Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Messi – Barcelona, lajmi i madh i mesnatës nga Spanja (FOTO)

$
0
0

Barcelona është optimiste se Lionel Messi do të nënshkruajë kontratë të re në klub.

Presidenti i klubit Josep Maria Bartomeu është pyetur për të ardhmen e yllit argjentinas në Camp Nou gjatë një ngjarje të fondacionit të klubit, përcjell “lajmi.net”.

Dhe, ai ka thënë se klubi pret që argjentinasi ta mbaj fjalën duke e konfirmuar të ardhmen e tij në Barcelonë.

Messi është aktualisht i lidhur me Barcelonën deri në verën e vitit 2018.


Francë – Angli, u mbyll super ndeshja me 5 gola (VIDEO)

$
0
0
Samuel Umtiti, Djibril Sidibe dhe Ousmane Dembele shënuan golat për Francën në fitoren ndaj Anglisë me rezultat 3:2 në ndeshje miqësore. Harry Kane realizoi dy golat e Kombëtares angleze.

Shikoni çfarë mrekullie bën ky piktor (Foto)

$
0
0

Ato janë realizuar nga  dora e artë e një piktori shumë të talentuar, Jung Hwan.

Jung është nga Koreja e Jugut dhe është i famshën në të gjithë botën falë pikturave të detajuara të natyrës që ai bën, të cilat mahnitëse.

 Pikturat e tij duken më shumë si fotografi, dhe vetëm nëse afroheni fare pranë tyre, do të vëreni se ato janë krijuar me ngjyra nga dora e një mjeshtri të padiskutueshëm. 

Elvana sjell projektin më të ri (VIDEO)

$
0
0

Këngëtarja e suksesshme shqiptare, Elvana Gjata e cila në tregun muzikor shqiptar ka sjellë hite të mëdha, së fundmi ka publikuar pjesë të projektit të saj më të ri muzikor i cili është paralajmëruar të publikohet sot, njofton Portalb.mk.

Siç edhe vërehet nga pjesët e këtij projekti, Elvana Gjata këtë këngë fillimisht ia ka dedikuar Shqipërisë me bukurinë dhe pasurinë natyrore që vetëm ajo mund ta ketë, e më pas edhe vetes, të cilin e identifikon me virtytet dhe të metat e saja.

Në këtë raport ndërmjet Elvanës dhe Shqipërisë u titullua edhe projekti “Identity” (Identitet).

Restoranti “Hi tech” (Foto)

$
0
0
Një restorant në zonën tregtare të Tokios, Ginza është bashkuar me një kompani arti kolektiv për t’u ofruar klientëve art virtual interaktiv dhe një përvojë të rrallë të shijimi të ushqimit.
I quajtur “Botët pa barriera e që lidhen”, projekti përdor teknologjinë më të fundit të sensorëve, projekton imazhe dhe tinguj për t’u dhënë maksimumi tetë darkuesve në ditë, një hapësirë shumë të veçantë të shijimit të artit dixhital kombinuar me 12 pjata të përfshira në program.

Është ushqim për sytë dhe gojën, ndërsa darkuesit mahniten duke parë flutura që fluturojnë mbi pjatat e tyre dhe peshq virtualë që notojnë në gotat e tyre të verës.

Disa darkues thonë se u duket sikur po udhëtojnë në një tjetër dimension, ndërsa skenat ndryshojnë sa herë që një pjatë japoneze vjen në tryezë.

Falë inteligjencës artificiale, dy darka nuk janë njësoj. Në varësi të lëvizjes, numrit të pjatave dhe klientëve, atmosfera e projektuar përreth reagon në mënyra të ndryshme.

Restoranti “Sagaya”, ku edhe po zbatohet kjo risi, planifikon të ndryshojë menunë dhe skenat e projektuara çdo muaj në varësi të stinëve. Fatura në përfundim, përfshirë edhe pijet, kushton plot 30 mijë jenë për person, ose 300 dollarë amerikanë.

Banorët e Londrës në ferrin e flakëve Qendra e zjarrfikësve të Londrës konfirmon viktima pas zjarrit

$
0
0

Drejtuesja e Qendrës së zjarrfikësve londinezë, Dany Cotton thotë se nuk ka parë gjat 29 viteve të fundit një zjarr të tillë. “Unë jam shumë e pikëlluar që më duhet të konfirmoj se ka pasur një numër të madh të viktimash” tha Cotton. “Unë nuk mundem të konfirmoj me saktësi numrin tani për shkak të madhësisë dhe kompleksitetit të kësaj ndërtese.” Ajo tha se zjarri ka filluar nga kati i dytë, por se zjarrfikësit nuk e dinë ende shkakun e zjarrit.

Großbritannien Großbrand in Londoner Hochhaus (picture-alliance/empics/R. Findler)

Të paktën 50 persona janë dërguar nëpër spitalet rreth Londrës, sipas informacioneve të urgjencës. Gjashtë vetë kanë humbur jetën. Forcat e rendit siguruan ndërtesën nga frika se ajo mund të bjerë.

