Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Koshat e plehrave nuk pastrohen në kohë, NPK Tetova fajëson qytetarët që hedhin materiale ndërtimore

$
0
0

“Nuk shkohet në Bashkimin Evropian me mbeturina”, kjo është porosia e qytetarëve deri te autoritetet komunale, pasi që në redaksinë tonë kanë dërguar fotografi të koshave të plehrave, të cilat sipas tyre nuk janë pastruar me ditë të tëra, ndërkaq NPK Tetova bën apel deri te qytetarët që të mos t’i hedhin materialet ndërtimore në kosha të plehrave pasi që vështirëson pastrimin e të njëjtave, shkruan Portalb.mk.

Qyteti i Tetovës, vazhdon të ketë problem me çështjen e mbeturinave, qytetarët ankohen se nuk po pastrohen koshat e plehrave, ndërkaq Ndërmarrja Publike Komunale e Qytetit të Tetovës, fajson qytetarët se po hedhin materiale të rënda gjë e cila e pengon pastrimin.

“Organet kompetente arsyetohen që grumbulli i madh i bërllokut nëpër lagjet e Tetovës nuk do të mblidhet deri sa të përfundojë referendumi. Sipas tyre me këtë do të parandalojnë hedhjen e materialeve të dyshimta nëpër kosha nga agjentët rusë dhe pro-rusë! Prandaj keni durim edhe disa ditë, deri sa të kalojë referendumi. Pas referendumit, nëse duhet do të ndihmojnë edhe ushtarët e NATO-s që t’i pastrojnë këta mini-deponi në Tetovën tonë evropiane“, thotë me ironi, Ngadhënjim Memeti, qytetar i Tetovës.

Edhe qytetari tjetër, Jusuf Ademi thotë se pastrimi i mbeturinave nuk është duke u bërë në kohë, sipas tij qëndrimi i një kohe të gjatë të mbeturinave pa pastruar grumbullon edhe qen endacak në lagje duke rrezikuar edhe jetën e fëmijëve të tyre që janë duke shkuar në shkollë.

“Është turp për ne, pretendojmë të futemi në BE, ndërsa nuk mund të dalim nga shtëpia nga bërlloku dhe qentë endacak që mblidhen pas mbeturinave. Në këtë mënyre rrezikojmë edhe fëmijët që shkojnë në shkollë”, thotë Jusuf Ademi.

Portalb.mk, ka kontaktuar me NPK Tetova, por ata thonë se hedhja e materialeve të renda në kosha të plehrave pamundëson pastrimin e të njëjtës në kohë.

“Në koshat për plehra shpesh mund të shihen edhe materiale të rënda, si mobilie dhe çimento, pastrimi i të njëjtave duhet të behët me ekskavatorë gjë që na vështirëson punën. Pastrimi me ekskavator do më shumë kohë dhe për atë bëjmë apel te qytetarët që të jenë të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave”, thonë nga NPK Tetova për Portalb.mk.

LEXO: “Tetova evropiane” e papastër, Ceka: I fotografojnë koshat e plehrave pak para se t’i mbledhim mbeturinat (FOTO)

Tetova assesi të “lirohet” nga mbeturinat, edhe pika për ngarkim-shkarkim shndërrohet në deponi të egër (FOTO)


Tayna vjen më ndryshe me “Doruntina” (VIDEO)

$
0
0

Sensacioni i vitit 2018 në skenën muzikore shqiptare, Tayna, ka publikuar projektin e saj më të ri.

“Doruntina” titullohet kënga e saj e katërt e publikuar, transmeton Koha.net. 

Edhe këtë herë ajo ka bashkëpunuar me “Cricketin”, teksa vetë ka shkruar tekstin.

Kënga e re e sjell Taynan në një version më ndryshe nga këngët e kaluara.

Telefonat e mençur më të mirë të vitit 2018 (FOTO)

$
0
0

Disa thonë se telefonat e mençur nuk janë të mirë për t’i përdorur për shëndetin e njeriut.

Ndërsa një pjesë tjetër e njerëzve presin në radhë për të blerë telefonin më të ri që del në treg.

Edhe ky vit i 2018-së kishte shumë telefona mobil të cilët janë modele interesante dhe me aplikacione që deri tani nuk ishin në tregun botëror, transmeton Klan Kosova.

Tre telefona të mençur me kualitet të këtij viti janë këta më poshtë:

SAMSUNG GALAXY NOTE 9

Galaxy Note 9 veçohet me një Bluetooth S Pen, më shumë kapacitet të brendshëm dhe RAM, një bateri masive 4,000 mAh, kamerw të dyfishtë dopio të pasme, aftësi të zgjeruara audio dhe vendosje të reja të skanerit të përparmë të gjurmëve të gishtave.

S Pen

HUAWEI P20 PRO

Ky model ka dizajn unik tw trefishtw me 68 megapiksel.

