Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Kjo është gjëja e përbashkët që e provuan shumë këngëtare (Foto/Video)

$
0
0

Vajzat  janë të prirura të ndjekin trendet e fundit të  veshjeve apo modeleve të flokëve e për ti parë të gjitha këto mjafton ti ndjekësh në rrjete sociale.

Duket se risia e fundit e modeleve të flokëve është gërsheti shumë i gjatë.

Nuk mund të themi se është një trend i ri pasi e kemi parë dhe herë të tjera por ashtu siç e dimë të gjithë, vjen një moment që moda kthehet sërish në stilet e mëparshme. Në shumë nga klipet e publikuar së fundmi  apo fotot që këngëtaret kanë publikuar, shihet se ato i janë rikthyer dashurisë së vjetër, shkruan Blitz.al

Fillimisht gërshetin e gjatë e kemi parë tek Dafina Zeqiri, në bashkëpunimin e saj të parë me reperin Ledri Vula.  Në “Po t’pëlqen” Dafina shfaqet tejet energjike, seksi e padiskutim gjithçka plotësohet me hijeshinë e gërshetit të gjatë.


Tuna Sejdi ka qenë një tjetër këngëtare që gjithashtu gërshetin e gjatë e ka bërë për një videoklip. Këtë mund ta shihni në trailerin e këngës “MMV”, bashkëpunimin e saj me Getoar Selimin.


Beatrix Ramosaj publikoi pak ditë më parë  klipin “Pa ndjenjë” në të cilin shfaqej më seksi se kurrë më parë. Mund të themi se i kishte lënë pak vend imagjinatës, por gjithsesi gjithçka në klipin e saj ishte menduar deri në detaje. Në këtë klip Trixa kishte thurrur një gërshetë shumë të gjatë i cili padiskutim shkonte shumë me veshjen.


Soni Malaj pak ditë më parë ka publikuar klipin e saj të titulluar “Loca”. Në të ajo shfaqet si gjithnjë seksi, e kuruar deri në detaje por padiskutim një nga gjërat që bie më shumë në sy në këtë klip ekzotik është gërsheti i gjatë i Sonit.


Eni Koçi është një nga personashet më aktiv në rrjete sociale e një nga postimet e saj të fundit është fotoja me flokët e thurrur në nëj gërshetë të gjatë.

Ronela Hajati nuk e publikoi asnjëherë videoklipin e këngës “Tiger” ama të gjithëve na prezantoi me versionin audio të saj dhe look-un e saj në klip. Këngëtarja me stilin e saj unik të flokëve në ngjyrën jeshile dhe blu në atë kohë, kishte thurrur një gërshetë të gjatë  edhe pse ne mundëm ta shihnim  vetëm në postimet  e Instagram-it.


Një banor i revoltuar i hedh mbeturinat përpara Komunës së Sarajit (FOTO+VIDEO)

$
0
0

Një banor i Komunës së Sarajit, i revoltuar nga autoritet komunale për pastrimin e mbeturinave, sot ka vendosur që t’i hedh të njëjtat përpara objektit të Komunës së Sarajit, njofton Portalb.mk.

“Pasi që Komuna e Sarajit ka për obligim të kujdeset për mbeturinat e fshatrave me firmën e cila merret konkretisht me këtë punë, ne si qytetarë kemi për obligim t’ua paguajmë shërbimin. Mirëpo si zakonisht edhe përkundër shërbimit të paguar, tek ne nuk erdhën që t’i marrin mbeturinat. Në të gjithë fshatin i morën të mërkurën para një jave, kurse sot në mëngjes erdhën deri tek fqinji im i cili ka gjendjen financiare më të mirë se unë dhe duke u qeshur morën mbeturinat e tij, kurse mbeturinat e familjes time i nënçmuan. Përkundër telefonatave që i bëra në Komunën e Sarajit për t’u ankuar se pse nuk i kanë marrë mbeturinat, ata edhe në telefon nuk jepnin përgjigje konkrete duke më thënë se “numri që shkruan tek fatura e firmës e cila merret me marrjen e mbeturinave” nuk është përgjegjës për këtë punë…. I mora të gjithë masat e duhura mirëpo pa sukses, ndërsa rrugëdalja e vetme ishte që t’i ngarkoj në veturën personale dhe ti hedh mbeturinat para derës së Komunës e cila nuk po i kryen obligimet si duhet”, shkruan banori, Sinan Ismaili, në “Facebook“.

