Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

ANALIZË: Për pagesën e pensioneve do të nevojiten mbi 1 miliardë euro! (INFOGRAFIK)

$
0
0

Numri i pensionistëve do të rritet e do të rriten edhe shpenzimet e përgjithshme të Fondit shtetëror për sigurim pensional dhe invalidor, veçanërisht rritje do të ketë te shpenzimet për pagesën e pensioneve. Është shpallur Plani i ri strategjik i FSPI-së 2019-2021. Është e qartë se deficiti në arkën e buxhetit do të rritet dhe ky minus do të duhet të kompensohet nga buxheti qendror. Në pritje të një analize përfundimtare të situatës në sistemin pensional, deri tani dihet se nuk do të ndryshojë kufiri i moshës për daljen në pension, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Do të rritet numri i pensionistëve…

Sipas projektimeve aktuale të FSPI-së, në këtë vit buxhetor, pension do të marrin 320.300 shfrytëzues, mirëpo ky numër sipas Planit të sapo publikuar strategjik do të jetë në rritje të vazhdueshme gjatë tre viteve të ardhshme. Vetëm në nivel vjetor, ose në vitin 2019 në krahasim me këtë vit, numri i pensionistëve do të rritet për 4.082 pensionistë të rinj. Projektimet që i përgatiti fondi shtetëror tregojnë se në vitin 2012 në Maqedoni do të kenë mbi 335.000 pensionistë.

Do të rritet numri i shfrytëzuesve të pensionit, por do të rriten edhe shpenzimet për pagesën e pensioneve të rregullta. Këtë vit, për pagesat e rregullta do të shpenzohen rreth 880.000.000 euro, por kjo shumë do të jetë në rritje të qëndrueshme në vitet e ardhshme. Sipas ekspertëve, arsyeja për rritjen e shpenzimeve gjendet në dy pika – rritjen e numrit të pensionistëve dhe rritjen e lartësisë së pensioneve. Sipas ekonomistëve të konsultuar nga “Portalb”-i, me vendosjen e tanishme të sistemit pensional dhe me dinamikën e punësimeve të reja (nga të cilat duhet të sigurohen të ardhura nga kontributet), pritet të thellohet edhe deficiti në arkën e fondit.

“Sipas disa simulimeve, madje edhe sikur të mos kishte papunësi në Maqedoni, fondi përsëri do të kishte mungesë të financimit burimor. Prandaj, nevojitet një reformë e themeltë, në drejtim të përzierjes optimale te përqindjet e kontributeve, përqindjet e zëvendësimit, mosha e pensionimit dhe kushtet e daljes në pension te stazhi me beneficion. Këto korrigjime nuk duhet të bëhen menjëherë dhe papritmas, por duhet të planifikohen tani dhe të zbatohen në një periudhë mjaft të gjatë prej mbi 10 vjetësh, që barra e tyre të mos ndjehet dukshëm nga palët e prekura. Personalisht pres që qeveria më në fund të dalë me një studim të shumëpritur mbi reformën e pensioneve, e cila u premtua që në shkurt të këtij viti, dhe se qeveria do të përmbahet nga masat populiste në pjesën e stazhit me beneficion” – thotë profesori Marjan Petreski.

Аnaliza e shpenzimeve që e bëri “Portalb”-i tregon se në vitin 2021 në krahasim me këtë vit, shpenzimet e përgjithshme për pagesën e pensioneve do të rriten për përafërsisht 140.000.000 euro, transmeton Portalb.mk.

Këtë viti shpenzimet e përgjithshme të FSPI-së janë projektuar në nivel prej 1,1 miliardë eurosh, ndërsa mbi 43% e kësaj shume mbulohet me para nga buxheti qendror.

“Gjatë vitit 2018, 54.000 milionë denarë janë dedikuar për pagesën e pensioneve, me harmonizimin e përfshirë të rregullt ligjor” – thuhet në buxhetin për vitin 2018.

Deficiti në arkën e fondit është në rritje të vazhdueshme, ndërsa në periudhë prej dhjetë vitesh, transferet buxhetore me të cilat sigurohet likuiditeti janë rritur për 1,8 herë. Fondi shtetëror hyri në zonën e jostabilitetit financiar së pari pas reformës në vitin 2006, kur u bë kalimi prej sistemit me një shtyllë në sistemin me tre shtylla, e pastaj edhe me zvogëlimin e përqindjes së kontributeve prej 21,2% në 19% në vitin 2009, e pastaj edhe në 18% në vitin 2010.

Më të shumtë shfrytëzuesit e pensionit sipas moshës – diku rreth 64% e pensionistëve…

Sipas lartësisë së pensionit, udhëheq pensioni ushtarak, i cili në gusht të këtij viti ka qenë më i lartë se 21.000 denarë, ndërsa më i ulët është pensioni bujqësor prej rreth 7.000 denarësh. Lartësia e pensionit mesatar në Maqedoni, e matur në muajin e tetë të këtij viti ka qenë 14.146 denarë ose 230 euro.

Nga ana tjetër, më të shumtë janë pensionistët që marrin pension sipas moshës, ndërsa më të paktë janë ata që marrin pension minimal bujqësor.

