Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Krasniqi shkruajti historinë, u shpall kampion bote në boks (VIDEO)

$
0
0

Rubin Krasniqi mposhti mbrëmë gjermanin  Boesel, duke u bërë shqiptari  i parë me titull të botës në boksin profesionist.

Në Maddeburg të Gjermanisë, shqiptari ia doli të triumfojë në raundin e tre-të duke i dhënë kundërshtarit një goditje fatale, shkruan Newsport.

Kjo përballje vlen për Kategorinë gjysmë të rëndë, teksa kishim të bënim me verisonin IBO.

Kransiqi ishte  munduar shumë herë t’ia dilte, por si duket ishte e thënë për natën e mbrëmshme.


Pavarësisht thirrjeve të autoriteteve për udhëtim të domosdoshëm, kolona me automjete në pikën kufitare “Bllacë”, pas heqjes së testit PCR (VIDEO)

$
0
0

Sot në mesditë në Pikën Kufitare me Kosovën “Bllacë”, janë vërejtur kolona me automjete nga qytetarët të cilët janë drejtuar për në Kosovë, pasi prej në mesnatë është hequr testi i detyrueshëm PCR negativ në KOVID-19 për të hyrë në shtetin fqinj, pavarësisht se Qeveria kishte bërë thirrje që udhëtimi të bëhet vetëm për raste të domosdoshme, njofton Portalb.mk.

Video nga pika kufitare “Bllacë”:

Pas heqjes së testit, sot në mëngjes, zv/ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, publikoi një fotografi duke pirë kafe në Prishtinë bashkë me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.

“Ndajmë shqetësimet për situatën e krijuar. Lufta ndaj COVID 19 ngelet imperativ në bashkëpunimin tonë!”, shkruan Hasani.

Zemaj ka bërë apel për të dy vendet që të kenë kujdes, pasi testet PCR mund të kthehen nëse vërejnë se ka rritje të rasteve të infeksionit.

“Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19. Testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj.

Vetëm disa minuta para hyrjes në fuqi së vendimit i cili do të lejonte shtetasit e RMV-së të udhëtojnë në shtetet e rajonit pa PCR test, një gjë e tillë u anulua, respektivisht u ndryshua vendimi dhe sipas vendimit të ri, hyrja e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovine nuk do të lejohet pa test PCR, pra pa PCR do të mund të udhëtohet vetëm në Kosovë.

Ky ndryshim i vendimit të fundit të Qeverisë së RMV-së dhe shteteve të rajonit, duke respektuar parimin e reciprocitetit është ndryshuar për shkak të përkeqësimit të situatës me kovid-19 në rajon.

Megjithatë, ngelet e hapur mundësia që qytetarët e RMV-së të udhëtojnë pa test PCR në Republikën e Kosovës, përkundër kësaj, Qeveria apelon që udhëtimet të bëhen vetëm në raste të patjetërsueshme.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjithashtu bëjnë të ditur se në ditët në vijim do të rishikohet vendimi për (mos)hapjen e kufijve me shtetet e rajonit, gjithçka do të varet prej situatës epidemiologjike në rajon.

Ndryshe, një javë me herët nga Qeveria e RMV-së dhe shteteve të rajonit u soll vendimi që të udhëtohet pa test PCR, kështu të gjitha shtetet e rajonit, gjegjësisht Bosnje Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi pranuan të respektojnë parimin e reciprocitetit, kështu që nga data 12 tetor do të lejohej lëvizja e qytetarëve në shtetet e lartpërmendura pa pasur nevojë për test PCR.

Deputetët e Shqipërisë u takuan me krerët e institucioneve në RMV, ku diskutuan për çështje të ndryshme të përbashkëta

$
0
0

Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë zhvilluan sot takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Presidentin dhe së Kryeministrin, transmeton Portalb.mk. Në takime u diskutua edhe për Shengenin Ballkanik, eurointegrimet, të drejtat e bashkësive dhe investimet e kompanive të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

“Gjithë përpjekjet për të ardhmen evropiane të shteteve tona janë edhe përpjekje për evropianizimin e shteteve, me qëllim një jetë më të mirë për qytetarët. Rajonit i duhet miqësia dhe bashkëpunimi, dhe ato po ndodhin”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit me deputetët shqiptarë.

Në ekipin e deputetëve të Shqipërisë ishte Taulant Balla dhe Vasil Sterjovski.

“Gjithashtu u theksuar kujdesi për bashkësitë etnike në shtetet, si një urë dhe konfirmim i miqësisë së sinqertë ndërmjet dy shteteve”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Taulant Balla, pasi vizitoi kryeparlamentarin Talat Xhaferin, vlerësoi se parlamentet e të dy vendeve kanë bashkëpunim të mirë. Ai theksoi theksoi se ka shumë pak biznese shqiptare në RMV, ndërsa raportoi se Xhaferri ka shprehur interes për sipërmarrjet shqiptare dhe mundësitë tyre për të investuar edhe në Maqedoninë e Veriut.

“Qëllimi ynë është që bizneset shqiptare të investojnë në Maqedoninë e Veriut. Ka pak investime shqiptare ne Maqedoni. Të gjitha kontaktet tona zyrtare mendoj që duhet të ndërthuren me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik”, deklaroi Balla.

Balla raportoi se në takimin me presidentin Stevo Pendarovski kanë vlerësuar iniciativën për shengenin ballkanik.

“Ndamë me Presidentin vlerësimin e përbashkët se shengeni rajonal është një domosdoshmëri historike për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus në zgjerimin hapësirës së lirisë së lëvizjes për njerëzit, mallrat, shërbimet, kapitalet etj.”, deklaroi Balla.

 

Ministrat e Brendshëm të rajonit takohen nesër të Shkup për të prezantuar idenë për lëvizje me letërnjoftim mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor (VIDEO)

$
0
0

Ministrat e Punëve të Brendshme të rajonit do të takohen nesër në Shkup, në kuadër të aktiviteteve të Procesit të Berlinit, ku do të prezantohet ideja për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftime mes 6 vendeve të rajonit

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani duke prezantuar sot aktivitetet e samitit Procesit të Berlini që këtë vit mbahet në Sofje dhe në bashkë – kryesim të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, tha se vet ideja e këtij procesi është nxitja e bashkëpunimit rajonal dhe përshpejtimi i eurointegrimit të rajonit, shkruan Portalb.mk.

“Aktivitetet fillojnë nga nesër me takimin e ministrave të Punëve të Brendshme që do të bashkë – kryesohet nga dy ministrat e brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë këtu në Shkup dhe këtu ideja është që të prezantohet ideja për lëvizje të lirë me letërnjoftime ndërmjet gjitha 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerësoj se kjo do të jetë një vlerë e shtuar në ndërlidhjen dhe bashkëpunimin rajonal dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, deklaroi Osmani.

Ndërkohë, më 5 nëntor do të zhvillohet takimi i ministrave të Ekonomisë ku do të prezantohet bashkëpunimi ekonomik rajonal, është faza e dytë për të krijuar tregun e përbashkët rajonal dhe këtu do të inkorporohen edhe 4 iniciativa të cilat u nxitën në të ashtuquajturën iniciativa e mini-shengenit.

I pyetur rreth mundësisë për mos mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor për shkak të mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, Osmani tha se kjo do të ishte mos sukses edhe për vendin edhe për Bullgarinë edhe për kryesimin gjerman, por edhe për të gjithë pjesëmarrësit në Procesin e Berlinit.

“Duhet të pranojmë se prej tani do të duhet të kërkojmë konsensus me 27 vende anëtare. Në të gjitha 130 hapat mund të ndodhë që një vend anëtar të mos jep vërtetim. Në raport me Bullgarinë, unë mendoj se ekziston hapësirë nga dy palët për rëndësinë e momentit ekzistues dhe me punën e komisioneve dhe politikës të gjejmë mënyrë për përparim”, deklaroi Osmani.

