Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Strugë, djegia e deponisë vazhdon, ja çfarë premton kryetari Zabzuni (VIDEO)

$
0
0

Deponia e Strugës e cila është kapluar nga flaka ka marrë përmasa të mëdha, edhe në orët e vona ajo shihet tek sa digjet, ndërsa në teren është kryetari i Stugës, Mustafa Zabzuni i cili zgjidhjen e këtij problemi e sheh nëpërmjet të disa fazave, njofton Portalb.mk.

“Faza e parë e zgjidhjes së problemit është të ta shuajmë zjarrin, e dyta është që gjehet zgjidhje afatshkurtër e cila është transferimi i deponisë së Strugës në rrethinë e cila do të jetë më pak e dëmshme për natyrën dhe qytetarët që më pas të mund të sigurohet një deponi rajonale për deponitë e Maqedonisë”, u shpreh Zabzuni.

Në videon më poshtë të TV 21 mund të shihni se si edhe pak para mesnatës deponia vazhdon të digjet edhe pse siç raportojnë disa media lokale të Strugës, tashmë janë marrë masa për shuarjen e zjarrit të kësaj deponie.


Koce Trajanovski në miting tek Ilir Meta në Tiranë (FOTO)

$
0
0

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dje ka qenë në Tiranë për të marrë pjesë në mitingun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, lider i të cilës është Ilir Meta, i cili pas zgjedhjes për president të Shqipërisë, hoqi dorë nga pozita e liderit të partisë, të cilit ia ka zënë vendin, Petrit Vasili, njofton Portalb.mk.

Në miting ka marrë pjesë edhe kryetari i Pustecit, Edmond Temelko, partia e të cilit bashkë do të del në zgjedhje me partine Metës.

Në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, pritet që partia e ish kryeparlamentarit dhe presidentit aktual të Shqipërisë, i cili paralajmëroi se maqedonasit në Shqipëri do të përfaqësohen në të gjitha fushat dhe nivelet në pushtet, të jetë faktor pa të cilin nuk do të mundet që të formohet Qeveria e ardhshme.

Mijallkov pas dy orë e gjysmë doli nga Prokuroria Speciale

$
0
0

Ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, sot ka qenë në në Prokurorinë Speciale, rreth dy orë e gjysmë ka dhënë dëshmi, njofton Portalb.mk.

Ende nuk dihet nëse Mijallkov është ftuar në cilësinë e të dyshuarit në rastin “Tortura”, gjegjësisht për arrestimin e Lube Boshkoskit, ose bëhet fjalë për rast tjetër, gjegjësisht për “Target”, për përgjime të paligjshme.

Ai në PSP, ka arritur bashkë me avokatin e ri Lupço Shvrgovskin, i cili më herët ka qenë prokuror shtetëror.

Ashtu sikur edhe kur hyri, Mijallkov, nuk u përgjigj ndaj pyetjeve të gazetarëve as kur doli nga hapësirat e PSP-së.

МИЈАЛКОВ ДОЈДЕ НА РАСПИТ ВО СЈО

Rrahje masive mes arabëve në Konferencën Rajonale për çështjen e Katarit (VIDEO)

$
0
0

Eskaloi situata në Konferencën Rajonale për çështjen e Katarit, ku merrnin pjesë zyrtarë politik nga Arabia Saudite, Vendet e Gjirit, dhe Katarit. Ata u përfshinë në përleshje masive ndërmjet vete gjatë punimeve në Konferencën Rajonale për çështjen e Katarit.

Në video-xhirimin, të cilin në Twitter e ka publikuar politikani irakian Valid al Azavi shihet se si rrihen  mes njëri-tjetrit disa magnatë arabë, transmeton “Islam news”. Magnatët saudit të naftës nisën të fyejnë kolegët e tyre nga Katarit, të cilët në fund humbën durimin dhe iu kthyen kundërshtarëve  me grushte. Ndryshe disa vende arabe, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, kanë ndërprerë  në qershor marrëdhëniet diplomatike me Katarin, të cilin e akuzojnë se po mbështes së terrorizmit.

