Quantcast
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Njihuni me hotelin më të keq (FOTO)

Britannia Hotel është vlerësuar si hoteli më i keq në Britani të Madhe, për vitin e gjashtë me radhë.Imazhet e tmerrshme të shkrepura prej vizitorëve, që janë studiuar prej ekspertëve të organizatës Wich, tregojnë gjendjen e mjerueshme brenda me mure e tapëtë të njollosura, peshqir të shqyer dhe ulëse të kapura me shirit ngjitës.

Deri në dhënien e këtij ‘çmimi’ organizata ka pyetur afro tetëmijë vizitorë të hoteleve të ndryshme, që të flasin për pastërtinë, dhomat e fjetjes, shtretërit, banjat, ushqimin dhe pijet, hapësirat e përbashkëta, shërbimin për klient dhe vlerën në para.

Shumica e ankesave për Britannia ka qenë për shërbimin për klientë, kualitetin e dobët të dhomave, të pasuar prej nivelit të pastërtisë dhe kualitetit të dobët të ushqimit. (Tema)

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.


Kështu do të duket Mercedes-AMG E53 që lansohet në vitin 2019 (FOTO)

Ende pa përfunduar mirë viti 2018, Mercedes ka paralajmëruar modelin e ri për vitin 2019.

Mercedes-AMG E53, do të jetë modeli i ri i Merecedes-Benz i planifikuar për vitin që po vjen, transmeton Lajmi.net.

Derisa nuk kanë rrjedhur detaje të veturës, kanë rrjedhur disa fotografi të cilat tregojnë nga afër modelin si do të duket.

Shikoni fotografitë.

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image may be NSFW.
Clik here to view.

Gostivar, sot do të fillojë Festivali i Teatrove “Othello” (FOTO/VIDEO)

Duke filluar nga sot, 5 nëntori, deri më 9 nëntor, në Gostivar do të mbahet edicioni i dytë i Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Othello”, transmeton Portalb.mk. Që të gjitha netët do të nisin në ora 19:00, në Qendrën për Kulturë të Gostivarit.

Organizatorë të festivalit janë Berat Saliu dhe Argjend Hasani, ndërkohë që udhëheqës për marketingun është, Hajdar Hajdari, e kurse për dizajnin dhe grafikën është përkujdesur, Burhan Ahmeti.

Drejtori i festivalit, Argjend Hasani në një prononcim për media gjatë publikimit të programit, ka vlerësuar se me këtë edicion do të shënohet themelimi i Institucionit Nacional “Teatri i Gostivarit”.

Nata e parë, do të fillojë sot, me shfaqjen “Vetëvrasësi”, e autorit Nikolai Erdman, në regji të Sulejman Rushitit. Është realizuar në bashkëpunim me Teatrin “A. Z. Çajupi” – Korçë dhe Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Sinopsi: Një i ri, i papunë, Semyon, beson se përgjigja ndaj problemeve të tij është të mësojë të luajë tuba. Megjithatë, plani i tij dështon dhe ai mendon vetëvrasje. Fqinji i tij, Aleksandër Petroviç, vendos të fitojë para nga mjerimi i Semyon, duke shfrytëzuar vetëvrasjen e tij për disa ofertues. Këta ofertues kanë planifikuar të shfrytëzojnë vdekjen e Semyon-it në avancimin e çështjes së tyre individuale. Inteligjenca, e përfaqësuar nga Aristarku, është i pari që i afrohet atij. Nga kjo pikë, Semyon e gjen veten, duke u manipuluar nga njerëz të ndryshëm që përfaqësojnë botën e biznesit, artet, punëtorët, romancat etj. Gjatë rrjedhës së shfaqjes, secili personazh zbulon anën më të keqe të personalitetit të tyre, me efekt humorist.

Në natën e dytë, më 6 nëntor do të paraqitet shfaqja “Ata që ikin”, me autor dhe në regji të Kushtrim Bekteshit, e realizuar në Teatrin “Bekim Fehmiu” – Prizren.

Sinopsi: Kjo shfaqje trajton fate njerëzish të cilët në pamundësi për të gjetur kuptimin e vërtetë të ekzistencës së tyrë në rrëmujën e kohës që jetojnë, shpresën e vetme e kërkojnë në ikje. Shfaqja flet për të ‘vdekur’ që duan të jenë të ‘gjallë’!

Më 7 nëntor do të paraqitet shfaqja “Oskari dhe tezja Rozë” me autor Eric Schmitt, në regji të Kico Londo, e realizuar në Teatrin e rajonit të Shkodrës – Kukës.

Sinopsi: Oskar është një djali i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve sepse vuan  nga leuçemia. As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t’i thonë të vërtetën mbi sëmundjen e tij. Por ja ku shfaqet teze Roza, në dukje një grua e ashpër, me karakter shpërthyes, por që fillon të bisedojë me të  drejtpërdrejt. Për ta argëtuar pak Oskarin, Roza i propozon një lojë : të sillej sikur çdo ditë e jetës së tij vlente sa për 10 vjet. Në këtë mënyrë ajo i ofron mundësinë të jetojë gjithë jetën për disa ditë.  Duke e përshpejtuar jetën e Oskarit, autori do të në bëjë të kuptojmë që nuk jemi të përjetshëm dhe duhet të meritojmë dhe gëzojmë çdo  moment të jetës.

Tezja Rozë i këshillon gjithashtu t’i shkruajë Zotit, për t’u ndier më mirë. Edhe pse nuk beson vërtet në Zot, ai fillon t’i shkruajë letra dhe t’i kërkojë çdo ditë nga një dëshirë të plotësuar.  Në letrat për Zotin, Oskarin flet edhe për dhimbjet, për prindërit, për shokët dhe shoqet në spital, për  shqetësimet, gëzimet e tij, dashurinë e tij të parë, kohën që kalon…

Më 8 nëntor, do të shfaqet “Gratë”, me autor Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit, e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit, e cila trajton problemet e dashurisë, urrejtjes, tradhtisë, seksualitetit dhe incestit.

Festivali do të përfundojë më 9 nëntor, me shfaqjen “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit, e realizuar “AAB Faruk Begolli” – Prishtinë.

Sinopsi: Shfaqja është një tragjikomedi për një qytezë-provincë e cila “pushtohet” nga një produksion hollivudian të cilët vijnë për të xhiruar një film. Në qendër të storjes janë Çarlli Konllon dhe Xhejk Kuin, të cilët sikurse shumica e banorëve të qytezës, janë punësuar si statistë filmi. Komedia rrjedhë nga përpjekjet e produksionit që të krijojnë një “ndjesi provinciale” -një nocion romantik, i cili shpesh bie ndesh me realitetin jetësor.

Natën e fundit do të ndahen edhe çmimet e përzgjedhura nga juria.

“Ballistët” dhe “Vojvodët” i mblodhën policët dhe prokurorët: Thonë se po identifikohen shpërndarësit e gjuhës së urrejtjes

Policia dhe Prokuroria në mënyrë të koordinuar po punojnë për zbardhjen e ngjarjeve të së shtunës dhe të dielës në Tetovë në të cilat tifozë nga grupet “Vojvodët” dhe “Ballistët” kanë përdorur gjuhë të urrejtjes në baza etnike, e cila sipas Kodit Penal të Maqedonisë është vepër penale e cila dënohet me të holla ose me burg prej 1 deri në 5 vjet, njofton Portalb.mk.

Të shtunën, grupi i tifozëve “Vojvodët” nga Tetova kanë festuar 30 vjetorin e ekzistimit të tyre dhe gjatë marshimit nëpër rrugët e qytetit kanë bërë thirrje ofenduese ndaj shqiptarëve. Një ditë më pas, gjegjësisht të dielën, pasi ka mbaruar ndeshja mes Shkëndisë dhe Shkupit në Tetovë, grupi i tifozëve “Ballistët”, u janë kundërpërgjigjur “Vojvodëve”, gjithashtu me thirrje ofenduese, por ndaj maqedonasve.

“Qëndrimi jonë është shumë i thjeshtë, ne s’e kemi filluar, ata e kanë filluar të parët. E keqja kthehet dyfish me të keqe”, kështu shprehet për Portalb.mk kryetari i tifo grupit nga Tetova “Ballistët”, Isak Luma.

