Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Pasi u nervozua me anulimin e fluturimit, pakistanezi ia vuri flakën bagazhit (Video)

$
0
0

I nervozuar që u anulua fluturimi, si pasojë e kushteve klimatike, një pasagjer ka provuar t’ia vinte flakën bagazhit në mes të aeroportit të Islamabadit në Pakistan.

Në mënyrë që të ndalohet ndonjë veprim i tillë, sigurimi ka intervenuar për ta ndaluar pakistanezin, ndërsa nuk raportohet për përhapje të zjarrit, transmeton Telegrafi.

Thuhet se ai ishte nervozuar, sepse aeroplani me të cilin do duhej të fluturonte një ditë më parë, ishte anuluar për shkak të problemeve teknike. Njoftimi se nuk do të udhëtojë, për shkak të motit të keq, ka bërë që ai të humbë kontrollin.

Tymi është shpërndarë nëpër hapësirat e aeroportit dhe të pranishmit nisën të bënin panik, derisa nuk intervenuar njësitet zjarrfikëse.

“Nuk ka fluturim në mot të keq, të gjithë janë të akomoduar nëpër hotele”, thuhet të raportin zyrtar, pa dhënë hollësi për të ndaluarin. /Telegrafi/


Para Kuvendit të Maqedonisë u mbajtën protesta kundër ndryshimeve kushtetuese (VIDEO)

$
0
0

Një numër i madh i njerëzve sonte u mblodhën para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për të protestuar kundër ndrydhimeve kushtetuese. Protestuesit e Lëvizjes “Bojkotiram” (Bojkotoj) kërkuan ndërprim urgjent dhe të pakushtëzuar të procesit për ndryshimet kushtetuese, anulim të Marrëveshjes së Prespës, respektim të së drejtës ndërkombëtare dhe vendore, si dhe shpërbërje të Kuvendit dhe shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

Në protest ishin të pranishëm edhe anëtarë të më shumë shoqatave tjera, të cilat dolën të protestojnë kundër ndryshimeve kushtetuese. Organizatori i protestës është Todor Petrov nga Kongresi botëror maqedonas.

Video: Radio Sllobodna Evropa

Rita Ora lansoi këngën “Cashmere” (VIDEO)

$
0
0

Këngëtarja e famshme nga Kosova, Rita Ora, e ka publikuar këngën e re me titull “Cashmere”.

Projekti i ri muzikor është lansuar edhe në YouTube, por vetëm në versionin audio.

“Cashmere” do të jetë pjesë e albumit të ri të 27-vjeçares që do të publikohet më 23 nëntor.

Albumi i ri mban titullin “Phoenix”, ndërsa në lansimin e këngës së re, Rita i ka njoftuar fansat se mund t’i porositin që tani materialet e reja muzikore.

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Pas publikimit të albumi, këngëtarja shqiptare do të niset në turne koncertesh për promovimin e këngëve të reja.

Ritheksojmë se viti 2018 ka qenë shumë i suksesshëm për karrierën muzikore të Rita Orës, e cila ka sjellë disa këngë që janë shndërruar në hite.

“Let You Love Me” është një prej këngëve më të fundit të lansuara me videoklip.

Videoja muzikore e kësaj kënge u publikua në fund të muajit shtator dhe tashmë ka kaluar shifrën prej 100 milionë shikimesh në YouTube.

Aleanca për Shqiptarët e kritikoi propozim-buxhetin për vitin 2019

$
0
0

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri në konferencë për shtyp ka reaguar ndaj propozim-buxhetit të ri për vitin 2019, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, buxheti është ambicion, por nuk mund të bëhet fjalë për konsolidim fiskal, për shkak të projektimit të deficitit buxhetor për 500 milionë denarë më të vogël se i vitit të kaluar ndërkohe nuk kemi zvogëlim të deficitit buxhetor.

“Buxheti ambicioz = 3.7 miliard euro (210,484 miliardë denar), rritje për 9.5 % të të ardhurave buxhetore. Nuk mund të bisedohet për konsolidim fiskal vetëm për shkak të projektimit të deficitit buxhetor për 500 milionë denarë më të vogël se i vitit të kaluar ndërkohe nuk kemi zvogëlim të deficitit buxhetor, kemi projektim më të vogël të deficitit, deficit është rrjedhë, mund të rritet brenda vitit) ndërkohe që planifikohet rritje e borxhit publik nga 48,2 % ne 54 % te BVP-së. Nuk mundet të bisedohet për konsolidim fiskal kur kemi rritje te shpenzimeve rrjedhëse (5,4%). Konsolidimi fiskal duhet te jetë në funksion të rritjes së produktivitetit të buxhetit me anë të përmirësimit në strukturën e tij në favor të shpenzimeve kapitale. Në këtë rast mungon një veprim i tillë, përkundrazi kemi përkeqësim”, deklaroi Aziri.

Sipas tyre, buxheti është jo-transparent, ndërkaq të dhënat paraqiten në mënyrë sintetike dhe jo analitike, dedikimin e saktë të shfrytëzuesve buxhetor, sipas tyre, veçanërisht te pjesa zhvillimore e buxhetit.

Aleanca ankohet gjithashtu se vazhdon avazi i vjetër i shpërndarjes jo të drejtë të buxhetit. Gjegjësisht, sipas tyre, me buxhetin e ri gjithashtu po bëhet diskriminim ndaj shqiptarëve.

“Blok dotacionet—komunat shqiptare të numërohen, nuk ka informacione për ndërtim dhe rikonstruim të shkollave fillore dhe të mesme, por e dimë që shkolla Bllacë, shkolla Butel, gjimnazi Kumanovë nuk do të ndërtohet. Standardi studentor (12 milionë euro shkon te maqedonasit)”, thotë Aziri.