Großbritannien Großbrand in Londoner Hochhaus (Reuters/N. Hall)

Dëshmitarët e rastit thonë se kanë dëgjuar thirrje nga ndërtesa dhe kanë parë njerëz në dritare. Në ndërtesë ka rreth 120 apartamente. Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan e përshkruan rastin si një „incident të madh”. Autoritetet tani po ofrojnë një linjë telefonike për të ribashkuar familjet që janë ndarë gjatë incidentit.

Großbritannien Großbrand in Londoner Hochhaus (Reuters/N. Hall)

Donald Trump, si refugjat…dhe jo vetëm ai (FOTO)

$
0
0

Një artist sirian ka portretizuar si refugjat presidentin amerikan, Donald Trump, si dhe 10 udhëheqës të tjerë botërorë, në një seri punimesh që i ka ekspozuar së fundmi në Dubai, shkruan Top Channel.

Abdalla al-Omari, i cili ka fituar statusin e refugjatit në Belgjikë, thotë se eksperienca e tij me zhvendosjen e ka nxitur të krijojë serinë e punimeve.

“Të jesh një refugjat është si të kesh një lëmsh në gjoks, që do të jetë gjithnjë atje deri ditën e fundit tënden, ndaj më mirë të përballesh me të”, tha al-Omari për CNN.

Në serinë e punimeve, presidenti Trump portretizohet si refugjat që mban një fëmijë në prehër, sendet e tij personale dhe një batanije mbi shpinë, me një foto të familjes në dorën e djathtë.

Presidenti rus Vladimir Putin, ai sirian Bashar al-Assad shfaqen po ashtu në punime. Putin, ushtria e të cilit ka kryer sulme ajrore në zonat që janë nën kontrollin e rebelëve në Siri, është portretizuar si një i pastrehë, ndërsa Assad duket pjesërisht i zhytur në ujë, me një varkë prej letre që i shkon në ndihmë.

Në një tjetër punim shihet një seri pa fund njerëzish, që presin për ushqim, mes tyre kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti iranian Hassan Rouhani, si dhe ish-presidenti amerikan Barack Obama.

Ndërkohë, reagimet ndaj këtyre punimeve, sipas al-Omarit kanë qenë 90 për qind pozitive, por artisti ka marrë edhe kritika realiste.

Kur vajza të viziton në orar të punës! (FOTO)

$
0
0

Aktori i famshëm Hayden Christensen është mjaft i zënë duke xhiruar filmin e tij të ri në Toronto, “Little Italy”. Përveç të dashurës së tij Rachel Bilson, ai u vizitua dhe nga vajza e tyre 2-vjeçare, Briar Rose.

Ende me kostumin e rolit, babai krenar 36-vjeçar, puthi vajzën në ballë duke e mbajtur në krahë.

Dhe Hayden nunk mund të dukej më i lumtur se kaq, teksa familja iu bashkua në sheshxhirim. Momenti babë e bijë u shijua më së miri nga Rachel, e cila shfaq lumturinë e saj në fytyrë. Me përjashtim të një ndarje të shkurtër në 2010, Hayden dhe Rachel kanë qënë bashkë që nga 2007.


Mot i keq kaplon Shkupin, shi dhe breshër i fuqishëm (VIDEO+ FOTO)

$
0
0

 

Mot i ligë ka kapluar qytetin e Shkupit në orët e pasdites, duke u paraqitur erë e fuqishme me shi dhe breshër.

Moti po shkon drejt stabilizimin edhe pse ishte paralajmëruar se në orët e pasdites do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut.

Qytetarët janë ankuar se breshëri ka dëmtuar automjetet e tyre, ndërsa rrugët të cilat kanë mungesë infrastrukture janë përmbytur nga uji.

Nga fotografitë mund të shikoni edhe madhësinë e kokrrave të breshrit që e kaploi Shkupin sot.

bresh

bresheri bresheri1

Portalb siguroi disa video nga moment i reshjeve të fuqishme të shiut me breshër.

 

Elvana Gjata sapo ia doli, kënga e parë për tregun ndërkombëtar (VIDEO)

$
0
0

Është data 14, për të gjithë ju që iu ka rrëmbyer rutina e përditshmërisë. Hidhini një sy Facebook-ut, sepse Elvana Gjata sapo publikoi klipin dhe këngën më të re. Çfarë kap syri më shpejt, është emri i bashkangjitur titullit: (prodhuar nga) David Guetta! Po, e lexuat mirë. Klipi është në kufijtë e minimalizmit, me Elvanën të vetmin personazh, e një kalë që bëhet pjesë për pak sekonda, gjatë gati 3 minutave, shkruan Bordo.al.