Procesi i Berlinit si iniciativë filloi në vitin 2014 nën ombrellën e kancelares gjermane, Angela Merkel si iniciativë për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe për të për të përshpejtuar integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pastaj kryesimi u mor nga vendet anëtare të BE-së. Këtë vit për herë të parë u miratuar vendim që kryesim me këtë iniciativë të kenë edhe vendet kandidat të rajonit. Maqedonia e Veriut është vendi i parë kandidat që bashkë me një vend anëtar bashkë-kryeson me këtë proces.

10 persona në pranga për trafikim të emigrantëve, Gjevgjeli-Llojan-Serbi, prej 500 deri në 700 euro për një person (VIDEO)

$
0
0

Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në koordinim me njësitë tjera organizative të MPB-së, por edhe Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka zbatuar aksion policor për shkatërrimin e një grupit të organizuar kriminal për trafikim të emigrantëve, njofton http://Portalb.mk.

Grupi kriminal emigrantët i ka trafikuar prej Greqisë, nëpërmjet Maqedonisë së Veriut në Serbi dhe më tej në vendet e Bashkimit Evropian.

“Hetimi kriminalistik është hapur në dhjetor të vitit 2019-të dhe në këto dhjetëra muaj, aq sa ka zgjatur hetimi, janë trafikuar qindra emigrantë, ndërkaq transferimi për një person ka kushtuar prej 500 deri në 700 euro për një person”, tha zëdhënësi i Policisë, Toni Angellovski.

Sot janë kryer bastisje në dhjetë lokacione në zonat e Shkupit, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë dhe janë arrestuar 10 persona, ndërkaq njëri prej anëtarëve të grupit paraprakisht është në mbajtje të paraburgimit për të njëjtën vepër penale.

Organizatorë të grupit kriminal, siç thonë nga Policia, janë dy persona prej Bogdancit – baba dhe djalë, një person prej Llojanit të Kumanovës dhe një person prej Shkupit.

“Mënyra e transferimit të emigrantëve ka qenë i tillë që personat, bashkëpunëtorë të këtij grupit, prej Greqisë i kanë transferuar nëpërmjet kalimeve ilegale kufitare në Gjevgjeli dhe Dojran dhe atje janë pritur nga anëtarët e grupit kriminal, të cilët me automjete dhe automjete ngarkuese i kanë transferuar deri në rajonin e LikovësKumanovës, ku janë strehuar dhe kanë pritur transferim për në Serbi”, tha Angellovski.

Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz sot deri te Prokuroria kompetente do të dorëzojë padi penale kundër këtyre personave, ndërkaq MPB, edhe në periudhën e ardhshme me masa të përforcuara.

I pyetur nga gazetarë nga gazetarët nëse ky grup është pjesë e ndonjë grupi më të madh ndërkombëtar, Angellovski tha po, pasi që pasi që ka pasur bashkëpunëtorë edhe në Greqi edhe në Serbi.

RMV, Shtëpia e fëmijëve “11 Tetori” me ndihmën e Ambasadës Britanike po shndërrohet në një qendër moderne

$
0
0

Ministrja i Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska të mërkurën vizitoi Shtëpia e Fëmijëve pa Prindër dhe Kujdes Prindëror “11 Tetori”, e cila me procesin e de institucionalizimit ndryshoi mënyrën e kujdesit për jetimët dhe kujdesin prindëror. Qëllimi i vizitës së ministres ishte si pasqyrë e aktiviteteve për shndërrimin e këtij objekti njofton Portalb.mk.

“Në një pjesë të ndërtesës, po përgatitet një Qendër për Mbështetjen e Familjeve strehuese dhe një Qendër për Nëna dhe Fëmijë, e cila kohët e fundit është rinovuar në bashkëpunim me UNICEF-in, me mbështetjen financiare të Ambasadës Britanike”, thuhet njoftimine Ministrisë për Punë dhe Politikë e Sociale.

Shtëpia e Fëmijëve "11 Tetori"
Shtëpia e Fëmijëve “11 Tetori”

Ministrja Shahpaska shqyrtoi mundësitë hapësinore të objektit për zhvillimin e një serie të re të shërbimeve sociale në mbështetje të procesit të de institucionalizimit, në mënyrë që të zbatohet me sukses.

Shtëpia e Fëmijëve "11 Tetori"
Shtëpia e Fëmijëve “11 Tetori”

Në të tashmë funksionon një nga  komisionet pilot për vlerësimin funksional të aftësive dhe aftësive të kufizuara të fëmijëve, sipas metodologjisë së rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shtëpia e Fëmijëve "11 Tetori"
Shtëpia e Fëmijëve “11 Tetori”

“De institucionalizimi nuk nënkupton vetëm zhvendosjen e shfrytëzuesve nga institucionet rezidenciale në familjet strehuese ose në grupet e komunitetit. Ky është hapi i parë, shumë i rëndësishëm”, thanë nga Ministria.

Tani, thonë nga ministria, i pret një sfida tjetër, ajo e shëndërrimit të objekteve, në të cilat jetonin personat në nevojë, duke ofruar shërbime të reja sociale dhe kushte më të mira.

Një vit e gjysmë pas njoftimit, spitali i ri i qenve të pastrehë “Laјka” u hap (FOTO-GALERI)

$
0
0

Lajka nuk është vetëm objekt, Laјka nuk është vetëm ajo që shihni. Laјka është koncept i veçantë и trajtimit të kafshëve endacake. Kjo zyrtarisht do të thotë se ish-spitali ose koncepti Vardarishte shkon në histori. Me këto fjalë, Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, zyrtarisht e hapi spitalin “Laјka” gati një viti e gjysmë pas njoftimit.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

“Kapaciteti i objektit është rreth 100 qenë. Është një nga standardet më të mira që përshkruhen në këtë fushë. I gjithë objekti është i pajisur me ngrohje në dysheme, për t’ju sigurojë kafshëve rehati. Çdo hapësirë ​​është e veçantë, strehimoret janë hequr, departamenti i pritjes është hequr. Tani ka ambulancë, dhomë operacioni, dhomë të kujdesit intensiv, dhomë trajtimi pas operacionit, si dhe një seksion karantine. Shpresoj se do të fillojmë ta zgjidhim këtë problem në mënyrë sistematike dhe brenda një deri në dy vjet nga tani do të zvogëlojmë numrin e qenve endacakë, si dhe numrin e njerëzve që kafshohen prej tyre”, tha kryetari Shilegov me rastin e hapjes.

Gjatë promovimit të spitalit “Lajka”

Në maj të vitit të kaluar, Shilegov e paralajmëroi rindërtimin e spitalit të atëhershëm Vardarishte, duke premtuar një zgjidhje sistemore të problemit me qentë endacakë. Spitali mori emër të ri “Lajka”, ndërsa për u.d. drejtoreshë u emërua Tina Petrushevska.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

“Më vjen keq që qytetarët e desh të prisnin, por cilësia dhe efikasiteti i shërbimit që do të ofrojmë do t’i kompensojë tërë atë periudhë. Kemi mbi 30 telefonata në ditë nga qytetarë, të cilët kërkojnë që disa qen të dislokohen. Më lejoni të përmend që spitali është një zonë transit ku do të kryhen të gjitha testet e gjakut dhe të tjera, procesi i sterilizimit dhe kastrimit. Kafshëve do t’u vendosen mikroçipe dhe evidentohen me etiketa për veshë që do të kenë një kod me secilin vendbanim, që do të thotë se do të kthehen në të njëjtën lagje nga e cila janë kapur nëse nuk janë vendosur në ndonjë shtëpi, tha drejtori Petrushevska, në hapjen e djeshme të ndërmarrjes.

