Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Ishte milioner, tani jeton i vetmuar në një ishull (VIDEO)

$
0
0

sh milioneri, David Glasheen (73), i cili ka kaluar 20 vjet në një ishull të shkretë, pohon se ndihet i lumtur që nuk ka kujdes nëse do ta sulmojnë terroristët, shkruan “The Sun” britanik, transmeton Koha.net.

Glasheen ishte vendosur në ishullin Restoration në veri të Australisë në maj të vitit 1997, pasi më 1987 pësoi rënie të mëdha në bursë. Tani ish-pronari i kompanisë për nxjerrje ari dhe patundshmëri, i cili në kulmin fuqisë financiare peshonte 22 milionë pandë, tani jeton i vetmuar në një kolibe në plazhin e ishullit bashkë me qenin e tij besnik, Poli.

Pavarësisht mungesave së qasjes energjisë elektrike dhe kufizimeve për ujë të freskët, si dhe të luftës me kafshë vdekjeprurëse, Glasheen pohon se në ishull ndihet i sigurt.

Glasheen shton se askund nuk do të jetonte më me qejf se në “parajsën e vet në tokë”

“Dëshiroj të vdes këtu, ku tjetër? Kjo është parajsa ime në Tokë. Kur kam ardhur këtu kisha mundime nga paratë – paratë janë ato që i mundojnë njerëzit, ndërsa edhe bashkëshortësia ime është shkatërruar”, ka deklaruar ai, transmeton Koha.net.

kur jeni vetëm atëherë ju mungojnë bisedimet e urta dhe kontaktet fizike me njerëz të tjerë. Do të doja të kisha një partnere që do të dëshironte të jetonte me mua ose disa gra që do të më vizitonin disa herë në vit, thotë ai.

Gjatë viteve atë e kanë vizituar turistë, shtegtarë botërorë dhe personalitete të njohura Russell Crowe. Tani atë mesatarisht e vizitojnë nga 12 veta ne vit.


Si të gatuajmë ballkava (VIDEO)

$
0
0

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballkanike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera.

Bakllavaja është karakteristike e kuzhinës së Azisë Qendrore e Jugperëndimore dhe e të gjitha shteteve që kanë qenë nën sundimin e Perandorisë Otomane.

Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Përbërësit për Receta për Bakllava Shqiptare

Përbërësit për brumin

1 kg miell

4 të verdha veze

2 gota ujë të vakët

1 filxhan vaj ulliri

1/2 lugë kafeje kripë pak niseshte

Përbërësit për mbushjen

1 kg arra të qëruara

500 gr gjalpë i shkrirë

Përbërësit për sherbetin

1.7 kg sheqer

1.2 l ujë

1/2 limon

Përgatitja- Hedhim miellin e situr në tavolinën e punës. Hapim një gropëz në mes të miellit ku hedhim të verdhat e vezëve, ∕lxhanin e vajit, kripën dhe ujin e ngrohtë. Fillojmë e ngjeshim me kujdes brumin. Nëse e shikojmë të nevojshme mund të shtojmë përsëri pak ujë të ngrohtë. Vazhdojmë të ngjeshim brumin derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të njëtrajtshme. Brumin e përgatitur e fusim në një qese dhe e lemë të pushojë përreth një orë. Pasi ka kaluar një orë, marrim brumin e përgatitur dhe e presim në toptha të vegjël. Hedhim pak niseshte në tavolinën e punës dhe vendosim topin e vogël të brumit. E hapim me kujdes me okllahi (pec), derisa të arrijmë një petë të hollë. Duhet të kemi kujdes që mos ti prishim apo çajmë. Petët duhet të jenë perfekte. Vazhdojmë kështu derisa të kemi mbaruar të gjithë brumin. Petët e përgatitura i vendosim me kujdes që të thahen pak.