Nga ana tjetër, “Vojvodët”, thonë se ata nuk kanë shkaktuar asnjë incident, ndërkaq kërkojnë nga organet e rendit dhe ndjekjet që të mos i barazojnë me “Ballistët”.

“Si grup tifozësh me përgjegjësi themi se nga ana jonë nuk kemi bërë asnjë incident dhe kërkojmë nga MPB dhe Prokuroria që “Vojvodët” të mos i vendosin me një thes me fqinjët tanë barbarë të cilët siç shihet nuk munden që të përballen me ne dhe suksesin tonë dhe për atë i sulmojnë qytetarët e pafajshëm dhe objektet”, thonë nga “Vojvodët”.

Video ku “Ballistët” kanë përdorur gjuhë të urrejtjes

Video ku “Vojvodët” kanë përdorur gjuhë të urrejtjes

Policia dhe Prokuroria po punon në pastrimin e rastit

“Për tifozët që kanë skanduar porosi nacionaliste në Tetovë, në kuadër të SPB Tetovë po ndërmerren masa për të dyja grupet. Kemi dhënë detyrë të veçantë në pjesën e parandalimit dhe po punojmë me dy tifo grupet. Nuk guxojmë që të lejojmë që konfliktet e tyre me gjuhë të urrejtjes të jenë përditshmëri në Republikën e Maqedonisë”, kështu u shpreh ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski Spasovski në lidhje me ngjarjet e fundjavës.

Dje, udhëheqësia e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, ka realizuar takim me Prokurorinë Themelore Publike Tetovë për pastrimin e plotë të rasteve të 3 dhe 4 nëntorit, në të cilën janë përfshirë anëtarë të grupeve të tifozëve.

Në takim janë kryer aktivitete koordinuese për kualifikimin e ngjarjeve, dinamikën dhe hapat e mëtutjeshëm, me qëllim të pastrimit të plotë të rastit dhe rrumbullakim final me përgatitjen e padive përkatëse kundër personave të përfshirë.

Të pyetur sot nga Portalb.mk, nëse është dorëzuar ndonjë padi përkatëse për kryerësit, nga Policia dhe Prokuroria japin përgjigje të njëjtë se po punohet në identifikimin e personave dhe në vazhdimësi do të njoftojnë kur do të dorëzojnë paraqitje përkatëse.

Për rastin në fjalë, ka reaguar dhe organizata joqeveritare e cila merret me ndjekjen dhe evidentimin e gjuhës së urrejtjes në Maqedoni, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut duke kërkuar që autorët të marrin dënime të ashpra.

“Në videot e publikuara nga ndodhitë në rrugët e Tetovës më 4 nëntor të vitit 2018-të, dëgjohen këngë dhe thirrje me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe thirrje për dhunë, pas së cilës ka vijuar edhe kryerja e veprës nga urrejtja, gjegjësisht me gjuajtje gurë dhe shishe ndaj një kafiterie me mysafirë. Komiteti i Helsinkit me vëmendje të veçantë e ndjek zgjidhjen e këtij incidenti dhe do të kërkojë dënime më të ashpra për veprat nga urrejtja dhe gjuha e urrejtjes, qëllimi i të cilit është që të shkaktohen tensione ndëretnike dhe dhunë”, thuhet në reagimin e KH-së.

Gjuha e urrejtjes – vepër penale që nuk u ndëshkua

Në Maqedoni me vite të tëra nuk janë ndëshkuar shpërndarësit e gjuhës së urrejtjes, të cilat në masë të madhe janë kryer gjithashtu edhe nga tifo-grupet, ndërkaq situata është e njëjtë edhe me krimin që ka shkaktuar urrejtja. Numri i ndëshkimeve është mjaft i vogël, krahasuar me paraqitjet në platformën digjitale “Paraqite dhe kundërshto gjuhën e urrejtjes” të cilët për të njëjtën periudhë kanë regjistruar 341 raste, ndërkaq Policia ka dorëzuar padi penale për 24 raste.

Por praktikës së mosdënimit, Qeveria e Maqedonisë thotë se do t’i vjen fundi. Ata premtojnë se nëpërmjet strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit “Një shoqëri” dhe interkulturalizmit në Maqedoni, do ta luftojë gjuhën e urrejtjes, ndërkaq paralajmërojnë edhe padi të reja nëpërmjet MPB-së për personat që kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes nëpër rrjetet sociale dhe gjithandej. Strategjia do të hartohet në periudhë prej gjashtë muajve në formë të dokumentit, dhe sipas pushtetit është i rëndësishëm duke pasur parasysh ndarjen e shoqërisë në baza të ndryshme.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

LEXO: Qeveria e Maqedonisë do ta luftojë gjuhën e urrejtjes përmes konceptit “Një shoqëri” dhe me kallëzime penale
LEXO: Maqedonia “vlon” nga gjuha e urrejtjes, por rastet rrallë procesuohen në Gjykatë (Infografik)
LEXO: Policia dhe Prokuroria në ofensivë me padi penale kundër kërcënimeve dhe gjuhës së urrejtjes

LEXO: Rastet më eklatante të gjuhës së urrejtjes në vitet 2013 – 2018

Xhaferi thotë se nuk ka shumicë parlamentare për marrjen e mandatit të Gruevskit (VIDEO)

“Formalisht, shumica parlamentare nuk ka 2/3  e votave dhe mbi atë bazë unë si kryetari i Parlamentit mund të supozoj se nuk i kam 2/3 e votave, por e kam obligim ta nxjerr në rend dite në bazë të procedurave, në bazë të afateve që i parashtrojmë”, kështu është deklaruar kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në lidhje me procedurën e marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevski për ta nisur vuajtjen e dënimit me burg prej 2 vjetësh në rastin gjyqësore “Tank”, transmeton Portalb.mk.

Sipas Rregullores së Kuvendit, gjykata që e ka miratuar vendimin tanimë të plotfuqishëm, për vuajtjen e dënimit 2-vjeçar të deputetit Nikolla Gruevski, i njëjti ka informuar kryetarin e Parlamentit. Në njoftim qëndron se: “sipas Nenit 59, Paragrafi 1 deputeti në fjalë është i padenjë, për shkak të natyrës së veprës me të cilën është dënuar”.

Letra nesër do të jetë në mbledhje të Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit, i cili në afat prej 15-ditësh duhet të dalë me propozim deri tek kryeparlamentari Xhaferi i cili mund të jetë: propozim vendim për marrjen e mandatit ose propozim për mosekzistim faktesh dhe argumentesh për marrje mandati.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi

Pas kësaj, Xhaferi të njëjtën e vendos në seancë plenare të parë të ardhshme, dhe me vendim të plenumit prej 2/3 të votave “për”, duhet të vendos për marrje ose jo të mandatit.

Shumica parlamentare nuk e ka 2/3 e votave, sepse 8 deputetët që votuan “për” hapjen e procedurës për ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e Prespës, kanë deklaruar se nuk do të votojnë “për” marrjen e mandatit të deputetit të Gruevskit.

Në lidhje me këtë, kryetari Xhaferi tha se kjo çështje është aspekt juridik, dhe se nuk ka ai kompetencë që ta komentojë të njëjtën.

“Për këtë çështje duhet të pyetet gjyqi, dhe institucionet tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje. Ajo është aspekt juridik i çështjes, dhe për atë nuk janë kompetencat e mija që të komentoj aspektet juridike të problemit. Ai është pushteti gjyqësor, dhe ka procedura tjera, ka ligje tjera që rregullojnë vendimin e plotfuqishëm, mbajtjen e dënimit, udhëzimin, institucionet përkatëse për zbatim. Vendimet e gjyqit nuk diskutohet, ato zbatohen dhe nuk është kompetencë e as edhe e Parlamentit si ligjvënës që të diskutojë për këtë çështje”, tha Xhaferi.

LEXO: Rashidi: Do të votojmë ‘për’ marrjen e mandatit të Gruevskit

Amerika në zgjedhje të mesmandatit: Luftë e ngushtë mes partisë së Trump dhe Demokratëve (VIDEO)

Qytetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë nisur drejt qendrave të votimit për të bërë përzgjedhjen e tyre në zgjedhjet e mesmandatit, njofton BBC.