Në gusht, sipas statistikës zyrtare të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor, në vend ka pasur 315.112 pensionistë. Në pritje të analizës përfundimtare për gjendjet në sistemin pensional, e cila duhet të përgatitet në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë financiarë, zyrtarët nga organet kompetente thanë se tani për tani nuk do të ndryshojë mosha për pensionim, masë e cila u përmend në publik si e mundshme që të zbutet jostabiliteti financiar i FSPI-së.

“Është me rëndësi të përmendet edhe fakti se pensionistët aktualë janë të sigurt. Pensione kemi, pagesa e pensioneve është e rregullt. Dy herë në vit, ashtu siç premtuam edhe bëjmë, i harmonizojmë pensionet me shpenzimet për jetesë dhe me rritjen e rrogave, dhe mu për këtë ka edhe rritje të vazhdueshme të pensioneve. Mbetemi në qëndrimin se – kufiri i moshës për pensionim nuk do të ndryshojë. Të gjitha përshtatjet tjera që do të bëhen nuk do të jenë në dëm të askujt, por të gjithë së bashku do të investojmë për një sistem më të mirë. Nuk do të jepja afat, mirëpo është me rëndësi që të jemi të sigurt se kur bëhet një reformë të mos ketë dilema se në fund a do të kemi sistem stabil pensional që do të kujdeset edhe për pensionistët aktualë edhe për ata që do të vijnë” – deklaroi para do kohësh, ministresha për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska, përcjellë Portalb.mk.

Një pjesë e ekonomistëve vlerësojnë se me vendosjen aktuale të sistemit të përgjithshëm pensional, qëndrueshmëria është në këmbë “të qelqta” dhe se në të ardhmen e afërt reformat janë të pashmangshme.

“Të gjithë faktorët në shoqërinë tonë, duke i përfshirë edhe bartësit e politikave, pajtohen se FSPI-së i nevojitet reformë. T’i përkujtoj lexuesit se edhe kryeministri deklaroi se në qoftë se ka nevojë do ta rrisin moshën e pensionimit. Kjo gjendje është shkaktuar nga fakti se pensionet – shpenzimi kryesor i FSPI-së – në të kaluarën janë rritur ad-hok, e nga ana tjetër u zvogëluan kontributet për pensione – të ardhurat kryesore të FSPI-së. Me një trend të këtillë, tani jemi në situatë në të cilën pothuajse gjysma e mjeteve të FSPI-ja i merr nga buxheti qendror. Domethënë, pensione do të ketë çdoherë, për shkak se buxheti qendror nuk do të shteret, mirëpo qëndrueshmëria e fondit është rrezikuar në masë të madhe për shkak të trendit rënës të të ardhurave të tij burimore” – thotë profesori Petreski.

Banka Botërore dhe Fondi monetar ndërkombëtar tashmë disa vite paralajmërojnë se fondi pensional i Maqedonisë është i paqëndrueshëm në afat të gjatë. Në Maqedoni raporti i punësuar – pensionist është 2 me 1, gjegjësisht në çdo dy të punësuar ka një pensionist, që nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe konsiderohet si trend i paqëndrueshëm.


Prej 10 deri më 13 tetor, do të mbahet “Java Kulturore në Gostivar” (FOTO)

$
0
0

Duke filluar prej 10 tetorit, deri më 13 tetor, në kuadër të Valës së Re Kulturore, do të mbahet manifestimi “Java Kulturore në Gostivar”, transmeton Portalb.mk.

Manifestimi i organizuar nga Shoqata për Kulturë “Othello”, do të nis të mërkurën, 10 tetor, me fillim prej ora 20:00 me koncert të muzikës qytetare. Marrin pjesë Saranda Imeri dhe grupi As Band.

Të enjten, më 11 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të mbahet koncert muzikor nga Da Lee me grupin.

Të premten, më 12 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të ketë ekspozitë ndërkombëtare e artit e organizuar nga SHAK “Silindart”.

Manifestimi do të përmbyllet të shtunën, më 13 tetor, me fillim prej ora 20:00 me koncert të lirikës popullore shqiptare Besarta Murtezani dhe Shkëlzen Baftjari.

Aktivitetet e lartpërmendura do të mbahen në Qendrën për Kulturë të Gostivarit.

Osmani-Knajsel-Mariçiq: Të shfrytëzojmë gjitha mundësitë që Marrëveshja të kalojë në Kuvend (FOTO/VIDEO)

$
0
0

Në kuadër të konferencës së tretë për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefi i delegacionit shtetëror për negociata me Bashkimin Evropian (BE), Bujar Osmani dhe negociatori kryesor teknik, Bojan Mariçiq kanë realizuar takim me ministren Federale për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Karin Knajsel, transmeton Portalb.mk.

Në kuadër të takimit, Osmani ka deklaruar do t’i mbetet e përkushtuar agjendës evropiane, me thellimin e momentumit reformues, si dhe me vendosmëri do të vazhdojë me implementimin e rregullave evropiane, standardeve dhe vlerave, me të cilin do të kontribuojë në ndërtimin e një Evrope më të fuqishme dhe më stabile.

