Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Si t’i dredhoni flokët për pesë minuta (Video)

$
0
0

Ka shumë mënyra se si t’i dredhoni flokët shpejt, dhe të keni rezultate të mahnitshme për dukjen tuaj.

Në videon më poshtë do të shihni dy metoda për të rregulluar flokët kaqurrele, siç ju dëshironi.


Rashkovski: Hetim për të gjithë tenderët që i ka marrë ndërmarrja e vëllait të Mukoskit (VIDEO)

$
0
0

“Do t’i hetojmë të gjithë tenderët e ndërmarrjes “Atrium”, e cila është në pronësi të Boban Mukoskit, vëllait të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski, pasi që ekzistojnë indikacione dhe dyshime se është bërë keqpërdorim i caktuar”, deklaroi sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski, në një intervistë në TV24, njofton Portalb.mk.

Marrëveshjen kornizë që e ka nënshkruar ndërmarrja “Atrium”, sipas Rashkovskit, nuk është bërë vetëm për gëlqerim të stadiumit, ku duhet që të mbahet Superkupa, por për gëlqerim të të gjitha objekteve të c ilat janë nën kompetenca të Shoqërisë Aksionare për Menaxhim me Hapësira Banesore dhe Komerciale.

Ai thotë se institucionet janë të partizuara dhe zbardhi se të punësuarit në Sekretariatin Gjeneral të Qeverisë kanë pasur urdhër nga partia, nga e cila janë punësuar dhe kanë dhënë informata për punën e Qeverisë së re.

LEXO: Rashkovski: Ndërmarrja e vëllait të deputetit Mukoski ka gëlqeruar Arenën për 10 euro në m2

Carovska: Xhipin e braktisur e ka përdorur drejtori i Qendrës Pranuese Vizbeg, Strasho Angellovski

$
0
0

166617Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në një intervistë për NOVATV, deklaroi se xhipin e braktisur që e ka gjetur TV24 në një livadh në Sonje të Epërme, e ka vozitur drejtori i Qendrës Pranuese Vizveg, Strasho Angellovski, lider i partisë konservatore “MAAK”, e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, njofton Portalb.mk.

Ministrja konfirmoi se kundër tij është ngritur procedurë disiplinore edhe është larguar nga puna për shkak se xhipin e ka përdorur drejt uikend-shtëpisë së tij në Sonje të Epërme, gjatë së cilës atje i është prishur dhe pastaj e ka lënë me vjet që të kalbet.

Më poshtë mund ta shihni kronikën e TV24 të xhipit të braktisur:

Tualeti i burgut të “Idrizovës” nën çdo nivel (VIDEO)

$
0
0

Kushtet në burgun e Idrizovës janë shumë katastrofale. Kjo mund të vërehej edhe në disa fotografi që “Fokus” i publikoi pak kohe më parë të burgut. Pas asaj të burgosurit kanë dërguar edhe video ku duan t’i tregojnë opinionit se si është tualeti, ku me qindra të burgosur e mbajnë higjienën, shkruan Fokus, njofton Portalb.mk.

Videoja në vijim tregon fytyrën e vërtetë të burgut.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë: E pranojmë shtetin dhe gjuhën maqedonase (VIDEO)

$
0
0

“Bullgaria e pranon shtetin maqedonas, e pranon edhe gjuhën maqedonase në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi shefja e diplomacisë bullgare dhe zëvendëskryeministrja, Ekaterina Zaharieva, duke shtuar se nuk sheh asgjë të keqe nëse pranohet gjuha maqedonase, njofton Portalb.mk.

Ajo në një intervistë për televizionin bullgar BTV, thotë se vizita e nivelit të lartë në krye me kryeministrin, Zoran Zaev, paraqet zbutje të marrëdhënieve me Bullgarinë, duke na rikujtuar se vizita e fundit e kryeministrit të Maqedonisë në Sofje ka qenë në vitin 2013, dhe se ka zgjatur vetëm 50 minuta.

Zaharieva, gjithashtu, theksoi se Bullgaria është këtu që t’i ndihmojë Maqedonisë, gjithmonë kur do të kërkojë ndihmë.

