Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Banksy i papërsëritshëm, shkatërroi pikturën e vet pasi u shit mbi 1 milion euro (VIDEO)

$
0
0

Ai është një nga artistët më të njohur në botë, edhe pse të paktë janë ata që e dinë identitetin e tij. Bëhet fjalë për britanikun Banksy, i njohur për muralet e tij.

Por këtë herë ai kreu një veprim që habiti shumëkënd.

Shtëpia e ankandeve në Londër, Sotheby’s, sapo përfundoi shitjen e njërës nga pikturat e tij më të famshme, e njohur si “Vajza me tullumbace”, shkruan “Tema”.

Por sapo piktura u shit për mbi 1 milion euro, ndodhi e papritura.

Piktura nisi të zbresë poshtë përmes një grirësi automatik të instaluar në kornizë.

E gjithë piktura u vetëshkatërrua.

Banksy e postoi këtë moment në rrjetet sociale, duke shkruar: “Po shkon, po shkon, shkoi…”.

Shtëpia e ankandeve thotë se do të shohë se çfarë do bëjë tani, pasi blerësi ka mbetur i habitur.

Banksy është një artist nga Bristoli, i famshëm për punimet grafiti me ngjyrime politike dhe ironike. Artisti i rrugës ka bërë shpesh deklarata anti-udhëheqësi, jo vetëm përmes punimeve, por edhe si në këtë rast.


Festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”, dielli që ngroh dibranët me art (VIDEO)

$
0
0

Të premten në Dibër ka nisur edicioni i 17-të i festivalit “Teatri shqiptar i Maqedonisë”, i organizuar nga artisti Ylber Nuredini. Festivali nisi me ansamblin e këngëve dhe valleve “Shota”, ka vazhduar me trupat teatrore të Preshevës dhe Tetovës, për të përfunduar të enjten, ditë kjo kur edhe do të ndahen çmimet, transmeton Portalb.mk.

Prania e madhe e publikut ishte dëshmi se ky festival, i cili vitin e kaluar përfundoi më herët për shkak të problemeve financiare, është i nevojshëm në Dibër, i cili edhe pse nuk ka Teatër të vetin, dëshmoi se ka teatërdashës të shumtë.

Josif Papagjoni ka thyer modestinë prej artisti, ka vlerësuar lartë përkushtimin e artistit Ylber Nuredini, i cili për të 17-tën herë është duke e organizuar festivalin “Teatri shqiptar i Maqedonisë”, duke shprehur besimin se ai nuk është i vetëm, vetëm që dielli të lind në Dibër.

“Ylber Nuredini, në këtë nismë të bukur, ti nuk do të mbetesh vetëm. Ti ke arsyen e asaj që është e dobishme dhe e domosdoshme. Neve na ke pas. Dibrën e ke pas. Gjithmonë pas neve do të lind dielli. Ky festival i duhet këtij qyteti, u duhet dibranëve me aq shumë histori dhe tradita, me kulturëdashje e punëtorëve si ata”, tha Papagjoni.

Për praninë dhe interesimin e publikut, ka folur artisti Miho Gjini, me çka ka shprehur mirënjohje ndaj atyre për siç tha ai, “nuk lejuan që të bie perdja e teatrit”.

“Si mysafir i përhershëm i një festivali teatror në Dibër, ku ndodhem në cilësinë e kritikut, jam ndjerë fort mirë prej publikut të jashtëzakonshëm, prej një përkushtimi të një artisti-organizator të rrallë Ylberi. Do t’u falej “me zemër në dorë” atyre pak institucioneve, biznesmenëve e qytetarëve të thjeshtë që nuk e  lanë vetëm krejtësisht që “perdja e teatrit” në Dibër të qëndrojë e hapur e të mos mbyllej përgjithmonë. Dhe paskëtaj, do të vinte një gjendje të hareshme me shfaqje përshëndetëse të ansamblit “Shota” të Kosovës, që i përkushtohej figurës legjendare të Skënderbeut, me plot vitalitet, freski, lirizëm, si për ta larguar përfundimisht trishtimin e Ylberit”, tha Gjini.

Ndërkaq dje, në kuadër të festivalit u paraqit Teatri i Preshevës me shfaqjen “Skicuesit” në regji të Afida Boriciti, e cila në debatin që organizohet pas çdo shfaqje, tregoi vështirësitë me të cilat ajo si regjisore ka pasur gjatë realizimit të shfaqjes.

“Kur e kemi nisur këtë shfaqje, teatri i Preshevës nuk ka qenë i themeluar. Kemi pasur një vullnet shumë më të madh, dhe kemi filluar me shumë entuziazëm kemi nisur provat e shfaqjes. Kisha vetëm tre aktorë  në dispozicion, kam lutur kolegët të më gjejnë një tekst që do të mund t’i përfshinte të tre aktorët. Ishte Ganiu, Gjelbërimi dhe Artani. Kur më ra në dorë skicuesi, u dashurova në këtë tekst, sepse më pëlqeu, sepse rolet që ishin aty, bëjnë që aktoret ta gjejnë vetveten, ta rikthejnë besimin në vete, dhe e kuptojnë se cili janë. Roli kryesor e kishte humbur kujtesën, nuk dinte asgjë. Tjetri nuk kishte shoqëri, as grua e as familje. Shpjegonte një përrallë për çdo natë, por që i konvenonte atij”, tha ndër të tjerash Borici.

Festivali do të vazhdojë me shfaqje

Sot në kuadër të “Teatri shqiptar i Maqedonisë” – Dibër, 8 tetor, e hënë, me fillim prej ora 19:00 në kuadër të festivalit do të prezantohet Teatri “Zihni Sako” i Gjirokastrës me shfaqjen “Një krevat për tre” në regji të Vasil Cukllës.

Më 9 tetor, e martë, me fillim prej ora 19:00 do të paraqitet shfaqja diplomë e të diplomuarve në Universitetin e Tetovës “Ëndrra e shtatë studentëve”.

Më 10 tetor, e mërkurë, me fillim prej ora 19:00 në kuadër të Festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni” do të prezantohet Teatri i Gjilanit me shfaqjen “I vetëm në banesë” në regji të Natyra Kallabës.

Më 11 tetor, e enjte, me fillim prej ora 19:00 do të paraqitet shfaqja “Gratë” e Teatrit Shqiptar të Shkupit në regji të Qëndrim Rijanit.

Pas kësaj, në po të njëjtën ditë, më 11 tetor, me fillim prej ora 22:00 do të bëhet edhe ndarja e çmimeve dhe do të përmbyllet festivali.

Dibër, sot nis festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni” (FOTO)

Vendimi i Gjykatës për rastin “Tank”, u deklarua Gordana Jankullovska (VIDEO)

$
0
0

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska nuk dëshiron ta komentojë aktvendimin e Gjykatës kundër saj në rastin “Tank” ku u dënua me gjashtë vjet burg, transmeton Portalb.mk.