Ajo i mohoi spekulimet se në Shkup ka mbi 13.000 qen të pastrehë, sepse siç shpjegoi ajo në bashkëpunim me Fakultetin e mjekësisë veterinare dhe Agjencinë e ushqimit dhe veterinarisë, u bë një analizë me metodën angleze dhe numri përfundimtar është 1.970 qen.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

“Ata mund të duken më shumë ashtu, por kjo sepse mblidhen në kope. Qëllimi ynë është që t’i thyejmë ato kope në një mënyrë humane kurse qytetarët të ndihen të sigurt”, tha Petrushevska.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

Drejtoresha e “Laјkës” theksoi se ka dallim të madh në mes Vardarishtes dhe Laјkës, veçanërisht në infrastrukturë. Ajo shpjegoi se deri më tani dhomat nuk kanë qenë të ndara, ndërsa tani përveç një pjese të vogël administrative, ekziston një ambulancë që është në pronësi të qytetit dhe është ekskluzivisht për qentë endacakë. Përveç kësaj, Lajka ka një seksion karantine që është i ndarë dhe do të jetë nën mbikëqyrje për ata qen që kanë kafshuar qytetarë, si dhe një seksion për qen të sëmurë që do të ri socializohen e më vonë do të kenë mundësinë të gjejnë shtëpinë e tyre.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

Lidhur me strehimin e kafshëve endacake, Petrushevska tha se qytetarët përmes faqes në internet, linjave telefonike ose postave elektronike të ndërmarrjes do të jenë në gjendje të informohen për strehimin ose të vijnë në një takim në mënyrë që të shohin kafshët dhe të fillojnë procedurën.

Spitali i qenve të pastrehë "Laјka"
Spitali i qenve të pastrehë “Laјka”

“Meta.mk” tashmë ka shkruar për problemin akut të qenve endacakë. Të dhënat që “Meta.mk” mori nga Ministria e punëve të brendshme tregojnë se në periudhën 2017-2020 në territorin e Qytetit të Shkupit, gjithsej 1.454 qytetarë kanë paraqitur kafshim nga ndonjë qen në SPB. Më së shumti i referohen vitit të kaluar, kur janë regjistruar 618 denoncime. Për periudhën e mësipërme, përveç në Shkup, më së shumti denoncime (426) kanë arritur në SPB Ohër, e më së paku (58) në SPB Shtip.

Nga fillimi i këtij viti deri në fund të gushtit, në MPB kanë arritur 446 denoncime për  kafshime të qenve. Muajin e kaluar, 45 persona janë paraqitur në polici për të njëjtat arsye.

Hapja e spitalit u paralajmërua disa herë vitin e kaluar, me arsyetim se rindërtimi ishtë në fazën përfundimtare. Kjo ishte përgjigja që “Meta.mk” e pranoi në pranverë, por pasi dhe pasi hapja u shty në qershor për shkak të pandemisë, u paralajmërua për pjesën e parë të shtatorit. Në fund të muajit të kaluar, Kryetari i Shkupit Shilegov tha se ai ishte duke pritur për rezultatet e testeve Kovid-19 të stafit të spitalit, në mënyrë që puna të zhvillohej në kushte të sigurta. Për shkak të kësaj, kryetari por edhe drejtoresha e ndërmarrjes u kritikuan nga publiku për justifikimet për të cilat shtyhej hapja.

Në të kaluarën, trajtimi çnjerëzor i qenve endacakë në spitalin Vardarishte u kritikua vazhdimisht, për çka dëshmonin fotografitë e kushteve në të cilat mbaheshin kafshët. Vitin e kaluar, Agjencia për ushqimit dhe veterinari më në fund ia vuri çelësin stacionarit Vardarishte. Gjatë kontrollit, Agjencia gjeti raste të sëmundjeve infektive te kafshët endacake dhe dështim për të rregulluar disa nga mangësitë operacionale të identifikuara.

Vajza në TikTok i komenton përmes videove dhe i rendit teoritë e konspiracionit në botë (video)

$
0
0

Studentja Abi Riçards u bë e njohur në rrjetin social “TikTok” pasi filloi të publikojë video në të cilat ajo e paraqiti piramidën e saj të përmbysur me teori konspirative që po përhapen në të gjithë botën. Në tabelë, ajo i rendit ata sipas: gjërave që kanë ndodhur vërtet, gjërave për të cilat publiku ka pyetje, mohimit shkencor që është i rrezikshëm për veten dhe mjedisit dhe “një pikë pa kthim”, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Vetë tabela u tregua aq e popullarizuar sa që Riçards tani po publikon një seri videosh në të cilat ai shpjegon renditjen me fjalët e saj. Videot, edhe pse qesharake, janë gjithashtu informuese.

Në njërën prej tyre, Riçards shpjegon konspiracionet për të cilat dihet se janë reale, përfshirë operacionet e ndryshme të CIA-s.

Pjesa tjetër e grafikut, tregon teoritë e konspiracionit për të cilat njerëzit kanë disa pyetje legjitime, por ka spekulime rreth tyre. Kjo përfshin teori për figura të ndryshme publike që kanë vdekur në mënyrë misterioze, të tilla si Merlin Monro, Princesha Diana dhe atentati mbi Kenedi.

Në pjesën e tretë, siç thotë Riçards, e kapërcejmë vijën e “largimit nga realiteti” dhe hyjmë në gjëra vërtet të çuditshme që janë mjaft të padëmshme për popullatën e përgjithshme njerëzore. Riçards citon teori të tilla si: këngëtari Avril Lavigne ka një sozike, Princi Çarls është një vampir, Greta Tunberg udhëton nëpër kohë, jashtëtokësorët e kanë ndërtuar Stonebrixh etj.

@tofology

Breaking down my chart! I’m so excited to do all of these!! #part1 #conspiracytheories #rationality #politics #PetThings #theconspiracychart

♬ Blue Blood – Heinz Kiessling & Various Artists

Më vonë vjen pjesa ku pretendimet e shkencës të tilla si se virusi corona është bërë në një laborator, teori konspirative në lidhje me rrjetin 5G, dinozaurët nuk kanë ekzistuar, ngrohja globale është një mashtrim, Finlanda nuk ekziston, vajrat esenciale i shërojnë të gjitha sëmundjet etj.

Në pjesën e fundit të piramidës, përkatësisht “pika nga e cila nuk ka kthim”, Riçards fut teoritë më të famshme, duke përfshirë ato që lidhen me Bil Gejts dhe çipat, pretendimin se toka është e sheshtë, ulja në hënës është mashtrim, certifikata e lindjes së Obamës është e rreme, mohim se ka ndodhur Holokausti, si dhe gjithçka që lidhet me Xhorxh Soros dhe Iluminati.


Osmani: Lëvizja me letërnjoftim mes vendeve të rajonit do të lehtësojë lëvizjen e mëtejshme të lirë të qytetarëve dhe mallrave (VIDEO)

$
0
0

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, deklaroi se suksesi iniciativës për lëvizje me letërnjoftim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e mëtejshme të lirë të qytetarëve tanë dhe mallrave në të gjithë rajonin, si një qëllim kryesor i të ashtuquajturës “Connectivity Agenda”, transmeton Portalb.mk.

Ai duke folur sot në takimin e ministrave të brendshëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, tha se kjo iniciativë, në mënyrë përkatëse nënkupton përforcimin e shkëmbimit ekonomik, potencial më të madh për biznes, krijimin e mundësive për shkëmbim më të madh edhe në turizëm.

