kanioni i Matkës.

“Është për tu ardhur keq që një vend turistik aq atraktiv siç është Matka është lënë në mëshirën e fatit pa ndonjë plan serioz për t’u investuar ose ndonjë tentim për të përmirësuar gjendjen aktuale e cila mbretëron në Kanjonin e Matkës. Jam i bindur se shumë vende tjera do të kishin bërë çmos që në gjirin e tyre të kenë një vend të tillë dhe të njëjtin do ta kishin shndërruar në një atraksion të vërtet për qytetarët vendor por edhe të huaj. Por, ja që dikush edhe pse e posedon të njëjtën nuk dinë se si të menaxhoj me të dhe nuk është në gjendje fillimisht të përfitojë për vetveten dhe pastaj t’u ofroj qytetarëve një vend të mirë ku ato mund të rekreohen. Kisha dashur që autoritetet komunale por edhe ato të qytetit të Shkupit të bëjnë një përpjekje më tepër për të përmirësuar kushtet në Matkë ngase shkupjanët por edhe qytetarët e vendeve tjera si dhe turistë të huaj kanë nevojë për një vend si Matka ku do të mund të dalin dhe të rekreohen”, thotë një qytetar.

Foto: Portalb

Qytetarët e anketuar shprehën pakënaqësi edhe sa i përket problemit të parkingut në këtë vend.

“Rrugët janë të shkatërruara, të ngushta dhe ka probleme me vendparkimin. Një dhuratë e tillë nga natyra, nuk guxon të lihet pa investime në infrastrukturë- parasegjithash rrugore. Duhet të krijohen kushte për vizitorët, pasi në një ditë të diel, kur ka vizitorë edhe nga jashtë, një shkupjan që vendos të shkoj pak më vonë, e ka thuajse të pamundur të arrijë në pikën turistike!”, deklaroi për Portalb.mk një qytetare.

Foto: Portalb

“Një vend turistik aq i bukur sa është Matka, nuk e meriton atë infrastrukturë që e ka aktualisht. Rrugë të ngushta, të groposura janë tmerr për turistët që vizitojnë këtë vend rekreativ. Ato nuk janë të përshtatshme as për të ecur në këmbë dhe as me veturë. Ndoshta ky është shkaku që shpesh herë e ndërrojmë destinacionin nëse duam të shkojmë atje dhe në vend të saj zgjedhim të shkojmë diku tjetër. Pastaj parkingu është problem shtesë. Posaçërisht ditëve të fundjavës atje bëhet një kaos i vërtetë”, deklaroi një qytetare tjetër.

Kujtojmë se, Kanioni i Matkës qysh nga viti 2004 është duke pritur që të shpallet sërish zonë e mbrojtur si monument i natyrës.

Ndërkohë, përpos infrastukturës së dobët, në këtë vend turistik vazhdojnë të paraqesin problem edhe aktivitetet ilegale që kryhen, të cilat janë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e natyrës.

Përderisa kanioni Matka pret procedurat administrative për t’u rishpallur zonë e mbrojtur, në liqenin e Matkës vazhdojnë të jenë prezente barkat me motor të cilat janë të ndaluara rreptësisht sipas vendimit për shpalljen e Matkës një monument natyror. Po ashtu, edhe pas ngritjes së dy akuzave nga ana e Prokurorisë Publike në lidhje me platformat ilegale në Matkë, objektet vazhdojnë të jenë të “palëkundshme” mbi ujë, ndërsa uzurpatorët nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për t’i larguar të njëjtat

Sipas vendimit, të publikuar në Gazetën Zyrtare në maj të vitit 1994, i cili është ende në fuqi, në kanjon që është rezervat unik natyror, jo vetëm që ndalohet çfarëdo ndërtimi dhe aktivitete ndërtimore me të cilat do të çrregullohej integriteti dhe pamja e këtij monumenti natyror, por ndalohet edhe lëvizja e vizitorëve pa njoftim paraprak.