Një elektorat amerikan i ndarë prerazi po voton sot për të zgjedhur Kongresin e ri dhe për të dhënë gjykimin e tyre për punën e Presidentit Donald Trump.

Rezultati mund të ndryshojë balancën e pushtetit në Uashington dhe dy vitet e ardhshme të presidencës Trump.

Sot ata zgjedhin të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve (435 ligjvënës), 35 nga 100 anëtarët e Senatit, si dhe 36 nga 50 guvernatorët e shteteve amerikane.

Anketimet dhe analistët sugjerojnë se demokratët në opozitë kanë avantazhin në betejën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Për të rimarrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratët duhet të fitojnë në këto zgjedhje 23 ligjvënës të tjerë.

Republikanët po mbështeten te Presidenti Donald Trump për të mobilizuar mbështetësit e tij dhe për të ruajtur kështu shumicën e ngushtë në Senat prej 51 nga 49 senatorët. Nga 35 vendet në Senat për të cilat votohet sot, 26 janë aktualisht të mbajtura nga senatorë demokratë dhe 9 nga senatorë republikanë.

Fokusi tek emigracioni

Demokratët po përpiqen të ruajnë 10 vende senatorësh në shtetet ku Presidenti Trump triumfoi në vitin 2016, ndër to edhe shteti Tennessee.

Gjatë një tubimi rishtazi në Chattanooga, Presidenti Trump kritikoi demokratët për çështjen e emigracionit.

“Demokratët duan të ftojnë karvan pas karvani të huajsh të paligjshëm që të vërshojnë në vendin tonë. Nuk jam dakort”, deklaroi Presidenti Trump, duke risjellë imazhet e karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore që po kalojnë përmes Meksikës. “Asnjë komb nuk mund të lejojë mësymjen e kufijve të tij. Ky është pushtim. Nuk më intereson se ç’thonë. Nuk më intereson se ç’thuhet nga mediat e rreme. Ky është një pushtim i vendit tonë”.

Demokratët kanë mobilizuar në fushatë personalitete të profilit të lartë, ndër ta edhe ish-Presidentin Barack Obama, i cili mobilizoi votuesit në shtetin e tij Illinois. Ai u tha mbështetësve se dërgimi i ushtarakëve amerikanë në kufi, në përgjigje të karvanit, ishte një “manovër politike”.

“Kur ju këtu në Illinois të votoni, mund ta refuzoni këtë lloj politike. Kur të merrni pjesë në procesin politik, mund të shërbeni si kundërpesha ndaj sjelljes së keqe. Kur të votoni, mund të zgjidhni shpresën përkundër frikës”, u shpreh Obama.

Pjesëmarrja në orët e para në disa shtete amerikane ka qenë e lartë, diçka jo e zakontë për zgjedhjet e mesmandatit kur përgjithësisht është vështirë të arrihet pjesëmarrja e votuesve deri në nivelin 40%.

Demokratët janë ndjerë gjithnjë e më optimistë për shanset e rimarrjes së shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve. Udhëheqësja demokrate Nancy Pelosi parashikoi javën e kaluar rimarrjen e kontrollit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti Trump, temë qendrore

Anketimet sugjerojnë se votuesit demokratë janë të përqëndruar tek çështje si sistemi i kujdesit shëndetësor dhe ekonomia, ndërsa votuesit republikanë janë përqëndruar tek çështja e emigracionit.

Por, sipas ekspertit të Institutit Brookings, John Hudak, është gjithashtu e qartë se Presidenti Donald Trump është një tjetër tematikë kryesore për të dyja partitë politike.

Presidenti Donald Trump zhvilloi fushatë në shtetin Tenesi, ku kritikoi demokratët për çështjen e imigracionit, ndërsa përpiqet të ruajë shumicën republikane në Senat.

“Demokratët duan të ftojnë në vendin tonë karvan pas karvani me imigrantë, apo njerëz pa dokumente. Por kjo nuk do të ndodhë. Asnjë vend i botës nuk mund të lejojë hyrjen pa leje përmes kufijve të vet. Ky është si një lloj pushtimi për vendin tonë.”- tha Presidenti.

Në fushatë doli këto ditë edhe ish Presidenti Barack Obama, në mbështetje të partisë së tij demokrate.

“Kur ju në Illinoi votoni, keni shansin ta refuzoni këtë lloj politike. Kur merrni pjesë në procesin politik, shfaqni mendimin tuaj për një sjellje të keqe. Kur ju votoni, në fakt zgjidhni shpresën ndaj frikës.”- tha zoti Obama.

Në votimet e hershme ka patur një pjesëmarrje të madhe dhe votuesit nga të dyja partitë i shohin këto zgjedhje si një referendum për Presidentin Trump, thotë eksperti John Hudak:

“Ky president do që këto zgjedhje të jenë një referendum për të, pasi mendon se popullariteti i tij është aq i madh, saqë do t’u sjellë republikanëve fitoren.”

Donald Trump nuk është në luftë vetëm me demokratët, por edhe me historinë, thotë analisti John Fortier:

“Në përgjithësi, në zgjedhjet e mesit të mandatit partia e presidentit nuk del mirë. Edhe këtë herë, nuk do të ndodhë ndryshe. Demokratët do të dalin mirë në garat për Dhomën e Përfaqësuesve, për guvernatorë dhe ligjvënës shtetesh.”

Historikisht, republikanët kanë një pjesëmarrje më të madhe në votimet e mesit të mandatit.

Kjo u krijon presion demokratëve, ata duan të sigurohen që përkrahësit e tyre do të dalin për të votuar, thotë Frank Newport, i firmës së anketimeve Gallup:

“Me shpresën se votuesit republikanë zakonisht dalin më shumë në votime, a munden demokratët të aktivizojnë njerëzit që identifikohen si të Partisë Demokrate, që ata të dalin të votojnë për kandidatët e tyre?”- thotë zoti Newport.

Pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë një faktor i rëndësishëm, nëse demokratët shpresojnë të rimarrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, thotë për VOA, analisti Jim Kessler.

“Dhoma e Përfaqësuesve e ka mbështetur pa rezerva axhendën e Presidentit Trump. Por nuk ka për të qenë më kështu. Për çdo çështje do të vendoset mbi baza partiake.”

Demokratët pritet të sigurojnë fitore në garën për Dhomën e Përfaqësuesve, ndoshta një numër të mjaftueshëm për të rimarrë kontrollin e saj,

Republikanët shpresojnë ta ruajnë diferencën e ngushtë 51 me 49 në Senat, falë ndihmës së Presidentit Trump gjatë fushatës elektorale.

Phatooni: Kemi zbuluar ferrin në qendrën ku ruhen qentë “Vardarishte” (VIDEO)

Dy vlogerët e rinj nga Tetova, Faton Islami dhe Ron Mirta – të njohur në Youtube me kanalin “Phatooni”, të hënën me kamerën e tyre e kanë vizituar shtëpinë e kujdesit për kafshët endacake “Vardarishte” në Shkup, njofton Portalb.mk. Ata kanë regjistruar pamje tronditëse nga kushtet në të cilat ruhen qentë. Dy të rinjtë janë shoqëruar nga aktivistet për mbrojtjen e kafshëve të cilat fillimisht përmes publikimeve të tyre në rrjetet sociale e kanë alarmuar situatën për kushtet mizore në të cilat mbahen këto kafshë.
Kjo, sipas Islamit ka qenë arsyeja pse kanë vendosur të shkojnë për të xhiruar çfarë ju bëjnë qenve atje.

Siç mund të shihet në video, objekti në të cilin qentë jetojnë është në gjendje katastrofale, përreth kundërmon një aromë e keqe, kafazet e tyre janë të ftohta dhe papastra. Qentë janë gjithashtu në gjendje shumë të keqe dhe kequshqehen ose nuk ushqehen gjatë, ato duket se janë të papastër ndërsa trajtimin medicinal që ua kanë bërë, duket shumë keq në trupin e tyre.

