Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Ligji i ri për energjetikë: Subvencione dhe tarifë Premium për investitorët e energjisë së ripërtëritshme

$
0
0

Me ligjin e ri për energjetikë në Maqedoni do të mundësohet investim për energji të ripërtëritshme edhe me kapacitet prej 200 megavat, kurse Qeveria parasheh edhe dhënie të tarifës Premium për investitorët që do të kërkojnë subvencione më të vogla, u tha sot në Shkup gjatë debatit për përpilimin e ligjit në fjalë, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev deklaroi se me ligjin e ri nuk kufizohen mundësitë për investim, por përkundrazi, ato do të mbështeten me subvencione dhe me tarifën Premium.

“Ligji i ri për Energjetikë nuk kufizon më procesin e investimit në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë si më parë. Tani mundësohet të investohet në kapacitete prej 200 megavat orë energji të instaluar dhe shteti do të sigurojë tokë ndërtimi që do të rregullohet sipas kërkesave të nevojshme ku do të mund të instalohen centrale fotovoltaike me fuqi të ndryshme. Në lidhje me përdorimin e mbështetjes shtetërore, është prezantuar një tarifë Premium. Ajo do t’u jepet investitorëve të cilët do të kërkojnë subvencione më të vogla”, tha Angjushev.

Bekteshi dhe Angjushev në debatin publik për përpilimin e ligjit të ri për energjetikë në Maqedoni

Bekteshi dhe Angjushev në debatin publik për përpilimin e ligjit të ri për energjetikë në Maqedoni

Ndërkaq ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vlerësoi se me ligjin e ri për energjetikë do të rritet konkurrenca mes investitorëve.

“Do të doja të theksoja se ligji për energjetikë përfshin kërkesat për një proces konkurrues të investitorëve të cilët do të përdorin masat mbështetëse, d.m.th. Premitë, si dhe integrimin e kësaj energjie në tregun e energjisë elektrike. Mjetet për pagesën e premive do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë çdo vit, të cilat Ministria e Ekonomisë do ti parasheh në programin e saj vjetor në Qeveri. Ministria e Ekonomisë gjithashtu do të zhvillojë procedurën e tenderimit në mënyrë transparente dhe në përputhje me ligjin”, tha Bekteshi.

Rregullorja për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe dekreti për masat për mbështetjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë rregullojnë mënyrën në të cilën do jepen licencat, koncesionet, për prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë.


Ministri Bekteshi komentoi informacionet se është pjesë e rikonstruimit të Qeverisë (VIDEO)

$
0
0

Se a do të largohet nga posti i ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi do të vendosin organet e partisë dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, kështu u përgjigj në pyetjen e Portalb.mk, vetë ministri Bekteshi.

Megjithëse spekulime, Bekteshi nuk hodhi poshtë informacionet si të pavërteta.

“Unë edhe më herët në një ngjarje theksova se sa i përket rikonstruimit të Qeverisë, në kuadër të Bashkimit Demokratik për Integrim, vendosin strukturat e BDI-së dhe organet më të larta, siç është kryesia dhe kryetari, Ali Ahmeti”, tha Bekteshi.

LEXO: Përflitet se së shpejti mund të ketë rikonstruim të Qeverisë së Maqedonisë

Përndryshe, dje në Maqedoni kanë qarkulluar informacionet se ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është pjesë e rikonstruimit të ri të Qeverisë së Maqedonisë.

Në listën e të përfolurve për largim të mundshëm nga posti, përveç Bekteshit janë edhe:

Hazbi Lika, zv. kryeministër për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Suhejl Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

Dragan Tevdovski, ministër i Financave

Megjithatë në kabinetin qeveritar ka funksionarë për të cilët opinioni disa herë ka ngritur pyetjen e shkarkimit të mundshëm të tyre, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të detyrës.

Bujar Osmani, zv.kryeministër për Çështje Evropiane

Ndër më të përfolur dhe më të krituar nga opozita kanë qenë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Festivali “Othello”, u shfaq “Oscari dhe tezja Rozë” (FOTO)

$
0
0

Edhe në ditën e tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Othello”, salla e Qendrës për Kulturë “Asnom” në Gostivar ishte e mbushur me teatërdashes, transmeton Portalb.mk.

Në natën e tretë u shfaq “Oskari dhe tezja Rozë” me autor Eric Schmitt, në regji të Kico Londo, e realizuar në Teatrin e rajonit të Shkodrës – Kukës. Ajo solli jetën e Oskarit, një djali i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve sepse vuan nga leukemia. As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t’i thonë të vërtetën mbi sëmundjen e tij.

Aty shfaqet tezja Rozë, e cila fillimisht dukej se ishte një grua e ashpër dhe me karakter shpërthyes, por që me Oscarin u tregua shumë e dashur dhe e butë. Duke e përshpejtuar jetën e Oskarit, publiku kujtoi rregullën e natyrës, që nuk jemi të përjetshëm dhe duhet të meritojmë dhe gëzojmë çdo moment të jetës. Tezja Rozë e këshillonte Oscarin që t’i shkruajë Zotit, për t’u ndier më mirë. Dhe ai nisi ta bëjë të njëjtën.

Shfaqja “Oscari dhe tezja Rozë”

Sot, më 8 nëntor, do të shfaqet “Gratë”, me autor Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit, e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Festivali do të përfundojë nesër, më 9 nëntor, me shfaqjen “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit, e realizuar në “AAB Faruk Begolli” – Prishtinë. Nesër do të ndahen edhe çmimet për më të vlerësuarit.

LEXO: Shfaqja “Ata që ikin” shënoi natën e dytë të Festivalit “Othello” (FOTO)
LEXO: Shfaqja “Vetëvrasësi” ngriti siparin e Festivalit të Teatrove “Othello”
LEXO: Programi i Festivalit të Teatrove “Othello” (FOTO/VIDEO)

Ligji për ndryshimin e Kodit Zgjedhor pret pajtueshmërinë e VMRO-DPMNE-së

$
0
0

Propozim ligji për ndryshimet në Kodin Zgjedhor është në fazën përfundimtare por pritet pajtueshmëri e opozitares VMRO-DPMNE që i njëjti të dorëzohet në Kuvend, njoftoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska të martën në takim me gazetarët. Ajo njofton se propozim ligji për Kodin Zgjedhor është përgatitur në bazë të marrëveshjes që e kanë arritur partitë politike, njofton Portalb.mk.