Në Qafë Thanë është arrestuar një shtetas shqiptar me 15kg marihuanë

$
0
0

Një shtetas shqiptar u ndalua mbrëmë pranë vendkalimit kufitar Qafë Thanë, tek të cili u gjetën 16 pako marihuanë me një peshë totale neto prej më shumë se 15 kilogramë, njoftoi Ministria e Brendshme.

“Rreth orës 20:30, dje zyrtarë të policisë nga Byroja e Sigurisë Publike – Departamenti për Parandalimin e Krimit të Organizuar, Njësia për Trafikimin e Paligjshëm të Drogave në bashkëpunim me Departamentin për Operacione Speciale të Policisë dhe SPB Ohër, në zonën e Strugës,  pranë autostradës A2 – E852 (rreth dy kilometra nga pika kufitare Qafë Thanë) ndërpreu një kanal për tregtinë e paligjshme të marihuanës nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë dhe sekuestroi 16 pako me peshë totale neto prej më shumë se 15 kg, dhe arrestoi E. Х. (20) nga Republika e Shqipërisë “, njoftojnë nga MPB, transmeton 360 shkallë.

Kundër E.H. akuzat penale do të ngrihen për krimin e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope sipas nenit 215 paragrafi 3 i Kodit Penal dhe do të paraqitet sot para një gjykatësi në një procedurë paraprake.

Ministria e Brendshme informon se ata vazhdojnë me masa dhe aktivitete të intensifikuara për shtypjen e tregtisë së paligjshme të lëndëve narkotike.

Kovid-19 brenda disa muajsh arriti të rrënojë rritjen e disa dekadave të trafikut ajror në vend (Foto + Infografik)

$
0
0

Pandemia Kovid-19 e goditi trafikun ajror ndërkombëtar, si rrufe në qiell të pastër dhe brenda vetëm disa muajsh arriti të ulë numrin e udhëtarëve në trafikun ajror në nivelin që ishte katër dekada e gjysmë më parë. Edhe në Maqedoni, numri i udhëtarëve të transportuar me aeroplan për herë të parë në dekadën e kaluar do të shënojë ulje dhe të dhënat zhgënjyese janë tashmë të sigurta se do ta ulin trafikun ajror në nivelin e periudhës para modernizimit të Aeroportit të Shkupit në vitin 2011, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Nga kompania TAV, koncesionar i aeroporteve në Maqedoni, thonë se viti 2020 filloi me rezultate të shkëlqyera në trafikun ajror, ashtu në dy muajt e parë kishte rritje të numrit të udhëtarëve të transportuar për 15%. Megjithatë, kriza me kovid-19 filloi me mbylljen e dy aeroporteve në mes të marsit 2020 për një periudhë prej tre muaj e gjysmë, si pjesë e masave të qeverisë për të parandaluar hyrjen dhe përhapjen e koronavirusit në vend.

“Aviacioni është sektori më i prekur nga kovid-19 në të gjithë botën. Dëmet duhet të llogariten, dhe pasojat me siguri do të ndihen në vitet e ardhshme. Si pasojë, TAV Maqedoni po përballet me kohë të vështira për shkak të Kovid-19. Nuk kishim të ardhura për 3,5 muaj, nga mesi i marsit deri më 1 korrik, kur rihapëm aeroportet. “Tani trafiku i udhëtarëve është zvogëluar për 68%, si rezultat i kësaj janë zvogëluar edhe të ardhurat tona, ndërsa shpenzimet ende mbeten të njëjta, thonë nga kompania TAV për Meta.mk.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, nëpër portat e dy aeroporteve të Maqedonisë nga janari deri në shtator 2020 kanë kaluar gjithsej 631.791 udhëtarë. Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i udhëtarëve në aeroportet në vend arriti në numrin 2.043.228 udhëtarëve, gjegjësisht për shkak të pandemisë Kovid-19, trafiku ajror ka humbur mbi 1,4 milion udhëtarë, pa përfshirë këtu rritjen e planifikuar vjetore të udhëtarëve e cila pritej në aeroporte këtë vit nëse nuk do të ndodhte pandemia.