“Ne po hapim rrugën për pjesën e dytë të presidencës së përbashkët me Procesin e Berlinit, të cilën po e menaxhojmë së bashku me partnerët tanë nga Republika e Bullgarisë. Gjatë këtij muaji dhe muajit tjetër, kemi një Agjendë intensive dhe të ngjeshur, një sërë takimesh ministrore dhe sesione pune, të cilat synojnë të kulmojnë në Samitin dy-ditor në Sofje më 10 nëntor, kur shpresoj se së bashku do të proklamojmë progresin dhe suksesin e arritur në bashkëpunimin rajonal” , theksoi Osmani, duke shtuar iniciativat e shumta që do të hapen në këtë takim, me ç’rast theks të veçantë  vendosi në iniciativën për Marrëveshje Rajonale të udhëtimit të lirë me letërnjoftime”, deklaroi Osmani.

Ministri i nënvizoi edhe qëllimet e Procesit të Berlinit, duke e theksuar bashkëpunimin rajonal, lidhshmërinë infrastrukturore dhe krijimin e tregut të përbashkët, si themele të zhvillimit ekonomik dhe përgatitjen e rajonit për qasje drejt tregut të përbashkët evropian.

“Rajoni po ndryshon edhe atë sipas nevojave tona të brendshme dhe rajonale për ndërlidhje më të madhe të ndërsjellë, për shkëmbim më të madh kulturor, ekonomik dhe shoqëror, prej çka përfitim do të kenë qytetarët tanë, por ta ndryshojmë atë edhe sipas parimeve, standardeve dhe natyrisht vlerave evropiane, sepse rajoni ka nevojë për evropianizim përgjatë të gjitha linjave të veprimit shoqëror, sepse ky rajon është pjesë e Evropës dhe së shpejti duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian “, tha Osmani.

Takimi i ministrave të brendshëm mbahet në temë “Siguria nacionale, ndërkufitare dhe njerëzore në kohë pandemie: strategji, koordinim dhe sinergji midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, në organizim të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe ky është takimi i  parë në një seri takimet ministrore të ndoshta iniciativës më të rëndësishme rajonale – Procesi i Berlinit, një iniciativë e cila ka ndikim të madh në perspektivën evropiane të gjithë rajonit.

Komuna e Tetovës e paaftë në “luftën” me shitësit ambulant, dështon në çdo tentativë (VIDEO)

$
0
0

Rrugët në sheshin e qytetit të Komunës së Tetovës si dhe në pjesën më të madhe të rrugëve tjera janë tërësish të uzurpuara nga shitësit ambulant dhe bizneset të cilat vendosin produktet e tyre në hapësira publike që nuk ju takojnë atyre. Tre tentativat e Komunës së Tetovës për zgjidhjen e këtij problemi rezultuan të dështuara. Portalb.mk regjistroi një pjesë të këtyre shitësve ndërkaq nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) informojnë se vetëm dje kanë sanksionuar 12 shitës ambulant, shkruan Portalb.mk.

Ndërkaq shitësit nëpër trotuaret rreth “Tregut të Gjelbër” ankohen se brenda në treg vendi është shumë i papastër, nuk ka mjaftueshëm vend për të gjithë dhe nuk kalojnë aq konsumatorë sa kalojnë në trotuare. Kështu që ata kanë uzurpuar trotuaret jashtë tregut.

Në pjesën më të madhe të Komunës së Tetovës është e pamundur për këmbësorët që të ecin aty ku ju takon për shkak se trotuaret janë tërësisht të uzurpuara nga shitësit ambulant dhe bizneset të cilat vendosin produktet e tyre në vendkalimet për këmbësorët.

Vetëm dje, gazetari i Portalb.mk përmes kyçjes me video të drejtëpërdrejtë në “Fejsbuk” regjistroi shumë shitës ambulant të cilët tërësisht kishin bllokuar apo uzurpuar rrugët e pjesës qendrore të qytetit, afër Tregut të Gjelbër.

A dënohen dhe sa është dënimi për këta persona?

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se vetëm dje janë shqiptuar 12 masa sanksionuese për këta shitës, aktiviteti është realizuar në bashkëpunim me inspektoratin komunal të Tetovës.

“Me datë 15 tetor, në bashkëpunim me inspektoratin komunal në rrugët “120” dhe “Boris Kidriç” në Tetovë janë vendosur 12 masa sanksionuese për nxjerrjen e produkteve bujqësore dhe të tjera në trotuare, por edhe në korsi. Këto masa do të përgatiten në përputhje me nenin 12 të Ligjit për siguri në rrugë dhe komunikacion” tha Marjan Josifoski nga SPB, Tetovë.

Ndërkaq sipas Ligjit për Siguri në Komunikacion dënimi për personat fizik në raste të tilla është 100 euro ndërkaq për personat juridik 2000 euro në kundërvlerë denarë.

Nga Sektori për Punë të Brendshme sigurojnë se “Aktivitete të tilla me dinamikë më të ngadalësuar do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, me qëllim që këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik të ndjehen të sigurt dhe pa pengesa të kryejnë punët e tyre”.

Tre tentativa, tre dështime të Komunës së Tetovë për zgjidhjen e këtij problemi

Hera e parë kur u ndërmorën masa për largimin e shitësve ambulant dhe lirimin e hapësirave publike në shfrytëzim për qytetarët e këtij qyteti ishte në vitin 2016, ku Këshilli Komunal votoi për largimin e tyre dhe zhvendosjen e tyre në qendrën tregtare në dhe tek stacioni i autobusëve, kjo nuk ndodhi.

Ndërkaq tentativa e dytë për zgjidhjen e këtij problemi ishte në vitin 2017 ku nga inspektorati komunal i Komunës së Tetovës për disa ditë me radhë u ndërmor një aksion për largimin e shitësve ambulant, të njëjtit u kthyen në vendet e mëparshme vetëm disa ditë më vonë.

Ndërkaq projekti i komunës “Qyteti yt, hapësira yte” filloi në shkurt të vitit 2019, ku inspektorët komunal përveç pjesës në tregun e qytetit, largonin edhe produktet e shitësve në pjesë të ndryshme të qytetit.

Më nëntë shkurt të vitit 2019, Komuna e Tetovës lajmëroi se trotuaret do të jenë të hapura sepse qytetarët i meritojnë ato të tilla. U shpërnda një video në Facebook ku shihen trotuaret të liruara.

“Lirimi i hapësirave publike do të vazhdojë dhe të njëjtat do ju kthehen qytetarëve. Do të merren në konsideratë të gjithë shitësit të cilëve do ju garantohet hapësirë brenda tregut të gjelbërt. Tregut të gjelbërt i nevojitet një transformim dhe ky transformim duhet të filloj me lirimin e hapësirave publike, të cilat janë pasqyrë e përbashkët e jona”, thuhet në postimin e Komunës së Tetovës më nëntë shkurt.

Megjithatë, edhe kjo dështoi për shkak se të gjithë shitësit të cilit kishin uzurpuar hapësirat publike u kthyen në vendet e tyre vetëm pak ditë pas aksionit të Komunës së Tetovës.

Ndryshe, shitësit nëpër trotuaret rreth “Tregut të Gjelbër” ankohen se brenda në treg vendi është shumë i papastër, nuk ka mjaftueshëm vend për të gjithë dhe nuk kalojnë aq konsumatorë sa kalojnë në trotuare. Kështu që ata kanë uzurpuar trotuaret jashtë tregut.

Sabina: Çdo gjë në jetë arrihet vetëm me vullnet dhe dashuri!

$
0
0

Dashuria dhe përkushtimi i madh i saj për aktrimin nuk e lanë të ndahet nga skena që prej moshës së vegjëlisë. Sabina një aktore nga qyteti i Tetovës vjen me një intervistë për Portalb, në të cilën tregon rrugëtimin e saj në sferën e aktrimit. Ajo gjithashtu jep një mesazh motivues për rininë duke ju thënë se çdo gjë nuk ka rëndësi a profesion apo diçka tjetër arrihet vetëm me vullnet dhe dashuri.