Huawei ka bateri me kapacitet masiv në anijet e saj dhe P20 Pro nuk është përjashtim me 4,000 mAh që është e sigurtë se do t’ju kalojë të paktën një ditë të plotë dhe të zënë.

Ajo ka një OLED të madh prej 6.1 inç me një nivel që mund të tregoni ose fshehni, një procesor i fuqishëm Kirin 970 me integruar AI, IP67 pluhur dhe rezistencë ndaj ujit, dhe më shumë.

huawei-p20-pro-verdict.jpg

APPLE IPHONE X

IPhone X është dizajni i parë unik i iPhone që kemi parë që nga fillimi i iPhone-it 10 vjet më parë. Ka një ekran të madh prej 5.8 inç me ekran minimal dhe asnjë buton në shtëpi. Një panel OLED Samsung përdoret për herë të parë në një iPhone. Ekziston një sistem i dyfishtë i kamerave të pasme me një mënyrë të re për të përdorur iPhone për shkak të mungesës së një butoni në shtëpi dhe butonit tradicional të energjisë.

Pa butonat në pjesën e përparme, iPhone X mbështetet në njohjen e përparuar të fytyrës për të zhbllokuar dhe përdorur Apple Pay. Performanca e besueshme dhe shumë e tejkalon funksionalitetin e teknologjisë së skanimit të irisit të Samsung. Apple së fundi përfshin tarifimin pa tel gjithashtu kështu që ju mund ta ngarkoni me lehtësi thjesht duke vendosur atë në një pajisje pa tel të ngarkimit.

apple-091217-iphone-x-3982.jpg

Paraqitja e fundit e kryeministrit Zaev për referendumin: Unë do të votoj që maqedonasit, shqiptarët… (VIDEO)

$
0
0

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nga përmendorja “Makedonium”, për të fundit herë ka bërë thirrje që të votohet “për” në referendum pasi që sipas tij, ajo mundëson ardhmëri të mirë për të rinjtë, stabilitet ekonomik dhe siguri më të madhe në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Ju, qytetarët e keni çelësin që ta bëni shtetit tonë anëtare të shtëpisë evropiane”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev ka vlerësuar se ai do të votojë në referendum, që maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët, dhe komunitetet tjera të kenë jetë të mirë dhe prosperuese, dhe se me votën “për” trasohet ardhmëria euroatlantike e Maqedonisë.

“Unë do të votoj, për të mirën e fëmijëve tanë. Për shtet të qetë dhe të sigurt, që maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët, dhe të gjitha komunitete tona, të jetojnë jetë të mirë dhe prosperuese. Të dielën votoni edhe ju. Vota juaj e cakton drejtimin e Maqedonisë. Vendosin ata që do të votojnë. Nëse shumica e votave janë “për”, ne e trasojmë përgjithmonë rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të dielën, vota juaj do ta përcaktojë ardhmërinë tonë dhe ardhmërinë e shtetit tonë. Tash është koha për vendim. Hajde të bëhemi bashkë siç ishim para 27 vjetësh. Hajde ta shtyjmë shtetin tonë drejt ardhmërisë së ndritshme. Bashkë, “për” Maqedoni evropiane”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev u tha qytetarëve që ta mbajnë mend, se vota më 30 shtator, nuk është zgjedhje mes dy partive politike, por zgjedhje e ardhmërisë së Maqedonisë.

“Të dielën do të përballeni me vendim historik. Duhet të bëni zgjedhje. Mbajeni mend, ajo nuk është zgjedhje mes dy partive politike. Ajo është zgjedhje e ardhmërisë suaj, e ardhmërisë së fëmijëve tanë. Ajo është zgjedhje e ardhmërisë së të dashurës sonë Maqedoni”, tha më tej Zaev duke kujtuar datat e rëndësishme historike të Maqedonisë, për të cilat tha se “siç ishin atëherë qytetarët e bashkuar, ashtu duhet të jenë edhe më 30 shtator”.

“Kjo përmendore, Makedoniumi na përkujton se kombi maqedonas gjithmonë e ka bërë zgjidhjen e duhur. Në vitin 1903, në kohën e Kryengritjes së Ilindenit. Në vitin 1941 luftën nacionalçlirimtare, kur doli ballë për ballë me Evropën, kundër fashizmit. Më 8 shtator të vitit 1991, zëshëm sollëm vendim në referendum, për Republikë të Maqedonisë së lirë, të pavarur dhe sovrane. Prej atëherë dhe këtej, nuk janë realizuar të gjitha aspiratat tona. Ëndrra jonë për Maqedoni evropiane dhe anëtare të NATO-s. Sot, realizimi i asaj ëndrre, i asaj aspirate, është afër. Më 30 shtator, secili prej nesh duhet të vendos tullë në ndërtimin e ardhmërisë së Maqedonisë më të mirë. Të ndihmojmë të bëhemi anëtare e aleancës më të sigurt, NATO-s, dhe pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev edhe njëherë ka deklaruar se identiteti, gjuha dhe shkrimi maqedonas janë të mbrojtura me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit ishin të kyçur 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, të dielën dhe në të qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Meritat i mori kunata, por Kate e kishte bërë para saj gjestin për të cilin Meghan u komentua aq shumë (VIDEO)