Nga ana tjetër, mbikëqyrësi i shtëpisë së kujdesit thotë se shumicën e qenve nga rruga i marrin të sëmurë, ndërkaq pas pranimit në qendër ju bëjnë analizë të gjakut dhe sterilizim.

Për ta bërë këtë video-reportazhë fillimisht janë prezantuar si persona që kanë dëshirë të adoptojnë ndonjë nga qentë endacak të shtëpisë. Për më shumë shikoni videon.

Ndyshe, të dielën u mbajt protesta “Ëndërroj për një të nesërme humane”, në të cilën aktivistët për mbrojte të kafshëve kërkuan nga autoritetet që mos të përdorin dhunë ndaj kafshëve por zbatimin e metodave njerëzore dhe një zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem, sepse sipas tyre “çdo kafshë ka shtëpinë e vet”.

“Ne po përballemi me shkurtpamësinë institucionale dhe me dënimin “Kap-Sterelizo-Kthe”, duke mos marrë parasysh faktin se kurrë nuk është zbatuar mirë. Ne, qytetarët dhe anëtarët e të gjitha shoqatave në territorin e Republikës së Maqedonisë, themi mjaft me trajtimin simptomave, duam zgjidhje” thanë organizatorët.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Gostivar, shfaqja “Vetëvrasësi” ngriti siparin e Festivalit të Teatrove “Othello” (FOTO)

Me sallën plotë me artdashës të Qendrës për Kulturë “Asnom”, dje në Gostivar ka filluar edicioni i dytë i Festivalit Ndëkombëtar të Teatrit “Othello”, i cili këtë vit është duke e shënuar edhe themelimin e Institucionit Nacional “Teatri i Gostivarit”, transmeton Portalb.mk. Nata e parë dëshmoi se gostivarasit, dhe më gjerë janë të interesuar dhe se e duan artin teatror.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Shfaqja “Vetëvrasësi”

Siparin e “Othellos” e ngriti shfaqja “Vetëvrasësi”, e autorit Nikolai Erdman, në regji të Sulejman Rushitit, e realizuar në Teatrin “A. Z. Çajupi” – Korçë dhe Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Ajo solli jetën Semyonit, një i ri i papunë, i cili besonte se përgjigja ndaj problemeve të tij është të mësojë të luajë tuba. Megjithatë, plani i tij dështon dhe ai mendon vetëvrasje. Fqinji i tij, Aleksandër Petroviç, vendos të fitojë para nga mjerimi i Semyon, duke shfrytëzuar vetëvrasjen e tij për disa ofertues. Këta ofertues kanë planifikuar të shfrytëzojnë vdekjen e Semyon-it në avancimin e çështjes së tyre individuale. Inteligjenca, e përfaqësuar nga Aristarku, është i pari që i afrohet atij. Nga kjo pikë, Semyon e gjen veten, duke u manipuluar nga njerëz të ndryshëm që përfaqësojnë botën e biznesit, artet, punëtorët, romancat etj.

Veçantia e shfaqjes ishte se secili personazh zbuloi anën më të keqe të personalitetit të tyre, por me dozë humori.

Në hapjen e festivalit ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi i cili theksoi se ekzistimi i festivalit, që realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, hap perspektiva të reja në zhvillimin e artit teatror jo vetëm në Gostivar, por edhe në pasurimin e hapësirës kulturore të tërë Maqedonisë.

Në lidhje me themelimin e IN “Teatri i Gostivarit”, ministri Ademi vlerësoi se do të plotësohet nevoja e kamotshme për zhvillim profesional të artit teatror dhe prezantim i krijimtarisë së begatshme teatrore në këtë qytet.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Në natën e dytë, sonte do të paraqitet shfaqja “Ata që ikin”, me autor dhe në regji të Kushtrim Bekteshit, e realizuar në Teatrin “Bekim Fehmiu” – Prizren.

Më 7 nëntor do të paraqitet shfaqja “Oskari dhe tezja Rozë” me autor Eric Schmitt, në regji të Kico Londo, e realizuar në Teatrin e rajonit të Shkodrës – Kukës.

Më 8 nëntor, do të shfaqet “Gratë”, me autor Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit, e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Festivali do të përfundojë më 9 nëntor, me shfaqjen “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit, e realizuar “AAB Faruk Begolli” – Prishtinë.

Natën e fundit do të ndahen edhe çmimet e përzgjedhura nga juria.

Gostivar, sot do të fillojë Festivali i Teatrove “Othello” (FOTO/VIDEO)


Një grua iu nënshtrua nëntë operacioneve plastike, vetëm që të duket si Ivanka Trump! (Foto)

Një grua që ka thënë se e admiron vajzën e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka si dhe pamjen e saj.

Dhe për tu dukur si ajo, përcjell Telegrafi, vajza ka ndërmarrë një veprim jo të zakonshëm – ajo i është nënshtruar nëntë operacioneve kozmetike, vetëm e vetëm që të duket si ajo, transmeton Telegrafi.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Sarah Schmidt, një analiste 34-vjeçare e teknologjisë, zbuloi vullnetin e saj për t’iu nënshtruar nëntë operacioneve në të njëjtën kohë.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Në një intervistë për mediat botërore, Sarah shpjegoi pse donte të dukej si Ivanka. “M mendoj se ajo është e bukur, dhe ka një stil të veçantë. Ka shumë gjëra që pëlqej tek ajo”.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Fushat kryesore të shqetësimit të Sarës ishin mjekra dhe beli, sepse nuk përputheshin fare me atë të “vajzës së parë”.

E pas operacionit, Sarah ka thënë se është shumë e kënaqu me rezultatet e arritura.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Udhëtimi i Sarës për t’u dukur si Ivanka, si dhe zbulimi i fundit për miqtë dhe familjen do të shfaqet në një episod televiziv, ditëve në vazhdim.

Arilena Ara sjell videoklipin e ri (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Arilena Ara ka publikuar videoklipin më të ri.

Fjala është për videoklipin e këngës “I’ll Give You My Heart”, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Ara gjatë kësaj fundjave ka publikuar edhe videoklipin e këngës “Last Train To Paris”, këngë të cilën e ka bërë në bashkëpunim me artistin KDDK.

Maqedoni, filloi faza e dytë e procedurës për ndryshime kushtetuese (VIDEO)

Komisioni Kuvendor për Çështje Kushtetuese sot e fillon diskutimin për katër draft-amendamentet të Kushtetutës në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, që duhet të zgjasë më së shumti dymbëdhjetë ditë. Seancën plenare, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili gjithashtu është kryetar i Komisionit, e caktoi për 1 dhjetor 2018, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Qeveria i ka miratuar propozim-amendamentet, Marrëveshja e Ohrit do të vendoset në Preambulë

Ndryshimi i Kushtetutës, proces i cili nuk është i lehtë dhe i thjeshtë ka tre faza.

Hapi më i rëndë deri më tani, ishte hapja e Kushtetutës, gjegjësisht votimi në seancë plenare për nismën e procedurës për të cilën duhej shumicë prej dy të tretave. Shumica parlamentare me 19.10.2018 vonë ka arritur që të sigurojë numër të mjaftueshëm të deputetëve për propozimin e Qeverisë, për të cilin votuan 80 deputetë “për”, me ndihmën e 8 deputetëve nga opozitarja VMRO-DPMNE.

LEXO: Të gjitha reagimet e faktorit të jashtëm për votimin e mbrëmshëm në Kuvend

Deri në ndryshimin e Kushtetutës është e nevojshme që të votohet edhe dy herë, njëherë me shumicë absolute gjegjësisht 61 vota nga numri i përgjithshëm dhe një herë me shumicë prej dy të tretave, gjegjësisht me 80 vota.

Pas dorëzimit në shtëpinë legjislative, çdo amendament nëpërmjet së cilëve do të intervenohet në kushtetutë, do të duhet që të kalojë nëpërmjet kontrollit në dy komisione kuvendore  Komisionit Juridiko-Ligjvënës dhe komisionit për Çështje Kushtetuese ku duhet që të votohen me shumicë nga numri i deputetëve që janë anëtarë në Komision. Që të votohen draft-amendamentet në seancë plenare në Kuvend është e nevojshme përkrahja e 61 deputetëve, gjegjësisht shumica e numrit të përgjithshëm.

