Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

18 vjet nga përfundimi i bombardimeve të NATO-s (FOTO+VIDEO)

$
0
0

10 qershori i vitit 1999 shënon edhe fundin e luftës së Serbisë nga Kosova, pas 78 ditësh të bombardimeve ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan mbi 37 mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga 36 shtete.

Sot mbushen 18 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër Serbisë. Më 10 qershor të vitit 1999 tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.

Sulmet që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, Gjenerali, Uesli Klark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore të aleancës kishin detyruar Millosheviçin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Solana, më 10 qershor 1999 urdhëroi ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Pas kësaj rreth 800 mijë refugjatë të dëbuar nga forcat serbe u rikthyen në Kosovë. Ndërkaq, më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa nisi largimi i forcave serbe.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.


Fluidi Butoni i ri në Facebook, për Muajin e Krenarisë të komunitetit LGBT (FOTO)

$
0
0

Derisa Facebook ka kohë që lejon reagimin ndaj statuseve e fotografive me emocione si “haha” apo “happy”, “like”, “sad” dhe “angry”, kjo për të treguar se si dikush ndihet ndaj një postimi, sot është shtuar edhe opsioni “pride”.

Flamuri shumëngjyrësh që e karakterizon komunitetin gej, lezbik, transgjinor e biseksual tanimë është një emocion në Facebook i cili mund të përdoret nga të gjithë.

Për ta parë e përdorur këtë emocion duhet të bëni like faqen LGBTQ@Facebook. Ky nderim nga rrjeti social më i madh në botë po bëhet gjatë muajit të krenarisë – Pride Month – të këtij komuniteti.

Këtë muaj në shumë vende të botës shënohen paradat e komunitetit LGBT ndërsa Facebook në një postim ka treguar se punëtorët e kompanisë së madhe në mbarë botën do të jenë të pranishëm në festën e madhe të komunitetit që në të njëjtën kohë është thirrje për paqe dhe pranim më të madh të këtij komuniteti.

Pas rënies së Gruevskit, ja si duket tash “mercedesi” i tij 600 mijë euro (VIDEO+FOTO)

$
0
0

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski ashtu edhe siç premtoi kryeministri Zoran Zaev, sot prezantoi para gazetarëve mercedesin e Nikolla Gruevskit i cili buxhetin e Maqedonisë e dëmtoi për 600 mijë euro, njofton Portalb.mk.

“Atë që e premtova si ministër teknik, sot e po e bëj. Thash se sa të të bëhem ministër menjëherë do ta tregojmë mercedesin i cili ka kushtuar rreth 600 mijë euro. Pyetëm se çfarë është ajo e cila kushtoi aq shumë dhe e cila paraqet luks kur nga ana tjetër shumë punëtor nuk kanë pasur as uniforma, as monitor e klima në vendet e tyre të punës. Sot po ua tregojmë opinionit, kështu e gjetëm, kështu e lam. Kjo është lënë në mënyrë shumë të papërgegjshme dhe prandaj shihni se si duket brenda”, tha Spasovski.

Më shumë fotografi mund të gjeni: KËTU.

LEXO: PSP për Mercedesin 600 mijë eurosh të Gruevskit

LEXO: Mercedesi 600 mijë euro i Gruevskit

 

Mançevski tregon se sa administratorë të Marrëveshjes së Ohrit marrin rroga duke qëndruar në shtëpi

$
0
0

Ministri i ri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në emisionin 360 shkallë të Alsat M ku ishte i ftuar herën e fundit, ka bërë të ditur numrin e saktë të administratorëve shtetëror që marrin rroga duke qëndruar në shtëpi, njofton Portalb.mk.

Sipas tij, bëhet fjalë për 1600 të punësuar, gjë që siç mësohet të gjithë gati janë të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit.

LEXO: ANALIZË: Mijëra administratorët në Maqedoni sa ka dhe si punojnë?