$
0
0

Ditën e djeshme në media po qarkullonte një video e dukeshës Meghan, e cila pasi zbriti nga makina, mbylli derën vetë. Kjo gjë bie në kundërshtim me rregulloren, pasi këtë gjë duhet ta bëjnë shoferët dhe asistentët e shumtë që i rrethojnë për arsye sigurie. Megjithatë, Meghan u vlerësua shumë për këtë gjest duke u konsideruar si një vajzë që ka ruajtur thjeshtësinë, pavarësisht se tani është një dukeshë, transmeton Class.


Por, në fakt, edhe pse meritat i mori të gjitha Meghan, Kate e ka bërë para saj këtë gjë dhe jo vetëm një, por disa herë. Fansat e familjes mbretërore kanë postuar disa video, ku dukesha Kate mbyll derën e makinës, në raste të ndryshme. Ja një rast:


Edhe një (pas minutës së parë)

Epo edhe dukeshat në fund të ditës janë njerëz si ne!

Zjarr i madh shpërtheu në rrokaqiellin 62 katësh të Bankës Kombëtare në Kuvajt (Video)

$
0
0

Një zjarr masiv shpërtheu në një ndërtesë të lartë 62 katëshe në Kuvajt të enjten në mëngjes.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit nga ekipet e mbrojtjes civile të Kuvajtit evakuuan njerëzit dhe luftuan me flakët.

Ndërkohë Banka ka lëshuar një deklaratë në llogarinë e tyre në Twitter duke: “Ka pasur një zjarr të pjesshëm në ndërtesën kryesore të NBK, prej të cilëve 90% janë shuar me sukses nga Departamenti i Zjarrfikësve të Kuvajtit”.


Po sipas Bankës, mbi 2,500 punëtorët u evakuuan pa ndonjë viktimë apo të lënduar.


Disa postime në rrjetet sociale kanë spekuluar se zjarri filloi në një ndërtesë tjetër dhe u përhap në ndërtesën e re të Bankës Kombëtare të Kuvajtit.

Mirënjohje për sipërmarrësit, Bekteshi: Do të ketë rritje të turistëve në Maqedoni (FOTO)

$
0
0

Duke uruar Ditën Botërore të Turizmit – 27 Shtatorin, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka ndarë mbi 50 mirënjohje për personalitetet më të suksesshëm, shoqatat dhe bizneset e sektorit të turizmit në më shumë kategori, njofton Portalb.mk. Sipas Bekteshit, anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian do të sjellë rritje të numrit të turistëve në Maqedoni.

Ministri Bekteshi ka folur për statistikat zhvillimit të turizmit në Maqedonisë, të cilat sipas tij janë bazë e mirë, por që duhet të punohet edhe më tej.

“Qëllimi ynë është që Republika e Maqedonisë të jetë në hartën e destinacioneve më të rëndësishme eksportuese të turizmit në rajon, Evropë dhe më gjerë. Përvoja e vendeve të tjera flet se pas hyrjes në NATO dhe BE, ka pasur një rritje dramatike të nivelit të investimeve, si dhe të numrit të turistëve. Hyrja e Maqedonisë në NATO do të thotë siguri më e madhe për turistë e huaj por dhe rritje e investimeve në infrastrukturën e turizmit, e cila do të kontribuojë në zhvillimin më intensiv të sektorit të turizmit. Me dyert e hapura në Evropë, qëllimet tona ambicioze mund të bëhen realitet për një kohë shumë të shkurtër”, tha Bekteshi.

Drejtori i Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, Ljupço Janevski, ndau me pjesëmarrësit rezultatet e projekteve strategjike dhe masat për mbështetjen dhe promovimin e turizmit që janë pjesë e kompetencës së këtij institucioni.

Sa ju përket mirënjohjeve, për herë të parë këtë vit, përveç punonjësve të turizmit përmes shoqatave të tyre të biznesit, propozimet për më të suksesshmit në kategoritë e përmendura mund të jepeshin nga vetë konsumatorët, ose më saktë turistët, sipas konkursit të shpallur që zgjati deri më 9 shtator.

Përndryshe, mirënjohje u ndanë për kategoritë: hotel, me nënkategorit: spa,për qytet, liqene, male dhe investime të reja; restorante; kapacitete akomoduese për persona fizik; agjenci truistike në përgjithësi ,agjenci incoming ; operatorët turistikë; ngjarje; udhëzues  turistik, si dhe projekti më i mirë i turizmit.