“Porosia e dy kryeministrave ishte e qartë. Bullgaria do t’i ndihmojë kur t’i kërkohet. Për gjuhën, nuk shoh asnjë problem këtu. Ne e kemi pranuar shtetin maqedonas dhe Kushtetutën e saj”, tha Zaharieva, duke shtuar se askush nuk e mohon historinë e Maqedonisë, as bullgaria.

Johanes Han – Zoran Zaev paralajmëruan agjendë për zbatimin e reformave prioritare (VIDEO)

$
0
0

15:40 – Konferencë për shtyp Han-Zaev

Deklarata e eurokomesarit Johanes Han

“Është e rëndësisë së veçantë që të punohet në agjendën reformuese e cila që nesër do të ndihmohet nga ekspertët nga BE”, deklaroi Johanes Han, pas vizitës së tij zyrtare në Shkup, në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev, raporton Portalb.mk.

Han tha se zbatimi i reformave prioritare nuk ka për qëllim që t’i kënaq shtetet anëtare të BE-së, por ta përmirësojë jetën e qytetarëve të Maqedonisë.

Han gjithashtu e lëvdoi vendosjen e marrëdhënieve miqësore me vendet fqinje.

Deklarata e kryeministrit Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në konferencë të përbashkët për shtyp me eurokomesarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, tha se Qeveria e Maqedonisë ka precizuar një dokument për zbatimin e reformave priotare, raporton Portalb.mk.

“Qeveria e Maqedonisë bashkë me eurokomesarin Hanin, ka precizuar dokument punues për reformat prioritare. Ky dokument i quajtur “udhërrëfyes”, del nga Marrëveshja e Përzhinës dhe rekomandimet e Pribesë. Prania e Hanit paraqet sinjal të fuqishëm në vend, për integrimin tonë në BE”, tha Zaev, duke shtuar se qëllimi i këtij dokumenti është që Maqedonia të merr datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Zaev tha reformat do të jetë gjithëpërfshirëse dhe të gjithë duhet të marrin pjesë, duke e ftuar edhe partinë e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE-në që edhe ajo të inkuadrohet në reforma për anëtarësim në BE.

“Ky hap do të jetë motivim për të gjithë, pranojeni dorën e shtrirë të Qeverisë që të punojmë për integrimin në BE.  Në këtë udhërrëfyes, bëhet fjalë për reformat në lidhje me sundimin e ligjit, trupa të pavarura rregullator, media të lira, Marrëveshja Kornizë etj. është të rëndësishme se këto reforma, duhet të jenë gjithëpërfshirëse, duke i ftuar edhe opozitën, ekspertët juridik dhe të gjithë të inkuadrohemi për t’i zbatuar të njëjtat”, tha Zaev duke shtuar se dokumenti pritet që të punohet edhe më tej gjatë ditëve në vijim.

LEXO: Zaev: Ligji për avancimin e gjuhëve prioritet i Qeverisë

14: 15 – Johanes Han merr pjesë në seancën qeveritare 

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, bashkë me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ashtu siç u paralajmërua, po marrin pjesë në seancën qeveritare, kushtuar reformave prioritare për anëtarësim në BE, raporton Portalb.mk.

13:45 – Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë në takim me delegacionin e BE-së

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë i udhëhequr nag kryeministri Zoran Zaev, në përbërje të së cilës janë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, është takuar me delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga eurokomesari Han, raporton Portalb.mk.

Han - Zaev

13:15 – Johanes Han ka arritur në Qeveri

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ka arritur në godinën e Qeverisë së re. Në derë e ka pritur kryeministri, Zoran Zaev, ndërkaq Han do të marrë pjesë edhe në seancën tematike të Qeverisë, raporton Portalb.mk.

