Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Osmani: Fillojmë fushatë agresive për realizimin e reformave prioritare (VIDEO)

$
0
0

“Qeveria fillon një fushatë agresive për arritjen e reformave kyçe prioritare, për të arritur një zhvillim në muajt e ardhshme, të cilat do të përkushtohen veçmas BE agjendës, për më pas të mundemi të fillojmë bisedimet për arritje në BE”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në konferencë për shtyp, njofton Portalb.mk.

Duke theksuar se është e tejkaluar kriza politike në Maqedonia, gjegjësisht janë kryer dy kushtet kryesore – mbajtja e zgjedhjeve të pranuara dhe transparente më 11 dhjetor dhe fillimin e zbatimit të reformave prioritare, Osmani tha se vizita në Bruksel e javës së kaluar ka qenë e suksesshme, pasi që delegacioni qeveritar është pranuar në nivel më të lartë dhe ka pasur qasje pozitive nga kreu i BE-së.

“Në korniza të përgatitjeve disamujore të fushatës agresive të Qeverisë, kemi mbajtur edhe takime me Ministritë dhe institucionet tjera, ndërkaq sa më shpejtë në bisedime për prioritetet do të jetë i kyçur edhe sektori civil”, tha Osmani.

Ai porositi të gjitha partitë që t’i kyçen BE agjendës, edhe të pushtetit, por edhe të opozitës, pasi që siç tha ai, duhet që të zbatohet zhvillim për tërë shtetin, gjë që nuk është vetëm punë e Qeverisë, por e të gjithëve në vend.

Osmani tha se sipas Platformës së partive shqiptare, për përfshirjen e shqiptarëve në të gjitha çështjet ne ndjeshme, përfshirë edhe çështjen e emrit, gjatë takimit të nesërm në Sofje do të marrin pjesë edhe ministrat e bllokut shqiptar, që të tregohet se të gjithë se bashku jemi të gatshëm që t’i zgjidhim të gjitha çështjet me rëndësi për vendin.

Osmani gjithashtu tha se për zbatimin e fushatës  reformatore agresive është formuar komision reformues, i cili do ta definojë drejtimin aksionar për reformat, i cili do të ofrojë masa, qëllime dhe kornizë kohore.


Vdes pas nokautit të tmerrshëm (VIDEO)

$
0
0

Ish-luftëtari i UFC, Tim Hague, ka vdekur në spital, pasi është nokautuar gjatë një ndeshje boksi. Pasi është nokautuar në duelin e boksit të premten nga Adam Braidwood, ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ka ndërruar jetë ditën e diel.

“Me pikëllim të madh, vuajtje dhe zemër të thyer ju njoftojmë se Tim ka ndërruar jetë”, ka thënë motra e tij, Jackie Neil. Kanadezi, i cili ishte 34 vjeçar, njihej për faktin se zihej edhe me fansat gjatë meçeve në tetëkëndësh.

Hague ka luftuar pesë herë në UFC, duke fituar një herë dhe duke humbur katër herë. Ai kishte rekord të MMA-së (arteve të përziera marciale) prej 21-13 dhe ishte nokautuar tetë herë gjatë karrierës së tij.

 

Princi i rrejshëm i Maqedonisë dhe Malit të Zi ka mashtruar dhe  Pamela Andersonin dhe Novak Gjokoviqin (FOTO-GALERI)

$
0
0

Stefan Çernetiq, i cili gjatë kohë ka bërë jetë luksoze duke u paraqitur si princ i Malit të Zi dhe Maqedonisë, është takuar me diplomatë, persona të njohur dhe biznesmenë nga e tërë bota. Në mesin e tyre janë edhe aktorja Pamela Anderson, të cilës ia ka “ndarë” çmimin artificial “konteshë”, por dhe ylli i tenisit, Novak Gjokoviq, njofton Portalb.mk.

Princi i rrejshëm u zbulua kur bëri llogari të madhe në një nga restorantet më elitare në Fusina dhe kur menaxheri i restorantit faturën ia ka dërguar Ambasadës së Maqedonisë në Itali.

Ka ardhur përgjigjja “Mos na i dërgoni llogarinë, princ nuk kemi, a sigurisht nuk do ta ndajmë me Malin e ZI”.

