Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Eni Koçi dhe Besnik Çaka publikojnë këngën “Zemër”

$
0
0

Eni Koçi ka publikuar këngën “Zemër” të cilën e ka realizuar me liderin e grupit “NRG Band”, Besnik Çakaj.

Ky bashkëpunim me Çakën vjen vetëm një muaj pasi Eni Koci realizoi këngën me MC Kreshën, përcjell Koha.net. 


Prishtinë, çiklistët kanë mbajtur protestë vetëdijesuese (FOTO)

$
0
0

Grupi i çiklistëve “Critical Mass Prishtina”, të premten ka mbajtur protestë vetëdijesuese.

Qëllimi i protestës ishte ndërgjegjësimi i shoferëve dhe mbi të gjitha, krijimi i hapësirave të reja dedikuar çiklistëve.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar shenjëzim dhe përmirësim të kushteve, madje kanë kërkuar respektim të rregullave të komunikacionit nga shoferët e automjeteve, njofton Koha.net.

Marshi vetëdijesues ka filluar nga sheshi “Ibrahim Rugova”, ka vazhduar në disa rrugë të kryeqytetit dhe ka përfunduar në Dragodan.

Organizim i njëjtë është mbajtur edhe në maj të këtij viti.

Grupi i çiklistëve "Critical Mass Prishtina"

Grupi i çiklistëve “Critical Mass Prishtina”

Partizani fitoi derbin me Tiranën dhe kryesimin (FOTO)

$
0
0

Një gol i Asanit ka vulosur derbin e kryeqytetit, duke i dhënë fitoren të kuqve të Partizanit në supersfidën ndaj Tiranës.

Goli i vetëm i këtij takimi u shënua nga Asani në pjesën e parë, ndërsa Tirana edhe pse pati një kontroll më të madh nuk arriti të shënonte.

Ndërkohë, atmosfera në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte fantastike, me tifozët që e kishin tejmbushur.

Edhe pse ne fund, arbitri akordoi 6 minuta shtesë, sërish bardheblutë nuk arritën të gjejnë golin e barazimit. Me këtë fitore, Partizani arriti në kuotën e 13 pikëve, duke marrë vendin e parë.

TIFF ODA 2018, do të fillojë me sportistin Tërstena kurse përfundojë me artistët Kurti, Xhepa dhe Arbana(VIDEO)

$
0
0

Prej 1 deri 6 tetor të 2018-s, në Tetovë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit ODA, transmeton Portalb.mk.

Festivali do të nis me yllin e mundjes Shaban Tërstena, kurse do të përfundojë me ikonat e artit skenik, Tinka KurtiMargarita Xhepa dhe Reshat Arbana.

TIFF ODA do të nis më 1 tetor, në ora 20:00 me hapjen solemne ku do të paraqitet dokumentari nga Maqedonia në regji të Igor Ivanov. Dokumentari do t’i kushtohet sportistit të mundjes Shaban Tërstena.

Më 2, 3 dhe 4 tetor, TIFF ODA do të nis në ora 11:00 – punëtori, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmave në ora 13:00, në ora 15:30, në ora 17:30, në ora 19:30, në ora 21:30 dhe në ora 22:00.

Më 5 tetor, TIFF ODA nis në ora 11:00 – punëtori, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmave në ora 13:00, në ora 15:30, në ora 19:30 dhe në ora 21:30. Në ora 22:00 do të ketë kinema të hapur.

Më 6 tetor, do të ketë edhe ekspozitë të fotografive duke filluar në ora 19:30, kurse në ora 20:00 është edhe ceremonia përmbyllëse. Në të do të marrin pjesë artistët Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana.

2018-ta, është viti i shtatë me radhë që realizohet festivali TIFF ODA.