LEXO: Han lëvdon Zaevin për lidershipin dhe shtrirjen e dorës ndaj fqinjëve

Han - Zaev

Han – Zaev

12:00 – Agjenda e vizitës së eurokomesarit Johanes Han

Agjenda e vizitës së sotme të eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësisë të mirë, Johanes Han, fillon rreth orës 13:00 me takime tet-a-tet me kryeministrin, Zoran Zaev, ndërkaq , rreth gjys ore më vonë është e paraparë fillimi i seancës tematike të Qeverisë, kushtuar reformave urgjente prioritare për integrimet euro-atlantike në të cilën do të marrë pjesë edhe Han, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftojnë nga shërbimi informativ i Qeverisë, kryeministri Zaev me eurokomesarin do të takohet në ora 13:10. Tet-a-tet takim, i cili është paraparë që të zgjasë 15 minuta, do të jetën ë kabinetin e Zaevit.

Në ora 13:25 duhet që të fillojë takimi i delegacionit, udhëhequr nga Zaev, në përbërje të së cilës do të jenë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga eurokomesari Han.

Në ora 13:40 është e caktuar fillimi i seancës tematike të Qeverisë për reformat urgjente prioritare, në të cilën do të marrë pjesë edhe eurokomesari Han.

Konferenca e përbashkët për shtyp e  kryeministrit Zaev dhe eurokomesarit Han, është e caktuar për në ora 14:45.

Ashtu siç është paralajmëruar, në korniza të vizitës së sotme, Han, duhet të takohet edhe me liderët e partive politike, megjithatë ende nuk ka informata për terminët për këto takime.

09.00 – Eurokomesari Johanes Han sot për vizitë zyrtare në Shkup

Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, sot do ta viziton Republikën e Maqedonisë për të biseduar rreth planeve për reforma të Qeverisë së re të Maqedonisë, si dhe ta përsërisë përkrahjen e Bashkimit Evropian për vendin që t’i zbatojë reformat e domosdoshme që në të ardhmen të bëhet anëtare e Unionit.

Është paraparë që Han gjatë vizitës në Shkup të takohet me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Do të mbahet edhe takim i delegacionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të kryesuar nga kryeministri Zaev në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me delegacionin e Bashkimit Evropian të kryesuar nga komisari evropian Han.

Pas takimeve do të mbahet seancë tematike e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë kushtuar prioriteteve reformuese urgjente për integrimet euroatlantike ku do të marrë pjesë edhe komisari evropian Han.
Pas përfundimit të seancës tematike të Qeverisë do të mbahet pres konferencë e kryeministrit Zaev dhe komisarit Han.

Në deklaratën e dhënë gjatë ardhjes së tij në Maqedoni, Han potencoi se e viziton Maqedoninë që të nxisë zbatimin e reformave që Brukseli pret të zbatohen në afat të shpejtë, e me qëllim që të kthehet në rrugën e integrimit evropian.

“Me përkrahjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian, vendi më në fund e tejkaloi krizën politike përmes zgjedhjeve të administruara mirë dhe formimit të qeverisë së re. Tani, Qeveria e re, së basku me opozitën, duhet të përqendrohet në zbatimin e Prioriteteve urgjente reformuese dhe në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që të kthehet vendi në rrugën drejt integrimit në BE. Reformat duhet të bëhen që të përmirësohen jetët e njerëzve, të punohet për stabilitet, prosperitet dhe drejtësi. Grupi i obliguar i ekspertëve të lartë të pavarur për sundimin e së drejtës, i udhëhequr nga Rajnhard Pribe është veçmë në vend që t’i ndihmojë dhe ta këshillojë Qeverinë e re për çështje të sundimit sistematik të së drejtës”, deklaroi komisari Han para ardhjes së tij në Maqedoni.
Në ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë është duke përgatitur Plan veprues me masa dhe aktivitete të cilat duhet të ndërmerren në kontekst të eurointegrimeve, të cilat do t’i prezentohen eurokomisarit Johanes Han gjatë vizitës së tij në Shkup.

Në Maqedoni tashmë është duke qëndruar edhe eksperti gjerman, ish-drejtor i Drejtorisë për zgjerimin e BE-së, Rajnhard Pribe, i cili ditëve në vijim do të ketë takim me përfaqësues qeveritarë për Prioritetet reformuese urgjente, si dhe për planin veprues të Qeverisë për zbatimin e tyre.

