Tashmë është bërë e ditur zyrtarisht se Silvio Berlusconi e ka blerë Monzan.
Skuadra nga Serie C, është duke tentuar që të bëjë ndryshime të mëdha edhe pse aktualisht është duke prirë në renditjen tabelare.
Berlusconi është duke menduar për transferimet e reja, ku dëshiron të ribashkohet me Leite Kakan, përcjell “lajmi.net”.
Legjenda Brazilian u pensionua nga futbolli në dhjetor të vitit të kaluar, por që ish-pronari i Milanit, dëshiron ta kthej sërish në fushën e gjelbërt.
Kaka është aktualisht 36 vjeçar dhe ka marr postin e eksploruesit të lojtarëve te rosonerët.
29- vjeçari, Endrit Vejsiu që u kap një ditë më parë më drogë dhe mina me telekomandë në makinë nuk rezulton person me precedentë penalë. Ai nuk ka qenë i përfshirë në ngjarje të tjera dhe siç mësohet, është vëllai i prezantueses së njohur Alketa Vejsiu.
Vëllai i moderatoes u kap gjatë operacionit “Telekomanda”, teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike, shkruan Lapsi.al.Ai u arrestua menjëherë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Trafikim i lëndëve plasëse”.
Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ka pasur informacion paraprak për veprimtarinë e të riut nga Tirana, i cili do të kryente transportin e minave me telekomandë, që dyshohet se do të përdoreshin nga porositësit për qëllime kriminale.
OPERACIONI
Të dhënat e këtij operacioni janë bërë publike në një dalje për mediat nga drejtori i Policisë Vendore, Ferdinand Mara. Drejtori Mara njoftoi se në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, gjatë orëve të natës kanë finalizuar operacionin e koduar “Telekomanda”.
“Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot-Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’, në një gomë rezervë në bagazh u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale ‘Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ dhe ‘Trafikim i lëndëve plasëse”, theksoi në një deklaratë për mediat kreu i Policisë së Lezhës.
Vetëm për një muaj e gjysmë janë paraqitur 25 ueb-faqe me emra identik si mediat ekzistuese, por me lajme të rrejshme, thotë koordinatori nacional për NATO, Stevo Pendarovski. Bashkë me manipulimet dhe reagimet e rrjeteve sociale, ata hedhin hije edhe ndaj informatave të vërteta të cilat janë të qasshme, por bëhen jo-mjaftueshëm të dukshme.
Më shumë se 25 vjet nga anëtarësimi në Marrëveshjen Organizatës Veriatlantike (NATO) është prioritet i deklaruar kryesor i Republikës së Maqedonisë dhe qeverisë së saj. Kuvendi më 23 dhjetor të vitit 1993, me konsensus të të gjitha partive parlamentare, e ka miratuar vendimin për anëtarësim, e cila ka pasur mbështetje të madhe nga qytetarët. Deri më tani, asnjëherë seriozisht nuk është kontestuar as pjesëmarrja e ARM-së në operacionet e udhëhequra nga NATO, as në misionet tjera jashtë territorit të Maqedonisë, ndërkaq Kuvendi, si kompetent për ta miratuar çdo dërgim të ushtarëve në mision, tanimë 16 vjet, vetë në mënyrë rutinore i voton vendimet e reja për dërgim të kontingjenteve ushtarake.
Por me rastin e referendumit për deklarimin për Marrëveshjen me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO dhe BE, opinioni, veçmas në rrjetet sociale është vërshuar me dezinformata dhe interpretime të gabuara të informatave të vërteta për anëtarësim të Maqedonisë në NATO. Në mesin e temave më të shpeshta me të cilat manipulohet është se Maqedonia, si anëtare e NATO-s, duhet që të dërgojë ushtarë jashtë vendit dhe se do të duhet që të ndajë para për anëtarësimin. Përskaj dezinformattave, manipulimet dhe spinet, informatat e vërteta, edhe pse të qasshme, bëhen më pak të dukshme.
Hiperproduksion i lajmeve të rrejshme
Vetëm në periudhën prej 1 muaj e gjysmë janë regjistruar 25 ueb-faqe me emra identik si medial, por me “lajme të kundërta” dhe dezinformata, thotë koordinatori nacional për NATO dhe ish këshilltari për siguri nacionale të dy presidentëve të shtetit, Stevo Pendarovski.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Stevo Pendarovski
“Ajo është pjesë e të ashtuquajturave kërcënime hibride, ndërkaq njëra ndër keryesoret janë lajmet e rrejshme. Ishim dëshmitar të propagandës së ashpër anti-perëndimore, në të cilën përjashtimet paraqiten si rregulla. Këtu ka dy nivele, ose grupe. Ka aktorë të brendshëm, nuk them se ai grup është opozita, edhe pse ngjashëm funksionon, por ka edhe fuqi ekstra-rajonale. Për shembull, një subjekt i cili në zgjedhjet e fundit ka marrë 1.500 vota, tani paguan 23.000 euro për billborde. Për 1 muaj e gjysmë janë regjistruar 25 ueb-faqe me emra të ngjashëm si media, por kundër-lajme. Unë jam skeptik se fuqia lokale mund t’i prodhojë”, vlerëson Pendarovski.
Mediat perëndimore, veçmas përfaqësuesit politik perëndimor, për luftën me lajmet e rrejshme e kanë akuzuar Rusinë. Politikanët e brendshëm i janë bashkëngjitur dyshimeve, por, sipas kryeministrit Zoran Zaev, për atë nuk ka dëshmi.
Ushtarë dhe para
Dy tezat më të shpeshta me të cilat manipulohet në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë në NATO është se, nëse bëhet anëtare e Aleancës, vendi do të duhet që të dërgojë ushtarë që të luftojnë jashtë shtetit dhe se anëtarësimi, në aspektin financiar shtrenjtë do t’i kushtojë Maqedonisë, e cila do të duhet që patjetër që ta rrit buxhetin për mbrojtje dhe të “paguajë për anëtarësim”.
Por, Maqedonia tanimë 16 vjet merr pjesë në operacione ushtarake jashtë vendit, ndërkaq stilistikisht gjysma e ARM-së tanimë ka qenë në misione. Gjatë tërë këtyre 16 viteve, Maqedonia merr pjesë në operacionet e udhëhequra nga NATO në Afganistan – misionin e Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë – Afganistan (ISAF) nga viti 2002 deri në vitin 2015, dhe në operacionin e ri “Mbështetje e vendosur” nga viti 2015 e deri më sot.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Ismet Ramadani
Çmimin financiar të anëtarësisë e komenton Ismet Ramadani, kryetari i Këshillit Euro-Atlantik të Maqedonisë.