Publikohet videoja e Elvanës dhe David Guettas gjatë realizimit të këngës (Video)

$
0
0

Elvana Gjata para tre ditësh ka publikuar këngën ‘Forever is over’ këngë kjo me shtrirje ndërkombëtare e që u pëlqye shumë, shkruan Lajmi.net.

Për këtë periudhë kaq të shkurtë kohore, ky projekt kaloi 1 milionëshin e parë në Youtube.

E ndërsa tani, në llogarinë e saj në Instagram, Elvana ka hedhur dy video ku shihen prapaskenat e incizimit të kësaj kënge.

London-LA-Barcelona #foreverisover

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on


Disney kinez mbush 1 vjeç (VIDEO)

$
0
0

Dora nuk është rrudhur me shpenzimet e përvjetorit të parë të parkut gjigant të Disney në Shangai. Kremtimet që u qëndruan besnike stilit të kompanisë sollën një spektakël madhështor dritash, fishekzjarresh si dhe vizitën e shefit ekzekutiv, Bob Iger, shkruan Top Channel.

Parku 5.5 miliardë dollarësh, pjesë e resortit Disney të Shangait ka tërhequr vitin e kaluar me miliona vizitorë. Kina i intereson shumë pronarit të Mickey Mouse. Shitja e biletave është trefishuar duke e vendosur Shanghai Disneyland në rrugën e shndërrimit në një park goxha më fitimprurës sesa ata të Parisit e Hong-Kongut, që rezultojnë me humbje.

“Gjatë një viti u uruam mirëseardhjen më shumë se 11 milionë vizitorëve nga Kina dhe e gjithë bota. Uroj që të mirëpresim edhe shumë të tjerë në vitet në vazhdim. Çdogjë që shikoni në këtë park është krijuar për popullin e Kinës dhe ju falenderojmë që e keni kthyer këtë vend kaq special në një sukses të vërtetë”, tha CEO i Disney, Bob Iger.

Popullariteti i resortit në fjalë ka njohur një rritje të rrufeshme duke kënaqur pa masë jo vetëm pronarët e tij, por edhe industrinë kineze të turizmit. Shanghai Disney Resort u inaugurua qershorin e 2016-s si destinacioni i parë i Disney-t në Kinën kontinentale dhe i gjashti në mbarë globin.

Ky artist bën mrekulli, shikoni çfarë figura krijon me gdhendje të ushqimit (Foto)

$
0
0

26 vjeçari i kthen frutat dhe perimet në art të ngrënshëm, duke përdorur thika që të krijojë forma, modele dhe dizajne të ndërlikuara, transmeton lajmi.net

‘’Sa herë që përpiqem të gjej një produkt tjetër, ngazëllohem duke i parë format e ndryshme.’’

Ai e filloi gdhendjen e frutave dhe perimeve kur ishte vetëm 7 vjeç, ka marrë pjesë në disa gara ndërkombëtare të skulpturës së ushqimit. Ai ëndërron që një ditë të ketë shfaqjen e tij televizive ku të tregojë artin e gdhendjes.

Derisa kjo ëndërr e tij të bëhet realitet, ju mund t’i shikoni krijimet e tij si më poshtë.

dfsf

435

sd

fsdfsd

3425

dsf

345

Vjen “Simpatia” në versionin e Lumi B me Dhurata Dora (VIDEO)

$
0
0

Është publikuar bashkëpunimi i shumëpritur mes Dhurata Dora dhe Lumi B, njofton Klan Kosova.

Kënga është “Remake” i “Simpatia” të cilën e këndojnë Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi.

Teksti është shkruar nga reperi teksa për klipin është përkujdesur produksioni Max.


“Nuk ka dashni” ndërmjet Gencit dhe Gretës (VIDEO)

$
0
0

“Nuk ka dashni” është kënga më e re e cila erdhi si bashkëpunim i Genc Prelvukajt dhe Greta Koçit.

Kënga është prodhim i “United Records” me tekst të Genc Prelvukajt.

