“Nxënësi të përfaqësohen nga nxënësit, jo nga studentët. Lëvizja të mos varet prej personave, por prej kauzë”, kjo është porosia e Blendi Hodait, kryetarit të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, i cili në intervistë për “Ce Team” dhe Portalb.mk, tregon për aktivitetet e unionit dhe sfidat që përballen nxënësit.
“Përfaqësimi i nxënësve është shumë i rëndësishëm, për fat të keq në opinion publik dhe në diskursin politik është krijuar një distinkcion mes të rinjve dhe grupit tjetër të popullatës. Të rinjtë, opinioni i të rinjve njihet si pak i rëndësishëm edhe ne besojmë si unioni i nxënësve se secili grup student e nxënës duhet të kenë përfaqësuesin e tyre, jo për shembull nxënësit të përfaqësohen nga studentët. Të jetë parimi I demokracisë së drejtpërdrejtë – nxënësi i përfaqëson nxënësit. Pra ne thjeshtë moton e unionit e kemi nga nxënësit për nxënësit dhe jemi munduar që lëvizja e nxënësve të mos varet prej personave por të jetë i varur prej kauzës. Kauza është përfaqësimi i nxënësve andaj unë jam shumë I bindur që pasi ta përfundoj mandatin, kur ta përfundoj shkollën e mesme unë besoj që zëri i nxënësve dhe cilit do udhëheqës që do të jetë pas meje, do të bëjë çmos që të aktualizojë ende më shumë dhe ta bëjë ende më të fuqishëm zërin e nxënësve”, thotë Hodai.
Në lidhje me problemet në arsim, ai shprehet se autoritetet nuk kanë hartuar plan strategjik, në bazë të të cilit do të zhvillohej arsimi në pesë vitet e ardhshme.
“Qeveria dhe institucionet arsimore deri më tash, një plan strategjik për arsimin nuk kanë pasur ose kanë pasur të llojit “Lorem ipsum” e hapë planin është bosh. Nuk kanë ditur ku e shohin arsimin pas pesë viteve. Ky është një problem shumë i madh, problem kyç më pas për të filluar me problemet tjera të vogla për shkak se arsimi është një proces afatgjatë, nuk është proces që do mendojmë ne sot për nesër, është një proces që çka do të mbjellësh sot, do të korrësh pas 10 viteve”, thotë Hodai.
Në lidhje me zhvillimin e mësimit në kohë pandemie, ai shprehet se duhet të bëhet në mënyrë të kombinuar.
‘Propozimi jonë ka qenë mësim me model të kombinuar sepse duhet edhe gradualisht të punohet në rikthim të nxënësve dhe të studentëve në bankat shkollore dhe në universitete. Ka pasur një periudhë të gjatë kohore që jemi shkëputur komplet nga procesi arsimor dhe kjo është shumë e rrezikshme për të ardhmen e vendit. Në raportet e Bankës Botërore kemi kuptuar që për shkak të kësaj shkëputjeje, nga kriza pandemike botërore, nxënësit nuk kanë mësuar asgjë të re është. E keqe që edhe ato që i kanë mësuar përpara krizës kanë filluar ti harrojnë”, shprehet Hodai.
Qindra nxënës nga të gjitha shkollat e mesme të cilat janë në territorin e Komunës së Tetovës u mblodhën sot në një vend, jo për të festuar fillimin e vitit shkollor por përkundrazi ata këtë vit shkollor e pritën duke protestuar kundër mësimit online. Këtë fakt nuk e pranojnë drejtorët e shkollave të mesme, ata për Portalb.mk thanë se numri i nxënësve që kanë bojkotuar mësimin për shkak të protestave ka qenë 0 apo minimal, të kundërtën e dëshmon kamera e Portalb.mk.
Me pankarta në të cilat shkruhej “Nuk duam mësim nga distanca” u mblodhën qindra nxënës të shkollave të mesme para Gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejçinoviç”, të njëjtit kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të ndryshoje vendimin për mbajtjen e procesit arsimor, gjegjësisht në atë me prezencë fizike.
Asmir Xhelili ishte një nga protestuesit, i cili na tha se do të vazhdojnë me protestat, gjegjësisht me bojkotin e mësimit nga distanca deri në momentin kur zëri i tyre do të dëgjohet për shkak se siç thotë ai, mësimi online nuk është efikas.
“Jemi duke protestuar kundër mësimit online dhe duam mësim me prezencë fizike për shkak se vetëm ai është efikas, mësimi online nuk mund të ketë efikasitet. Mendojmë të vazhdojmë me protestat deri sa të arrijmë qëllimin tonë. Kemi bojkotuar mësimin online, tash momentalisht është dash të jemi në mësim mirëpo ne jemi këtu, që i bije se automatikisht kemi bë bojkot të mësimit” tha Asmir Xhelili, nxënës.
Çfarë thonë drejtuesit e Shkollave të Mesme në Tetovë?
Miqerem Rizai, drejtoreshë e “Gjimnazit 7 Marsi”.
Miqerem Rizai, drejtoreshë e Shkollës së Mesme “Gjimnazi 7 Marsi” tha se asnjë kujdestar klase nuk e ka informuar atë se ka pasur bojkot të organizuar nga nxënësit, megjithatë, pret të dhënat për të parë në qoftë se kanë bojkotuar nxënësit e pasdites.
“Numri i nxënësve të cilët u kyçën në Platformën Kombëtare ishte më i vogël se zakonisht, kishte disa defekte në platformë por është e kuptueshme sepse janë ditët e para dhe do të ketë vështirësi, besoj se do të rregullohen problemet teknike. Ka pasur numër të vogël të nxënësve që janë kyçur por nuk kam informatë prej nxënësve se të njëjtit kanë bojkotuar qëllimisht” tha Miqerem Rizai, drejtoreshë e “Gjimnazi 7 Marsi”.
Ndërkaq Isan Emini, drejtor i Shkollës së Mesme “Nikolla Shtejn” thotë se procesi ka vijuar me vështirësi të vogla, ndërkaq thekson se ka pasur bojkot të nxënësve pasdite.
Isan Emini, drejtor i Shkollës së Mesme “Nikolla Shtejn”,Tetovë.
“Shkolla jonë realizon mësimin nga distanca, në ora 7:30 kemi filluar me procesin, si çdo vit, edhe kur ka qenë me prezencë fizike ditëve të para kemi pasur vështirësi. Edhe sot evidentuam disa probleme teknike, aktualisht jemi në koordinim që ti zgjidhim të njëjtat. Para dite nuk ka pasur nxënës që kanë bojkotuar mirëpo pasdite po, nuk i komentoj protestat, është e drejtë e nxënësve” theksoi Isan Emini, drejtor i “Nikolla Shtejn”.
Mirjeta Iljazi, drejtoresha e Shkollës së Mesme “8 Shtatori” potencoi se mësimi nga distanca në shkollën e saj është duke shkuar në rregull, ndërkaq sa ju përket bojkotit dhe protestave tha se ka pasur vetëm dy deri në tre nxënës që kanë bojkotuar mësimin për këtë arsye.
Mirjeta Iljazi, drejtoreshë e “8 Shtatori”.
“Procesi arsimor është duke shkuar mirë, nuk ka ndonjë problem të madh. Është shumë më mirë saqë e kemi prit, kemi prit realizim më të vogël të procesit, të gjithë profesorët janë në klasa dhe gjithçka shkon mirë. Sa ju përket protestave, shumë pak mësimdhënës më kanë përmend se nxënësit e tyre janë në protesta, ka që kanë shkruar se nuk kyçen për x arsye, por pa për protestat, ndoshta 2-3 nxënës” tha Mirjeta Iljazi, drejtoreshë e “8 Shtatori”.