“Kemi punuar me Kodin Zgjedhor në pajtueshmëri me konsultimet e partive politike është dërguar deri te opozita dhe presim përgjigje, a është ai modeli që praktikisht është në bazë të marrëveshjes së partive politike. Kështu që, ministria e Drejtësisë është e gatshme menjëherë pasi që të marrim përgjigje ta lëshojmë propozimin në procedurë parlamentare”, tha Deskoska.

Sipas saj, një pjesë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor janë bërë në kohën kur janë zgjedhur anëtarët e përkohshëm të Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ndërkaq pjesa tjetër e ndryshimeve që do të duhet të miratohen, kanë të bëjnë me përbërjen e KSHZ-së.

Ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Damjan Mançeveski si përfaqësues i LSDM-së në grupin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, thotë se ekzistojnë disa çështje për të cilat nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje, duke mos bërë të ditur për çka.

“Konsensus është arritur për disa çështje, dhe këtu nuk ishim vetëm ne të partive politike po kishim pesë mbledhje pune me ekspert nga vendi dhe jashtë që ndanë përvoja të ndryshme dhe analiza dhe në ligj është vendosur e gjithë ajo për të cilën kishte konsensus. Ekzistojnë tema për të cilat nuk kemi arritur marrëveshje, që janë ende lëndë e debatit dhe duhet të mbeten ende, si për shembull modeli i zgjedhjes. Ajo që është bërë është në lidhje me KSHZ-në është në pajtueshmëri me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për financim të partive politike”, tha Mançevski.

Mançevski shprehet optimist se ligji do të jetë i pranueshëm për të gjitha partitë politike, megjithatë ai është konfuz lidhur me atë që deri më tani opozita nuk ka dhënë asnjë përgjigje edhe pse siç thotë ai paraprakisht nuk kanë kërkuar asnjë kusht.

Nga ana tjetër, VMRO DPMNE mbetet e pakapshme për prononcim.

LEXO: Maqedoni, Qeveria planifikon reforma të mëdha dhe të përshpejtuara në këto sektore

Ministria parasheh ndërrim të autoambulancave varësisht kilometrazhës, automekanikët thonë që kjo nuk është zgjidhje e mirë

$
0
0

Që të shmangen situatat e prishjes së autoambulancave të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë parasheh ssjelljen e një rregullore të veçantë, në bazë të së cilës do të servisohen dhe ndërrohen veturat varësisht kilometrazhës së kaluar. Me këtë kriter të Ministrisë nuk pajtohen automekanikët, sepse sipas tyre kriter i ndërrimit dhe servisimit të veturave duhet të jetë viti i përdorimit dhe vendi ku përdoren veturat, transmeton Portalb.mk.

Pas evidentimit të situatave kur kishim prishje dhe vonesa të autoambulancave dhe si pasojë qytetarët kishin humbur jetë, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se  është duke shqyrtuar opsionet që me rregullore të veçantë të ndërrohen autoambulancat varësish kilometrazhës së kaluar.

“Ministria e Shëndetësisë për momentin është duke i shqyrtuar opsionet me qëllim të etablimit të sistemit nëpërmjet Rregullores së veçantë, me të cilin në mënyrë decide do të qëndrojnë se vetura e NMSH-së duhet të ndërrohet në bazë të kilometrazhës së caktuar të kaluar. Vetëm për ilustrim, kemi vetura të vjetra që kanë kaluar nga 600.00 kilometra të kaluar”, thanë nga MSH-ja.

Portalb vizitoi punktin e NMSH-së në Çair, nga ku pa se dy veturat që janë në përdorim, njëra ka 429756 kilometra dhe tjetra 208100 kilometra.


Në një bashkëbisedim me automekanikun Igor Trajkovski, kuptohet se një veturë nuk duhet të vlerësohet nëse ajo ka ose jo kilometrazh të madhe, por se si është gjendja e saj mekanike. Ai solli shembullin, se nëse një veturë e përdorur në Çair nuk ka kilometrazh të kaluar të lartë, nuk do të thotë se ajo duhet të përdoret, sepse ajo ka përdorim të madh.

“Ka një kusht ku thotë, se në kushte normale të shfrytëzimit, flas për veturat e reja, ku thotë se 15 mijë kilometra në afat për një vit, ka diku situata ku thotë në çdo dy vjet. Flas për kushtet në Maqedoni. Të ishim në Gjermani, ata i servisojnë në çdo 30 mijë kilometra. Për shembull “Fiat” thotë se intervali servisues është në çdo 30 mijë kilometra, por në cilat kushte të shfrytëzimit. Për shembull nëse ne shkojmë nga Gjorçja në Autokomandë, do të bllokohemi në Qendër ndalu – fillo – ndalu. Këtu ne bëjmë një orë shfrytëzimi, por nuk bëjmë kilometrazh. Nuk mund të bëhet një kushtëzim i kilometrazhës për të ndryshuar veturën”, tha Trajkovski.

Automekaniku, Igor Trajkovski

Sa i takon servisimit, sipas automekanikut Trajkovski duhet të bëhet pas çdo 15 kilometreje të kaluar

“Ato që përdoren në kushte optimale duhet  një herë në vit të servisohen, por kjo nuk do të thotë se ti nuk duhet ta marrësh parasysh kilometrazhin, sepse një veturë i arrin 40 mijë kilometra, atëherë ajo duhet të bëj dy herë në vit servisim. Në kushte normale, në çdo 15 mijë kilometra është mjaftueshëm të bëhet servisim. Me servisim nënkuptojë ndryshim të ulës, filtrat dhe kontroll. Do të thotë ky është servis i rregullt”, tha Trajkovski.

Autoambulancat e Ndihmës Mjekësore të Shpejtë (NMSH)

Sipas të dhënave të Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, veturat e ndihmës së shpejtë janë ndërruar në vitin 2008. Këto vetura, sipas automekanikut Trajkovski duhet të ndërrohen, madje ai propozon se të mos përdoren veturat e njëjta si për në qytet edhe për vende malore.