“Shpresojmë që ndalesat për udhëtim të vendosura nga vendet anëtare të BE-së për shkak të kovid-19 do të hiqen së shpejti, ashtu që kompanitë Qatar Airways, FlyDubai, Aegean dhe LOT, si dhe disa linja që të  “Wizz Air” do të kthehen në rrjetin e destinacioneve si nga Aeroporti i Shkupit ashtu edhe nga Aeroporti i Ohrit. Kufizimet për udhëtim të shtetasve të Maqedonisë janë sfida kryesore për biznesin tonë në këtë moment”, thonë nga TAV Maqedoni.

Nuk ka një qasje të koordinuar midis vendeve në masat kundër kovid-19

Drejtori i Agjencisë për aviacion civil, Tomisllav Tuntev në intervistë për “Meta.mk” thekson se ndikimi më i madh negativ në trafikun ajror kanë masat e njëanshme për të mbrojtur nga përhapja e kovid-19 që i ndërmarrin vendet e ndryshme. Trafiku ajror nuk i toleron rregullore nacionale, gjegjësisht zbatimin e njëanshëm të masave, siç janë: ndalimet, karantinat, izolimi, testet PCR dhe të ngjashme.

“Organizatat ndërkombëtare të aviacionit kanë insistuar në qasje të koordinuar. Dhe parashikimi i parë për rimëkëmbjen e trafikut ajror të bërë nga Eurokontrol, që doli në fund të prillit, në të vërtetë kishte dy variante – qasja e koordinuar e shteteve dhe e pakoordinuar. “Dhe u vërtetua se qasja e pakoordinuar, gjegjësisht masat e njëanshme të qeverive në vendet të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian dhe rajonit më të gjerë, nënkuptojnë ndikim të madh negativ në trafikun ajror”, tha Tuntev.

Të dhënat e Eurokontrol tregojnë se e tërë industria e aviacionit po pëson regres për shkak të mungesës së koordinimit midis vendeve evropiane. Sipas skenarit aktual, numri i përgjithshëm i fluturimeve në Evropë pritet të ulet me 55% krahasuar me 2019 ose, në qiellin Evropian do të ketë 6 milion fluturime më pak. Kjo është një ulje shtesë prej 1 milion fluturimesh në Evropë krahasuar me skenarin e mëparshëm, të zhvilluar disa muaj më parë nga Eurokontrol në lidhje me ndikimin e kovid-19 në industrinë e aviacionit.

Për shkak se nuk qasje të koordinuar midis vendeve në lidhje me masat e mbrojtjes kundër kovid-19, në nëntor 2020 numri i fluturimeve pritet të ulet me 58 %, derisa në dhjetor rënia do të ishte 54 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2019. Nëse do të ekzistonte qasje e koordinuar midis vetë vendeve përmes harmonizimit të testeve dhe një qasjeje të përbashkët epidemiologjike ndaj kovid-19, atëherë për dy muajt e fundit të këtij viti ulja e numrit të fluturimeve do të ishte vetëm 20 %, parashikon Eurokontrol. Parashikime të ngjashme jepen për dy muajt e parë të vitit 2021.

“Sa i përket Maqedonisë, humbja financiare e të gjitha segmenteve në industrinë e aviacionit do të jetë e dukshme, kjo do të thotë që së pari mendoj për operatorin e aeroportit dhe ofruesin e shërbimit të navigacionit, sepse numri i fluturimeve është në nivelin e 45 % krahasuar me vitin e kaluar dhe pres që ai numër të mbetet ruhet deri në fund të vitit e kjo natyrisht vlen edhe për Agjencinë e aviacionit civil. Ja tani parashikojmë që deri në fund të vitit buxheti ynë vjetor do të përgjysmohet,” shpjegon drejtori i Agjencisë së aviacionit civil.