Çernetiq ka thënë se është pjesë e “Monarkisë së Malit të ZI dhe Maqedonisë” dhe kështu është takuar me diplomatë, persona të njohur dhe biznesmenë, në mbarë botën. Me titullin e rrejshëm, ai ka  arritur që të takohet  me shumë përfaqësues të dinastive mbretërore nëpër botë, ka qëndruar me një tavolinë me princeshën Irena nga Greqia dhe Danimarka në Athinë, ndërkaq ka qenë edhe në garën e Formula 1 në Monako, në shoqërim të një sheikut dhe super moedele, transmeton Portalb.mk.

lazen-princ2

Policia ka filluar hetim për mashtrim duke e paralajmëruar Çernetiqin se mund të përballet me dënim me burg, pasi që një detektiv ka gjetur disa pasaporta, medaljone dhe pasaporta diplomatike.

“Kemi parë mjaft gjëra, por kështu gjëje s’kemi parë”, ka thënë njëri nga policët britanik.

lazen-princ

Çernetiq ka vendosur dhjetëra fotografi në ueb-faqe, në të cilën shihen persona të njohur, nga Gjokoviqi e deri te kryepeshkopi i Monakos. Ueb-faqja është e mbushur me simbole mbretërore, portrete historike dhe tjera shenja monarkike.

princ-sajt-768x729

princ-vo-vatikan-768x1428

Ai ka thënë se jeton mes Beogradit dhe Bregut Azur bashkë me familjen e tij dhe se është i lidhur me familjet më të larta evropiane dhe aristokracinë.

LEXO: Arrestohet në Itali princi i rrejshëm nga Mali i Zi dhe Maqedonia (FOTO)

U tregua se në fakt është italian i lindur në kufirin slloven, i cili tani jeton në Torino.

Policia ka ngritur procedurë për mashtrim, pasi që pronari i njëri nga hotelet është ankuar se Çernetiq ka qëndruar atje plot një javë pa paguar dhe u ka dhënë pronarëve që ta dërgojnë llogarinë në Ambasadën e Maqedonisë në Romë. Por, funksionarët e konsullit nuk anë pasur lidhje se kush është ai.

Kryetari i Monopolit, Emilio Romani, i cili verën e kaluar ka qenë mysafir i Çernetiqit thotë “Ngushëllohem me faktin se nuk jam i vetëm, pasi që personi është takuar me kryetarë nëpër mbarë Evropën, por edhe me persona të shou-biznesit”.

lazen-princ43

Në vitin 2015, Pamela Anderson është gjunjëzuar përpara Çernetiqit, i cili ka mbajtur në duar shpatë, dhe i është drejtuar me “lartmadhëria juaj”, derisa monarku i vetëshpallur i ka “ndarë” titullin “konteshë”. Pasi që është “shpallur” konteshë, në vitin 2015, Pamela Anderson e ka ndarë gëzimin e saj në Instagram, duke thënë “Santa Margerita, Italia, Konteshë”.

lazen-princ4princ-makedonija

Pamela Anderson

 

Pamjet më të rënda që keni parë nga dridhjet e tokës (Video)

$
0
0

Janë pamjet më të rënda të regjistruara që paraqesin pasojat e dridhjeve të tokës, shkruan Lajmi.net.

Kanë ndodhur papritur, prandaj edhe njerëzit janë munduar në çdo formë të shpëtojnë jetën e tyre.

Duke filluar nga marketet, që gjithçka është rrënuar, deri tek pishinat, ku uji është ngritur lart, sa djathtas majtas, njerëzit janë rrëzuar në tokë, kanë tentuar të mbahen për ndonjë hekur, ose kanë ikur.

Shikojeni videon më poshtë.

Zjarri në Londër, banorët: “Faleminderit që ekziston Ramazani” (VIDEO)

$
0
0

Një banore jo muslimane, e prekur nga zjarri që ra në Londrën perëndimore i cili shkatërroi jetën e shume personave, thotë “ faleminderit për Ramazanin”, transmetonë KohaIslame.com

Banorët muslimanë që jetonin në atë ndërtesë ishin zgjuar duke bërë përgatitjet për argjërimin e ditës në vijim, kur shpërtheu zjarri. Ata ishin në gjendje të zgjonin fqinjët e tyre jo muslimanë dhe gjithashtu të evakuoheshin në mënyrë të sigurtë.

Në një vidjo tjetër, një grua tregon për gazetarët se si të rinjë musliman ndihmuan në shpëtimin e shumë jetëve. Ajo thotë se në qoftëse nuk do të ishte për të rinjtë muslimanë që ktheheshin nga xhamitë, shumë njërëz do të kishin vdekur.  Gjithashtu gruaja thotë në vidjon e paraqitur më poshtë se ata (mediat) flasin për muslimanët vetëm kur gjëra të këqija ndodhin, por ato ishin njërzit e parë që ndihmonin njërzit me canta uji, duke vrapuar dhe u treguar atyre.