Pasi që Kuvendi me shumicë absolute, gjegjësisht me përkrahjen e 61 deputetëve do të deklarohet për çdo amendament të amendamenteve kushtetuese, në seancën për ndryshim të Kushtetutës për të cilën është e nevojshme shumicë prej dy të tretave do të bëhet ndryshimi i Kushtetutës.

Shumicë parlamentare nuk ka, por ekzistojnë dy mundësi që Gruevski të burgoset

Burgosja e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në këto rrethana nuk është e mundur sepse fillimisht në Kuvend nuk ka shumicë prej 2/3 të deputetëve që do të votonin “për” heqjen e imunitetit të tij prej deputeti, gjë që mundëson burgosjen e tij. Gjithashtu, ai nuk ka dënim me burg në lartësi prej 5 viteve, që është kusht për burgosje edhe nëse nuk i hiqet imuniteti i deputetit. Megjithatë, ekspertët për Portalb.mk thonë se ka dy mënyra tjera, që tani për tani janë pak të mundshme, por që ka gjasa të realizohen më tej, të cilat do të mundësonin shkuarjen e tij në burg, transmeton Portalb.mk.

Siç qëndron tani situata, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka gjasa të mëdha të qëndrojë larg grilave, sepse dënimi i tij është vetëm 2 vjet burg për ndikim të paligjshëm për furnizim të “Mercedesit” luksoz në rastin “Tanku”. Për dënime që janë më pak se 5 vite burg, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, deputetët nuk shkojnë në burg, për shkak se ata kanë imunitetin prej deputeti. Ndërkaq, për të hequr këtë imunitet, në Kuvend nevojiten 80 deputetë që do të votonin “për”. Por, kjo nuk do të ndodhë sepse asnjë deputet i VMRO-së, madje as ata që votuan për ndryshimet kushtetuese dhe Marrëveshjen e Prespës, nuk e kanë ndërmend të votojnë për heqjen e mandatit të Gruevskit. 
Kërkesa për marrje të mandatit të Gruevskit u miratua të mërkurën në Komision, por përfundimisht nuk do të miratohet në seancë plenare.

Të pyetur nga Portalb.mk për atë se “a mund ish kryemnistri t’i shpëtojë përgjithmonë dënimit me burg?”, ekspertët juridik thonë se kjo nuk është e mundur dhe për këtë ka dy variante:
1. Shpërbërja e Parlamentit, me këtë dhe i mbaron mandati i tij i deputetit, dhe
2. Dënimi plotësues me burg në rastet e tjera në gjykatë ku ai akuzohet për keqpërdorime të ndryshme.

Juristi Temelko Risteski thotë se asnjë ligj dhe rregullore nuk është mbi Kushtetutën e Maqedonisë. Sipas tij, vetëm nëse në Kushtetutën e Maqedonisë nuk do të ishte specifikuar lartësia e dënimit, dhe në të në vend të “më së paku pesë vjet burg” të shkruajë vetëm “dënohet me burgim”, atëherë Gruevski sot do të burgosej. Por, që të ndryshohet Kushtetuta në këtë rast, duhet sërish 2/3 e votave të deputetëve, e cila nuk është e siguruar.

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Temelko Ristevski

Temelko Ristevski

“Duhet të ndryshohet Kushtetuta, por kjo nuk është çështje e lehtë, ka procedurë. Kushtetuta është ashtu siç është, por derisa nuk i merret mandati, ai është deputet, kurse si deputet normalisht gëzon imunitet, dhe meqë ka imuniteti, nuk mund ta vuajë dënimin me burg. Asgjë nuk vjen mbi Kushtetutën, sepse ligjet duhet të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën. Vetëm se në rast se ligjet janë në kundërshtim me Kushtetutën, atëherë zbatohet Kushtetuta”, tha Risteski.

Ndërkaq juristi tjetër, Trendafil Ivanovski vlerësoi se në rast se Gruevski dënohet në rast tjetër gjyqësor më së paku 5 vjet burg, atëherë mund të shkojë në burg. Sipas tij me rëndësi është se Gruevski do ta vuajë dënimin me burg, e jo se kur do të ndodh ajo.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Trendafil Ivanovski

“Kur është më pak se 5 vjet, formalisht dhe juridikisht nuk mund të shkojë në burg. Meqë Gruevskit nuk iu është caktuar vetëm kjo aktakuzë, por ka edhe akuza edhe të tjera për të cilat vijojnë procedura, mundet që së shpejti t’i caktohet dënim më i madh për lëndë tjetër”, tha Ivanovski.

“Nuk thuhet se ai kurrë nuk do ta vuajë dënimin. Pyetja është se a do të shkojë tash në burg apo kur do t’i ndërprehet mandati? Dënimi mbetet. Tjetër çështje është se a tash, a kur do të shkojë në burg, me rëndësi se ai do të shkojë në burg”, tha Ivanovski.

Marrje të mandatit automatikisht parasheh Neni 65, u Kushtetutës së Maqedonisë:
“Deputeti mund të paraqesë dorëheqje.
Deputeti dorëheqjen e paraqet personalisht në seancën e Kuvendit.
Deputetit i pushon mandati kur është dënuar për vepër penale për të cilën është përcaktuar dënim me burg në kohëzgjatje prej së paku pesë vitesh.
Deputetit mund t’i hiqet mandati kur është dënuar për vepër penale ose vepër tjetër të ndëshkueshme e cila e bën të padenjë për ta ushtruar funksionin e deputetit, si dhe kur mungon pa arsye për më tepër se gjashtë muaj në Kuvend. Heqjen e mandatit e bën Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.”

Ndryshe, më 25 maj Gjykata Penale solli vendim për dënim me dy vjet burgim për ish kryeministrin dhe ish liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në rastin “Tank”.

Rasti “Tank” ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimit nga ana e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe shefit të furnizimeve publike Gjoko Poposki, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit luksoz me vlerë mbi gjysmë milionë euro, me çka i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror. Gruevski ka kërkuar nga Gordana Jankullovska të zbatojë furnizim publik për “Mercedesin”, ndërsa ajo e ka nxitur Gjoko Popovskin ta favorizojë kompaninë Mak Auto Star.

Në këtë rast procedura është veçuar për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska për shkak se ajo atëbotë ishte shtatëzënë.

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN “TANKU

Shfaqja “Ata që ikin” shënoi natën e dytë të Festivalit “Othello” (FOTO)

Në natën e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Othello”, që u mbajt dje në Qendrën për Kulturë “Asnom” në Gostivar, është paraqitur shfaqja “Ata që ikin”, transmeton Portalb.mk.

“Ata që ikin” me autor dhe në regji të Kushtrim Bekteshit, e realizuar në Teatrin “Bekim Fehmiu” – Prizren, trajtoi fate njerëzish, të cilët në pamundësi për të gjetur kuptimin e vërtetë të ekzistencës së tyrë në rrëmujën e kohës që jetojnë, shpresën e vetme e kërkojnë në ikje.

Ajo solli ‘të vdekurit’ që donin të ishin ‘të gjallë’.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Shfaqja “Ata që ikin”

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Shfaqja “Ata që ikin”

Sot, më 7 nëntor do të paraqitet shfaqja “Oskari dhe tezja Rozë” me autor Eric Schmitt, në regji të Kico Londo, e realizuar në Teatrin e rajonit të Shkodrës – Kukës.

Nesër më 8 nëntor, do të shfaqet “Gratë”, me autor Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit, e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

Festivali do të përfundojë më 9 nëntor, me shfaqjen “Hollyshit” në regji të Ilir Bokshit, e realizuar në “AAB Faruk Begolli” – Prishtinë.

Natën e fundit do të ndahen edhe çmimet e përzgjedhura nga juria.