Pepes ia anulon golin teknologjia (VIDEO)

$
0
0

Mbrojtësit portugez Pepe i është anuluar një gol nga teknologjia e re e videoasistencës për gjyqtarë.

Pepe shënoi ndaj Meksikës në përballjen në Kupën e Konfederatave, por goli i tij u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kjo ndodhi në minutën e 22-të.

Pepe Canceled Goal by Video Assistant… by mamiewaymire

320 vende të lira, ja se si duket parkingu i Bulevardit të Ri (VIDEO)

$
0
0

Tiranës do t’i shtohet një parkim i ri nëntokësor i cili do të rrisë kapacitetet në qendër të qytetit. Pas Sheshit “Skënderbej”, edhe në Bulevardin e  Ri do të ketë një parkim modern nëntokësor për 320 automjete.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar videon nga parkimi nëntokësor, ku shihet qartë se është pajisur edhe me sinjalistikë horizontale dhe vertikale.

Për të garantuar siguri të plotë, parkimi i ri ka një sistem të posaçëm të hyrje-daljes dhe të monitorimit me kamera, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe instalimit të sistemit të fikjes së zjarrit.

Ashtu si parkimi në sheshin “Skënderbej”, edhe këtu janë vendosur karikues elektrikë për makinat elektrike që mbrojnë ambientin duke sjellë një risi në Ballkan.

Segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës do të hapet për qytetarët në 20 qershor ora 20:30 përmes një ceremonie të veçantë. Pas 100 vitesh, Tirana do të ketë bulevardin e parë modern, i cili do të jetë i kuruar në të gjitha detajet.

Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qendror të Tiranës do e transformojnë të gjithë këtë zonë prej gjendjes së saj aktuale, si një hapësirë e lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për shekullin në vijim. /b.d

Tifozët e Milanit ‘turpërojnë’ Donnarumman në shenjë proteste (Foto/Video)

$
0
0

Tifozët e Milanit kanë filluar hakmarrjet për portierin e tyre në largim, Gianluigi Donnarumman.

Portieri 18 vjeçari italian ka bërë publike dëshirën e tij për të mos vazhduar kontratën me Milanit dhe të largohet nga klubi këtë verë ose në vitin e ardhshëm kur edhe i skadon kontrata.

Megjithatë, këtë vendim të tij nuk e kanë pritur tifozët Rossonerë të cilët e shihnit Donnarumman si pjesë përbërëse e Milanit të ri që do të rilind.

Kështu, tifozët e Milanit e kanë vënë në siklet italianin që ndodhet me kombëtaren e Italisë U-21 në Kampionatin Evropian në Poloni.

Disa tifozë të Milanit në ndeshjes ndaj i kanë hedhur atij disa letra me dukje si të monedhave te porta, duke aluduar se janë paratë ato që e kanë bërë Donnarumman të vendos largimin nga gjiganti italian. /Telegrafi/

100 milionë ndjekës? Ja cila është këngëtarja që bën historinë

$
0
0

Këngëtarja Katy Perry është e para që ka arritur 100 milionë ndjekës në Twitter. “Sot, ne dëshmojmë historinë”, shkruan ajo pas video që ka postuar në këtë profil social me të gjitha statuset që nga viti 2009, duke iu përmbajtur edhe titullit të albumit të fundit “Witness”.

Katy Perry

Katy Perry

Në vend të dytë në këtë profil renditet këngëtari Justin Bieber, me 96.7 milionë ndjekës dhe Barack Obama në vendin e tretë, me 91 milionë. Pjesa tjetër e 100 të parëve në listë plotësohet nga këngëtarë, sportistë, politikanë apo edhe kompani të njohura mediatike.

 

Ai që udhëheq momentalisht është Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Profili i tij ndiqet shumë, edhe pse pozicionohet në vendin e 33-të me 32.4 milionë ndjekës.

Megjithatë, nga kontrollet e Twitter Audit, ka rezultuar se dy të tretat e personave që ndjekin në rrjetin social si Perry-n, ashtu edhe Bieber-in, mund të mos jenë të vërtetë.