Nuk ka bojkot të mësimit nga distanca thotë edhe drejtori i Shkollës së Mesme “Mosha Pijade”, i njëjti potencoi problemet me të cilat hasen mësimdhënësit dhe nxënësit, gjegjësisht mungesa e pajisjeve të nevojshme.
Nebojsa Trpkovski, drejtor i “Mosha Pijade”, Tetovë.
“Procesi arsimor është duke shkuar në rregull, kemi probleme me kompjuterët e vjetër të cilët nuk i kënaqin performancat e nevojshme, përpjekkemi ti përforcojmë të njëjtit, internetin e kemi të mirë, ka disa probleme teknike. Në shkollën tonë nuk ka pasur nxënës që protestojnë, kemi pasur nxënës që nuk kanë kompjuter apo internet, vetëm kjo është, nuk ka bojkot” tha Nebojsa Trpkovski, drejtor i “Mosha Pijade”.
Ndryshe, në kuadër të Komunës së Tetovës, sipas të dhënave nga Komuna e Tetovës, në shkollë me prezencë fizike kanë filluar 3400 nxënës nga klasa e parë deri të tretën. Në përgjithësi, Komuna e Tetovës numëron 9.850 nxënës të shkollës fillore dhe 6300 të shkollës së mesme.
Në qytetin e Shkupit vazhduan protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, pas vendimit të Komisionit rregullator për energjetike, transmeton Portalb.mk.
“Ne kërkojmë të vendoset rende dhe kontroll mbi këta kompani elektroenergjetike, që të mos dëmtohet qytetari. Presim përgjigje në veçanti nga kryeministri Zaev, i cili akoma nuk po e sheh të rrugës të na fton për bisedime. Nuk protestojmë kundër qeverisë, por për tu ulur me qeverinë për të zgjidhur problemin që qytetarët e kanë. I bëjmë thirrje kryeministri të reflekton dhe të na ftojë në bisedime”, deklaruan organizatorët.
Ata i përsëritën kërkesat e tyre, si anulimi i vendimit të fundit të Komisionit për rregullator energjetik, zbritjen e rrymës për 33%, ulje të TVSH nga 18% në 5 %; Parlamenti të shkarkon komisionit dhe të formon komision me ekspert të huaj dhe vendit; rrjeti i distribuimi të kalon në pronësi të shtetit dhe falje të borxhit të rrymës elektrike për qytetarët e rasteve sociale.
Ata raportuan se të martën do të kenë takim me deputetët e BDI-së, ASH-AA dhe presin edhe me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në për zgjidhjen e problemit.
Ndryshe, protestat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Sipas autoriteteve, me çmimin e ri, nëse keni faturë 1.500 denarë, duhet të paguani 100 denarë më shumë.
Adhuruesit e çiklizmit malor nga nesër do të mund ta shijojnë rrugën e re në Vodno, e cila është pjesë e projektit “Park i biçikletave, Vodno”, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Zyrtarisht hapja e rrugës do të bëhet në ora 12:00, ndërkaq paraprakisht, të gjithë çiklistët janë ftuar të marrin pjesë në garën të organizuar nga “Prv do vrv”. Gara do të filloje në ora 10 në stacionin policor në Vodno, pjesëmarrja është pa pagesë.
Rruga e Biçikletave në Vodno.
Rruga e re për biçikleta është me gjerësi prej më shumë 3 metrash, gjatësi nga 3.432 metër dhe nis nga stacioni policor në Vodno. Në mënyrë që të rritet siguria e vizitorëve të Vodnos, kjo rrugë është paraparë vetëm për çiklistët, gjegjësisht është ndarë nga rrugët të cilat janë për këmbësorët dhe alpinistët.
Projekti për rregullimin e kësaj rruge për çiklistët në Vodno është realizuar në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonaë (Regional Cooperation Council).
Ndryshe, me ndërtimin e rrugës për biçikleta në Vodno, është hapur një mundësi e re për turistët e Shkupit edhe të Maqedonisë së Veriut. Kjo rrugë i përmbush të gjitha kushtet për organizimin e garave ndërkombëtare në Vodno.
Rruga e Biçikletave në Vodno.Rruga e Biçikletave në Vodno.Rruga e Biçikletave në Vodno.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump u largua përkohësisht nga Qendra Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed brenda një automobili të blinduar i shoqëruar nga agjentë të Shërbimit Sekret, për të përshëndetur mbështetësit që kishin ardhur jashtë spitalit dhe që brohorisnin me flamuj në duar. Por kjo dalje është konsideruar e një papërgjegjsie të lartë. CNN në një analizë thotë se kjo luftë e Trumpit me Kovid-19 deri më tani nuk e ka bindur atë që t’i japë përparësi një qasjeje të përgjegjshme ndaj një pandemie. e cila ka vrarë 209,000 amerikanë, njofton Portalb.mk.
Ky veprim, thuhet se ka rrezikuar agjentët e Shërbimit Sekret të cilët kanë qenë duke e shoqëruar presidentin Trump në SUV e tij të blinduar dhe të cilët kanë qenë të veshur me maska, mburoja fytyre dhe kostum për t’u mbrojtur nga infektimi me virusin Kovid-19.
Një mjek në siptalin Walter Reed e quajti veprimin të papërgjegjshëm, transmeton Zëri i Amerikës.
Dr. James Phillips, i cili është gjithashtu shef i mjekësisë së fatkeqësive natyrore në Universitetin George Washington, shkroi në Twitter se automjeti special ku ndodhej presidenti është i izoluar ndaj një sulmi kimik.
“Rreziku i transmetimit të COVID19 brenda tij është aq i lartë sa i tejkalon procedurave mjekësore. Papërgjegjshmëria e treguar është befasuese. Mendimet e mia janë me Shërbimin Sekret që ishte i detyruar ta shoqëronte,” shkruajti Dr. Phillips, duke iu referuar shoferit dhe një agjenti shoqërues në sediljen e përparme.
Nga ana tjetër një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë kishte thënë se ishin marrë masat e duhura paraprake për realizimin e kësaj lëvizjeje për të mbrojtur presidentin dhe të gjithë ata që e mbështesin, përfshirë mjete mbrojtëse personale.
Ky veprim ka ardhur mes hamendjes së vazhdueshme për gjendjen e vërtetë shëndetësore të Presidentit pas një fundjave në të cilën Shtëpia e Bardhë bëri përpjekje të mëdha për të minimizuar seriozitetin e çështjes së tij. Por detaje, sipas CNN-it, në lidhje me përzierjen e terapive që po merr, nënkuptojnë se ai po përjeton komplikime nga sëmundja edhe pasi mjekët e tij thanë se ishte e mundur që ai të hënën të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.
Pas gjashtë muajsh, me protokolle të veçanta shtëpitë studentore i kanë hapur dyert e tyre, pasi që në mars janë mbyllur në pajtueshmëri me mbrojtjen dhe parandalimin e shpërndarjes së virusit korona. Këtë vit, edhe pse mësimi në pjesën më të madhe të fakulteteve do të zhvillohet online, megjithatë shtëpitë janë hapur edhe atë me kapacitet të zvogëluar, njofton Portalb.mk.
Meta.mk, e ka vizituar shtëpinë studentore “Kuzman Josifovski Pitu”, ku shumica e studentëve prisnin radhë që t’i marrin dhomat e tyre në shtëpinë studentore. Pjesa më e madhe e studentëve të pranishëm i kanë respektuar protokollet e tyre, kanë bartur maska dhe kanë mbajtur distancë. Nga Udhëheqësia e Shtëpisë rregullisht rikujtojnë për obligimet që të mbahet distanca.
Prej dje, Qendra Shtetërore Studentore i ka publikuar oraret për akomodim ku studentët do të munden të shohin nëse u është miratuar qëndrimi në shtëpitë studentore dhe në cilën ditë të javës do të duhet që të vendosen, aty ku kanë aplikuar.