“Nuk është e vërtetë se kushton shumë. Tani qiellin e Malit të Zi e ruan NATO. Ne, për shembull, nuk do të duhet që të blejmë avionë, qiellin tonë do ta sigurojë NATO”, thekson Ramadani.
Sipas rekomandimit të NATO-s të miratuar në Kardif të Velsit në vitin 2014, vendet anëtare deri në vitin 2024 do të duhet që ta kenë buxhetin për mbrojtje me vlerë prej 2% prej Bruto Prodhimit Vendor. Maqedonia atë përqindje e ka ndarë çdo vit, deri në vitin 2008, prej kur ka filluar që ta zvogëlojë buxhetin, që në vitin 2014 është përgjysmuar në 1% nga BVP.
Tezën e Ramadanit e konfirmon edhe ambasadorja e Kroacisë në Maqedoni, Danijella Barishiq.
“Në lidhje me buxhetin në Mbrojtje, në rastin e Kroacisë, dy herë është më lirë kuyr të bëheni pjesë e NATO-s. Ne për Mbrojtje ndanim më shumë se 4% nga BVP-ja”, thotë Barishiq.
Anëtarësimi sjell institucione funksionale
Duke folur për atë se çfarë është ndryshuar në Kroaci me anëtarësimin në NATO, Barishiq pajtohet se shteti ka fituar institucione funksionale.
Ndryshimin në funksionimin e institucioneve shtetërore si komponentë më e rëndësishme e thekson edhe Goran Iliq, dekan i Fakultetit Juridik në “Shën Kliementi i Ohrit” në Manastir.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Goran Iliq
“Thelbësore është që në integrime fillimisht hapet kapitulli për sundimin e ligjit. Gjithkund ku është hapur, ka qenë frymë në shpinë për institucionet demokratike. Në afat të gjatë, me integrimin duhet që të transformohet edhe shoqëria. Nuk duhet të kemi liderë të fuqishëm, por institucione të fuqishme”, thotë Iliq.
Pendarovski e konfirmon këtë qëndrim.
“Patjetër që t’u përshtatemi atyre standardeve. Përfitimet menjëherë do t’i kemi. Me kapitullin e parë do të ketë avancim në funksionimin e institucioneve, ndërkaq do të ndryshohet edhe vetëdija, përgjegjësia”, thotë Pendarovski.
Ai shton se edhe një komponentë e rëndësishme e integrimeve euro-atlantike është ndikimi i tyre ndaj marrëdhënieve ndërkombëtare.
“me anëtarësim, marrëdhëniet ndëretnike në mënyrë rapide do të shkojnë në drejtim pozitiv. Boshti i sigurisë në Maqedoni qëndron në marrëdhëniet ndëretnike. Nga projektet e mëdha, ky është i vetmi i cili nuk ka ndanë. Për shembull, Mali i Zi përpara hyrjes në NATO ishte e ndarë në linja etnike”, thotë Pendarovski.
Informata ka, por duhet të shihen
Me rastin e referendumit, Pendarovski dhe Barishiq ishin pjesë e shumë tribunave, më së shpeshti të organizuara nga sektori civil, qëllimi i së cilës është që ta informojë opinionin për proceset integruese. Për anëtarësimin në NATO, çdo ditë është folur edhe në kuadër të fushatës së referendumit, në mitingjet partiake, në Kuvend, në konferenca për shtyp, rrjete sociale, në “çarshi”… Por, në detin e interpretimeve dhe qëndrimeve, informatat e vërteta fundosen. Mediat faktet për anëtarësim të NATO-s i kanë transmetuar kryesisht duke raportuar për ngjarjet. Faktet formalisht janë të qasshme edhe nëpërmjet institucionet shtetërore. Për shembull, edhe Ministria e Mbrojtjes (http://morm.gov.mk/?page_id=261&lang=mk), edhe ARM (http://www.arm.mil.mk/baza/misii/misii.html), në ueb-faqet e tyre kanë të dhëna për operacionet jashtë shtetit, për buxhetin (http://morm.gov.mk/?page_id=39285), furnizimet publike, dokumentet kryesore dhe një sërë informatash tjera lidhur me integrimin e vendit në NATO, por siç shihet është e nevojshme popullarizimi i tyre, gjegjësisht që të bëhen më të dukshme për opinionin e gjerë.
Iniciativa “Bojkotiram” në profilin e instagramit, gjatë ditës së djeshme, kanë postuar fotografi të qytetarëve të cilët kanë dalë të votojnë dhe si votojnë në vendet zgjedhore, edhe pse kjo është në kundërshtim me ligjin, shkruan Makfaks, transmeton Portalb.mk.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Në fotografi shihen qartë se cilët persona janë dhe nën fotografi kanë shkruar “njihe kushëririn” me emër dhe mbiemër.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Publikimi i fotografive të votuesve është vepër që e shkel procesin e votimit dhe paraqet pengesë në shfrytëzimin e së drejtës së votës.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Nga komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale të bëra gjatë referendumit të Prokurorisë Publike të Maqedonisë, para heshtjes zgjedhore njoftuan se veprimet e llojit të tillë gjatë procesit të votimit do të jenë lëndë të veprimit prioritar të Prokurorisë.
Prokuroria e Lartë gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Apelit për ankesat në rastin “Almir Aliu”, ka kërkuar që të dënuarit për vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, Boban Iliq dhe të dënuarve për dhunë, Sami Demiri dhe Abdullah Aliu t’u rritet dënimi, njofton Portalb.mk.
Prokuroria e Lartë nuk është e kënaqur që Boban Iliq të dënohet me 6 vjet burg, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu të dënohen me nag 9 muaj burg.
“Pajtohemi me vendimin e Gjykatës, përveç në pjesën e nivelit të dënimit, gjegjësisht kërkojmë që të rritet dënimi për Iliqin, Aliun dhe Demirin. Njëkohësisht kërkojmë që Gjykata e Apelit t’i hedh poshtë ankesat e palëve”, tha përfaqësuesja e Prokurorisë.
Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Apelit, fillimisht gjykatësi raportues i lëndës, Enver Bexheti e shtjelloi në mënyrë të detajuar vendimin e Gjykatës, ndërkaq më pas, iu dha fjala palëve që t’i sqarojnë ankesat e tyre.