E pyetur nga gazetari se a do të donit ta komentoni aktvendimin e sotëm të Gjykatës, ajo tha se e kam komentuar në fjalën përfundimtare, ndërsa dënimin me gjashtë vjet burg ajo do ta komentojë, siç tha, në ankesë.

“Jo, e kam komentuar në fjalën përfundimtare, ajo është nuk kam diçka tjetër”, tha Jankullovska.

Video: Alsat M.

Ndryshe, sot ish-ministrja Gordana Jankullovska u dënua me gjashtë vjet burg në rastin “Tank”, gjegjësisht për blerjen e Mercedesit me vlerë prej rreth 580.000 euro, aktvendimin e saj sot të Gjykatë e shqiptoi gjykatësja Dobrilla Kacarska

Ish-ministrja Gordana Jankullovska u dënua me 6 vjet burg për blerjen e Mercedesit (VIDEO)

Qeveria publikoi propozimin për ndryshimet Kushtetuese

$
0
0

Në pres konferencën e jashtëzakonshme të Qeverisë së Maqedonisë u zbulua teksti i propozimeve për ndryshimet Kushtetuese, përcjll Portalb.mk. 

Qeveria në mbledhjen e fundit të jashtëzakonshme ka vendosur që ta dorëzoj deri tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë këtë propozim me qëllim që i njëjti të shqyrtohet dhe të sillet vendim për veprim ndaj ndryshimeve të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

“Tani të gjithë deputetët në Parlament pa marrë parasysh cilës parti i takojnë kanë obligim historik para qytetarëve që ta sigurojnë rrugën e Maqedonisë kah stabiliteti, siguria dhe prosperiteti ekonomik, kjo është rruga drejt Bashkimit Evropian  dhe NATO-s që kalon përmes Marrëveshjes me Maqedoninë dhe Greqinë”, deklaroi Mile Boshnjakovski- zëdhënës i Qeverisë.

Ja çfarë përmban propozimi për ndryshimet Kushtetuese:

  • Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë: Republika e Maqedonisë Veriore

Në të gjithë Kushtetutën e shkruar të Republikës së Maqedonisë para fjalës Maqedoni do të shtohet parashtesa ‘e Veriut’.

  •  Ndryshime në preambulën e Kushtetutës

Në përputhshmëri me preambulën dhe marrëveshjen me Greqinë, preambula do të pësojë disa ndryshime.

  • Garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë

Në nenin 3 të Kushtetutës së Maqedonisë është rregulluar se territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe patjetërsueshëm.

  • Kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë

Nën nenin 49 të Kushtetutës është shkruar se Republika e Maqedonisë kujdeset për gjendjen e të drejtat për komunitetin maqedonas në vendet fqinje dhe mërgimtarët. Ndihmon në zhvillimin e tyre kulturor dhe avancon lidhjen me ta.

Propozimin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

 

 

Lotaria amerikane, Ambasada tregoi gabimet që ju penalizojnë (VIDEO)

$
0
0

Prej pak ditësh është hapur aplikimi për lotarinë amerikane, formulari i të cilit plotësohet çdo vit nga qindra mijëra shqiptarë.

Dje, faqja zyrtare e Ambasadës Amerikane në Tiranë ka dalë me një reagim zyrtar, ku ka dhënë një sërë udhëzimesh për mënyrën se si të plotësohet formulari i aplikimit, shkruan TCH.

Mes të tjerash, në mesazhin e Ambasadës theksohet se nuk lejohet aplikimi për më shumë se një herë gjatë të njëjtit sezon dhe se të gjithë ata që aplikojnë më tepër se njëherë, identifikohen nga sistemi dhe diskualifikohen.

Nesër në Maqedoni, ndryshimet kushtetuese do të hynë në procedurë kuvendore

$
0
0

Sot ose nesër, ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen Maqedoni – Greqi, do të hynë në procedurë për miratim në Kuvendin e Maqedonisë, deklaroi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në kuadër të forumit social që po mbahet sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“90 për qind e qytetarëve treguan qartë drejtimin e tyre. Dje Qeveria e ka nisur iniciativën për miratim të ndryshimeve kushtetuese, dhe kjo iniciativë pritet që sot dhe nesër të bëhet pjesë e debatit në komisione kuvendore. Besoj se këto ditë Kuvendi do të sjellë vendim historik”, tha Zaev në debatin “Përfshirja e sektorit civil në procesin e Berlinit”.

Zoran Zaev

Zoran Zaev

LEXO: Nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë

Ndryshe, propozimi për ndryshimet kushtetuese tanimë është në kuvend dhe sipas paralajmërimeve, procedura për ndryshimet e të njëjtave duhet të zgjatë prej mbi 100 ditë.

Kryeministri Zaev: Kemi arsye të besojmë se i kemi siguruar 80 deputetë (VIDEO)

Kryeministri Zaev: Kemi arsye të besojmë se i kemi siguruar 80 deputetë (VIDEO)

$
0
0

“Nëse më pyesni mua, unë mund të besoj se i kam, mund të besoj se nuk i kam. Por në fund këtë duhet ta vërtetojmë, të dëshmohet. Unë besoj se kjo gjithnjë e më shumë do të shprehet. Deri tash kemi arsye që të besojmë se i kemi, dhe hymë. Por kjo do të shihet më shumë në debatin në komisione”, kështu u deklarua kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pas debatit “Roli i sektorit civil në procesin e Berlinit”, që u mbajt sot në Shkup, në lidhje me çështjen se a janë siguruar ose jo 80 deputetë që do të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë, transmeton Portalb.mk.

Zaev është shprehur se bisedimet që i ka zhvilluar ai personalisht dhe deputetët e shumicës me deputetë e VMRO-DPMNE-së, ka qenë motiv që ndryshimet kushtetuese të hynë në procedurë kuvendore.

“Unë personalisht kam folur, por edhe deputetët kanë folur. Kemi parë që ka një tryezë progresive, ku mund të debatohet. Ky ka qenë një motiv i mjaftueshëm që të hapim procedurat. Unë duhet t’i largoj të gjitha spekulimet që kanë rë mbi kokat e deputetëve, për gjendje të pakëndshme, apo diçka të ngjashme”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev brenda në debat ka njoftuar se sot edhe nesër ndryshimet kushtetuese do të hynë në procedurë kuvendore, në Komision Kushtetues.

LEXO: Nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë

Sipas Rregullores së Kuvendit,  nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë.

LEXO: Marrëveshja e Prespës, katër ndryshime do të pësojë Kushtetuta e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë ka publikuar ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene, më së voni deri në janar të vitit 2019, transmeton Portalb.mk.

Ja çfarë përmban propozimi për ndryshimet Kushtetuese:

  • Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë: Republika e Maqedonisë Veriore

Në të gjithë Kushtetutën e shkruar të Republikës së Maqedonisë para fjalës Maqedoni do të shtohet parashtesa ‘e Veriut’.