Duke filluar prej sot, nga 100 studentë në periudhë prej orës 10 deri në ora 14 do të kenë mundësi që të vendosen në shtëpitë studentore, pas plotësimit paraprak të dokumentacionit. Nëse studenti nuk është në mundësi që të vendoset sot, të njëjtën mund ta bëjë në cilëndo ditë-pune prej 15 tetor, në pajtueshmëri me terminët e theksuara.
Këtë vit, shtëpitë studentore do të punojnë nën protokolle të veçanta, kështu që në çdo dhomë ku ka dy shtretër do të vendoset vetëm një student, a atje ku ka katër shtretër do të vendosen më shumë katër studentë. Gjithashtu, është e ndaluar që të shfrytëzohen hapësirat e përbashkëta, a ushqimet do të funksionojnë në mënyrë që, tavolinat do të jenë të distancuara në dy metra, a në çdo tavolinë për katër persona do të ulen më së shumti dy studentë.
Paraprakisht, Qeveria ka vendosur që financiarisht t’u ndihmojë studentëve, pasi që me rekomandim të Komisionit të Sëmundjeve Infektive e miratoi vendimin për hapjen e shtëpive të studentëve me kapacitet të ulët. Për shkak kësaj, akomodim privat ose transport prej vendit ku jeton deri në vendin ku i zhvillon studimet do të shfrytëzojnë 884 studentë. Studentët deri më 10 tetor mund të aplikojnë për ndihmë financiare të njëhershme prej 6.000 denarëve për pagesë gjatë regjistrimit të semestrit, akomodim në shtëpi studentore ose akomodim privat.
Në periudhën e fundit, sipas pritjeve të autoriteteve shëndetësore numri i të infektuarve me KOVID-10 është rritur, për këtë Qeveria miratoi masa të reja restriktive për mbrojtje me të cilat në objektet hotelierike do të ndalohet shfaqja e këngëtarëve dhe DJ-ve në të gjitha objektet e hotelierisë. Do të zvogëlohet numri i njerëzve që mund të ulen në një tryezë në hotelieri nga 12 tani të lejuar në 4. Volumi i lejuar i muzikës është zvogëluar dhe është i kufizuar në 55 decibel. Të gjitha këto masa janë miratuar njëzëri.
Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski në profilin e tij në Facebook, mbrëmë ka njoftuar se është pozitiv në KOVID-19, njofton Portalb.mk.
“Edhe përskaj respektimit të përpiktë të masave, dëshiroj të ju informoj se pas simptomave të vogla që i kam pasur menjëherë kam bërë test për KOVID-19 dhe i njëjti ka dalë pozitiv”, theksoi Smilevski.
Për atë, kryetari i Komunës, apelon deri te të gjithë që të mos e nënvlerësojnë virusin dhe mundësinë për infektim, për këtë të jenë të gjithë maksimalisht të kujdesshëm.
“Nëse te ju ose te të afërmit tuaj i vëreni simptomat më të vogla konsultohuni me mjekët amë dhe mos refuzoni të testoheni. Më vjen keq dhe kërkoj falje nëse në mënyrë të pavetëdijshme në ditët e fundit e kam vendosur ndonjërin në situatë të palakmueshme”, thotë Smilevski.
Kryetari i Komunës, ashtu siç mundet të shihet edhe në profilin e tij në Facebook, ditët e fundit ka pasur vizita të shumta, në të cilat shihet se ka mbajtur maskë mbrojtëse.
Të shtunën, më 4 tetor e ka vizituar kompaninë “Kamel Solar”.
Paraprakisht, më 3 tetor ka qenë në Shkollën Fillore Penko, bashkë me ministren e Arsimit, MillaCarovska.
Më 1 tetor, i ka vizituar të gjitha shkollat fillore të Komunës së Butelit, me rastin e fillimit të vitit shkollor.
Më 30 shtator e ka vizituar një qendër tregtare në Radishan.
Ndërkaq, 10 ditë para se të infektohet ka pasur takim me kryeministrin ZoranZaev dhe ministrin e Transportit, BllagojBoçvarski, të cilët i kanë inspektuar punimet për rrugën Butel – Luboten.
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme, në kuadër të kontrolleve të përforcuara, ka sanksionuar shkeljet për defekte teknike të automjeteve të transportit publik.
“Janë sanksionuar 15 automjete, prej të cilave 12 për shkak të defekteve në pjesën e frenimit, dy automjete për shkak të defekteve të timonit, ndërsa një për shkak të defekteve të tjera. Automjetet janë përjashtuar nga trafiku dhe janë bërë paraqitjet e duhura. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme”, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.
Policia tanimë tre muaj kryen kontrolle të përforcuara, të cilat përfshin edhe kontrollin e defekekteve teknike të automjeteve të transportit publik. Më 31 gusht të këtij viti, MPB për vetëm 3 orë, ka regjistruar 52 shkelje të ndryshme te furgonët, autobusët dhe taksitë të cilët bëjnë transport të udhëtarëve në territorin e SPB Tetovë, SPB Veles dhe SPB Shtip.
Ekspertët theksojnë se kontrollet e transportuesve duhet të përforcohen dhe dispozitat aktuale ligjore, që kanë të bëjnë me defektet teknike të automjeteve që kryejnë transport të linjave të udhëtarëve, duhet të zbatohen në mënyrë strikte
Vitin e kaluar, në aksident e autobusit që ka ndodhur më 13 shkurt në fshatin Llaskarcë, kanë ndërruar jetë 16 persona, ndërsa 37 ishin lënduar rëndër. Për rastin “Llaskarca” po zhvillohet proces gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar dhe momentalisht ndodhet në fazën e diskutimit kryesor. Prokuroria përkrah tejkalimit të shpejtësisë së lejuar të autobusit të kompanisë “Durmo Tours”, dyshon se pikërisht defektet teknike të autobusit kanë qenë arsyeja për të cilën ka ndodhur fatkeqësia.
Me shfaqen e titulluar “Epsh dhe lakmi” të mërkurën mbahet premiera nga Teatri i Tetovës në Pallatin e Kulturës, regjisor i kësaj shfaqje është Fitim Selimi. Me kapacitet vetëm 30% të sallës, me ftesa të posaçme, maska dhe distancë do të mbahet kjo premierë, kështu njoftoi sot drejtori Bekim Ismaili, shkruan Portalb.mk.
Edhe pse në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, nga Teatri i Tetovës me kushte të veçanta bënë të mundur mbajtjen e premierës së “Epsh dhe lakmi”, kjo sipas drejtorit Ismaili do të jetë sfidë mirëpo diçka e mundur.
“Teatri i Tetovës do të funksionoje mbi bazë të disa protokolleve të reja për shkak të pandemisë, koha për hyrjen në teatër standard ka qenë 15 minuta para fillimit të teatrit, tash do të zgjatet për 30 minuta, rregullat tjera janë të përgjithshme si mbajtja e distancës, maskës dhe higjienës personale. Ne i kemi marrë të gjitha masat dhe mund të japim shfaqje me këto masa sigurie” tha drejtori i Teatrit të Tetovës, Bekim Ismaili.
Aktori Muzafer Etemi tha se gjithkush do të gjeje veten në këtë shfaqe, sipas tij ambicia për pasuri, epshet gjithmonë na fusin në rrugë pa kthim dhe më pas është e vështirë të dilet, ai shtoi se edhe në këto rrethana, teatri vazhdon me punë.
Kush thotë se Teatri i Tetovës nuk punon tash do ta ketë pak të vështirë. Edhe në këto rrethana ne vazhdojmë të punojmë, pas një procesi të vështirë në shfaqet paraprake ne nesër ju presim në teatër. Sa i përket përmbajtjes së shfaqjes, ambicia për pasuri, epshet gjithmonë na fusin në rrugë pa kthim që pastaj e kemi të vështirë të dalim” tha Muzafer Etemi, aktor.