LEXO: Buxheti 2019, ja ku do të harxhohen paratë e qytetarëve të Maqedonisë (Infografik)

Për prindëri stabile, në “Jane Sandaski” u hap shkolla e parë “Rosa” (FOTO)

$
0
0

Në Poliklinikën “Jane Sandaski” në Shkup është hapur edhe shkolla e parë “Rosa”, në të cilën do të jepen shërbime edukative dhe arsimore për personat që për herë të parë do të bëhen apo janë bërë prindër, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i “Pivara Skopje”, Vlladimir Kasier

Siç njoftoi drejtori gjeneral i “Pivara Skopje” (Birraria e Shkupit), Vlladimir Kosier, qëllimi i shkollave “Rosa” është që të edukohet dhe trajtohet prindërit se si më mirë të përballen me sfidat dhe vështirësitë që vijnë pas marrjes së rolit të prindërit.

“Qëllimi është që ky projekt të ketë jetëgjatësi dhe të vazhdojë të jetojë edhe vitet e ardhshme, me qëllim që të mundësojmë individëve në tërë Maqedoninë të ketë prindëri stabile”, tha Kosier.

Ministria e Shëndetësisë do ta ketë për detyrë të sigurojë kuadrin profesional që do të ofrojnë shërbime në këto shkolla.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

“Në këtë projekt hymë me partneritet ku Ministria do të ofrojë ndihmë prej ekspertësh dhe kuadrin profesional nga mjekë specializant që do të punojnë në tre shkollat”, tha Filipçe.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, Zllate Memedoviq

Ndërkaq drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, Zllate Mehmedoviq njoftoi për përbërjen e kuadrit profesional dhe apeloi që të rinjtë të vizitojnë shkollën “Rosa” në Shkup.

“Në shkollat Rosa do të sigurohet ekip i përbërë nga pediatër, gjinekolog, akusher dhe motrës medicinale”, tha Memedoviq.

Hapja e shkollës realizohet në kuadër të projektit të “Pivara Skopje” (Biraria e Shkupit) dhe Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkaq u paralajmërua edhe hapja e dy shkollave të njëjta, në Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar dhe në Spitalin Klinik në Manastir.

Shkolla prindërore “Rosa” në Poliklinikën “Jane Sandaski”, FOTO: Ministria e Shëndetësisë
Shkolla prindërore “Rosa” në Poliklinikën “Jane Sandaski”, FOTO: Ministria e Shëndetësisë

Ndihma e Shpejtë, diskrepancë në ndarjen e veturave nëpër qytetet e Maqedonisë (Infografik)

$
0
0

Ministria e Shëndetësisë do të furnizohet me 12 vetura të Ndihmës së Shpejtë, ku 6 prej tyre do të vendosen në Shkup, kurse 6 të tjera ende nuk dihet se në cilat qytetet. As rregullorja e Punës së Ndihmës së Shpejtë dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë të definuar kriter në bazë të së cilit ndahen veturat nëpër qytete. Nga ana tjetër, ka dallim të madh në numrin e auto-ambulancave për kokë banori që posedojnë qytetet tjera transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se veturat do të shpërndahen aty ku ka nevojë, megjithëse nuk tregoi se si do të definohet “nevoja e qyteteve”, pasi që me Rregullore nuk parashihet një gjë e tillë.

“6 veturat tjera do të shpërndahen në tërë shtetin, në shtëpitë e shëndetit ku ka më shumë nevojë. Nuk mundet veturat të zëvendësohen menjëherë, do të duhet që gradualisht të vendosen, dhe për vitin tjetër, për furnizim të këtyre veturave, do të pranojmë dhe kuadër aty ku do të ketë nevojë”, tha Filipçe.

I pyetur nga Portalb.mk për kriterin e shpërndarjes, Filipçe fillimisht tha do të bëhet sipas gjendjes momentale të veturave, por më pas tha se shpërndarja do të bëhet duke i pyetur shtëpitë e shëndetit se kush sa ka nevojë.

“Në bazë të gjendjes momentale të veturave me të cilat disponon Ndihma e Shpejtë. Të jemi realist, ka shtëpi të shëndetit që thonë se ne nuk kemi nevojë për vetura”, tha Filipçe.

Diskrepancë në ndarjen e veturave

Edhe furnizimi i ri nuk do ta përmirësojë gjendjen aktuale në Maqedoni, ku në qytetet më të populluara kemi numër të vogël të veturave të Ndihmës së Shpejtë, kurse në ato më pak të populluarat kemi numër më të madh të veturave.

Shkup me mbi 800 mijë banorë shërbejnë 13 vetura, në Koçan me mbi 38 mijë banorë shërbejnë 10 vetura. Kërçova ka mbi 52 mijë banorë, që është më shumë se Koçani, por ka vetëm 4 vetura të ndihmës së shpejtë. Ndër qytetet më të mëdha janë Gostivari dhe Strumica, por ato kanë vetëm nga dy vetura, edhe pse kanë 3 mijë banorë më pak se Koçani.

Meqë në infografik janë 13 qytetet më të mëdha, në linkun më poshtë i keni të dhënat për qytetet tjera që posedojnë shërbime të Ndihmës së Shpejtë.