  •  Ndryshime në preambulën e Kushtetutës

Në përputhshmëri me preambulën dhe marrëveshjen me Greqinë, preambula do të pësojë disa ndryshime.

  • Garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë

Në nenin 3 të Kushtetutës së Maqedonisë është rregulluar se territori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe patjetërsueshëm.

  • Kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë

Nën Nenin 49 të Kushtetutës është shkruar se Republika e Maqedonisë kujdeset për gjendjen e të drejtat për komunitetin maqedonas në vendet fqinje dhe mërgimtarët. Ndihmon në zhvillimin e tyre kulturor dhe avancon lidhjen me ta.

Sfida e radhës – sigurimi i 80 deputetëve

Që të miratohen ndryshimet kushtetuese duhet të sigurohet vota “për” nga 80 deputetë. Zyrtarisht, deri tash shumica paralamentare ka 72 deputetë që do të votojnë “për”, kurse mes deputetëve opozitarë dhe të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) janë duke u zhvilluar negociata që të siguroheshit edhe vota “për” e 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Jo zyrtarisht, thuhet se deri tash është siguruar vota “për” e 82 deputetëve.

LEXO: Opozita shqiptare do të votojë “për” hapjen e Kushtetutës

Afati i fundit kur deputetët e shumicës duhet të arrijnë marrëveshje me deputetë e opozitës është dita e premte, dhe pas kësaj ndryshimet kushtetuese duhet të kalojnë në leximin e parë. Për miratim të ndryshimeve në leximin e parë duhen 80 vota “për”, në leximin e dytë duhen vota “për” e 61 deputetëve dhe në leximin e tretë duhen sërish 80 vota “për”.

Për të lexuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në gjuhën shqipe: KËTU.

LEXO: Remenski i ftoi deputetët të votojnë ndryshimet kushtetuese, në të kundërtën zgjedhje (VIDEO)
LEXO: Han: Ka informata për kërcënime ndaj atyre deputetëve të VMRO-së që duan të votojnë ndryshe nga partia e tyre
LEXO: Stoltenberg: S’ka plan B për Maqedoninë

Nëse pushteti siguron shumicë, procedura për ndryshimet kushtetuese do të zgjatë mbi 100 ditë

10 vjet në përdorim, kryeministri Zaev nuk është i informuar se shqiptarët fyhen në librat shkollor (VIDEO)

$
0
0

Me buxhetin e vitit 2019 janë paraparë mjete për korrigjim të shumë teksteve mësimore me përmbajtje ofenduese, me qasje të gabuar dhe me të pavërteta historike, megjithatë, nuk dihet se nëse pjesë e këtyre teksteve do të jenë edhe librat e Historisë dhe Gjeografisë së Gjimnazit të reformuar, me përdorimin e të cilave është duke u bërë shkelje e ligjit për libra të arsimit fillor dhe të mesëm, pasi që kanë përmbajtje ofenduese, dhe material mbi 30 për qind jo të saktë, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e Portalb.mk se a do të kërkojë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi që të tërhiqen librat e historisë dhe gjeografisë së gjimnazit të reformuar, deklaroi se nuk i di detajet, por se se premtori se nëse vërtetë librat janë ashtu siç e njoftuam ne, atëherë libri do të tërhiqet.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

“Nuk i di detajet. Do të flas me Ademin. Më detajisht do të ju përgjigjem, se a është ajo ashtu, dhe nëse është ashtu, kur do të tërhiqet, si tërhiqet, dhe të ngjashme”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev Zaev njoftoi se me or se me buxhetin 2019 janë ndarë mjete për korrigjim të shumë teksteve mësimore, por nuk bëri të ditur se a do të korrigjohet edhe librat e caktuar.

“Për këtë lloj të vlerave, sigurisht duhet të thirremi. Nuk i di detajet. Me ministrin kemi biseduar dhe kemi ndarë para nga buxheti i 2019-së, që të tërhiqen disa libra që kanë mangësi brenda, nga ky karakter, me ofendime, përmbajtje me qasje të gabuar, apo të ngjashme, këto janë fëmijë tanë, dhe ne duhet ti edukojmë me vlera, e jo t’i gënjejmë ata, me materiale joadekuate. Kështu që do të ndërmarrë gjithçka që të largohen punët e tilla”, tha Zaev.

Duke folur Agnesa Qerimi

Në kuadër të forumit të organizatave qytetare që u mbajt sot në Shkup, pjesëtarja e Këshillit Rinor të Kosovës, Agnesa Qerimi duke folur për urat lidhëse që duhet të krijohen brenda Ballkanit, e aktualizoji problemin e librave në Maqedoni duke thënë: “Unë dje takova një mikun tim, ai më tregoi se si në shkollë mësohet se shqiptarët janë kriminel. Besoj se më prioritet është që të punohet për krijimin e urave brenda shtetit, pastaj të shihet jashtë”.

Në lidhje me këtë, kryeministri Zaev tha se se integrimi i brendshëm në Maqedoni është duke ndodhur çdo ditë.

“Sa më shumë që ne do të jemi të gatshëm të heqim dorë nga ajo që quhet nacionaliste në shtëpi, dhe të ndërtojmë atë çfarë është e përbashkët, aq më shpejtë do të evropianizohemi dhe do të shkojmë në NATO. Ndër të tjerash, ajo çfarë është integrim i brendshëm, ajo ndërtohet çdo ditë, dhe besojmë do të plotësohet çdo ditë. Përcaktimi i kësaj qeverie është barazi të plotë në çdo bazë, dhe për të gjithë qytetarët. Atëherë, do të jetë një shoqëri për të gjithë”, tha Zaev.

Librat në përdorim që dhjetë vjet

Librat e lëndës së gjeografisë dhe historisë, të ribotuara në vitin 2009, kanë përmbajtje me prapavijë politike, ofenduese dhe shtrembërojnë historinë shtetërore dhe të entiteteve që jetojnë në Maqedoni. U kërkua që të përpilohet planprogram i ri mësimor, por deri atëherë, librat duhet të largohen nga përdorimi.

Libri “Gjeografia e Republikës së Maqedonisë-për vitin II të gjimnazit të reformuar” ka shtatë momente kontestuese të historisë së Maqedonisë.

Faqja 99 thotë: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.
Në shumë pjesë të librit, përfshirë edhe faqen 104, thuhet se: Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.
Në faqen 104 ka pika të përbashkëta me “Serdarot” të Gligor Përliçev ku thuhet se: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.
Në faqen 103: Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore.
Në faqen 105: Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia.
Në faqen 84 dhe 85 në pjesën e definimit të Maqedonisë antike dhe të sotme, figurativisht dhjetëra herë “lind” dhe “vdes” shteti i Maqedonisë, kjo paraqet pengesë për krijimin e një pasqyre të qartë të historisë së Maqedonisë.