Ndryshe, numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar marrë parasysh se do të shfrytëzohet vetëm 30% e sallës, për këtë arsye, premiera do të mbahet edhe të enjten me fillim në ora 19:00 ndërsa pjesëmarrësit duhet të arrijnë në pallatin e kulturës 30 minuta më herët pasi që të njëjtit do të duhet të identifikohen dhe të ju matet temperatura.
Pronarët e restoranteve dhe muzikantët protestuan para Qeverisë sepse nuk u pëlqejnë masat kundër Kovid-19, më parë në Tetovë dhe Kumanovë protestuan nxënës të shkollave të mesme kundër onlajn mësimit, ndërsa dje protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike u organizua nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Në ditën kur u regjistrua numër rekord prej 317 të infektuarve rishtas me kovid-19, nga të cilët 182 në Shkup, epidemiologët kujtojnë se çdo tubim është rrezik për përhapjen e Kovid-19, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.
“Ku ka grupim, ekziston rreziku i përhapjes së virusit. Grupimet duhet të shmangen, pavarësisht se janë jashtë. Nëse veç më duhet të shkojnë në protestë, le të mbajnë maska. Ne kemi pasur një problem të vazhdueshëm për gjysmë viti, nuk kemi pasur asnjë ditë pa ndonjë rast dhe një ditë pa vdekje”, thotë Aleksandar Stojanov, epidemiolog dhe drejtor i Qendrës për shëndet publik.
Prof. doktor Nikolla Panovski është i mendimit se protesta paraqet rrezik, por nga përvoja e deritanishme nga grupimet në protesta në botë, ka treguar se numri i personave të infektuar nuk është rritur dukshëm.
“Virusi mund të transmetohet nga personi në person nëse janë afër njëri-tjetrit. Nëse një është i infektuar, mund të infektojë dy ose tre persona. Protesta është rrezik, por jo për shpërndarje masive. Në partinë VMRO-DPMNE, e cila angazhohej të mos ketë zgjedhje për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, janë kontradiktorë dhe tani ata vetë organizojnë protesta dhe tubime. Në çdo rast, nuk ka të dhëna se pas protestës numri është rritur në mënyrë drastike, ja në Bullgari edhe në Serbi u protestua, por nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në numrin e të infektuarve rishtas. Është me rëndësi të mbahen maska. Në ambient të hapur, virusi përhapet nga njëri tek tjetri, dhe jo nga aerosolet që janë në ambientet të mbyllura”, thotë Panovski.
Sipas tij, tubimet si dasmat, festat dhe ahengjet në klube dhe kafene janë më të rrezikshme sesa protestat e hapura.
“Virusi po përhapet me të madhe në dhoma më të vogla të mbyllura. Ndodh gjithashtu edhe në tregje dhe protestave, por grumbullimi brenda është më i rrezikshmi. Tubimet e të rinjve, ku ata këndojnë dhe bërtasin, janë gjithashtu të rrezikshme” ka shtuar profesori.
Në protestën e sotme para qeverisë, muzikantët kërkuan takim me zyrtarë të qeverisë për të paraqitur masat e tyre për mbrojtje kundër kovid-19.
“Kemi ardhur në një kolaps financiar. Objektet tona i plotësojnë kushtet dhe ne mund të sjellim protokolle më të mira pune”, tha Goran Arsovski, i cili u prezantua si përfaqësues i klubeve të natës në vend.
Duke bërtitur “Duam shkollë” dhe “Stop platformës” nxënësit e shkollave të mesme në Tetovë sot marshuan nga Gjimnazi “Kiril Pejçinoviç” deri në sheshin “Ilirija”. Ata thanë se të gjithë nxënësit janë për mësim me prezencë fizike ndërkaq ata që nuk bojkotojnë, sipas tyre, e bëjnë këtë për shkak të kërcënimeve që ju vijnë nga kompetentët. Zëvendës ministri Arafat Shabani tha se edhe ai dëshiron mësimin me prezencë fizike por jo gjithçka shkon sipas dëshirës, i njëjti shtoi se orët e humbura do të zëvendësohen gjatë stinës së verës, shkruan Portalb.mk.
Një numër i madh i nxënësve sot në Tetovë protestuan kundër mësimit online, për shkak se sipas tyre kjo formë e mësimit nuk është efikase, ka nxënës që nuk kanë llaptop dhe shumë probleme tjera.
“Jemi mbledhur sot këtu për shumë arsye, e protestojmë mësimin online, ka shumë nxënës që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin online për shkak se nuk i kanë kushtet. Ndërkaq, edhe ata që i kanë kushtet hasen në shumë probleme, unë personalisht jam kyçur në mësimin online dhe nuk është efikase, të gjithë nxënësit e dinë, bojkoti jonë duhet të merret parasysh për shkak se siç mund të shihet një përqindje e madhe e nxënësve janë kundër” tha Amar Jahiji, një nga nxënësit protestues.
Ndërkaq një prej organizatorëve, Asmir Xhelili, bëri thirrje që sa më shpejtë të shpëtohet ky muaj i vitit akademik për shkak se siç thotë ai, shtatori iku dëm. Xhelili gjithashtu tha se këta nxënës, si organizatorë, nuk i ka kontaktuar asnjë institucion apo person kompetent.
“Si zgjidhje të vetme e shohim mësimin me prezencë fizike, përderisa muaji shtator na iku dëm, muaji tetor është asaj rruge. Andaj, është mirë që të gjendet një zgjidhje për të vijuar mësimin me prezencë fizike. Nuk kemi dërguar letër ministrisë, ata i shohin protestat, duhet të na marrin parasysh për shkak se ne jemi shumicë. Nuk na ka kontaktuar askush deri sot nga ministria e Arsimit dhe Shkencës, kemi biseduar me drejtoreshën dhe e njëjta pohoi se 76% e prindërve janë të mendimit se nxënësit duhet të fillojnë mësimin me prezencë fizike” theksoi Asmir Xhelili, nxënës.
Kush i kërcënon nxënësit?
Një prej protestuesve, Amar Jahiji, tha se të gjithë nxënësit janë për fillimin e procesit arsimor me prezencë fizike ndërkaq jo të gjithë protestojnë, kjo për shkak se siç thotë ai, ka pasur kërcënime ndaj nxënësve.
Protestat e nxënësve kundër mësimit online.
“Shumica nuk duan ta ndjekin, ata që e ndjekin e kanë nga kërcënimet që ju bëhen nxënësve për shkak se sipas dëshirës. Na kërcënojnë kompetentet, thonë që nxënësit të cilët nuk do ta ndjekin mësimin online do të përjashtohen, kjo është gabim se nxënësit duhet të kenë zë dhe ta shfrytëzojnë atë” shtoi Amar Jahiji, nxënës.
Protesta kundër mësimit online aktualisht zhvillohen edhe në Komunën e Strugës si dhe Komunën e Kërçovës, Jona Sela nga Struga për Portalb.mk thotë se do të vazhdojnë me bojkotin, e njëjta pret epilogun nga mbledhja e të shtunës që do ta mbajnë me UNSHM-në.
“Bojkoti i mësimit online do të vazhdoje, nuk e kemi caktuar ende protestën e radhës por është e sigurte që do të ketë. Ne të shtunën kemi mbledhje edhe me Unionin e Nxënësve të Shkollave të mesme, presim që edhe ata të na përkrahin” Tha Jona Sela, organizatore e protestave kundër mësimit online në Strugë.
Çfarë thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për këto protesta?
Sipas zëvendës ministrit të Arsimit, Arafat Shabani, me këto protesta vetëm humbin nxënësit për shkak se siç thotë ai, secila orë do të zëvendësohet dhe kjo hap telashe mësimdhënësve dhe vetë nxënësve.