Shfaqja “Ushtria e Ui Thomas”, Tetovë

Si ka filluar rrugëtimi juaj ne sferën e aktrimit?

Paraqitja ime ne skenë ka filluar prej në shkollë fillore ku mbanim bashkë aktivitete me këngë recitime, pastaj pjesë të vogla të dramave shqipe. Nisi si një qejf fëmijësh edhe pa kuptuar u bëra pjesë e saj. Të them nuk e kam menduar se ky do jetë profesioni im, por disi u mësova të jem në skenë, edhe tashmë nuk mund ti ik asaj ndjesie.

 

Shfaqja “Opera për tre Grosh”

Sipash jush a vlerësohet sa duhet aktrimi në Maqedoni?

Fatkeqësisht nuk është në nivelin ku duhet të jetë, sidomos për të rinjtë qe sa diplomojnë duhet të presin me vite derisa të hapen konkurset për punësim. Është e vështirë të mbijetosh. Shfaqjet që bëhen në vit janë në numër të vogël poashtu edhe filmat, e ata që s’janë të punësuar ne qoftë se teatrot nuk bëjnë audicione të marrin të jashtëm e kanë vështirë. Unë pata fatin që në mbarim të vitit të parë të jem pjesë e një shfaqe profesionale në Teatrin e Tetovës, shfaqja „Kuzhinat“ në regji të Ilir Bokshit. Pastaj gati se çdo vit edhe pas diplomimit kam pasur fat të jem pjesë e dy shfaqjeve në Teatrin Shqiptar në Shkup.

 

Shfaqja “Opera për tre Grosh”

A do j’ua kishit sugjeruar të rinjve këtë̈ profesion?

Aktrimi është profesion shpirti, edhe sakrificat që i ka edhe të mirat është profesion që nëse nuk e dashuron nuk mund t’ia dalësh. Një profesor i imi gjithmonë na bënte me dije se janë 3 veti që e kompletojnë një aktor: talenti që ta jep Zoti, puna që duhet ta arrish vetë me disiplinë dhe përkushtim dhe inteligjenca që krijohet duke lexuar dhe duke iu përkushtuar me çdo gjë profesionit. Sigurisht që do ua sugjeroj se është profesion që të kompleton si njeri, por kërkon shumë punë me veten dhe kohë.

 

 

Shfaqja “Epsh dhe lakmi”

Cilat janë disa festivale që ju keni marrë pjesë dhe kanë qenë më të pëlqyer nga publiku?

Me shfaqjen time të parë profesionale „Kuzhinat“ morëm pjesë në Festivalin e Teatrove në Dibër, ku u shpërbleva me çmim, çmimin tim të parë si „Aktorja më e mirë jo protagoniste“.  Pastaj në vitin e ardhshëm isha pjesë e një shfaqje tjetër „Ushtria e Ui Thomas“ në Teatrin e Tetovës në regji të Qëndrim Rijanit, ishim pjesë e Festivalit të Teatrove në Bursa Turqi. Jemi prit shumë mirë, edhe ne Bursa në publik kishim shumë shqiptar të Bursës ishin përmalluar për gjuhën edhe ajo ndjesi nuk harrohet. Kjo është magjia që krijon teatri i bashkon njerëzit.

Shfaqja “Epsh dhe lakmi”

Cili do të ishte mesazhi juaj motivues për rininë̈?

Çdo gjë nuk ka rëndësi a profesion apo diçka tjetër arrihet vetëm me vullnet dhe dashuri. Sido që të jenë kushtet tek ne, ne duhet të jemi ato që duhet të punojmë edhe mos dorëzohemi sado vështirësi të kemi, nuk flas vetëm për aktrimin por edhe çdo sferë tjetër.  Edhe ma e rëndësishmja  të mësojmë ta duam njëri tjetrin!

 

 


Për Sabinën aktrimi ka një rëndësi të veçantë andaj ajo do të vazhdojë dhe më tej të merret me aktrim. Më poshtë mund të shihni një pjesë të shkurtër nga shfaqja “Opera për tre Grosh” e mbajtur në teatrin e Tetovës.

RMV, Grupi i parë i Armatës është nisur për Kosovë në misionin e KFOR-it

$
0
0

Armata e Maqedonisë së Veriut, e shoqëruar në mënyrë solemne nga krerët shtetërorë, ka përcjellë kontingjentin e parë të saj për në Kosovë në misionin e KFOR-it, transmeton Portalb.mk. Kryeministri Zoran Zaev vlerësoi se pjesëmarrësit do të kryejnë me sukses detyrat në mision.

“Ky mision ka kuptim të veçantë, sepse Armata jonë përherë të parë drejtpërdrejtë kontribuon në misionin si anëtare e 30-të e lidhjes më të fortë ushtarake e të sigurisë në botë”, deklaroi Zaev sot në përcjelljen e grupit të parë.

Ai sqaroi se Armata e RMV-së edhe më herë ka marrë pjesë në misionin e KFOR-it përmes mbështetjes në sigurimin e logjistikës për NATO-s.

“Armata e RMV-së është sinonim dhe gardian i sovranitetit dhe shtetësisë maqedonase”, deklaroi Zaev, duke përkujtuar përkujtuar misionet e paqes ku ka marrë pjesë kjo Armatë.

“Së bashku jemi më të fortë”, deklaroi ndër të tjera Zaev, duke premtuar se RMV-ja do të vazhdojë të marrë pjesë në misionet e NATO-s. Ai gjithashtu premtoi rritje të buxhetit për mbrojtjen deri në 2% të BPV deri në vitin 2024.

Grupi prej 44 pjesëmarrësve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, oficerë shtabi dhe togë sigurie, do të marrin pjesë në komandën kryesore të misionit të KFOR-it në Kosovë dhe në komandën “Perëndimi”, njoftoi dje Shtabi general i Armatës.

“Armata e RMV-së, si anëtare e 30-të e NATO-s, për herë të parë drejtpërdrejtë do të marrë pjesë në misionin e KFOR-it, ndërsa deri më tani tërthorazi përmes sigurimit të mbështetjes logjistike për NATO, përmes qendrës kordinative për mbështetjen e organizatorit, i cili ka kryer koordinim me forcat e KFOR-it gjatë procedurave doganore dhe kufitare në transport, duke përfshirë edhe nevoja të tjera të KFOR-it në kuadër të logjistikës, sigurisë”, raportoi dje Shtabi i përgjithshëm.

Shtabi i përgjithshëm raportoi se para misionit, anëtarët e grupit kanë “kaluar nëpër procesin e nevojshëm të trajnimit, përgatitjes dhe selektimit, ku kanë ushtruar dhe trajnuar për të kryer detyrat që i presin gjatë kohës së misionit”.

Në Parkun e Shkupit u hap shtegu atraktiv për biçikleta dhe skejtbord (FOTO)

$
0
0

Në Parkun e qytetit të Shkupit, afër ndërmarrjes “Parqe dhe gjelbërimë” dhe Institutit të Blegtorisë, sot është  lëshuar në përdorim hapësira për personat e dashuruar në biçikleta dhe skejtbordë.

Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit sqaroi se ky project është realizuar me ndihmën e bankës Stopanska. Shilegov ishte i shoqëruar edhe nga Diomidis Nikoletopoulos, kryetari i Këshillit Drejtues të Stopanska Banka SHA – Shkup.

“Në këto kohë të vështira, bashkëpunimi midis kompanive me përgjegjësi shoqërore dhe institucioneve mund të japë cilësi në rregullimin e ambienteve të hapura ku qytetarët do të mund të lëvizin në mënyrë të sigurt, dhe shoqërohen”, deklaroi Shilegov.

Raportohet se ky project përfshin një sipërfaqe prej 700m2.