Vizita e eurokomesarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, si dhe drejtuesit të Komisionit Rajnhard Pribe, do te këtë qëllim ndarjen e prioriteteve të reformave të cilat pritet të realizohen dhe zbatohen në Maqedoni nga ana e Qeverisë së re, njofton Portalb.mk

LEXO: Aksion diplomatik në Maqedoni, ja çfarë pritet nga vizita e Hanit dhe Pribesë

Në mënyrë të papritur AAK pëson humbje (FOTO)

$
0
0

Si pasojë e sulmit në zemër ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇK-së, Shaban Dragaj.

I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës.

Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.

Me formimin e UÇK-së,Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllain Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.

Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në politikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitovicës. Një kohë ishte kryetar i Degës së AAK-së në Mitrovicë.

Ai la pas vete gruan me dy fëmijë, nënën dhe anëtarë tjerë të shumtë familjes.

Varrimi të ndjerit do të bëhet sot (e diel, 14.05.2017), në ora 16:00,në varrezat e Mitrovicës,në Shipol.

Njëmijë kutitë e fundit: PS 73 mandate, PD 43, LSI 19, PDIU 4, PSD 1 (FOTO)

$
0
0

Kur jemi ne numerimin e 1000 kutive të fundit te votimit projeksionet parashikojnë një rezultat të thellë të PS-së duke numëruar deri tani 73 mandate, kundrejt PD me 43 mandate. LSI deri tani numeron 19 mandate, PDIU 4 mandate dhe PSD 1 mandat, njofton Oranews.

KQZ ka dhene afat deri ne oren 22:00 per perfundimin e numerimit. Ne mesdite KQZ përmes zëdhëneses Drilona Hoxhaj apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

Në orën 21:10 është numëruar 80.22 % e kutive të votimit. Jane numeruar  4307 kuti votimi nga 5362 gjithsej,

Përndryshe, janë mbyllur votimet në Skrapar, Klos, Libohove, Kolonje, Pustec, Has, Tropoje, Puke, Delvine, Selenice, Mat, Rrogozhinë, Konispol, Prrenjas, Belsh, Tepelenë, Devoll,  Himarë dhe Librazhd, Dibër, Mat, Peqin , Divjakë, Fier,  Mallakastër, Patos, Roskovec,Permet, Korcë, Maliq, Pogradec,

Ndërsa nuk janë mbyllur votimet: Berat, Kucovë, Polican, Ura Vajgurore, Bulqizë, Durrës, Krujë, Shijak, Cërrik , Elbasan, Gramsh, Lushnje, Dropull, Gjirokastër, Këlcyrë, Memaliaj,


Kënga për viktimat e zjarrit në Londër bëhet kënga më e shitur e dekadës se fundit (VIDEO)

$
0
0

Kënga bamirëse e cila është incizuar për të ndihmuar viktimat e zjarrit në Grenfell Tower në Londër, është bërë kënga e shitur më së shpejti në dekadën e fundit.

Vetëm disa orë pas lansimit të videos në ITV, kompania e ‘Offical Charts’ ka konfirmuar se kënga është shkarkuar rreth 120,000 herë.

“Bridge Over Troubled Water “ është liruar në orën 8 në mëngjes ditën e mërkure, dhe blerësit të cilët ishin të emocionuar nga artistët prapa këngës pas shikimit të videos , thonë se kjo dëshmon forcën e kryeqytetit, shkruan Daily Mail.

Mangani i muzikë Simon Cowell mori artistët si Rita Ora, Robie Williams, Kelly Jones, Stormzy , Simon & Garfunkel’s. Morën pjesë edhe yje të tjerë si Jessie J, Louis Tomlinson, Leona Lewis, Paloma Faith dhe pianisti Tokio Myers. /KultPlus.com

Brenda villës superluksoze të Beyonce dhe Jay Z (Foto/Video)

$
0
0

Beyonce dhe Jay Z kanë shkuar në një shtëpi luksoze të re.