LEXO: Shfaqja “Vetëvrasësi” ngriti siparin e Festivalit të Teatrove “Othello”
LEXO: Programi i Festivalit të Teatrove “Othello” (FOTO/VIDEO)

Komisioni e miratoi kërkesën e Gjykatës për marrjen e mandatit të Gruevskit, votimi vazhdon në seancë plenare

Edhe pse Komisioni për Çështjen e Mandatit dhe Imunitetit sot në Parlamentin e Maqedonisë me pesë vota ‘për’ nga nëntë gjithsejt e ka miratuar kërkesën e Gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, kërkesa pritet të hidhet poshtë kur të del në votim përfundimtar, në seancë plenare që pritet të mbahet të premten, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski tha se në këtë komision e diskutojnë kërkesën e Gjykatës, të nënshkruar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska, dërguar deri te Kuvendi i Maqedonisë për marrje të mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski sepse ai nuk është i denjë për kryerjen e funksionit prej deputeti për arsye se është i dënuar për vepër penale.

Ai shtoi se pajtohet me konstatimin e Gjykatës se “Nikolla Gruevski nuk është i denjë për kryerjen e funksionit prej deputeti” sepse, siç tha ai, e ka tradhtuar popullatën.

“Po, Gruevski nuk është i denjë ta kryejë funksionin deputet. Ai është i dënuar për keqpërdorim të funksionit, keqpërdorim të pushtetit dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve. Për këtë Gruevski nuk është i denjë për të marrë pagë si deputet”, tha Bogoevski.

Nga ana tjetër, deputeti nga VMRO-DPMNE, Trajko Veljanovski e quajti këtë “proces të montuar politik” dhe se, sipas tij, bëhet fjalë për veturë me të cilën janë vozitur dhe voziten mysafirë të huaj, prandaj deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit janë kundër marrjes së mandatit.

“I gjithë opinioni maqedonas dhe opinioni ndërkombëtar është i vetëdijshëm se në Republikën e Maqedonisë kryhet presion politik ndaj popullit dhe institucioneve, ndërsa procesi kundër Nikolla Gruevskit është politik. Me veturën, që është lëndë e veprës penale janë vozitur dhe po vozitën të gjithë mysafirët e huaj. Këto janë politika të këtij pushteti me të cilat shkelet populli maqedonas, prandaj deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni do të votojnë kundër marrjes së mandatit të Nikolla Gruevskit”, tha deputeti  Veljanovski.

Pas fjalimit të tij, gjithë deputetët e opozitares VMRO-DPMNE-së u larguan nga salla dhe u votua për marrjen e mandatit.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Më pas, grupi i pavarur i deputetëve, tani më të ish VMRO-DPMNE-së që votuan për ndryshimet kushtetuese edhe pse nuk janë anëtarë të këtij komisioni erdhën në sallë për të dhënë mesazhin e tyre se NUK do të votojnë për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit në seancën plenare.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

“Do të votojmë kundër marrjes së mandatit të Nikolla Gruevskit” tha deputeti Krste Mukovski.

Siç qëndron tani situata, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka gjasa të mëdha të qëndrojë larg grilave, sepse dënimi i tij është vetëm 2 vjet burg për ndikim të paligjshëm për furnizim të “Mercedesit” luksoz në rastin “Tanku”. Për dënime që janë më pak se 5 vite burg, sipas Kushtetutës së Maqedonisë, deputetët nuk shkojnë në burg, për shkak se ata kanë imunitetin prej deputeti. Ndërkaq, për të hequr këtë imunitet, në Kuvend nevojiten 80 deputetë që do të votonin “për”. Por, kjo nuk do të ndodhë sepse asnjë deputet i VMRO-së, madje as ata që votuan për ndryshimet kushtetuese dhe Marrëveshjen e Prespës, siç janë shprehur më lartë nuk e kanë ndërmend të votojnë për heqjen e mandatit të Gruevskit.

Të pyetur nga Portalb.mk për atë se “a mund ish kryemnistri t’i shpëtojë përgjithmonë dënimit me burg?”, ekspertët juridik thonë se kjo nuk është e mundur dhe për këtë ka dy variante:
1. Shpërbërja e Parlamentit, me këtë dhe i mbaron mandati i tij i deputetit, dhe
2. Dënimi plotësues me burg në rastet e tjera në gjykatë ku ai akuzohet për keqpërdorime të ndryshme.

LEXO: Shumicë parlamentare nuk ka, por ekzistojnë dy mundësi që Gruevski të burgoset

Maqedoni, Qeveria planifikon reforma të mëdha dhe të përshpejtuara në këto sektore

Në seancën e djeshme qeveria e Maqedonisë e ka miratuar Planin 18. Sipas këtij plani parashihen reforma të përshpejtuara në disa sektorë të rëndësishëm siç janë: sundimi i ligjit, shërbimet e sigurisë, administrata publike dhe parandalimi i korrupsionit, njofton Portalb.mk.

Zbatimi reformave në fushat që përmenden në Planin 18 do të ndiqen nga afër nga Komisioni Evropian, ndërkaq rezultatet nga mbikëqyrja do të jenë shtyllë e Raportit Vjetor të Progresit për vendin që do të publikohet në pranverë të vitit 2019.

Plani 18 gjithashtu është pjesë e “Skrinigut evropian” duke filluar me Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria).

Reformat e parapara sipas planit 18:

Në konkluzionet e miratuara nga Këshilli i BE-së në qershor të këtij viti, të vërtetuara nga Këshilli Evropian, e theksuar është rëndësia e vazhdimit përparimit në implementimin e reformave të përshpejtuara dhe të porositjes së rezultateve shtesë të qëndrueshme në fushën e:

  1. Gjyqësori,
  2. Shërbimet e sigurimit dhe të inteligjencës,
  3. Reforma e administratës publike, dhe
  4. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

ZGJIDHJE NGA REFORMAT KYÇE NË ÇDO SFERË

  1. Sundimi i ligjit në fushën e gjyqësorit:

Ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Gjykatat në pjesën e Zgjedhjes së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publik në përputhje me parimin e meritës dhe sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;

Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për menaxhimin e lëvizjes së çështjeve në gjykata.

Ridefinohen bazat për shkarkimin dhe ndëshkimin disiplinor të gjyqtarëve në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe forcohet roli i Ministrisë së Drejtësisë në fushën e mbikëqyrjes mbi zbatimin e sistemit të menaxhimit të automatizuar të lëndëve.

  1. Reforma në shërbimet e sigurisë:

Zbatimi i gjithë paketit të masave lidhur me funksionalizimin e plotë të ATO-së, miratim i akteve të mbetura nënligjore.

Të funksionojë Këshilli për Mbikëqyrjen Civile mbi përgjimet, i cili do të forcojë kontrollin mbi të gjithë sistemin për ndjekjen e komunikimeve.

Reformimi i shërbimeve të inteligjencës në përputhje me aktivitetet që do të parashikohen në Planin e Inteligjencës së Sigurisë.

Implementim i Strategjisë Nacionale për Luftën kundër Terrorizmit dhe Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Forcimi i kapaciteteve të Departamentit për Ndalimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

  1. Reforma e administratës publike:

Depolitizimi i administratës publike – respektimi i parimit të meritës (sistemi i meritave) dhe ndërprerja e praktikës së punësimit të përkohshëm.

Përpunim i konceptit për futjen e kategorisë nëpunës të lartë shtetëror që do të unifikojë procedura dhe do të definohen kompetencat për përzgjedhjen dhe emërimin e VRS me të cilin do të zëvendësohen dispozitat (120) ligjore të veçanta.

  1. Politika kundër korrupsionit:

Miratimi i një ligji të ri kundër korrupsionit duke përfshirë dhe një model të ri për përzgjedhjen e KPKM-së me kompetenca të përforcuara dhe funksionim të duhur.

Në njërën nga seancat e fundit të Qeverisë, kemi shqyrtuar propozim ligjin e ri për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe është aktivizuar procedura për diskutim publik mbi ligjin, pas të cilit ligji do të hyjë në procedurën parlamentare për miratim.


Takim në UEJL: Si të shrytëzohet Fondi Inovativ për Zhvillimin e Bizneseve në rajonin e Pollogut (VIDEO)

Si të shrytëzohet Fondi Inovativ për Zhvillimin e Bizneseve në rajonin e Pollogut ishte tema e takimit të sotëm në UEJL në Tetovë, mes ministres së investimeve të huaja, Zorica Apostollska, përfaqësuesve të OEMVP-së dhe përfaqësuesve të kompanive nga rajoni i Pollogut, njofton Portalb.mk.