Fraza të tipit “Mos e harro udhëtimin tonë”, “Mos harro çfarë kemi kaluar bashkë”, të cilat u panë në Instagramin e Elvanës para disa muajsh, u komentuan nga shumë portale si një thirrje e bërë ndaj Flor Mumajesit apo menaxherit të saj. Epo, tani zbulohet e vërteta, sepse këto janë thjesht disa nga vargjet e këngës. Duke i uruar Elvanës suksese e projekte të mëtejshme, më poshtë ju paraqesim klipin e publikuar nga vetë artistja në rrjetet sociale.

Ndryshe, këngët e reja të Elvanës do të mbajnë firmën e producentin Poo Bear, i cili ka krijuar kompozime për artistë të tillë si Justin Beaber, J.Balvin, Steven Tyler, Sam Smith etj.

Jo vetëm që nuk pastrohet por edhe digjen mbeturinat te deponia e egër në Tetovë (FOTO)

$
0
0

Deponia e egër në hyrje të Tetovës, dita ditës bëhet më keq. Leje që nuk pastrohet, por mbeturinat dhe shpesh digjen si që shikoni në fotografitë që siguroi Portalb.mk, të bëra sot në ora 20.00 duke helmuar kështu edhe ajrin. Organet kompetente shpesh as që veprojnë edhe pse thirren në telefon për të paraqitur këto djegie.

Deponia1

Edhe pse banorët e lagjes “Dardania” me ngulm kërkojnë zgjidhje, Komuna e Tetovës ende nuk ka gjetur zgjidhje për këtë çështje, një nga premtimet kryesore të kryetares së Tetovës, Teuta Arifi gjatë fushatës parazgjedhore. Ata kërkojnë dorëheqje nga Arifi.

Deponia12

“Kërkojmë dorëheqjen e kryetares se s’ka më kredibilitet të thirret në zgjidhjen e problemit. Kërkojmë nga kryetari i këshillit të thirre seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës: dislokim i deponisë.” tha për Portalb.mk, Artan Etemi.

Deponia123

Përgjegjësi për higjienë i Ndërmarrjes publike komunale, në prononcimin e tij dhënë para dy muajve, tha se në fillim të majit, një pikë e re për deponi do të vihet në funksion, por kjo nuk ndodhi.

Banorët e Lagjes Dardania, nesër të dielën, më 11 qershor 2017 protestuan kundër deponisë.

Mandati i Arifit përfundoi – ‘deponia e egër’ e Tetovës vazhdon të helmojë

Kokë kafshe të hedhura kudo, organe të brendshme dhe kocka, të përziera me tone mbeturina dhe hedhurina ndërtimore në temperaturë mbi 30 gradë i “piqte” dielli në mbikalimin në hyrjen e Tetovës, kjo e shoqëruar me kundërmimin e tmerrshëm që përhapej nga lokacioni, shkruan RadioMof. Kësaj skene, dhjetëra metra më poshtë i bëjnë shoqëri mbeturinat e qytetit që vazhdojnë të hidhen në “deponinë informale” famëkeqe.  Edhe pse mandati katërvjeçar i kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi, skadoi zyrtarisht, problemi me deponinë, e cila gjendet në vetëm një kilometër larg kabinetit të saj, ngeli i pa zgjidhur.

Fotografitë janë bërë me 14 maj.

Radio MOF dy herë mori premtim nga institucionet kompetente se “deponia e egër” e cila paraqet rrezik për shëndetin dhe një pamje të turpshme, do të pastrohet dhe do të dislokohet në lokacion tjetër i cili do të përdoret si stacion për ri ngarkim më ndikim më të vogël mbi mjedisin jetësor.  Fillimisht administrata komunale garantoi se pastrimi i mbeturinave do të bëhet deri në fund të vitit të kaluar, ndërsa premtimi i fundit, ishte se mbeturinat do të zhduken nga ai vend deri në fund të prillit.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) – Tetovë thonë se do tu duhet edhe pak kohë.

“Në mënyrë që të shfrytëzohet stacioni i ri për ngarkim, nevojitet të monitorohet hinka dhe kontejnerët e mëdhenj. Këtë e presim të ndodhë çdo moment.  Duhet të përfundojë gjatë 5 – 6 ditët e ardhshme, dhe pastaj do të fillojnë ti çojmë mbeturinat atje.  Plani jonë ishte, gjithçka të përfundojë deri në fillim të muajit maj, por patëm disa probleme.  Gjatë kësaj periudhe të vitit, ka sasi më të mëdha të mbeturinave dhe për shkak të defekteve të caktuara të kamionëve, mbeturinat janë shtresuar.  Një ditë mos bëhet grumbullimi i mbeturinave ka dallim të madh”, deklaroi për Radio MOF drejtori i NPK – Tetovë, Xhelal Ceka.

“Deponia e egër” ndodhet në largësi prej më pak se një kilometër nga godina e Komunës dhe nga qendra e Tetovës.

Për hedhurinat te mbikalimi, i cili zakonisht shkarkohet gjatë orëve të natës dhe nga i cili përhapet kundërmim i padurueshëm, Ceka thotë se është problem për të cilin duhet të reagojnë inspektoratet komunale.