Avokati i Iliqit, Stevan Pavlevski, kërkoi që Gjykata e Apelit ta shfuqizojë vendimin me dënim për të, pasi që nuk ka bazë ligjore që i njëjti dë dënohet.
“Ne kemi pasur një teori për ngjarjen dhe ngelemi në atë. Iliq ka qenë i sulmuar dhe ngjarja ka ndodhur në vazhdimësi, pra nuk ka ndërprerje të ngjarjes. Prej këtu mund të themi se s’ka paramendim. Kjo gjithashtu mbahet në atë se Iliq është sulmuar, dhe vepra është kryer në mbrojtje”, tha Pavlevski, transmeton Portalb.mk.
Avokati i tre të akuzuarve për dhunë, babait të Almirit, Sedat Aliu, Sami Demirit dhe Abdulla Aliut, kërkoi që lënda të kthehet në rishqyrtim pasi që Gjykata Themelore e Kumanovës dhe Prokuroria kanë bërë lëshime të shumta.
“Gjykata dhe Prokuroria e Kumanovës nuk e kaluan provimin për zgjidhje të drejtë të këtij rasti. Gjatë gjykimit ka pasur një sërë lëshimesh në procedurë. E kemi rastin me ekspertizat, ku ekspertë me licencë të skaduar kanë kryer ekspertiza. Nga ana tjetër, nga tërë procesi unë nuk kam oarë veprime për të cilat po akuzohen klientët e mi. Nëse e shihni CD-në, Sedat Aliu nuk sulmon askënd, por ai gjatë kohës kur Iliq e ka goditur fëmijën me veturë ai ka shkuar te fëmija, me një fjalë, nuk ka dëshmi materiale. Besoj dhe shpresoj që ta shfuqizoni vendimin e shkallës së parë dhe të kthehet lënda në rigjykim”, tha Spahiq.
Pas avokatëve, ju dha fjalë edhe të dënuarve.
Iliq tha se ndjehet i penduar pasi që nuk ka dashur që ta shkelë fëmijën, ndërkaq babai i Almirit tha se në këtë lëndë është më i dëmtuari dhe nuk e ka të qartë se përse po duan ta burgosin. Sami Demiri dhe Abdullah Aliu nuk dëshiruan të shtojnë asgjë, përveç asaj që tha avokati i tyre.
Tani për tani, vendimi i shkallës së parë nuk është i plotfuqishëm, derisa të vendos Gjykata e Apelit. Sipas procedurës, vendimi i Apelit është i plotfuqishëm dhe aktivizohet menjëherë, kjo nënkupton që nëse vendimi ngelet i pandryshuar, atëherë, Boban Iliq, nga paraburgimi shkon në burg për të vuajtur dënimin me 6 vjet, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj.
Ndryshe, në korrik të vitit 2016-të, vogëlushi nga Kumanova Almiri, u shkel me makinë nga Iliq, pasi që paraprakisht babai i vogëlushit dhe ai kishin pasur një zënkë banale në ambulancë.
Fillimisht, Iliq ndiqej për veprën vrasje me paramendim, megjithatë e njëjta më pas u rikualifikua nga Prokuroria duke e ndjekur për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”.
Për rastin në fjalë ka pasur reagime të ashpra në opinion, duke organizuar protesta masive nga qytetarët të cilët e dënuan aktin e Prokurorisë, për shkak të rikualifikimit të lëndës.
Gjatë gjykimit, pati reagime në lidhje me atë se janë bërë lëshime gjatë procedurës, gjegjësisht janë marrë për dëshmi ekspertizat neuropsikiatrike të ekspertëve me licenca me afate të skaduara. Pos kësaj, edhe pse në kamerat e sigurisë shihet qartë se vëllai i Bobanit, Bojan Iliq, ka qenë i përfshirë në rrahjen me Sedat Aliun, Sami Demirin dhe Abdulla Aliun, ai nuk u përfshi në akuzë, gjegjësisht nuk u dënua.
Referendumi i 30-shtatorit në Republikën e Maqedonisë përfundoi sot, me shpalljen e rezultateve të 100 përqindëshit të votuesve. Nga KSHZ-ja duke mos dashur ta lavdërojnë veten, procesin e vlerësuan të suksesshëm, por vërtetuan se tre mangësitë e referendumit janë: mospastrimi dhe mosplotësimi i listës zgjedhore, mosndryshimi dhe mosplotësimi i ligjit të referendumit dhe Kodit Zgjedhor, shkruan Portalb.mk.
Mosndryshimi i ligjit të referendumit dhe Kodit Zgjedhor
Duke u përgjigjur në pyetjen: “Se si e vlerësoni procesin e referendumit të 30-shtatorit duke e pasur parasysh se si përbërje është e para herë që angazhoheni”, kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski deklaroi se: “Është pak e pakëndshme të vlerësojmë procesin, sepse i bie sikur ne ta lavdërojmë veten, dhe anëtarët e komisionit”, megjithatë ai tha se referendumi u realizua me sukses.
“Vlerësimin për ne e jep opinioni. Ashtu siç kemi deklaruar deri tash, mosplotësimi i dispozitave të ligjit për referendum dhe Kodit Zgjedhor, na ka bërë pak probleme, organizimi dhe realizimi i tërë procesit, megjithatë, bashkërisht arritën që t’i tejkalojmë këto situata, dhe vlerësoj se në fund me sukses e organizuam këtë proces”, tha Derkoski.
Mosplotësimi i listës zgjedhore, pengoi arritjen e censusit
Më 30 shtator, shumë qytetarë – familje nuk arritën ta gjejnë veten në listën zgjedhore, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me çka nuk kanë shfrytëzuar të drejtën që të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”. Kjo ka ndikuar edhe në mos arritjen e censusit të referendumit, i cili duhej të ishte 903,169 votues, por ishte 666,746 votues. Megjithëse nuk u arrit censusi, referendumi mund të kalojë për miratim në Kuvendin e Maqedonisë, pasi që 91.46 për qind e qytetarëve janë deklaruar se janë “për”.
Në lidhje me këtë, kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski deklaroi se moevidentimi i qytetarëve në listën zgjedhore nuk është përgjegjësi e tij, por se shkak i saj është se qytetarët kanë pasur dokumente të reja, dhe nuk janë regjistruar në listë.