LEXO: Ndihma e Shpejtë në Maqedoni – PDF

Banorët kërkojnë:

  • Ministria e Shëndetësisë të sigurojë më shumë vetura të Ndihmës së Shpejtë

LEXO më shumë për dosjen: Joefikasiteti i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë

 

110 vjet nga Kongresi, “shqiptarët në Manastir me 4 për qind”

$
0
0

Sot bëhet 110 vjet nga përmbyllja e Kongresit të Manastirit, i cili rezultoi me unifikimin e gjuhës shqipe, përcjell Portalb.mk. Por, ky qytet i shkronjave shqipe, jubileun do ta shënojë pa aktivistitin e denjë, gazetarin Qenan Hasani dhe me një përfshirje prej 4 për qind të shqiptarëve në këtë qytet. As ligji i gjuhëve, me të cilin parashihet përdorim i gjerë i gjuhës shqipe në institucionet e pushtetit lokal dhe qendror, ende nuk ka hyrë në fuqi.

LEXO: Ka ndërruar jetë gazetari nga Manastiri, Qenan Hasani

Në një intervistë të dhënë kohë më parë për televizionin “Alsat M”, Hasani kishte vlerësuar se shqiptarët në Manastir janë të përfshirë me 4 për qind, e kurse për këtë, i fajësonte politikanët.

“Pushteti lokal as që i përmend se ka shqiptarë. Përfaqësimi i shqiptarëve në Manastir është 4 për qind. Por kjo është me vitin 2002. Tash kanë ikur shumë të rinj. Ne popullin e kemi flori por politikanët matrapazë. Politikanët i shohin qytetarët si vota, dhe jo si njeri me nevoja dhe kërkesa”, kishte thënë Hasani.

E duke folur për gazetarinë e sotme, ai shtoi: “Gazetari duhet të ketë vullnet për punë, të shkruajë të vërtetën. Do të vjen koha, kur gazetarët do të jenë avangarda e shoqërisë”, kishte thënë Hasani.

E ndërkaq në veprën “Kronisti i vetmuar në qytetin e konsunjve” të Shtëpisë Botuese Shkupi, recensuesi Daut Dauti shkroi:

“Vetë titulli i këtij libri (Kronisti i vetmuar në qytetin e konsujve) është metaforë për jetën dhe angazhimin profesional të Qenan Hasanit, sepse veproi në një hapësirë, si në skaj të botës (shqiptare), ku jo vetëm ai si gazetar ishte dhe mbeti i vetmuar, por të vetmuar dhe si jetimë mbeten të ndjehen ata disa mijë shqiptarë të Manastirit me rrethinë, me sfida të vazhdueshme të mbijetesës”, shkruan ndër të tjerash Dauti.

Edhe në shumë shkrime që vitin e fundit të jetës së tij, Hasani i dërgoi në redaksinë e Portalb-it në vazhdimësi potenconte faktin se shqiptarët dhe Manastiri anashkalohet nga pushteti qendror dhe lokal.

Tetë muaj nga miratimi i ligji të gjuhëve

Janë bërë tetë muaj që kur ligji për gjuhët, ende nuk ka hyrë në fuqi. Sipas ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, institucionet obligohen që ueb-faqet e tyre t’i kenë edhe në gjuhën e 20-të përqindëshit (shqipe).

Përndryshe, ligji i gjuhëve në votimin e dytë kaloi më 14 mars, për shkak se i njëjti nuk u dekretua nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deri më sot nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe nuk ka hyrë në fuqi. Meqë “formulën” për mosdrektetim pas votimit të dytë, kryetari Ivanov e zbatoi edhe ndaj marrëveshjes së ratifikuar mes Maqedoni – Greqisë, kohë më parë kryeparlamentari Talat Xhaferi ka deklaruar se ekziston mundësia, Ligji i gjuhëve dhe marrëveshja e ratifikuar me Greqinë, bashkërisht të publikohen në Gazetën Zyrtare. As njëra e as tjetra nuk janë publikuar deri më sot.

Ueb-faqja e Qeverisë nuk është shqip

Qeveria e Maqedonisë premtoi se në qershor ueb-faqen do ta ketë tërësisht funksionale në gjuhën shqipe, por edhe pas katër muajsh, ajo nuk është. Edhe kumtesat e vendimeve qeveritare në gjuhën shqipe dërgohen me një ditë vonesë. Nuk premtohet datë konkrete.

LEXO: Versioni shqip i ueb-faqes së Qeverisë, ende nuk është tërësisht funksional
LEXO: Edhe pse premtoi, Qeveria ende nuk ka ueb-faqe funksionale në gjuhën shqipe!
LEXO: Qeveria: Ueb-faqja zyrtare për dy muaj do të jetë në tre gjuhë
LEXO: Kuvendi ka ueb-faqe në 4 gjuhë, presidenti në 2 gjuhë, Qeveria vetëm në një gjuhë

Sa për krahasim, ueb-faqja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht ajo e Zyrës së Kryeministrit është në tre gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht. Ueb-faqja e qeverisë së Serbisë është në: serbisht, anglisht dhe italisht.

Sipas Preambulës së Kushtetutës së RM-së, Maqedonia është konstituuar si shtet nacional i popullit maqedonas në të cilin sigurohet barazia e plotë dhe bashkëjetesa e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllahët, romët dhe kombësitë tjera që jetojnë në RM.

Neni 1 i Amendamentit V të Kushtetutës së RM-së përcakton qartë: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen… Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari…”.

Kongresi i Manastirit

Kongresi i Manastirit, ose Kongresi i Alfabetit, ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor – 22 nëntor 1908, për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe.

Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet.

Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzetetre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjetedy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Sotir Peci, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiriazi. Delegatë të tjerë nga familja ishin Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës dhe Gjergj Zavalani. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

Edhe sot në Maqedoni do të vijojnë aktivitete në Manastir dhe Shkup.