Vendosja e petëve në tavë

Duhet të kemi kujdes që çdo petë ta spërkasim me gjalpë sipër e pastaj të vendosim tjetrën. Pasi kemi vendosur rreth 6-7 petë hedhim sipër një shtresë me arra të grira. Vendosim petën sipër, e spërkatim me gjalpë, vendosim një petë tjetër, e lyejmë edhe këtë me gjalpë dhe shtrojmë përsëri një shtresë me arra. Vazhdojmë në këtë mënyrë duke alternuar petët dhe arrat. Në fund e mbulojmë me 7-8 petë. Edhe petën sipër e lyejmë me gjalpë. E presim bakllavanë në copa në formë rombi.

E vendosim tavën me bakllava në furrë të nxehtë 150°C përreth 3 orë. 15 minutat e fundit të pjekjes e ngremë temperaturën e furrës në 200°C (koha e pjekjes varet edhe nga lloji i sobës). Heqim bakllavanë nga furra dhe e lemë të ftohet.

Përgatitja e sherbetit të Bakllavasë

Në një tenxhere të thellë hedhim ujin. Pasi uji vlon hedhim sheqerin. E trazojmë mirë, shtojmë dhe një lugë lëng limoni i cili e ndihmon sherbetin që të mos të ngrijë pasi të ftohet. E vendosim sherbetin të ziejë derisa të shkrijë komplet sheqeri.

Përgatitja përfundimtare e Bakllavasë

Pasi bakllavaja është ftohur komplet i hedhim sipër sherbetin jo shumë të nxehtë (rreth 80-85°C). E lemë të regjet mirë disa orë e më pas e shërbejmë bakllavanë në copa.

Hakmarrja e një të tradhtuare (FOTO)

$
0
0

Një grua u hakmor në mënyrën tradicionale ndaj të dashurit të saj pasi e zuri mat me një tjetër, shkruan Top Channel.

Ajo iu afrua makinës së të dashurit, një tip BMW dhe e shkatërroi atë.

Për fatin e saj të keq, e gjithë skena është e filmuar dhe e reja do të duhet të përgjigjet para ligjit për aktin e saj.

Skena prekëse, qeni nuk pushon së qari kur kupton se është braktisur (VIDEO)

$
0
0

Gjithmonë duhet të kemi parasysh se kur marrim një kafshë për ta mbajtur në shtëpi, duhet edhe të përkushtohemi ndaj tyre.

Ata mund të bëhen pjesë e jetës sonë, por për ta, të zotët e tyre janë bota.

Ata janë kaq të përkushtuar ndaj të zotëve të tyre, trishtohen kur i shohin që ata largohen për në punë dhe nuk mund ta përmbajnë lumturinë e tyre kur rikthehen në shtëpi.

E në fakt, besnikëria e tyre nuk kthehet e njejtë nga shumë njerëz.

Kjo histori ka të bëjë me një qen që quhet AJ. Ai u braktis në Agjencinë e Kontrollit të Kafshëve të Carson, një qytet në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai nuk kishte asnjë ide se pse ishte braktisur atje, dhe në video shihet se si ai qendron gjithë kohës në ankth dhe mjaft i dëshpëruar.

Madje sytë e tij mbushen me lot dhe fytyra e tij shpreh gjendje frike.

Duket aq i pafajshëm saqë në jetën e tij ndoshta nuk ka lënduar asnjëherë qoftë edhe një mizë në jetën e tij. E megjithatë lind pyetje se përse ai u tradhtua pikërisht nga ata që ai deshi më shumë?! Lotët e tij tregojnë se përse është kaq e rëndësishme që kafshët të adoptohen dhe të tregohet dashuri ndaj tyre.

E megjithatë AJ pas disa ditësh pati fat pasi u adoptua nga një tjetër person.