LEXO: Administratorët shqiptar ende rrinë në shtëpi dhe marrin rrogë

LEXO: Maqedoni, administratorët shqiptar ende marrin rroga pa shkuar në punë

Ky është violinisti më i shpejtë në botë (Video)

$
0
0

Ai ka filluar të luajë në piano që kur ishte fëmijë. Me kohën, filloi të luante çdo herë e më shpejtë dhe në këtë mënyrë vendosi që të hyjë në rekordet Guinness.

Lee është ftuar në shumë emisione, ku ka treguar për jetën e tij, mënyrën se si mori vendimin për t’u bërë ndryshe nga të tjerët e shumë detaje të tjera.

Shikoni videon më poshtë dhe do të shihni performancën e tij në BBC NEWS.

Nëntë golat më të bukur të Ibrahimovicit (VIDEO)

$
0
0
Nëse ndonjëherë ju shkon ndërmend të shikoni gola të bukur në Youtube, sigurisht që mendja në fillim do t’iu shkojë te Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi përgjatë karrierës së tij, ka shënuar mbi 500 gola, secilin më të bukur se tjetri.

Jo pak herë 35 vjeçari që aktualisht është pa skuadër, është cilësuar si futbollisti i golave të “pamundur”.

Në mesin e shumë golave të tij, kemi zgjedhur nëntë më të bukurit.

Parma 0-2 Inter, 2008

Suedi – Itali, 2004

Inter – Bologna, 2008

PSG – Bastia

Roma – Juventus

Lecce – Milan

Anderlecht – PSG

Suedi – Angli

Ajax – Nac Breda

Kjo video tregon saktësisht si shënon Ronaldo kaq shumë gola

$
0
0

Vetëm nëse diçka shumë e papritur ndodh gjatë pesë muajve të ardhshëm, sepse Cristiano Ronaldo do të fitojë padyshim Topin e Artë në dhjetor.
Ylli i Real Madridit është favorit edhe këtë herë, me Lionel Messi i cili është favorit menjëherë pas tij.

Pasi fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Los Blankos, Ronaldo do të kërkojë çmimin e pestë me radhë të ‘Ballon d’Or’ në karrierën e tij në fund të këtij viti – duke e vendosur atë në nivel me Messi-n, i cili kishte siguruar çmimin e pestë në vitin 2015, transmeton Gazeta Express.

Nuk ka dyshim se historia do ta mbaj mend mirë Ronaldon si një nga futbollistët më të mirë të kohës. Në sytë e disa tifozëve të futbollit, ai është “më i miri i të gjitha kohërave”.

Ai përfundoi sezonin me 42 gola në 46 paraqitje – një performancë kjo me të cilën do të mburrej çdo sulmues. Por si ia del Ronaldo që të bëhet më i miri?

Përkushtimi dhe puna në profesionin e tij janë, padyshim, faktorët më të mëdhenj prapa ngritjes së Ronaldos në krye – pak lojtarë, nëse ndonjë, punojnë kaq shumë sa punon Ronaldo, transmeton Gazeta Express.

Dhe tani një video e re e publikuar në YouTube tregon se si ia del Ronaldo që të shënojë kaq shumë gola. Videoja tre-minutëshe – e ngarkuar nga ‘Om Arvind’ – zbulon truqet që Ronaldo përdorë për t’i krijuar vetes hapësirën që i duhet për të shënuar.

Shikojeni videon:

Çfarë goli nga Armando Sadiku, avancon Shqipëria ndaj Izraelit (VIDEO)

$
0
0

Kombëtarja e Shqipërisë ka dyfishuar rezultatin ndaj Izraelit në 2-0, pas golit të Sadikut në minutën e 42 të takimit, përcjell sovrani.info

Ja goli:

Mbyllet pjesa e parë e takimit Izrael – Shqipëri, ja statistikat

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Izrael – Shqipëri me rezultatin 0-2, në të mirë të Shqipërsië. Dy golat për Shqipërinë i shënoi, Armando Sadiku, përcjell sovrani.info

Ja statistikat:

iz


Takimi Ahmeti-Thaçi, ja çfarë thanë liderët partiak (VIDEO)

$
0
0

Ka përfunduar takimi mes liderëve të BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Pas përfundimit të takimit, liderët thanë se kanë për qëllim që të bashkëpunojnë për çështjet që tangojnë shqiptarët, njofton SHENJA.