“Atje ka hedhurina dhe, dhera.  Atje hedh kush të mbërrijë.  Deri tani tre herë e kemi pastruar vendin.  Ne e kontrollojmë vetëm pjesën tonë, por për atë lokacion nuk kishte kontroll.  Kemi kërkuar edhe nga Komuna të ketë kontroll më të madhe në atë vend, të reagojnë inspektorët në teren”, shton ai.

Në lidhje me informatat e ndryshme në publik lidhur me problemet të cilat mund të paraqiten pas skadimit të mandatit të pushteti lokal, Ceka thotë se tetovarët mund të jenë të qetë dhe se shërbimet komunale do të vazhdojnë të zhvillohen pa pengesa.

“NPK – Tetovë, vazhdon të funksionojë në mënyrë normale me shërbimet komunale.  Problem mund të shkaktohet vetëm në pjesën financiare, nëse nuk bëhet arkëtimi, dhe të mos jemi në gjendje ti paguajmë punëtorët.  Tamam puna të ndërpresim ne me punë – nëse dy ditë nuk grumbullojmë mbeturinat do të shkaktohet kaos, në Tetovë, në Shkup, kudo”, sqaron Ceka.

Rreziku nga “deponia e egër”, e cila për qytetin paraqet problem tani më disa dekada, në veçanti vjen në shprehje ditëve të verës.  Në të kaluarën shpesh ka ndodhur, për shkak të temperaturave të larta, mbeturinat të digjen dhe nëpërmjet tymit në qytet të përhapen materie toksike.

Aktivistët ekologjik, vazhdimisht sugjerojnë se deponia po e helmon popullatën dhe se paraqet njollë të turpshme për qytetin, ndërsa qytetarët organizuan një numër të madh të protestave, duke pohuar se shkarkimi i mbeturinave në këtë lokacion, përpos që e cenon shëndetin e tyre, e shkel edhe ligjin.

Aksident i rëndë në Itali, vdes i riu shqiptar

$
0
0

Një i ri shqiptar ka vdekur pasditen e sotme në një aksident të ndodhur në zonën e Monopolit, në Bari. Siç bëhet e ditur 31-vjeçari nga Shqipëria ka gjetur vdekjen si pasojë e një përplasje kokë më kokë mes dy makinave.

Ai kishte dalë nga mjeti i tij dhe ka përfunduar në mes të rrugës dhe ishte shtypur edhe nga një makinë tjetër, duke i marrë jetën.

Policia tha se për të nuk mund të bëhej asgjë.

Si i përgjigjet Kusari-Lila, Hajdar Beqës i cili e quajti “prostitutë politike”

$
0
0

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari –Lila ka reaguar ashpër ndaj fyerjes që ndaj saj bëri ish – deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, transmeton Koha.net.

Beqa, sot, duke komentuar vendimin e të parës së Gjakovës për të ndërprerë koalicionin me partinë e tij, e ka quajtur Kusari – Lilën “prostitutë politike”.

Në postimin e saj në Facebook, kryetarja e Gjakovës pasi e ka “falënderuar për këtë epitet”, e ka pyetur Beqen se si quhen burrat që shahen, fyhen, ofendohen, e konflikte rajonale, partiake, klanore dhe pastaj përqafohen për një copë karrige- duke aluduar në krijimin e koalicionit parazgjedhor PDK-AKR e Nisma, PAN.

KY është postimi i plotë i kryetares së Gjakovës Mimoza Kusari –Lila:

E falenderoj z. Beqa nga PDK për epitetin e ri që ma dha “Prostitutë Politike”, ndërsa i inkurajoj gratë dhe vajzat të vazhdojnë të kenë zë në vendimarrje që sojit të z. Beqa t’ju tregojmë se:

1. Kemi Guxim për vendimmarrje

2. Kemi Zë për të komunikuar vendimet tona

3. Kemi mendim të pavarur, Ju pëlqeu apo Jo

4. Kemi Integritet për të qëndruar vertikalisht dhe pa frikë nga prishja e matematikave tuaja të ndyta.

I pyes zotërinjët e sojit të Beqës:

Si quhen burrat që shahen, fyhen, ofendohen, bile bile nxisin konflikte rajonale, partiake, klanore dhe pastaj përqafohen për një copë karrikë?!

Cilin epitet ju jep burrave me muskuj që tregtojnë me qëndrimet e tyre në më pak se 24 orë për një post dhe i lidhin koalicionet pa parime dhe pa asnjë vlerë?!

Për rikujtim, unë nuk kam tregtuar me pozitat e mia, gjithmonë i kam fituar ato me vota dhe me meritat e mia.

Unë dhe Alternativa me LDK-në nuk kemi marrëveshje për poste, por për program të qeverisë.

Me LVV nuk do të bisedojmë për poste, por për të mbajtur partinë tuaj larg pushtetit dhe për t’u dakorduar për një program qeverisës që i duhet Kosovës.

