Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Buxheti 2019, Qeveria do të angazhojë këshilltarë gjermanë për të rritur fuqinë punëtore

$
0
0

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka njoftuar se me propozim – buxhetin i vitit 2019, parashihet rritje e masave për punësim, të cilat do të mundësojnë rikualifikim dhe kualifikim të fuqisë punëtore. Për këtë, Qeveria parasheh angazhim të dy këshilltarëve gjermanë për realizim të arsimimit dualist, transmeton Portalb.mk.

“Për këtë qëllim, në bashkëpunim me kancelaren gjermane Merkel dhe me Qeverinë e Gjermanisë, do formohet komitet i përbashkët, shtesë në Qeverinë e Maqedonisë do të angazhohen dy këshilltarë nga Gjermani të cilët do të punojnë në implementimin dhe realizimin e arsimit dualist”, tha Zaev.

Sa i takon investimeve kapitale të cilat u bënë pjesë e rebalancit buxhetor të vitit 2018, kryeministri Zaev tha se periudha kohore që vijon 2018-2019, do t’i përshpejtojë realizimin e investimeve kapitale.

LEXO: Kuvendi e miratoi rebalancin buxhetor për vitin 2018

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski njoftoi se me buxhetin 2019 parashihet ulje e deficitit buxhetor për 0,5 për qind, në krahasim nga viti 2018.

“Me këtë buxhet qartë e kemi përmbushur atë çfarë e kemi parashikuar me strategjinë fiskale, konsolidim i matur fiskal, respektivisht ulje e deficitit buxhetor. Nëse në vitin 2017, deficiti buxhetor ishte 3 për qind, tash ai do të jetë 2,5 për qind”, tha Tevdovski.

Në debatin televiziv me gazetarë dhe ekspertë të ekonomisë, Zaev dhe Tevdovski kanë deklaruar se me propozim buxhetin 2019 do të sigurohen më shumë para për qytetarët, si bazë për zhvillim ekonomik, mbrojtje sociale dhe jetesë më të mirë.

Debati televiziv për propozim – buxhetin e vitit 2019

LEXO: Buxheti 2019: Rritje të rrogave për punonjësit në shëndetësi, Armatë, administratë publike dhe çerdhe

Rritje e pagave prej 10 për qind për mjekët specializant, dhe për 5 për qind për punonjësit shëndetësor, çerdhe, administratë publike dhe në Armatën e Maqedonisë, parashihen të ndodhin në periudhën kohore janar – shtator 2019, me buxhetin e vitit 2019. Propozim – buxheti i vitit 2019 do të kushtojë 3.7 miliardë euro, dhe pikat kryesore të saj u prezantuan dje në diskutim publik me sindikatat, odat dhe sektorin civil në Ministrinë e Financave, para se i njëjti të hyjë në procedurë kuvendore. Buxheti i vitit 2018 arriti vlerën 3.4 miliardë euro.


Google lanson Squoosh, aplikacionin e konvertimit të formateve të fotove

$
0
0

Konferenca e Zhvilluesve të Google për Chrome është duke ndodhur dhe një nga gjërat që doli prej saj ishte zbulimi zyrtar i Squoosh dje, një shërbim online i dizajnuar për të shfaqur aftësitë e reja të shfletuesit tuaj.

Squoosh është një konvertues online i imazheve, që konverton imazhet që ju ngarkoni në formate të ndryshme. Ky aplikacion nuk është projektuar si një konkurrent i platformave të ngjashme, por si një shërbim për teknologjitë e reja të internetit, transmeton Telegrafi.

Shërbimi punon në disa shfletues të internetit dhe jo vetëm në Chrome.

Squoosh merr një burim imazhi dhe e kthen atë në një nga formatet e mbështetura. Procesi është automatik dhe ndodh lokalisht pas shkarkimit fillestar të aplikacionit në shfletuesin.

Aplikacioni mbështet formatet OptiPNG, MozJPG, WebP dhe Browser PNG, JPG dhe WebP. Një vijë ndan imazhin në versionin origjinal dhe versionin e konvertuar.

Është e lehtë të kalosh në një format tjetër dhe të ndryshosh parametrat e tij. Thjesht klikoni në përzgjedhësin e formatit dhe përzgjidhni një format të ri: aplikacioni konverton imazhin në formatin e zgjedhur dhe e shfaq atë menjëherë në zonën e shikimit.

Një klikim në butonin e shkarkimit e ruan imazhin e konvertuar në sistemin lokal.

Flet Macron, mbreti i Marokut bën “një sy gjumë”, shihni reagimin e Donald Trump (Video)

$
0
0

Ndërsa udhëheqësit botërorë shënuan përvjetorin e njëqindtë të fundit të Luftës së Parë Botërore, në disa raste, fokusi vihej jo në ngjarjen kryesore, por në detajet e saj.