“Kushtet e përdorimit në lartësi dhe gropa nuk është e njëjtë, sikurse në qendër. Nëse tashmë bëhet një analizë, duhet të kihet parasysh se cilat vetura, në cilat hapësira voziten. Tjetër gjë është vetura që shkon nga Ohri në Shkup, dhe tjetër gjë është vetura që shkon në fshatra. Tash flasim për vetura që janë më të reja, nga 2009 e këndej. Edhe kriteri duhet të jetë se nuk mundet që për vetura të NMSH-së, të jenë të vjetra 10-15 vjet, këtu diçka nuk shkon. Duhet të vendosen standarde, por shteti duhet ta bëjë atë punë. Për shembull, 5 vjet përdorim, duhet të blihet e re. Për shërbimet që kryhen në fshatra, duhet të ketë vetura edhe më speciale se sa këto që përdoren ke ne”, tha Trajkovski.

Ai kërkoi që Ministria e Shëndetësisë të përpilojë rregullore të veçantë vetëm për ndërrimin dhe servisimin e autoambulancave të ndihmës së shpejtë. 

Përveç kësaj, kërkohet që servisimi dhe ndërrimi të mos jetë vetëm në bazë të kilometrazhës, por në bazë të vitit të përdorimit, i cila nuk duhet të jetë më shumë se 5 vjet.

Qytetarët kërkojnë:

Ndihma Mjekësore e Shpejtë të jetë më efikase – me vetura adekuate

LEXO: Ndihma e shpejtë në Maqedoni: autoambulanca të ngadalshme që shpesh prishen

Dje u shfaqën “Gratë”, sot do të përfundojë Festivali “Othello” (VIDEO)

$
0
0

Në natën e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Othello” që do të përfundojë sot, është paraqitur shfaqja “Gratë”, transmeton Portalb.mk. Salla e Qendrës për Kulturë “Asnom” sërish ishte plot me teatërdashës.

“Gratë”, e autorit Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit, e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit, problemet e dashurisë, urrejtjes, tradhtisë, seksualitetit dhe incestit i solli nëpërmjet aktorëve: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Xaka Jonuzi Çeliku, Linda Saiti dhe Aida Elezi.

Festivali do të përfundojë sot, më 9 nëntor, me shfaqjen “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit, e realizuar “AAB Faruk Begolli” – Prishtinë.

Pas shfaqjes do të ndahen edhe çmimet..

Ky është edicioni i dytë i “Othellos”. Nëse edicioni i parë dëshmoi se gostivarasit kanë nevojë për teatër, edicioni i dytë shënoi themelimin e Institucionit Nacional “Teatri i Gostivarit”.

LEXO: Festivali “Othello”, u shfaq “Oscari dhe tezja Rozë” (FOTO)
LEXO: Shfaqja “Ata që ikin” shënoi natën e dytë të Festivalit “Othello” (FOTO)
LEXO: Shfaqja “Vetëvrasësi” ngriti siparin e Festivalit të Teatrove “Othello”
LEXO: Programi i Festivalit të Teatrove “Othello” (FOTO/VIDEO)

Shteti u ka siguruar shtëpi 96 romëve që janë gjetur nën Kala (Video)

$
0
0

“Romët që janë gjetur nën Kala tani kanë shtëpi, dokumente dhe pothuajse të gjithë marrin ndihmë sociale. Kujdesemi për familje dhe çdo fëmijë. Për integrimin e tyre janë angazhuar organizata të romëve, të cilat punojnë me to 12 orë, në dy ndërrime. U ndihmojnë të gjejnë punë, të marrin qasje për shëndetësi, arsim dhe shërbime të tjera dhe shërbime të tjera nga shteti”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë u ka siguruar shtëpi gjithsej 96 personave, nga të cilët 66 janë fëmijë.

“Ne jemi shtet social dhe kujdesemi për qytetarët që të kenë jetë të denjë dhe kushte të barabarta. Me kryeministrin Zoran Zaev kemi qenë për vizitë në vendbanimet e përkohshme në Vizbeg. Personat këtu kanë mundësi të fillojnë me punë, ndërsa fëmijët e tyre e kanë filluar procesin arsimor. Çdonjëri prej tyre ka dokumente dhe pjesa më e madhe tani më janë pjesë e ndihmës sociale. Ne përsëri do të vazhdojmë ta gjejmë edhe pjesën tjetër, që t’iu sigurojmë strehim”, tha Carovska.

Rasti “Perandoria”, biznesmeni Orce Kamçev u dërgua në Gjykatë (VIDEO)

$
0
0

Biznesmeni Orce Kamçev është dërguar të merret në pyetje në Gjykatë, në hetimin e Prokurorisë Speciale të quajtur “Perandoria”, lidhur me larje parash, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit të kreditorëve.

Në mesin e të arrestuarve është edhe Cvetan Pandeleski, i cili është partner biznesi i Kamçevit dhe baba i Dejan Pandeleskit i cili është famull i ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, PSP sot në mëngjes ka kryer bastisje në selinë e “Orka Holding” dhe në kompani të tjera jashtë Shkupit, në bazë të urdhrit gjyqësor. Aksioni është bërë me asistencë të Repartit për Ndalim të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më 29 gusht të vitit 2016, Kamçev është marrë në pyetje në PSP, por Prokuroria atëherë nuk tregoi se në çfarë cilësie ka qenë dhe për cilin rast është ftuar.

PSP pas procedurës parahetimore të kryer, ka hapur lëndë të re me emrin “Perandoria” kundër Jordan Kamçevit, Sasho Mijallkovit, Nenard Josifoviqit, Cvetan Pandeleskit, Ratka Kunoska-Kamçevskës, Hristina Kamçeva-Stojçeskës, Zorica Arsovskës, Liljana Gajdovskës, Vladisall Stajkoviqit, Todor Mirçevskit, Dejan Janevit, Vançe Mijallçevit dhe Jovançe Taskovskit për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër penale “shoqërim kriminel”.

“Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim, mashtrim dhe larje parash dhe vepra tjera penale. Në rrjedhën e procedurës parahetimore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetuese janë siguruar dëshmi të mjaftueshme nga të cilat ka dalë dyshim se në periudhën prej vitit 2002 deri më 2013 të dyshuarit i kanë bërë veprat penale për të cilat akuzohen personalisht dhe përmes personave juridik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale Publike.