Vajza e çiftit Jolie-Pitt ndihet djalë (FOTO)

$
0
0

Ka kërkuar gjithmonë ta thërrasin John, të mbajë flokë të shkurtra e të mos vishet si vajzë. Shiloh, vajza e Brad Pitt dhe Angelnia Jolie e ka shprehur që e vogël dëshirën për të qenë mashkull, shkruan Top Channel.

Sipas agjencisë franceze të shtypit AFP, prindërit i kanë dhënë asaj mbështetjen për t’iu nënshtruar një trajtimi hormonal për të ngadalësuar procesin biologjik që do ta bënte 11-vjeçaren një grua. Prej shumë kohësh, Shiloh Jolie-Pitt, fëmija i parë biologjik i çiftit më të famshëm të Hollivudit, tashmë të divorcuar, në raste publike shfaqej me veshje mashkullore pasi ndihej një djalë. Vetë nëna e saj nuk e ka fshehur kurrë këtë. Në një intervistë për “Vanity Fair” në vitin 2010, Angelina deklaroi se vajza e saj donte të ishte si vëllezërit.

Brad kishte shtuar më pas se gjithmonë e kishte thërritur me shkurtimin Shi, por ajo vazhdonte ta korrigjonte, duke i thënë ta quante John. Paraqitja e vajzës në premierën e filmit të Jolie “Unbroken” në vitin 2014 ngjalli diskutime në atë kohë, me mediat që spekuluan se ishte transgjinore.

Vogëlushja e cila ka trashëguar bukurinë e të dy prindërve kishte flokë të shkurtra të ngritura lart me xhel, e mbante xhaketë e kollare. Jolie dhe Pitt kanë qenë shumë të hapur ndaj seksualitet të vajzës, duke e bërë atë të ndihej rehat pa i imponuar rregulla mbi mënyrën se si duhej të shfaqej.

Klopp me dy përforcime të reja në Liverpool (FOTO)

$
0
0

Jurgen Klopp ka gjetur dy përforcime të reja në Liverpool.

“The Sun” shkruan se menaxheri i Reds kërkon Naby Keitan nga Leipzig dhe mesfushorin e Arsenalit, Alex Oxlade Chamberlain.

Bisedimet me ta do të fillojnë nga java e ardhshme.

Blerta Leka shpallet Miss Universe Albania 2017 (FOTO)

$
0
0

Pas një nate të gjatë e të mbushur me spektakël, juria ka vendosur dy emra përfaqësues të Shqipërisë, Miss Universe Albania 2017 dhe Miss World 2017.

Blerta Leka është fituesja e kurorës së Miss Universe Albania 2017. Ajo është përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Universe 2017, që do të organizohet në Amerikë, bën të ditur KultPlus.

Nga tri vajzat finaliste që mbetën deri në fund të garës, Blerta Leka dhe Joana Grabolli janë dy vajzat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionet ndërkombëtare.

Tregu muzikor botëror pasurohet me “The way I love her” (VIDEO)

$
0
0

Kënga titullohet “The way I love Her” dhe është punuar nga një producent i njohur, shkruan KultPlus.

Albert Stanaj, artisti shqiptar i cili tashmë dita ditës po bënë hapa të mëdhenj drejt ngritjes në karrierën e tij muzikore në tregun botërorë, tashmë ka lansuar këngën e re.

“The way I Love her”, pritet të jetë një hit i madh i këngëtarit.

Kjo këngë është punuar nga një producent i njohur. RedOne, ka realizuar këngën e Stanaj, i cili pas vete numëron një numër të madh hitesh që i ka krijuar për artistët si: Lady Gaga, Shakira, Enrique Iglesias, Nicki Minaj e shumë yje të tjerë botëror, por kësaj liste ju shtua edhe Stanaj.