Në videot e mëposhtme ju mund të shihni momentin kur AJ u braktis dhe momentin ku ai u adoptua./a.k/noa.al/

Momenti i braktisje:

Momenti i adoptimit:

 

Vizatime që dalin nga fleta (FOTO)

$
0
0

Këto vizatime duket sikur marrin jetë dhe dalin nga fleta e bardhë, por në fakt bëhet fjalë për një truk të një artisti serb 31-vjeçar.

Nikola Culjic realizon vizatime që duken si skulptura 3D. Veprat e tij përfshijnë kafshë, objekte dhe personazhe nga filmat ose bota e sportit.

Njeriu i Hekurt, Hulku apo futbollisti Bojan Krkic janë disa nga punët e tij më fantastike.

Artisti, i cili jeton në fshatin serb të Velika Drenovës, tregon: “Vizatimi 3D është në fakt një imazh i zgjatur, me pjesën e sipërme të letrës që pritet me gërshërë pasi ke përfunduar vizatimin. Kur e sheh letrën nga një kënd prej 45 gradësh, duket si reale. E rëndësishme është që të ketë edhe hije mbi vizatim”.

Sateliti i parë komunikues i gjeostacionuar bullgar u lansua me sukses në orbitë (VIDEO)

$
0
0

Sateliti i parë komunikues i gjeostacionuar bullgar u lansua me sukses në orbitë, lajmëruan agjencitë TASS dhe Ksinhua.

Sateliti BulgariaSat-1 i kompanisë telekomunikuese Bulsatkom u nis nga kosmoporti Kejp Kanaveral në Florida me raketën Falkon 9 (Falcon 9) të kompanisë provate amerikane Spejs Eks (SpaceX) në orën 15:10 sipas kohës lokale.

Sateliti u dërgua me sukses në orbitë rreth 35 minuta pas lansimit. Paraprin që ai vetë ta adaptojë traektoren e tij, kumtoi një përfaqësues i Spejs Eks (SpaceX)

Shkalla e ulët e raketës-mbajtëse ateroi në platformën gjigante në Oqeanin Atlantik rreth tetë minuta pas lansimit.
Përfaqësuesi i Spejs Eks e vlerësoi aterimin si “më të rëndin deri më tani”.

Sateliti bullgar, i cili peshon rreth katër tonë, është prodhuar nga kompania amerikane Es-Es El (SSL), thekson TASS. Ai është i dedikuar për transmetim të sinjalit televiziv dhe të internetit në territorin e Evropës, Ballkanit, Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore. Përverç për shërbime televizive dhe komunikative, BulgariaSat-1 mund të përdoret gjatë fatkeqësive dhe katastrofave natyrore – kur nuk punojnë rrjetet tokësore.

Sipas vlerësimit, sateliti bullgar do të pozicionohet 36.000 kilometra mbi Tokë, vëren Ksinhua.
TASS thekson se afati i paraparë i eksploatimit është rerth 15-20 vite.

Si të përgatitni pilaf? (Video)

$
0
0

Përbërësit:

Vaj

Oriz

Kripë

Piper të zi

Ujë

Gjalpë

Kuba pule

Shikoni videon më poshtë për hapat që duhet të bëni, derisa pilafi të jetë gati për servim.

 

U publikua ‘Vetëm fjalë’ projekti më i ri nga Robert Berisha (Video)

$
0
0

Fjala është për projektin muzikor ‘Vetëm fjalë’ që është finalizuar edhe me klip.

Kënga ka ditë që është paralajmëruar dhe të plotë e keni më poshtë.


Capital T dhe Mixey sjellin këngën ‘Hatixhe’ (VIDEO)

$
0
0

Muzika është realizuar nga Mixey, ndërsa teksti është shkruar nga vetë reperi Capital T, shkruan KultPlus.

Reperi i njohur shqiptar Capital T sapo ka lansuar këngën e tij më të re të titulluar “Hatixhe”. Kjo këngë vjen në bashkëpunim me Muxey.

Muzika është realizuar nga Mixey, teksti është shkruar nga vetë reperi Capital T, ndërsa video nga MaxProduction.