LEXO: Prej 1 deri 6 tetor, në Tetovë do të mbahet edicioni i shtatë i TIFF ODA-s (FOTO)

Programi i TIFF ODA 2018

Vetëvendosje para protestës, u mobilizua në Gjilan (FOTO)

$
0
0

Lëvizja VETËVENDOSJE! organizoi tubimin e fundit mobilizues për protestën e 29 shtatorit. Përgjatë tubimit folën Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, anëtari i Kryesisë dhe deputeti i Lëvizjes Liburn Aliu, anëtari i Kryesisë Hydajet Hyseni, Kryetari i Qendrës në Gjilan Nevzad Isufi, asambleistja e kuvendit komunal në Gjilan Arbëresha Kryeziu dhe asambleistja Arjeta Rexhepi, përcjell Portalb.mk.

Në fillim të tubimit u shprehën ngushëllime për familjen Krasniqi për humbjen e të dashurit të tyre dhe veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Skënder Krasniqi.

“Tubimi garantoi edhe njëherë natyrën paqësore dhe përmasën masive të protestës. 29 shtatori do të tregojë se nuk lejohet të trajtohet Kosova si një kompani private e cila mund të copëtohet copa-copa me konçesione dhe kompromise. Thaçi do të marrë një mësim të mirëfilltë sjelljeje se si disa gjëra janë të ndaluara të diskutohen dhe relativizohen në jetë, si përshembull ndarja e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Vetëvedosjes.

Deputeti Liburn Aliu kujtoi një ndër aksionet e para të kryera në Gjilan në 2005-n kundër decentralizimit për të treguar se si Thaçi po shantazhon sot me ndarjen pasi e ka shtruar rrugën drejt bosnjëzimit. “Ne i themi asnjërën! Me këtë njeri i kemi të garantuara edhe Bosnjen edhe ndarjen. Prandaj, duhet të demonstrojmë dhe duhet ta ndalim dhe ta rrëzojmë Hashim Thaçin”, tha Liburn Aliu.

Kryetari Kurti e shpjegoi idenë për korrigjimin e kufijve me figurën, “Duke i tundur kufijtë e Kosovës para Vuçiçit ai po e joshë Serbinë si një bishë të egërsuar për territorin tonë. Prandaj 29 shtatori është më i rëndësishëm se çfarëdo datë e zgjedhjeve lokale a parlamentare në Kosovën e pasluftës”.

Vetëvendosje në Gjilan

Vetëvendosje në Gjilan

Votimi i diasporës, skandal në Melburn: Deklarohet ministri Edmond Ademi (VIDEO)

$
0
0

Procesi i votimit për referendumin e 30-shtatorit ka përfunduar, me dalje shumë të ulët, në Melburn – Australi, ku është evidentuar edhe skandali – incizimi i votuesve, transmeton Portalb.mk. Ministri i Diasporës, Edmond Ademi ka njoftuar se incizuesit janë identifikuar dhe do të përndiqen në bazë të legjislaturës së Australisë.

Nga 104 të paraqitur për votim, kanë dalë në votim vetëm 7 votues. Ajo është diku 6 për qind.

Gjatë votimit në Melburn, votuesit kanë fotografuar fletën e votimit dhe e kanë nxjerrë në rrjetin social Facebook në faqen “Predavnici – Traitors“.

Në lidhje me këtë, është deklaruar ministri i Diasporës, Edmond Ademi.

“Mënyra e incizimit të votuesve në konsullatën e Melburnit nga ana e disa individëve është në kundërshtim të ligjeve dhe vlerave demokratike. I përgëzoj ata qytetarë, të cilët të udhëhequr nga interesat nacionale dhe strategjike të shtetit, sot e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës. Vota e tyre do të vendoset në themelet e Maqedonisë evropiane, ashtu dhe vota e të gjithë të tjerëve të cilët sot do të votojnë. Njëkohësisht, institucionet e Republikës së Maqedonisë, janë në kontakt me institucionet e Australisë. Rasti është paraqitur, incizuesit janë identifikuar dhe do të bartin pasoja ligjore sipas legjislaturës së Australisë”, ka shkruar në profilin e tij të Facebook-ut, ministri Ademi, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, diaspora e Maqedonisë është duke votuar në përfaqësitë konsullore në: Bern, Lubjanë, Vjenë, Toronto, Londër, Bon, Hagë, Berlin, Melburn, Kanbera, Bruksel, Stokholm, Paris, Rim, Kopenhagë, Uashington, Detroit, Pragë, Abu Dabi, Beograd, Pordgoricë, Ankara, Athinë, Bukuresht, Stamboll dhe Budapest.