“Me protestat mendoj se humbin nxënësit, unë nuk e dëshiroj këtë, sepse sipas rregullave çdo ditë që humbet prej shkollës do të zëvendësohet gjatë pushimit, për shkak se merret evidencë se cila shkollë sa orë ka humb, kjo hap telashe edhe vetë nxënësve edhe mësimdhënësve” tha Arafat Shabani, zëvendës ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Arafat Shabani, zëvendës ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Ai thase nuk mban krahasimi që bëhet shpesh për atë se kafenetë janë të hapura ndërkaq shkollat jo, sipas tij, në rast se ndonjë nxënës infektohet në shkolla, askush nuk dëshiron të marre përgjegjësinë për këtë ndërkaq në kafene për të shkuar dëshira është individuale.
“Askush nuk dëshiron të merr përgjegjësi në rast se dikush infektohet në shkolla, andaj lidhshmëria që e bëjnë me kafenetë që qëndrojnë të hapura nuk qëndron, për shkak se në kafene se a do të shkoj vendos individi ndërkar këtu shteti” shtoi Shabani.
Ai shtoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk është e vetmja kompetente për këtë, këtu përmendi Komisionin për Sëmundje Ngjitëse që sipas tij është më kompetente për të vendosur se a duhet të mbahen shkollat online apo me prezencë fizike. Ndërsa sa i përket Platformës Kombëtare, zëvendës ministri Shabani tha se “Është duke funksionuar shumë mirë, mbi 80% të nxënësve dhe mësimdhënësve janë kyçur”.
Ndërkaq sipas ministres së Arsimit Mila Carovska, në asnjë shkollë të Maqedonisë së Veriut nuk ka bojkot të organizuar të mësimit, ajo këta protestës i quan disa individid që së shpejti, duke ndjekur trendin do të kyçen në mësimin online.
“Për momentin nuk ka bojkot të plotë në asnjë shkollë, janë nxënës individ që unë jam e sigurt, duke ndjekur trendin e paraqitjes dhe fati te nxënësit që paraqiten edhe përkundër mësimit online, se do të kyçen në mësim. Kaluan vetëm dy ditë, ata janë dy ditë me orë kujdestarie, ku nxënësit adaptohen”, tha Milla Carovska.
Megjithatë, kamera e Portalb.mk dëshmoi se numri i nxënësve të cilët protestojnë kundër mësimit online dhe kanë vendosur të bojkotojnë këtë të fundit, është shumë i madh, marrë parasysh këtu faktin se qindra nxënës protestojnë edhe në Kërçove dhe Strugë.
Raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin paraqet provën më të fortë për përkushtimin e qeverisë që ta transformojë shtetin sipas modelin evropian dhe të mundësojë qasje të barabartë deri te drejtësia, mundësi të barabarta për të gjithë dhe barazi para ligjit, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, njofton Portalb.mk.
Në raport, ashtu siç thekson ministri, na kanë dhënë pranim për zhvillimin e mirë të reformave në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit, a njëkohësisht është konstatuar harmonizimi i kornizës ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me standardet evropiane.
“Institucionet tona janë të gatshme për transformim dhe evropeizim të Maqedonisë së Veriut dhe presin që përfundimisht të fillojë konferenca e parë ndërqeveritare në dhjetor të këtij viti”, tha Mariçiq.
Pas fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare për zbatimin e reformave të cilat do të jenë të ndjekura detalisht nga Komisioni Evropian dhe Bashkimi Evropian, ashtu siç theksoi ministri i Drejtësisë do të miratohet udhërrëfyes për kapitujt në pjesën e sundimit të së drejtës, më saktësisht Kapitujve 23 dhe 24, të cilat vendi ynë si kandidat për anëtarësim në BE duhet që t’i ndërmarrë në bisedime me qëllim që me sukses t’i përfundojë të njëjtat dhe të shkojë drejt anëtarësimit në Union.
“Vlerësoj se ky raport dhe me hapjen e bisedimeve deri në fund të vitit kemi pozicion fillestar. Vijon periudhë e transformimit dhe evropeizimit në të cilën çdo qytetar duhet të ndjejë ndryshim të dukshëm dhe të prekshëm, standarde më të larta dhe kushte ë të mira nga institucionet, sistem më funksional, barazi përpara ligjit dhe mbrojtje e të drejtave”, tha Mariçiq.
Ai shtoi se me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut mund të bëhet vend më i mirë për jetesë.
“Edhe unë besoj se ne si Qeveri do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë këto kushte dhe ta sjellim ndryshimin e shumëpritur sipas të cilës vendi ynë do të duhet që të jetë anëtare e plotë e BE-së”, tha Mariçiq.
Ministria e Brendshme dje ka sekuestruar tetë armë, si dhe një laborator për drogë, heroinë dhe marihuanë, si dhe ka kapur shtatë persona. Zyrtarët e policisë nga Departamenti i Policisë kriminale Sektori për Tregti të Paligjshme të drogave, armëve dhe materieve të rrezikshme më datë 07.10.2020 në koordinim me SPB Kumanovë, SPB Shtip dhe SPB Veles, pasi paraprakisht kishin marrë urdhër për bastisje nga Gjykata Themelore Kumanovë dhe Gjykata Themelore Shtip zhvilloi bastisje nëpër shtëpi dhe hapsira të tjera në fshatin Kojkovë të Kratovës dhe në fshatin Zlletovë dhe arrestoi perosonat D.M (25), Z.M (44), M.M dhe L.M, njofton Portalb.mk.
Gjatë kontrolleve, janë gjetur tetë armë pa dokumentacion (tre karabina, katër pushka gjuetie, një pushkë e kalibrit të vogël). Afër shtëpisë së L.M. në fshatin Kojkovë u zbulua një plantacion i mbjellë me marijuanë dhe një laborator për përpunim, kërcell marihuane të mbjella (rreth 2 m), 10 kavanoza me ekstrakt marihuane, një sasi e madhe e farave të marijuanës, mjet për tharjen e marijuanës, një sasi të madhe marijuan në proces e sipër të tharjes, enë në të ciën zihet marihuana, mbetjet në thasë të marijuanës së shtrydhur.
Materialet e gjeturaMaterialet e gjetura
Në momentin kur zyrtarët e policisë kishin filluar me bastisjet, një proces i përpunimit të marijuanës ishte duke ndodhur në laborator, njoftojnë nga MPB-ja.
Materialet e gjetura
Zyrtarët e policisë kanë bastisur gjithashtu shtëpinë e T.J. (26) nga Velesi, gjatë së cilës, ishin gjetur dy kilogramë marijuanë dhe sende të tjera.
Materialet e gjetura
Në një aksion shtesë të SPB Strumica dhe SPB Veles, është kapur H.B. (44), trafikant i heroinës nga Velesi. Më 07.10.2020, Departamenti i Policisë Kriminale në SPB Strumicë ndërmori masa dhe aktivitete te S.I. nga Strumica, ku gjeti 50 gram heroinë ndërsa e blinte nga njerëz të tjerë. Personat u larguan me një veturë BMW, por pas masave të ndërmarra, u kapën H.B. nga Velesi dhe M.O. (34) nga fshati Buzallakovë. Kundër tyre do të ngriten padi adekuate në zyrën e prokurorit kompetent.
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll do të përballet në Shkup kundër reprezentacionit të Republikës së Kosovës sonte prej orës 20:45, për të vazhduar garën drejt ëndrrës evropiane, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Toshe Proeski” në Shkup, është ndeshje në kuadër të ndeshjeve për kualifikim në “Euro2020”.
Ekipi që do të fitojë sonte, do të përballet me fituesin e ndeshjes Gjerogji-Bjellorusi, që do të fillojë në ora 18:00. Ndeshja e radhës për fituesin e ndeshjes së sotme do të zhvillohet më 12 nëntor.