Për veshjet e tyre është përkujdesur studion Look at me nga Lena Hoxha.

 

Arkitektët shqiptarë që ndërtuan monumentet më të mëdha të Perandorisë Otomane (Video)

$
0
0

Realizua vepra të shumta në zemër të Perandorisë Osmane në shekullin XVI, por nuk harruan kurrë vendin nga ku vinin.

Mikelangjelo i Orientit – arkitekt Mimar Sinani (1490-1588) – la pas vetes veprat më të mëdha arkitektonike të Stambollit. Sot të gjithë duan ta përvetësojnë njeriun që ishte projektues i së paku 374 objekteve të mëdha arkitektonike. Por, një gjë që dihet sigurt është se ai ndihmoi edhe dy arkitekt tjerë shqiptarë.

Njëri nga ta ishte Mehmet Aga Biçakçiu (1540 – 1617), kryearkitekt i Xhamisë së Kaltër në Stamboll, me origjinë nga Elbasani. Ndërkaq, tjetri ishte Mimar Kasëmi (1570-1660) nga Gremshi i Skraparit, që la gjurmë edhe në Shqipëri. Veprat monumentale të projektuara nga ai janë: Qoshku Bagdad, Qoshku Revan, Xhamia me Fajance në Stamboll, si dhe bujtina, ura e banja në Shqipëri, përfshirë trasenë e rrugës mesjetare Berat-Korçë.

Për të mësuar më shumë se kush ishte Kasëmi, djali i Malit Baba – kryearkitekti që sot njihet shumë pak, pavarësisht realizimeve të tij – shikojeni dokumentarin e gazetarit Marin Mema. /TCH/

Arta Dobroshi fiton çmim me filmin ‘Home’ (Video)

$
0
0

Aktorja e njohur shqiptare Arta Dobroshi po vazhdon suksesin në kinematografinë ndërkombëtare.

Filmi i fundit në të cilin Dobroshi ka aktruar është ‘Home’, i cili rezultoi shumë i suksesshëm për të duke ia sjellë edhe një çmim të rëndësishëm.

‘Home’ është film me tematikë çështjen e refugjatëve dhe mori çmimin ““Cannes Lions Festival of Creativity”.

Me një fjalë rasti pas pranimit të çmimit, Arta ka emocionuar tërë publikun me rrëfimin e saj si një refugjate.

“Nuk ka rëndësi pjesën ku jeton, ne jetojmë të gjithë në një qytet të madh të quajtur Tokë. Asnjëri nuk jemi refugjatë. Të gjithë duam lumturinë, dhe besoj se në të ardhmen nacionaliteti ynë do të jetë një. Jam Arta Dobroshi, kombësia ime është lumturia dhe jetoj në një vend që quhet tokë”, ka thënë aktorja.

E mahnitshme, një nuse në qendrën e votimit (FOTO)

$
0
0

Të gjithë e dimë sesa e rëndësishme ëështë të votosh dhe të japësh kontributin tënd në këtë ditë zgjedhore.

Një pjesë e madhe e popullsisë sot festojnë Fiter Bajramin dhe të tjerë martohen sepse është ditë e diel.

Detyrim moral duket se sot ka ndjerë edhe kjo vajzë e cila pavarësisht faktit se po martohet ka gjetur kohën për të votuar.

Hyrja e saj në shoqërinë e të atit në qendrën e votimit është pritur me duartrokitje, duke ndryshuar totalisht atmosferën atje.

Nusja thotë se dasma e saj përkoi rastësisht me datën e zgjedhjeve parlamentare.

Përveç vëmendjes dhe habisë që shkaktoi prania e saj, nusja e re mori me vete edhe urimet për jetë të lumtur.

nusjanevotime

Votoi edhe De Biasi (FOTO)

$
0
0

Pak ditë më parë, Gianni De Biasi mbylli të gjitha marrëdhëniet me Federatën Shqiptare të Futbollit, duke u larguar nga stoli i Kombëtares kuqezi.