Vendet në të cilat janë paraqitur më së shumti votues janë Berni me 321, Venecia me 264, Ljublana 217, si dhe Vjena dhe Toronto me 151. Më pak se 10 votues janë paraqitur në Budapest, në Stamboll, Bukuresht dhe Athinë.

Përderisa ndonjë votues i cili paraprakisht është paraqitur se do të votoj në Konsullatë udhëton për në Maqedoni nuk do të mund ta realizojë të drejtën e tij për votim në vend, pasi që emri i tij do të jetë i shënuar në vendin që është paraqitur. Votimi në diasporë fillon nga ora 7 e mëngjesit dhe përfundon në orën 19 sipas kohës lokale.

Referendumi i 30-shtatorit, sot votojnë të sëmurit dhe të burgosurit

 

Rama mblodhi qeverinë në Korçë, pritet me protestë na PD-ja (FOTO)

$
0
0

Partia Demokratike ka organizuar protesta kunder Kryeministrit Edi Rama, i cili do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë në qytetin e Korçës.

Qytetarët kanë protestuar me pankarta në duar, duke e akuzuar qeverinë “Rama” se ka lidhje me kriminelët dhe përdhunuesit.

Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka postuar në faqen e tij të Facebook fotot e protestës së qytetarëve të Korçës.

“Rama pritet me protesta nga qytetarët ne Korçë. Qeveri hajdutësh, kriminelësh, përdhunuesish, shkruan deputeti i PD.

Mediat serbe: Njësitë Speciale të Kosovës kanë marrë nën kontroll Ujmanin (VIDEO)

$
0
0

Mediat serbe raportojnë se pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, kanë marrë nën kontroll Liqenin e Ujmanit.

Sipas mediave serbe, operacionin e sotëm e kanë kryer rreth 60 pjesëtarë të Njësisë Speciale, të cilët, sipas tyre, kanë arrestuar disa persona atje.

Mediat beogradase raportojnë se njësitet e Policisë Speciale kanë hyrë në Zubin Potok.

Ndërkohë, me një deklaratë ka dalë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, i cili ka urdhëruar vendosjen e të gjitha njësive të policisë serbe në gjendje gatishmërie.

Ndryshe, Kallxo.com, ka publikuar një video nga Liqeni i Ujmanit ku shihen të parkuara disa automjete të Policisë së Kosovës.


Veshjet më të mira në Javën e Modës në Paris

$
0
0

Java e Modës në Paris ka filluar tash e një kohë, ku u shfaqën modele të ndryshme të rrobave nga dizajnerë të njohur. Pos pasarelës, vëmendje të madhe morën edhe veshjet e atyre që erdhën si vizitorë, shkruan KultPlus.com

Disa prej veshjeve më interesante mund t’i gjeni më poshtë:

 

 

Referendumi, ja çfarë tha pasi votoi sot lideri i ASH-së, Ziadin Sela (VIDEO)

$
0
0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, sot ka realizuar të drejtën e votës për të votuar në referendumin për çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.

Pas votimit, Sela tha se votimi në referendum është i rëndësishëm për të vendosur ardhmërinë e vendit, gjegjësisht integrimin euro-atlantik e cila siguron të drejta dhe zhvillim ekonomik më të mirë.