E vetmja shpresë për industrinë e aviacionit, thotë Tomislav Tuntev, është se trafiku në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë të rikuperohet me një ritëm më të shpejtë sesa pritej të bëhej më parë.

Ismail Kamberi, studiues nga Institutin për politikë evropiane, konstaton se në të kaluarën e afërt nuk janë vërejtur kufizime të ngjashme për lëvizjen brenda zonës Shengen të BE dhe nga vendet anëtare në vendet jashtë Bashkimit Evropian. Kishte situata të ngjashme gjatë krizës së migrantëve në 2015, por me mbyllje individuale të pikave kufitare të disa vendeve anëtare të BE-së.

Midis shumë masave të pakoordinuara kundër kovid-19 që janë ndërmarrë nga vendet evropiane është ajo e Hungarisë, e cila i ka mbyllur kufijtë e saj për të gjithë turistët dhe shtetasit e huaj që nga 1 shtatori, me disa përjashtime për diplomatët dhe bashkëshortët e shtetasve hungarezë. Kjo masë është zgjatur të paktën deri më 1 nëntor, megjithëse autoritetet hungareze nuk marrin parasysh aspak situatën epidemiologjike me kovid-19 në vendet e ndryshme nga do të vinin vizitorë të huaj.

“Pandemia është gjendje emergjente dhe implikon përdorimin e masave emergjente. Mbyllja e kufirit hungarez si masë kur siguria e vendit ose politika publike është në rrezik parashikohet në Kodin e Shengenit për kufirin. Duke e pasur parasysh këtë në mendje, veprimi i Hungarisë nuk përbën një kërcënim për politikën e BE, e cila në çdo rast, nëse situata përkeqësohet, do t’u kushtojë të gjitha vendeve dhe qytetarëve të tyre, si në planin ekonomik ashtu edhe atë1 politik”, vë në pah studiuesi Ismail Kamberi.

Ai shton se Hungaria, gjatë krizës së migrantëve, në një farë mënyre mori përsipër ekskluzivitetin e menaxhimit të kufijve të saj. Kamberi shpjegon se nëse numrat e Covid-19 të infektuar rishtas vazhdojnë të rriten, atëherë kufijtë mund të mbyllen përsëri, si brenda BE-së ashtu edhe nëpër botë.

“Nëse vendi ynë ka një numër të ulët të pacientëve, atëherë ndoshta vendet e tjera do të kenë një politikë më të lirë në lidhje me pranimin e qytetarëve tanë, nëse vendi i destinacionit ka një numër të lartë të pacientëve, atëherë mbase vendi ynë do të vendosë karantinë e detyrueshme të të gjithë qytetarëve që vijnë nga ai vend”, thekson ai dhe shton se vendet duan të arrijnë një ekuilibër midis mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe ruajtjes së nivelit të flukseve ekonomike.

Planet e rrënuara për zhvillimin e trafikut ajror të Maqedonisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë nënshkroi një Marrëveshje për mbështetje financiare me kompaninë hungareze me buxhet të ulët Wizz Air për periudhën nga 2019 deri në 2022, me të cilën shteti do të ndajë subvencione në vlerë prej pesë milion eurosh në katër vitet e ardhshme për futjen e fluturimeve të reja nga aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Për shkak të pandemisë kovid-19, qeveria në pranverë e vendosi në pritje marrëveshjen dhe situata do të vazhdojë kështu derisa linjat ajrore të riaktivizohen në përputhje me dispozitat dhe kushtet e parashikuara në Marrëveshje.

Wizzair
Wizzair

“Mbështetja financiare nuk paguhet për të gjitha fluturimet e mbuluara, nga Marrëveshja për financim, e që janë pezulluar aktualisht nga Wizz Air”, shpjegojnë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve për Meta.mk.