Ndeshja RMV-Kosovë fillimisht ishte planifikuar të mbahej në muajin mars, po për shkak të anulimi të garave sportive si rezultat i pandemisë, edhe kjo ndeshje ishte anuluar. Federata e futbollit në Maqedoninë e Veriut ka raportuar se kthimi i të hollave për biletat e blera nga tifozët për ndeshjen e 23 marsit, do të fillojë prej nesër.
“Federata e futbollit të Maqedonisë informon se prej nesër (09.10.2020) deri më 23.10.2020 përmes MK Tiketc, do të bëhet kthimi i parave për biletat e blera për ndeshjen e anuluar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, që fillimisht duhej të luhej më 23 mars 2020”, raportojnë nga FFM.
Tifozët për të kthyer të hollat, duhet të kenë dokument për identifikim dhe biletën origjinale të biletës së blerë dhe të paraqiten në adresat e caktuara nfa FFM-ja në Shkup, Prilep, Shtip, Strumicë, Negotinë, Veles, Ohër dhe Manastir.
FFM-ja sqaroi se gjithë qytetarët që kanë probleme, duhet të komunikojnë përmes adresës contact@mktickets.mk.
Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut sot mori pjesë në Forumin global për siguri “Globsel 2020” në Bratislavë, transmeton Portalb.mk.
Pas konferencës, presidenti Pendarovski zhvilloi takim me presidentet sllovake, Suzana Çaputova.
Kabineti i presidencës raportojnë se presidenti Pendarovski në takim ka theksuar raportet e mira bilaterale ndërmjet vendeve, si dhe përvojën sllovake në eurointegrime, si një ndihmë për negociatat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.
“Në lidhje me nevojën për forcimin e bashkëpunimin rajonal, presidenti Pendarovski deklaroi se modeli i suksesshëm i vendeve të Grupit të Vishegradit, është shembull i veçantë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, raportojnë nga Presidenca.
Ai në konferencën e sotme me temë “Ballkani Perëndimor pas Kovid-19”, sqaroi se mbështet idenë e “Mini Shengenit”.
“Ne nuk presim një bllokadë të re, këtë herë, nga Republika e Bullgarisë”, deklaroi në konferencë Pendarovski, duke vlerësuar se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përgatitur për t’i filluar negociatat. Ai sqaroi se një takim i komisionit maqedono-bullgar për histori e arsim është planifikuar për këtë muaj.
Kabineti i presidencës raportoi se do të mbështes çdo marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që ndikon në stabilitetin e rajonit.
Ndeshja filloi me një gol të shënuar nga Benjamin Kololli në minutën e 16-të, kur futbollisti i Kosovës shënoi gol në portën e tij, duke kaluar Maqedoninë e Veriut në epërsi 1-0, transmeton Portalb.mk.
Një gabim të portierit vendas, e shfrytëzoi mjaft mirë Hadërgjonaj, duke barazuar rezultatin, 1-1. Pas katër minutave, në minutën e 33-të, Maqedonia e Veriut përmes golit të Velkovskit me kokë, kaloi përsëri në avantazh, 2-1.
Në pjesën e dytë, Maqedonia e Veriut arriti të shënojë dy gola, por u anuluan për shkak se ishin në pozitë jashtë lojës. Pjesa e dytë mbaroi pa asnjë gol dhe mundësi për gol, përveç dy mundësive të arta në minutat shtesë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia e Veriut do të përballet me ekipin e Gjeorgjisë në garën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm. Ndeshja e radhës do të luhet më 12 nëntor.
Maqedonia e Veriut këtë ndeshje e nisi me: Dimitrievskin; Bejtullain, Velkovskin, Musliun; Ristovskin; Nikolovin, Ademin, Alioskin; Bardhin, Nestorovskin dhe Pandevin. Kosova këtë ndeshje e nisi me Muriqin, Kolollin, Alitin, Dresheviqin, Vojvodën, Berishën, Shalën, Zenelin, Celinën, Hadërgjonajn dhe Nuhiun.
Gjergj Dedaj, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar sot në lidhje me pamundësinë që trupi diplomatik të mos ndjek ndeshjen nga stadium.
“Fatkeqësisht nuk u lejohet hyrja as autoriteteve zyrtare të Kosovës, nuk u lejohet as përfaqësuesve, diplomatëve që jemi këtu. Mendoj që është një lëshim sepse kanë pasë mundësi që brenda stadiumit së paku me qenë autoritetet dhe zyrtarët”, deklaroi Dedaj, duke sqaruar se ka insistuar te jetë present në ndeshje.
Ndryshe, RMV-Kosovë fillimisht ishte planifikuar të mbahej në muajin mars, po për shkak të anulimi të garave sportive si rezultat i pandemisë, edhe kjo ndeshje ishte anuluar. Federata e futbollit në Maqedoninë e Veriut ka raportuar se kthimi i të hollave për biletat e blera nga tifozët për ndeshjen e 23 marsit, do të fillojë prej nesër.
Tifozët për të kthyer të hollat, duhet të kenë dokument për identifikim dhe biletën origjinale të biletës së blerë dhe të paraqiten në adresat e caktuara nfa FFM-ja në Shkup, Prilep, Shtip, Strumicë, Negotinë, Veles, Ohër dhe Manastir.
FFM-ja sqaroi se gjithë qytetarët që kanë probleme, duhet të komunikojnë përmes adresës contact@mktickets.mk.
Nga sot në ora 19:00 deri me datë 15 tetor në pallatin e kulturës në Tetovë do të mund të ndiqen gjithsej 15 filma me regjisor të kalibrit evropian dhe atij nacional. Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Tiff Oda” edhe pse në kushte pandemie, arriti të mbaje të gjallë frymën e filmit në qytetin e Tetovës dhe më gjere, kështu duke organizuar këtë festival përkundër vështirësive gjatë rrugës, shkruan Portalb.mk.
“Tiff Oda” gjatë 9 dekadave të fundit vazhdimisht në muajin tetor-dhjetor ka mbajtur të gjallë famëdashësit e rajonit të pollogut dhe më gjerë, e këtë vit edhe pse në kushte të jashtëzakonshme dhe jo aq të lehta për të organizuar një festival, organizatorët e këtij festivali ia dolën që dhjetëra filma, shumë premiera të shfaqin para publikut tetovar dhe më gjerë.
Berat Aasni është një prej organizatorëve kryesor të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit “Tiff Oda”, ai tregoi mënyrën se si këtë vit do të funksionoje ky festival dhe shtoi se me përzgjedhjen e filmave, janë munduar ti përshtaten çdo nacionaliteti, grup moshë apo kategorie tjetër të njerëzve.
Berat Asani nga “Tiff Oda”.
“Këtë vit, në kushte pandemie kemi dy lloje të shfaqjes së filmave edhe atë formën online dhe me prezencë fizike, ku në filmat që do të jepen me prezencë fizike do të ketë edhe protokolle që do të duhet të respektohen si dhe shkurtim të auditorit ndërkaq online do të mund të kyçet çdokush. Këtu bëjnë pjesë filmat të metrazhit shkurt, flitet për filma nga gjithë Evropa dhe bota, gjithsej 40 shtete dhe 50 filma të metrazhit shkurtë ku juria jonë do të përzgjedh çmimet kryesore për këtë” theksoi Berat Asani nga “Tiff Oda”.
I njëjti tha se ka hasur në shumë vështirësi në organizimin e këtij festivali, megjithatë, sipas tij “Gjithmonë është kënaqësi që publikut tonë ti sjellim sa më shumë premiera dhe jam falënderues të gjithë autorëve që i kanë besuar festivalit tonë që për herë të parë në trojet tona të shfaqen filmat e tyre”
Ndërkaq sipas profesorit në Fakultetin e Artit Dramatik, Afrim Spahiu, është e rëndësishme që të gjithë ata që e duan filmin të vijnë këtë javë në teatër dhe të ndjekin filmat e përzgjedhur mirë nga organizatorët e festivalit, të cilët sipas tij, kanë bë një punë të shkëlqyeshme edhe përkundër vështirësive të mëdha në kohë pandemie.