“Gjatë ditës së sotme nga ana e Prokurorisë Publike në bashkëpunim me MPB-në janë kryer 12 bastisje dhe janë privuar nga liria pesë persona të dyshuar, të cilët do të ftohen në Gjykatë dhe do t’ju kërkohet masë për prani. Shumë shpejt pritet edhe zgjerimi i hetimit për persona të rinj për vepra të reja penale, ndërsa në drejtim të sigurimit të pasurisë –për sigurimin e lëndëve që rrjedhin nga veprat penale do të kërkohen edhe masa për sigurimin e përkohshëm të pasurisë”, shtojnë nga PSP.


Privatizimi i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, do ta shkatërrojë mbrojtjen shëndetësore në Maqedoni

$
0
0

Pas hapjes së tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë për gjetjen e partnerit për kryerjen e analizës së fizibilitetit për gjetjen e modelit të funksionimit të shërbimit të ndihmës mjekësore të shpejtë, me anë të partneritetit publik – privat, opinioni prej ekspertësh, partitë dhe qytetarët shprehen skeptik se ky model është më ideali për Maqedoninë, transmeton Portalb.mk. Thuhet se kjo do ta shkatërrojë edhe atë pak mbrojtje shëndetësore të qytetarëve.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë, Venko Filipçe

Në konkursin e hapur më 3 nëntor 2018, i cili do të mbyllet më 14 nëntor, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë kërkon: “Përpilim të studimit dhe analizës së fizibilitetit për mundësitë dhe kapacitetet e shërbimit të ‘Ndihmës së shpejtë’ dhe vizitë shtëpiake, me qëllim të gjetjes së modelit për vendosjen e partneritetit publik-privat”.

Siç thuhet më tej në konkurs: “Nuk parashihet ndryshimi i çmimeve, respektivisht çmimet e parashtruara në ofertë i ofertës më të volitshme do të jenë fikse sa do të zgjatë marrëveshja e furnizimit publik”.

Shkak për analizën e fizibilitetit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë është shërbimi jo-efikas i Ndihmës së Shpejtë, gjë për të cilën ka shkruar Portalb disa herë, dhe gjetja e një modeli të pranueshëm dhe të zbatueshëm për Maqedoninë.

“Për momentin gjemë mënyra për ta përmirësuar situatë. Konkretisht modeli për partneritet publik-privat për ndihmën e shpejtë funksionon në Itali. Nga këto arsye vendosëm që të bëjmë studim fizibiliteti që ta testojmë mundësinë e Ndihmës së Shpejtë në Maqedoni. Fizibliteti do të tregojë se a është ai model i zbatueshëm edhe tek ne”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Liridon Disha

Liridon Disha, mjek i mjekësisë së përgjithshme, sektor i cili është privatizuar dekada më parë, kujtoi se ka pasur raste kur koncesionet e ambulantave u janë dhënë sipërmarrësve, gjë e cila sillte situata që shërbimi të mos jetë kompetentë dhe joefikas.

Megjithatë ai tha se privatizimi mund të japë efekte pozitive, nëse procedura zhvillohet në bazë të ligjit.

“Nëse kemi procedura të njëjta siç ishin me mjekësinë primare, edhe me Ndihmën e Shpejtë, atëherë mund të kemi situata kur ato mund të udhëhiqen nga subjekte jokompetente, sepse ashtu ka ndodh edhe me dhënien e koncesionit të ambulancave të mjekësisë së përgjithshme. Në shumë raste u janë dhënë “biznesmenëve”, të cilët kanë punësuar mjekët për të bërë punën e mjekut. Privatizimi i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë mund të japë rezultate pozitive vetëm nëse bëhet në mënyrë të rregullt dhe pa ndikime partiake. Koncesionet duhet t’u nënshtrohen rregullave dhe t’u përmbahen dispozitave ligjore”, tha mjeku Liridon Disha.

Mirjana Najcevska

Mirjana Najçevska

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska thotë se privatizimi i shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë do ta shkatërrojë edhe atë pak mbrojtje shëndetësore të qytetarëve.

“Është i nevojshëm një ministër i cili do ta përmirësojë sistemin e mbrojtjes shëndetësore, e jo ta shndërrojë atë në pazar, i cili do ta mbajë korrupsionin e metastazuar dhe i cili do ta stërpik edhe atë mbrojtje shëndetësore të pakët që ka mbetur te qytetarët. Si mundet një sipërmarrës, i cili dëshiron të përfitojë dhe të realizojë ekstra profit, të jetë më i miri në dhënien e shërbimit”, tha Najçevska.

Partitë: Privatizimi i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë – paaftësi e menaxhimit

Sipas partisë Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe “E majta” (Levica), privatizimi i shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë është shenjë se Ministria e Shëndetësisë është e paaftë për menaxhim dhe sigurim të mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve të Maqedonisë. Ata thonë se vendime të tilla, të paparlajmëruara, nuk e rritin konkurrencën mes shërbimeve shëndetësore publike dhe private, por janë qëllim për përfitime ekonomike.

Bekim Tateshi

Bekim Tateshi

“Kjo edhe njëherë tregon se kjo qeveri aktuale në aspekt të menaxhimit të shëndetësisë në Maqedoni, nuk ka ide. Vetë qëndrimi dhe vetë këto ide të reja që paraqiten, tregon se këto aspak nuk i përmbahen premtimeve parazgjedhore, se në shëndetësi do të realizojnë reforma thelbësore. Në asnjë moment nuk ka pasur ndonjë deklaratë se do të shkohet në privatizim të shërbimit të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë, që ne e shohim si diçka e papritur. Ka pasur edhe një ide tjetër, që kardiokirurgjia pediatrike, prej klinikës shtetërore, të kalojë në spitalin privat “Zhan Mitrev”. Ne jemi për atë që shëndetësia publike dhe private duhet të jenë në konkurrencë, por jo të varen njëra nga tjetra”, tha udhëheqësi i sektorit për shëndetësi në Aleancën për Shqiptarët, Bekim Tateshi.