Ceremonia martesore e kryetarit të Qendrës-Shkup në kishën e Kosovës, u kritikua nga Filipçe, kryetari arsyetohet

$
0
0

Në kishën e Graçanicës së Kosovës raportohet se u realizua ceremonia martesore ndërmjet Sasha Bogdanoviqit, kryetarit të Komunës Qendër me Jelena Braunoviq, transmeton Portalb.mk.

Ceremonia martesore, thuajse pa maska e pa distancë, u pasqyrua në rrjetet sociale përmes fotografive nga momentet e kurorëzimit të çiftit të ri. Fotografitë e tilla, e futën dasmën në pjesën e dasmave që janë komentuar.

Fotografi nga dasma (gracanicaonline.info foto: V.Cup)
Fotografi nga dasma (gracanicaonline.info foto: V.Cup)

“Unë mendoj se të gjithë ne që jemi posaçërisht në detyrë duhet të japim shembull me sjelljen tonë se si duhet të bëhet. Nuk është puna të mashtrosh sistemin. Është e vërtetë që rekomandimet dhe ligjet në vendin tonë nuk janë shkelur, por ne jemi të parët, posaçërisht zyrtarët që duhet t’u tregojnë qytetarëve se si respektohen masat, aq më tepër që të gjitha këto i kërkojmë nga qytetarët dhe themi se kemi një problem si me pacientët ashtu edhe me të diagnostikuarit e rinj në spitale pikërisht aty ku masat nuk po respektohen. Unë absolutisht e dënoj”, deklaroi sot Venko Filipçe, ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut.

Ceremoninë mortore kryetari Bogdanoviq e vlerësoi si një organizim ku është respektuar distance dhe mbajtja e maskave.

“Në kishë kemi mbajtur distancë, ajo nuk ishte respektuar vetëm kur kemi realizuar fotografi të përbashkët si kujtim nga kjo ditë”, deklaroi Bogdanoviq.

Fotografi nga dasma (gracanicaonline.info - foto: V.Cup)
Fotografi nga dasma (gracanicaonline.info – foto: V.Cup)

Ai sqaroi se në Kosovë është martuar për shkak se në Graçanicë ka filluar dashuria e tyre.

“Mundet pandemia të zgjasë tre vjet, tre vjet të ngelemi pa martuar?! Askund nuk janë të ndaluara martesat në kishë, as në Maqedoni. Kishim vetëm 25 të afërm”, deklaroi Bogdanoviq për SDK, duke theksuar se nuk kanë bërë ndonjë dasmë solemne.

Ndryshe, Inspektorati i Tregut dhe Ministria e Brendshme në një aksion të përbashkët mbrëmë në një restorant në Gllumovë kanë zënë 250 mysafirë, të cilët kanë marrë pjesë në një dasmë, e cila është zhvilluar në kundërshtim me protokollet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e covid-19, tha Ministria e Brendshme. Sipas informacioneve fillestare, aksioni u krye para orës 21, dhe pas ndërhyrjes së policisë, dasma u ndërpre.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar foto se si ish-deputeti i Maqedonisë së Veriut dhe ish-kryetari i Shuto Orizarës, Amdi Bajrami ka organizuar dasmë me qindra të ftuar nga RMV-ja në Stamboll.

LEXO: Filipçe: Së shpejti hyjnë në fuqi masat e reja, nëse nuk kanë efekt do të rikthehet ora policore (VIDEO)
LEXO: RMV, MPB-ja dhe Inspektorati i tregut, ndërprenë një dasmë me 250 mysafirë në Gllumovë

Gjitha premtimet për riparimin e plotë të rrugës së shkatërruar Strugë – Qafë Thanë mbeten fjalë boshe

$
0
0

Rruga magjistrale Strugë-Qafë Thanë që e lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë, është ndërtuar në kohën e ish Federatës së Jugosllavisë. Riparimi i kësaj rruge, gropat e shumta të së cilës vetëm arnohen sipërfaqësisht, premtohet vite me radhë nga partitë politike por asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret dhe më gjithëpërfshirës për përmirësimin e gjendjes, shkruan Portalb.mk.

Me vite të tëra, ndërtimi i rrugës Strugë-Qafë Thanë, mbetet premtim bosh elektoral. Edhe përkundër rëndësisë së saj strategjike e cila e lidh Maqedoninë me Shqipërinë, magjistralja Strugë – Qafë Thanë vazhdon të jetë në gjendje të mjerueshme. Përveç arnimit të dhjetëra gropave dhe çarjeve të asfaltit, magjistralja e ndërtuar në kohën e ish Federatës Jugosllave nuk është ri-konstruktuar tërësisht asnjëherë deri më sot. Rruga madje nuk ka as sinjalistikë dhe ndriçim bazik, një gjë e tillë jo vetëm që vështirëson lëvizshmërinë por shpesh është bërë shkak i shumë aksidenteve rrugore.

Arnim gropash “sa për sy e faqe”

U premtua se në shtator të këtij viti do të fillojë ndërtimi i plotë i aksit rrugor Strugë- Qafë Thanë, por ky premtim nuk u realizua. Makineritë që zbarkuan në rrugë bënë vetëm arnimin e gropave gjigande në magjistrale.

Gjendja e rrugëve para mbulimit të disa gropave:

Gropa në rrugën Strugë – Qafë Thanë

Rruga e dëmtuar Strugë – Qafë Thanë

Rruga e dëmtuar Strugë – Qafë Thanë
Rruga e dëmtuar Strugë – Qafë Thanë

Pas sanimit të gropave, fotografitë janë shkrepur më 18 shtator 2020:

Mbulimi i gropave në rrugën Strugë – Qafë Thanë
Mbulimi i gropave në rrugën Strugë – Qafë Thanë
Mbulimi i gropave në rrugën Strugë – Qafë Thanë
Mbulimi i gropave në rrugën Strugë – Qafë Thanë

Premtime me dekada, realizim aspak!

Për ndërtimin e kësaj rruge është folur dhe premtuar me dekada e megjithatë nuk ka pasur asnjëherë projekt dhe veprim konkret. (BDI prezanton projektet në infrastrukturë, kryefjala te Korridori 8). Madje edhe procesi i rehabilitimit dhe mbushja e gropave është zvarritur e stër-zvarritur nga autoritetet përkatëse.

Një vit më parë, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, Goran Sugareski, u shpreh se kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës Strugë – Qafë Thanë. Disa ditë më vonë, banorët e asaj zone e përgënjeshtruan deklaratën e ish ministrit. Banorët e fshatrave që gravitojnë në aksin rrugorë Strugë-Qafë Thanë deklaruan se nuk ka asnjë aktivitet për ndërtimin e rrugës dhe se makineritë në rrugë thjeshtë po pastrojnë kanalet e ujit anash rrugës.

Tre muaj më vonë, në fund të dhjetorit nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore njoftuan se shteti nuk do e rindërtojë aksin rrugor në fjalë por vetëm do bëjë sanimin e gropave. Banorët e fshatrave që gravitojnë në këtë rrugë, të lodhur nga premtimet dhe të irrituar nga neglizhenca e autoriteteve u kërcënuan me protesta.

Në muajin mars 2020, drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov tha se për 20 ditë do të shpallet tenderi. Megjithatë, edhe gjatë muajve në vijim nuk pati asnjë lëvizje.

Në fund të muajit maj të vitit 2020 nga ky institucion thanë se tenderi akoma nuk është gati dhe se për 10 ditë dokumentacioni do të jetë gati. As pas 10 ditësh nuk pati asnjë tender për përmirsimin e gjëndjes së rrugës në fjalë.

Në korrik 2020, i pyetur nga gazetarët se kur do të shpallet tenderi për rehabilitimin e rrugës ndërkombëtare Strugë-Qafë Thanë, Goran Sugareski, tanimë ish ministër për Transport dhe Lidhje, tha se tenderi pritet të shpallet së shpjeti.