Afrim Spahiu.
“Rrugëtimi që ka filluar ka marrë rrugëtimin e mbarë, përkundër të gjitha probleme që i kemi ne si shoqëri ngërtheu edhe një problem i madh siç është ky me pandeminë, natyrisht ka ndikuar edhe në sferën e kulturës, por duke parë guximin dhe angazhimin e trupës organike të festivalit ja kanë dalë të realizojnë një tërësi apo koncept të filmave për një festival modest por shumë të fuqishëm. Tiff Oda çdo vjet ka një hije të re, një frymë dhe dritë të re, sivjet gërshetimi e merr fuqinë më të madhe ngase po hapet edhe një degë e vogël e festivalit, kujtesa, dhe në këtë kujtesë përmendet një nga autorët më të mëdhenj që ka pasur ish Jugosllavia, Bekim Fehmiu, i ndjeri në kohën e vetë ka realizuar një film të mrekullueshëm i cili i ka hapur dyer edhe kinematografisë jugosllave. Të gjithë ata që e duan pak filmin, e kanë derën e hapur, të urdhërojnë, të vijnë dhe të shohin filmat, lirisht të kritikojnë, fjala kritike nuk është negative por përkundrazi ndihmon shumë” theksoi në mes të tjerash profesori Afrim Spahiu.
Cila është përzgjedhja e organizatorëve për këtë edicion?
Nga gjithsej 3167 filma të cilat kanë konkuruar për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Tiff Oda”, gjithsej janë përzgjedhur 65 filma nga të cilët 50 do të konkurrojnë me njëra tjetrën për çmime të ndryshme. Filmat janë nga 122 shtete nga e gjithë bota.
Këto janë kategoritë dhe filmat e përzgjedhura:
Cine Balkan Panorama (Film me metrazh të gjatë):
Zana – Antoneta Kastrati – Kosovë / Shqipëri – 97 ’
Liqeni im – Gjergj Xhuvani – Shqipëri / Maqedonia e Veriut – 100 ’
Muzgu i Tetovës – Biljana Garvanlieva – Maqedonia e Veriut – 63 ’
Cirku fluturues – Fatos Berisha – Kosovë / Shqipëri / Maqedoni e Veriut – 115 ’
Verë e paharrueshme – Besnik Bisha – Shqipëri / Maqedonia e Veriut – 90 ‘
Cine Panorama Evropiane:
Mërgimi – Visar Morina – Gjermani / Belgjikë / Kosovë – 121 ’
Një Raund tjetër (Druk) – Thomas Vinterberg – Danimarkë – 115 ’
Një përrallë e tre motrave – Emin Alper – Turqi / Gjermani / Hollandë / Greqi – 108 ’
Si të jesh një grua e mirë – Martin Provost – Francë – 109 ’
“Nuk mund të ketë ekonomi të shëndoshë përderisa 50% të buxhetit familjar i shkon EVN-së” tha Krenar Osmani në fjalimin e mbajtur sot pas marshit protestues kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike në Tetovë. Një javë më herët nga BDI dhe ASH-AA premtuan se do të përkrahin çdo pikë të kërkesave të organizatorëve të protestave, megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ishte në protesta. Rexhepi nga ASH-AA tha se nuk kanë marrë pjesë në protesta që të mos u jepet ngjyrë politike ndërkaq dy deputetët e BDI-së nuk përgjigjen në thirrjet telefonike. Përkrahje për iniciativën e konfirmoi edhe deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli. Portalb.mk mëson se jemi shumë afër realizimit të një projekt-ligji me anë të së cilit do të tentohet realizimi i kërkesave, shkruan Portalb.mk.
Cilat janë kërkesat e këshillit organizativ?
Anulimi i rritjes së fundit të çmimit së energjisë elektrike.
Zbritja e çmimit të kilovatit për 46%.
Eliminimi i monopolit të EVN-së
Ulja e TVSH-së nga 18% në 5%.
Krijimi i një trupi të tretë arbitrar i cili do të monitoroje punën e EVN-së, si dhe do të shqyrtoje kërkesat-ankesat e konsumatorëve.
Falja e borxheve të akumuluara të rasteve sociale
Shlyerja e kamatë-vonesave për të gjitha shtresat e konsumatorëve.
Kjo ishte protesta e dhjetë me radhë e organizuar menjëherë pas vendimit që e solli KRRE për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrikë për të gjithë qytetarët e RMV-së, Krenar Osmani falënderoi pjesëmarrësit duke potencuar se do të vazhdojnë protestat deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Krenar Osmani nga “Boll Më”.
“Me ndihmën dhe përkrahjen tuaj, arritëm që për 10 javë me rend të organizojmë protesta dhe bllokada madhështore me vetëm një qëllim, që të ndalin zhvatjen, vjedhjen, nëpërkëmbjen e xhepit tonë. Ne nuk kërkojmë diçka më shumë se sa ekonomi të shëndoshë, e ekonomi të shëndoshë duke i dhënë 50% të buxhetit familjar EVN-së nuk mund të ketë, kjo gjë duhet të ndaloje dhe nga protestat nuk do të ndalemi derisa të realizohen kërkesat tona” theksoi Krenar Osmani, një prej organizatorëve të protestave nën moton “Boll Më”.
A po i afrohemi “Armëpushimit” mes protestuesve dhe kompetentëve?
Një javë më herët kryeministri Zoran Zaev në një konferencë për shtyp deklaroi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të konsideroje uljen e çmimit të TVSH-së për energjinë elektrike nga 18 në 5%.
“Gjithçka që është e mirë për qytetarët është menjëherë e pranueshme për mua që nga fillimi, por unë jam kryetar i qeverisë dhe ne duhet të llogarisim për të ditur se çfarë do të thotë kjo për stabilitetin ekonomik të vendit, burimet financiare të vendit dhe burimet e ndihmës për ekonominë e Maqedonisë”, deklaroi Zaev një javë më herët.
Megjithatë, edhe pse Krenar Osmani e cilësoi këtë si “hap i parë mirëbesimi”, ai potencoi se me uljen e TVSH-së do të realizohej vetëm një prej gjithsej 8 kërkesave të këshillit organizativ të protestave kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
“Hap mirëbesimi, hapi i parë i mirëbesimin se do të arrihet kompromis apo marrëveshja për realizimin e të gjitha kërkesave, ajo është realisht një nga 8 pikat e katër kërkesave” tha Krenar Osmani.
Protestat kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë eletrike.
Ndërkaq dhjetë ditë më herët organizatorët e këtyre protestave realizuan takim me koordinatorët e grupeve parlamentare të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe koalicionit Alternativa&Aleanca për Shqiptarët.
A po përgatitet aktualisht projekt-ligj ku do të përfshihen kërkesat e protestuesve?
Krenar Osmani tha se me koordinatoret e grupeve parlamentare është folur në lidhje me mënyrën e implementimit të kërkesave, ai shtoi se është në plan përgatitja e një apo disa projektligjeve në mënyrë që të hynë në rend dite kërkesat e tyre.
“Kemi bë ftesë publike për të gjithë koordinatorët e deputetëve të partive politike, ata duhet të jenë në mesin tonë këtu të protestojnë me ne, i kanë marrë votat tona. Në takim u fol rreth kërkesave dhe mënyrën e implementimin e tyre, a do të shkohet me një projekt ligj të veçantë apo me dy-tre projekt ligje, do të gjejmë modalitetin më të mirë për ta fut në rend të ditës kërkesat” tha Krenar Osmani.
Për këtë, koordinatori i grupit parlamentar të partisë Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, Zejd Rexhepi, për Portalb.mk tha se do të përkrahin çfarëdo projekt-ligji që do të propozohet nga organizatorët e protestave.