Një i tillë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është kapur kur mbreti i Marokut, Mohammed VI, u filmua, i ulur pranë Melania Trump, gjatë ceremonisë, duke “bërë një sy gjumë”.

Dhe një veprim i tij, ndonëse është injoruar nga Zonja e Parë, ka rënë në sy të presidentit amerikan, Donald Trump.

Një moment i tillë thuhet të jetë kapur derisa presidenti francez, Emmanuel Macron ishte duke mbajtur fjalimin në Paris.

“Sot”, kënga më e re nga Eni Koçi (VIDEO)

$
0
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Sot”.

Videoklipi është xhiruar nga “BlackFish Entertainment”, përcjell Koha.net. 

Muzika dhe teksti janë bërë nga vetë këngëtarja bashkë me reperin Gold AG, teksa Astrit Stafa është në përcjellje me kitarë.

Ekstradimi i Nikolla Gruevskit do të sqarohet në dokumentacion mbi 400 faqe (VIDEO)

$
0
0

Siç njoftoi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski procesi i ekstradimit të arratisurit Nikolla Gruevskit në Hungari ka filluar në Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka përgatitur dokumentacion prej mbi 400 faqe, në të cilën do të sqarohen arsyet se pse duhet të ekstradohet i apostrofuari në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Tashmë procesi i ekstradimit ka filluar. MPB në MD ka dorëzuar informacionin se Gruevski është në Budapesti. MD tashmë ka përgatitur dokumentacionin, ajo do të përkthehet dhe do të dorëzohet në institucionet në Hungari, në Ministrinë e Drejtësisë në Hungari. Atje do të sqarohet se pse duhet të bëhet ekstradimi i Gruevskit, në dokumentacion mbi 400 faqe”, tha Boshnjakovski.

Ai gjithashtu tha se: “Në kuadër të MPB është në vijim procedura për hetim të situatës se si Gruevski e ka lëshuar territorin. Për të kuptuar se a e kanë ndihmuar shërbime policore apo edhe ndokush nga jashtë”.

Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Mediat e Hungarisë shkruajnë se Gruevski është arratisur me pasaportë bullgare, kurse mediat serbe thonë se ai është arratisur nëpërmjet Shqipërisë.

LEXO: 24.hu: Gruevskin e ka ndihmuar qeveria serbe për ta kaluar kufirin
LEXO: Mediumi proqeveritar serb: Gruevski ka ikur në Hungari nëpërmjet Shqipërisë

Ndërkaq reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar.

LEXO: Arratisja e Gruevskit, Dimitrov realizoi bisedë telefonike me homologun hungarez
LEXO: Rot për Gruevskin: Hungaria i ka hapur kufijtë për emigrantët, mahnitëse
LEXO: Flekenshtajn: Vështirë ta imagjinoj se Hungaria do t’i japë azil politik Gruevskit

LEXO: DASH: Gruevski duhet të kthehet për ta mbajtur dënimin

Përndryshe, sot bëhen tre ditë që kur ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski u paraqit në rrjetin social fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Deri sa e ka shkruar njoftimin, ai ka njoftuar se është në Budapest. Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë e ka verifikuar IP adresën e tij, dhe ka njoftuar se Gruevski është në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimin të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

LEXO: Gruevski ka kërkuar azil në Ambasadën hungareze jashtë Maqedonisë, thonë nga Qeveria e Hungarisë
LEXO: Konfirmim edhe nga Hungaria, Gruevski ka kërkuar azil politik
LEXO: Spasovski: Përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit kërkoni nga gjyqtarët
LEXO: Arifi: Gjykata duhet të sjell urdhër Gruevskin ta dërgojnë në burg me përcjellje policore
LEXO: Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin e dënuar Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg? 

Qeveria e uli tatimin e ngrohjes qendrore nga 18 në 5 për qind, pritet ulje e ndotjes së ajrit (VIDEO)

$
0
0

Me uljen e tatimit nga 18 për qind në 5 për qind për përdoruesit e ngrohjes qendrore dhe me miratimin e ligjit të ri për veprimtari industriale, inspektim të rritur, ndryshim të ngrohjes së amvisërive dhe institucioneve publike, Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria e Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor parashohin ta luftojnë nivelin e ndotjes së ajrit në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Me këtë plan, për dy vjet parashihet të ulet ndotja e ajrit deri 50 për qind.

Sipas asaj që paralajmëroi zëvendësministri për Ekologji dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli fillimisht në sistemin engrohjes ekologjike do të kyçen institucionet publike, siç janë çerdhet, shkollat dhe institucionet shëndetësore. Megjithatë, tha se në rrjetin e ngrohjes parashihen të kyçen 10 mijë amvisëri.