Në fakt, një marrëveshje e tillë me Wizz Air është dëm kolateral nga pandemia kovid-19. Në të njëjtën kohë, linja ajrore hungareze nuk është e vetmja që pezulloi përkohësisht fluturimet nga aeroportet e Maqedonisë ose uli frekuencën e fluturimeve që tani i mirëmbajnë në nivel javor. Orari i fluturimeve dimërore, i cili tradicionalisht hyn në fuqi çdo vit në fund të tetorit, si kurrë më parë në vend përballet me futje dhe anulim të destinacioneve ajrore, të cilat bëhen edhe në nivel javor.

“Aktualisht, në aeroportin e Shkupit, nga 13-14 transportues që operonin rregullisht, operojnë tetë transportues ajrorë ndërkombëtarë. Numri i destinacioneve me të cilat është lidhur Shkupi është zvogëluar nga 20 në 40 sa kanë qenë zakonisht. Me orarin e fluturimit dimëror nga transportuesit që operuan vitin e kaluar, katër tashmë i kanë anuluar operacionet”, shpjegon drejtori i Agjencisë së aviacionit civil, Tomisllav Tuntev.

Ai shton se përveç katër kompanive ajrore që nuk do të fluturojnë deri në fillim të orarit të fluturimit veror në mars 2021, transportuesit e tjerë kanë njoftuar se do të fluturojnë me frekuencë dhe numër të reduktuar të destinacioneve. Edhe në aeroportin e Ohrit, nga katër deri në gjashtë transportues të zakonshëm që i mirëmbajnë linjat ajrore në dimër, vetëm një ose dy linja ajrore kanë njoftuar operacione këtë dimër.

“Duke pasur parasysh parashikimet për rimëkëmbjen e trafikut ajror, duke pasur parasysh parashikimet edhe në nivel global edhe rajonale, pres që vëllimi fizik i trafikut mund të arrijë nivelin që ishte vitin e kaluar jo më herët se në fund të vitit 2023. Sigurisht, e gjithë kjo me supozimin se do të ketë qasje të koordinuar të shteteve, veçanërisht në Bashkimin Evropian në drejtim të masave të mbrojtjes dhe se në fushën e kujdesit shëndetësor në nivelin global do të ndodhin gjëra që do të nënkuptojnë se udhëtarët mund të jenë më të qetë, më të rehatshme, më të relaksuara për të përdorur shërbimet e trafikut ajror”, parashikon Tuntev.

Tomisllav Tuntev

Aeroporti i Ohrit do të presë kohë më të mira për një ndërtesë të re të terminalit

Pasoja e dytë negative që e shkaktoi kriza e koronës në vend është shtyrja e planeve për zhvillim të aeroportit të Ohrit “Shën Apostulli Pal”. Ndërtesa e terminalit në këtë aeroport ishte e dimensionuar për një maksimum prej 300,000 udhëtarësh në vit, dhe vitin e kaluar kishte pothuajse 320,000 udhëtarë të transportuar në këtë aeroport. Tomislav Tuntev thotë se operatori i aeroportit kishte konsideruar që në fazën e parë të shkojë me rindërtim dhe zgjerim të ndërtesës ekzistuese të terminalit në Ohër, ndërsa në fazën tjetër të investohet shtesë në infrastrukturë që do të lejonte pranimin dhe transportimin e maksimum 700.000 udhëtarë në vit.

“Dhe e gjithë kjo, veç më ishte në fazën e një plani, projekti, kishte negociata me Qeverinë, në lidhje me zhvendosjen e fondeve të caktuara, ato që mbetën nga projekti i pasuksesshëm për aeroportin e Shtipit dhe nevoja për rindërtim dhe zgjerim të kapaciteteve të infrastrukturës në aeroportin e Ohrit ishte reale”, thekson Tuntev.

Megjithatë, TAV Maqedoni thekson se të gjitha investimet shtesë që ishin planifikuar para krizës kovid-19 janë ndaluar derisa kompania të rikuperohet nga goditja e madhe e shkaktuar nga virusi korona.