“NATO dhe BE-ja është më tepër demokraci, më tepër liri, më tepër mendim të lirë, më pak procese të montuara politike, më shumë shtet të së drejtës, më pak drejtësi me dy standarde, më shumë drejtësi për të gjithë, më tepër zhvillim ekonomik, më tepër vende të reja të punës, është ndalja e migrimit e cila për ditë këtë shoqëri, do të ketë më shumë nxënës nëpër klasa nesër se sa kemi sot, këto janë argumentet e mjaftueshme se pse është e rëndësishme që njerëzit të dalin në referendum”, tha Sela.

Ai gjithashtu u bëri apel te qytetarët që të dalin sa më masivisht për ta realizuar të drejtën e votës.

Pas mbylljes se kutive, kryeministri Zaev dha deklaratën e parë për media (VIDEO)

$
0
0

Prokuroria ka ndërmarr aktivitete në disa raste të evidentuara gjatë procesit të votimit (VIDEO)

$
0
0

Komisioni për ndjekjen e parregullsive për referendumin që është formuar nën kompetencat e Prokurorisë Themelore Publike, në prononcimin rreth parregullsive të evidentuara nga ora 14.00 deri në orën 19.00, njoftoi për disa raste të reja ku ka vepruar prokuroi kompetent, përcjell Portalb.mk. 

Prokurori Xhelal Bajrami, informoi se ka pasur disa parregullsi që janë evidentuar gjatë ditës së sotme.

“Në Prokurorinë e lartë e Gostivarit ka dy raste ku ka ndërmarr aktivitete Prokuroria themelore e Gostivarit, raste ky janë fotografuar votuesit nga një veturë e cila ka qenë në lëvizje dhe një rast tjetër kur një votues ka grisur fletëvotimin dhe ka kërkuar një tjetër fletëvotim që të realizoj të drejtën e tij të votës, me të parë që anëtarët e këshillit zgjedhor nuk i kanë dhënë një tjetër fletëvotim, ai ka krijuar zhurmë në vendvotim, është njoftuar prokurori kompetent i cili kujdestaron në Prokurorin themelore të Gostivarit dhe së bashku me policinë po punohet në zbardhjen e këtij rasti.

Ndërsa në Prokurorinë e Shkupit nga periudha e orës 14 deri në orën 19 ka paraqitje për parregullsi edhe atë në Shkollën fillore “Koço Racin” ka pasur tentim fotografimi ku nga ana e një personi është përdorur stilolaps me kamerë dhe i njëjti ka gjiruar personat e tjerë duke votuar, ndërsa në Shkollën e mesme “Llazar Tanevski”, vëzhguesi ka fotografuar personin i cili ka qëndruar në radhë për të votuar dhe me të vërejtur nga ana e personit i cili është fotografuar ka lajmëruar policët që kanë qenë në vendvotim si dhe është njoftuar edhe prokuroria dhe po punohet në zbardhjen  këtij rasti.

Prokuroi themelor i Shkupit po vepron edhe në bazë të dy paraqitjeve nga ana e një partie politike edhe atë për kryerjen eventuale të parregullsive në komunën Shuto Orizar dhe paraqitja tjetër është për përcjelljet që janë bërë përmes SMS porosive nga më shumë numra telefonik ku janë bërë thirrje deri tek qytetarët për të dalë për të votuar edhe në këtë rast prokuroi themelor po punon në zbardhjen rastit”.

“Në përgjithësi si Komision po edhe si Prokuroi republikane mund të konstatohet se dita e sotme është zhvilluar në një atmosferë shumë më relaksuese në krahasim me zgjedhjet e deritanishme, sepse e dini se në ciklet e zgjedhjeve të kaluara ka pasur shumë më shumë paraqitje sesa këto që ndodhën tani, janë tre ose katër raste në të cilat është kyçur për të vepruar prokurori themelor, besoj që shumë shpejt ndoshta deri ditën e nesërme do të zbardhen tërësisht dhe do të shohim nëse do të ketë hapësire për ndërmarrjen e masave të mëtutjeshme nga prokurorët kompetent”, deklaroi prokurori Xhelal Bajrami.