Tetovë, në Kodrën e Diellit vendoset gurëthemeli i xhamisë (VIDEO)

$
0
0

Pas shumë viteve përpjekje dhe kërkesave të vazhdueshme të banorëve lokal dhe institucioneve fetare, në qendrën rekreative-turistike Kodra e Diellit në Tetovë, sot u vendon gurëthemeli i xhamisë që do jetë në shërbim të turistëve dhe vizitorëve të kësaj qendre, si dhe pronarëve të objekteve banesore.

Xhamia do të ngritet në hyrje të lagjes ku ndodhen vikend shtëpizat, mu përball pistave të skijimit. Në vendosjen e gurëthemelit morën pjesë drejtues të lartë të Bashkësisë Fetare Islame dhe muftinisë së Tetovës, njofton Shenja.

“Kjo është një kënaqësi shumë e madhe, kjo është një rezultat jashtëzakonisht historik, sepse ne nuk jemi historian, por nuk kam lexuar nga historianët tanë që këtu në kodrën e diellit ka pasur xhami ndonjëherë. Dhashtë Zoti që kjo vepër historike…”, tha kryetari I BFI-së, Sulejman ef. Rexhepi.

Realizimi i kësaj iniciative është realizuar me mbështetje të donatorëve privat, besimtarëve, xhamive të rajonit të Tetovës si dhe shumë afaristëve lokal të cilët i falemenderoi muftiu i Tetovës, doktor Qani Nesimi.

Gjiri i Lalzit përfshihet nga flakët, digjen disa makina (Video)

$
0
0

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të diele zonën e Gjirit të Lalzit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “DurrësLajm”, se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre e ferra. Sipas të njëjtave burime, nga zjarri kanë mbetur të djegura gjithashtu edhe 4 automjete. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe bënë neutralizimin e flakëve. Ndërkohë nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e rënies së zjarrit./Panorama/


Gjuriq thotë se Lista Srpska e do pozitën e kryeparlamentarit ose kryeministrit (Video)

$
0
0

Drejtori i Zyrës për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se serbët e Kosovës duhet të kenë një nga tri pozitat kryesore udhëheqëse të Kosovës, siç janë, Presidenti, Kryeparlamentare ose Kryeministri.

Djuric në një debat televiziv në Serbi, ka thënë se tash pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë, përfaqësuesit e Listës Serbe, duhet të marrin njërën nga tri pozitat më të larta udhëheqëse të Kosovës.

Kjo sipas tij, sigurisht se nuk do të jetë e lehtë, por nëse përfaqësuesit ndërkombëtar e kanë mbështetur një gjë të tillë në Maqedoni, pse kjo të mos ndodhë edhe në Kosovë. Gjuriq këtu ka aluduar në atë, se kryeparlamentar në Maqedoni, është zgjedhur Talat Xhaferi i BDI’së, e cila është në koalicion me LSDM’në e Zoran Zaevit. /Gazeta Metro


Serbët kërkojnë njërin prej posteve udhëheqëse… by gazetametro

Doni të keni kujtesë perfekte? Ja çfarë duhet të bëni (Video)

$
0
0

Mënyra e parë për të zhvilluar memorien tuaj me një zakon të mirë është gjumi i mjaftueshëm. Sigurisht e keni dëgjuar këtë me miliona herë, mirëpo është e vërtetë.

Pa gjumë të mjaftueshëm, ju nuk jeni në gjendje të kujtoni ëndrrat tuaja ditën tjetër. Kështu që duhet ta keni parasysh se gjumi 6-8 orë, është gjumi REM, themelori, dhe nëse nuk e arrini atë, ju nuk do të jeni në gjendje të kujtoni se çfarë keni mësuar gjatë ditës, dhe nuk do të arrini të përgatiteni si duhet për ditën tjetër.

Hapi tjetër është të pini shumë ujë. Një tru i dehidratuar nuk do të jetë në gjendje të fokusohet, prandaj konsumimi i ujit është kaq i rëndësishëm.