“Kishim proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të referendumit në vend, në të cilën më shumë se 600 mijë qytetar shprehën vullnetin e qartë politik për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, i dhe për ta çuar vendin përpara në procesin integrues. Kemi detyrim të shfrytëzojmë gjitha mundësitë si dhe këtë Marrëveshje ta implemetojmë në Kuvend”, theksoi Osmani. Ai iu referua edhe sfidave me të cilat ballafaqohet vendi lidhur me referendumin që kaloi, ku edhe shprehu kënaqësi nga mbështetja e lartë të qytetarëve për Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimit në BE dhe NATO.

Në Konferencën e sotme për reformat e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WBAR) pritet të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët ku mes tjerash, do të riafirmohen përpjekjet për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, avancimi i bashkëpunimit rajonal si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe do të pasojë fjala e Zëvendëskryeministrit Osmani në panelin kushtuar komunikimit të BE-së në opinion.

Në kuadër të vizitës së tij në Tiranë, Osmani do të mbajë takime bilaterale me Ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ministren për Integrime Evropiane të Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha.

Në konferencën e ditës së sotme për reformat e anëtarësimit në vendet e Ballkanit Perëndimor (WBAR) në Tiranë, mbështetur nga presidenca austriake e Këshillit të BE-së e treta me radhë, e paraprirë nga e para e mbajtur në Shkup në vitin 2015 dhe e dyta e mbajtur në Podgoricë në vitin 2017.

Osmani – Knajsel – Mariçiq

“Gjymtimit” shfaqet sot në kuadër të festivalit “Martin McDonagh” në Rusi (VIDEO)

$
0
0

Shfaqja “Gjymtimi” në regji të Qëndrim Rijanit e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit, me fillim prej ora 19:00, do të shfaqet sot, 4 tetor, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Martin McDonagh” – Rusi, transmeton Portalb.mk.

Autor i “Gjymtimit” është Martin McDonagh, dhe në të luajnë aktorët: Adem Karaga, Xhevdet Jashari, Amernis Nokshiqi dhe Luran Ahmeti.

Skenografia e shfaqjes është realizuar nga Petrit Bakalli, kostumografia nga Edlira Qyshka, kompozimi nga Nexhat Mujovi – Virusi e kurse skulpturat janë vepër e Dashmir Arifit

Premiera e komedisë së zezë “Gjymtimi”, u shfaq në festivalin Vera e Ohrit në vitin 2014 dhe pos në skenën amë u mirëprit në disa festivale në vend dhe jashtë tij.

“Gjymtimi” është vlerësuar me çmimet “Shfaqja më e mirë”, në Festivalin e Komedisë “Koko Fest” në Korçë – Shqipëri dhe çmimin “Grand Prix” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Tetovë.

Ndërkaq regjisori i komedisë “Gjymtimi”, Qëndrim Rijani në festivalin “Koko Fest” u shpall “Artisti i ri më i mirë”, kurse aktorët Luran Ahmeti në Festivalin e Komedisë “Koko Fest” – Shqipëri dhe Adem Karaga në Festivalin Teatror “Vojdan Çernodrinski” – Maqedoni u vlerësuan si “Aktorët më të mirë”.

“Kulturë në çdo kënd”, aktiviteti treditor që do të mbahet në Kërçovë (FOTO/VIDEO)

$
0
0

Më 7, 8 dhe 9 nëntor, në Kërçovë, nën organizimin e Shoqatës për Kulturës ArTact-Us do të mbahet manifestimi kulturor “Kulturë në çdo kënd”, transmeton Portalb.mk.

Organizimit do të përfshijë aktivitete me muzikë, pikturë, film, poezi dhe valle.

Më 7 tetor, ekspozitë, poezi dhe film do të shfaqet në Stacionin e Trenit.

Më 8 tetor, ekspozitë dhe film do të shfaqet në Qendrën për Kulturë “Koço Racin” – Kërçovë.

Kurse më 9 tetor, do të shfaqet ekspozitë, poezi, film, muzikë dhe valle në Kalanë e Kërçovës.

Aktivitetet treditore do të nisin me fillim prej ora 19:00.

Tetovë, asnjë kompani s’dëshiron ta pastrojë “deponinë” në lumin “Shkumbin” (FOTO)

$
0
0

Grumbulli i mbeturinave që gjenden në lumin “Shkumbin”, ende nuk është pastruar, autoritet komunale arsyetohen se asnjë kompani nuk është paraqitur në tenderin e Komunës së Tetovës për pastrimin e kësaj “deponie”, shkruan Portalb.mk.

Asnjë kompani nuk ka shprehur interes që në pjesën e poshtme të lumit “Shkumbin”, ta pastrojë “deponinë” dhe në të njëjtin vend të ndërtojë një mur mbajtës. Nga Komuna e Tetovës informojnë se tenderi është mbyllur, dhe pritet që përsëri të rihapet.

“Bëhet fjalë për rregullimin e një muri mbajtës në fund të lumit në dalje të qytetit, procedura është anuluar për shkak se nuk është paraqitur asnjë ofertues, vlera e punimeve kap shifrën prej 800 mijë denarë, ndërkohë që procedura e tenderimit tashmë do të vijojë prej në fillim”, thonë për Portalb.mk, nga Komuna e Tetovës.