Lideri i BDI-së, Ahmeti: Kuvendi do të vendosë për agjendën euro-atlantike të vendit, kemi legjitimitet (VIDEO)

$
0
0

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti jep deklaratën e parë pas mbylljes së kutive votuese në Maqedoni, shkruan Portalb.mk.

Ahmeti tha se vendimmarrja për euro-integrimet i takon institucioneve të zgjedhura në mënyrë legjitime dhe me kapacitet të plotë vendimmarrës.

“Sot qytetarët ia deleguan vendimmarrjen Kuvendit të Maqedonisë dhe deputetëve të zgjedhur në ,mënyrë legjitime dhe demokratike. Ne jemi zgjedhur të marrim vendime të rëndësishme dhe jo për të kalkuluar për zgjedhjet e ardhshme dhe mandatin e ardhshëm. Me votë tonë në Kuvend ne e caktojë të ardhmen tonë, e gjeneratave pas nesh dhe të rajonit të Evropës Juglindore.” Tha ai.

Duke përmendur zgjedhjet e vitit 2016 ai tha se premtimet e dhëna atëherë ende vlen dhe të njëjtat i kanë bërë thuajse gjithë partitë.

“Prandaj kjo përbërje ka legjitimitet për zgjedhjen e kontestit me fqinjët si dhe integrim të vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Me votën e tyre qytetarët e deleguan të drejtën Kuvendit për të vendosur për këtë” tha Ahmeti.

Ahmeti tha se partia e tij nuk mendon për zgjedhje të parakohshme sepse sipas tij “vendi ka agjendë tjetër e cila është euro-integruese”

Ahmeti i uro te gjitha qytetarët dhe institucionet që sipas tij kanë organizuar dhe kanë marrë pjesë në një proces të denjë demokratik për një vend që ka pretendime për euro-integrime.

“Procesi i integrimit garanton paqe, stabilitet, zhvillim ekonomik, vende të reja të punës, mirëqenie shoqërore dhe të tjera” tha ai dhe sipas tij “alternativë tjetër nuk ka përpos NATO-s dhe BE-së”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklarohet për referendumin (VIDEO)

$
0
0

Kemi referendum të pasuksesshëm. Politika e Zaevit, pësoi debakël. Me këto fjalë e nisi konferencën për shtyp, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Numri i qytetarëve, që apstenuan, ose votuan kundër është drastikisht më i madh se ia tyre që kanë votuar për. Është fakt se marrëveshja nuk mori dritë e gjelbërt, por stop. Populli tregoi vetëdije patriotike. Qytetarët ata që votuan kundër, edhe ata që nuk votuan, e dërguan mesazhin se kjo është Maqedonia”, th ai.

“Do të ju fitojmë se kjo sot, është humbje jo vetëm për marrëveshjen me Greqinë por edhe krimet e Qeverisë, tenderët e kurdisur, ekonominë shkatërruar, për mospasjen e projekteve në arsim dhe shëndetësi. Zaev dhe qeveria e tij janë të delegjitimuar. Politikat e Zaevit dhe qeveria ranë, dhe kjo është e artë për një numër të madh të qytetarëve. Dy muaj, keni shpërndarë të pavërteta, dy muaj keni porositur anketa, hipnozë kolektiva për të manipuluar popullin. Tani qëndroj këtu dhe mund të shihemi në sy. Edhe atëherë edhe tash ju them se Maqedonia do të fitoj dhe do të vazhdoj të fitojë. VMRO-DPMNE ka qenë është dhe do të jetë më popullin, sepse organizimi është populli dhe populli është organizata. Populli do të ju fitojë”, u shpreh Mickoski.