Çifti javën e kaluar mirëpriti binjakët e tyre të porsalindur dhe tani janë  në shtëpinë e re të familjes. Një mega-rezidencë në Malibu në vlerë prej 74 milionë dollarë

Prona ka 10 dhoma gjumi, 14 banjo dhe një pishinë me gjatësi prej tetë metrash me pamje nga oqeani, transmeton Gazeta Express.

 

 

 

 

Ka gjithashtu rreth 6,3 hektarë tokë, duke përfshirë një kopsht me trëndafila, një fushë tenisi të plotë, , një ndërtesë me zyre dhe një kompleks strehimi të stafit.

Sipas The Sun, çifti ka marrë me qira vetëm për një kohë – pak më pak se $ 550,000 në muaj.

Karters u zhvendos në shtëpinë – i njohur si La Villa Contenta – të mërkurën kur Beyonce u largua nga spitali dhe thuhet se ka me qira deri në fund të gushtit./Gazeta Express/

“Në shpirt” kënga e re e Florit dhe Elinelit (VIDEO)

$
0
0

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë Flori Mumajesi dhe Elineli kanë bashkuar forcat për projektin më të ri.

Kënga e re e dyshes titullohet “Në shpirt”.

Projekti është produkt i “Threedots”.

Xhevat Limani dekorohet me “Ikonë e Aktrimit Shqiptar”

$
0
0

Aktori nga Maqedonia Xhevat Limani së fundmi është dekoruar me titullin “Ikonë e Aktrimit Shqiptar”, njofton Portalb.mk.

Ky titull për Limanin erdhi si shenjë mirënjohje për punën që ai e bëri në realizimin e Festivalit të III-të “Nacional Shqiptar” dhe dhjetëvjetorin e themelimit të shoqatës “Johona Shqiptare”.

Për këtë dekorim ka njoftuar vetë aktori duke shprehur edhe faleminderimet për të njëjtën.

“Shqipërisht. Faleminderit SHKA “Jehona Shqiptare” me presidente Zamira Korançe dhe kryetaren e vlerësimeve artistike artisten e popullit Margarita Xhepa që më nderuan me titullin “Ikonë e Aktrimit shqiptar”. Pranova këtë vlerësim artistik me bindje”, tha Limani.

Duke u thirrur në dekoratat e shumta presidenciale, të cilat sipas tij kanë “ç’nderuar turpërisht vlerat kombëtare”, Limani ka shprehur edhe protestë ndaj gjendjes së kulturës shqiptare.

“Me këtë rast shpreh protestën time të Artistit pa Atdhe, ndaj Institucionit të Presidentit që ka ulur nivelin dhe kriteret vlerësues artistik e kombëtar me ç’rast ka ndarë aq shumë dekorata për numërorë dhe emra të përgjithshëm sa ka ç’nderuar turpërisht vlerat kombëtare”, ka shkruar më tej Limani.

Xhevat Limani, u lind më 1 janar 1953 në Fierishtë të Strugës (Maqedoni). Diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë. Ka luajtur në një varg rolesh në teatër dhe në disa filma artistikë. Është skenarist dhe regjisor i filmit të parë shqiptarë në Maqedoni, me titull “Fatprerët”.

Ka fituar një varg çmimesh dhe mirënjohjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2002 punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka realizuar disa shfaqje.

Ka një veprimtari të bujshme me role të shumta si në:”Nuk ishin vetëm” (film dokumentar për shqiptarët e Amerikës në luftën e UÇK-së), “Pranverë dimërore” – poezi, “Albaniada” – dramë, “Artisti pa Atdhe” (roman), “Dodona” – dramë, “Ora shqiptare”, “Demoniada”, “Antimemorandum”, “Anatema”, “Hijet”, “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”, “Muri i lotëve”, “Unë Adem Jashari”dhe nën shumë role të tjera.

Xhevat Limani gjatë promovimit të romanit të tij “Artist pa Atdhe” në Strugë.