Për të mbajtur ty të shqetësuar me vendimet e grave, punoj të shtoj numrin e vajzave dhe grave krah meje dhe në vendim marrje. Ende më bukur, ish-anëtarja juaj është ende Drejtore e Drejtorisë së Arsimit, si e pavarur, ndërsa dy drejtorët tu të pasuksesshëm do të zëvëndësohen me dy Drejtore të afta dhe të guximshme që do të “pasurojnë” fjalorin e mllefit tënd me “thesar” tjerë të gjuhës shqipe.

Turp të kesh ti dhe subjekti që përfaqëson për kategorizimin e tillë të gruas në vendimarrje.

Pak i vonuar ky vendim i imi për prishje të koalicionit me ju, por taman në kohë të shpërfaq fetyrën dhe “vlerat” e tuaja dhe të subjektit tënd që synon “fuqizimin” e gruas.

“Tuttomercatoweb” zbulon selektorin e ri të Shqipërisë (FOTO)

$
0
0

“Tuttomercatoweb” beson se Paolo Tramezzani mund të emërohet selektor i ri i Kombëtares shqiptare.

Largimi i Gianni De Biasit nga stoli i kombëtares shqiptare i ka hapur rrugë ish-ndihmësit të tij Paolo Tramezzani që të marrë drejtimin e kuqezinjve.

“Tuttomercatoweb” shkruan se Tramezzani po e rishqyrton kalimin te Sioni, klub me të cilin përflitet se italiani ka një akord 3-vjeçar.

Mediat italiane raportojnë se në ditët në vijim Tramezzanit do t’i duhet të bëjë një zgjedhje mes Sionit dhe kombëtares shqiptare.

Tramezzani në edicionin e ka drejtuar me shumë sukses Sionin në Zvicër.

Askush nuk e vuri re Adele (FOTO)

$
0
0

Adele u shfaq në Grenfell Tower mbrëmjen e të mërkurës, në më pak se 24 orë nga zjarri i tmerrshëm që përfshiu ndërtesën, duke vrarë e duke plagosur qindra banorë të tij, shkruan Top Channel.

Adele ka ndodhur në vendin e tmerrshëm të ngjarjes për t ëmbështetur viktimat dhe të mbijetuarit teksa një numër përdoruesisht në Twitter kanë shpërndarë pamjet e yllit të muzikës që ishte mjaft e prekur emocionalisht dhe “përqafonte dhe ngushëllonte”, të prekurit e tragjedisë.

12 persona vdiqën pas zjarrit të fuqishëm që mbërtheu Grenfell Tower pas orës një të natës, por Scotland Yard pret që numri i të vdekurve të rritet dhe ka dhe nga ata që thonë që mund të jenë mbi 50.

Një numër njerëzish të famshëm kanë bërë donacione dhe kanë promovuar shërbime ndaj viktimave. Rita Ora ka shpërndarë në profilin e saj në Twitter foton e ndërtesës në flakë me numrat e emergjencës të nevojshëm. Gjitashtu është paraë bashkë me vullnetarët të ndihmojë në mbledhjen e ndihmave për të prekurit e kësaj ngjarje.


Vllatko Gjorçev uzurpon foltoren, Talat Xhaferi kërkon ndërhyrjen e sigurimit për ta larguar (VIDEO)

$
0
0

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev, sot në Kuvend mori fjalë pa miratimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk. Kryeparlamentari disa herë kërkoi nga Gjorçevi që ta lëshojë foltoren, megjithatë, i njëjti nuk dëgjonte. Ndaj kësaj, Xhaferi ka kërkuar nga sigurimi që ta largojnë nga foltorja, ndaj së cilës kanë kundërshtuar deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët janë afruar në foltore. Xhaferi pas kësaj kërkoi 10 minuta pauzë.

Pas pauzës deputeti Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së theksoi se secili ka të drejtë të paraqitet për vërejtje procedurale në momentin kur të vlerësojë se është e domosdoshme.

Apeloi deri tek kryetari i Kuvendit të jetë i vëmendshëm gjatë përdorimit të gjuhëve dhe ta respektojë ligjin, pasi që, siç tha, 100 deputetë nuk e kuptojnë se çfarë flet në momentin kur nuk kanë ose nuk mund të kenë dëgjuese.

“Ndoshta duhet të jeni edhe një hap përpara neve të gjithëve i vëmendshëm në përdorimin e disa mekanizmave të caktuara të cilat i keni në dispozicion për arsye se dëshironi të vendosni rend ashtu siç mendoni ju, por gjithsesi edhe secili prej nesh dëshiron ta shfrytëzojë të drejtën e cila është dhënë me Kushtetutë – të ketë mundësi të drejtohet, të diskutojë dhe t’i shfrytëzojë të gjitha të drejtat”, tha Dimovski.

Kryetari Xhaferi, nga ana tjetër, theksoi se secili duhet të rrijë në vend dhe të dëgjojë se çfarë flet.