Gabime bëhen edhe me prejardhjen e pakicave, ngaqë aty futen të gjithë të ardhurit, duke krijuar idenë se në Maqedoni nuk ka popull autokton.

Ligji parasheh heqjen nga përdorimi

Sipas ligjit të librave për arsim fillor dhe të mesëm, Neni 14 parasheh se në rast se gabimet janë më shumë se 30 për qind, përpilohet planprogram i ri, kurse Neni 26 thotë se libri shkollor tërhiqet nga përdorimi nëse miratohet plan-programi i ri mësimor ose nëse bëhet ndryshimi ose plotësimi i më shumë se 30% të planit dhe programit mësimor, nëse nuk i përmbush qëllimet shkencore-profesionale dhe metodologjike dhe nëse përmban materie me të cilën ofendohen historia, kultura dhe vlerat tjera të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, popullit maqedonas, si dhe qytetarëve të cilët jetojnë në kufijtë e saj që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerë.

Jozyrtarisht, Portalb.mk mësoi se deri tash nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet për formimin e komisionit i cili parasheh korrigjimin apo edhe përpilimin e planprogramit të ri të historisë dhe gjeografisë.

Gjeografia dhe historia do të revidohet vetëm për historinë maqedonase

Ndryshe, libri i historisë dhe i gjeografisë ka vite që kërkohet të ndryshohet, ajo u aktualizua gjatë procesit të zhvillimit të negociatave Maqedoni – Greqi edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Krahas ndryshimeve kushtetuese, marrëveshja parasheh edhe revidim të teksteve mësimore të Historisë dhe Gjeografisë.

Për heqje të librit kishte kërkuar edhe grupi i nxënësve të shkollës së mesme “Zef Lush Marku” në kuadër të Lidhjes së Nxënësve Shqiptarë, por edhe pse u ishte premtuar atëherë nga pjesëtarët shqiptarë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, libri edhe pas 9 vitesh, sërish është në duart e nxënësve.

 

Ende në përdorim, çfarë fshihet pas librave skandalozë të gjeografisë dhe historisë? (VIDEO)


Analizë dhe infografik: Nuk i merituam librat falas

$
0
0

Shteti thuajse 10 vjet siguron libra falas për të gjithë nxënësit shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Përvoja dhe praktika ndër vite dëshmon se fëmijët dhe prindërit nuk kujdesen mirë për to, por përgjegjësi për situatë të tillë bartin edhe institucionet kompetente, të cilët nuk gjejnë mënyra që të njëjtat të përpunohen dhe shtypen në mënyrë më kualitative, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Përpara 10 vjetëve, shteti i ka ndarë kompletet e para të librave të gjithë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Atëherë, Ministria për herë të parë i ka blerë të drejtat autoriale dhe u bë pronar i nxënësve. Në përudhën prej 7 viteve, për këtë qëllim janë harxhuar 40 milionë euro.

Projekti “libra falas” ka filluar që të realizohet në vitin shkollor 2008/2009, kur ministër i Arsimit dhe Shkencës, ishte Pero Stojanovski. Në periudhën e 7 viteve të para, për libra falas për të gjithë nxënësit, shteti ka harxhuar më shumë se 40 milionë euro. Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, mësojnë sipas programit mësimor të Kembrixhit dhe ata kanë obligim që vetëm t’ua kthejnë librat shkollave në fund të vitit shkollor.

Prindërit t’i blejnë vetë, pasi që ashtu më mirë do t’i ruajnë

Që nga fillimi ka pasur reagime se librat nuk janë përpunuar në mënyrë kualitative dhe se lehtë grisen, u ndahen fletët dhe dëmtohen. Librat e reja të cilat gjatë mësimit përdoren vetëm një vit, në fund të të njëjtit të gjitha vetëm se janë të shpartalluara. Thuajse asnjë libër nuk ka “mbijetuar” në mënyrë të “shëndoshë” në afatin e paraparë ligjor prej 5 vjetëve për shfrytëzimin e të nijetit – të gjithë janë grisur para kohe. Për këtë gjithsesi kontribuon edhe fakti se fëmijët nuk kujdesen mirë për to, ndërkaq kujdesi nuk është në nivel të kënaqshëm pasi që janë “shtetërore”.

Vetëdija te prindërit dhe nxënësit nuk është në nivel të nevojshëm, thonë të punësuarit në shkolla, dhe shtojnë se sikur t’i kishin blerë vetë, ashtu sikur përpara 10 vjetëve, atëherë sigurisht edhe kujdesi për to do të ishte më i madh. Nëse e dinë se duhet që t’i shesin të vjetra, pasi që t’i shfrytëzojnë, atëherë kujdesi do të jetë më i madh, thonë nga shkollat.

Përgjithësisht, njerëzit nuk kujdesen si duhet për gjësendet që i jep shteti falas. Edhe një rast i këtillë është trajtimi i kompjuterëve nga projekti “Kompjuter për çdo fëmijë”, i cili përjetoi fiasko që në vitet e para, pasi që nxënësit i kanë vjedhur pjesët nga shtëpizat, ndërkaq për atë nuk mori askush përgjegjësi.

Të gjitha procedurat rreth furnizimit të bëhen në verë

Edhe këtë vit shkollor u përsërit praktika nga vitet e kaluara – është vonuar shpërndarja e librave, edhe pse shkollat që nga maji  kanë dorëzuar listë me numrin e nevojshëm të librave. Kjo praktikë e vonesës duhet të korrigjohet, pasi që logjikisht në fillim të vitit shkollor nxënësit vetëm se duhet që të pajisen me libra, dhe jo të presin me javë e muaj. Kompetentët kane kohë të mjaftueshme që gjatë periudhës së verës t’i rregullojnë çështjet administrative, t’i shtypin dhe sigurojnë të gjitha librat në kohë, përpara 1 shtatorit. Është e patolerueshme që në tetor të pritet dërgesa e madje 22 librave të reja.

Gjithashtu, në të ardhmen nuk guxon që të ndodh që nxënësit e shkollave të mesme profesionale të mësojnë me skripta, nga librat e vjetër dhe të improvizohet. Është e nevojshme që shteti t’i motivojë profesorët në shkolla për arsim të mesëm, që të ulen dhe t’i shkruajnë librat për nevojat e mësimit, pasi që ato janë më kompetentët për atë.

Hulumtimi i “Meta” ka treguar se nxënësit e shkollave fillore, Informatikë mësojnë me libër i cili është botuar në vitin 2010, që është absurde, duke e pasur parasysh që teknologjia zhvillohet shpejtë, dhe ajo përmbajtje është e papërdorshme.