Fustani-shalqi, moda e re (FOTO)

$
0
0

Fustani-shalqi është trendi më i ri në Instagram. Mjafton një shalqi, një thikë për ta prerë dhe poza e gëzueshme (duke marrë të mirëqenë që keni celular dhe profil në Instagram), shkruan Top Channel.

Fansat e “hashtag”-ut #watermelondress kanë treguar talentin e tyre në realizimin e fotove me shalqi.

Si funksionon? E thjeshtë fare: ai që bën foton mban në dorë pranë aparatit një pjesë të vogël shalqiri, për të krijuar iluzionin se personi të cilit po i bëhet fotoja e ka veshur frutin.

Eni Koçi sjell superhitin e verës (VIDEO)

$
0
0

Këngëtarja e njohur Eni Koçi ka lançuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Blake.

Kënga mban titullin hold up dhe është e shoqëruar me një videoklip shumë veror.

Protagonist të klipit janë vetë Eni dhe Blake, madje duket se kjo përbën avantazh.

Që në minutat e para të publikmit këngëtarja ka marrë shumë komente positive nga kolegët si edhe shumë komplimenta për look-un nga fansat.

Eni shfaqet në super formë, e kuruar dhe me forma trupore për t’u patur zili.

Lëvizja BESA: PSP deri të premten t’i procedojë rastet “Sopoti” dhe “Monstra”!

$
0
0

Lëvizja BESA ka kërkuar nga Prokuroria Speciale Publike që deri të premten t’i procedojë rastet “Sopoti” dhe “Monstra”, kur është edhe afati i fundi që të iniciohen dhe procedohen këto raste.

“Ashtu siç e kemi ngritur gjithnjë zërin kundër padrejtësive dhe standardeve të dyfishta që bëhen në kurriz të shqiptarëve të Maqedonisë, Lëvizja BESA edhe sot përsëri i drejtohet publikisht Prokurorisë Speciale Publike që deri të premten t’i procedojë rastet “Sopoti” dhe “Monstra”. Pavarësisht vendimit të Këshillit të Prokurorëve për rastin “Sopoti”, ne gjykojmë se PSP-ja ka materiale të mjaftueshme që ta iniciojë vetë atë lëndë dhe të mos lejojë që drejtësia e politizuar e dyshes VMRO-BDI të tallet ende me jetën e të përvuajturve të Sopotit dhe të Monstrës”, tha në konferencë për media përfaqësuesi i Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu.

“Në të vërtetë, të burgosurit e këtyre dy rasteve më të ndjeshme gjyqësore ende janë subjekt i paproceduar i materialeve që Prokuroria Speciale Publike i ka në posedim, ndërsa të premten mund jetë afati i fundit që të iniciohen dhe procedohen këto raste. E, nëse kjo nuk bëhet deri të premten dhe pastaj nuk bëhet asnjëherë me arsyetimin e skadimit të afatit, do të konsiderohet si mashtrim dhe tradhti ndaj atyre që e vuajnë burgun e përjetshëm për shkak të drejtësisë së politizuar në Maqedoni. Në fakt, çdo ditë e kaluar në burg është krim i pafalshëm që shteti ushtron ndaj këtyre qytetarëve!

Meqë dihet se mekanizmat për zbardhjen e të vërtetës së këtyre dy rasteve janë në duart e Prokurorisë Speciale Publike dhe të kësaj qeverie dhe se ky ishte edhe premtimi i Zoran Zaevit për votuesit shqiptarë, i cili deklaronte se ekzistojnë dëshmi se shqiptarët e këtyre rasteve gjykohen pa të drejtë dhe janë viktimë e proceseve të montuara politike, kërkojmë që sa më shpejt të bëhet ndriçimi i plotë i këtyre rasteve. Në të kundërtën, nëse këto raste nuk procedohen, ne do t’i japim të drejtë vetes të konstatojmë se edhe PSP-ja vepron me diktat politik dhe shërben si lavatriçe që i pastron ministrat e korruptuar të BDI-së.

Lëvizja BESA vlerëson se, pa zbardhjen e tërësishme të këtyre rasteve, nuk mund të flitet për situatë stabile ndëretnike dhe kthim të besimit në institucionet e vendit.