Forumi Evropian i të Rinjve për referendumin: “Go vote!”– dil dhe voto (VIDEO)

$
0
0

Organizata joqeveritare më e madhe e të rinjve në Evropë, Forumi Evropian i të Rinjve (FER) ka publikuar një video, ku ka bërë thirrje që të votohet në referendumin e 30 shtatorit, pasi që sipas tyre, ka mbaruar koha kur të rinjtë pritnin për ardhmëri më të mirë, për të marrë viza, për të studiuar në universitetet më të mira botërore dhe kur janë refuzuar në vende pune – vetëm se Maqedonia nuk ka qenë pjesë e Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Shumica e zgjedhjeve të vendosin në zgjedhje mes politikanëve të cilët nuk të pëlqejnë. Kjo zgjedhje nuk është zgjedhje mes partive politike. Nëse je shtetas i Maqedonisë, dhe të ka ndodhur që të refuzohesh për vizë, atëherë ‘Go vote!’-dil, dhe voto. Nëse ti je shtetas i Maqedonisë dhe nuk ke arritur ta përfundosh universitetin që e do, atëherë ‘It isn’t fair’ – kjo nuk është e drejtë, ‘Go vote!’ – dil dhe voto. Nëse ke dashur punë jashtë vendit, por kanë pranuar persona më pak të kualifikuar sepse kanë qenë nga shtetet anëtare të BE-së, atëherë ‘Go vote!’ – dil dhe voto. Nëse je nga ata që nuk mund të duan që të jenë siç duan, dhe të ndjehen siç duan, atëherë ‘Go vote!’ – dil dhe voto. Nëse gjeneratat e vjetra mjaftueshëm kanë vendosur për ardhmërinë e tyre, atëherë ka mbaruar koha kur vetëm pritje për ardhmëri më të mirë, ‘Go vote!’ – dil dhe voto”, thuhet në videon e FER-it.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit ishin të kyçur 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, të dielën dhe në të qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.


Në UT, nesër nis Seminari i XII-të Ndërkombëtar i Albanologjisë (FOTO)

$
0
0

Në Universitetin e Tetovës do të mbahet Seminari i XII-të Ndërkombëtar i Albanologjisë, njofton Portalb.mk.

Hapja solemne e Seminarit do të bëhet nesër, e premte, më 28 shtator 2018, në orën 11:00, në amfiteatrin e Rektoratit të UT-së.

Xhaferi: Qytetarët të dalin dhe të marrin pjesë në sjelljen e vendimit më të rëndësishëm për ardhmërinë e shtetit

$
0
0

Qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të garantuar me Kushtetutë dhe të dalin dhe të marrin pjesë në sjelljen e vendimit më të rëndësishëm për ardhmërinë e shtetit tonë, bëri thirrje në ditën e fundit të  fushatës për referendumin më 30 shtator, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi së bashku me trupin koordinues, ndërsa në emër të të gjithë 120 deputetëve të cilët  zhvilluan fushatë “për” ose “kundër”, transmeton MIA. 

“Si qytetarë të këtij shteti të gjithë kemi obligim dhe detyrim të njëjtë të marrin pjesë në sjelljen e këtij vendimi historik nga i cili varet drejtimi në të cilin do të lëvizë Republika e Maqedonisë. Vendimi pozitiv i qytetarëve më 30 shtator për Maqedoninë do të thotë hapje e dyerve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kjo shtetit tonë do t’i mundësojë siguri, rrugë të hapura për qytetarët e tanë, më shumë investime të huaja, hapje të vendeve të reja të punës, treg më i madh për prodhuesit e tanë vendor, mundësi për progres të gjeneratave të reja”, deklaroi Xhaferi.

Një referendum i suksesshëm, porositi Xhaferi, do të thotë shtet juridik, reforma në gjyqësi dhe qeverisje e plotë e të drejtës, me një fjalë jetë më të mirë për të gjithë ne dhe gjeneratat e ardhshme.

“Me rezultat pozitiv më 30 shtator Maqedonia do të bëhet partner i barabartë në Aleancën e NATO-s dhe do të hapet rruga për hyrje të shtetit tonë në shtëpinë e përbashkët evropiane. Qytetarë të respektuar, besoj se të dielën nuk do të qëndroni të mbyllur në të kaluarën, por do të dilni në vendvotime me ç’rast do ta sillni vendimin e duhur për ardhmërinë. Besoj se do të zgjidhni ardhmëri e cila do të sjellë progres, bashkëjetesë dhe prosperitet. Për këtë arsye bëj thirrje që më 30 shtator së bashku të votojmë për Republikë të Maqedonisë euroatlantike”, deklaroi Xhaferi në konferencën për shtyp në Kuvend.