Faktografi

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për herë të parë i ka blerë të drejtat dhe u bë pronar i librave

Për periudhën prej 7 viteve, për libra falas për të gjithë nxënësit, shteti ka harxhuar mbi 40 milionë euro, që do të thotë se për një vit ka harxhuar më shumë se 5 milionë euro.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, mësojnë sipas programeve mësimore të Kembrixhit dhe ata nuk kanë obligim që t’i kthejnë librat në shkolla në fund të vitit shkollor.

Opozita e atëhershme, ka akuzuar se Kembrixh peshon 12 milionë euro, ndërkaq pushteti ka vlerësuar se marrëveshja me Qendrën për Programe Mësimore Kembrixh kushton 790 mijë euro.

Që nga fillimi ka pasur reagime se librat nuk janë të përpunuara në mënyrë kualitative dhe se shpejtë grisen dhe dëmtohen.

Thuajse asnjë libër nuk ka mbijetuar “shëndoshë” deri në afatin ligjor prej 5 vjetëve, për shfrytëzim të së njëjtës – të gjithë janë shqyer para kohe.

Udhëheqësia aktuale në resorin e arsimit, i cili është shtyllë në shoqëri, premton se do të angazhohet që në të ardhmen të përpunohen libra më kualitativ, që të mund të përdoren më gjatë. Zëvendës/ministri i Arsimit dhe Shkencës, Petar Atanasov, thotë se problemi me librat është i komplikuar pasi që në tërë këtë proces janë përfshirë shumë komisione, tërë Shërbimi Pedagogjik i MASH, shtëpitë botuese.

“MASH ka punuar shumë për të përgatitur ndryshime në shumë libra. Politika e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është se duhet që të sigurojë libra falas. Me këtë, ka shkaktuar që shteti duhet që të ndajë shumë mjete financiare për atë qëllim, por në çdo rast, politika e librave falas për nxënësit vazhdon. Do të angazhohemi që të jenë më të mira në lidhje me kualitetin. Synimi im është që në nivelet më të ulëta të arsimit libri të jetë ndihmëse kryesore, por në çdo vit të ardhshëm duhet që të gjendjen edhe mjete të reja ose mjete të reja dhe burime të informatave. Nxënësit është e patjetërsueshme që vetë mësojnë, eksperimentojnë dhe të hulumtojnë. Në shkollë të mesme, ka tre tirazhe dhe popullim të vogël të nxënësve dhe për atë nuk ka motivim te ekspertët e mirë dhe profesorët që të shkruajnë libër. Për atë, plani është që t’i motivojmë më shumë. Kur lëndët janë të përgjithshme, më lehtë është që të përpunohet libër, por ajo është e rëndë kur bëhet fjalë për lëndë profesionale. Shpresoj se me profesorët të cilët janë profesionist në disa fusha, do të gjejmë zgjidhje për problemin e mungesës së librave në shkollat e mesme profesionale”, thotë Atanasov.

Evropianizimi i shteteve të Ballkanit, i mundshëm vetëm nëpërmjet OJQ-ve (FOTO+VIDEO)

$
0
0

Urat dhe muret në Ballkanin Perëndimor janë të pranishme, por ndërtimi dhe rrënimi i tyre varet nga mënyra se si shtetet e shohin veten, si Irani, Rusia apo si Holanda dhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian. Evropianizimi i shteteve të Ballkanit, është i mundshëm vetëm nëpërmjet organizatave joqeveritare, u përfundua në Forumin e Shoqërisë Civile në procesin e Berlinit në temën “Urat apo mure? Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor e organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert që u mbajt sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Zoran Zaev

Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev vlerësoi se në ndërtimin e urave dhe heqjen e mureve në Ballkanin Perëndimor mund të mësohet nga mënyra se si funksionojnë organizatat joqeveritare, të cilat sipas tij në Maqedoni janë serioze dhe janë ndjekës aktiv.

“Edhe Ballkani Perëndimor, por edhe shumë rajone tjera në botë janë të njohura për muret. Është e rrallë të ndërtohen ura. Unë besoj se politika moderne, këtu, në Ballkanin Perëndimor, Evropën Bashkëkohore gjithmonë e më shumë bëhet e qartë, në pjesën e nevojës, duke i shërbyer qytetarëve, duke ndërtuar ura, sepse urat hapin perspektiva. Vetëm nëpërmjet urave, mund të shohim çfarë ka në anën tjetër, dhe tërë kjo të hap mundësi të pafundme për qytetarët tanë. Organizatat qytetare janë ndjekës aktiv, respektivisht korrektor të gjendjeve në secilit shtet, ashtu edhe në Evropë. Besoj, se ne politikanët mund të mësojmë shumë nga ata, mund të bëjmë shumë dhe çfarë të ndjekim nga organizatat qytetare, të cilat në Maqedoni cilësohen si serioze, me ekspertizë të lartë, në atë çfarë nënkupton kahëzim i ardhmërisë së qytetarëve dhe shoqërisë”, tha Zaev.

Janis Armakollos

Janis Armakollos

Profesori universitar dhe anëtarit i think-tenk “Eliamep”, Janis Armakollos vlerësoi se për të parë mënyrën se si duhet të ndërtohen urat dhe shtetet në Ballkan, secili qytetarë duhet t’ia parashtrojë vetes pyetjet: Si duam që shkollat të duken, çfarë vende pune duam, çfarë universitete duam të kemi?

“E dimë përafërsisht se ku duam t’i regjistrojmë fëmijët tanë. Jo në Rusi, por në Hollandë  dhe në Suedi. Pak a shumë ne e ndajmë vizionin tonë për gjendjet në shtetet tona. Ne duam që shtetet tona të duken si në Evropë, dhe ky është një faktor integrues”, tha Armakollos, duke shtuar se në “në Ballkan lehtë mund të vendosen urat, sepse jemi aq të afërt mentalisht dhe kulturologjikt në stereotipet tona”.

Sipas tij, arsyeja se pse sot qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë pesimist ndaj BE-së, është stagnimi ekonomik dhe politikë që ishte i pranishëm për një kohë të gjatë.

Në debat u diskutua edhe për mënyrën se si zhvillohet procesi i implementimit të Marrëveshjes së nënshkruar në Prespë ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

LEXO: Nesër në Maqedoni, ndryshimet kushtetuese do të hynë në procedurë kuvendore
LEXO: Kryeministri Zaev: Kemi arsye të besojmë se i kemi siguruar 80 deputetë (VIDEO)

Hulumtim: 90 përqind e lodrave në tregjet e Maqedonisë me përmbajtje toksike-kancerogjene

$
0
0

Fëmijët në Maqedoni për çdo ditë luajnë me lodra të pasigurta me përmbajtje të materieve toksike-kancerogjene, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i asociacionit “Gazetarët për të drejtat e njeriut”. Sipas koordinatores së projektit Natasha Dokovska, numri i kompanive që importojnë eko-lodra në tregun e Maqedonisë është në ulje, ndërkaq qytetarët më së shumti preferojnë të blejnë lodra të lira por të pasigurta, njofton Portalb.mk.  