Më poshtë mund ta ndiqni sekuencën e filmit “Udha e shkronjave”, që i dedikohet Kongresit të Alfabetit.

Shteti po përgatit një projekt të ri “Kompjuter për çdo fëmijë” dhe digjitalizim të mësimdhënies

$
0
0

Ministria e Arsimit po e përgatit trashëgimtarin e projektit “Kompjuter për çdo fëmijë”. Këtë e paralajmëroi Zëvendësministri i arsimit dhe shkencës, Petar Atanasov i cili thotë se programi mësimor duhet patjetër të digjitalizohet, me çka nxënësve do t’i mundësohet të arsimohen me pajisje ndihmëse moderne, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

– Është një ndryshim i madh që do të duhet doemos të ndodhë. Nuk kam të dhëna specifike për momentin se kur do të blihen kompjuterë të rinj për nxënësit, por ne do të punojmë për të digjitalizuar mësimdhënien. Kjo përfshin sigurim të më shumë burimeve, pajisjen e shkollave për digjitalizim dhe mundësim të mjeteve për të mësuar nga pajisje ndihmëse moderne. Ashtu si qeveria e mëparshme, dëshirojmë që ta realizojmë këtë proces, i cili nuk mund të përfundohet brenda një kohe të shkurtër – thotë Atanasov.

Aktualisht, nxënësit në shtet ose nuk përdorin fare kompjuterët derisa janë në shkollë, ose e përdorin atë që ka ngelë funksionale nga pajisjet e blera me projektin “Kompjuter për çdo fëmijë”.

Në mungesë të pajisjeve për realizim të orëve për kompjuter dhe për realizim të orëve të informatikës, shumë shkolla i përmbahen politikës “sjellë pajisjen tënde” (bring your own device), ashtu që fëmijët sjellin nga shtëpia laptop, smartphone ose tablet.

Siç deklaroi Tome Spirovski, drejtori i Inspektoratit shtetëror të arsimit, vetëm një e treta e kompjuterëve janë të rregullt dhe përdoren gjatë mësimdhënies, sepse të tjerët ose janë shumë të dëmtuar ose janë krejtësisht jashtë funksionit.

Kompjuter nga projekti “Kompjuter për çdo fëmijë” u blenë në vitin 2007. Ky projekt u kritikua ashpër nga opozita e atëhershme se nuk ishte e suksesshme dhe se ishte një projekt i pastrimit të parave.

Kurrë nuk u zbulua saktësisht se sa para i kushtoi shtetit ky projekt.


Ministri Duraki: Nuk merrem me qytetarë, por Maqedonia nuk është Zvicër (VIDEO)

$
0
0

Ministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Sadulla Duraki thotë se “nuk merret me qytetarët”, në pyetjen e televizionit “Sitell” për padi që qytetarët e përgatitin kundër shtetit për shkak të pasojave shëndetësore të cilat i përjetojnë për shkak të ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk.

“Tash, unë nuk merrem me qytetarët. Qytetarët mund të paditin, dhe kjo është”, tha shkurt Duraki.

Në konstatimin se kemi ndotje të madhe të ajrit, kurse instrumentet matëse nuk punojnë, ministri tha se “Maqedonia nuk është Zvicër”.

“Kemi filluar, një hap jemi para, dhe ajo”, tha Duraki.

Kurse u pyetur se çfarë konkretisht është marrë, ai shkurt tha se ka grup punues i cili do t’i tregojë hapat dhe për herë të parë në Maqedoni ka program për ndotjen e ajrit.

Sërish, si ministër ai nuk gjendet në grupin e punës në Qeveri, edhe pse sipas resorit të cilin e udhëheqë, pjesëmarrja do të ishte e logjikshme, por në vend të tij, në grup është zëvendësministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Markaduli.

Në pyetjen e “Meta.mk”, dërguar deri te zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski, se pse programin për ndotjen e ajrit e ka prezantuar zëvendësministri Makraduli, i cili edhe paraprakisht ka qenë udhëheqësi i lartë qeveritar i vetëm që fliste në këtë temë në të gjitha paraqitjet publike, dhe është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, dhe se a ka Maqedonia ministër për Ambient Jetësor, i cili sipas funksionit duhet të ndërmarrë përgjegjësi politike për një temë kaq të rëndësishme, është dhënë përgjigje: “Zëvendësministri është emëruar si koordinator i grupit për realizimit të strategjisë”.

Ndërkohë, ministri Duraki dje ka marrë pjesë në konferencën e tretë ministrore për ambient jetësor dhe aksion klimatik në Ballkanin Perëndimor të Këshillit të Bashkëpunimin Rajonal dhe Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Kush është Ministër i Ambientit Jetësor?

Në një video nga “Vidi Vaka“, shtrohet pyetja: Kush është ministër i Ambientit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor?. Ata janë përgjigjur me atë se Sadulla Duraki është ministër që 17 muaj, por nuk ka realizuar as edhe një takim joformal dhe konferencë për media me gazetarët për ndotjen e ajrit.

Ministri Angjushev: Fabrika e Jugohromit do të hapet në pranverë (VIDEO)

$
0
0

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe drejtori i fabrikës “Jugohrom”, Vasko Skenderovski kanë mbajtur konferencë për media sot në Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Bashkërisht ata lajmëruan se pas kredisë së aprovuar nga Qeveria, Jugohromi do të vendosë një pjesë të filtrave dhe do të fillojë me punë në pranverën e vitit 2019.