BESA nuk do të heshtë e as nuk do të lejojë që jeta e shqiptarëve të varet nga pazaret politike dhe asnjëherë nuk do të heqim dorë deri në zbardhjen e tërësishme të këtyre rasteve të padrejta!”, thuhet në njoftimin për media nga kjo parti.


“Loca” kënga më e re nga Soni Malaj (VIDEO)

$
0
0

Vetëm pak kohë pas publikimit të këngës “Pa ty”, këngëtarja Soni Malaj sjell projektin e saj më të ri muzikor, përcjell Portalb.mk.

Si duket soni ka vendosur që këtë verë të publikojë më shumë këngë për fansat e saj, kënga me e re titullohet “Loca” dhe është një këngë krejtësisht verore e cila me siguri do të dëgjohet gjatë këtij sezoni.

“Loca” është e punuar nga Ronela Hajati e cila ka bërë tekstin, ndërsa muzikën e ka realizuar bashkë me DJ Aldon.

Dua Lipa me projekt të ri (VIDEO)

$
0
0

Në bashkëpunim me Major Lazer dhe WizKid këngëtarja e cila solli hite ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi ka publikuar projektin e saj të ri të titulluar “My love”, njofton Portalb.mk.

Siç edhe mund të vërehet, videoklipi i Dua Lipës nuk është nga ai që jemi mësuar të shohim nga kjo këngëtare.

Ky projekt i ri i saj, në vend të modeleve të bukura, sjell animacione.

Ndërroi jetë shkrimtari i madh botëror (VIDEO)

$
0
0

Shkrimtari anglez, Michael Bond, krijuesi i ariut të njohur si Paddington, vdiq sot në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të shkurtër, njoftoi shtëpia e tij botuese, HarperCollins.

 “Me trishtim të madh njoftojmë se Michael Bond, krijuesi i një prej personazheve të preferuara të fëmijëve britanikë, Paddington, vdiq sot në shtëpinë e tij, në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë”, deklaroi shtëpia botuese në një komunikatë.

Ish-kameramani i televizionit britanik, BBC, Michael Bond, i lindur në vitin 1926, kishte shkruar 11 libra për aventurat e Paddingtonit, që janë shitur në më shumë se 30 milionë kopje dhe janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.

Në vitet 1970, BBC realizoi një serial të animuar që pati një sukses të madh, para se aventurat e ariut të vogël me pallto blu dhe kapele të kuqe të adaptoheshin në kinema në vitin 2014.

Saga Paddington tregon historinë e një ariu peruan që zbret në Londër në stacionin e trenit të Paddington me një valixhe të vjetërsuar që kishte një kavanoz me marmelatë portokalli pothuajse bosh dhe një etiketë rreth qafës ”Ju lutem, kujdesuni për këtë ari. Faleminderit”. Por, një familje angleze, Brownët, e presin ariun në shtëpinë e tyre, pa e ditur se çfarë do t’i priste sepse Paddington ishte shumë i vështirë.

Like the evacuees, Paddington Bear left home carrying a small case and wearing a luggage label that read 'Please look after this bear. Thank you'

Bond, 91, died on Wednesday after a short illness, his publisher HarperCollins said in a statement

Njihuni me prapaskenat e “Your Song”-ut të Rita Orës (VIDEO)

$
0
0

Pas publikimit të këngës “Your Song” këngëtarja me preardhje nga Kosova, Rita Ora, në kanalin Youtube ka publikuar edhe një video, njofton Portalb.mk.

Në këtë video, mund të shihni prapaskenat e projektit “Your Song”.

2TON erdhi me “Urime” (VIDEO)

$
0
0

Reperi 2TON dje në kanalin e tij në Youtube ka publikuar projektin e tij të ri që mban titullin “Urime”, njofton Portalb.mk.

Siç mund të vërehet nga teksti i shkruar nga vetë 2TON, ai dërgon urime për dashurinë dhe kujtimet që iu lanë atij.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>