“Në parim ne i përkrahim kërkesat e tyre pasi që është pozitive fakti që kemi të bëjmë me një këshill që nuk ka asnjë përfitim por angazhohet ne dobi te qytetareve, në qoftë se janë ne atë drejtim ,ne absolutisht i përkrahim, unë edhe ne foltore të parlamentit kam fole shumë për këtë, madje kam kërkuar edhe më shumë, gjegjësisht që në kohë pandemie shteti pjesën përbërëse që e ka në elem të ua fale qytetarëve. Çfarëdo lloj ligji që të sjellët ne e përkrahim” tha Zejd Rexhepi, deputet.
Për atë se pse nuk ishte pjesëmarrës në protestat e organizuara sot në Tetovë, ai tha “Ka pasur anëtarë tonë që kanë marrë pjesë në protestat, ne nuk kemi dashur të jemi aty për shkak të asaj që mund të keqkuptohet vetë iniciativa, mund të thuhet se opozita i qëndron mbrapa, ne e përkrahim mirëpo nuk jemi organizator të saj”.
Edhe nga Lëvizja BESA, respektivisht nga deputeti Fadil Zejneli u premtua përkrahje e parezervë në rast të sjelljes së ndonjë ligji i cili do të ulte çmimin e energjisë elektrike, Zendeli përshëndeti iniciativën e qytetarëve dhe premtoi përkrahje me anë të votës në parlament.
Deputeti i BESA-s, Fadil Zendeli
“Absolutisht që do të përkrahim çdo iniciativë apo organizim demokratik që është në funksion të realizimit të të drejtave të qytetarëve, në rastin konkret ata cilësojnë se me rritjen e çmimit të energjisë elektrike dëmtohet kualiteti i jetesës së tyre dhe ne do ti përkrahim në zgjidhjen e këtij problemi” tha Fadil Zendeli për Portalb.mk.
Ndërkaq edhe pse u munduam të kontaktojmë me koordinatorin e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, si dhe deputetin Arbër Ademi, të njëjtit nuk u përgjigjen në thirrjet telefonike të gazetarit të Portalb.mk.
Megjithatë, vlen të theksohet se koordinatori i grupit parlamentar të BD-së, një javë më herët pas takimit me organizatorët e protestave kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, tha se ai dhe partia e tij do të përkrahin çdo iniciativë në drejtimin e uljes të çmimit të energjisë elektrike.
Ndryshe, edhe pse nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) u premtua se do të marrin pjesë në takim me organizatorët e protestave, të njëjtit momentin e fundit dhe pa dhënë asnjë shpjegim e anuluan takimin kështu duke krijuar një konfuzitet për atë se a do të përkrahin projekt-ligjin e mundshëm të propozuar nga iniciativa “Boll Më” apo jo.
Liri është të thuash jo për gjërat që s’do ti bësh, ishte ky mesazhi i këngëtares nga Tetova, Fjolla Ibraimi në intervistën e realizuar nga Portalb. Një këngëtare me vlera të veçanta e cila që kur ishte 12 vjeçe ka marrë pjesë në spektaklin e quajtur “Gjeniu i Vogël”, si dhe nëpër gara muzikore në Bullgari dhe në “Top Fest” ku dhe është përgëzuar me nga një çmim. Fjolla në intervistë përveç sferës së muzikës tregoi edhe eksperiencat e saja në sfera të tjera.
Fjolla Ibraimi
Ju keni qenë pjesë e spektaklit të quajtur “Gjeniu i Vogël”, a ishte kjo si një nismë për ju në sferën e muzikës?
Gjeniu i vogël për mua ka qenë fillimi i këndimit me një seriozitet më të lartë, mund edhe ti themi si nisma e parë më rëndësishme, ku unë 12 vjeçe nuk e kuptoja rëndësinë e vërtetë por që pa Gjeniun ndoshta kjo Fjoll s’do të ishte kështu.
Çmimi “The Grand Prix” në Bullgari
Cila ka qenë një prej eksperiencave të tua më të bukura në muzikë?
Më e bukura është rënd për tu përzgjedhur, muzika te mbledh gjithmonë me një ambient të bukur , një ndër momentet mbresëlënëse mund të them që ishte konkurrimi në garën internacionale në Bullgari, ku njoftova njerëz nga më të ndryshmit si dhe u përgëzova me çmimin Grand Prix.
Fjolla Ibraimi gjatë periudhës së pandemisë
Sa ka ndikuar pandemia e Covid-19 te ju, pasi i gjithë vendi ishte në karantinë ju a keni pasur shumë anulime të mbrëmjeve festive?
Covid-19 si gjithë të tjerët edhe neve artistëve na ndaloi mbi të gjitha muzikantët ishin të parët që u ndaluan, kemi pasur shumë anulime vazhdojmë të kemi por shpresoj qe shumë shpejt të kryhet dhe të kthehemi në normalitet.
Fjolla Ibraimi
Përveç muzikës ju merreni edhe me diçka tjetër madje dhe keni studiuar një drejtim të ndryshëm nga muzika, për ata që se dinë a mund të tregoni se me çfarë?
Përveç muzikës unë merrem edhe me rregullimin e thonjve përndryshe Nail Artist ku kam puntorinë time, punimet keni mundësi ti shihni edhe në instagram @fiooll_nails lirisht thënë që thonjtë janë pasion tjetër i imi. Sa i përket studimeve arsyeja që skam dashur të studioj muzikë është sepse mendoja që studimet do të më kufizonin në pjesën e këndimit, thjesht do i mësoja rregullat edhe s’do të mundja të dal jashtë kutisë së rregullave, kjo ishte shtytja e përzgjedhjes për Marketing Management/ Ekonomi, ku Marketingu më ka mësuar shumë vlera të përgjithshme në gërshetim me vlerat njerëzore dhe jetike, mendoj që çdo vendim që kam marrë në jetë më ka vendos fiks në pikën ku është dashur të jem.
Fjolla Ibraimi
Çfarë mesazhi do kishit dhënë për rininë?
Rinisë dua ti them që të mos e frenojnë veten në gjërat që duan ti bëjnë, të mos frikohen të bëjnë gabime sepse vetëm nga ato mund të nxjerrësh mësim, të kuptojnë që ata vendosin për jetën e tyre dhe mos lejojnë që dikush t’ju përzihet. Të kuptojnë që liria është të thuash JO për gjërat që s’do ti bësh! Mbi të gjitha të jetojnë të lumtur ku në fund të ditës të thuash ja vlejti të jetosh.
Ju mund të dëgjoni këngë të kënduara nga Fjolla duke klikuar këtu. Përndryshe më poshtë e keni një cover të kënduar në gjuhën angleze nga Fjolla.
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski sot deklaroi se në kuadër të aksioneve të përforcuara në komunikacion për vetëm një orë, nëpunësit policor kanë zbuluar 70 kundërvjatje, njofton Portalb.
“Në këtë një orë nga aksioni kemi 70 sanksione nga të cilat më shumë janë për automjete të paregjistruara, vozitje pa patentë shoferi, si dhe motoçiklistë të cilët bëjnë kundrëvajtje në komunikacion. Kontrollet e përforcuara të aksionit vazhdojnë gjatë kësaj site dhe ditëve në vijim. Nga 20 ditët sa i zbatojmë këto kontrolle të përforcuara të aksionit në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut deri më ani kemi shqiptuar mbi 9.000 sanksione për kundërvajtje në komunikacion nga të cilët numri më i madh janë shpejtësia e tejkaluar, vozitje pa patentë shoferi, kundërvajtje të motoçiklistëve, automjete të pregjistruara, etj”, potencoi Angelovski.
Ai apeloi qytetarët e Tetovës, si dhe tek banorët e Maqedonisë së Veriut të respektohen rregullat e komunikacionit me qëllim të komunikacionit të sigurt nëpër rrugët e shtetit.