“Kjo pra se gjithash ka ndodhur edhe me kryetarin e Kuvendit. Ne si KSHZ në kohë kemi bërë thirrje deri te qytetarët që të kontrollojnë listën zgjedhore, duke filluar nga 23 gusht. Edhe Talat Xhaferi ka pasur dokumente, ka votuar në zgjedhje paraprake, megjithatë, gjatë kësaj periudhe ka ndryshuar letërnjoftimin dhe pasaportën. Nëse ju e bëni këtë, kur është koha e regjistrimit duhet të njoftoni. Nëse ju fitoni letërnjoftime të reja, ju nuk jeni në listë zgjedhore, por duhet të njoftoni, që të regjistroheni në listë zgjedhore”, tha Derkoski, shkruan Portalb.mk.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor
Mosarritja e censusit, pengoi që procesi të shpallet i suksesshëm
Mos arritja e censusit ka penguar që referendumi të shpallet i suksesshëm megjithëse ka qenë konsultativ, edhe pse 91.45 për qind e qytetarëve u deklaruan se janë “për” pranimin e Marrëveshjes së nënshkruar në Prespë. Kjo nuk ka penguar që Qeveria e Maqedonisë ta shpallë referendumin të suksesshëm.
“Sa i takon daljes dhe censusit, dua të japë një sqarim të shkurtër. Instrumenti për të matur vullnetin politik, për marrëveshjen me Greqinë, dhe për anëtarësim në NATO dhe BE, ishte numri i qytetarëve që votuan “për” apo “kundër”. Çështja e daljeve është instrument në aspekt teknik-logjistikë i procesit i cili ju tregon njerëzve se sa lista e votimit është e azhurnuar. Me daljen nuk reflektohet vullneti politik”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Bujar Osmani Radmila Shekerinska
Ankesat të parashtrohen nga Kuvendi i Maqedonisë
“Nuk ka në proces parti politike, por ka propozues të autorizuar, i cili është Kuvendi i Maqedonisë. Ai ka pasur përfaqësues të autorizuar në vendvotime, kështu që në këtë situatë nuk mundet askush të dorëzojë ankesa të tipit të tillë”, tha kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski.
Përndryshe, në referendumin që u mbajt më 30 shtator të 2018-s në Maqedoni, në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, u përgjigjën 666.743 qytetarë, respektivisht, 39.61 për qind e qytetarëve me të drejtë vote të cilët janë 903,169 votues. Sipas rezultatit të 100 për qind të votave të numëruara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, 609.813 apo 91.46 për qind janë përgjigjur “për”, ndërsa 37.700 apo 5,65% janë përgjigjur “kundër”.
Referendumi do të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë, por që marrëveshja me Greqinë të realizohet, duhet vota “për” e 80 deputetëve.
“Nuk ka pasur ndërprerje në Saraj. Ka pasur spekulime, dhe indicie, si të them, shkrime në rrjete sociale, megjithatë, ne verifikuam, ndërprerje nuk ka pasur, ndërprerje të votimit”, kështu është përgjigjur sot kryetari i Komisionit Shtetëtor Zgjedhor, Oliver Derkoski në pyetjen e gazetarëve: “Se çfarë do të ndërmerret në lidhje me ndërprerjen e votimit në një vendvotim në Saraj dhe informatat se janë mbushur kutitë?”, transmeton Portalb.mk.
Sa i takon informacionit se në Saraj ka pasur mbushje të kutive nga ana e pjesëtarëve të Komisionit të vendovotimeve, Derkoski ka deklaruar se nëse dorëzohen dëshmi se ka pasur veprimtari të tillë, personat përgjegjës do të japin llogari.
“Sa i takon këtyre çështjeve që i parashtruat, për disa dyshime, mund të ju them se KSHZ merr raporte nga Komisionet Komunale, nëse ka dëshmi nga veprimtari të tilla në vendvotime të caktuara, në bazë të mundësive do të ngrit procedurë për përgjegjësi për oragnet zgjedhore të cilët e kanë realizuar atë proces. Gjithkush që ka shkelë procesin nuk do të amnistohet, dhe do të bartë përgjegjësi. Do të duhet fillimisht që të vërtetojmë se a ka pasur shkelje të tilla, të sigurojmë deklarata dhe dëshmi dhe pas asaj të ngritët procedurë”, tha Derkoski.
Për mbushjen e kutive ka komentuar edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili ka deklaruar se për informatën në fjalë duhet të deklarohen institucionet kompetente.
Ivanov tha se referendumi ka dështuar dhe se Kuvendi duhet ta mbështes vendimin e qytetarëve.
“Në referendumin e djeshëm, qytetarët e hodhën poshtë Marrëveshjen e Prespës, duke mos votuar qytetarët qartë u deklaruan kundër vendimeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të marra paraprakisht pa konsensus nacional, bojkotimi është zëri i atyre që janë nënvlerësuar dhe nuk janë dëgjuar, porosia e qytetarëve është dërguar deri tek ata që e kanë patjetër ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi nuk ka pasur sukses, mos u mundoni të ndryshoni këtë realitet”- u shpreh Ivanov.
Për shkak të skandalit me përgjimet ilegale – bombat, që shkaktoi krizë politike, gjatë muajit tetor deri në më 15 nëntor të 2018-s, në Maqedoni do të zhvillohet procesi konsultativ për zgjedhjen e modelit të ri funksionues dhe reformues të DSK-së, i cili ka për qëllim të formojë agjentë të profesionalizuar, departizuar, transparentë dhe që do të mbrojnë qytetarët dhe shtetin, shkruan Portalb.mk.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën për media me drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Goran Nikollovski, njoftoi se sot në seancë të Qeverisë së Maqedonisë do të prezantohet informacioni për nevojën e realizimit të reformave në DSK, të cilat duhet të përfundojnë më 15 nëntor me gjetjen e një modeli të ri të funskionimit.
“Sot, në seancës qeveritare do t’i sqaroj arsyet për nevojën e një reforme në DSK. MPB-ja do të mbajë më shumë konsultime dhe do të zgjedhet modeli më adekuat për këto reforma, me konsultime me përfaqësues nga institucionet shtetërore, e fushës akademike, si dhe sektorit civil. Pritshmëritë e tona janë se ky proces konsultativ duhet të zhvillohet gjatë muajit tetor, dhe të mbarojë jo më vonë se 15 nëntor i këtij viti. Pas konsultimeve, qeverisë do t’i prezantohen përfundimet nga konsultimet, dhe do të sillet vendim për modelin. Ky vendim do të shoqërohet edhe me plan aksional i cili do të përmbajë aktivitete në DSK”, tha Spasovski.