 

"E majta" (Levica)

“E majta” (Levica)

“Si mund të arsyetohet kjo masë për privatizim të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë? Nëse si argument ofrohet jofunksionaliteti i segmentit të cilin dëshiron ta privatizojë, atëherë cili argument është qesharak, se shëndeti publik gjatë viteve të fundit ka treguar mangësi në rezultatin e menaxhimit të pjesës së Ndihmës Mjekësore të Shpejtë. Nuk ka ndonjë Pazar për ‘Ndihmën e shpejtë”, që të vërtetohet se konkurrencën e ka shkatërruar shteti. Me këtë argument, Qeveria pranon se është e paaftë në mënyrë organizative dhe në kapacitet për të përmirësuar dhe përparuara këtë segment të mbrojtjes shëndetësore. Dhe nëse nuk është e aftë, zgjidhje është që jepet dorëheqje, dhe jo ta privatizojë”, thonë nga partia majtiste “Levica”.

Përndryshe, se shërbimi i Ndihmës Mjekësore të Shpejtë në Maqedoni nuk është efikas kanë treguar edhe të dhënat, ku vetëm brenda një viti kemi pasur tre raste të reja të prishjes së autoambulancave, si rezultat kemi pasur edhe humbje jetësh të qytetarëve.

Nga ana tjetër, që të shmangen situatat e prishjes së autoambulancave të Ndihmës Mjekësore të Shpejtë në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë parasheh edhe sjelljen e një rregullore të veçantë, në bazë të së cilës do të servisohen dhe ndërrohen veturat varësisht kilometrazhës së kaluar. Me këtë kriter të Ministrisë nuk pajtohen automekanikët, sepse sipas tyre kriter i ndërrimit dhe servisimit të veturave duhet të jetë viti i përdorimit dhe vendi ku përdoren veturat, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Ministria parasheh ndërrim të autoambulancave varësisht kilometrazhës, automekanikët thonë që kjo nuk është zgjidhje e mirë
LEXO: Ndihma e shpejtë në Maqedoni: autoambulanca të ngadalshme që shpesh prishen 

“Në Parajsë” kënga e re nga Miriam Cani (VIDEO)

$
0
0

Këngëtarja shqiptare Miriam Cani ka publikuar këngën e tij më të re “Në Parajsë”.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Kledi Bahiti, kurse për tekstin është përkujdesur bashkëshorti i Miriam Canit, njëherësh këngëtari Alban Skenderaj, transmeton Koha.net.

Videoklipi është punuar nga Talelli Production.

 

Përsëri digjen mbeturinat në Tetovë, nga ato që nuk i sheh Inspektorati i Komunës (FOTO+VIDEO)

$
0
0

Mosgjetja e autorëve të djegies së mbeturinave dhe mospastrimi i deponisë jo-formale në “Lagjen e Romëve” apo në shtratin e lumit “Shkumbin” në Tetovë, ka bërë që disa qytetarë të pandërgjegjëshëm, të cilët assesi t’i identifikojnë autoritetet, edhe sot t’ua kanë vënë flakën mbeturinave, me të cilën e kanë ndotur ajrin dhe ambientin jetësor në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Portalb.mk ka dalë në terren për të shikuar gjendjen, dhe prej në largësi ka parë dy persona, duke ikur nga vendi i ngjarjes. Rastin e kemi paraqitur në sistemin elektronik të Komunës së Tetovës.

QYTETARËT DUHET TË PARAQESIN DJEGIET E MBETURINAVE DHE NDOTJEN AJRIT NË NUMRIN 0800 55 043 OSE NË E-REPORT.

Rikujtojmë në të njëjtin vend, para një jave Portalb.mk siguroi fotografi dhe dëshmi se digjen mbeturinat, por inspektorët komunal, nuk kanë arritur t’i gjejnë kryerësit. Nga Komuna e Tetovës na thanë se kanë nxjerrë inspektor në terren, por që, sipas tyre, ata nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë zjarri në këtë pjesë të qytetit.

LEXO: Tetovë, në “Lagjen e Romëve” djegie masive të mbeturinave, tymi helmon banorët (FOTO)
LEXO: Tetovë, Inspektorati komunal i ekologjisë mbetet i verbër përpara fakteve (FOTO)

“Inspektorët e ekologjisë në Komunën e Tetovës kanë dalë në vendngjarje dhe nuk kanë arritur të shohin gjurmë zjarri në këtë pjesë të qytetit ” na thanë nga Komuna e Tetovës. Por, era tym nuk ndalet në qytet!

Nga ana tjetër, edhe qytetarët e Tetovës vazhdimisht denoncojnë raste në uebsajtin E-report të Komunës së Tetovës por angazhimi i inspektorarit lë shumë për të dëshiruar.

Inspektorati i padobishëm

Djegie të mbeturinave në Tetovë ka vazhdimisht, por rrallë ose asnjëherë nuk kapen autorët.
Kjo ndodh për arsye të mosveprimit në kohë të autoriteteve të rendit dhe të Inspektoratit Komunal. Rasti i fundit ishte më 20 shtator të këtij viti, ku gjatë orëve të mëngjesit banorët në disa lagje të Tetovës raportuan se po ndiejnë erë të keqe, e cila sipas të gjitha gjasave vinte nga djegia e mbeturinave, megjithatë inspektorët janë vonuar dhe nuk kanë arritur që në kohë t’i kapin ndotësit.

Rast që duhet përmendur është edhe ai i djegies masive të deponisë në hyrje të Tetovës, që edhe pas 1 viti, autoritetet e rendit dhe ndjekjes ende nuk kanë arritur që t’i gjejnë autorët dhe t’i vendosin përpara drejtësisë.

LEXO: Tetovë, ndotësit e ajrit zgjohen më herët se inspektorët komunal
LEXO: Një vjet nga djegia e deponisë së Tetovës, zjarrvënësit ende në liri

Vajza me floktë më të gjatë në botë, nuk i ka larë qe 20 vite

$
0
0

Frankie Cluney, 32-vjeçare, shpjegoi se si ndaloi së lari flokët e saj kur kishte vetëm 13 vjeç për shkakun se e urrente procedurën e larjes, transmeton Lajmi.net.

Ajo insiston se mbajtja e flokëve kaq të gjata nuk është mjaft e vështirë për atë, ngase asaj i nevojitet vetëm një krehje që të duken ashtu siç dëshiron.

Frankie, e cila me profesion është artiste, shpjegoi se si vendosi të rriste flokët e saj gjashtë muaj pasi ra në dashuri me gruan mitike me flokë të gjata në një tregim për fëmijë.