Era Istrefi sjell koleksionin e saj të llaqeve për thonj (FOTO)

$
0
0

“SinfulColors” janë llaqet që këngëtarja Era Istrefi ka sjell në treg.

Era Istrefi ka filluar të tregojë se sukseset për veç se kanë filluar. Ajo tashmë ka sjellë në treg kioleksionin e saj të llaqeve për thonj “SinfulColors” .

 Këtë paralajmërim e ka bërë vetë Istrefi përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Të gjithë e dini që më pëlqen të ndërroj ngjyrat e thonjve të mi, kështu që jam shumë e ngazëllyer t’ju njoftoj që kam krijuar koleksionin tim #Pride me #SinfulColors! Këto llaqe mund t’i bleni në Amazon.com dhe wish.com”, ka shkruar Istrefi.

Më poshtë keni koleksionin e llaqeve shumëngjyrëshe nga Era Istrefi.

 

Instagram sjell risi në kategorinë e videove (FOTO)

$
0
0

Rrjeti social Instagram në vazhdimësi është duke sjell risi për përdoruesit e saj. Karahas efekteve në fotografi të cilat pothuajse çdo ditë pësojnë ndryshime, nga dje, instragramistat do të mund të ruajnë videot e tyre të drejtpëdrejta (LIVE) duke shpërdare në storjet e tyre 24 orëshe, njofton Portalb.mk.

Deri më sot videot LIVE nuk kanë mundur të shpërndahen diku tjetër, kurse tash, me të përfunduar ajo, juve ju del opcioni SHARE ku duke e shtypur të njejtin ju e shperndani videon në kategorine Instagram Stories.

Përparësia e kësaj mundësie është se videon Live do të mund ta shohin më pas edhe shokët e tjerë të cilëve u ka ikur.

 

 

Starting today, we’re introducing the option to share a replay of your live video to Instagram Stories. Now, more of your friends and followers can catch up on what they missed. When your broadcast has ended, you’ll be able to tap “Share” at the bottom of the screen to add your replay to Instagram Stories for 24 hours. You can also tap the toggle and choose “Discard,” and your live video will disappear from the app as usual. When someone you follow shares a replay, you’ll see a play button under their profile photo in the stories bar. Tap it to watch the video and see comments and likes from the original broadcast. Since introducing live video in November, millions of people have used it to connect with friends and followers in an authentic way. Now, you can share these experiences with even more people. To learn more about today’s updates, check out help.instagram.com. These updates are available as part of Instagram version 10.26 for iOS in the Apple App Store and for Android in Google Play.

A post shared by Instagram (@instagram) on

Si të ktheni dokumentin nga pdf në word (Video)

$
0
0

E keni një dokument të ruajtur vetëm në pdf dhe keni dëshirë ta ktheni në word?

anë disa hapa të cilët duhet ndjekur, në mënyrë që ta realizoni këtë. Shikoni videon më poshtë. 


Publikohet kënga bamirëse për viktimat e zjarrit në Grenfell Tower (VIDEO)

$
0
0

Më shumë se 50 artistë, përfshirë One Direction, Robbie Williams, Stormzy, Rita Ora, Dua Lipa dhe Jessie J kanë përfunduar incizimin e këngës në nder të viktimave të zjarrit që ndodhi javën e kaluar në Londër, njofton KultPlus, përcjell Portalb.mk.

 Të gjitha fondet e mbledhura nga kjo këngë do të shkojnë në ndihmë në të prekurve nga ngjarja në Grenfell Tower, transmetojnë mediet e huaja.

Kënga e Simon Coëell dhe Garfunkel është përpunuar dhe është sjellë në një version më ndryshe. Madje ky version për herë të parë është shfaqur në të gjitha radiot e Mbretërisë së Bashkuar në mëngjesin e sotëm.

Ndryshe, video e këngës ”Bridge Over Troubled Water” do të jetë publikohet sonte në ITV.

Gjiganti mediatik na tregon klubin e ri të Ronaldos (FOTO)

$
0
0

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid por jo për t’u rikthyer në Manchester United.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se Paris Saint-Germain është i gatshëm të niset në mision për blerjen e tij.

Ronaldo thuhet se ka vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, Manchester United nuk duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Paris Saint-Germain do ta tentojë transferimin e tij.

Ky talent largohet nga Real Madrid (FOTO)

$
0
0

Klubi gjigant spanjoll Real Madridi ka vendosur përfundimisht për fatin e Mariano Diaz.

Drejtuesit e klubit do të mundohen ta shesin diku futbollistin brenda kësaj jave.