Megjithatë, De Biasi ka nënshtetësi shqiptare dhe mesditën e sotme ai ka hedhur votën e tij për zgjedhjet parlamentare.

Ish-trajneri i Kombëtares ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Kongresi i Lushnjes”, në kryeqytet.

Gani de Biasi

Si urojnë ‘Gëzuar Bajramin!’ personazhet shqiptarë?

$
0
0

Sot, besimtarët myslimanë festojnë festën e Fiter Bajramit. Kanë qenë të shumtë personazhet e famshëm shqiptarë të cilët në këtë ditë të shenjtë kanë zgjedhur të japin urimet e tyre të përzemërta nëpërmjet rrjetit social më aktiv, Instagramit. Lumturi, harmoni, shëndet, mbarësi kanë qenë disa prej urimeve te tyrë për ndjekësit si dhe për të gjithë shqiptarët, shkruan Bordo.al. 

Në galeri, kemi përzgjedhur disa prej urimeve të personazheve tanë më të dashur.

Gëzuar Bajramin!

Aurela-Gaçe

Blerim-Destani

Elia-Zaharia-Zogu

Elvana-Gjata-1

Fiori-Dardha

Lori-Hoxha-1

Lorik-Cana

Majlinda-Bregu

Vesa-Luma-2

 

F1, Ricciardo fiton “llotarinë” e Azerbajxhanit

$
0
0

Daniel Ricciardo ka fituar Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, një garë e karakterizuar nga shumë hyrje të makinës së sigurisë në pistë dhe madje pati edhe një flamur të kuq.

Piloti i Red Bullit ishte ai që shfrytëzoi më së miri ndalesat e shumta të garës, ndërsa Vettel dhe Hamilton, të cilët e përfunduan garën në vendin e katërt dhe të pestë, patën një sherr të vërtetë në pistë.

Kur Hamilton kryesonte garën me Vettel ndjekës, nën regjimin e makinës së sigurisë, Hamilton e uli shumë shpejtësinë në kthesë, duke bërë që Vettel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit. I nervozuar në maksimum, Vettel doli në krah të britanikut dhe i dha një goditje anësore makinës Mercedes me Ferrarin e tij. Kjo i kushtoi një dënim me 10 sekonda “stop & go” dhe i kushtoi garën.

Në vend të dytë e përfundoi garën Valtteri Bottas, ndërsa i treti kaloi vijën e finishit Lance Stroll (Williams).


Zgjedhjet në Shqipëri, Durrës: Një tjetër incident (VIDEO)

$
0
0

Një orë para përfundimit zyrtar të zgjedhjeve në Shqipëri, në Durrës, në lagjen 18, është raportuar një tjetër incident.

Siç mund të shihet në videon më poshtë, mes anëtarëve të Partisë Socialiste dhe grupit simpatizues të Lidhjes Socialiste ka ndodhur një përleshje.

Anëtarët e PS-së kanë tentuar që të pengojnë këta të fundit për të votuar.

Deklarata shokuese e ish Miss Shqipërisë: Jam e adoptuar! (VIDEO)

$
0
0

Pavarësisht moshës së vogël, vetëm 21-vjeҫare, modelja e njohur Niki Delijorgji mban mbi krye dy kurora shumë të rëndësishme, Mis Shqipëria 2012 dhe Miss Globe. Niki Delijorgji, vajza e biznesmenit të njohur Mihal Delijorgji, prej vitesh është zhvendosur në Londër, ku edhe vazhdon karrierën si topmodele. Së fundmi, kompania e njohur britanike, “Primark” e ka zgjedhur bukuroshen shqiptare si imazh të produkteve të reja kozmetike duke i dhënë kështu Nikit një tjetër sukses në fushën e modelingut.