“Shpresoj se shpejtë do të sillet vendim që të ulet TVSH-ja nga 18 në 5 për qind, që të nxitet kyçja në rrjetin e ngrohtores. 20 mijë amvisëri do ti ndryshojnë furrat joefikase të drurit, 15 mijë amvisëri do ta përmirësojnë efikasitetin energjetik të shtëpive, 3 mijë do të kyçen në rrjetin e gazit, 20 mijë do të ngrohen me klima. Pas dy vjetësh, nuk do të ketë asnjë amvisëri në gaz, naftë dhe qymyr”, tha Makraduli.

Në pjesët e qytetit, ku ndrojtja e ajrit do të jetë më e madhe, do të realizohet edhe qarkullimi i automjeteve tek a tek, edhe pse parashihet subvencionim i veturave hibride.

Meqë TEC Manastiri parashihet të jetë si njëri nga ndotësit më të mëdhenj aktual në Maqedoni, zëvendësministri Makraduli njoftoi se do në dhjetor do të nisin me planin operativ për masa më të rrepta dhe për mbarim të planit të lejes ekologjike të këtij termocentralit.

Për realizimin të këtyre masave, Qeveria e Maqedonisë ka paraparë 1,5 milionë euro, që janë plotësim i 20 milionë eurove për masat ekologjike në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Këto mjetet janë do të sigurohen me Buxhetin 2019, me rekomandim që të sigurohen financa shtesë për këtë program dhe të shfrytëzohen potencialet ekzistuese nga bashkësia e donatorëve.

Vogëlushi habit turistët, flet më shumë se dhjetë gjuhë për të shitur në rrugë (Video)

$
0
0

Kjo video është incizuar jashtë tempullit Ta Prohm nga Venus Goon, një turist malejzian.

Vogëlushi në video thotë se mund të flasë më shumë se dhjetë gjuhë, duke përfshirë kantonisht, mandarin, tajlandisht, japonisht, anglisht, gjuhën koreane, frënge dhe spanjolle, transmeton Telegrafi.

Ai kupton edhe gjermanisht, gjuhën tagaloge të Filipineve dhe malajas. Vogëlushi thotë se të gjitha këto gjuhë i mësoi nga turistët.

Sipas mediave lokale, djali është në klasë të 9-të. Babai i tij pikturon për turistët dhe vëllai i tij më i vogël shet gjithashtu suvenire në një çosh të rrugës. Zakonisht, ata shesin suvenire pas shkollës.

Pasi videoja e tyre u bë hit në rrjete sociale, qeveria e Kamboxhias premtoi të mbulonte shpenzimet e shkollës për ta.

Letra e Mukoskit, Arnaudovit dhe Vasilevskit dështoi t’i jepet edhe Kançevskës (VIDEO)

$
0
0

Përkrahësit e iniciativës “Maqedonia bllokon”, sot janë drejtuar për në lagjen Përzhino, drejt shtëpisë së ish ministres së Kulturës, Elizabeta Kançevska Mileska e cila është koordinatore e grupit të ri parlamentar, transmeton Portalb.mk. Por përpjekja e tyre ishte e pasuksesshme, sepse pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, të cilët ishin të vendosur në rrugë, i kanë ndaluar ata.

Demonstruesit derisa sa ecnin brohorisnin “Maqedonia, Maqedonia”,

Lideri i partisë së “Maqedonia e vetme”, Janko Baçev e kanë ftuar ish ministren që të dalë nga shtëpia e saj, dhe të solidarizohet me qytetarët, dhe jo, siç tha ai, me ata të Kuvendit, sepse ato kanë vetëm një qëllim, ta shesin Republikën e Maqedonisë.

“Dil Beti, dil, nëse nuk bën diçka tjetër, së paku për atë që je shtëpiake. Dil me popullatën dhe pranoje letrën nga qytetarët”, tha Baçev.

Letra e cila kërkohej që të pranohej nga Baçevi, ishte e njëjta që javën e kaluar ua lanë deputetëve Sasho Vasileski, Luben Arnaudov dhe Kërsto Mukoski.


Një dasmë tjetër në horizont, me unazën me vlerë marramendëse (FOTO)

$
0
0

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez u njohën në vitin 2016 në Madrid, në një dyqan Gucci, ku Georgina punonte, ndërsa futbollisti i njohur kishte shkuar për të bërë shopping. Vitin e kaluar ata janë bërë prindër të vogëlushes Alana Martina, ndërsa Ronaldo ka edhe tre fëmijë të tjerë, për të cilët kujdeset Georgina. Çifti ende nuk është martuar, por kohët e fundit zërat thonë se me shumë mundësi do të kemi një dasmë së shpejti, njofton Revista Class.