Ndërkaq, drejtori Nikollovski vlerësoi se reformat në DSK do të mundësojnë shërbime të profesionalizuara, të departizuara, transparente dhe që do të jenë të suksesshëm në mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve dhe shtetit të Maqedonisë.
“Nisim një proces konsultativ me të gjithë aktorët e rëndësishëm, por edhe e vazhdojmë punën e deritashme me partnerët tanë. Në fund të këtij procesi do të kemi sukses të sjellim model i cili do të garantojë shërbime të DSK-së të profesionalizuara, departizuara, transparente, por edhe të suksesshme në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve. Në periudhën që vijon ju paralajmëroj se do të kemi më shumë takime”, tha Nikollovski.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Përgjimet ilegale nxitën reformat në DSK
“Keqpërdorimit i këtyre shërbimeve, veçanërisht i DSK-së, nxiti krizë politike serioze dhe e ka shkatërruar pasqyrën e demokracisë. Pas një analize të grupit të ekspertëve për sistemin e përgjimit, u vërtetua se ai ka qenë instrument kyç për keqpërdorim të ish bartësve të funksionit në këto shërbime”, tha Spasovski, duke njoftuar se reformat janë duke u realizuar në vazhdimësi, dhe se nga 1 nëntori do të hyjë në funksion edhe sistemi i ri i punës në këto shërbime, transmeton Portalb.mk.
Sipas Spasovski, qëllimi i reformave janë si rezultat i procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Përndryshe, në fillim vitin e 2015-s në Maqedoni u publikua skandali i përgjimeve ilegale që në opinion njihen si “bombat”, nëpërmjet të cilave u kuptua se si Qeveria e atëhershme VMRO-BDI ka keqpërdorur pozitën zyrtare duke i shkaktuar edhe dëme financiare qytetarëve të Maqedonisë. Publikimi i “bombave” pasoi me rastin e Lagjes së Trimave që ndodhi në maj të po të njëjtit vit, 2015-s. Pas paraqitjes së “bombave” nga lideri atëherë i opozitares Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), tash kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, nisi kriza politike e cila zgjati me vite, por që rezultoi me formimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) e cila merrej me hetimin e rasteve që dalin nga “bombat”. Sot “bombat” përdoren edhe si dëshmi gjyqësore, dhe tashmë ka edhe të dënuar nga këto raste si: Gjoko Popovski, Goran Grujovski dhe Nikolla Gruevski.
Tash përgjimet nuk do të jetë subjekt i DSK-së, por ato do të kontrollohen nga Agjencia Teknike – Operative (ATO).
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Let you love me”.
Ajo ka arritur të bëhet një ndër emrat më të përfolur në mediat ndërkombëtare falë projekteve të saj të suksesshme këtë vit.
Por jo më pak vëmendje në media po marrin edhe prindërit e këngëtares, Besnik dhe Vera Sahatçiu, transmeton Telegrafi.
Kjo e fundit, është përzgjedhur si ambasadore nderi e organizatës bamirëse “Future Dreams” në Londër.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Prindërit e këngëtares Rita Ora: Besnik dhe Vera Sahatçiu (Foto: Vera Ora/Instagram)
Si një grua e cila ka mposhtur luftën kundër kancerit, Vera Sahatçiu është një shembull për gratë se si duhet luftuar gjithnjë përballë sfidave të jetës.
Gëzimin për përzgjedhjen ambasadore të kësaj organizate, Vera e shprehur përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram.
Ajo publikoi dy fotografi ku shfaqej mjaft elegante dhe tërheqëse pranë bashkëshortit të saj.
“Jam e nderuar te zgjidhem ambasadore e #futuredreamscharity organzates bemirese ne Londer qe se bashku ti ndihmojm grave te prekura me kancerin e gjirit”, ka shkruar Vera Sahatçiu në mbishkrimin e fotografisë.
Krenare me të ëmën është edhe vet Rita Ora, e cila në InstaStory publikoi një video, ku shfaqej ndërsa shfletonte një nga daljet e nënës së saj në revistë.
Rita ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se ndjehet e inspiruar nga e ëma e saj, e ndërsa uron organizatën “Future Dreams” për 10 vjetorin e themelimit të saj.
“Është kryer obduksion i trupit të pajetëve, dhe punohet në ekspertizën e materialit që është tërhequr nga vetura në të cilën kanë qenë të vrarit dhe i plagosuri. Janë ndërmarrë disa masa, janë arrestuar disa persona në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, në biseda informative, me qëllim që të vërtetohet motivi për këtë rast dhe kryerësit. Kemi përparim në procedurë, por ku do të vijmë në rezultate, do të informojmë për detajet”, tha Spasovski.
Në lidhje me rastin, Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se: “Në vendin e ngjarjes janë gjetur 25 gëzhoja, gjurmë të gjakut, veshje nga të vdekurit dhe nga personi i lënduar dhe dëshmi të tjera të cilët me urdhër të prokurorit do të dorëzohen për obduksion”.
“Do të kemi policë të dekriminalizuar, të departizuar, që do të ketë për interes qytetarin, që do të dinë të sillen, ta kryejnë me përgjegjësi dhe profesionalitet punën e tyre. Do të analizohet gjendja aktuale në MPB. Të shohim se a janë shërbimet policore, shërbime policore apo janë edhe sipërmarrës? A janë shërbyes policorë apo janë pjesë e grupeve kriminale? A kemi shërbyes policorë që punojnë, por që kanë diploma të falsifikuar? Tërë kjo do të jetë procesi i Vettingut”, tha sot Spasovski.
Sipas Spasovskit, edhe reformat e paralajmëruara në DSK janë pjesë e procesit të Vettingut, dhe ka për qëllim të ndryshojë mënyrën e punës në MPB nëpërmjet kornizave ligjore të cilat janë në fazë përgatitore.
“Edhe kjo reformë që realizohet në DSK, është reformë që duhet të sjellë rezultate në mënyrën e të menduarit dhe sjelljes së dikujt që do të punojë atje. Kjo do të mundësojë që të mbrohen qytetarët nga krimi. Në këto suaza, ne si MPB thirremi që të bëhet Vetting i tërësishëm të të punësuarve në MPB. Tashmë kemi nisur aktivitete përgatitore, si analiza krahasuese, në pjesën e kornizave ligjore. I përdorim praktikat nga rajoni, dhe presim që shumë shpejtë mund të definojmë kornizën ligjore dhe të sjellim në Kuvend, që në bazë të saj të zhvillohet procesi i Vettingut për çdo të punësuar”, tha Spasovski.