“Ishte një nga mikeshat e nënës sime që përmendi idenë e moslarjes së flokëve dhe mendova që ta provojë atë”, tha Frankie.

“Muajve në fillim ishte e vështirë, koka më kruhej më shumë se që duhej”, rrëfente tutje ajo.

Jo vetëm që Frankie ka arritur ëndrrën e saj për të pasur flokë të gjata,por ajo edhe e inkorporon atë në punët e saj si model të vizatimit.

“Hotelet” e bletëve (VIDEO)

$
0
0

Në botë numri i bletëve është duke u zhdukur si pasojë e pesticideve, urbanizmit dhe prerjes së lartë të pyjeve.

Por në Amsterdam të Holandës po ndodh e kundërta pasi bletët janë shtuar në masë të madhe, për arsye se atyre po ju bëhet akomodim luksoz në “hotele”.

“Hotelet” janë të ndërtuata nga vrima të vogla të drurit dhe janë të mbushura me materiale të cilat emitojnë vendbanimin natyral të bletëve, ato hynë aty dhe lirojnë vezët e tyre, transmeton Klan Kosova.

Kjo metodë ka ndihmuar në rritjen e numrit të bletëve në Amsterdam.

“Hotelet” kanë komente pozitive nga vizitorët.

Në provincën Alberta të Kanadasë kanë filluat të përdoren hotelet e bletëve.

Këtu më poshtë keni videon që tregon se si ndërtohet një hotel blete:

Përfundoi edhe edicioni i dytë i “Othellos”: Urime Gostivar teatrin! (FOTO/VIDEO)

$
0
0

Të premtën, më 9 nëntor, në Gostivar ka përfunduar edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Othello”. U shprehën urime për themelimin e Institucionit Nacional “Teatri i Gostivarit”, transmeton Portalb.mk.

Producenti i Festivalit, Berat Saliu ka vlerësuar lartë interesimin e publikut gjatë pesë netëve, pasi që salla e Qendrës për Kulturë “ASNOM” ka qenë e stërmbushur.

“Jemi këtu në natën e fundit të Festivalit, një festival që besoj që ka shkuar për mrekulli, bazuar në dëshmitarët e këtij edicioni. Publiku na ka ndjek për pesë natë me radhë, ngaqë salla ka qenë përplot”, tha Saliu.

Argjend Hasani, Muzafer Etemi dhe Berat Saliu

Në natën e fundit të festivalit janë ndarë edhe katër çmime: shfaqja më e mirë, regjia më e mirë, aktorja më e mirë dhe aktori më i mirë.

Çmimi më kryesor i Festivalit, “shfaqja më e mirë”, i ka takuar “Grave” me autor, Robert Thomas dhe në regji të Qëndrim Rijanit, me aktoret: Teuta Ajdini Jegeni, Drita Kaba Karaga, Amernis Nokshiqi, Vjollca Bekteshi Hamiti, Aida Alidemi, Xaka Jonuzi Çeliku, Linda Saiti dhe Aida Elezi.

Kushtrim Bekteshi

Çmimi “regjia më e mirë” iu është ndarë regjisorit nga Maqedonia, Kushtrim Bekteshi për shfaqjen “Ata që ikin” e realizuar në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren.

“Urime teatrin. Urojmë që vitin e ardhshëm sërish të vijmë në Festival dhe ta festojmë hapjen dhe themelimin e ansamblit të Teatrit të Gostivarit”, tha Bekteshi pas marrjes së çmimit.

Ndërkaq udhëheqësia e Teatrit janë shprehur: “Në Festivalin “Othello” në Gostivar, Kushtrim Bekteshi me shfaqjen “Ata që ikin”, me tekst dhe në regji të Kushtrim Bekteshit, prodhim i Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren u shpërblye me “regjisori më i mirë” i këtij Festivali. Urime Kushtrim, urime gjithë ekipës dhe urime Teatri”.

Çmimi “aktori më i mirë”, i takoi Ylber Bardhit dhe Adrian Morinës.

Adrian Morina
Adrian Morina

“Kënaqësia është e jashtëzakonshme, për vetë faktin që salla ka qenë plot, dhe pse ky festival këtë vit po shënon edhe themelimin e Teatrit të Gostivarit”, tha Adrian Morina.

Adem Karaga

Çmimi “Aktorja më e mirë” i ka takuar Aida Elezit.

“Në emër të Aidës, në emër të aktorëve, të kolegëve të saj, ju uroj juve publik i dashur, themelimin e Teatrit të Gostivarit”, tha drejtori i Teatrit Shqiptar të Shkupit, Adem Karaga, pas marrjes së çmimit në vend të aktores Aida Elezi e marrë për rolin e saj në shfaqjen “Gratë” e Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Çmimet janë ndarë nga juria në përbërje të artistëve nga Maqedonia – Visar Vishka, nga Shqipëria – Lulzim Zeqja dhe nga Kosova – Agron Gërguri.

Në mbrëmjen e pestë dhe të fundit të festivalit u paraqit shfaqja “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit, e realizuar në “AAB Faruk Begolli” – Prishtinë.

Shfaqja solli jetesën e një province e cila “pushtohet” nga një produksion hollivudian të cilët vijnë për të xhiruar një film. Në qendër të storjes ishin Çarlli Konllon dhe Xhejk Kuin, të cilët sikurse shumica e banorëve të qytezës, ishin punësuar si statistë filmi. Komedia solli përpjekjet e produksionit që të krijojnë një “ndjesi provinciale” – një nocion romantik, i cili shpesh bie ndesh me realitetin jetësor.

LEXO: Dje u shfaqën “Gratë”, sot do të përfundojë Festivali “Othello” (VIDEO)
LEXO: Festivali “Othello”, u shfaq “Oscari dhe tezja Rozë” (FOTO)
LEXO: Shfaqja “Ata që ikin” shënoi natën e dytë të Festivalit “Othello” (FOTO)
LEXO: Shfaqja “Vetëvrasësi” ngriti siparin e Festivalit të Teatrove “Othello”
LEXO: Programi i Festivalit të Teatrove “Othello” (FOTO/VIDEO)

Sot nisit riatdhesimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit (VIDEO)

$
0
0

Më 10 nëntor, në Nju Jork u mbajt ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, personalitetit të shquar kulturor dhe politik shqiptar.