Gazeta portugeze “Correio da Manha” ka bërë të ditur se Cristiano i ka propozuar Georgina-s, e cila sigurisht që ka pranuar. Madje, ajo ka filluar të provojë fustanet e nusërisë dhe shumë pak njerëz janë në dijeni të detajeve, edhe pse dasma do të mbahet së shpejti. Georgina mban një unazë me diamantë që kushton rreth 615 mijë paundë, por nuk dihet nëse kjo është unaza e fejesës.

 

Helmimi i kafshëve në Tetovë: Mizëri e papranueshme, të jepet përgjegjësi

$
0
0

Pas shpërndarjes së fotografive për helmimin e qenve në territorin e Komunës së Tetovës, reagime të shumta ka pasur në opinion: “Tetova qelbet”, “Jo kështu!”. Ka pasur qytetarë që kanë thënë “mundeshim t’i lirojmë, t’i dërgojmë në Budapest”, duke e krahasuar helmimin me arratisjen e ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, transmeton Portalb.mk. Të gjithë kërkojnë përgjegjësi nga Komuna, por kjo e fundit thotë se nuk është kompetente.

Të gjitha këto komente u dhanë deri sa qytetarët kanë shpërndarë reagimin e Shoqatës Ekologjike Eco Guerilla, ndërkohë që reagimi është shpërndarë edhe nga Organizata për Mbrojtjen e Kafshëve Anima Mundi, por pa komentuar rastin. Nga Eco Guerilla për helmimin e qenve thonë se është mizëri e papranueshme.

“Jo helmimit të qenve endacakë. Megjithëse qyteti është i vërshuar nga një numër i madh i qenve endacakë, helmimi i tyre, nga kushdo qoftë që të jetë bërë, është mizëri e papranueshme. Në bazë të ligjit për veprimtari komunale, Neni 5, Paragrafi 15 parashihet: “Komunat kanë për obligim dhe strehimin e kafshëve, qenve të pastrehë, endacakë, dhe në bazë të ligjit për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve, Neni 25, Paragrafi 1 dhe 2, grumbullimi dhe transporti i kafshëve, qenve endacakë duhet të bëhet në mënyrë që ato, kafshët mos dëmtohen fizikisht apo mos të rrezikohet jeta dhe shëndeti i tyre”, thuhet në reagimin e Eco Guerillës.

Nga Eco Guerilla i bëjnë apel Komunës që të përshpejtojnë procedurat për ndërtimin e strehimoreve për kafshët endacake dhe të njëjtat t’i largojnë nga rrugët dhe lagjet e qytetit dhe vendbanimeve, sipas ligjit dhe rregullave të pranueshme dhe të praktikuara edhe në vendet tjera të Evropës.

Komuna e Tetovës thotë se nuk është kompetente për helmimin

Zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Armend Fazliu për Portalb.mk tha se Këshilli Komunal ka ndarë mjete për standardizimin e trajtimit të këtij fenomeni, dhe implementimi i këtij projekti do të fillojë në vitin 2009.

“Komuna nuk është kompetente për këtë çështje. Administrata komunale dhe udhëheqësia sipas kornizës ligjore të Republikës së Maqedonisë ushtron funksione tjera. Organet e rendit duhet ta trajtojnë çështjen në fjalë, që të mund rasti të zbardhet. Këshilli Komunal ka ndarë mjete të caktuara për standardizimin e trajtimit të këtij fenomeni, implementimi i këtij projekti fillon nga viti 2019”, tha Fazliu.

Ndërkaq Faton Islami vlerëson se helmimi i kafshëve është akt i organizuar.

“J’au kemi thënë para dy javëve këtë gjë. Vrasja dhe helmimi është johumane dhe duhet të dënohet. Ky akt është akt i organizuar dhe duhet të zbardhet rasti dhe të përndiqet penalisht”, ka thënë vlogeri Faton Islami i cili kohë më parë publikoi video me anë të së cilës tregoi gjendjen e mjeruar në Strehimorja “Vardarishte” në të cilën sterilizohen dhe strehohen qentë e endacakë.

“Të paktën kur të ndërmerrni diçka, çojeni punën deri në fund. Si lejoni një pasqyrë të këtillë, ku në foto duket shumë e dhembshme, e jo më të shihen direkt në rrugë. Ka fëmijë dhe njerëz që se durojnë këtë pamje”, ka thënë një tjetër qytetare.

“Hedhin qenë në rrugë, të cilët i ndajnë nga nënat, dhe kur të rriten do t’ua hanë fëmijët rrugëve. Edhe unë do të haja njerëz, nëse njerëzit do të më linin në rrugë të vdisja”, tha një tjetër qytetar.