LEXO: Tetovë, Ministria e Ambientit Jetësor e mban peng rregullimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin

Ata gjithashtu informojnë se kanë kërkuar mjete financiare nga ana e Ministrisë së Ambientit Jetësor mjete financiare për pastrimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve, por resori me të cilin udhëheq Sadulla Duraku, ua ka miratuar vetëm një pjesë të mjeteve, të cilat ende nuk ua ka lëshuar në konto.

“Komuna e Tetovës ka bërë kërkesë për mjete financiare për pastrimin e lumenjve, me vlerë prej 18 milionë denarë, ndërkaq Ministria e Ekologjisë na është përgjigjur me 5 milionë denarë mjete, të cilat ende nuk janë lëshuar në konton e Komunës”, informojnë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, autoritetet komunale thonë se çdo vit shtrati i lumit pastrohet, megjithatë gjendja në terren vazhdimisht është sikur që po e shihni në fotografitë, gjegjësisht e papastruar. Mospastrimi i shtratit të lumit “Shkumbin”, gjithashtu ishte edhe një ndër shkaqet për vërshimet gjatë vitit 2015.

LEXO: Tetovë, mbetet i parregulluar dhe me plot mbeturina shtrati i lumit Shkumbin, komuna sërish premton (FOTO)

Emri i Dua Lipës në listën e personazheve më të fuqishme të BBC

$
0
0

Dua Lipa po vazhdon të korrë suksese të mëdha në botën e muzikës.

Andaj, këngëtarja shqiptare është zgjedhur si një prej emrave më të fuqishëm në muzikë nga BBC, shkruan lajmi.netSe për suksesin e madh të saj është vlerësuar lart nga media më e madhe ndërkombëtare ishte Dua ajo e cila i ka njoftuar fansat nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, pranë të cilës i ka shkruar edhe disa fjalë.

”Nder kaq i madh të jem pjesë e listës së emrave më të fuqishëm përkrah kaq femrave të talentuara në muzikë. Ju faleminderit për mirënjohjen”, ka shkruar ajo pranë postimit.

BBC, këngëtaren kosovare e përshkruan si person i cilo reflekton vlera feministe, ka etikë të fortë të punës dhe ndikim të madh në vajzat e reja.

Dua këtë mirënjohje nga BBC e ka edhe për shkak të dëgjueshmërisë së madhe në Spotify.

Muhamed Zekiri: Nuk pranohet kërkesa për amnisti, të shkohet në zgjedhje të menjëhershme parlamentare (VIDEO)

$
0
0

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed  Zekiri në konferencë për media tha se LSDM-ja nuk ka ndërmend të pranojë kërkesat e VMRO-DPMNE-së për amnisti, dhe zgjidhja e vetme, siç tha ai, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Në vend se të përpiqen me kërkesa jologjike të vijnë deri te amnistia e Nikolla Gruevskit. Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE duhet të tregojnë qartë a janë për NATO dhe BE apo jo. Mbi 600.000 qytetarë qartazi u përcaktuan për të ardhmen e vendit në Bashkimin Evropian dhe në NATO përmes pranimit të marrëveshjes me Greqinë. Të gjithë deputetët, përfshirë edhe ata të VMRO-së janë të obliguar të ndjekin vullnetin e shumicës së qytetarëve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së që janë për NATO dhe BE duhet të marrin guximin që në emër të qytetarëve që i kanë zgjedhur të vazhdojnë proceset në Kuvend. Ndërprerja e rrugës për NATO dhe BE do të thotë mbyllje e fondeve nga BE, do të thotë zvogëlim i fondeve dhe ulje e vendeve të punës, por nëse vazhdojnë me kërkesa për amnisti kjo është e qartë se dëshirojnë ta kthejnë vendin në izolim, atëherë opsioni i vetëm janë zgjedhjet e menjëhershme parlamentare”, tha Muhamed Zekiri në konferencë për media.


Maqedoni, janë evidentuar 40 parregullsi në procesin e referendumit të 30–shtatorit (VIDEO)

$
0
0

“Për procesin e referendumit janë paraqitur 40 denoncime për parregullsi në realizimin e të drejtës së votës”, “15 informacione dhe dy padi penale në faqen elektronike të PTHP-së” si dhe “janë evidentuar shkelje të rendit dhe qetësisë publike, dhe ku qytetarët kanë njoftuar se janë incizuar në mënyrë ilegale”, ka njoftuar sot prokurori Publik, Xhelal Bajrami në konferencë për media, për parregullsitë e evidentuara në mbarëvatjen e rederendumit të 30-shtatorit, transmeton Portalb.mk.

Vetëm në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP) Shkup janë evidentuar 29 raste për parregullsi, nga ku 27 janë qartësuar ditën e mbajtjes së referendumit.