“Mbetet që edhe në të ardhmen që këto takime në vazhdimësi të mbahen dhe të shohim se si t’i koordinojmë edhe më mirë punët që më me lehtësi të arrijmë te realizimi i pikave të kësaj marrëveshje”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Numri një i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se kjo bisedë ishte shumë e nevojshme, duke shtuar se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme por thjeshtë bëhet fjalë për një komunikim të hapur dhe transparent mes pozitës dhe opozitës. Thaçi tha se PDSH do të ofrojë mbështetjen e sajë kur janë në pyetje çështjet që burojnë nga Marrëveshja e Përzhinos.

“Sigurisht se ne mbajmë përgjegjësi për qëllimet strategjike të shqiptarëve si integrimi në NATO dhe BE si dhe avancimi i pozitës shqiptarëve në një piadestal. I thash zotit Ahmeti se ne do të vazhdojmë ta kultivojmë opozitën shqiptare, ani pse s’kemi shumë vota por ne kemi mandat dhe këtë mandat nuk do ta tradhtojmë. Por kjo nuk do të thotë që ne mos t’i harmonizojmë qëndrimet me pozitën shqiptare”, tha pas takimin Thaçi. I pyetur nëse ka pasur ndonjë ofertë për t’u bërë pjesë e ekzekutivit, Thaçi tha se kjo nuk ka qenë pjesë e bisedimeve.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se Marrëveshja e Përzhinos i bën shqiptarët të rëndësishëm në shtet dhe se për këtë nevojitet edhe mbështetja e PDSH-së.

Kështu u duken bashkëshortet e politikanëve gjatë votimit (Foto)

$
0
0

Që në mëngjes kandidatët për kryeministër si dhe kryetarët e partive politike kanë dalur për të votuar,shkruan lajmi.net.

Padyshim që rëndësi të madhe gratë e politikanëve sot i japin dukjes, pra asaj që veshin.

Më poshtë mund të shihni se si u vishen gratë e këtyre politikanëve: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Avdullah Hoti, Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Ramush Haradinajt.

Aktori i ‘Portokallisë’ film në Hollywood (Foto)

$
0
0

Është Genti Bejko aktori dhe regjisori i njohur shqiptar i cili deri tash ka numëruar shumë suksese, për të arritur edhe një të tillë.

Ai njihet për rolet e tij në ‘Portokalli’, ‘Apartamenti 2XL, e të tjerë; por nuk u mjaftua me kaq, shkruan lajmi.net.

Genti është larguar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i realizuar ëndrrat e tij.

Aktori tashmë ia ka mësyer Hollywood-it dhe hapi i parë i tij ishte pranimi i një roli në filmin e zhanrit triller-horror me titull ‘Mother’.

Vetë aktori e ka bërë të ditur lajmin përmes rrjetit social Facebook, ku publikoi listën e aktorëve të filmit, në të cilin shihen emra të njohur.

Jennifer Lawrence, aktorin Javier Bardem dhe Michelle Pfeiffer, janë vetëm disa nga emrat e aktorëve me famë që janë pjesë e filmit ku do të luaj aktori.

“Upsss e bëra përsëri. Po vjen! ☺Emri në listë. Dalëngadalë po vjen behari☺”, shkruan Gent Bejko.

 

Publikohet klipi i “Secrets” nga The Weekend (Video)

$
0
0

Këngëtari i njohur The Weekend është njëri prej këngëtarëve më të dashur për publikun nga e mbarë bota.

Ai ka publikuar projektin e tij më të ri me titull ‘Secrets’ në versionin tjetër, do të thotë atë me klip, shkruan lajmi.net.

Kjo këngë ishte lansuar disa muaj më parë vetëm me teks, ndërsa kësaj radhe këngëtari vendosi t’ia bëjë edhe videoklipin.

Njëra ndër këngët më të suksesshme të tij është “Starboy” të cilën e solli në bashkëpunim me Daft Punk, kënga deri më tani llogaritë mbi 1 miliard klikime. 