Ndihma Mjekësore e Shpejtë, të sigurohet trasë rrugore për veturat që bllokohen në komunikacion (VIDEO)

$
0
0

Në Maqedoni nuk janë të rralla rastet kur veturat e Ndihmës së Shpejtë janë bllokuar në komunikacion edhe pse atyre duhet tu lihet rruga e lirë që të reagojnë në kohë. Kjo ndodh për shkak të infrastrukturës jo-adekuate rrugore si dhe mos të harrojmë elementin njerëzor, zakonisht gjatë parkimit: vetëdijen e ulët për rëndësinë e këtij shërbimi. Banorët pyeten a do të zgjidhet kjo çështje me privatizimin e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë dhe kërkojnë zgjidhje adekuate, transmeton Portalb.mk.

Rastet më të shpeshta të këtyre situatave janë parë në qytetin e Shkupit, në pjesën e Qendrës Klinike “Nëna Terezë”, në Çair, por nuk kanë munguar as ato në Tetovë.

Një gjë të tillë e dëshmojnë edhe pamjet që mund t’i shihni më poshtë.

Në bulevardin “Partizanski Odredi” (Aradhet partizane) në Shkup
Në Spitalin e Tetovës, Ndihma e Shpejtë
Në Spitalin e Tetovës
Aksidenti në autorstradën Veles – Shkup

Gjithashtu, veturat e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë përballen edhe me tjetër problem, prishja e tyre gjatë procesit të intervenimit. Rasti i fundit ndodhi më 9 nëntor, kur vetura goditi derrkucë të egër në autostradën Shkup – Veles. Shkaqe e aksidentit ende nuk janë vërtetuar.

“Më 09.11.2018, në ora 17:30, është denoncuar se në autostradën Shkup – Veles, në vendin e quajtur “Ajduçka Çeshma”, A.P. (48) nga Velesi, duke vozitur veturën e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, pronësi të Spitalit të Përgjithshëm të Velesit, ka goditur gjallesa. Bashkudhëtarja B.D. (52) nga Velesi është dërguar në kompleksin klinik “Nëna Terezë” në Shkup për ndihmë mjekësore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer Sektori për Punë të Brendshme “Veles” dhe punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Për rastin ka njoftuar edhe drejtori i Spitalit të Velesit, Dimitar Strojanovski i cili ka falënderuar ekipin e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë të Shkupit për intervenimin.

“Sonte vetura e spitalit të Velesit duke dërguar fëmijë me djegie në Klinikë ka pasur aksident trafiku, duke goditur derrkucë të egër në autostradë. Pas 20 minutash kam arritur në ngjarje, ku vetura ishte në gjendje që të qarkullojë. Për fat të mirë pa viktima, por me lëndime të lehta trupore te motra e cila e shoqëronte pacientin, dhe bashkërisht u dërguan në Qendrën Klinike. Vetura tashmë është transportuar në shërbimin e kontrollit teknik në Shkup. Faleminderit Ndihmës së Shpejtë të Shkupit e cila e ka marrë pacientin tonë dhe motrën e lënduar”, njoftoi Strojanovski.

Si do të duhej të ishte një qarkullim rrugor në autostradë, në rast se në qarkullim do të kishim vetura të Ndihmës së Shpejtë
Si do të duhej të ishte një qarkullim rrugor në autostradë, Ndihma e Shpejtë

Qytetarët kërkojnë:

Të sigurohet një trasë rrugore e veçantë në komunikacion për veturat e Ndihmës së shpejtë
Të intervenohet shpejtë kur veturat bllokohen kur janë të parkuara
– Të realizohet fushatë për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për lejim të tejkalimit të veturave të Ndihmës së Shpejtë

LEXO: Privatizimi i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, do ta shkatërrojë mbrojtjen shëndetësore në Maqedoni
LEXO: Ministria parasheh ndërrim të autoambulancave varësisht kilometrazhës, automekanikët thonë që kjo nuk është zgjidhje e mirë
LEXO: Ndihma e shpejtë në Maqedoni: autoambulanca të ngadalshme që shpesh prishen 

Ish kryeministri “modest” Gruevski, në vitin 2012 bënte pushimin luksoz në ishujt Sejshelle (VIDEO)

$
0
0

Pas reagimeve të shumta në opinion për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në redaksinë e televizionit NOVA ka arritur një icizim nga një person anonim, e cila paraqitet si ilustrim i demagogjisë së ish-kryeministrit, i cili gjithë kohën paraqitej para publikut si një person modest i dedikuar në punë për të mirën e vendit, transmeton Portalb.mk.

Ky incizim është bërë në vitin 2012 në kohën kur Gruevski, ishte kryeministër i Maqedonisë. Në këtë incizim shihet se si ai qëndron në një kompleks në ishujt Sejshelle, ku sipas informacioneve që i ka siguruar televizioni një natë kushton më shumë se një mijë dollarë. Siç theksojnë nga ky televizion këto incizime e shkelin privatsinë e Gruevskit, por për televizionin janë vetëm fakte për demagogjinë e strategjisë së tij para qytetarëve, të tregohet se si një person i cili është i përqendruar vetëm në punë dhe për kauzën e Maqedonisë, për të cilën dhe ai vetë thotë në statusin e fundit në profilin e tij në Fejsbuk. Qëllimi i publikimit të incizimit është në përputhje me politikën redaktuese të televizioni, që t’i zbulojë dhe t’i demaskojë të gjitha tentimet për demagogji politike qëllimi i së cilës është manipulimi i qytetarëve.