LEXO: Paraqitja e fundit e kryeministrit Zaev për referendumin: Unë do të votoj që maqedonasit, shqiptarët… (VIDEO)  

LEXO: Aleanca për Shqiptarët sot në Tetovë e mbyll fushatën, të votohet masovikisht në referendum (VIDEO)

LEXO:Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me letër të hapur u drejtohet qytetarëve për Referendumin

Zaev në Tetovë e përmbyll fushatën e referendumit (VIDEO)

$
0
0

Kryeministri i vendit Zoran Zaev në qytetin e Tetovës do ta mbajë tubimin përmbyllës të fushatës së referendumit, njofton Poratlb.mk.

Zaev fillimisht është takuar me kryetaren e Komunës, Teuta Arifi, e cila e ka pritur me qilim të kuq në objektet e komunës.

Në këtë tubim blloku i partive “Dil për Maqedoni Evropiane” do t’i dërgojë thirrjet e fundit që qytetarët të dalin të dielën dhe të votojnë “për” Marrëveshjen me Greqinë.

Ndryshe, Zaev sot nga përmendorja “Makedonium” në Krushevë, për të fundit herë ka bërë thirrje që të votohet “për” në referendum pasi që sipas tij, ajo mundëson ardhmëri të mirë për të rinjtë, stabilitet ekonomik dhe siguri më të madhe në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Ju, qytetarët e keni çelësin që ta bëni shtetit tonë anëtare të shtëpisë evropiane”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev ka vlerësuar se ai do të votojë në referendum, që maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët, dhe komunitetet tjera të kenë jetë të mirë dhe prosperuese, dhe se me votën “për” trasohet ardhmëria euroatlantike e Maqedonisë.

“Unë do të votoj, për të mirën e fëmijëve tanë. Për shtet të qetë dhe të sigurt, që maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët, vllahët, dhe të gjitha komunitete tona, të jetojnë jetë të mirë dhe prosperuese. Të dielën votoni edhe ju. Vota juaj e cakton drejtimin e Maqedonisë. Vendosin ata që do të votojnë. Nëse shumica e votave janë “për”, ne e trasojmë përgjithmonë rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Të dielën, vota juaj do ta përcaktojë ardhmërinë tonë dhe ardhmërinë e shtetit tonë. Tash është koha për vendim. Hajde të bëhemi bashkë siç ishim para 27 vjetësh. Hajde ta shtyjmë shtetin tonë drejt ardhmërisë së ndritshme. Bashkë, “për” Maqedoni evropiane”, tha Zaev.

LEXO: Paraqitja e fundit e kryeministrit Zaev për referendumin: Unë do të votoj që maqedonasit, shqiptarët… (VIDEO)
LEXO: Aleanca për Shqiptarët sot në Tetovë e mbyll fushatën, të votohet masovikisht në referendum (VIDEO)
LEXO:Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti me letër të hapur u drejtohet qytetarëve për Referendumin

Kryeministri Zaev u tha qytetarëve që ta mbajnë mend, se vota më 30 shtator, nuk është zgjedhje mes dy partive politike, por zgjedhje e ardhmërisë së Maqedonisë.

“Të dielën do të përballeni me vendim historik. Duhet të bëni zgjedhje. Mbajeni mend, ajo nuk është zgjedhje mes dy partive politike. Ajo është zgjedhje e ardhmërisë suaj, e ardhmërisë së fëmijëve tanë. Ajo është zgjedhje e ardhmërisë së të dashurës sonë Maqedoni”, tha më tej Zaev duke kujtuar datat e rëndësishme historike të Maqedonisë, për të cilat tha se “siç ishin atëherë qytetarët e bashkuar, ashtu duhet të jenë edhe më 30 shtator”.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit ishin të kyçur 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, të dielën dhe në të qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Fushata e referendumit mbaron sonte në mesnatë, ndërkaq më pas vijon heshtja parazgjedhore 48 orëshe, gjegjësisht deri të dielën në orën 19:00 kur dhe do të mbyllen të gjitha vendvotimet.

Në mesnatë mbaron fushata për referendumin, fillon heshtja parazgjedhore

Kukan: Ju bëj thirrje qytetarëve që të dielën ta thonë mendimin e tyre (VIDEO)

$
0
0

Në video mesazhin deri te qytetarët e Maqedonisë, eurodeputeti nga e djathta evropiane, EPP, u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë të dielën dhe ta mbështesin Marrëveshjen me Greqinë, transmeotn MIA.