“Projektimi është nga fundi dhe ne presim që tenderi të shpallet sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të fillojë ndërtimi i saj. Ne qëndrojmë prapa asaj që kemi thënë. Mund të ketë ndonjë vonesë, por do të ndodhë në këtë periudhë. Unë nuk do të jap një afat kohor” – tha Goran Sugareski, ish ministër për Transport dhe Lidhje.

Edhe pse së fundi u premtua se punimet për ndërtimin e kësaj rruge do të fillonin në vjeshtë, më 6 shtator 2020 ministri i ri i Lidhjeve dhe Transportit, Bllagoja Boçvarski, u shpreh para gazetarëve se akoma nuk është i njoftuar për gjendjen e aksit rrugor Strugë – Qafë Thanë.

“Kur do të njoftohem saktë me këtë pjesë do iu njoftojmë për gjendjen me këtë pjesë dhe do të bëjmë gjithçka që të vazhdojë me realizim dhe të punohet për fillimin e ndërtimit të kësaj pjese “, deklaroi Bllagoja Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Në programin e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore dy vite flitet vetëm për dokumentacion

„Nëse sigurohen fondet në vitin 2020 planifikohet të fillojnë këto projekte: Përgatitja e dokumentacionit të projektit për autostradën A2, pjesa Strugë-Qafë Thanë.” (Programi vjetor për vitin 2020, fq. 24)

Edhe përkudër premtimeve të shumta të Qeverisë, në programin vjetor të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, nuk është parashikuar fond për ndërtimin e aksit rrugor Strugë – Qafë Thanë.

Për këto dy vitet e fundit aksi rrugor në fjalë, hyn vetëm në kategorinë e projekteve për të cilët përgatitet dokumentacioni i nevojshëm.

Në programin vjetor të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore për vitin 2020 mes tjerash thuhet:

„Nëse sigurohen fondet në vitin 2020 planifikohet të fillojnë këto projekte: Përgatitja e dokumentacionit të projektit për autostradën A2, pjesa Strugë-Qafë Thanë.” (Programi vjetor për vitin 2020, fq. 24).

Ndërsa në programin vjetor të një viti më parë (2019) të këtij institucioni gjithashtu përmendet rruga Strugë-Qafë Thanë në faqen 14. (Programi vjetor për vitin 2020, fq. 14)

Në programin vjetor të një viti më parë (2019) të këtij institucioni gjithashtu përmendet rruga Strugë-Qafë Thanë në faqen 14.

Banorët dëmtohen më së shumti

Ata që më së shumti dëmtohen nga anashkalimi i ndërtimit të kësaj rruge janë qytetarët, si të RMV-së ashtu edhe të Shqipërisë, të cilët shpesh e frekuentojnë këtë rrugë për nevoja të ndryshme.

“Rruga Strugë-Qafë thanë është rruga e turpit të Qeverisë. Kjo rrugë është problem mjaftë i madh dhe serioz, Qeveria vetëm po tallet me ne duke mbushur gropat dhe duke na larë kokën me akull. Për herë të fundit u premtua se kjo rrugë do të fillojë të ndërtohet në Mars, kaluan 8 muaj dhe asgjë. Ky problem është shqetësues edhe për Shqipërinë edhe qytetarët e saj janë në lëvizje shumë të shpeshta, qoftë për biznes apo për shëtitje. Kujtoj se para 2 viteve kjo rrugë ka e rrezikshme solli shunë probleme dhe dëmtime, nga ato gropa mbetën të dëmtuara rreth 100 makina, mua personalisht mu prishen 3 goma“ – u shpreh Shkëlzen Ajrullai, banor i zonës.


Tetovë, u mbajt ekspozita “Profile” e piktorit Eduart Karaj në Galerinë e Arteve Pamore

$
0
0

Në hapësirat e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë mbrëmë u mbajt ekspozita personale e piktorit të njohur shqiptar nga Shqipëria, Eduart Karaj. Ekspozia mbante titullin “Profile”, njofton Portalb.mk.

Arti “Profile” i referohet tufëzimit të ideve filozofike dhe pjesa më e madhe e veprave, skulpturave vjen nga monumentet duke zënë njohuri për besimet e lashta të këtejme. Autori në veprat artistike përcjell një uniformitet të një rajoni të caktuar, ku fryma bizantine konsiderohet si pikë e lartë e kulturës në krijimtarinë e tij.

“Kjo ekspozitë sjell vepra me vlera të larta artisitike dhe karakteristike për nga stili dhe metodika.” thonë nga Galeria e Arteve Pamore në Tetovë.

Në ekspozitë prezent ishte dhe piktori Eduart Karaj.

Më poshtë mund të shihni disa nga momentet e ekspozitës së djeshme.

Ekspozita “Profile” në Galerinë e Arteve në Tetovë.
Ekspozita “Profile” në Galerinë e Arteve në Tetovë.
Ekspozita “Profile” në Galerinë e Arteve në Tetovë.
Ekspozita “Profile” në Galerinë e Arteve në Tetovë.
Ekspozita “Profile” në Galerinë e Arteve në Tetovë.

Antikorrupsioni dyshon se partitë i kanë keqpërdorur për qëllime zgjedhore paratë e qytetarëve

$
0
0

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit dyshon se partitë politike gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare i kanë keqpërdorur mjetet të cilat ua ndan Ministria e Drejtësisë nga buxheti i shtetit. Në vend që ato para t’i përdorin për atë se për çfarë u janë ndarë – punë të rregullt të partisë, ata i kanë përdorur për fushatë zgjedhore, që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, raporton Portalb.mk.

“Pjesa më e madhe e partive nuk kanë numër të madh të anëtarëve, nuk sigurojnë të ardhura prej anëtarësive – vetëm prej donacioneve. Disa prej partive, duke mos pasur të ardhura të mjaftueshme, si në llogarinë e rregullt, si në atë për zgjedhjet, i marrin mjetet prej buxhetit dhe si donacione prej partisë i shfrytëzojnë për financim të fushatës zgjedhore”, tha anëtarja e Antikorrupsionit, Katica Nikollovska, në konferencën tematike për shtyp në lidhje me sqarimin e raportit të veçantë për procesin zgjedhor, të cilin e kanë miratuar dhe e kanë dorëzuar në Kuvend.

Ajo konfirmoi se janë bërë 5 transferime, por nuk tregoi se cilat parti i kanë bërë, pasi që të dhënat janë dorëzuar në Entin Shtetëror të Revizionit.

“Ka dyshim se mjetet buxhetore janë përdorur për financim të fushatës zgjedhore. Këtë duhet që ta konfirmojë Enti Shtetëror i Revizionit, pasi që ata kanë qasje te të gjitha të ardhurat, burimet, mjetet, kush, kur dhe në çfarë vlere ka paguar. Derisa nuk na konfirmon Enti Shtetëror i Revizionit ne nuk do të dalim me të dhëna të tilla. Ka parti edhe të vogla edhe të mëdha., por është e pakëndshme që të përmenden në këtë moment”, tha Nikollovska.

Sipas ligjeve ekzistuese, partitë financohen prej parave të qytetarëve, që u ndahen në bazë të rezultateve zgjedhore lokale, parlamentare dhe presidenciale. Çdo vit këto para, prej Buxhetit ua transferon Ministria e Drejtësisë dhe të njëjtat mund t’i shfrytëzojnë për punë të rregullt. Pos këtyre parave, partitë kanë të drejtë të sigurojnë edhe prej burimeve private siç janë, janë anëtarësia, donacionet prej personave fizik dhe juridik, prej kredive, donacioneve, apo nëse shesin ndonjë material reklamues, që sipas Antikorrupsionit askush s’e bën, e kështu me radhë.