Ministrja Apostolska së bashku me përfaqësues të OEMVP-së organizuan në UEJL një takim me përfaqësues të kompanive nga Pollogu, duke e prezantuar kështu Fondin inovativ për zhvillimin e bizneseve në këtë rajon dhe masat e qeverisë për mbështetjen e investimeve nga shtyllat e Planit të rritjes ekonomike.

Sipas Apostolskës, qëllimi i takimit ishte nxitja e biznesmenëve për investimet e tyre të ardhshme në forcimin e proceseve afariste përmes teknologjisë. 

“Takimi i sotëm me përfaqësuesit e OEMVP-së ka për qëllim prezantimin e politikave qeveritare ekonomike dhe përkrahjet financiare me qëllim që të biznesmenët të nxiten për investimet e tyre të ardhshme në përdorimin e teknologjisë, të ndërmarrjeve investuese duke u pajisur me makina të reja dhe pajisje të reja, me resurse njerëzore, t’i nxisim që të hyjnë më guximshëm duke e ditur se pas investimeve të tyre, gjithsesi shteti do t’i përmbushë kërkesat e tyre, do të bëjë kthimin e parave si ndihmë financiare.” tha Zorica Apostolska.


Drejtori i OEMVP-së, Nebi Hoxha, deklaroi se në këtë rast janë në rolin e mbikqyrësve për arsye, siç thekson ai, të mospërsëritjes së ngatërresave në marrjen e fondeve.  

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i OEMVP-së, Drilon Iseni ka folur edhe për tatimin progresiv, si reformë e Qeverisë. Ai deklaroi se për reforma të tilla është dashur të bëhet një konsultim me komunitetin e biznesit që në rast konkret një gjë e tillë nuk është bërë.

Menderes Kuçi, ekonomist, nga ana tjetër deklaroi se e përkrah tatimin progresiv dhe idenë se kush fiton të ardhura më të mëdha duhet të ketë tatimin më të lartë. 

Përndryshe, sipas asaj që thanë nga OEMVP-ja, të njejtit kanë anketuar mbi 500 biznese të cilët në mënyrë kategorike e kanë hedhur poshtë reformën e tatimit progresiv dhe prandaj nga kjo Odë kërkojnë që kjo reformë të prolongohet për një periudhë 5 vjeçare.

Shtëpia e Bardhë i merr akreditimin gazetarit të CNN-it pas konfliktit verbal me Trumpin

Shtëpia e Bardhë pezulloi të hënën për një periudhë të pacaktuar, akreditimin e gazetarit Jim Acosta, nga televizioni CNN, të cilit i parapriu një konflikt verbal me presidentin amerikan Donald Trump gjatë një konference për mediat, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lidhur me zhvillimin në fjalë, ka reaguar Shoqata e Korrespodentëve nga Shtëpia e Bardhë, e cila bëri thirrje për ndryshimin e vendimit.

Shoqata thekson se akreditimi i lëshuar nga Qeveria, është përdorur si mjet për të ndëshkuar gazetarët. Ndërkohë, shtëpia mediatike e Acostas, e quajti masën e Shtëpisë së Bardhë si një “hakmarrje” ndaj pyetjeve sfiduese ndaj presidentit.

Sekretarja e Trumpit për marrëdhënie me opinionin, Sarah Huckabee Sanders, akuzoi Acostan se ka vendosur dorën mbi nëpunësen e Shtëpisë së Bardhë kur ajo u përpoq të merrte mikrofonin ndërsa ai po fliste. Acosta dhe CNN pretendojnë se kjo nuk është e vërtetë.

Trump dhe gazetari i CNN-it, hynë në një konflikt verbal kur Acosta parashtroi një pyetje për karvanin me emigrantë i cili po lëvizte në drejtim të SHBA-ve.

Maqedoni, gjysma e qytetarëve vlerësojnë se mediat janë të varura nga politika (FOTO)

“50.4 për qind e qytetarëve të anketuar kanë vlerësuar se mediat në Maqedoni janë të varura nga politika, kurse vetëm 15.1 për qind e tyre vlerësojnë se ato janë të pavarura”, u tha sot gjatë prezantimit të hulumtimit “Perceptimi i qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme” që u prezantua sot në Shkup në kuadër të debatit “Mediat dhe politika në Maqedoni”, transmeton Portalb.mk.

Kjo ka bërë që qytetarët të kenë shumë pak besim edhe në gazetarët.

“14 për qind kanë shumë besim në gazetarët, 46 për qind e tyre nuk kanë qëndrim ndaj tyre, kurse 68 për qind prej tyre nuk kanë fare besim në gazetarët”, tha Ivica Sokollovski, menaxher dhe hulumtues i Ipsos Maqedoni.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Hulumtimi “Perceptimi i qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme”

Tjetër element i rëndësishëm është se rrejtët sociale janë kanali i dytë nëpërmjet të cilave informohen qytetarët, edhe pse në këtë kanal nuk janë përfshirë portalet, por vetëm rrjetet sociale.

“71 për qind e qytetarëve informohen nëpërmjet televizionit, 46.9 për qind nëpërmjet rrjeteve sociale, 12.4 për qind nga ueb faqet e institucioneve publike, 12.2 për qind nga radiot, 8.7 për qind mediat e shtypura dhe 6.9 për qind faqet e internetit të OJQ-ve”, tha më tej Sokollovski, i cili shtoi se meqë TV janë ndër më të frekuentuarat, ndaj tyre qytetarët kanë besim më të madh.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Hulumtimi “Perceptimi i qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme”

Rrjetet sociale mbeten kanali, që sipas qytetarëve shpërndahen më së shumë lajmet e rreme.

“43.7 për qind e qytetarëve vlerësojnë se në rrjetet sociale bëhet shpërndarja më e madhe e lajmeve të rreme, ndërkaq 38.7 për qind thonë në televizione, 17.7 në mediat e shtypura kurse 19.6 për qind nuk kanë qëndrim për këtë çështje”, tha Sekullovski.

Problematike mbetet edhe ajo se 71.1 për qind e qytetarëve nuk e dinë se çfarë nënkupton vetërregullimi, ndërkohë që 14.7 për qind e tyre thonë që e dinë.

Qytetarët i besojnë më shumë BE-së, e më pak Rusisë

44 për qind e qytetarëve të Maqedonisë i besojnë shumë Bashkimit Evropian si institucion ndërkombëtar, më së shumti se sa NATO-s me 40.7 për qind, Gjermanisë me 34.8 për qind dhe SHBA-së me 30.3 për qind.

Më së paku i besojnë Rusisë, me 21.5 për qind.

Ndryshe, anketa është realizuar nga Qendra për Hulumtime “Ipsos Maqedoni”, përkrahur nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë. Hulumtimi ka përfshirë 1033 anketues kurse është realizuar gjatë muajit shtator të 2018-s.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Hulumtimi “Perceptimi i qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme”

Tragjedia në Gostivar, Taravari thotë se e vërteta është ndryshe, por nuk e tregoi të plotë (VIDEO)

“Rasti i tragjedisë është vetëm një fatkeqësi që nuk është shkaktuar nga asnjë pakujdesi, por vetëm nga fati që luan lojëra të tilla tragjike”, kështu deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në konferencë të shtyp për rastin e të hënës, ku ashtu siç u njoftua në media, duke ikur nga qentë endacakë, një 17 vjeçare ka rënë në lumin Vardar dhe e ka humbur jetën, njofton Portalb.mk.

“Në raportin e Policisë qartë dhe saktë shihet se si ka ndodhur fatkeqësia, çdo gjë burojnë nga thashethemet të cilat u shpërndanë më shpejtë se lajmi për vdekjen e 17 vjeçares. E vërteta është më e rënda është më e rënda, ajo është humbja e kësaj vajze. Kjo familje ashtu si edhe ne e kemi të qartë se si ka ndodhur ky rast. Sot duhej të ishte me mua në konferencë për shtyp edhe babai i vajzës, por shpresoj që të mos e kenë ndaluar qëllimisht për 3 orë organet e hetuesisë”, tha Taravari.