“Të dielën njerëzit në Maqedoni do të votojnë për ardhmërinë e vendit të tyre, për ardhmërinë evropiane të vendit të tyre. Me të vërtetë ky është moment historik dhe ju bëj thirrje të gjithëve në vend të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre që të japin mendim për ardhmërinë e Maqedonisë. Jo vetëm këtë, sepse votat pozitive do ta pastrojnë rrugën dhe përshpejtojnë rrugën drejt strukturave evropiane, që t’i përmbushin ambiciet e popullit të Maqedonisë, mendoj se duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duhet të marrin pjesë në referendum dhe të japin votë ‘për’ që ta sigurojnë ardhmërinë e tyre evropiane”, porositi Kukan përmes video mesazhit.

Referendumi, Nimic: Privilegj dhe përgjegjësi është që të votohet në demokraci (VIDEO)

$
0
0

Ju jeni demokraci e vërtetë dhe është privilegj, por edhe përgjegjësi e juaja që të votoni. Ky është një referendum shumë i rëndësishëm dhe unë kam besim të madh tek qytetarët tuaj dhe shpresoj se do ta kuptojnë seriozisht përgjegjësinë e tyre, porositi ndërmjetësuesi Metju Nimic.

“Që nga mosha 18-vjeçare unë votoj në çdo zgjedhje. Mendoj se është privilegj të votohet, por gjithashtu është edhe përgjegjësi që të votohet në demokraci. Shteti juaj  është demokraci”, thotë Nimic në mesazhin deri te qytetarët e Maqedonisë para referendumit të publikuar nga Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase, transmeton MIA.

Më parë, theksoi ai, në Jugosllavi për gjithçka vendoste Beogradi, madje pse do të votonin, ndërsa para kësaj në Perandorinë Osmane për gjithçka vendosej në Carigrad.

FMT 2018, sot shfaqet “Ata që ikin” në regji të Kushtrim Bekteshit (FOTO)

$
0
0

Në kuadër të Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit (FMT), që ka nisur më 23 shtator, kurse përfundon më 30 shtator 2018, do të marrë pjesë edhe regjisori nga Maqedonia, Kushtrim Bekteshi, transmeton Portalb.mk.

Kushtrim Bekteshi ka shkruar dhe inskenuar “Ata që ikin”, shfaqje teatrore, që në kuadër të FMT-së, do të shfaqet sot, më 28 shtator, me fillim prej ora 18:00 në skenën e Universitetit të Arteve në Tiranë – Shqipëri.

Skenografia e shfaqjes është realizuar nga Mentor Berisha, kostumografinë e ka përgatitur Samka Ferri, kurse në skenë ajo do të shfaqet nëpërmjet roleve të aktorëve: Xhevdet Doda, Donikë Ahmeti, Ernest Malazogu, Fetah Paçarizi, Alban Krasniqi, Zanë Duraku, Edona Sopaj, Hajt Toçilla, Rifat Smani, Alban Morina, Alban Çela dhe Afrim Kasapolli.

Shfaqja “Ata që ikin” flet për “të vdekurit” që duan të jenë “të gjallë”, e që janë: ata që ikin nga vdekja, ata që ikin nga vetmia, ata që ikin nga kujtimet, ata që ikin nga njëri-tjetri, ata që ikin nga ndjekësit, ata që ikin nga ferr-parajsa, ata që ikin nga mania dhe ata që ikin nga njerëzimi i çoroditur.

Shfaqja “Ata që ikin” në regji të Kushtrim Bekteshi e Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren. Foto: Amer

Shfaqja "Ata që ikin" në regji të Kushtrim Bekteshi e Teatrit "Bekim Fehmiu" - Prizren. Foto: Amer

Shfaqja “Ata që ikin” në regji të Kushtrim Bekteshi e Teatrit “Bekim Fehmiu” – Prizren. Foto: Amer

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit (FMT) 2018

“Vetëvrasësi” në regji të Sulejman Rushitit sot shfaqet në FMT 2018 (FOTO)

$
0
0

Regjisori nga Maqedonia, Sulejman Rushit me shfaqjen “Vetëvrasësi” të realizuar në Teatrin “Andon Zako Çajupi” – Korçë, do të marrë pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit (FMT), transmeton Portalb.mk.

“Vetëvrasësi” do të shfaqet sot, më 28 shtator, me fillim prej ora 21:00 në sallën “400” të skenës së re ArTurbina në Tiranë.

Autor i shfaqjes “Vetëvrasësi” është Nikolai Erdman, kostumografinë e ka realizuar Berndarda Gjata, muzikën Ardian Jorgji, kurse në skenë shfaqet nëpërmjet aktorëve: Neritan Liçaj, Elia Zaharia Zogu, Zamira Kita, Olta Gixhari, Klodjana Keco, Albano Prodani, Paola Kodra, Shkëlqim Jaupi, Mateus Frroku, Blerta Belliu, Ilda Pepi, Valentinë Hamati dhe Antonio Tole.