Redaksia e Portalbit vendosi që ta botojë këtë video, për arsyet e lartpërmendura nga kolegët tanë.

LEXO: Karikaturë, Gruevski në Hungari: Kam vjedhur, mashtruar, gënjyer – a do të më jepni azil?

LEXO: Pse Nikolla Gruevski zgjodhi të ikë pikërisht te Viktor Orbani?

 

Zaev thotë se do të kërkojë pëgjegjësi prej vetes dhe se Gruevski do të kthehet (VIDEO)

$
0
0

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisionin “360 shkallë”, duke folur për lëshimet e mundshme të institucioneve të rendit në rastin e arratisjes së Nikolla Gruevskit, ka deklaruara, se nëse vërtetohen përgjegjësi, do të kërkojë, përfshirë këtu edhe nga vetja, transmeton Portalb.mk. Ai tha se Gruevski do të kthehet, sepse atë e mundësojnë legjislacioni në Maqedoni

“Nëse vërehet faj, sigurisht do të kërkoj përgjegjësi. Nuk do të thotë se unë kam të drejtë edhe për Oliver Spasovskin. Unë e tregova ndjenjën time për shkak se e di se si jam informuar , me të gjitha detajet, të cilat disa mund t’i shpërndaj në opinion, disa nuk mundem për shkak të sistemit. Por nëse vërtetohet përgjegjësi, sigurisht se do të kërkoj përgjegjësi, nga kushdo qoftë në shtet, përfshirë edhe Zoran Zaevin”, tha Zaev.

Zaev vazhdoi duke e sulmuar ish kryeministrin për ikjen e tij, duke u bazuar në tipare personale: “Gruevski është kriminel i gjykuar, dhe jo vetëm që është i gjykuar, ai është qyqar, njeriu që thoshte se është i gatshëm për gjithçka, përfshirë edhe burgun”, megjithatë në ndërhyrjen e gazetarit, ku thotë se “ne nuk kemi dobi nga ajo se nëse kryeministri aktual e quan qyqar ish kryeministrin, por nga ajo që ai ta ketë siguruar atë që të mos ikë nga shtetit, në këtë moment Zaev u deklarua i irrituar:

“Institucionet veprojnë sipas ligjit dhe urdhrave që i kanë, nëse nuk vepronin kështu, atëherë do të kishte reagime se kemi bërë shkelje të të drejtave të njeriut, dhe do të thonin se jemi të ngjashëm me regjimin”, tha Zaev.

Por në fund Zaev tha se Gruevski do të kthehet.

“Gruevski në fund do të kthehet, sepse edhe legjislacioni ynë, por edhe ai ndërkombëtar e mundëson një gjë të tillë”, tha Zaev.

LEXO: Për arratisjen e Nikolla Gruevskit shkroi edhe gazeta botërore “The Guardian”

Por dje mediat hungareze thanë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete.

Nga ana tjetër, siç njofton portali Atlatszo, është e mundur që Gruevski të ketë arritur në Hungari me 14 nëntor, me aeroplanin privat në pronësi të Ishtvan Garançi, i cili është oligark i afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ndërkaq statusi i tij në fejsbuk është shkruar para një dite.

Nëse e gjithë kjo mund të jetë e vërtetë, atëherë qeveria hungareze e ka shkelur ligjin aktual dhe rregulloren për dhënien e azilit, kurse përveç kësaj e ka shkelur dhe Kushtetutën në veçanti ndryshimet e fundit, me të cilin ndalohet dhënia e azilit për persona nga vendet e huaja, raportojnë mediat lokale.

LEXO: Cili është reagimi i Beogradit zyrtar për rastin e të ikurit Gruevski?
LEXO: Kryeministri hungarez më në fund ka thyer heshtjen për ikjen e Gruevskit
LEXO: Arratisjen e Nikolla Gruevskit e komentoi edhe eurokomisari Johanes Han
LEXO: Zaev në dyshime: Ndoshta Gruevski është kidnapuar
LEXO: Kocijaçiç: Bashkimi Evropian nuk dëshiron të përzihet në rastin e Nikolla Gruevskit
LEXO: Gruevski nga Mali i Zi, ka kaluar në Serbi

Si të djegësh kaloritë në vetëm 4 minuta, ja ç’mund të bësh (VIDEO)

$
0
0

Ke kohë 4 minuta në ditë? Të gjithë kanë. Është një mënyrë shumë e shpejtë, por ndoshta më e vështira që ke bërë ndonjëherë. Sara Solomon, trajnerja në videon e mëposhtme, tregon se si mund të djegësh shumë kalori në vetëm 4 minuta. Kjo stërvitje ka intensitet të lartë vetëm në pak minuta me lëvizje të kujdesshme, përcjell Revista Class.