Asociacioni “Gazetarët për të drejtat e njeriut” sot në Shkup, në kuadër të projektit “Lodra të sigurta kimike në Maqedoni”, ka publikuar hulumtim lidhur me përmbajtjen e lodrave që shiten në treg në Shkup dhe Manastir.

Natasha Dokovska nga asociacioni “Gazetarët për të drejtat e njeriut”, njëkohësisht dhe koordinatore e projektit, tha se të dhënat nga testimi i bërë në terren tregojnë se 90% e shitoreve në Shkup dhe Manastir shesin lodra pa deklaracion dhe që kanë shenja për përmbajtje të materieve toksike.

“Bëhet fjalë vetëm për 20 kompani të certifikuara, kurse pjesa tjetër që gjenden në tregun e Maqedonisë që importojnë lodra të pa certifikuara ose “no name” lodra. Hulumtimin që ne e kemi bërë tregon që në Maqedoni kemi lodra të pasigurta ose që shiten në ambiente të hapura, nëpër pazare që domethënë nuk kanë të shënuara përmbajtje lidhur me përmbajtjet kimike”, tha Dokovska.

Nga ky asociacion thonë se në krahasim me vitin 2013 kur dhe është bërë hulumtimi i fundit thonë se këtë vit në vend janë shitur më pak lodra të sigurta. Sipas të dhënave që i posedon kjo organizatë nga 50 kompani të cilat në vitin 2013 janë regjistruar si importues të lodrave të certifikuara, në vitin 2018 kanë mbetur vetëm 17, njofton Portalb.mk.

Dokovska thotë se nuk e ka të qartë se çfarë kanë fëmijët që jetojnë në shtetet evropiane më pak se fëmijët që jetojnë në Maqedoni dhe pse duhet që shteti të importojë lodra të cilat në tregun e Evropës gjenden në Rapex listë.

Çfarë duhet të dini para se të bleni një lodër?

Koordinatorja e projektit Dokovska, thotë se prindërit duhet të kenë kujdes prej ku blejnë lodra. Ajo thotë se për të dalluar lodrat nëse janë të rrezikshme duhet të kontrollojnë deklaracionin i cili është i ngjitur në paketimin e lodrës në të cilën shënon përmbajtja e lodrës dhe vendi nga ku është importuar.

Përveç deklaracionit ekziston mundësia për të ndjekur dhe Rapex listën e Komisionit Evropian, listë kjo në të cilën për çdo javë publikohen produkte të cilat janë të ndaluara në tregun evropian.

“Nëse e ndjekim listën rapex dot mund të shohim cilat lodra janë të ndaluara atje dhe cilat gjenden në tregun tonë, në këtë mënyrë do të mund të mbrohemi nga këto lodra, me qëllim që kur të blejmë një lodër ta kontrollojmë nëse posedon deklaracion, dhe të kontrollohet përmbajtja e asaj lodre. Por ne duhet të edukohemi që ta dimë se cilat janë ato elemente të cilat nuk duhet ti përmbaj lodra që të mund të u’a japim fëmijëve për të lozur për tu ndjerë ne dhe ata të sigurte”, tha Dokovska.

Si duken lodrat e certifikuara dhe të pa certifikuara?

Shembull nga një lodër e pa certifikuar në shitje. Nuk ka deklaracion, përmban vetëm një letër me numër serik në të cilën nuk shënon përmbajtja dhe vendi nga ku është importuar

Lodër e pa certifikuar në shitje. Nuk ka deklaracion, përmban vetëm një letër me numër serik në të cilën nuk shënon përmbajtja dhe vendi nga ku është importuar.

Lodër e certifikuar në shitje. Përveç numrit serik përmban dhe tekst shpjegues për përmbajtjen e materieve të lodrës, dhe vendit nga ku është i iportuar.

Eko-Lodra

Brenda shtëpisë luksoze të Selena Gomez (FOTO)

$
0
0

Selena Gomez ka shitur shtëpinë e saj në Texas për 2.7 milionë dollarë. Vila luksoze u ble nga këngëtarja në vitin 2015 për 3.5 milionë dollarë dhe më pas ajo e nxori sërish në shitje para dy vitesh, por u detyrua ta ulte çmimin gradualisht pasi prona nuk po shitej. Shtëpia është gjigante dhe përveç rezidencës kryesore ka edhe një shtëpi miqsh, si dhe një pishinë të kompletuar me spa. Po ashtu, ajo ka një fushë golfi, një basketbolli dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për një personazh të rëndësishëm si Selena. Për më shumë shihni pamjet e mëposhtme, pasi fjalët janë të tepërta në këtë rast, transmeton Class.

Aleanca për Shqiptarët ende pret përgjigje nga Agjencia për Revizion për furnizimet e Komunës dhe Spitalit të Tetovës (Dokument)

$
0
0

Aleanca për Shqiptarët- dega Tetovë, nëpërmjet një komunikate njofton opinionin se para 6 muaj ka bërë kërkesë deri tek Agjencioni për Revizion që t’i bëjë transparente harxhimin dhe menaxhimin me para publike për Komunën e Tetovës dhe Spitalin Klinik të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

“Deri sot nuk kemi asnjë përgjigje nga Institucioni për Revizion i cili ka obligim ligjor dhe kushtetues t’i përgjigjet çdo kërkese rreth harxhimeve të taksapaguesve. Shpresojmë se Agjencioni për Revizion do t’i përgjigjet kërkesës sonë ku jemi në pritje të dimë rreth furnizimeve publike, punëtorëve me kontratë në vepër, investimeve dhe menaxhimit në tërësi nga puna e Komunës në Tetovë dhe Spitalit Klinik në Tetovë. Aty ku kemi keq menaxhim shpresojmë të ndërhyjë drejtësia dhe të thotë fjalën e saj. Ne Shqiptarët e Maqedonisë i jemi nënshtruar një qeverisje e cila çdo ditë përthanë interesin e qytetarëve duke zhvilluar korrupsion, nepotizëm, punësime partiake dhe kështu humb shpresën për një ditë më të mire dhe Rinia po merr rrugët në Evropë. Kjo do të ndalet kur para drejtësisë do të dalin edhe Gordanet tonë alias Teuta Arifi apo Gruevskat tanë alias Ali Ahmeti të cilët kanë bër korrupsion me Maxhar Telekomin, Procesin e Regjistrimit , Proceset Zgjedhore dhe Ndërmarrjet Publike. Prandaj ne si Aleancë i kemi shpresat tek drejtësia e pamvarur nga politika dhe i japim përkrahje pa rezervë prokurorisë speciale të bëj detyrën e vet deri në fund”, thuhet në njoftim për media.