Në një intervistë të fundit për “Thumb”, Niki ka ndarë me publikun shqiptar eksperiencën e saj të fundit krah modeleve më në zë të botës, por edhe i ka ҫuditur të gjithë me një deklaratë që ka rrëfyer për veten. E pyetur nëse ka “frikë” nga babai, biznesmeni Mihal Delijorgji, për fotot topless, Niki përgjigjet: “Jo, se jam e adoptuar! Por gjithsesi, ai ka bërë zgjedhjet e veta në moshën time, unë do të bëj të miat”.

Duke e vijuar, Niki thotë se i ati i ka thënë që të zgjedhë një rrugë tjetër për të mirën e saj, por “unë do bëj atë që dua vërtet dhe atë që e kam pasion.”

Ndiqni videon, minuta 8.10.

Batuta e ish-Kryeministrit Berisha nga qendra e votimit: Doni të dini si ndihem unë sot? (VIDEO)

$
0
0

Edhe ish-Kryeministri Berisha, së bashku me bashëkshorten, i janë sot drejtuar në orët e para të mëngjesit qendrës së votimit pranë lagjes së tyre të banimit. Pak para se të hidhte votën në kuti, Berisha priti derisa të fokusoheshin tek ai aparatët dhe kamerat dhe duke qeshur tha “Fitore”.

Pasi doli nga qendra e votimit, ish-lideri i demokratëve ka dhënë edhe një mesazh publik për mediat duke theksuar se kjo e sotmja është një ditë e veҫantë për të gjithë shqiptarët dhe arsyeja është edhe se festa e Fiter Bajramit përkon me zgjedhjet parlamentare.

“Sot, në mënyrë të veҫantë përulem me nderim të madh para atyre që agjëruan muajin e madhnueshëm të Ramazanit, sakrifikuan, dhe i lutem Zoti dhe uroj t’ua pranojë sakrificën. Së dyti, sot janë zgjedhjet e përgjithshme. Uroj që shqiptarët të votojnë të lirë, të vendosin fatin e tyre për katër vitet që vijnë, të vendosin për ndryshimin që meritojnë. Ftoj të gjithë të ngrihen në lartësinë e guximit, në lartësinë  e besimit të tyre, në mënyrë që bëjnë të triumfojë vullneti i tyre i lirë. Gëzuar për mbarë shqiptarët” – tha Berisha ndër të tjera në mesazhin e tij.

Por nuk e la me kaq kuriozitetin e gazetarëve të pranishëm: “Tani, si ndihem unë sot? Siҫ e sheh, më festiv se asnjëherë… “ e mbyll me të qeshur deklaratën e  tij ish-Kryeministri Berisha.

Peshkaqeni afrohet në breg të detit, tmerron pushuesit (Video)

$
0
0

Një peshkaqen 2.5 metra ka tmerruar pushuesit afër Magaluf’it në ishullin e Majorkas, raporton DailyMail,

Njerëzit ishin në panik në momentin kur një peshkaqen i racës së “kaltër” u afruar shumë afër bregut të detit. Autoritetet kanë mbyllur plazhën, për shkak se kjo është hera e dytë që ndodhë një aksident i këtij lloji.

Vettel-Hamilton, si shoferët shqiptarë (VIDEO)

$
0
0

Skena mund të kishte ndodhur në secilën nga rrugët e Tiranës, por në fakt ndodhi në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit të Formulës 1, në sytë e miliona teleshikuesve dhe protagonistë ishin dy kampionë bote.

Kur ishte larguar makina e sigurisë, Lewis Hamilton, i cili kryesonte garën, frenoi fort duke bërë që Sebastian Vettel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit. Vettel humbi kontrollin, i doli në krah Mercedesit dhe e goditi. Kjo i kushtoi gjermanit një dënim “Stop & Go” 10-sekondësh.

Sebastian Vettel përfundoi në vend të katërt garën, ndërsa Hamilton doli i pesti. Me këtë rezultat, gjermani i Ferrarit arrin që të ruajë kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live