Ushtrimet janë mënyra tjetër, e cila ndihmon në zhvillimin e trurit, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte.

Ushtrimet gjithashtu ju ndihmojnë që të flini më mirë, të largoni stresin dhe ankthin.

Në videon më poshtë do të mund të njiheni me të gjithë hapat që duhet t’i bëni në mënyrë që të keni një memorie të përkryer.

Foto e rrallë! “Fisnikët” ribashkohen në të njëjtin vend pas 37 viteve (Foto)

$
0
0
Grupi Fisnikët është njëri ndër grupet muzikore që i ka rezistuar kohës dhe këngët e këtij grupi edhe sot mbesin hite.
Ata kanë bërë shumë vite në skenë, por krejt çfarë ka ndryshuar në këto vite është mosha, shkruan Lajmi.net.

Është Agim Gërguri nga Fisnikët, ai i cili publikoi një foto në rrjetin social Facebook, me të cilën tregoi se grupi është ribashkuar në të njëjtin vend, duke pozuar njësoi si atëherë.

“Fisniket mas 37 vjete, ne te njëjtin vend, para ateleut ku dikur i benim ushtrimet” ka shkruar Agimi në Facebook. 

Modele klasike të rafteve për libra (Foto)

$
0
0

Varet gjithçka nga dëshira juaj për formë dhe ngjyrë, ndërkaq këto modele klasike të rafteve për libra janë përdorur qysh para shumë dekadash.

Shikoni fotot më poshtë dhe do të shihni disa prej këtyre modeleve, e pse të mos merrni në shtëpinë tuaj një të tillë, për të vendosur librat tuaja?

Related image

Related image

Related image

Related image

Related image

Image result for classic bookshelf

Related image

Related image

Related image

Related image

Image result for classic bookshelf

Grupi rus e kthen në këngë ‘Betejën e Kosovës’ (Video)

$
0
0

Grupi heavy metal rus, Kipelov dhe lideri i tij, Valery Kipelov, kanë dalë me një këngë për humbjen e Kosovës nga Serbia, vend ku u zhvillua Beteja historike e Kosovës në vitin 1389 [midis një princi serb dhe osmanëve] dhe bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitet 1990 – që çuan në pavarësimin e Kosovës.

“Unë u preka nga tema e tragjedisë së kombit sllav. Është interesante se ky është një eksperiment: më herët, muzika do të vinte së pari, por këtë herë teksti erdhi së pari”, ka shkruar Kipelov në kanalin e grupit në YouTube.

Tekstshkruesja, Margarita Pushkina, tha se “historia botërore është një manipulues i madh që luan me imagjinatën tonë.”

“Fjalët në lidhje me tragjedinë kombëtare të Serbisë janë vënë së bashku në tekstin e poemës”, shkruante Pushkina në kanalin e Kipelov në YouTube.

Kipelov është një muzikant rus dhe kreu i grupit heavy metal me të njëjtin emër. Një nacionalist i zjarrtë, ai mbështeti aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe ka performuar në festivale muzikore duke festuar atë ngjarje në Krime.

Në pjesën e komenteve nën këngën për Kosovën, disa të shkruara në serbisht falënderojnë “vëllezërit e tyre” rusë.

Rusia dhe Serbia kanë marrëdhënie historike të ngrohta bazuar në lidhjet etnike sllave dhe anëtarësimin e përbashkët në Kishën Ortodokse.

Shumica e serbëve e perceptojnë Moskën si një nga aleatët e tyre më të mëdhenj, veçanërisht në betejën për të parandaluar njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, e cila kryesisht është e banuar nga shqiptarët myslimanë.

Rusia dënoi ashpër ndërhyrjen e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në fund të viteve 1990 dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008.

Që atëherë ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare në përputhje me dëshirat e Beogradit.

Nga ana tjetër, Serbia ka refuzuar të bashkohet me sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për rolin e saj të perceptuar në nxitjen e konfliktit në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli duke deklaruar se Serbia – si një vend kandidat për në BE – duhet të përafrojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>