Kosovë, në Ministrinë e Kulturës pranohet në punë i dënuarin me burg (FOTO)

$
0
0

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka pranuar në punë ish-drejtorin e Arsimit në Komunën e Prizrenit,  i cili është i dënuar nga gjykata me tri vite burgim. I njëjti është nën hetime edhe për një lëndë tjetër.

Në rezultatet e publikuara të konkursit të fundit Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në linkun e emërtuar për 54 pozita, janë emrat e kandidatëve që kanë fituar vendet e punës në institucione të ndryshme që janë përgjegjësi e kësaj ministrie.

Në mesin e të pranuarve është edhe ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prizrenit Nexhat Çoçaj. Ai është pranuar në pozitën bashkëpunëtor profesional në fushën e Etnologjisë.

Por, me 20 qershor të vitit 2016, Çoçaj  nga Gjykata Themelore në Prizren, është dënuar me tre vjet burg efektiv, nën dyshimet se keqpërdori paratë e dedikuara për manifestimin tradicional kushtuar dëshmorit të UÇK-së Remzi Ademaj, nga viti 2008 deri në vitin 2012. Pas shpalljes së aktgjykimit, Çoçaj paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit. Ai gjithashtu është nën hetime në një rast tjetër të keqpërdorimit të detyrës zyrtare si ish-drejtor i Arsimit në Komunën e Prizrenit.

Rregullorja 02/2010  për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil, e cila është në fuqi thotë se aplikacionet e kandidatëve me dosje refuzohen. Neni 25, pika 3 e kësaj rregulloreje thotë: “Aplikacionet e kandidatëve të cilët kanë dosje personale kriminale, e cila sipas dispozitave të ligjit për shërbimin civil konsiderohet e papërshtatshme për emërim në shërbimin civil do të refuzohen”.

Gazeta e Re ka dërguar disa pyetje rreth rastit në adresë të MKRS-së, por nuk ka marrë përgjigje në pyetjet se a është kërkuar ose nëse kandidati ka dorëzuar vërtetim që nuk është i dënuar apo nën hetime.

Befasinë më të mirë për dasmë, Messi e merr nga lagjja e tij në Rosario (FOTO)

$
0
0

Kjo është pyetja më e shpeshtë që është bërë nëpër lagje të ndryshme të Rosarios, në vendlindjen e Messit, i cili ka përzgjedhur pikërisht këtë vend për të organizuar ceremoninë e dasmës.

Bashkëvendësit e tij kanë vendosur që t’ia bëjnë një dhuratë të veçantë Messit.

Ata kanë murale nëpër lagjet e tyre, e në të gjitha ato është paraqitur heroi modern i tyre, Lionel Messi.

“Kampion, lagjja juaj ju pret”, shkruhej në njërin prej moraleve.


“Hatixhe” vazhdon të jetë e para në këto vende (Foto/Video)

$
0
0

Reperi Capital T gjashtë ditë më parë publikoi projektin e tij më të ri me titull “Hatixhe”, të cilin e solli të riperpunuar në versionin e tij.

Kënga po pëlqehet shumë dhe këtë e dëshmojnë edhe top-listat, ku po qëndron e para, shkruan Lajmi.net.

Në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Zvicër, “Hatixhe” vazhdon të jetë e para tash e sa ditë, ndërsa në Malin e Zi dhe Austri hyn në rrethin e këngëve më të dëgjuara.

Këngën “Hatixhe” Capitali e solli në bashkëpunim me Mixey dhe deri tani ka afro 3 milionë klikime.

 

Mijëra dollarë për një natë në shpellë (FOTO)

$
0
0

Nëse keni frikë nga errësira dhe jeni klaustrofobik atëherë këto “dhoma” hoteli do të jenë si një ferr për ju, shkruan Top Channel.

Hotele të ndërtuara brenda shpellave janë normalisht pa dritare, apo valë telefoni, por pronarët e tyre ftojnë klientët që të afrohen me natyrën.

Edhe pse e çuditshme një natë në këto hotele kushton shumë, duke filluar nga 1.200$ nata.

Por nga ajo çfarë duket edhe në fotot e mëposhtme edhe ajo çfarë ofrohet është diçka shumë ndryshe.