Momentalisht në tavolinë janë dy oferta, nga Espanyoli dhe Malaga.

Reali e vlerëson futbollistin me 10 milionë euro, shumë e cila nuk pritet të jetë problematike për këto dy klube.

Martohet trashëgimtarja e Swarowski-t, mahnit me fustan të kristaltë (FOTO)

$
0
0

Ajo është trashëgimtarja e perandorisë se gurëve të çmuar Swarowski, kështu që, natyrisht, dasma e Victoria Swarowski ishte mjaft verbuese. 23-vjeçarja, e cila është gjithashtu një këngëtare e famshme në Austri, u martua me të dashurin e saj, investitorin e pronave Werner Mürz, i cili mendohet të jetë 40 vjeç. Dasma ndodhi gjatë fundjavës në Trieste të Italisë, shkruan Daily Mail, transmeton Metro.

Trashëgimtarja mahniti me një fustan të kristaltë e habitur prej 46 kg, i projektuar vetë me ndihmën e projektuesit të bazuar në Dubai, Michael Cinco, klientët e famshëm të të cilëve përfshijnë emrat si Beyoncé, Jennifer Lopez, Rihanna dhe Lady Gaga. Fustani thuhet se kushton mbi 700,000 sterlina dhe erdhi me 500,000 kristale Swarowski.

Ajo kompletoi pamjen me një vello prej tetë metrash dhe me taket nga marka e njohur Jimmy Choo.

Çifti, i cili u takua në vitin 2010, u zotuan në katedralen e San Giusto përballë 250 miqve dhe familjeve të tyre. Festimet zgjatën për tri ditë në diellin italian me tre ndryshime të veshjes për nusen.

Puthja

Nga prapa

Hyrja

5555

6666

Fushatë nga timoni. Rama, lutje emigrantëve (VIDEO)

$
0
0

Ka folur për timonin, kësaj radhe duke qenë vetëm një metër larg tij. Edi Rama ka bërë fushatë nga makina, ndërsa shkon nga një miting në tjetrin. Ai i është lutur veçanërisht të pavendosurve, por edhe emigrantëve, që të vijnë të hedhin votën për Partinë Socialiste, duke e quajtur 25 Qershorin, ditën e një zgjedhjeje historike, transmeton Top Channel. 

“Të dielën do të ndahet një gjë e madhe. Nëse të ardhmen e betejës për të bërë shtet do ta marrë populli plotësisht në duart e veta apo partitë do ta mbajnë peng shtetin si një tepsi në duart e tyre. Komunikoni me çdo njeri që është i lëkundur. Shqiptarët me të drejtë vote kanë një barrë të veçantë sepse duhet të zgjedhin të bashkuar për Shqipërinë me shtet dhe me drejtësi, mbi partitë. Jo të ndarë nëpër partira që Shqipërinë e duan shumë me llafe të bukura, por votën ama e duan vetëm për vete dhe për grushtin e njerëzve të privilegjuar rreth kapos”, tha Rama.

Në videon e postuar në Instagram, kreu i qeverisë pati një thirrje edhe për emigrantët.

“Ju lutem juve që jeni në emigracion dhe nuk vini dot, me gjithë dëshirën e madhe për të më ndihmuar, mbështesni procesin e shtetbërjes, flisni me familjarët e të njohurit këtu në Shqipëri dhe shpjegojuni se nuk po kërkojmë më shumë pushtet për vete, por më shumë fuqi për ju, për të bërë së bashku me ju shtetin që meriton Shqipëria”, deklaroi Rama.

“Në 25 qershor, të dielën, çdo njeri me të drejtë vote është anëtar i një gjykate të madhe, i gjykatës së popullit sovran, jo për të shkuar e për të bërë tifozllëk, por për të gjykuar me mendje të kthjellët se kë do të marrim në punë për të drejtuar Shqipërinë dhe për të bërë punët e mira për vendin dhe komunitetin”, mbylli Rama mesazhin e tij.

Gardianit i bie të fikët, të burgosurit nuk bënë atë që mund të mendohet (VIDEO)

$
0
0

Gjashtë të burgosur kishin mundësinë e artë për t’u arratisur, por jo vetëm nuk e bënë këtë, por vunë dorën në zemër dhe shpëtuan gardianin e burgut, të cilit i kishte rënë të fikët gjatë kryerjes së detyrës.

Gardiani mori detyrën si zakonisht në mëngjes, por më 12 qershor jo gjithçka shkoi mirë. Atij i ra të fikët për shkak të të nxehtit.