“Në PTHP Shkup, një lëndë është hapur gjatë fushatës së referendumit, kurse të tjerat gjatë procesit të mbajtjes së referendumit. Për lëndën e hapur ka pasur tre kallëzime penale, të dorëzuara nga dy parti politike dhe një shoqatë. Bëhet fjalë për të njëjtin rast, respektivisht për shkelje të Nenit 162 dhe 160 të Kodit Zgjedhor. Janë regjistruar 29 raste, nga të cilat 27 janë qartësuar gjatë ditës së mbajtjes së referendumit. Elemente të veprës penale janë vërtetuar në ngjarjen në Aerodrom. Personi është arrestuar, dhe ndaj tij është ngritur padi penale për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit në orarin e punës dhe kërcënim të sigurim në bazë të Nenit 383 të Kodit Zgjedhor“, tha Bajrami.

Në PTHP Strugë janë evidentuar dy raste, nga ku një njërin është evidentuar elemente të veprës penale si në rastin e vendvotimit Mesleshevë. Rasti i dytë ka të bëjë me fotografim jashtë vendit të votimit.

Në PTHP Gostivar është janë paraqitur dy parregullsi. Rasti i parë ka të bëj kur njëri nga votuesit e ka shqyer fletvotimin, dhe ka kërkuar fletëvotim tjetër. Rasti i dytë ka të bëj kur nga jashtë, nga një veturë janë fotografuar votuesit, nga i cili rast janë arrestuar 2 persona dhe ndaj tyre është duke u zhvilluar procedurë në Stacionin Policor në Gostivar.

“Procesi i votimit nuk është ndërprerë dhe ka vazhduar në mënyrë normale”, tha Bajrami.

Në PTHP Shtip dhe në PTHP Koçan janë paraqitur nga dy parregullsi.

Për fotografim të votuesve, është vërtetuar se ato kanë qenë jashtë vendvotimit dhe nga gazetarë të cilët nuk kanë mbajtur kartela mediale apo nuk kanë qenë të akredituar.

Ditën e votimit nuk janë evidentuar parregullsi në PTHP Kumanovë, në PTHP Kriva Pallankë, në PTHP Veles, në PTHP Kavadar, në PTHP Gjevgjeli, në PTHP Tetovë, në PTHP Kërçovë, në PTHP Dibër, në PTHP Manastir, PTHP Prilep, PTHP Resen dhe PTHP Ohër.

LEXO: Ofendimet ishin publike, Prokuroria nuk ka dëshmi për gjuhën e urrejtjes së Janko Baçevit
LEXO: Prokuroria ka hapur lëndë kundër Zoran Zaevit
LEXO: Prokurori Bajrami: Ende nuk janë dorëzuar paditë nga VMRO-DPMNE-ja (VIDEO)

Prokurori Bajrami: Ende nuk janë dorëzuar paditë nga VMRO-DPMNE-ja (VIDEO)

$
0
0

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja dje njoftoi se për procesin e mbarëvajtjes së referendumit të 30-shtatorit do të paditë mbi 200 persona, ndërkaq prokurori Publik, Xhelal Bajrami bëri të ditur se deri sot paditë nuk janë dorëzuar në Prokuroi, transmeton Portalb.mk.

“Sigurisht që Prokuroria sapo t’i marrë informacionet, do të veprojë. Megjithatë deri në këtë moment, diçka të tillë nuk ka dorëzuar në Prokurori”, tha Bajrami në konferencën për media ku i njoftoi parregullsitë për procesin e referendumit të 30-shtatorit.

Përndryshe, dje Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së njoftoi sot do të dorëzojë padi penale në Prokurorinë Publike kundër mbi 200 personave, kryetarë të njësive zgjedhore, anëtarë dhe zëvëndës të tyre, nga Struga, Qendra Zhupa, Kërçova, Zhelina, Bogovina, Saraji dhe Plasnica.

LEXO: Ofendimet ishin publike, Prokuroria nuk ka dëshmi për gjuhën e urrejtjes së Janko Baçevit (VIDEO)
LEXO: Prokuroria ka hapur lëndë kundër Zoran Zaevit

VMRO-DPMNE do të padisë 200 persona në lidhje me referendumin

Grumbuj të qenve endacak shëtitën nëpër Tetovë (FOTO)

$
0
0

Në emailin e Portalb.mk janë dërguar disa fotografi në të cilat shihen disa qenë endacak në një ndër rrugët kryesore të qytetit të Tetovës, afër Tregut të Gjelbër.

Qentë endacakë serish paraqesin rrezik për banorët e disa lagjeve në qytete të ndryshme të Maqedonisë, dhe strehimi i tyre vazhdon të mos jetë një nga prioritetet e duhura.

Qytetarët gjithmonë kanë shprehur shqetësim për sigurinë e fëmijëve, e veçanërisht gjatë natës kur këta qenë sulmojnë njerëzit.

Ndryshe, grumbujt e qenve endacak nëpër rrugë kanë qenë edhe shkaqe të aksidenteve rrugore.

Investimet gjermane do të rriten, kur politika të largohet nga gjyqësori dhe sipërmarrësia (FOTO)

$
0
0

Në panel diskutimin që u mbajt sot në Shkup “Ndërtojmë ura –politika dhe ekonomia”, që u realizua në kuadër të forumit të dytë të biznesit maqedonase-gjermane, u vlerësua se rritja e investimeve të huaja direkte gjermane do të rritet nëse politika i largon duart nga sipërmarrësia, gjyqësori të jetë i pavarur dhe kur të rinjtë të jenë të arsimuar profesionalisht, shkruan Portalb.mk.