Quhet Tabata dhe është një formë shumë e mirë për të nisur ditën me energji. Studimet kanë treguar se ushtrimet intensive në një kohë të shkurtër mund të japin të njëjtat përfitime, në mos edhe më shumë, krahasuar me ushtrimet në intervale të gjata. Nuk të besohet? Atëherë një kërkim në Google për “Tabata vs long workouts” dhe do ta kuptosh atë që ndodh.

Nëse je vërtet e zonja, mund t’i bësh ushtrimet 5 herë, çka do të thotë që e gjithë koha do të të shkojë 20 minuta. Provoje, mund të të pëlqejë. Pjesa më e mirë e kësaj teknike është se nuk të duket sikur nuk do mbarojë asnjëherë. Sepse është shumë e shkurtër, 4 minuta për të qetë të saktë, dhe të nxit të bësh lloje të ndryshme ushtrimesh. Paç fat!

U nda nga Bruna Marquezine, por Neymar e ka gjetur “ngushëllimin” (FOTO)

$
0
0

Pas ndarjes me të fejuarën historike, Bruna Marquezine në muajin tetor, Neymar Junior mësohet se nuk ka humbur shumë kojë për të gjetur partneren e re, përcjell Supersport.al.

Bëhet fjalë për të një tjetër bukuroshe ku ai mund të gjej ngushëllim. Quhet Giovanna Lancellotti dhe është një aktore e re braziliane. Të dy ndodhen në Londër dhe kanë bërë shaka me njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe sikurse kanë zbuluar “paparacët”, lidhja mes tyre është shumë me tepër se miqësore.


Dritat e Pemës në Tiranë u ndezën më herët se çdo vit, qëllimi i mirë (VIDEO)

$
0
0

Tirana ndodhet zyrtarisht në festë dhe këtë vit, më herët se zakonisht. Sheshi “Skënderbej” është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit dritat e festave janë ndezur një muaj më parë.

Për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, festat janë një moment fantastik për qytetin dhe banorët për të qenë më solidarë me njerëzit në nevojë. “Unë jam i bindur që ashtu siç e bëmë vjet, që e gjithë stina e festave ishte një stinë solidariteti për të ndihmuar të moshuarit, për të ndihmuar ata që janë në qendrat sociale. Jam i bindur që Tirana këtë vit do jetë akoma më solidare”.

Veliaj nuk la pa përmendur edhe protestën e banorëve të zonës së Unazës së Re: “Unë e di që sa herë që bëhet punë në Tiranë, ndodh ndonjë sherr vogël, digjet ndonjë gomë, hidhet ndonjë flake. Dua të falënderoj të gjithë policët e Policisë Bashkiake që edhe kur ka dhunë, sillen me qytetari. Dua t’i garantoj qytetarët e Tiranës, qyteti fiton gjithmonë mbi dhunën, puna fiton gjithmonë mbi flakën, qytetaria dhe kultura fiton gjithmonë mbi vulgaritetin. Premtimi im për ju është që edhe në këtë sfidë dhe në çdo sfidë tjetër që do të na vijë, ne do të shikojmë interesin e shumicës, interesin e së drejtës, interesin e modernizimin dhe interesin e qytetit”.

Buxheti 2019: Zhbllokimi i projekteve kapitale, rritje e PVB-së deri 3,2 për qind (VIDEO)

$
0
0

Rritja prej 3.2 për qind e prodhimit vendor bruto (PVB) në vitin 2019, do të realizohet me siguri të madhe, pasi që sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev është zhbllokuar procesi i realizimit të shumë projekteve infrastrukturore, transmeton Portalb.mk.

“Pas rezultateve të ulëta të PVB-së, rritja e realizueshme prej 3,2 për qind në kuartalin e dytë, në kuartalin e tretë dhe të katërt të vitit, presim numra të mirë dhe konsiderojmë se PVB-ja në vitin 2019 me siguri do të realizohet, sepse janë zhbllokuar projektet kyçe për autostradat, dhe instensivisht punohet në rrugët ekspresë, kurse është zhbllokuar edhe ndërtimi i hekurudhës në Korridorin 8”, tha Angjushev.

Në konferencën për media ku e prezantoi programin ekonomik të Buxhetit 2019, Angjushev shprehu pritshmëri se do të ketë rrite të investimeve bruto prej 4,2 për qind, ku 26,2 miliardë denarë do të jenë për investime kapitale, prej të cilave 5,2 miliardë denarë do të shkojnë në infrastrukturë rrugore dhe herkurudhore.