Kreu i Gostivarit dërgoi kritika për mediat, të cilat sipas tij, kanë qenë nxitëse që ai të “gozhdohet nga opinioni”, por nuk e tregoi të vërtetën e plotë për të cilën tha, duke u rekomanduar të gjithëve që të njëjtën ta mësojnë nga Policia dhe organet e hetuesisë.

“Lajmi i parë që doli në Gostivar, doli nga mediat lokale i cili vendosi dhjetë qenë duke hëngër mish se vajza qenka sulmuar nga një tufë qensh, ndërkaq në raportin e parë policor, prej një dëshmitarit të vetëm që ka, është se ka qenë një qen dhe ka qenë shumë larg vajzës dhe vajza ka vrapuar, por nuk dua të hyjë në këto detaje, nuk dua ta hapë plagën e familjes. Çdo gazetar, qytetar, politikan, analist politik apo kriminel që e quan veten ndryshe është i lirë të shkojë dhe të informohet në Polici apo të informohet nga organet tjera hetimor. Unë nuk jap asnjë detaj që e gërmon plagën e shkaktuar humbjen e rëndë nga kjo familje. Para se të del një lajm duhet verifikuar, pasi që ka pasur në opinion që se për një ditë më gjykuan, më varën dhe më pushkatuan me ofendime dhe fyerje. U krijua atmosferë gjoja Arben Taravari e ka mbytur vajzën, por fatmirësisht që njerëzit e kuptojnë dhe nuk u besojnë intrigantëve që e kanë humbur kredibilitetin. Do ju lutesha të tregoni respekt për këto orë të vështira për familjen Mexhiti dhe sidomos këtë kërkesë e drejtoj tek ata individë që  janë të verbëruar dhe janë të gatshëm të shkelin mbi varre për të ardhur në pushtet”, theksoi Taravari, transmeton Portalb.mk.

Portalb.mk, ka kërkuar nga Policia raportin policor, por ata thonë se kanë dhënë informata në opinion për rastin në fjalë.

Ky është versioni i policisë për ngjarjen:

Më 05.11.2018, rreth orës 19:15, është paraqitur se në Gostivar, një 17 vjeçare nga fshati Zdunjë i Gostivarit, duke ikur nga qentë endacakë, është rrëzuar në ujërat e lumit Vardar në afërsi të urës. Menjëherë pas paraqitjes, janë marrë masa për gjetjen e vajzës. Në ora 22:30, vajza është gjendur pa shenja jete në afërsi të urës në fshatin Balindoll të Gostivarit. Është kryer ekspertizë dhe me urdhër të prokurorit, trupi është dorëzuar për autopsi.

Në pyetje gazetareske, Taravari tha se ata prej përpara 5 muajve e kanë ndërtuar strehimoren për qentë, por Qeveria nuk ua jep lejen.

“Komuna e Gostivarit prej kur udhëheq unë me ekipin tim, jemi komuna e vetme në Maqedoni, përveç Shkupit që kemi strehimore, e cila përpara 5 muajve ka qenë e gatshme, por e cila nuk mund të vihet në funksion për shkak se e njëjta është e bllokuar në labirintet burokratike të Qeverisë”, tha Taravari.

Siç theksoi ai, objekti ku është strehimorja, ka qenë i Qeveri, por për shkak gabimit të autoriteteve komunale e njëjta është rinovuar, duke menduar se është i Komunës.

LEXO: Pas tragjedisë me vajzën në Gostivar, shqetësimi për problemin me qentë endacak është i vonuar
LEXO: Pas tragjedisë në Gostivar, Qeveria premton zgjidhjen e problemit me qentë endacakë nëpërmjet ndryshimeve ligjore

LEXO: “Anima Mundi” për tragjedinë në Gostivar: Ndodhi ajo që më së shumti i frikësoheshim

Taravari tha se në Gostivar ka 400 qenë endacakë, ndërkaq 100 prej tyre i kanë vaksinuar.

Maqedoni, këto janë arsyet se pse mediat janë të varura nga politika (FOTO)

Besimi i ulët i qytetarëve në gazetarë dhe varshmëria e mediave nga politika, vjen si rezulat se kryeredaktorët janë të ndikuar nga politika, dhe nga mosrealizimi i reformave mediale të cilat assesi nuk po gjejnë dritë në Maqedoni. Që të përmirësohet gjendja, mediat duhet të privatizohen dhe të bëhen të pavarura financiarisht, u tha sot në Shkup në debatin “Mediat dhe politika në Maqedoni”, transmeton Portalb.mk.

“Definicion për varshmëri nuk ka, dhe as për pavarësi, dhe mendoj se më së shumti në varshmërinë e mediave kanë ndikuar redaktorët e mediave dhe kryeredaktorët. Ata vendosin se deri ku do të jetë media e varur, dhe e pavarur. Ka pasur një hulumtim kur duhet të bëheshin reformat në transmetuesin publik. Bëhej fjalë për mediat lokale. A duhej të bëheshin pjesë e transmetuesit publik, apo duhet të jenë të pavarura? Në atë analizë u tha se ato duan të jenë të pavarur edhe në redaktim, edhe në financa. Dhe nëse doni të jeni të pavarur edhe në redaktim dhe financa, atëherë duhet të privatizoheni. E për t’u privatizuar, ju duhet të jeni të aftë. E pastaj çfarë ndodhi? Ata që u privatizuan dështuan”, tha kryetari i Komisionit për ankesa në kuadër të Këshillit për Etikë të Mediave në Maqedoni (KEMM), Mirçe Adamçevski.

Image may be NSFW.
Clik here to view.

Sipas udhëheqësit të Programit Medial i Evropës Juglindore të Fondacionit Konrad Adenauer, Hendrih Zitih, në Maqedoni ka hapësirë të madhe për pavarësim të mediave.

“Rezultatet janë dëshpëruese për gazetarinë në Maqedoni. Tregon se ka hapësirë të madhe për përmirësim të gjendjes që mediat të pavarësohen. Liria e shprehjes e mediave dhe e gazetarëve është qendra e zhvillimit të demokracisë”, tha Zitih.

Sipas pjesëtarit të Qendrës për Hulumtime “Ipsos”, Ivica Sukullovski, varshmëria e mediave nga politika duhet të jetë sinjal edhe për institucionet shtetërore, qeverinë dhe qytetarët.

Ndërkaq drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Dragan Sekullovski vlerësoi se varshmëria e mediave nga politika ka ardhur si rezultat i mosrealizimit të reformave mediale në Maqedoni, të cilat janë paralajmëruar nga Qeveria e Maqedonisë, por assesi të hynë në fuqi.

“E nevojshme është që të realizohen sistemi i reformave mediale në Maqedoni, si parakusht për krijimin e një hapësirë adekuate për punë të gazetarëve dhe mediave. Që të krijohet një pasqyrë më e mirë, duhet të përmirësohen standardet profesionale të gazetarëve dhe të informimit të pavarur”, tha Sekullovski.

Sipas Mirçe Adamçevskit, një tjetër hapësirë që ka dëmtuar pavarësinë mediale janë edhe rrjetet sociale, pasi që siç u shpreh: “Tek ne, 80 për qind e ankesave janë nga rrjetet sociale. Kjo vjen si rezultat se nuk kemi vetërregullim të rrjeteve sociale, e kurse ato përdoren më së shumti nga qytetarët”, tha Adamçevski.

LEXO: Maqedoni, gjysma e qytetarëve vlerësojnë se mediat janë të varura nga politika (FOTO)

Përndryshe, në debatin “Mediat dhe politika në Maqedoni” u prezantuan edhe rezultatet e hulumtimit “Perceptimi i qytetarëve për mediat dhe politikën e jashtme”, në të cilin u tha se gjysma e qytetarëve vlerësojnë se mediat janë të varura nga politika dhe nuk u besojnë gazetarëve. U tha gjithashtu se qytetarët e Maqedonisë më shumë i besojnë Bashkimit Evropian e NATO-s, kurse më pak Rusisë. Tjetër element i rëndësishëm është se rrejtet sociale janë kanali i dytë nëpërmjet të cilave informohen qytetarët, edhe pse në këtë hulutim pjesë e këtij kanali nuk parashihen portalet.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>