Kjo ndodhë nëse vendosni limon pranë shtratit (Video)

$
0
0
Çdokush e di se nga limoni kemi përfitime shëndetësore.
Përdoret në kuzhinë, por a e dini se vendosja e limonit pranë shtratit ju sjell gjithashtu përfitime shëndetësore?

Besojeni ose jo, vetëm një limon ju bën më të lumtur dhe më të relaksuar. Rrit imunitetin tuaj dhe gjithashtu zhduk pagjumësinë, transmeton Lajmi.net.

Do të rritet koncentrimi dhe do të jeni më aktiv.

Me aromën e limonit, ju do të keni fuqi të punoni më shpejt dhe më shumë, duke bërë edhe më pak gabime.

Në videon më poshtë do të kuptoni edhe përfitime të tjera shëndetësore që ju sjell vendosja e limonit pranë vendit ku qëndroni.

Vendet që u zhdukën pa lënë gjurmë, misteret më të mëdha në histori (Video)

$
0
0
Që prej qindra njerëzve të zhdukur, deri tek vendet e braktisura, njihuni me shtatë qytetet që në mënyrë misterioze janë zhdukur.
Roanoke, është i njohur si “kolonia e humbur” dhe është zhdukur nga faqja e tokës në vitet 1500.

Me 27 prill, 1584. Walter Raleigh vendosi që të eksplorojë në Amerikën Veriore. Ai dhe miku i tij arritën në ishullin Roanoke tre muaj më vonë. Ata u shoqëruan me vendësit dhe morën informacione për ishullin.

Një eksplorues tjetër më vonë shkoi në ekspeditë. Ai, në një anije dhe katër anije të tjera të cilat u ndanë mes vete.

Fatmirësisht, ata kishin një plan se ku të takoheshin.

Pas shumë incidenteve, pengesave, gjatë tripit për në botën e re, lideri i ekspeditës, Grenville, vendosi që të lë një grup njerëzish për të vendosur koloninë në Roanoke, duke thënë se do të kthehej në prill të vitit 1586 me më shumë njerëz dhe furnizime me ushqim.

Mirëpo, prilli erdhi dhe Grenville nuk u kthye më. Ndërkaq, andej kishte kaluar Francis Drake, i cili u ndal dhe ju tha kolonistëve që të ktheheshin me të në Angli. Disa pranuan dhe disa jo. Më pas kur u kthye që t’i merr, ai nuk gjeti asgjë përveç skeletit të një njeriu, që besohet të ketë qenë e njërit ndër anglezëve kolonistë.

Askush nuk e di çfarë ju ndodhi atyre, rasti i tillë është ndër misteret më të mëdha në histori.

Më poshtë do të njiheni edhe me rastet tjera, po kaq të mistershme.

Grujoski qëndroi disa orë për pyetje në PSP (VIDEO)

$
0
0

Ish drejtori i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujoski disa orë ka qëndruar në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku ishte i ftuar si i dyshuar, njofton Portalb.mk.

Grujevski para pak ka dalë nga PSP-ja, por nuk ka dhënë deklaratë për media, sepse mbeti e paqartë se a është ftuar në pyetje për rastin “Fortesa” ose “Target”. Dhe, të dy rastet kanë të bëjnë me përgjim joligjor.

Ekipi i A1on e ka pyetur se a ndjehet fajtor dhe çfarë ka ndodhur gjatë kohës së marrjes në pyetje, ai nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

 


Hulumtim: Institucionet ua lidhin duart gazetarëve kur informojnë për paraburgimin (VIDEO)

$
0
0

Mbyllja e institucioneve është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen gazetarët në Maqedoni. Problem madhor është edhe marrja e informatave zyrtare nga institucionet shtetërore. Përpjekjet gazetareske për kontakt me funksionarët dhe institucionet e caktuara shpesh herë përfundon me zbatimin e ligjit për qasje deri tek informatat me karakter publik. Zbatimi i këtij ligji dhe obligimi i institucioneve që të japin përgjigje nuk respektohen gjithmonë.