Sipas përfaqësuesit zyrtar të Fondacionit Konrad Adenauer, Johannes Rai për të parandaluar largimin e talenteve nga Maqedonia, është e nevojshme të ndërtohet sistem funksional politik dhe institucione që do të funksionojnë pa pengesa.

Kreu i delegacionit të ekonomisë gjermane në Republikën e Maqedonisë, Patrick Martens, theksoi se për biznesin gjëja më e rëndësishme është të jesh i lirë nga politika.

“Është e rëndësishme që ata të kenë stabilitet në planifikimin dhe sigurinë ligjore me një gjyqësor të pavarur. Këto janë parime të rëndësishme kudo në botë për investitorët vendas dhe ata të huaj. Zhvillimi i aktiviteteve investuese nga Gjermania në Maqedoni pres të vazhdojnë edhe më tutje, por duhet të punohet në mënyrë paralele edhe në disponimin e fuqisë punëtore këtu, sepse kompanitë gjermane janë kryesisht teknike dhe kërkohet ekip profesional pikërisht të asaj fushe “, tha Martens.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi

Duke vënë theksin në bashkëpunimin ekonomik ministri Bekteshi tha se: “Në 10 vitet e fundit, Gjermania është renditur e para nga vendet me të cilat Maqedonia ka realizuar shkëmbim më të lartë tregtarë me botën, duke ilustruar këtë me informacionin se vetëm në vitin 2017 ajo ka arritur vlerën prej 3 miliard euro, ndërsa në gjysmëvitin e pare të këtij viti shënon rritje prej 12.8%, ku eksportet janë rritur për  12.5% ndërsa importet me 13.7%”.

Nikica Mojsoska Blazevski nga Kolegji Universitar Amerikan – Shkup, vlerësoi se rritja e ekonomisë në Gjermani në masë të madhe ka ndikuar edhe në rritjen ekonomike në vend .

“Në vitet e fundit vërehet një ndryshim në strukturën e ekonomisë së vendit, si nga aspekti i tregut të punës, në aspektin e dominimit të profesioneve teknologjike si përgjigje ndaj nevojave të tregut, ashtu edhe nga aspekti i rritjes së eksporteve”, u shpreh Mojsoska-Blazevski.

Ndërkaq menaxheri i ndërmarrjes gjermane “Kostal” – Maqedoni,  Viktor Mizo, tha se zhvillimi ekonomik i një vendi duhet të konceptohet në aktivitetet teknike, sepse industria dhe prodhimi janë mënyra kryesore e progresit ekonomik.

Përfaqësuesja e Bundestagut gjerman, Thorsten Fraj deklaroi se e rëndësishme është që: “Maqedonia të shkojë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik, në mënyrë që të hapë perspektiva për njerëzit, sidomos për të rinjtë në Maqedoni të cilët duhet të shohin të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre në vendin e lindjes, dhe për t’u arritur kjo është e nevojshme shtet i drejtë, medium dhe shprehje të lire, sistem të fortë arsimor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.

Debati “Ndërtojmë ura –politika dhe ekonomia” u realizuar nën organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Institutit për hulumtime të përgjithshme –MK91.

“Ndërtojmë ura –politika dhe ekonomia”

“Ndërtojmë ura –politika dhe ekonomia”

 

Kur kujton ditën e dasmës, Orinda nuk lë pa thënë gabimin e Turit – atë që i ‘prishi’ magjinë

$
0
0

Pas një viti nga dasma e tyre e bujshme, Orinda dhe Turi nisën të dy një eksperiencë të re televizive në Tv Klan. Turi, me dy produksione të reja, njëri prej të cilëve ka nisur e një tjetër pritet të fillojë javën tjetër, ndërsa Orinda, me një format të njohur për publikun e Tv Klan. “Jo vetëm modë” nisi javën e kaluar me një imazh të ri në moderim, por jo në ekran. Për Orindën, terreni dhe formati, lifestyle, janë tashmë pikat e saj të forta, megjithatë, pas 8-vjetësh në moderim në Vizion Plus, Tv Klan ishte një sfidë e re, e bukur, por edhe me përgjegjësi të tjera, transmeton Class.

Pasditen e sotme, nga studio e “Rudina”, ku ishte e ftuar, Orinda rrëfeu për risitë e programit “Jo vetëm modë” në Tv Klan, projektet e reja që ka në lidhje me muzikën, por ndau edhe disa emocione të parrëfyera më herët për dasmën e bujshme të vitit të kaluar.

Në Instagramin e Orindës mund të shikoni fotografi shumë të bukura, me stil, me ngjyra, moderne, me klas. Pjesa më e madhe e tyre janë të rastësishme, setet e vërteta janë më të rralla. Të rralla janë edhe fotot e dasmës dhe disa prej imazheve që kanë ngrirë emocionet e ditës së madhe, Orinda i ka shumë për zemër.