“Jugohromi” nuk do të punojë derisa t’i plotësojë standardet ekologjike, por për shkak rëndësisë që ka për popullatën e rajonit, por edhe për tërë ekonominë, Qeveria në seancën e fundit përmes Bankës së Maqedonisë për mbështetje të zhvillimit në Programin për mbështetje të firmave me vështirësi përcaktoi 1,5 milionë euro mjete likuiduese për ristartimin e “Jugohromit në pranverën që vjen”, tha Angjushev.

”Jugohromi” e ndërpreu punën në nëntor të vitit 2016 dhe pas bisedave të gjata me menaxhuesit u konkludua se duhet të ndërtohet stacion filtrues, sepse mbrojtja e mjedisit jetësor dhe shëndeti i qytetarëve nuk kanë alternativë. Në pajtim me çmimet aktual në bursat botërore, u konkludua se ‘Jugohromi’ mund të punojë me përfitim, ndërsa për këtë kredi shteti ka mbulim të hipotekës. Stacioni i paraparë filtrues do të jetë për të dy furrat më të reja dhe më të mëdha që paraqet rreth 50 për qind nga kapaciteti i ‘Jugohromit’, ndërsa sipas informacioneve nga menaxhuesi ky kapacitet do të mundësojë kthim të një pjese më të madhe të të punësuarve. Bëhet fjalë për zgjidhje të një problemi më afatgjatë dhe ndjeshëm, ndërsa me këtë mbyllje të konstruksionit financiar sigurohen mjete përveç për filtrin, blerje edhe të lëndëve të para dhe mjeteve tjera për ristartimin e fabrikës”, deklaroi Angjushev.

Duke u përgjigjur në pyetjen “Pse është pritur aq kohë që të miratohet kredi për “Jugohromin”?” , Angjushev potencoi se nuk kanë ekzistuar mekanizma brenda vendit, por edhe në Bankën e Maqedonisë për Mbështetje dhe Zhvillim për mbështetje të tillë të kompanive të Maqedonisë.

Drejtori ekzekutiv i “Jugohromit” Vasko Skenderovski ka potencuar se bëhet fjalë për kredi, gjegjësisht ndihmë financiare e cila sërish është komerciale për të cilën “Jugohromi” garanton me hipotekë dhe do të ketë interes komercial, megjithatë gjendja jolegjitime e fabrikës që punon dy vjet ka pamundësuar ata të fitojnë mjete, ashtu që, sipas tij, Qeveria ka gjetur mirëkuptimit ta mundësojë ristartim.

Ndryshe, problemi me ndërmarrjen Jugohrom erdhi pasi që kjo fabrikë nuk ka punuar me standarde ekologjike e cila solli deri te ndotja enorme e ajrit në rajonin e Pollogut. Ndotja e ajrit Tetovën e rangoi ndër qytetet evropiane me ndotjen më të madhe të ajrit. Protestat e sektorit civil nuk ishin të pakta, si pasojë e kësaj, Qeveria VMRO-BDI në atë kohë i caktoi afat kohor për vendosjen e filtrave deri më 1 nëntor, si vonesë të kësaj, Jugohromi do të mbyllej.

Jugohrom nuk arriti të respektojë afatin kohor, Qeveria nuk iu zgjati afatin kohor dhe në mesin e nëntorit të 2016-s u mbyll.
Pas mbylljes, rreth 900 punëtor mbetën pa punë, të cilët të organizuar në sindikatë punëtorësh, vazhdimisht kanë protestuar për humbjen e vendit të punës. 
Pas mbylljes së Jugohromit, ish-ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti publikoi raportin e gjendjes së ajrit, raport ky që vërtetoi se Jugohrom ka qenë një ndër ndotësit më të mëdhenj të rajonit të Pollogut.

Eco Guerilla: Qeveria dhe Jugohromi na kanë mashtruar me vite, kërkojmë ekspertë të pavarur

$
0
0

“Ne nuk u besojmë premtimeve të Jugohromit dhe të Qeverisë, pasi me vite na kanë mashtruar. Ne kërkojmë që i gjithë procesi në faza të mbikëqyret nga ekspertë të pavarur. Maqedonia e ka nënshkruar dhe ka detyrim ta respektojë Konventën e Arhusit për qasje në informacione, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe qasje në drejtësi për pyetjet që lidhen me ambientin jetësor. Habitemi pse Qeveria është e shqetësuar nga mbikëqyrja e ekspertëve të pavarur, nëse sistemin e filtrave të cilin pretendon se do e instalojë Jugohromi, i përmbush standardet e kërkuara. Prandaj, pa një mbikqyrje te rreptë nga eskpertë të pavarur dhe sigurimin që prap si në të kaluarën nuk do të helmohen qytetarët dhe fëmijtë e Tetovës, ne nuk do të lejojmë rihapjen e këtij vrasësi famkeq.” me këto fjalë Lëvizja Eco Guerilla ka reaguar sot në informatën e ministrit Koço Angjushev se fabrika e Jugohromit do të ri-hapet në pranverë njofton Portalb.mk.

LEXO: Ministri Angjushev: Fabrika e Jugohromit do të hapet në pranverë (VIDEO)

Jugohrom nuk arriti të respektojë afatin kohor, Qeveria nuk iu zgjati afatin kohor dhe në mesin e nëntorit të 2016-s u mbyll.
Pas mbylljes, rreth 900 punëtor mbetën pa punë, të cilët të organizuar në sindikatë punëtorësh, vazhdimisht kanë protestuar për humbjen e vendit të punës. 
Pas mbylljes së Jugohromit, ish-ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti publikoi raportin e gjendjes së ajrit, raport ky që vërtetoi se Jugohrom ka qenë një ndër ndotësit më të mëdhenj të rajonit të Pollogut.