Ceremonia lamtumirëse u mbajt të shtunën, në qendrën “Nënë Tereza”, të Kishës “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork.

Më shumë për cerominë në Nju Jork, në videon e Zërit të Amerikës.

 

 


Negociatat e Maqedonisë, u realizua takimi joformal me përfaqësuesit e Këshillit të BE-së (VIDEO)

$
0
0

Në Bruksel, kanë nisur takimet e punës, në kuadër të së cilave nga Këshilli Evropian, delegacionit të Maqedonisë për negociatat me BE-në, do t’i prezantohet Kapitulli 24 – për të drejtat, liritë dhe siguritë e njerëzve, transmeton Portalb.mk.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nën rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me Maqedoni – Bashkimi Evropian (BE), të parin takim të punës që e ka relizuar ka qenë takimi joformal me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Plani 18, implementimi i obligimeve të marra gjatë Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bulgarinë, përgatitja e strukturës negociuese, dhe gjitha sfidat tjera të vendit para fillimi të negociatave, ishin temat që u folën në takimin joformal.

“Si Qeveri dhe si shtet me kujdes punojmë në përmbushjen e gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve të cilat i përmban Raporti i Komisionit Evropian, në veçanti ato që ju referohen edhe konkluzave të samiteve të qershorit të Këshillit të BE-së, me të cilat do të ndërtojmë një portfolio solide që do të sigurojë konfirmimin e vendimit nga ana e Këshillit qershorin e ardhshëm dhe fillimin e negociatave”, tha Osmani

Pas kësaj, Osmani do të ketë takim pune me eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.

LEXO: Maqedoni, Qeveria planifikon reforma të mëdha dhe të përshpejtuara në këto sektore
LEXO: Osmani e ka prezantuar Planin 18: Reformat duhet të ndahen nga politika ditore

Takimi Han – Osmani: Maqedonia me sukses do ta realizojë Agjendën 2025 (FOTO)

$
0
0

Pas takimit me grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është takuar edhe me eurokomesarin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johanes Han,  transmeton Portalb.mk. Osmani ka shprehur bindjen se Maqedonia me sukses do ta realizojë Agjendën 2025.

“Kemi progres në të gjitha trajektoret – reformat, marrëdhëniet e mira fqinjësore, përgatitjen e strukturës negociuese. Shpreha bindjen, një lloj detyrimi deri tek eurokomesarin Han, se Maqedonia me sukses do të përfshihet në Strategjinë e Komisionit për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me sukses do ta realizojë Agjendën 2025”, ka thënë Osmani.

Delegacioni i Maqedonisë në takim me eurokomesarin Johanes Han

LEXO: Negociatat e Maqedonisë, u realizua takimi joformal me përfaqësuesit e Këshillit të BE-së

Takimi Han – Osmani u realizuar në kuadër të takimit në të cilin, pjesëtarë nga Këshilli Evropian, delegacionit të Maqedonisë për negociatat me BE-në, do t’i prezantohet Kapitulli 24 – për të drejtat, liritë dhe siguritë e njerëzve.

Paraprakisht, delegacioni ka realizuar takim joformal me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. Tema të diskutimit ishin: Plani 18, implementimi i obligimeve të marra gjatë Marrëveshjeve me Greqinë dhe Bulgarinë, përgatitja e strukturës negociuese, dhe gjitha sfidat tjera të vendit para fillimi të negociatave.

LEXO: Maqedoni, Qeveria planifikon reforma të mëdha dhe të përshpejtuara në këto sektore
LEXO: Osmani e ka prezantuar Planin 18: Reformat duhet të ndahen nga politika ditore

Marrëveshja e Ohrit në preambulë, Osmani: E kemi ridefinuar Maqedoninë (VIDEO)

$
0
0

Kalimi i draft amendamentit kushtetues në Komisionin për Çështje Kushtetuese, me të cilin parashihet vendosja e Marrëveshjes së Ohrit në preambulën e Maqedonisë, sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani nënkupton ridefinim të Maqedonisë në katër shtylla, dhe jo përshpejtim të dinamikës së realizimit të kësaj marrëveshje, transmeton Portalb.mk.

“Vendosja e preambulës së Marrëveshjes së Ohrit nuk e përshpejton zbatimin e marrëveshjes, por e ridefinon shtetin në shtet i cili ka katër elemente konstituive: Ilindenin, KAÇKM-në, Pavarësia e Maqedonisë dhe tash Marrëveshja e Ohrit. Tash kemi shtet me katër shtylla. Kjo është një arritje e madhe, mirëpo është pranim i realitetit faktik. Nuk kemi zbuluar diçka të re, por e kemi ridefinuar shtetin”, tha Osmani në intervistë për RTM 2.

Sipas tij, vendosja e Marrëveshjes së Ohrit në Preambulën e Maqedonisë paraqet “Komponentë historike, strategjike , por edhe emocionale, dhe për këtë, shqiptarët duhet të jenë të lumtur për këtë vendim që e kemi marrë”.

LEXO: Maqedoni, përfundoi debati kuvendor i draft amendamenteve kushtetuese

Përndryshe, dje në Komisionin për Çështje Kushtetuese ka kaluar edhe amendamenti i katërt dhe i fundit, me të cilin ka përfunduar edhe diskutimi për draft amendamentet kushtetuese.

Hapet kënd i ri argëtues për fëmijë në lagjen Fushë Topanë në Shkup

$
0
0

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” kanë përfunduar projektin e përbashkët për ndërtimin e një këndi argëtues dhe edukativ për fëmijë, në Fushën e Sportit në lagjen e Fushë Tophanes. Me vendosjen e pajisjeve urbane (ulëse parku, shporta për mbeturina), vendosjen e ndriçimit publik dhe shtegun për këmbësorë, ky kënd po ashtu do të shërbejë edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e zonës.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu e ndoqi sot përfundimin e punimeve të këtij projekti bashkë me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe Drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimet”, Ardijan Muça, si dhe falënderoi banorët e kësaj lagjeje për bashkëpunimin gjatë periudhës së kryerjes së punimeve në këtë hapësirë dhe kërkoi mirëkuptim nga ana e tyre për ruajtjen e investimit të bërë.