Dasma e Messit një ceremoni madhështore (FOTO)

$
0
0

Të dashuruarit e fëmijërisë, Lionel Messi dhe Antonella Roccuzzo janë martuar në një ceremoni madhështore të mbajtur në Rosario të Argjentinës.

Çifti i ri u puth para kamerave pasi u martua dhe dorë për dorë parakaluan në tepihun e kuq të një kompleksi në Rosario.

Në ceremoninë e martesës ishin të ftuar rreth 250 mysafirë, përfshirë yjet si Xavi, Carles Puyol, Cesc Fabregas dhe Samuel Eto’o.

Përveç lojtarëve të Barcelonës, si Luis Suarez, Jordi Alba e Sergio Busquets, i ftuar ishte edhe Angel Di Maria.

Image may contain: 4 people, people standing and wedding

Këto janë lodrat më të çuditshme në botë (Foto)

$
0
0

Por, ndonjëherë duket se fabrikat e lodrave zgjedhin të injorojnë se si karakteret e preferuara të përrallave të duken, transmeton lajmi.net

Përndryshe, si do të sqarohej ndryshe puna për këto kukulla magjike?

Nëpër të gjithë botën, njihuni me listën e lodrave më të çuditshme.

E pabesueshme, fatkeqësitë natyrore incizohen live (Video)

$
0
0
Këto fatkeqësi natyrore ndodhin kudo nëpër botë, mirëpo gjithmonë ato që ndodhin papritur, janë më të rrezikshmet, shkruan Lajmi.net.
Është e pabesueshme se si njerëzit në çaste të tilla kanë arritur të incizojnë me kamerat e tyre, duke i mbajtur kështu si dokument në të ardhmen për historinë.

Frikë e paspjegueshme për ata që kanë qenë prezentë, megjithatë në të njejtën kohë, forcë për ta tejkaluar.

Disa video nga përmbledhja nuk përfshijnë drejtpërdrejtë njerëz, si vetëtimat që kapin ndërtesat e mëdha, apo uji i detit që rrëmben shtëpitë në breg.

Shikojeni videon më poshtë për t’u njohur më shumë.

Gjashtë maska për fytyrë që rikuperojnë lëkurën tuaj (Foto)

$
0
0
Situatat stresuese, puna jashtë orarit, pagjumësia, problemet shëndetësore, të gjitha këto mund të bëjnë që lëkura e fytyrës të duket dhe të ndihet e lodhur, transmeton lajmi.ne
Por, ka zgjidhje për këtë problem.

Pesë maskat për fytyrë që do t’i shihni më poshtë, ju rikuperojnë lëkurën tuaj dhe ju bën të ndiheni më rehat me dukjen që e keni.

Messi bën tatuazh të veçantë menjëherë pas dasmës (FOTO)

$
0
0

Argjentinasi menjëherë pas dasmës me Antonellan, ka bërë tatuazh në dorë datën e martesës.

30.06.2017 në numrat romak është tatuazhi i ri i Messit dhe Antonellas.


Pamjet e mrekullueshme nga Kenia (FOTO)

$
0
0

Një moment ku gjirafa tund kokën pafund për të larguar zogjtë që i hipin në kokë dhe e ndalojnë të pijë ujë në Kenia.

Gjirafa është parë të shuajë etjen në Amboseli National Park, teksa një numër zogjsh i vërtiten mbi kokë. Momente më pas kafsha tund kokën  për të lagur shpendët të largohen nga koka e saj.

Fotot janë bërë nga 29-vjeçarja Shaaz Jun, i cili ka ka kopshte Safari në Afrikën Lindore dhe në Indi.

Artistët rusë krijojnë kukulla kaq realiste (VIDEO)

$
0
0

Artistët rusë Anastasiya dhe Sergej Lutsenko, krijojnë kukulla kaq realiste, saqë ato duken si versione më të vogla të njerëzve të vërtetë, transmeton Klan Kosova.

“E nxjerrim frymëzimin tonë nga jeta e përditshme”, tha dyshja.