Ngjarja e rëndë në Astir, policja që humbi gishtat e dorës tregoi çastin e tmerrit

$
0
0

Ngjarja e rëndë, pas protestës së dhunshme  në zonën e Astirit në Tiranë, ka tronditur të gjithë opinion publik. Ina Nuka, policja që u plagos në dorë, në një rrëfim për emisionin “Open” me Eni Vasilin në Top Channel, tregoi momentin e plagosjes nga një plasëse, e cila lëndoi edhe kolegë të tjerë të saj.

“Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.

Gjatë mbrëmjes, Inën e ka vizituar në spital edhe Kryeministri Rama.


Hekuran Kryeziu shënoi dy gola me skuadrën e Zurich

$
0
0

Pas Ligës së Kombeve, Hekuran Kryeziu po vazhdon me paraqitjet fenomenale edhe me skuadrën e tij.

Ai ka realizuar dy gola në ndeshjen që Zurich po e luan kundër Xamax, shkruan lajmi.net.Golat e Hekuranit erdhën në minutat 61’ dhe 64.

Skuadra e tij momentalisht është në disavantazh, me rezultatin 3:2.

Shikoni golat e bukur të Hekuranit:

Ushtrime për forcim të muskujve të shpinës (Video)

$
0
0

Problemet e shpinës janë shumë të shpeshta për shkak të qëndrimit të keq dhe mënyrës së jetës, andaj për mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes së kurrizit është e domosdoshme të bëhen ushtrime herë pas here.

Edhe individët më të shëndetshëm mund të hasin dhimbje shpine në jetën e përditshme, transmeton Telegrafi.

Mënyra më e mirë për parandalimin e këtyre problemeve është qëndrimi i përshtatshëm, por mbi të gjitha forcimi i muskujve të cilët e mirëmbajnë boshtin e kurrizit në pozicion të drejtë. Një qëndrueshmëri e mirëfillt muskulore do të thotë parandalim i problemeve të boshtit të kurrizit.

Fillojeni programin tuaj duke shikuar videot tona për forcimin e muskujve të shpinëspër të dy gjinitë:

Merrni një pozicion ku mbështeteni në të 4 pjesët e trupit paralelisht (shuplakat e duarve dhe gjunjë), boshti i kurrizit duhet të jetë në pozicion të drejtë dhe shikimi poshtë – në mes të shuplakave të duarve. Në të njëjtën kohë ngrisni këmbën e majtë dhe dorën e djathtë deri në pikën kur arrijnë pozicion paralel me dyshemenë. Mos lejoni rrotullimin e ijeve anash-jashtë. Ju mund ta bëni këtë ushtrim në dy forma.

Forma e parë është e paraqitur në video ku mund të bëni disa përsëritje me të njëjtën anë, ndërsa forma e dytë mund të aplikohet duke ndërruar anët e ngarkesës me mbajtje të pozicionit për një kohë më të gjatë (5, 10 apo 15 sekonda).

Ushtrimi ‘swimmer’ i ngarkon muskujt e përparëm dhe anësor të barkut si dhe pjesën e poshtme të muskujve të shpinës.

Siç mund ta shihni edhe në videon e paraqitur më poshtë, varësisht nga niveli i përgatitjes ju mund ta rrisni nivelin e ushtrimeve, përkatësisht formën e lëvizjeve. Shtrihuni në bark dhe tkurrni muskujt e barkut dhe pjesës së poshtme të shpinës për t’i ngritur shpatullat dhe këmbët lart duke bërë lëvizje të vazhdueshme poshtë-lart. Mbani këtë pozicion varësisht nga niveli i përgatitjes dhe qëndrueshmërisë.

Kohëzgjatja e këtij ushtrimi mund të jetë nga 10 deri në 60 sekonda lëzivje të vazhdueshme.

Kujdes! Nëse keni ndonjë problem akut i cili është i manifestuar me dhimbje të mëdha të shpinës konsultohuni me mjekun apo fizioterapeutin tuaj para se ti aplikoni ushtrimet e paraqitura.

Provokoi Salah, festoi si Ramosi (FOTO)

$
0
0

Mohamed Salah provokon sërish. Është një rivalitet që nuk do të përfundojë kurrë ai mes yllit egjiptian të Liverpoolit dhe Sergio Ramos nuk do të përfundojë asnjëherë pas atij dëmtimi në shpatull që i shkaktoi kapiteni i Los Blancos ish lojtarit të Romës në finalen e Championsit të edicionit të kaluar, njofton Supersport.al.

Menjëherë pas golit që realizoi të shtunën ndaj Ëatford duke zhbllokuar shifrat në fitoren 0-3 të Liverpoolit, Salah ka festuar me duart e kryqëzuara, një mënyrë e ngjashme me atë sesi Sergio Ramos feston golat e tij. Provokim apo jo ndaj spanjollit kjo mbetet për t’u parë por pas lajmeve tronditëse që Der Spiegel ka publikuar në lidhje me kapitenin e Realit, festa e Salah merr më shumë kuptim!