Lëvizja BESA me kryetar Gashin: Qytetarët që dolën në referendum u deklaruan PËR NATO dhe BE (VIDEO)

$
0
0

Pas përfundimit të procesit zgjedhor për referendumin, Lëvizja BESA është këtu të deklarojë se kjo ditë zgjedhore, me vërejtje të vogla, ka kaluar në mënyrën më të mirë dhe qytetarët kanë pasur mundësi që ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre. Për këtë e përgëzojmë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, organet e rendit dhe organet e drejtësisë.
Me këtë rast dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë ata qytetarë që sot iu përgjigjën thirrjes për referendum, duke dëshmuar përgjegjësi të lartë qytetare dhe pjekuri politike për çastin në të cilin ndodhet vendi, tha zëdhënësi i Lëvizjes Besa me kryetar Gashin, Orhan Murtezani.

“Po ashtu i falënderojmë edhe të gjithë aktivistët e Besës që sot u angazhuan, duke ndihmuar maksimalisht, që qytetarët të kenë mundësi të deklarohen në këtë referendum. Siç mund të shihet nga të dhënat preliminare, aty ku Lëvizja BESA ka votues të saj tradicional, edhe dalja ka qenë mbi 50% dhe PO-ja në pyetjen e referendumit ka qenë absolute.” tha ai.

Sipas tij, sot edhe një herë u konfirmua ajo që ne, edhe si parti politike, por edhe si shqiptarë, e kemi thënë shumë herë se mungesa e një regjistrimi të drejtë të popullsisë do të krijojë pasoja edhe në listën zgjedhore.

“Ndërkaq, mospastrimi i listës zgjedhore, e ka ngritur aq lart pragun e mesatares, sa gati askush nuk besonte se mund të arrihej ajo. Në një shtet ku shifrat zyrtare flasin për migrim të qindra mijëra njerëzve në 15 vjetët e fundi, të pretendosh se 903.000 është 50% i votuesve, kjo është gati se utopike. Prandaj, ky referendum është edhe një paralajmërim se çfarë na pret neve si shtet dhe si shoqëri nëse nuk në plan afatshkurtër nuk e realizojmë regjistrimin e popullsisë dhe nuk e bëjmë pastrimin e listës zgjedhore.” tha


Ja si kanë votuar komunat shqiptare, numërim i votave nga KSHZ deri në orën 21:15 (FOTO)

$
0
0

Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të numëruar deri në orën 21 e 15, komunat shqiptare janë përgjigjur në këtë mënyrë:

ÇAIR:

DIBËR:

HARAÇINË:

KËRÇOVË:

ZHELINË:

KUMANOVË:

STRUGË:

STUNENIÇAN:

TEARCË:

TETOVË:

SARAJ:

Numërimi i rezultateve nga KSHZ deri në orën 20 e 50, ja si kanë votuar qytetarët

Ziadin Sela: U vërtetua që Aleanca për Shqiptarët kishte të drejtë kur tha që referendumi ishte i panevojshëm (VIDEO)

$
0
0

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në konferencën për media në lidhje me procesin e votimit të referendumit të sotëm, deklaroi se shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të votuar në referendum, si dhe se rezultati i referendumit konfirmoi bindjet politike të Aleancës për Shqiptarët kur deklaronin se referendumi është i panevojshëm, përcjell Portalb.mk.

“Si Aleancë për Shqiptarët ne konstatojmë se shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të dalë në referendum dhe për të votuar, në qoftë se i shini shifrat e daljes tek shqiptarët është përafërsisht numri i njëjtë i votuesve që votojnë në çdo cikël zgjedhor, diku rreth 250 mijë, po kaq është edhe numri i shqiptarëve që sot i janë përgjigjur ftesës për të votuar në referendum.