“Deputeti u thirr dhe u tha se ka replikë për folësin paraprak dhe u paraqit para jush. Ai duhet të marrë fjalë për replikë, por ju kërkuat në mënyrë procedurale, ndërsa vërejtjet procedurale kanë përparësi dhe prandaj e morët fjalën”, i tha Xhaferi, Dimovskit.

Theksoi se nuk mundet deputeti në momentin kur e ka marrë fjalën për replikë të thotë se nuk do të bëjë replikë, por fillimisht do të shpreh vërejtje procedurale, ndërsa pastaj do ta shfrytëzojë të drejtën e replikës.

“Derisa sjellja është e personale edhe fjalimi personal, personalisht do të mbajë fjalim, sepse në të vërtet jam edhe deputet. Kjo do të rregullohet, ndërsa në të vërtetë edhe është e rregulluar”, tha Xhaferi në lidhje me përdorimin e gjuhës.

Paraprakisht, derisa zgjati debati për Raportin vjetor për punën e Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës të fëmijëve dhe për gjendjen në sferën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencës së fëmijëve në vitin 2015, deputeti Ilija Dimovski, në mënyrë procedurale, kërkoi që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të konvokojë seancë urgjente për, siç tha, gjendjen aktuale me ndotjen në Strugë të shkaktuar nga djegia e deponisë, me qëllim, siç tha, gjendja aktuale të mos fillojë të ngjajë me gjendjet kronike në disa komuna tjera.

Kërkoi që Xhaferi të drejtohet deri te Qeveria dhe të kërkojë ajo ta dorëzojë informacionin për këtë gjendje dhe pastaj në afat më të shkurtër të konvoj seancë me pikë të vetme në rend dite.

Xhaferi theksoi se si Kuvend e kanë edhe obligim edhe mundësi këtë ta bëjnë. Por, siç tha, duhet që Qeveria të dorëzojë material që të mundet seanca të caktohet, ose megjithatë, siç tha, informacion të përgatisin deputetët, për procedurën urgjente, në pajtim me Rregullore.

Tha se krahas caktimit të seancës së re, ka mundësi kjo pikë të vendoset në seancë e caktuar për më 3 korrik, sepse, siç tha, në pajtim me Rregulloren në çdo seancë të dytë duhet të ketë pikë e cila do të propozohet nga opozita.

Dimovski theksoi se nëse deri më 16 e 30 Qeveria nuk dorëzon informacion, atëherë deputetët ai dhe kolegët e tij do ta bëjnë këtë.

Kuvendi sot në vazhdimin e seancës së 5-të filloi ta shqyrtojë Raportin vjetor për punë të Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës së fëmijëve dhe për gjendjen në sferën e të drejtave të fëmijës dhe delikuencën e fëmijëve në vitin 2015.

Si pikë e fundit në rend dite të seancës është emërimi i zëvendësministrave të Qeverisë. 

Media e Beogradit: Bekim Fehmiu, jugosllavi më bukurosh, artisti me famë botërore

$
0
0

Iku në ditën e sotme para shtatë vjetësh.

Lajmi se Bekim Fehmiu më 15 qershor 2010 bëri vetëvrasje në banesën e vet në Beograd, u prit me shumë pikëllim. Beli Bora nga “Mbledhësit e puplave”, nuk harrohet. Aktronte shkëlqyeshëm, e dashuronte shumë Brankan, të cilën po ashtu e njihni, shkruan sot gazeta e Beogradit “blic” duke përkujtuar shtatë vjetorin e vdekjes së tij, transmeton Koha.net .

Edhe Cannes sivjet e përkujtoi Beli Boran kur në festivalin e filmit u shfaqën krijimet e Aleksandar Sasha Petroviqit .

Bekim na la në qershor, e po në këtë muaj, më 1 qershor 1936, ai lindi në Sarajevë.

Siç e cilëson kjo gazetë, Bekimi ishte artist jugosllav e serb me origjinë shqiptare. Ka qenë jugosllav krenar që asnjëherë s’e harroi origjinën e vet, thotë “blic” .

U rrit në familje patriarkale. Nëna e artistit ishte amvise e babai i tij gjithë jetën ia kushtoi arsimimi të popullit shqiptar. Për këtë arsye ai shpesh ishte në konflikt me autoritetet ndaj dhe familja Fehmiu duhej të shpërngulej, nga Gjakova në Sarajevë, pastaj në Shkodër e në Prizren ku u bë adresa e përhershme e saj.

Pas mbarimit të gjimnazit në vitin 1956, u regjistrua në Fakultetin e Artit Dramatik në Beograd në klasën e profesorit Mate Milosheviq.

Provimin pranues e kaloi me të parën, e zyrtarisht artist u bë në vitin 1960 kur i përfundoi studimet.

Talenti e përcaktoi të merrej me aktrim e origjinaliteti e bëri të madh. Bekimi në vitet 60-ta të shekullit të shkuar u bë artist yll. Së pari në Jugosllavi.