“Është gjithmonë interesante të shikosh njerëzit dhe të gjejmë disa lloje të karaktereve që dalin nga turma”.

Ata filluan të bëjnë kukulla në vitin 2011, por kurrë nuk e kanë përsëritur të njëjtin dizajn dy herë.

“Çdo kukull ka historinë e vet dhe është një lloj. Është shumë e rëndësishme për ne që të përdorim elementë dekorative [dhe gdhendje] që janë unike për secilën kukull”.

Të dy, Anastasiya dhe Sergey kanë diploma të artit klasik dhe janë piktorë të kualifikuar, por shpejt u zhvendosën në dizajn grafik dhe përfundimisht gjetën veten duke bërë kukulla.

Temperaturat e larta në Turqi shkrijnë edhe asfaltin (VIDEO)

$
0
0

Një valë e të nxehtit afrikan ka përfshirë Turqinë, aq sa në qytetin turk të Antalias ka nisur të shkrijë asfalti në rrugës.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, vala e të nxehtit nga Afrika e Veriut do të vazhdojë edhe për disa ditë të tjera, ndërsa temperaturat janë nga 6-10 gradë celsius mbi normat sezonale, “temperatura më të lartat për shumë vite”.

Nëse në Ankara dhe Bursa, temperaturat kanë arritur 40 gradë, në Analia i kanë kaluar 42 gradp, ndërsa në Manisa 44 gradë, në Dijarbakir 43 gradë dhe më ekstremet janë në qytetet Sanliurfa dhe Aydin me 45 gradë.

Vala e të nxehtit do të jetë deri të mërkurën dhe më pas, temperaturat do të kthehen në normat normale të stinës.

Përforcimi i ri në Juventus merr fanellën me numrin 10 (FOTO)

$
0
0

Federico Bernardeschi do të transferohet në Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Mesfushori ofanziv i Fiorentinës ka zgjuar interesim nga kampioni i Serie A.

Mediat italiane raportojnë se “Bianconerët” do të paguajnë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij nga rivali “Viola”, përcjell Lajmi.net.

Por, Bernardeschin në Juventus e pret edhe fanella e famshme me numrin 10.

Shkupi përforcohet me dy futbollistë të Shkëndijës (VIDEO)

$
0
0

Skuadra e Shkupit ka arritur që të sjell dy futbollist të rinj në radhët e veta, Shqiprim Taipin dhe Shpend Asani, të cilët në formë huazimi janë marrë nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës.

Të dy futbollistët janë të moshës 20 vjeçare dhe janë futbollistë premtues, që kanë përmbushur kërkesat e trajnerit Ardian Nuhiu, i cili shpreson se së shpejti ata do të adaptohen në ekipin e tij, për të qenë pjesë e skuadrës në kampionatin e ri.

Shqiprim Taipi vjen nga Tërrnoci, i cili përveç me Shkëndijën, ka luajtur edhe me ekipin e Horizont Turnovës. Futbollisti Taipi që është në moshën 20 vjeçare luan në pozitën e mesfushorit, ka thënë se ndjehet i lumtur që do të luajë për Shkupin.

“Jam i lumtur që u bëra pjesë e Shkupit, shpresoj që ti arrijmë objektivet që ka klubi, ndërsa kënaqësi për mua do të jetë që do të luaj edhe para tifozëve “Shvercerat” të cilët gjithmonë janë lojtar i dymbëdhjetë i klubit. Shpresojë që të kemi fat si skuadër por edhe ne si lojtar që të kemi një kampionat të suksesshëm”, ka thënë Taipi.

Edhe futbollisti tjetër, Shpend Asani i cili është në moshën 20 vjeçare, ka potencuar se është i lumtur për kalimin te Shkupi.

“Padyshim se dhe unë jam i lumtur që do të bartë fanellën e FC Shkupi, duke dëshiruar që së bashku me skuadrën dhe mbështetjen e tifozëve “Shvercerat” të arrijmë suksese në kampionat, për të arritur objektivat e klubit”, është shprehur futbollisti Asani, i cili me fanellën e Shkëndijës në sezonin e kaluar kishte regjistruar 160 minuta lojë, për të shënuar dy gola.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>