Duke u ndalur te fotografitë e dasmës, Orinda kujton shumë prej situatave që ndodhën gjatë asaj dite, madje edhe shumë kohë para saj. Gjatë gjithë vitit, siç rrëfeu moderatorja, kishte nisur vrapin nga liqeni për të qenë në formë, si edhe për ta përgatitur veten për momentin e altarit: “Gjatë vitit që prisja të bëhesha nuse, kisha nisur vrapin nga liqeni për të qenë në formë. Sa më shumë afrohej ai momenti, aq më shumë kisha një ndjesi “si do jetë ai momenti kur të shkoj drejt altarit?” Më dukej gjëja më spektakolare në jetë, mezi e prisja atë momentin e altarit, doja që edhe betimet të ishin të ndjera, të vërteta, të ishin tonat. Dhe ashtu ndodhi…” – kujton Orinda.

Por dasma, si dasmë. Megjithëse Orinda i kishte menduar të gjitha, i kishte organizuar të gjitha dhe të gjithë që të ishin aty në kohë, shqiptarët vijnë gjithmonë me vonesë… edhe dhëndri? Edhe ai…

Orinda ishte e fiksuar pas numrit 7. Ju e dini që dasma e tyre mban datën 27.07.2017. Edhe në altar, në orën 7.00 (19.00) donte të ishte. Por nuk ndodhi kështu për faj të Turit: “Siç e kemi ne shqiptarët, të gjithë vijmë me vonesë. Edhe dhëndri u vonua. Donte të vinte në kohë, por nuk erdhi dhe unë e kam pritur poshtë kalasë së Petrelës. Doja që gjithçka të ishte në vendin e duhur në orën 7 (unë e kisha fiksim 7-ën), por nuk erdhi, erdhi në 7 e 30” – rrëfen Orinda me të qeshur duke kujtuar momentin e saj më të bukur.

Megjithatë, as vonesa dhe as ceremonia nuk ndryshoi ndonjë gjë të madhe në jetën e Turit dhe Orindës, meqenëse ata kishin shumë vite që bashkëjetonin. Por moderatorja dhe këngëtarja është dhe do të mbetet një simpatizante e dasmës dhe ceremonisë: “Në fakt, nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe, por e them shpesh, aq sa më ka rënë rasti ta them: martesa është e bukur dhe dasma duhet bërë, është një etapë e jetës që duhet kapërcuer, hap pas hapi. Martesa duhet finalizuar… Këtë ua them edhe miqve të mi: bëjeni dasmën sepse do t’jua kujtojnë në një të ardhme…”

Për familjen, ah, edhe për këtë ka për të folur. Orinda dhe Turi duan një familje të madhe, me shumë fëmijë: “Ne të dy kemi dashur gjithmonë familje të madhe. Unë dua edhe një familje me vajza. i kam pasur pikë të dobët vajzat, por duke u shtuar djemtë në familjen tonë, u dashurova edhe me ta. Pjesë e betimit tonë ishte edhe “të kemi rroça-poçat tanë nëpër shtëpi”. Uroj që Zoti të na bekojë!”

Kujtimet, ato më të bukurat e ditës së lumtur të Turit dhe Orindës, do t’i shoqërojnë deri në fund të jetës. Edhe atëherë kur do t’ua rrëfejnë fëmijëve. Orinda, me shumë mundësi, nuk do ta harrojë faktin që e priti Turin plot 30 minuta poshtë kalasë së Petrelës, sepse ia “prishi” simbolin e 7-ës, por ç’rëndësi ka? Një hudhër duhet të ishte patjetër diku për të thyer perfeksionin…

Simeone: Ky është lojtari më i mirë në botë (FOTO)

$
0
0
Për trajnerin e Atletico Madridit, ylli i skuadrës së tij, Antoine Grizemann, është lojtari më i mirë në botë.
Deri te ky konstatim, trajneri argjentinas ka ardhur pas paraqitjes që Griezmann bëri në Ligën e Kampionëve, në fitoren e Atletico Madridit ndaj Club Brugge, transmeton Lajmi.net.

“Unë kam thënë edhe sezonin e kaluar dhe do ta them përsëri, për mua Griezmanni është lojtari më i mirë në botë”, ka deklaruar Simone.

“Ai e ka fituar titullin e Ligës së Evropës, Kupën e Botës, Superkupën e Evropës dhe përfundoi në vendin e dytë në një ligë ku luajnë Barcelona dhe Real Madridi. Ai është në një vend ku dëshiron të jetë”.

“Ai vendosi të qëndrojë në Atletico dhe këto janë pasojat. Ai është duke e shijuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij”, ka thënë Simeone.

“Falja e Gjakut” kënga e re nga Gold AG (VIDEO)

$
0
0

Reperi Gold AG ka publikuar këngën e tij më të re “Falja e Gjakut”.

Tekstin dhe muzikën e kësaj kënge e ka bërë vet reperi, Arian Agushi, transmeton Koha.net.

Orkestrimi është bërë nga Florent Boshnjaku.

Pjesë e klipit janë edhe aktorët Çun Lajqi, Nimon Muçaj, Sunaj Raça, Shpëtim Kastrati, Arian Agushi, Mehedin Selimi, Andi Shabanhaxhaj, Ledion Zukaj, Naser Tolaj.