Ai theksoi se do të ketë edhe buxhet më të madh prej 80 për qind për gazifikimin, ku 3,3 miliardë denarë do të shpenzohen për zhvillim rural, kurse 475 milionë denarë për investime kapitale për infrastrukturë të zonave teknologjike – industriale.

Ligji i ri i energjetikës – rritje e ekonomisë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev ka shprehur pritshmëri të mëdha të rritjes ekonomike edhe nëpërmjet ligjit të ri për energjetikë, pasi që sipas tij, me të krijohen kushte për rezultate pozitive në realizimin e investimeve të përqendruara në energjinë e ripërtëritshme.

LEXO: Ligji i ri për energjetikë: Subvencione dhe tarifë Premium për investitorët e energjisë së ripërtëritshme

LEXO: Buxheti 2019: Rritje të rrogave për punonjësit në shëndetësi, Armatë, administratë publike dhe çerdhe

Rritje e pagave prej 10 për qind për mjekët specializant, dhe për 5 për qind për punonjësit shëndetësor, çerdhe, administratë publike dhe në Armatën e Maqedonisë, parashihen të ndodhin në periudhën kohore janar – shtator 2019, me buxhetin e vitit 2019. Propozim – buxheti i vitit 2019 do të kushtojë 3.7 miliardë euro.

Janë ndarë mjete edhe për programe me të cilin parashihet ulja e ndotjes së ajrit dhe rritja e fuqisë punëtore.

LEXO: Buxheti i ri ka 813.000 euro për shpronësime për gazifikim në seksionin Gostivar – Kërçovë
LEXO: Qeveria e uli tatimin e ngrohjes qendrore nga 18 në 5 për qind, pritet ulje e ndotjes së ajrit
LEXO: Buxheti 2019, Qeveria do të angazhojë këshilltarë gjermanë për të rritur fuqinë punëtore

Formacionet zyrtare Shqipëri – Skoci (FOTO)

$
0
0

Shqipëria e pret në shtëpi Skocinë nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Formacionet zyrtare janë këto:

Formacionet zyrtare Shqipëri – Skoci

Në Gostivar, do të mbahet Panairi i Librit 2018

$
0
0

Më 26, 27 dhe 28 nëntor në Palestrën sportive “Rinia” në Gostivar do të mbahet Panairi i librit “Gostivari 2018”. Panairin e organizon Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë – Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Në këtë panair do të prezantohen rreth 14 shtëpi botuese nga Maqedonia dhe Shqipëria, me libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, vepra letrare bashkëkohore dhe klasike, letërsi profesionale, shkencore dhe beletristike, lektyra, enciklopedi dhe vepra nga sfera e kulturës dhe artit, të destinuar për të gjitha grupmoshat.

E veçanta e këtij panairi është se në suaza të tij do të organizohet edhe ekspozitë me vepra artistike të punuara nga fëmijët e që do t’u dhurohen shtëpive botuese pjesëmarrëse, event muzikor për të rinj, si dhe mbrëmje me muzikë klasike.

Nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë presin që këtë panair ta vizitojnë jo vetëm qytetarët e komunës së Gostivarit, por edhe nga komunat tjera shqiptare prej Kumanove deri në Strugë.

Me një solemnitet rasti, Panairit do të hapet  më 26 nëntor (e hënë) në ora 12:00.

110 abetare për 110 vjetorin e Kongresit, u shpërndanë sot në Manastir (FOTO)

$
0
0

“Emocion i jashtëzakonshëm t’u dhurosh Abetaren fëmijëve shqiptarë të Manastirit, aty ku lindi Alfabeti i gjuhës më të bukur në botë”, këto janë përshtypjet dhe ndjesitë të cilat i përjetoi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas vizitës së sotme të realizuar në qytetin e Manastirit të Maqedonisë, në vazhdën e 22 Nëntorit – Dita e Alfabetit Shqip, transmeton Portalb.mk.

Meqë këtë vit Kongresi i Manastirit hynë në 110 vjeçarin e saj, Meta si shenjë simbolike ka shpërndarë 110 abetare.

Krahas kësaj, Meta ka zhvilluar një vizitë në Muzeun e Alfabetit Shqip, ku u prit nga dhjetëra shqiptarë nga Maqedonia dhe ministri i Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi.

“I uroj mbarë kombit shqiptar gëzuar 110-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe. Me shumë emocion rikthehem në Manastir. Të bëjmë gjithçka që kjo ndërtesë historike për shqiptarët të pasqyrojë më së miri kontributin e patriotëve shqiptarë. Pa Kongresin e Manastirit do të kishte qenë e vështirë edhe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, tha Meta në fjalën e tij.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Manastir të Maqedonisë
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në Manastir të Maqedonisë
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>