Përndryshe, sot u njoftua edhe nisja e procesit konsultativ për zgjedhjen e modelit të ri funksionues të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), i cili do të zhvillohet gjatë muajit tetor dhe do të përfundojë më 15 nëntor.
“Para se të mbahet konferencë na njoftuan se tashmë ka të dorëzuar paraqitje deri te Prokuroria Themelore Publike, dhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga Ministria e Punëve të Jashtme, në fushën e falsifikimit të dukshëm për keqpërdorim, ndoshta të ndonjë institucioni apo mënyre të komunikimit. Si do që të jetë, meqë ka paraqitje, do të vazhdojmë me procedurë”.
Dorëheqja e rrejshme e ministrit të Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov
Ministri Spasovski vlerësoi se ky rast është dëshmi, se lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes janë duke e dëmtuar edhe hapësirën informative në Maqedoni.
“Është e rëndësishme që të informohet opinioni, sepse lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes, janë bërë bazë për të shpërndarë informacione, dhe kjo më shumë rëndë është duke e dëmtuar edhe hapësirën informuese në Maqedoni”, tha Spasovski.
Një gjyqtar ka shënuar gol duke e devijuar me kokë topin në një ndeshje të rundit të dytë të LFL Dagestan mes Keyes DD nga Kizilyurt dhe Manas të Dahadevskiy.
Një lojtar i Manas e gjuajti penalltinë në minutën e 43-të, por topi i kthyer nga portieri e goditi në kokë gjyqtarin Atay Daudov dhe përfundoi në rrjetë, transmeton Lajmi.net.
Daudov më pas shpjegoi se, sipas rregullave, gjyqtarët janë aktivë, prandaj edhe ka qenë i detyruar ta pranojë golin, megjithëse goli i është llogaritur Ali Japarovit të Manasit.
Qytetarët dhe një pjesë e sektorit në Maqedoni në vazhdimësi tregojnë për ndryshimet e shpeshta të rregullores legjislative dhe miratimin e ligjeve të implikojnë shpenzime të fshehta. Përvojat tregojnë se institucionet kompetente të cilat paraqiten si propozues të ligjeve, nuk përgatitin testim për ndikim në rregullore, dhe nuk marrin parasysh se çfarë efektesh shkaktojnë dispozitat e reja në shoqëri. Si të përmirësohet kjo situatë dhe si të shfrytëzohen mjetet ekzistuese për komunikim ndërmjet propozuesve dhe palët e përfshira, janë pyetjet për të cilat kërkuam përgjigje nga përfaqësuesi i Institutit për Demokraci “Societas Civilis”, Jane Dimovski, i cili për një kohë të gjatë merret me këtë problematikë, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.
Image may be NSFW. Clik here to view.Instituti për Demokraci “Societas Civilis” nëpërmjet një ankete në terren ka hulumtuar se si është perceptimi i opinionit për procesin e Testimi i Ndikimit në Rregullore (TNRR). Cilat ishin gjetjet kryesore?
– Kemi bërë anketë në nivel nacional në kuadër të projektit “Testimi i ndikimit të rregullores nën hije”, i cili u realizuar bashkë me Qendrën për Analiza Ekonomike, dhe gjetjen treguan se ai proces, gjeneralisht është i panjohur për opinionin e gjerë, edhe pse zbatohet që nga viti 2009. Kur themi i panjohur, nuk themi se njerëzit nuk kanë njohuri për fazat dhe detajet e procesit, por se në vitin 2017, diku 77 për qind e të anketuarve aspak nuk kanë dëgjuar se ekziston diçka që duhet TNRR. Ky është problem i madh, duke e pasur parasysh se viteve të fundit ka pasur kërkesa dhe pritshmëri të mëdha në opinion, për hapjen e procesit për miratimin e ligjeve dhe politikave për përfshirje të gjerë, kurse nga ana tjetër, mjetet të cilat janë në dispozicion për pikërisht atë pjesëmarrje, mbeten të panjohura. Pastaj, pjesa më e madhe e qytetarëve të cilët i kemi anketuar, vlerësojnë se gjatë përpilimit të ligjeve dhe rregulloreve, nuk përdoren hulumtime, respektivisht ato nuk bazohen në fakte. Gjithashtu, çdo i dyti i qytetarëve të anketuar (53 për qind), vlerësoi se Qeveria dhe Kuvendi nuk realizojnë testim për harxhimet për miratim të ndonjë zgjidhje ligjore. Sërish, edhe pse nuk e dinë se ekziston një procedurë e tillë, një pjesë e madhe e qytetarëve racionalisht përfunduan se kur ndryshohen dhe miratohen ligje të reja, duhet të testohen edhe implikimet ekonomike dhe sociale të tyre. Ajo shkon në të njëjtën kahe me atë që duhet ta bëj procedura e TNRR-së, nëse respektohet tërësisht.
E pashmangshme është gjetja se shumica e qytetarëve, por edhe e të punësuarve në institucionet kompetente, të cilët në të shumtën e rasteve janë propozues të rregulloreve ligjore, aspak nuk e dinë se ekzistojnë mjete për testim të ndikimit të rregulloreve. Si e sqaroni këtë fenomen?
– Saktë. Larg pritshmërisë të qytetarëve të thjeshtë, të cilët nuk janë në kontakt me proceset administrative dhe nuk kanë njohuri për ekzistimin e TNRR-së, interesante është edhe ajo, se kur i kryqëzuam rezultatet sipas pozitës së punës së të anketuarve, doli se 72 për qind e atyre që deklaruan se janë të punësuar në ndonjë nivel të sektorit shtetëror, gjithashtu aspak nuk kishin dëgjuar për TNRR-së. Kjo është më brengosëse, pasi që përfaqësimi i TNRR-së konsiderohet si mjet i administratës për testim të ndikimit në legjislaturë, që miratohet me qëllim për shfrytëzim më efikas të resurseve publike, dhe nga ajo të ketë efekte pozitive në shoqëri dhe të ketë mundësi të testojnë nëse ndonjë ligj do të kishte ndikime negative. D.m.th. në përfaqësimin e TNRR-së është e përfshirë edhe administrata në nivele të ndryshme, dhe për shkak të kësaj presim që shumë njerëz nga sektori shtetëror të kenë së paku njohuri bazike për procesin, megjithatë kjo nuk është ashtu.