Videoja hulumtuese me tre pjesë është për masën e paraburgimit dhe për problemet me të cilat përballen gazetarët gjatë të kërkuarit të informatave zyrtare nga institucionet shtetërore.

Problemet e gazetarëve i testuam nëpërmjet “studimit të rastit”.

 

Pjesa e parë: Sistemi gjyqësor është më i mbylluri për gazetarët

Sistemi gjyqësor është njëri prej segmenteve që konsiderohet si “më i mbylluri”. Të gjitha përpjekjet për realizim të kontaktit të drejtpërdrejtë me prokuror dhe gjykatës, të cilët do të flisnin para kamerave dhe në mënyrë të detajuar do të informonin për zbatimin e masës së paraburgimit përfunduan në udhëzim që të drejtohemi në sektorin për marrëdhënie me publikun. Për temën, u konsultuan gjykatës dhe prokuror të mëhershëm dhe autor të “Doracaku për zbatim të masës së paraburgimit”. Kolegët gazetarë folën për problemet e tyre.

Pjesa e dytë: Trajtim i ndryshëm i PSP-së dhe prokurorive të tjera

Ekspertët folën për zbatimin e masës së paraburgimit, por edhe pa hamendje i shprehën pikëpamjet e tare për trajtimin e ndryshëm nga ana e gjykatësve ndaj Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe prokurorive tjera. Akademia e gjykatësve dhe e prokurorëve publik kanë publikuar “Doracak për masën e paraburgimit në procedurën penale dhe praktika gjyqësore në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. Ne, pas 10 javë pritjeje për një dokument me pyetje, më në fund morëm përgjigje me të dhëna. Kolegët gazetar u pyetën për: masën e paraburgimit dhe për atë se si të marrin informata zyrtare.

Pjesa e tretë: Të dhënat te gazetarët arrijnë pas një pritjeje të gjatë

Të dhënat e grumbulluara për të kërkuar masën e paraburgimit më vitin 2016 prej prokurorive të Shkupit dhe për atë se çfarë vendime ka miratuar Gjykata Themelore Shkupi 1 do të jenë temë trajtimi i ekspertëve juridik në të ardhmen, kurse ne ngelemi tek pjesëmarrësit e kësaj videoje nga ku shikuesit vetë do të arrijnë të gjejnë përfundimin. Pengesat e gazetarëve dhe tejkalimi i tyre ngelen probleme që duhet të zgjidhen në të ardhmen.

 

Storja është përgatitur në kuadër të projektit “gazetari hulumtuese, roje e demokracisë dhe të drejtave të njeriut” nën përkrahje financiare nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup e zbatuar nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut. Përmbajtja e storjes hulumtuese nuk shpreh edhe pikëpamjet dhe qëndrimet e organizatave të cilat e realizuan projektin.

Moment shokues, shfaqet gjarpri gjigant gjatë peshkimit (VIDEO)

$
0
0

Sulmet nga gjarpërinjtë vijnë atëherë kur më së paku e presim, shkruan lajmi.net.

Jo të gjithë njerëzit e duan peshkimin, por dhe ata që e duan, jo të gjithë janë të përgatitur me atë që mund të shfaqet nga uji, përveç peshkut.

E jashtëzakonshme është se si gjarpërinjtë janë shfaqur duke ngrënë peshqit, por edhe duke sulmuar njerëzit.

Kjo përmbledhje vërtetë është shokuese, shikojeni.

Interesante, turistja e pyet presidentin: Po ti kush je? (VIDEO)

$
0
0

Një turiste braziliane bën foto me një burrë por nuk e di se kush është ai. Vajza ndodhet në Bullgari dhe ka bërë menjëherë foto me të, pa e ditur se personi në krah ishte presidenti bullgar, Rumen Radev.

“Kush jeni? Pse jeni kaq i rëndësishëm?”, e pyet turistja personin. Ai i përgjigjet: “Jo, nuk jam kaq i rëndësishëm”. Në fund ai e pranon: “Jam presidenti”. Ai me të cilën vajza braziliane sapo kishte bërë foto ishte pikërisht presidenti bullgar.