Natyrisht që ne si Aleancë për Shqiptarët bazuar në faktin që nuk u arrit censusi, nuk jemi të habitur për vet faktin që jemi i vetmi subjekt politik që kemi shprehur bindjet tona politike në kohën  kur votonte Parlamenti për të shkuar në referendum, e kemi vlerësuar se referendumi është i panevojshëm sepse cilido që të ishte rezultati i referendumit, sikur edhe ta kishte arritur censusin përsëri kjo çështje duhej të zgjidhej në parlament. U vërtetua që Aleanca për Shqiptarët kishte të drejtë atëherë dhe sot është përgjigja më e mirë që ne kishim për këtë.

Shpresojmë që situata politike nga nesër e tutje të jetë më e relaksuar, subjektet politike t’i thirrin mendjes dhe të arrijnë kompromisin atje ku duhet, në Parlament dhe të marrin përsipër ndryshimet kushtetuese sepse rruga e vetme e njohur dhe e pranuar nga ana e qytetarëve të Maqedonisë është rruga drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Sipas Aleancës shkaqet që çuan deri në këtë rezultat të referendumit kanë një emër të përbashkët dhe ajo është Qeveria.

“Vdekja e Dantonit”, shfaqja më e mirë në FMT 2018 (VIDEO)

$
0
0

Shfaqja teatrore “Vdekja e Dantonit”, në regji të Dino Mustafiç, e Teatrit Shqiptar të Shkupit, është shpallur “shfaqja më e mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove në Shqipëri (FMT 2018), transmeton Portalb.mk.

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit (FMT) ka nisur në Tiranë – Shqipëri më 23 shtator, kurse ka përfunduar sot, më 30 shtator. “Vdekja e Dantonit” në kuadër të FMT-së u shfaq sot.

Sekuenca nga paraqitja e sotme në FMT 2018.

Autor i “Vdekjes së Dantonit” është Karl Georg Buchner, kurse në të luajnë aktorët: Refet Abazi (Zhorzh Danton), Luran Ahmeti (Robespier), Gëzim Zherka (Sent-Zhyst), Fisnik Zeqiri (Kamij Demulën), Muzbajdin Qamili (Lëzhandër/Barer), Osman Ahmeti (Lakrua), Hamdi Rashidi (Filipo), Genci Mirzo (Ero Seshel), Amernis Nokshiqi (Zhuli), Aida Elezi (Lysi), Mentor Kurti (Laflot), Ilir Reçi (Mersie), Sokol Hajrullai (Erman), Asdren Selimi (Shomet), Besfort Idrizi (Fukie – Tanvil), Berat Mahmut (Kolo d’Erbua), Ajshe Useini, Arian Ejupi, Faton Ibrahimi, Kujtime Ahmeti, Taulant Destani dhe Orfej Asllanaj me përcjellje muzikore.

Dramaturge: Zheljka Udoviçiq Pleshtina, skenografia: Dragutin Broz, kostumet: Ines Golja, muzika: Oliver Josifovski dhe koreograf: Gjergj Prevazi.

Vdekja e Dantonit” përcjell ngjarjet historike dhe fatin e njërit prej udhëheqësve të Revulicionit Francez, Georges Danton, në kohën kur frika dhe terrori bëhen kornizë e tij. Boshti i shfaqjes është konflikti mes Dantonit dhe Robespjerit, përkatësisht përplasja mes dy qëndrimeve mbi çështjen si duhet të jetë shteti pasi të përfundojë revolucioni.

LEXO: “Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiç, shfaqet në FMT 2018 (FOTO)

Kryeministri Zaev: Referendumi është i suksesshëm, pres deputetët ta dëgjojnë vullnetin e popullit (VIDEO)

$
0
0

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp sonte në Shkup duke komentuar rezultatet e referendumit të sotëm në Maqedoni tha se nëse nuk arrihet marrëveshje në Parlamentin e Maqedonisë mes deputetëve për të kaluar ndryshimet e Kushtetutës, do të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare, njofton Portalb.mk.