Image may be NSFW. Clik here to view.Sipas njohurive tuaja, sa shpesh në Maqedoni propozohen dhe miratohen lidhe pa pasur testim për implikimet financiare në buxhet dhe efektet që do t’i kishin rregulloret ndaj qytetarëve?
– Më herët më shpesh janë miratuar ligje të tilla. Tash, së paku procedura formale për shumë ligje kujdeset që ta përfshijë edhe TNRR-në, por pyetje tjetër është se sa ajo në thelb është e suksesshme. Më të shpeshta janë ato që thonë se ligjet nuk do të kenë implikime financiare, edhe pse vetëm nëse e lexoni hyrjen e ligjit, do t’ju bëhet e qartë se implikime të tilla do të ketë. Në çdo analizë të TNRR-së, duhet të ofrohen tre opsione se si do të zgjidhet një problem dhe çdonjëra të ketë bazë analitike në të dhëna dhe hulumtime. Njëra duhet të tregojë se çfarë do të ndodhë nëse nuk ndërmerret asgjë, kurse dy opsionet e tjera duhet të tregojnë se cilat do të jenë ndikimet dhe sa do të kushtojë nëse një problem zgjidhet në dy mënyra. Pastaj, ata që do ta shkruajnë dokumentin, duhet që në bazë të fakteve të përfundojnë se cila nga ata dy opsionet parapëlqehet dhe të sqarojnë pse. Dokumente të tilla në sistemin e ENER, i cili publikisht mund të gjendet në adresën ener.go.mk janë të rralla. Jo larg, kemi organizuar punëtori në të cilën grupe të kombinuara, të përbërë nga përfaqësues të organizatave qytetare dhe ministri, analizuam shumë dokumente të tilla për ligje të ndryshme dhe përfunduam disa çështje. E para, për shumë çështje nuk ka informacione të mira të mjaftueshme dhe statistika, pasi që nuk kemi regjistrim të ri të popullatës. E dyta, se edhe në ato fusha ku ka shumë të dhëna, ato nuk janë shfrytëzuar në analizat edhe pse janë publike dhe lehtë të qasshëm. E treta, se shpesh herë nuk është sqaruar qëllimi se për çfarë miratohet ligji, që mund të jetë rezultat edhe i asaj që paraprakisht nuk është qartë e identifikuar problemi që duhet ta zgjidhë ai ligj, që është bazë për ligje të pazbatueshme. Ligjet për të cilat nuk janë paraparë shpenzimet e buxhetit, shpenzimet e ekonomisë dhe qytetarëve, janë më shumë se sa ata ligje për të cilat janë testuar përafërsisht. Ajo ende është praktikë dominuese.
Ku duhet të kërkohet zgjidhje për përfshirje më të madhe të qytetarëve dhe sektorit sipërmarrës në përgatitjen e rregullores ligjore?
– Për fillim, nuk duhet të shmanget ajo që të promovohet procesi dhe sistemi elektronike ENER, në të cilin qytetarët mund të lexojnë dhe komentojnë të gjitha ligjet që në fazën e verzionit përpilues. Duhet të fuqizohet ekipet TNRR-së në ministri, si dhe mundësia e organizatave qytetare që ta ndjekin realizimin e analizave të tilla gjatë krijimit të tyre. Qeveria përfundimisht duhet të fillojë të realizojë plane reale për punën vjetore të saj, dhe fuqishëm t’i përmbahet asaj. Me këtë ministritë, Kuvendi dhe opinioni do ta dinë saktë në cilin muaj, cili ligj do të miratohet dhe do të mund të përgatiten dhe të hulumtojnë për ata. Përvoja e deritashme tregon se atë çfarë Qeveria e jep si plan për programin e saj vjetor të punës, shpesh herë është larg nga ajo që realisht sillet si legjislaturë. Duhet të ndalojmë me miratimin e ligjeve apo ndryshimeve brenda natës disa herë në vit, dhe të shkohet në një proces legjislativ më thelbësor dhe rrënjësor, në të cilin të gjithë do të kenë mundësi të përfshihen me argumente. Ligjet e tilla do të jenë më të mira, më afatgjate dhe më të lira, dhe sigurisht më të pranueshme për qytetarët. Tash kemi ligje të cilat ndryshohet disa herë në vjet, dhe që as juristët që punojnë në ato nuk mund ta mbajnë ritmin.
“E përqendruar në amnisti, kryesia e VMRO-DPMNE-së nuk e di se çfarë bën, partia nuk e di se kah shkon. Nuk ka asgjë më të dobishme se vullneti i mbi 600 mijë qytetarëve”, kështu thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) në kumtesën e dërguar sot, e cila të bashkëngjitur ka edhe video ku shihet se si pjesëtari i saj, Kostadin Kostadinov zhvilloi debat në rrugë për rezultatin e referendumit të 30-shtatorit, me zëdhënësin e VMRO-DPMNE-së, Naum Sotillkovski, transmeton Portalb.mk.
Nga LSDM-ja thonë se sot VMRO-DPMNE-ja ka poshtëruar edhe mbi 600 mijë qytetarët të cilët votuan “për” në referendum.
“Nervoza e kryesisë së VMRO-DPMNE-së sot ka kulmuar me poshtërim të papranueshëm ndaj qytetarëve. Për VMRO-DPMNE-në, mbi 600 mijë votat e qytetarëve të cilët votuan në referendum janë të padobishme. Kjo është e njëjta linjë me Nikolla Gruevskin, nëpërmjet së cilës me vite u malltretuan, poshtëruan dhe nënvlerësuan qytetarët, të cilëve iu ndalohej e drejta për votë, liri të shprehjes dhe liri të fjalës”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Në Gjykatën penale sot është caktuar edhe seanca për rastin “Tortura”, në të cilin të akuzuar janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-njeriu i parë i njësisë “Allfa” Ivica Antevski-Puki dhe edhe pesë pjesëtarë të tjerë të njësisë.
Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.
“Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.
Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.
Më poshtë mund të dëgjoni inçizimin e “bombave” dhe video-inçizimin gjatë arrestimit të Boshkovskit.
Gazetarët shqiptarë, që të marrin përgjigje nga Qeveria e Maqedonisë duhet që ato t’i parashtrojnë në gjuhën maqedonase, nëse janë në gjuhën shqipe, s’ka përgjigje. Kështu u kuptua sot në konferencën për media të zëdhënësve të Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski dhe Muhamed Hoxha, transmeton Portalb.mk.
Gjuha shqipe nuk është funksionale: në konferenca për media, në linkun e marrëveshjes Maqedoni – Greqi, në akreditimet e gazetarëve shqiptarë dhe tërësisht në ueb-faqen e Qeverisë së Maqedonisë.