Roli në filmin “Ne ubij” (Mos vrit) 1961, shënohet si roli i tij i parë, e pesë vjet më pas luajti Halil-begun në “Roj” (Mizëria) . Për këtë rol u shpërblye në Festivalin e filmit jugosllav, në Pulë.

Një vit më vonë shkëlqeu në filmin “Mbledhësit e puplave”. Beli Bora është roli i tij më i theksuar.

Bekimi ka luajtur në gjithë Europën. Më i njohur ka qenë në kinematografinë italiane. Ka bashkëpunuar me vite me regjisorin italian Dino de Laurentis, por edhe me regjisorë e emra të tjerët të njohur si John Huston, Olivier de Heviland, Ava Gardner, Dirck Bogard, Charles Aznavour .

E priti edhe Holywoodi, por roli i tij në “Aventuristët” xhiruar më 1971, nuk prodhoi kritika të mia.

Megjithatë askush s’e kontestonte talentin tij. Më shumë u kritikuan kreatorët e këtij filmi që nuk ditën nga Bekimi të bënin yllin e botës.

Në filmat “Košava”(Furtuna), “Specijalno vaspitanje” (Edukimi special) ,”Crveni i crni”(I kuqi dhe i ziu) , “Disperatamente Giulia”, “Cuore e la spada, Il” (Mjaft Guilia, Zemra dhe Shpata II) karrierës së tij nuk i mungonte asgjë.

Pos talentit të madh, theksohej edhe bukuria e tij dhe për të thuhet të ketë qenë “artisti ynë më i bukur”, shkruan “blic”.

Për Bekim Fehmiun filmi kurrë nuk ishte mjaft. Megjithatë në vitin 1987 ai vendosi të pushojë së aktruari. Jo-ja e tij ishte protestë e zëshme kundër propagandës antishqiptare të asaj kohe.

Ku e shikoni Bekimin, pyeteni se cila femër ka mundur ta pushtonte. Po kështu pyeteni edhe kur e shikoni femrën që e përvetësoi artistin, Branka Petriq.

U njohën gjatë studimeve. As Branka e bukur e as Bekimi nuk hamendeshin se roli i tyre i bashkëshortëve në shfaqjen “Jaje” (Vezët) do të bëhej edhe ai i jetës.

“…Kur erdhi nga ushtria, Bekimi në atë verë, bashkë me disa kolegë tanë, erdhi te të mijtë Novi Vinodolski; në Beograd u kthyem çift. Edhe para kësaj, derisa punonim në Jaje, Bekimi disa herë më pyeti në doja të bëhesha vajza e tij. Nuk desha. .. Ishte shumë i ri … Bekimit i kujtohej se babai im e kishte pyetur një herë se ç’qëllim kishte ndaj meje. “Ndoshta do të ishte më mirë ta pyesni vajzën tuaj ç’qëllim ka ajo ndaj meje”, i ishte përgjigjur Bekimi babait, kishte rrëfyer Branka në vitin 2012.

Ka luajtur Bekimi edhe me Ava Gardnerin, Shearly Mclane, Brigitte Bardot. Edhe Branka luajti shumë role. Për shkak të punës shpesh ishin të ndarë. “Incidente emotive”, nuk ka pasur kurrë, thotë Branka.

“Më bëhet se kemi qenë të dashuruar deri në vesh, madje edhe kur arritëm vitet e pleqërisë. Ajo që më duhet ta kujtoj, kur “anija” jonë tashmë pushonte në port, janë momentet kur Bekimi më thoshte: Rri ndanë rrugës, dua të të shoh”, thotë Branka.

Branka e Bekimi bënë dy djem Hedon dhe Uliks Fehmiun, i cili sot është artist yni i njohur. Jeton në SHBA me bashkëshorten artiste Snezhana Bogdanoviq dhe vajzën e tyre Niko.

Bekimi vdiq pesë muaj pas sulmit në tru. Lajmi për ikjen e tij ishte si tërmeti.

Kolegët dhe bashkëpunëtorët pas vdekjes së tij folën:

“Në atë kohë ai ishte yll i madh, unë isha askush, e ai pranoi të luante rolin kryesor pa para. Dhe luajti sikur ai të ishte megaprojekti më i madh i Hollywoodit”, ka thënë regjisori Goran Markoviq.

Kritiku Milan Vlajçiq për “Blic” më 15 qershor 2010 deklaroi:

Iu qasa në varrimin e Luba Tadiqit, më përqafoi dhe më tha: “Ne njihemi”. I thashë e kam lexuar autobiografinë e tij dhe më ka fascinuar. Me modesti m’u përgjigj se nuk kishte pritur sukses aq të madh të librit. Ka qenë artist me ndjeshmëri fantastike dhe me qëndrim të jashtëzakonshëm qytetar “.

Atë ditë për Bekimin foli edhe Olivera Katarina e cila luajti me të në “Mbledhësit e puplave “.