 

Gruevski i pakapshëm për organet e rendit, opozita dhe pushteti me akuza të ndërsjella (VIDEO)

$
0
0

Ish kryeministri i Maqedonisë dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është i pakapshëm për organet e rendit, edhe pse dje në shtëpinë e tij dhe në shtabin e VMRO-DPMNE-së u realizuan bastisje. U kontrolluan edhe vetura në afërsi të parkingut të shtabit. Të gjitha këto përpjekje, sipas udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së janë sulm politik i kryeministrit Zoran Zaev ndaj partisë opozitare, ndërkaq i njëjti thotë se nuk ka njohuri për bastisjet e MPB-së, transmeton Portalb.mk.

Në videon e realizuar nga Portalb.mk, pak minuta pas mesnate para Burgut të Shutor Orizares Gruevski nuk ishte parë të jetë paraqitur për ta vuajtur dënimin.

LEXO: As Sasho Mijallkov nuk e di se nuk ndodhet kushëriri i tij Nikolla Gruevski

Sipas pasuesit të Gruevskit, liderit aktual të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski lloji i bastisjeve që u bënë dje nga MPB-ja duhej të bëheshin për vrasësit e Martin Janushevit dhe Nikolla Sazdos, e jo për ta gjetur Nikolla Gruevskin. Ai operacionin e djeshëm të MPB-së e ka quajtur sulm politik ndaj VMRO-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski (Foto: Arbnora Memeti)
Hristijan Mickoski

“Ka kaluar një vit nga vrasja në Aerodrom e Martin Janushev, ka kaluar disa muaj nga vrasja e tifozit Sazdo dhe vrasje të tjera me rend për të cilat kryerësit janë në arrati, kurse personat e tyre nuk njihen për publikun.  Nuk ka pasur spektakle të tilla sikur sonte, kurse duhej të kishte, sepse atje diku, në ndonjë qosh apo lagje, dje ka shëtitur i dyshuari për cenim të të drejtave të njeriut. Dhe ju, në vend se të vraponi drejt tyre, merreni me sulm, sulm politik ndaj VMRO-DPMNE-së”, tha Mickoski nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Fejsbuk (Facebook).

Igor Janushev
Igor Janushev

Edhe sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev ka vlerësuar se bastisjet në shtabin partiak, janë sulm politik i pushtetit ndaj opozitës.

“Ky është sulm ndaj atyre që mendojnë ndryshe. Me këtë ndjekje Zaev i keqpërdor edhe mediat. Ky nuk është pajtim, por vlim të krizës politike. Ajo çfarë ndodhi dje nga njerëzit e tyre, nuk është pajtim. Kjo trysni është sulm ndaj opozitës dhe kjo nuk do të kalojë ashtu – kështu”, tha Janushev.

Ai ka shtuar se: “Ajo çfarë dëshirojmë të besojmë, se policia me urdhër të Zaevit, nuk do të ndalojnë që të hynë në shtabin e partisë”, me çka ka njoftuar se Gruevski në shtab ka qenë “para 6-7-8-9 muaj më parë”.

Zoran Zaev

Derisa MPB-ja realizonte bastistje, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev realizonte debat televiziv për çështje ekonomike, i pyetur për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe mosparaqitjen në burg të pararendësit të tij, Nikolla Gruevski, ai tha: “Për aksionin nuk kam njohuri, sepse e di se MPB-ja nga Gjykata ka marrë urdhër të shkruajë fletë-arrest për shkak të pamundësisë që të gjendet personi i gjykuar që t’i jepet urdhëresa për mbajtjen e dënimit me burg. Pres që zotëri Gruevski nuk do të lejojë që të zhvillohet ndjekje ndaj tij dhe të ngjashme. Ajo është normale, së paku ai ashtu fliste”, tha Zaev.

LSDM-ja për Janushevin dhe Mickoskin: I kanë ofenduar qytetarët

Qëndrimet e Janushevit dhe Mickoskit për partinë në pushtet, Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), janë ofendim i qytetarëve të Maqedonisë, pasi që organet e rendit e kërkojnë Gruevskin që të përballet me përgjegjësi dhe ta mbajë dënimin.

“Mickoski dhe Janushev trupërisht i kanë ofenduar të gjithë qytetarët që e kërkojnë Gruevskin që të mos fshehët, të përballet me përgjegjësi dhe ta mbajë dënimin. Për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, gazetarët dhe opinioni janë ‘zagar mediatik’, vetëm pse ata interesohen se ku është Nikolla Gruevski, se pse fshihet dhe a ka turp? Në vend se ti ofendojë gazetarët, Micskoki të tregojë se a duhet Gruevski të përgjigjet për krimet? Apo Mickoski e arsyeton ikjen e Gruevskit dhe fshehjen e tij nga drejtësia?”, thanë nga LSDM-ja.

LEXO: Burgu e njoftoi gjykatën: Gruevski nuk është paraqitur për ta mbajtur dënimin
LEXO: Ish kryeministri Gruevski ende në ikje, fotoja e tij u publikua bë faqen e MPB-së
LEXO: Është shpallur fletë-arrest për Gruevskin, MPB ka filluar ta kërkojë

Përndryshe, dje Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, pas njoftimin të Gjykatës se “Nuk është duke arritur ta gjejë Nikolla Gruevskin për t’ia dhënë njoftimin që të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares, për ta vuajtur dënimin me dy vjet burg në rastin “Tank””, ka hapur fletë-arrest për Greuvskin, dhe deri para mesnate ka kryer bastisje në shtëpinë e të apostrofuarit, në shtabin e partisë opozitare VMRO-DPMNE-së dhe në veturat e pjesëtarëve të kësaj partie.

LEXO: Gruevski, “i pakapshëm” për të pranuar vendimin për burg
LEXO: Seanca për “Titanikun” është shtyrë, as nesër Gruevski nuk do ta marrë njoftimin

Në momentin e parë që do ta gjejë MPB, në mënyrë të detyrueshme do ta dërgojë në Burgun e Shutkës.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro.

LEXO: Arifi: Gjykata duhet të sjell urdhër Gruevskin ta dërgojnë në burg me përcjellje policore
LEXO: Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin e dënuar Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg?
LEXO: Gruevski as e ka pranuar vendimin, as është paraqitur në burgun e Shutkës

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>