“Tani për tani, po përpiqemi ta mbajmë gjallë biznesin. Po përpiqemi të përmbushim detyrimet tona financiare me kohë, në një situatë kur kemi ulje dramatike të të ardhurave”, thonë nga TAV Maqedoni.

Përveç shtyrjes së investimeve në aeroportin e Ohrit, pandemia e kovid-19 fshiu të gjitha parashikimet reale për kohën kur aeroportet në vend mund të prisnin pasagjerin numër 3.000.000 brenda një viti. Edhe ekspertët, por edhe operatori i aeroportit nuk e marrin guximin që për momentin të japin parashikime optimiste për zhvillimin e trafikut ajror në Maqedoni.

Sidoqoftë, gjendja e transportit ajror në vend do të varet nga trajtimi i mëtejshëm i përhapjes së koronavirusit dhe statistikat për numrin e rasteve aktive të kovid-19 që do të kemi për 100.000 banorë në periudhën e ardhshme, e cila është një kusht për t’i dhënë fund kufizimeve në udhëtimi i shtetasve të Maqedonisë në vendet anëtare të BE-së. Arritja e një qasjeje të koordinuar në nivel ndërkombëtar midis vetë vendeve në lidhje me masat për mbrojtjen kundër kovid-19 do të jetë një kusht i rëndësishëm që do të përcaktojë drejtimin në të cilin do të zhvillohet trafiku ajror në vend në muajt e ardhshëm.

Tani për tani, parashikimet e Organizatës ndërkombëtare të aviacionit civil janë të zymta. Në vitin 2020, numri i përgjithshëm i udhëtarëve ajrorë në botë do të ulet me 57 deri në 61 % krahasuar me shifrat e arritura vitin e kaluar. Industria e aviacionit nuk ka parë një rënie kaq drastike në histori gjatë ndonjë ngjarje tjetër të madhe ndërkombëtare, duke përfshirë krizën e naftës të viteve 1970, luftën Irak-Iran të viteve 1980 dhe krizën e Gjirit në fillim të viteve 1990. , kriza aziatike e fundit të viteve 1990, sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, si dhe epidemia e SARS dhe kriza financiare globale e dekadës së parë të shekullit 21.

Një vogëlushe 3-vjeçare është shpëtuar nga rrënojat 65 orë pas tërmetit në Izmir (VIDEO)

$
0
0

Vogëlushja 3-vjeçare, Elif Perinçek është shpëtuar rreth 65 orë pas tërmetit në Izmir të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 65 orë pas tërmetit ka ardhur një lajm tjetër i gëzueshëm ku 3-vjeçarja Elif është shpëtuar nga rrënojat e apartamentit Doğanlar në rajonin Bayraklı.

Ajo u nxorr nga rrënojat me duartrokitje dhe më pas u dërgua me ambulancë drejt spitalit. Vogëlushja Elif është personi i 106-të që shpëtohet e plagosur nga rrënojat.

Kreu i Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Mehmet Güllüoğlu në një postim nga llogaria në Twitter shkroi: “Të falënderojmë mijëra herë o Allah. E shpëtuam të gjallë nga apartamenti Doğanlar edhe vogëlushen Elif”.

Gjyshja e Elifit ka shprehur gëzimin e saj duke thënë: “Jam shumë e lumtur. Allahu ju shpërbleftë. U bashkuam me Elifin, gjithashtu me të do të bashkohen edhe nëna dhe vëllezërit/motrat”.

Edhe nëna Seher Dereli Perinçek e cila kishte mbetur nën rrënoja në apartamentin Doğanlar u nxorr një ditë pas tërmetit nga rrënojat bashkë me 4 fëmijët e saj binjakët Ezel dhe Elzem Perinçek (10), Umut Perinçek (7) dhe Elif Perinçek (3).

Ndërkohë që Umut Perinçek (7) humbi jetën. Nga pjesëtarët e familjes Perinçek vazhdojnë trajtimin Seher Dereli Perinçek, Ezel dhe Elzem Perinçek.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>