Salah – Ramos

 


“MEPSO” vendosi 12 largpërçues, për 3 vjet do të mundësojë qasje në internet më të shpejtë(FOTO)

$
0
0

Operatori i Sistemit Elektrik – shpërndarës i Maqedonisë “MEPSO”, sot ka promovuar vendosjen e 12 largpërçuesve, i cili sipas parashikemeve, do të sigurojë qasje në internet me shpejtësi 30 megabajt në sekondë dhe internet më të shpejtë për çdo qytetarë të Maqedonisë. U paralajmërua edhe hapje e tenderit ndërkombëtar për furnizim të aparaturës tel-komunikuese, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i MEPSO-s, Sasho Vasilevski

Drejtori i “MEPSO”-s, Sasho Vasilevski ka njoftuar se është vendosur shufër mbrojtëse në të cilën është integruar rrjeti optik i 12 largpërçuesve, që për funksionalitetin e tërësishëm të tyre, do të furnizojë edhe aparaturë shtesë tel komunikuese.

“Menaxhmenti aktual i MEPSO-s për një vit e gjysmë ka hapur front investues për realizim të më shumë projekteve për rrjetin shpërndarës. Paralelisht me këtë, kemi zhvilluar edhe infrastrukturën optike, për të cilin qëllim dhe tash jemi duke e realizuar këtë vizitë. Për kompletim të këtij projekti, kemi vendosur një shufër mbrojtëse ku është integruar rrjeti optik i 12 largpërçuesve, kurse që të kemi rrjet optik funksional do të furnizojmë edhe aparaturë tel-komunikuese. Tash paralajmëroj se do të hapim tender ndërkombëtar për furnizim të aparaturës tel komunikuese për nevojat e rrjetit optik të MEPSO-s”, tha Vasilevski.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) ka kryer lokalizimin e zonave të bardha, njoftoi ministri Damjan Mançevski.

“MSHIA-ja ka realizuar mapimin (lokalizimin) e zonave të bardha, që të kemi pasqyrë të qartë se ku duhet të investojë shteti. Qëllimi është që çdo qytetarë, pavarësisht vendbanimit, të ketë qasje në internet”, tha Mançevski.

Ndërkaq kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se vendosja e 12 largpërçuesve, parashihen me standardet e Bashkimit Evropian, dhe Maqedonia si shtet që synon bërjen pjesë të saj, duhet të punojë edhe gjatë kësaj periudhë kur po zhvillohen negociatat për anëtarësim.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

“Investimi i MEPSO-s është në pajtueshmëri me politikat që Qeveria i ka siguruar për standardet që duhen të realizohen me anëtarësimin në BE qysh në këtë fazë kur po zhvillohen edhe negociatat. Pjesë e atyre politikave, është edhe realizimi i strategjisë për digjitalizim. Në këtë drejtim, me instalimin e rrjetit optik, shteti ynë e kap hapin për projeksionet e BE-së dhe krijon kushte, që një tre vjetët e ardhshme, çdo qytetar, të ketë qasje në internet, me shpejtësi me të ulët prej 30 megabajt për sekondë, dhe më së paku 50 për qind e amvisërive të kenë marrëveshje parapaguese për qasje të më së paku 100 megabajt për sekondë me shpejtësi super apo edhe me shpejtësi ultra super”, tha Zaev.

Vendosja e 12 largpërçuesve
Vendosja e 12 largpërçuesve

Ish-ministrja, Gordana Jankullovska i ka dhënë mbështetje Janakieskit (FOTO)

$
0
0

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska i ka dhënë përkrahje ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski që për momentin ndodhet në paraburgim, transmeton Portalb.mk.

Në disa fotografi personale, Jankullovska përmes rrjetit social “Facebook” e ka përkrahur Janakieskin.

Ai shpreson se Gjykata sot do t’ia pranojë ankesën që të mbrohet nga liria pas disa akuzave të PSP-së.

Dita e Flamurit – Ansambli Shqiptar i Maqedonisë do të nis rrugëtimin artistik (VIDEO)

$
0
0

Më 28 nëntor, për nderë të Ditës së Flamurit në bashkëpunim me shoqatat kulturore në Maqedoni, do të realizohet edhe aktiviteti i parë i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe në Maqedoni (ASHKVSHM). Por ky manifestim nuk do të shënojë edhe nisjen me punë të Ansamblit, sepse procedura për funksionalitetin e tërësishëm të tij, dhe formimin e trupës, ende janë në vijim, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, dita e mërkurë do të mbahet mend, sepse do të ngrit siparin e veprimtarisë së këtij ansambli, e që ajo të jetë në nivelin e duhur, krahas drejtorit të ASHKVSHM-së, Fatos Lumani, profesionalisht është angazhuar edhe profesori nga Shqipëria, Artan Ibërshimi.

Koreografi Ibërshimi vlerësoi lartë strategjinë kulturore të Ansamblit, dhe duke e pasur parasysh se Dita e Flamurit paraqet një nga datat më të rëndësishme kombëtare, manifestimi do të reflektojë angazhimin jo vetëm profesional, por edhe kombëtar.

“Kjo parasheh një strategji kulturore të Ansamblit dhe Këngëve dhe Valleve të Maqedonisë. Jam angazhuar për të kontribuar në nivelin artistik të ansamblit. Është një moment tejet kombëtar, i ndërgjegjes sonë, që në një formë ose tjetër, jemi privuar që të japim kontributin tonë, me sinqeritetin përkatës, si profesional por edhe kombëtar”, tha Ibërshimi.

Në koncert do të prezantohen dy koreografi nga anëtarë të shoqërive kulturore artitike në Maqedoni: “Bajram Shabani”, “Dibra”, “Drita e Dervenit”, “Duflla”, “Emin Duraku”, “Jahi Hasani”, “Jehona e Malësisë”, “Karshiaka”, “Ibe Palikuqi”, “Shkupi”, “Shqiponja” dhe “Xheladin Zeqiri”, nën përcjellje të këngëtarëve dhe instrumentistëve: Adnan Aliu, Arben Asllanaj, Bajramali Idrizi, Emin Xhaferi, Hasan Limani, Jetmir Rexhepi, Musa Izeri, Mustafa Imeri, Qerim Hamidi, Saranda Imeri dhe Selami Kolonja.