Sot do të fillojë aktiviteti katërditor “Java Kulturore në Gostivar” (FOTO)

$
0
0

Duke filluar prej sot, 10 tetorit, deri më 13 tetor, në kuadër të Valës së Re Kulturore, në Gostivar do të mbahet manifestimi “Java Kulturore në Gostivar”, transmeton Portalb.mk.

Manifestimi i organizuar nga Shoqata për Kulturë “Othello”, do të nis sot, e mërkurë, me fillim prej ora 20:00 me koncert të muzikës qytetare. Marrin pjesë Saranda Imeri dhe grupi As Band.

Të enjten, më 11 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të mbahet koncert muzikor nga Da Lee me grupin.

Të premten, më 12 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të ketë ekspozitë ndërkombëtare e artit e organizuar nga SHAK “Silindart”.

Manifestimi do të përmbyllet të shtunën, më 13 tetor, me fillim prej ora 20:00 me koncert të lirikës popullore shqiptare Besarta Murtezani dhe Shkëlzen Baftjari.

Aktivitetet e lartpërmendura do të mbahen në Qendrën për Kulturë të Gostivarit.

 

“Ëndrra e shtatë studentëve” u realizua mbrëmë edhe në Dibër (FOTO+VIDEO)

$
0
0

Shfaqja diplomë “Ëndrra e shtatë studentëve” është paraqitur mbrëmë në kuadër të edicionit të 17-të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni” që është duke u mbajtur në Dibër, transmeton Portalb.mk. Kritika teatrore e vlerësoi lartë lojën e aktorëve, edhe pse ata përçuan mesazhe pesimiste për statusin jo të mirë që aktorëve dhe për të ardhmen të paqartë të tyre në Maqedoni.

Në shfaqjen luajtën: Ajshe Useini, Taulant Destani, Sabina Memishi, Faton Ibrahimi, Arta Zejneli, Abdulla Osmani dhe Shpresa Hashimit. Udhëheqës i studentëve në shfaqje është Qëndrim Rijani, kurse është e bazuar në shfaqjen e shkrimtarit Uilliam Shekspir “Ëndrra e një nate vere”.

Shfaqja "Ëndrra e shtatë studentëve" në Dibër, foto: Gent Mehmeti

Shfaqja “Ëndrra e shtatë studentëve” në Dibër, foto: Gent Mehmeti

Në debatin që organizohet pas shfaqjeve, kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Kosovës “Shota”, Shefqet Gjocaj vlerësoi se qëllimi i debatit ndaj shfaqjes është që të zgjerohet këndvështrimi për perspektivën teatrore shqiptare.

Në lidhje me shfaqjen “Ëndrra e shtatë studentëve”, artisti Gjocaj vlerësoi se aktorët përcollën porosi me përmbajtje pesimiste, dhe shprehu dëshirën që të njëjtit të ishin paraqitur të lumtur, po aq sa energjia që e shpalosën në skenë.

“Në porositë e juaja ka defetizëm dhe pesimizëm, të cilat realisht neve na vrasin, jo se nuk janë të vërteta, por na vrasin edhe mbase ju në këtë moshë nuk do të duhej të merreshit shumë me to. Do të doja që ju të jeni optimist, ashtu siç i keni premtuar vetes, që do ta ndiqni ëndrrën tuaj. bashkërisht me kolegët tuaj më të vjetër, qoftë përmes institucioneve, organizimeve të ndryshme, apo edhe festivaleve, që sikur Ylber Nuredini i bën të mundshme në Tetovë, dikush tjetër do t’i bëj të mundshme edhe në Tetovë, Gostivar. Do të doja të ju shoh me fytyra shumë më të lumtura, më të qeshura sot këtu, njëjtë sikur energjia pozitive që ju e transmetuat në skenë”, tha ndër të tjerash Gjocaj duke përfunduar se studentët janë të vetëdijshëm se çfarë mund të hiqej e shtohej në shfaqjen.

Aktori Dritëro Ame kujtoi vështirësitë nëpërmjet të cilave kanë kaluar studentët, dhe shprehu përgëzimet për mënyrën se si ata u paraqitën në skenë dhe për atë se e realizuan ëndrrën e tyre, edhe pse kishin periudha që nuk kishin as pedagog në studime.

“Do të doja t’i përgëzoj këta të rinj dhe këto vajza, të cilët na rikthyen në kohë, edhe pse në një kohë të çuditshme. Edhe atëherë kur ne ishim studentë, ne ishim gjeneratë eksperimentale, dhe nuk dihej fati jonë. Këta janë studentë që i kam ndjek gjatë studimeve, dhe në vitin e tretë kanë mbetur pa pedagog, por me lutje që i bënë, arritën të sigurojnë pedagog në vitin e katër, dhe këta e arritën qëllimin dhe ëndrrën e tyre, të cilën na e thanë. Unë pajtohem me fundin që e thanë. Por kjo është jeta, dhe duhet të përballemi me të, dhe se janë barriera që duhet të tejkalohen”, tha Ame.

LEXO: Festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”, dielli që ngroh dibranët me art (VIDEO)

Sot në kuadër të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni” do të shfaqet Teatri i Gjilanit me shfaqjen “I vetëm në banesë”, me autor Avni Shkodra, në regji të Natyra Kallabës, kurse nesër, më 11 tetor do të prezantohet “Teatri Shqiptar i Shkupit”, me shfaqjen “Gratë” me autor Robert Thomas dhe në regji të Qëndrim Rijanit. Nesër është edhe nata përmbyllëse e festivalit në të cilën do të ndahen çmimet.


Shfaqja “Kur hana del” ngriti siparin e Festivalit të Teatrit të Tetovës (VIDEO)

$
0
0

Shfaqja “Kur hana del” me autor Ag Apolloni dhe në regji të Ben Apollonit, e realizuar në Teatrin e Ferizajt “Adriana Abdullahu”, sot ka ngritur siparin e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Lufta e vitit 1999, e shndërruar në vepër arti, në skenën e Teatrit të Tetovës erdhi me lojën e Ali Krasniqit, Edona Berisha Bekteshi, Vjosa Abazi, Dashuri Rexhepi, Jajush Ramadani, Arben Marevsi, Sherif Bega, Mevlan Saraqi, Gresë Gashi dhe Ekrem Jakupi.

Asistent regjie – Fata Hyseni, skenografia – Lebibe Topalli dhe kostumografia – Pranvera Sulejmani.

Më 12 tetor, ora 19:00 do të prezantohet Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Zoti i Masakrës”, me autor Jasmina Reza dhe në regji të Besfort Idrizit.

"Zoti i masakrës" në regji të Besfort Idrizit

“Zoti i masakrës” në regji të Besfort Idrizit

Më 13 tetor, ora 19:00 do të shfaqet “Arturo Ui” e regjisorit tashmë të ndjerë Bekim Lumi e realizuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Arturo Ui” në regji të Bekim Lumit

Më 14 tetor, me fillim prej ora 19:00 do shfaqet “Në det” në autorësi të Sllavomir Mrozhek dhe në regji të Qëndrim Rijanit e Teatrit Shqiptar të Kumanovës.