Semion është një i ri i papunë, i cili beson se përgjigja ndaj problemeve të tij është të mësojë të luajë instrumentin tuba. Plani i tij dështon dhe ai vendos të kryejë vetëvrasje. Fqinji i tij, Aleksandër Petroviç, vendos të përfitojë nga mjerimi i Semionit, duke shfrytëzuar vetëvrasjen e tij për të fituar para. Në këtë pikë, Semion e gjen veten të manipuluar nga njerëzit të ndryshëm që përfaqësojnë botën e biznesit, të arteve, të punëtorëve etj. Gjatë rrjedhës së ngjarjes, secili personazh nxjerr në pah anën më të keqe të personalitetit të tij, e gjitha kjo e mbuluar me humor.

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit (FMT) 2018


Tavë me bizele: Racion i cili i jep gjallëri trupit – përgatitet për vetëm 25 minuta!

$
0
0

Asgjë më mirë se gjella e zier në shtëpi.

Kënaquni me këtë shije fenomenale! – transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 1 kavanoz bizele
– 1 karotë e vogël,
– 1 qepë e vogël,
– 7 lugë vaj,
– 1-2 lugë të vogla miell,
– pak trumzë,
– pak kripë.

Përgatitja:

Nxehni vajin dhe fërgoni qepën e grirë bashkë me karotën.

Sapo të zbuten, qitni bizelen, shtoni kripën dhe një filxhan ujë dhe lëreni të vlojë në temperaturë të ulët së paku 16 minuta, duke i shtuar erëza.

Treteni miellin në pak ujë dhe qiteni me vrushkull të lehtë duke e përzier vazhdimisht.

Nëse dëshironi të jetë gjella më e dendur, shtoni edhe pak miell, por kini parasysh që do të dendësohet kur të ftohet.

Kur të shtoni miellin, le të vlojë ngadalë edhe 10 minuta. 

“Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiç, të dielën shfaqet në FMT 2018 (FOTO)

$
0
0

Shfaqja teatrore “Vdekja e Dantonit“, në regji të Dino Mustafiç është pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit (FMT) që ka nisur në Tiranë – Shqipëri më 23 shtator, kurse do të përfundojë më 30 shtator, transmeton Portalb.mk.

Vdekja e Dantonit“, i realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit, në kuadër të FMT-së shfaqet të dielën, më 30 shtator, me fillim prej ora 19:00 në sallën “400” të skenës së re ArTurbina.

Autor është Karl Georg Buchner, kurse në të do të luajnë aktorët: Refet Abazi (Zhorzh Danton), Luran Ahmeti (Robespier), Gëzim Zherka (Sent-Zhyst), Fisnik Zeqiri (Kamij Demulën), Muzbajdin Qamili (Lëzhandër/Barer), Osman Ahmeti (Lakrua), Hamdi Rashidi (Filipo), Genci Mirzo (Ero Seshel), Amernis Nokshiqi (Zhuli), Aida Elezi (Lysi), Mentor Kurti (Laflot), Ilir Reçi (Mersie), Sokol Hajrullai (Erman), Asdren Selimi (Shomet), Besfort Idrizi (Fukie – Tanvil), Berat Mahmut (Kolo d’Erbua), Ajshe Useini, Arian Ejupi, Faton Ibrahimi, Kujtime Ahmeti, Taulant Destani dhe Orfej Asllanaj me përcjellje muzikore.

Dramaturge: Zheljka Udoviçiq Pleshtina, skenografia: Dragutin Broz, kostumet: Ines Golja, muzika: Oliver Josifovski dhe koreograf: Gjergj Prevazi.

Vdekja e Dantoni” përcjell ngjarjet historike dhe fatin e njërit prej udhëheqësve të Revulicionit Francez, Georges Danton, në kohën kur frika dhe terrori bëhen kornizë e tij. Boshti i shfaqjes është konflikti mes Dantonit dhe Robespjerit, përkatësisht përplasja mes dy qëndrimeve mbi çështjen si duhet të jetë shteti pasi të përfundojë revolucioni. Dantoni, që nga fillimi paraqitet si njeri dekadent, hedonist, por qëndrimet e tij politike janë liberale dhe tolerante. Robespjeri, nga ana tjetër, betohet në virtyte, por vet të gjithë ata që mendojnë ndryshe prej tij. Robespjeri e konsideron Dantonin tradhtar që nuk dëshiron ta çojë revolucionin deri në fund, prandaj edhe pse ky i fundit është hero i popullit, dhe mik i tij, ai vendos ta dërgojë në gijotinë. Kështu, Dantoni gjendet pikërisht para asaj gjykate të cilën e ka themeluar vet, pa mundësi për fjalën e mbrojtjes.

“Vdekja e Dantonit” në regji të Dino Mustafiç e realizuar në Teatrin Shqiptar të Shkupit. Foto: premiera

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit (FMT) 2018

Dua Lipa, artistja më e dëgjuar e muajit në Spotify (VIDEO)

$
0
0

Superylli shqiptar, Dua Lipa, ka arritur të shënojë suksesin e radhës.