Koreografi Ibërshimi sqaroi se koreografia e parë do të përcjell mesazh për rëndësinë e identiteti kombëtar në shoqëritë diversive dhe në botë duke përcjellë pjekuri kulturore dhe civilizuese, kurse koreografia e dytë simbolikisht do të unifikojë trevat shqiptare.

Në Maqedoni nuk ka shkollë fillore dhe të mesme për koreografi, dhe as akademi, dhe kjo e ka detyruar udhëheqësinë, që ASHKVSHM-ja të jetë laborator artistik, në të cilin do të kryhen matje dhe testime të anëtarëve, për të vetmin qëllim, krijimin e një trupe sa më cilësore dhe larg shablloneve ekzistuese.

Ansambli – laborator artistik dhe larg shablloneve

“Kemi krijuar një laborator artistik i cili bazohet në kërkimin shpirtëror dhe lart shablloneve. Kemi kërkuar një laborator ku ne kërkojmë ta shprehim veten tonë sa më mirë. Kërkojmë që të shprehim marrëdhëniet tona brenda qytetërimeve tona, me modesti dhe me profesionalizimit tonë”, tha koreografi Artan Ibërshimi.

“Ansambli do të jetë një laborator. Nuk do të marrim anëtarë të gatshëm. Do të ketë kurse dhe trajnime, dhe do të jetë një shkollë në vete. Ndryshe nga Shqipëria që ka shkollë fillore, të mesme dhe akademi koreografie, ne nuk i kemi ato kushte. Prandaj për ta tejkaluar këtë mangësi, ne do të duhet të gjejmë alternativa të shëndosha, për të krijuar një trup cilësore”, tha drejtori i Ansamblit, Fatos Lumani.

Duke folur për procedurën e funksionalitetit të tërësishëm të Ansamblit, drejtori Lumani njoftoi se deri më tash është formuar këshilli i shoqërive artistike të ansambleve ekzistuese në Maqedoni, dhe paralajmëroi se punësimet do të bëhen shumë shpejtë. Pritet pëlqimi i Ministrisë së Financave, që të dihet numri i saktë.

“Është formuar këshilli i shoqërive kulturore artistike ekzistuese në Maqedoni. Kemi kërkuar nga çdo shoqëri dhe ansamble nga dy çifte. Disa i dërguan, kurse disa të tjerë nuk kanë dërguar. Në bazë të asaj çfarë na dërguan, janë përzgjedhur ata pjesëtar me të cilët i kemi realizuar këto dy koreografi. Konkursi për Ansamblin do të jetë shumë shpejtë. Jemi në procedurë. Kemi marrë pëlqimin nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, kurse tash presim që pëlqimi të miratohet edhe nga Ministria e Financave, që brenda disa javëve të dalim me konkursin dhe kriteret. Ende nuk dihet se për sa vende të punës do të jepet pëlqim, prandaj edhe nuk dihet se sa punësime do të realizohen në Ansambël. Kjo është vetëm njëra nga arsyet, por arsyeja tjetër është se Ansambli parashihet të formohet brenda vitit. Dhe që mos t’ua humbim mundësinë gjeneratave të ardhshme. Mendojmë që disa vende të lehen bosh, për gjeneratat e ardhshme”, tha Lumani.

Ansambli nuk ka as edhe objekt vetanak, kurse provat për koncertin e së mërkurës janë realizuar në hapësira e SHKAKV “Iber Palikuqi” në Shkup.

Përndryshe koncerti festiv për festën e 28 Nëntorit – Ditën e Flamurit, do të mbahet në hapësirën e Shtëpisë së Armatës në Shkup të Maqedonisë, me fillim prej ora 19:00. Të ftuar special, Ansambli Shkëlzen Doli.

8 stile flokësh shpejt dhe thjesht për vetëm për 10 minuta (VIDEO)

$
0
0

Kur jeni vonë dhe nuk keni kohë të merreni me flokët tuaj, e vetmja zgjidhje që ju vjen ndërmend dhe në ndihmë është një kapje e thjesht flokësh bisht. Por nëse jeni duke shkuar në punë apo në evente ku duhet që flokët tuaj ‘ta thonë fjalën e tyre’ në videot më poshtë ju vijnë në ndihmë në mënyrë që pamja juaj të jetë mbresëlënëse, dhe për këtë ju duhen vetëm 10 minuta kohë, përcjell Bordo.al. 

1- Për flokë mesatar-të gjatë

2- Bisht në gjysmë lartësi

3- Gjysmë të kapura

4 – Bisht gjysmë i gërshetuar

5- Të kapura lart

6- Për flokë të shkurtër

7- Bisht i përdredhur

8- I gjithë floku gërshetë

U arrit marrëveshja: Real Madrid e transferoi yllin e madh (FOTO)

$
0
0

Real Madrid e ka siguruar transferimin e parë.

Real Madrid duket se dëshiron të bëjë disa ndryshime befasuese në skuadër. Skuadra spanjolle nuk është e kënaqur me rezultatet që po merr në këtë sezon, andaj do t’i largojë disa lojtarë, për ta liruar vendin për transferimet e reja, përcjell “lajmi.net”.

Sipas ‘Daily Express’, Real Madrid ka arritur marrëveshje me Brahim Diaz.

Talenti do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij skadon, ndërsa do të kalojë me parametra zero në ‘Santiago Bernabeu’.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>