“Ka kohë të mjaftueshme për tu organizuar zgjedhjet, por kjo do të bëhet vetëm nëse është e patjetërsueshme. Nëse nuk ka 1/3 të Parlamentit që do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, patjetër të shkohet në zgjedhje. Dhjetë ditë do të mundohem t’i bindi” tha ai.

Megjithatë, ai shpreson se Parlamenti do ta respektojë vendimin e votuesve në referendum që sipas tij është i suksesshëm sepse mbi 90% e votuesve kanë votuar PËR marrëveshjen.

“Qytetarët e Maqedonisë me votën e tyre treguan se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO. Më në fund çdo qytetari sjelli vendimin e vet. Kjo është vlera e demokracisë. Ata që votuan pro dhe kundër ishin ata që morën përgjegjësi. Më në fund vendosën votat e atyre që votuan.”, tha Zaev.

Ai falënderoi edhe një pjesë të funksionarëve të VMRO-së që kanë dalë në votime.

“Në referendumin kanë votuar më shumë se 650 mijë qytetarë, më shumë se 90 për qind votuan PËR dhe thanë se Maqedonia duhet ta pranoj marrëveshjen dhe të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-së”, shtoi Zaev.

Maqedonia evropiane tha Zaev, ka marrë më tepër vota nga çdo fitues në zgjedhje parlamentare në Maqedoni.

“Populli bëri përzgjedhje të rëndësishme. Tani, kur kemi shumicë të përcaktuar për Maqedoni evropiane, është koha deputetët ta ndjekin zërin e shumicë, me qëllim të përshpejtojmë proceset për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO. Vota për është thirrje për të gjithë partitë politike t’i bashkëngjiten projektit. Të bashkohemi gjithë deputetët dhe të dërgojmë vendin aty ku e ka vendin në BE dhe NATO”, tha më tej Zaev.

Zaev tha se marrëveshje më të mirë me Greqinë nuk ka dhe nuk munde të ketë.

“Të mos luajmë lojëra me të ardhmen tonë dhe të Maqedonisë. Çështjet nacionale janë mbi të gjitha çështjet tjera.”, deklaroi Zaev.

Prej sot deri më 6 tetor, në Tetovë do të mbahet TIFF ODA (FOTO)

$
0
0

Duke filluar prej sot, e hënë, 1 tetor deri më 6 tetor të 2018-s në Tetovë do të mbahet Festivali Ndërkombëtar i Filmit ODA, transmeton Portalb.mk.

Festivali do të nis me yllin e mundjes Shaban Tërstena, kurse do të përfundojë me ikonat e artit skenik, Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana.

TIFF ODA do të nis më 1 tetor, në ora 20:00 me hapjen solemne ku do të paraqitet dokumentari nga Maqedonia në regji të Igor Ivanov. Dokumentari do t’i kushtohet sportistit të mundjes Shaban Tërstena.

Më 2, 3 dhe 4 tetor, TIFF ODA do të nis në ora 11:00 – punëtori, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmave në ora 13:00, në ora 15:30, në ora 17:30, në ora 19:30, në ora 21:30 dhe në ora 22:00.

Më 5 tetor, TIFF ODA nis në ora 11:00 – punëtori, për të vazhduar më pas me shfaqjen e filmave në ora 13:00, në ora 15:30, në ora 19:30 dhe në ora 21:30. Në ora 22:00 do të ketë kinema të hapur.

Më 6 tetor, do të ketë edhe ekspozitë të fotografive duke filluar në ora 19:30, kurse në ora 20:00 është edhe ceremonia përmbyllëse. Në të do të marrin pjesë artistët Tinka Kurti, Margarita Xhepa dhe Reshat Arbana.

2018-ta, është viti i shtatë me radhë që realizohet festivali TIFF ODA.

LEXO: TIFF ODA 2018, do të fillojë me sportistin Tërstena kurse përfundojë me artistët Kurti, Xhepa dhe Arbana(VIDEO)

Programi i TIFF ODA 2018

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>