Bukuroshja nga Prishtina vazhdoi të jetë e pakonkurrencë edhe këtë muaj.

“Electricity” është projekti i fundit i saj që në Spotify është dëgjuar shumë.

Për këtë muaj, ajo është artistja femër më e dëgjuar në platformën më të madhe të muzikës në internet, transmeton Telegrafi.

Dua është shumë prezente në koncerte të ndryshme, e pas turneut në Azi, ajo vazhdoi duke qëndruar në Las Vegas.

Adhuruesit e Duas pritën mirë projektin e fundit të saj, gjë që u reflektua edhe në Spotify.

Dua performoi në gusht në Prishtinë në Sunny Hill Festival.

Deralla për referendumin: Vëzhguesit të jenë neutral, të paanshëm dhe objektiv (VIDEO)

$
0
0

“Vëzhguesit e OJQ CIVIL janë mikesha dhe miq të këtij procesi. Ata janë bashkëpunëtor dhe duhet ta mbështesin procesin dhe, sigurisht, duhet të jenë neutral, të paanshëm dhe objektiv”, kështu ka deklaruar sot, kryetari i Qendrës për Liri “CIVIL”, Xhabir Deralla, në lidhje me referendumin, që do të mbahet më 30 shtator në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Deralla ka njoftuar se aktivitetet vëzhguese të “CIVIL” do të nisin në ora 06:00 të mëngjesit, në Qendrën Press-Analitike, në Hotel Park – Shkup, dhe do të mbarojnë në mesnatë, me konferenca për media dhe debate prej ekspertësh.

“Duke filluar nga ora 6 e mëngjesit, deri në mesnatë, OJQ CIVIL, në qendrën pess-analitike në Hotelin Park në Shkup do ta monitorojë procesin e referendumit, nga ku do të dërgojë kumtesa dhe do të mbajë konferencë për media gjatë tërë ditës. Konferencat për media do të nisin kah ora 10:00 e mëngjesit”, tha Deralla.

Kryetari i “CIVIL”, Xhabir Deralla njoftoi se pas orës 19:00 do të nis edhe debati, ku ekspertë dhe vëzhgues të procesit të referendumit do të japin vlerësimet për mënyrën se si është realizuar referendumi.

“Pas mbarimit të votimit, në ora 19:00, CIVIL do të hap debat deri në mesnatë, do të ftojë ekspertë, përfaqësues të ekipeve vëzhguese dhe drejtpërdrejtë do ta transmetojë diskutimin, në të cilën do të vlerësohet dita e referendumit dhe do të përpiqen që të kontribuojnë në kuptim sa më të mirë të asaj çfarë ka ndodhur gjatë ditës”, tha Deralla, transmeton Portalb.mk.

Deralla ka njoftuar qytetarët se parregullsitë mund të denoncohen te ata, qoftë nëpërmjet adresës elektronike: KËTU, por edhe drejtpërdrejtë në Qendrën Press-Analitike në Hotel Park.

Tetovë, UNDP do të angazhojë 15 asistentë personal për nxënësit me nevoja të veçanta (VIDEO)

$
0
0

Përfaqësuesja e UNDP në Maqedoni, Luiza Vinton ishte e pranishme në komunën e Tetovës nga ku prezantoi programin për vitin 2018 për punën e dobishme për komunitetin. Vinton deklaroi se këtë vit do të kyçen 15 asistentë personalë në procesin arsimor për nxënësit me nevoja të posaçme, njofton Portalb.mk.

“Sot biseduam për 15 asistentë personalë të cilët do të kyçen në procesin arsimor për nxënësit me nevoja të posaçme dhe do ti trajnojmë dhe do ta bëjmë të mundshme që të kyçen në shkollat e rregullta me nxënësit e tjerë. Pra, do e përsërisim edhe sivjet programin me 15 asistentë që ato fëmijë të jenë pjesë e sistemit të rregullt shkollor “ tha Luiza Vinton  Përfaqësuese e UNDP – Maqedoni. Vinton deklaroi se programi i sivjetëm do të përfshijë 56 komunat e Tetovës nga i cili do të përfitojnë rreth 650 persona.

“Sivjet do të jetë program më i madh, do të kyçen 56 komunat e Tetovës ku do të punojnë asistentë për nxënës me nevoja të posaçme, që u nevojiten kujdes, dhe në këtë vit do të jenë aktivitetet më të mëdha derë më tani. Programi do të punësojë 650 persona për këtë qëllim, mirëpo është e qartë se përfitimi që do të kenë njerëzit nga ky projekt është shumë më i madh ”.

Përndryshe, ky projekt është pjesë e programit që tashmë disa vite UNDP e punon në bashkëpunim me Agjencinë për Punësim dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>