Të gjitha këto janë për punë të rregullt, të gjitha mjetet mund të shfrytëzohen për financim të fushatës zgjedhore, përveç mjeteve që janë marrë prej Ministrisë së Drejtësisë, pra parave të qytetarëve.

Antikorrupsioni gjithashtu ka vërejtur se janë paguar edhe donacione me vlera më të mëdha se sa e lejon Kodi Zgjedhor.

“Në llogarinë e rregullt mund të pranohet donacion deri në 30 paga mesatare prej personit fizik (17.000 euro), ndërkaq në Kodin Zgjedhor është se jo më shumë se 3.000 euro”, shtoi Nikollovska.

Ajo gjithashtu njoftoi edhe për atë se gjatë procesit zgjedhor kanë bashkëpunuar me IFES – Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore, e cila u ka siguruar mjete financiare dhe i ka përkrahur për angazhimin e 17 vëzhguesve, të cilët gjatë procesit zgjedhor ishin të obliguar që t’i vëzhgojnë parashtresat e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, në kuptimin ku i organizojnë ngjarjet, si i organizojnë, çfarë materiale reklamuese përdoren që të vijnë deri te vota më tepër, në çfarë mënyrë reklamohen nëpërmjet bilbordeve, ku janë vendosur dhe kështu me radhë.

“Kjo na ishte e nevojshme që të sigurojmë të dhëna se për çfarë partitë harxhojnë para dhe pasi që t’i paraqesin si harxhime, prej ku i kanë siguruar burimet që t’i financojnë këto fushata zgjedhore. Të dhënat do të dërgohen në Entit Shtetëror të Revizionit”, tha Nikollovska.

Personat fizik dhe pjesëmarrësit në fushatë kanë dorëzuar 32 parashtresa për shkelje dhe mosrespektim të nenit 8-a dhe 8-b të Kodit Zgjedhor dhe nenit 34 për Parandalim të Korrupsionit. 5 ankesa janë dorëzuar prej një organizatori të fushatës zgjedhore, 6 ankesa, i klasifikuam si paraqitje pasi që nuk u dorëzuan prej organizatorit të fushatë zgjedhore dhe 21 prej personave fizik. Për të gjitha kërkesat janë shqyrtuar dhe është marrë vendim për të njëjtat, ndërkaq për njërën është shqiptuar dhe masë përkatëse.

Antikorrupsioni njoftoi se raportet për financim të fushatës zgjedhore, partitë politike kanë afat që t’i dorëzojnë deri më 25 tetor. Deri në fund të javës së kaluar, i kanë dorëzuar 7 parti më të vogla, pasi që siç thonë, bëhet fjalë për shuma më të vogla të mjeteve.

RMV, Ligji për mbrojte nga sëmundjet infektive dhe rishikimi i buxhetit javën e ardhshme në Kuvend (VIDEO)

$
0
0

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundje infektive, rishikimi i buxhetit dhe ligji për mbrojtje nga diskriminimi pritet të jenë në rend dite javën e ardhshme, në seancën e caktuar për më 27 tetor.

Kështu informoi sot, kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifing për gazetarët ku sqaroi se, grupet parlamentare kanë kërkuar që ligji të mos vendoset në rend dite në seancën më 20 tetor, që të arrijnë pajtueshmëri për çështje të caktuara. Ai tha se, nuk e ka ndërmend që të thirr seancë vetëm për një pikë të rendit të ditës me procedurë të shkurtuar, për shkak të mosmarrëveshjeve të partive dhe i ka informuar se seanca e ardhshme do të jetë më 27 tetor, shkruan Portalb.mk.

“Në atë seancë, nëse arrihet marrëveshje mes partive parlamentare, mund të jetë në rend dite edhe zgjedhja e gjykatësit kushtetues. Deri në mbajtjen e seancës, pritet që të përfundojë izolimi i tre deputetëve të cilët ishin pozitiv me covid – 19. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi Xhaferi.

Ndryshe, diskutimi për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje infektive me procedurë të shkurtuar, ku janë të përfshira edhe masat e reja për mbrojtje nga covid-19, të propozuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive është shtyrë me datën 27 tetor, kur dhe pritet të kthehen dy deputetët aktualisht të infektuar, Laze Taneski dhe Ismail Jahoski,pasi opozita opozita maqedonase kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar se çfarë përmban ligji, sepse sipas tyre “kanë dyshime për disa akte ligjore”, është

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbrëmë zhvilloi seancën e 13-të, ku u miratuan rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse në lidhje me kufizimet për parandalimin e virusit korona.“Kufizohet orari i punës së objekteve hotelerie deri në ora 23:00”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se kjo ishte një kërkesë e Komisionit.

Qeveria raportoi se do të zvogëlohet deri në 50% numri i udhëtarëve në transportin publik, në krahasim me numrin e planifikuar në automjet. Një nga rekomandimet e pranuar nga Qeveria është edhe ajo se administrata të punojë në ndërrime ose online, duke e reduktuar përmes rotacionit.

Ekipi i gazetarëve të “IRL”, e fitoi çmimin e parë për gazetari hulumtuese nga Delegacioni i BE-së

$
0
0

Ekipi i gazetarëve të IRL – Laboratori Raportues Hulumtues, e ka fituar çmimin e parë për gazetari hulumtuese për vitin 2019-të, të cilën e ndanë Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut. Ekipi i IRL-së është dekoruar për storjen “Atentatorët urban”, njofton Portalb.mk.

Storja fituese tregon se si mafia urbane, në bashkëpunim me autoritetet komunale e ka shkatërruar lagjen e Shkupit “Taftalixhe”, duke ndërtuar dhjetëra ndërtesa për një periudhë të shkurtër kohore.

Video nga storja:

Çmimin e dytë e kanë fituar gazetarët Miomir Serafinoviq, Biljana Nikollovska dhe Snezhana Llupevska – Sozen për storjen e tyre të publikuar në emisionin “Kod” – “Vrasja në Kërçovë – i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i shpallur fajtor për vrasjen që nuk e ka kryer”.

Video nga storja:

Çmimin e tretë e ka fituar gazetari Petar Klinçarski për storjen e tij në emisionin “360 Gradë” – “Denacionalizimi i bllokuar në korrupsion dhe paaftësi të institucioneve”.

Video nga storja

Çmimet i ndau ambasadori Dejvid Gir.

Pendarovski – Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit si një hap drejt kompromisit përfundimtar

$
0
0

Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot priti në takim zyrtar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdulah Hoti, transmeton Portalb.mk. Pendarovski përshëndeti Marrëveshjet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington.

“Presidenti Pendarovski e përshëndeti Marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington, si një hap për gjetjen e kompromisi përfundimtar, duke theksuar se ajo do të kontribuoj në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, raportojnë nga Presidenca.

Presidenca raportoi se vendet do të vazhdojnë me iniciativa konkrete të zhvillojnë raportet e shkëlqyera bilateral.

“Pandemia nuk duhet të jetë pengesë për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit  dhe mbështetjes në planin e eurointegrimeve dhe zbatimin e procesit të reformave”, deklaroi Pendarovski.

Hoti ishte i shoqëruar nga zv.kryeministri Driton Selmanaj dhe ministrja e punëve të jashtme, Meliza Haradinaj.

“Ky është demonstrim praktik i principit të fqinjësisë së mirë dhe mund të thuhet se po japim kontributin tonë aktiv të ofrimit të Ballkanit Perëndimor me BE-në”, deklaroi Hoti.

Raportohet se në takim u shkëmbyen mendime dhe informata për gjendjen aktuale në dy vendet, për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për gjithë masat e marra në trajtimin me krizën nga Kovid-19.

Hoti sot zhvilloi takim edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferin dhe kryeministrin Zoran Zaev.

LEXO: Takimi Zaev-Hoti: Shkup – Prishtinë për 45 minuta me autostradë që do të ndërtohet në fillim të vitit 2021

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>