“Më vjen keq pse Bekimi është izoluar, pse është tërhequr më vete, e kjo që ndodhi tani më ka goditur tepër. Iku njeriu me talent shumë të madh”.

Olivera sivjet në Cannes, për nder të Bekimit e Bata Zhivojinoviqit ka kënduar “Xhelem, xhelem”.

Bekim Fehmi ,ashtu si thonë djemtë e tij, ka jetuar si ka dashur dhe ka ikur si ka dashur. Trupi i tij është djegur në Varrezat e reja të Beogradi më 17 qershor 2010. Hiri i tij është derdhur në lumin Bistrica në Prizren.

“Më kujtohet se atë ditë,tek shkoja te floktari, u mendova: Pse sot, duke dalë, nuk më përqafoi ashtu si rëndom bënte, fuqishëm?”, e kujton Branka Petriq 15 qershorin e vitit 2010.

Bekimi dhe Branka Fehmiu në një mbrëmje, si të martuar, në Beograd

Bekimi dhe Branka Fehmiu në një mbrëmje, si të martuar, në Beograd

Tym dhe panik në linjën Prishtinë-Cyrih, ja çfarë ndodh me aeroplanin (VIDEO)

$
0
0

Panik në aeroplan. Pasagjerët qajnë dhe bërtasin. Një re tymi shpërndahet në brendinë e aeroplanit që po fluturonte nga Prishtina drejt Cyrihut. Aeroplani që sapo ishte nisur, detyrohet të kthehet në Aeroportin e Prishtinës. Dhe e gjithë kjo u shkaktua nga bateria e  tejnxehur e një telefoni mobil të një udhëtari, shkruan blick.ch.

Incidenti ka ndodhur dje, të mërkurën në orën 9.55 në aeroplanin e kompanisë Airline Germania. Siç i ka treguar portalit blick.ch dëshmitari nga vendi ki ngjarjes Arben Nuaj, vetëm pak rreshta para tij në aeroplan kishte mbretëruar një situatë shumë “e nxehtë”. Panik në aeroplan. Papritmas pasagjerët para meje filluan të qajnë dhe të bërtasin. Pastaj e pash të ngrihej një re tymi”, thotë Nuaj, transmeton albinfo.ch.

Të kapluar nga frika, pasagjerët bërtasin: “zjarr, zjarr”. Të gjithë u ngritën në këmbë, shikonin rrotull, askush nuk dinte saktësisht çfarë po ndodhte. Unë kam parë vetëm tym të dendur dhe jam frikësuar me të vërtetë. Por stafi i aeroplanit ka reaguar shpejt duke përdorur aparatet zjarrfikëse dhe duke e fikur baterinë që nxirrte tym, përcjell albinfo.ch. Kaluan 15 minuta deri sa gjendja u vu nën kontroll. 15 minuta të frikës së madhe dhe pasigurisë.

Piloti vendos të kthehet në Prishtinë, ku e pret personeli për ndërhyrje. Pas dy orësh aeroplani sërish niset për në Cyrih. “Por, tre pasagjerë nuk deshën të fluturonin më, pasi që kishin shumë frikë”, thotë Nuaj.

Këtë rrjedhë të incidentit e ka konfirmuar edhe kompania ajrore, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një bateri telefoni mobil por që bartej jashtë telefonit. Kompania thekson se as njerëzit dhe as aeroplani nuk kanë pësuar kurrfarë dëmi nga kjo që ka ndodhur.

Njeriu-merimangë në majë hotelit 29 katesh në Barcelonë (VIDEO)

$
0
0

Alan Robert i njohur ndryshe si njeriu merimangë francez së fundi është ngjitur pa asnjë pajisje mbrojtëse në hotel 25 katesh, në Barcelonë. Ngjitjen në katin e 29 të ndërtesës francezi e realizoi për 20 minuta.

Pasi u ngjitë në kulmin e ndërtesës Alan u mos në pyetje nga policia por më pas u lirua përsëri pa marrë asnjë dënim. Përndryshe Alan është ngjitur me stilin e tij të lirë gati në të gjitha rrokaqiejt më të lartë në botë, përfshirë këtu Burxh Kahlifën në Dubai, kullën Ejfël në Paris, Shtëpinë e operës në Sidnei e shumë të tjera.

Sela: Turma më kërkonte mua, eca drejt tyre që mos ta pësojë edhe dikush tjetër (VIDEO)

$
0
0

I ftuar në emisionin e Jeta Xharres me 25 maj të këtij viti ishte lideri i Lr-PDSH-së, Ziadin Sela ku shpjegoi ngjarjen tronditëse që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në të cilën ishte më i prekuri i dhunës së shkaktuar në hapsirat parlamentare.

Në emision Sela ka rrëfyer detajisht ndjesitë dhe momentin e hyrjes së turmës në Kuvend.

Ai thekson se ishte i vetëdijshem kur i’u është drejtuar turmës e cila e kërkonte atë dhe më tej nuk mban mend.

Në vazhdim mund ta ndiqni videon.

 

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>