"Në det" në regji të Qëndrim Rijanit

“Në det” në regji të Qëndrim Rijanit

Më 15 tetor, me fillim prej ora 19, do të prezantohet Teatri Kombëtar Ekpserimental i Tiranës me shfaqjen “Shërbëtorët”, me autor Jean Genet dhe në regji të Kiço Londos.

"Shërbëtorët" në regji të Kiço Londos

“Shërbëtorët” në regji të Kiço Londos

Më 16 tetor, me fillim prej ora 19:00 do të shfaqet “Vdekja e Dantonit”, me autor Georg Buchner dhe në regji të Dino Mustafiç e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit.

"Vdekja e Dantonit" në regji të Dino Mustafiç

“Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiç

Dje dhe sot me muzikë, “Java kulturore në Gostivar” nesër sjellë ekspozitë (VIDEO)

$
0
0

Duke filluar nga dje, deri më 13 tetor, në Gostivar do të mbahet “Java Kulturore në Gostivar”, transmeton Portalb.mk.

Sot në kuadër të manifestimit katërditor të organizuar nga Shoqata për Kulturë “Othello”, në Qendrën për Kulturë të Gostivarit është paraqitur Da Lee me grupin, kurse dje për artadashësit është përkujdesur artistja Saranda Imeri dhe grupi As Band.

“Java kulturore në Gostivar”, nesër, e premte, me fillim prej ora 20:00 do të sjellë ekspozitë ndërkombëtare të organizuar nga SHAK “Silindart”.

Manifestimi do të përmbyllet të shtunën, më 13 tetor, me fillim prej ora 20:00 me koncert të lirikës popullore shqiptare Besarta Murtezani dhe Shkëlzen Baftjari.

“Java Kulturore në Gostivar”

Katër çmime për shfaqjen “Gratë” në festivalin “Teatri shqiptar në Maqedoni” (VIDEO)

$
0
0

Sot në Dibër ka përfunduar edicioni i 17-të i festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni“, transmeton Portalb.mk.

Për shfaqjen “Gratë” me autor Robert Thomas, në regji të Qëndrim Rijanit e Teatrit Shqiptar të Shkupit janë ndarë katër çmime edhe atë: “Shfaqja më e mirë”, “Regjia më e mirë” – Qëndrim Rijani, “Aktorja më e mirë në rolin kryesor” – Vjollca Bekteshi Hamiti, “Aktorja më e mirë në rol joprotagonist” – Teuta Ajdini Jegeni.

LEXO: “Ëndrra e shtatë studentëve” u realizua mbrëmë edhe në Dibër (FOTO+VIDEO)
LEXO: Festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”, dielli që ngroh dibranët me art (VIDEO)

Spasovski: Padi penale për 40 persona të cilët me diploma të falsifikuara kanë punuar në MPB

$
0
0

Në emisionin e mbrëmshëm “Click Plus”, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski zbuloi se 40 persona të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) kanë punuar me diploma të falsifikuara, transmeton Portalb.mk.

Ai potencoi se këta persona kanë arritur edhe në funksione të rëndësishme në MPB, por pasi u zbuluan kanë marrë vendim për dorëheqje si dhe padi penale. Gjithashtu padi penale janë dorëzuar edhe te fakultetet të cilat i kanë dhënë këto diploma.

I pyetur se nëse ndonjë nga deputetët ka denoncuar kërcenim rreth sjelljes së propozimit nga ana e Qeverisë për ndryshime kushtetuese, ai tha se asnjë deputet nuk ka denoncuar ndonjë shkelje të ligjit. Por, ka denoncime nga persona udhëheqës në partinë opozitare të VMRO-DPMNE-së dhe nga anëtarë të së njëjtës parti, tha Spasovski.

Spasovski shtoi se nga partia opozitare e VMRO-DPMNE-së kërkohet amnisti për udhëheqësinë e saj paraprake e cila akuzohet.

Video: TV 21

Qytetarët e Tetovës ankohen se rrugët dytësore nuk pastrohen sa duhet, për autoritetet gjendja është e kënaqshme

$
0
0

Qytetarët e Tetovës thonë se rrugët dytësore të qytetit nuk lahen dhe fshihen në nivel të duhur, ndërkaq autoritetet lokale thonë se rrugët mirëmbahen çdo ditë dhe gjendja e tyre është e kënaqshme.
Qytetarët kanë mundësi që të paraqesin problemin e tyre në lidhje me papastërtinë e rrugëve, në numrin fiks 044 331 167, por dhe në numrin e telefonit falas – 0800 808 10, shkruan Portalb.mk.

Qytetarët e kontaktuar nga Portalb.mk, thonë se rrugët dytësore të qytetit janë të papastra për shkak të mirëmbajtjes së dobët nga ana e autoriteteve dhe fajit të qytetarëve që hedhin mbeturina në çdo skaj të qytetit.

“Nuk mund të them se janë të pastra rrugët kemi mbeturina, përgjegjësi ka komuna, por edhe qytetarët pasi janë shumë të pa përgjegjshëm, shoh duke hedhur mbeturina, por edhe nëse duash ta hedhësh nuk ke mundësi se s’ke asnjë kosh për mbeturina“, thotë qytetari nga Tetova, Venhar Iseni për Portalb.mk.

Nga ana tjetër, qytetari Abedin Selmani thotë se kanë vështirësi që të kontaktojnë me autoritetet, kur duhet që të kërkojnë pastrimin e apo larjen e rrugëve të caktuara.

“Pastërtia e rrugëve nuk është në nivelin që duhet të jetë, ndonjëherë  ka rrugë që duhet të lahen dhe pastrohen dhe nuk mund të kontaktojmë ne Ndërmarrjen Publike dhe kjo ndodhë sidomos në vikend”, thotë Selmani.

Portalb.mk, ka biseduar me drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) Tetovë, Xhelal Ceka, i cili tha se rrugët pastrohen çdo ditë dhe se pastërtia e rrugëve është e kënaqshme, por apelon deri te qytetarët që të kenë kujdes për të mos hedhur mbeturina.

“Rrugët në qytetin e Tetovës pastrohen çdo ditë edhe atë, gjatë ndërrimit të tretë janë të angazhuar 12 të punësuar që bëjnë fshirjen e rrugëve kryesore të qytetit dhe bulevardeve, ndërsa gjatë bëjnë mirëmbajtjen e praqeve. Larja e rrugëve bëhet gjatë orëve të natës, ku janë të angazhuar dy cisterna, mendoj se pastërtia e rrugëve është e kënaqshme, por ne gjithmonë apelojmë te qytetarët që të mos hedhin as cigare dhe as mbeturina në rrugë“, thotë Ceka për Portalb.mk.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>