28 Vlora udhëtojnë në Vlorë për 28 Nëntor (FOTO)

$
0
0

28 vajza dhe gra kanë udhëtuar për në Vlorë për nder të festës së 28 Nëntorit – Festës së Flamurit.

Këtë udhëtim e bën shumë të veçantë edhe pjesëmarrja e një vajzës vetëm gjashtë muajshe.

Ky është ndër aktivitet e para që ka organizuar Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për nder të Festës së Flamurit.

Udhëtimi është vazhdimësi e 40 Sarandave në Sarandë, ndërsa është bërë e ditur se edhe në të ardhmen do të realizohen udhëtime të tilla, njofton Klan Kosova.

Në Kumanovë, u rishfaq “Kasapi” në regji të Qazmedin Nuredinit (VIDEO)

$
0
0

Sot në Kumanovë është rishfaqur “Kasapi” në regji të Qazmedin Nuredinit, transmeton Portalb.mk.

“Kasapi” me autorësi të Nicolas Billon dhe në regji të Qazmedin Nuredinit, assistent regjie Sefedin Shabani, në skenë erdhi me rolin e aktorëve: Vebi Qerimi, Shkëlqim Islami, Fisnik Zeqiri, Rabije Alilovska dhe Melika Shabani.

Premiera e “Kasapit” ishte më 22 shtator, në Teatrin e Kumanovës, kurse është realizim i Teatrit Ultra.

Repriza e “Kasapit” erdhi në kuadër të programit kulturor për muajin tetor të Teatrit Shqiptar të Kumanovës i cili sjellë: më 9 tetor, koncert të muzikës klasike me fillim prej ora 19:30, më 12 tetor, sërish “Kasapin” me fillim prej ora 20:00, më 15 tetor, në kuadër të Festivalit Ditët e Komedisë, sjellë shfaqjen “Shfaqja që shkon mbrapsht” e Teatrit Shqiptar të Shkupit dhe më 24 tetor dhe 26 tetor sjellë reprizën e shfaqjes amë “Në Det” me fillim prej ora 20:00.

 

Skandali pas triumfit, Khabib provokon një sherr masiv, goditet edhe McGregor (VIDEO)

$
0
0

Khabib Nurmagomedov ka mposhtur Conor McGregor në UFC 229 duke ruajtur titullin kampion të peshës së lehtë, por ai ka bërë një gabim të madh pasi arbitri Herb Dean i dha fund ndeshjes.

Luftëtari rus nuk arriti të kontrollonte emocionet duke dalë nga kafazi dhe duke sulmuar një prej trajnerëve të McGregor, Dillon Denis, transmeton Telesport.

Një sherr masiv shpërthen në rreshtin e parë, dhe disa prej shokëve të Khabib kanë sulmuar McGregor brenda oktagonit, duke e goditur disa herë.

Një skandal që do t’i kushtojë shumë rusit. Ai nuk mund ta merrte brezin e artë brenda kafazit pasi presidenti Dana White nuk donte të provokonte një tjetër sherr.

Lufta për vendin e parë, formacionet zyrtare ​Liverpool-Man City (FOTO)

$
0
0

Ndeshja e fundit e xhiros së tetë të këtij sezoni të Premierligës do të jetë edhe më e rëndësishmja deri më tani. Dy skuadra në pozitat e para, Liverpooli dhe Manchester City, do të ndeshen mes vete sot në orën 17:30 në Anfield.

Skuadra e Jurgen Klopp, që në Premierligë ka gjashtë fitore, një barazim dhe asnjë humbje, nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit. Megjithatë, vetëm barazimi kundër Chelseat në Stamford Bridge ishte i vlefshëm për Premierligë, ndërsa në Ligën e Kampionëve pësuan disfatë ndaj Napolit, dhe në Carabao Cup ndaj Chelseat.

Edhe pse kanë pikë të barabarta në këtë sezon të Premierligës, skuadra e Pep Guardiolës ndodhet në pozitën e parë për shkak se ka shënuar gjashtë gola më shumë. Megjithatë deri më tani Manchester City është ndeshur me kundërshtarë më të dobët, përfshirë këtu të gjitha katër ekipet në fund të tabelës.

Që nga disfata që e pësuan në Ligën e Kampionëve kundër Lyonit, Manchester City ka arritur t’i sigurojë katër fitore radhazi, gjatë së cilave i kanë shënuar 12 gola, ndërsa e kanë pranuar vetëm një. Manchester City arriti t’i shënojë 106 gola sezonin e kaluar, me 2.79 gola mesatarisht për ndeshje. Këtë sezon, kjo statistikë është përmirësuar edhe më shumë dhe skuadra e Guardiolës i ka shënuar mesatarisht nga tri gola për ndeshje.

Manchester City i ka fituar 44 nga 54 ndeshjet e fundit të Premierligës, por e kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit, pesë prej të cilave kanë pësuar humbje.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Veliaj i kënaqur me pjesëmarrjen në Maratonë (FOTO)

$
0
0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur i lumtur për mbarëvajtjen e ngjarjes sipas tij më të madhe në Tiranë, “Maratona e Tiranës 2018”.

Ai përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me fotografi, theksoi suksesin e këtij aktiviteti i cili promovoi kauza nga më të ndryshmet.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>