Gjashtë nga të burgosurit që ishin aty u hodhën në veprim. Ata hapën këmishën e tij dhe hoqën jelekun antiplumb të oficerit në mënyrë që të mund të kryenin pompimin e zemrës së tij, ndërsa njëri prej tyre i mori telefonin dhe lajmëroi thirrjen e emergjencës.

Ngjarja ndodhi në burgun “Polk County” në Georgia të Shteteve të Bashkuara.

Rita Ora publikon trailerin e videoklipit ‘Your Song’ (VIDEO)

$
0
0

Këtë gjë e ka bërë publike vetë Rita, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku njëherësh edhe ka treguar se sa shumë e do këtë këngë duke e falënderuara Ed Sheeran.

Rita Ora, së fundmi ka sjellë shumë inserte interesante nga videoklipi i këngës së saj ‘Your Song’, i cili pritet të dalë shumë shpejt. Kësisoj, mbrëmë është lansuar edhe një trailer i klipit të shumë pritur, i cili do të dalë këto ditë, shkruan KultPlus. Këtë gjë e ka bërë publike vetë Rita, nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku njëherësh edhe ka treguar se sa shumë e do këtë këngë duke e falënderuara Ed Sheeran.


Në Ministrinë e Shëndetësisë janë ndarë honorarë me vlerë sa 5-6 rroga mesatare (VIDEO)

$
0
0

Të punësuarit me marrëveshje në Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë honorarë enorme të larta të cilat kanë arritur edhe deri në 5-6 rroga mesatare, konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njofton Portalb.mk.

Taravari, nuk tregoi konkretisht për cilët njerëz bëhet fjalë, nëse ata janë të punësuar në kabinetin e ish ministrit Nikolla Todorov, or tha se revizioni është në rrjedhë dhe do të dalë me informata shtesë.

“Bëhet fjalë për shumë njerëz të cilët kanë punuar me marrëveshje. Ata kanë marrë honorarë të larta, si në vendet evropiane. Nuk e di saktë se për cilët njerëz bëhet fjalë, por revizioni do të tregojë se për kë konkretisht bëhet fjalë dhe nëse është dëmtuar Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë”, deklaroi ministrit Taravari.

Qeveria i shfuqizoi reklamat milionëshe në BBC dhe CNN (VIDEO)

$
0
0

“Kursimet në arkën shtetërore vetëm se kanë filluar.  Tanimë janë kursyer 10 milionë euro, i ndaluan fushatat në CNN dhe BBC, i ndaluam marrëveshjet me kuazi këshilltarët e huaj”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, në Kuvend, njofton Portalb.mk.

“Por, çfarë të bëjmë me personat që nga dhjetëra-njëzet ditë nuk kanë ardhur në punë? Ligji thotë se pas tre ditëve mungesë të paralajmëruar ndalon marrëdhënia me punën. Edhe njëherë apeloj deri te të gjithë që të vijnë në punë”, tha Zaev, duke iu përgjigjur deputetëve opozitar të VMRO-DPMNE-së.

Për propozimet për zv/ministrja, Zaev tha se është i bindur që do të tregojnë shembull se si duhet që të punohet.

Ja dhe reklama që është transmeton në CNN dhe BBC.

Rita Ora solli “Your Song”-un (VIDEO)

$
0
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, publikoi videoklipin e këngës ‘Your Song’, videoklip ky i shumëpritur nga fansat. Edhe kësaj radhe Rita, vjen mahnitëse me pamjen e saj prej një ylli botëror.

‘Your Song’, para disa javësh u publikua vetëm me tekst ndërsa tash vjen me një klip të realizuar me shumë kujdes, shkruan Kultplus.

Onat sjell “A je” (VIDEO)

$
0
0

Nën poduksion të Max Production, në kanalin në yotube të Babastars, këngëtari Onat dje në tregun muzikor shqiptar solli edhe projektin më të ri që mban titullin “A je”, njofton Portalb.mk.

Teksti i këngës “A je” është shkruar nga vetë Onat.

‘Home’ merr çmimin ‘Golden Lion’ (FOTO)

$
0
0

Filmi kosovaro britanik “Home”, i njëjti që ka fituar edhe çmimin BAFTA para pak kohësh, ka marrë sot çmimin ‘Golden Lion’, në Festivalin Ndërkombëtar të Kreativitetit ‘Cannes Lions’ 2017, shkruan KultPlus.

Për këtë çmim ka njoftuar vetë producenti kosovar Shpat Deda.

Filmi “Home” me skenar dhe regji të Daniel Mulloy, trajton vuajtjet e refugjatëve dhe fatin e një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes. Familja në fjalë është angleze.
Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. Ai është kooproduksion i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>