Gazetarët kryejnë punën e përkthyesve
Gazetarët shqiptarë sot në konferencën për media parashtronin pyetje në gjuhën shqipe, por që të gjithëve u tha që ato t’i përkthejnë në gjuhën maqedonase, edhe pse në konferencë i pranishëm ishte edhe zëdhënësi shqiptar Muhamed Hoxha. Në pyetjen e gazetares së Portalb.mk se pse duhet t’i përkthejmë ne pyetjet tona, zëdhënësi Boshnjakovski tha që të mund të merrni përgjigje.
Muhamed Hoxha dhe Mile Boshnjakovski gazetarëve shqiptarë: “Do të mund ta përkthesh pyetjen?”
Gazetarja: “Por pse ne duhet t’i përkthejmë pyetjet, ju keni përkthyes?”.
Mile Boshnjakovski: “Që të merrni përgjigje”.
Krahas kësaj, Portalb.mk më 14 shtator ka dërguar pyetje në gjuhën shqipe në e-mailin e zëdhënësit të Qeverisë, por deri më sot nuk ka përgjigje.
Image may be NSFW. Clik here to view.
Pas këtij debati, zëdhënësi Mile Boshnjakovski premtoi që nga e mërkura e ardhshme konferencat e Qeverisë do të kenë përkthim simulantë shqip – maqedonisht.
“Kushtetuta është e rregulluar. Atyre të cilëve përkatësia kombëtare e tejkalon 20 përqindëshin, konferencat, në të ardhmen, nga e mërkura e ardhshme, meqë i kërkoni, do të përkthehen simulant edhe në gjuhën shqipe”, tha Boshnjakovski.
Linku i marrëveshjes Maqedoni – Greqi në shqip nuk është funksional
Gjatë këtyre ditëve është vërejtur se Qeveria e Maqedonisë nuk e ka funksional linkun e marrëveshjes përfundimtare të nënshkruar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë në Prespë, për të cilën qytetarët e Maqedonisë u prononcuan në referendumin e 30-shtatorit.
Për këtë, zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamed Hoxha tha se: “Për shkak të problemeve teknike, për momentin marrëveshja nuk është në sajt. Në çdo moment duhet të jetë aty”.
Pak minuta pas konferencës, linku i marrëveshjes Maqedoni – Greqi është ngarkuar në sajt, por nuk është në adresën e vjetër ku ka qenë, por: KËTU.
Akreditimet nuk janë në gjuhën shqipe
Javën e kaluar Qeveria e Maqedonisë ka shpërndarë akreditime për gazetarët, por ato janë vetëm në gjuhën maqedonase. Kishte rast që gazetarët shqiptarë i shqyen ata, e kurse për Portalb.mk nga Qeveria deklaruan se nëse duhet akreditime në gjuhën shqipe, të njëjtat janë në botim, dhe së shpejti do të shpërndahen në redaksitë shqiptare.
“Akreditimet të cilat i shpërndamë javën e kaluar, janë pjesë e akreditimeve të cilat u botuan të parat. Ata gazetarë të redaksive shqiptare, që kanë dorëzuar kërkesë që akreditimet të jenë në gjuhën shqipe, gjatë kësaj periudhe, këto ditë, do të botohen, dhe do të shpërndahen në redaksitë shqiptare. Përveç në maqedonisht, edhe në gjuhën shqipe”, tha zëdhënësi Muhamed Hoxha.
Edhe pas katër muajve, ueb-faqja e Qeverisë nuk është shqip
“E dini shumë mirë se një kohë të gjatë ueb-faqja e Qeverisë ka qenë vetëm në gjuhën maqedonase. Tani, faqja zyrtare e Qeverisë së Maqedonisë, përveç gjuhën maqedonase, është edhe në gjuhën shqipe dhe angleze. Ka vonesa në postimin e lajmeve të cilat janë të shumta brenda ditës. Edhe këtë çështje do ta rregullojmë, dhe të gjitha lajmet njëkohësisht do të jenë të postuara edhe në gjuhën shqipe”, tha Muhamed Hoxha
Sipas ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, i cili pritet që së shpejti të hyjë në fuqi, institucionet obligohen që ueb-faqet e tyre t’i kenë edhe në gjuhën e 20-të përqindëshit (shqipe).
Sipas Preambulës së Kushtetutës së RM-së, Maqedonia është konstituuar si shtet nacional i popullit maqedonas në të cilin sigurohet barazia e plotë dhe bashkëjetesa e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllahët, romët dhe kombësitë tjera që jetojnë në RM.
Neni 1 i Amendamentit V të Kushtetutës së RM-së përcakton qartë: “Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen… Çdo qytetar në komunikim me ministritë, mund ta përdorë njërën nga gjuhët zyrtare dhe alfabetin e saj, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe alfabetin të cilin e përdor qytetari…”.
Në rrjetin social Tuiter, platforma “Vidi Vaka” (Shiko kështu), ka publikuar një video ku thotë se “kështu duket “loja” që nxënësit në shkollat e Shkupit i hedhin nga dritarja shokët e tyre”, njofton Portalb.mk.
Sipas komenteve nëpër rrjetet sociale, “lojëra” të ngjashme ka edhe në shkolla tjera.
Вака изгледа „играта“ на фрлање деца низ прозорец во училиште во скопски Аеродром. Според коментари на социјалните мрежи, слични „игри“ има во повеќе други училишта pic.twitter.com/nGRsOdrTF4
Vajza ka marrë lëndime trupore dhe MPB njoftoi se po merren masa për zbardhje të plotë të rastit dhe gjithashtu shtojnë se janë ftuar në bisedë drejtori i shkollës, psikologu, prindërit e fëmijëve dhe shërbimet sociale.
Ideja e qytetarëve norvegjezë që frutat tepricë t’i vënë në dispozicion për të gjitha ata që nuk i kanë, duket se u ka pëlqyer shumë llapjanëve.
Këtë ide, vendosi ta praktikojë edhe një profesor nga fshati Shajkovc i Podujevës, derisa disa qese me molla i vari jashtë oborrit, në mënyrë që kalimtarët të shërbehen me to, shkruan Indeksonline.
Ky shembull kaq i mirë, sigurisht që është për tu duartrokitur, ngase me to mund të furnizohen edhe skamnorët.
Për dallim nga Kosova, Norvegjia njihet si vend i mirëqenies sociale.