Turistja: Unë nuk e di kush je, por …
Presidenti : Nga jeni?
Turistja: Nga Brazili
Presidenti: Brazil?! Çfarë po bën këtu?
Turistja: Pse të mos jetë këtu?
Presidenti: Ti e di se çfarë ndodh këtu së shpejti?
Turistja: Epo … diçka e madhe. Kush jeni ju? Pse jeni i rëndësishëm?
Presidenti: Kush është i rëndësishëm?
Turistja: Ti!
Presidenti: Po. Unë nuk jam aq i rëndësishëm. Ashtu si çdo bullgar tjetër këtu.
Turistja: Nuk e besoj. Ju jeni i rëndësishëm! Kush jeni ju?
Presidenti: Unë jam president.
Turistja: Jooooo e pamundur!

E mitura në Gjirokastër luante prej 33 ditësh “Balenën blu” (VIDEO)

$
0
0

Një 12-vjeçare nga rrethinat e Gjirokastrës i ka shpëtuar aktit final të lojës “Balena blu”, që shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes, falë vëmendjes së shokëve të klasës, shkruan Top Channel, njofton Portalb.mk.

Ata kishin vënë re ndryshimet e saj në gjendje emocionale dhe sjellje deri edhe shenjat e vetëplagosjes.Vajza ishte në ditën e 33-të të lojës që zgjat  50 ditë. Ajo kishte 10 ditë pa ushqim . Vajza përdorte telefonin e një shoqeje dhe udhëzimet i merrte në pushimin e gjatë.

Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore Rajonale Gjirokastër, prindërit  e vajzës nuk e kanë pikasur pasi vuajnë nga probleme psikologjike. Me vajzën po kujdesen psikologët, ndërsa është bërë edhe denoncimi pranë Zyrës së Krimit Kibernetik.

“Fëmija kishte arritur deri aty sa lëndonte veten, kishte ditë pa ngrënë dhe pa pirë, një pjesë e udhëzimet të kësaj loje është edhe kjo. Një vajzë, të cilës i di vetëm emrin, i ka ofruar telefonin e saj dhe merrte udhëzime në pushimin e gjatë”, thotë Drejtorja e Drejtorisë Arsimore të Gjirokastrës, Lindita Rova.

Por rreziku i kësaj loje është i pranishëm në çdo familje dhe grupmoshë pavarësisht gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike.

“Fëmijët mund ta shkarkojnë vetë lojën në aparatet e tyre celularë. Në të gjitha rastet, prindërit duhet të jenë të kujdesshëm ndaj ndryshimeve që pësojnë fëmijët. Nëse bëhet më agresiv, nuk ju dëgjon, nuk ha, refuzon të pijë lëngje, nëse vëreni të grisura dhe të gërvishtura në trup, duhet të dyshoni tek loja “Balena Blu”, thotë Rova.

Loja është përhapur si fillim nga Rusia, ku ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe në vendet fqinjë me Shqipërinë alarmi është dhënë prej disa muajsh. Fëmijët bien pre e lojës duke u kontaktuar si fillim në rrjetet sociale, kryesisht Facebook e më pas u nënshtrohen rregullave 50-ditore të administratorëve anonimë.

Rregullat konsistojnë në një kalendar detyrash si shëtitja natën dhe zgjimi çdo ditë në orën 04:20 të mëngjesit, shikimi i filmave horror e deri në vetëplagosje me sende të mprehta.

Në Rusi besohet se pas këtij rrjeti qëndrojnë disa të rinj të diplomuar në psikologji.

Çantat e plazhit, modelet që duhet të keni (Foto)

$
0
0
Nga modelet klasike tek modelet lëkurë më shik: çantat për në plazh janë detaji që bën diferencën për të qënë me stil dhe në det.
Me lule dhe aplikime të çmuara, me shkrime intersante, me pompoin apo boheme, me shirita apo stili marin, zgjedhja është e juaja mes varianteve të shumta të 2017.

Shihni fotogalerinë për të zgjedhur të preferuarën tuaj.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>