Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Zgjidhni një çelës dhe zbuloni çfarë tregon për karakterin tuaj (FOTO)

$
0
0
Në jetë njeriu gjendet mes zgjedhjeve dhe mundësive të ndryshme, por vendimet tona na bëjnë ata çfarë ne jemi.

Këtë gjë duhet të bëni dhe tani, të zgjidhni mes 6 çelësash, për të mësuar se çfarë tregon zgjedhja juaj për anët e fshehta të karakterit tuaj. Pasi të keni zgjedhur në çelës klikoni në fotogalerinë e mëposhtme për të gjetur përshkrimin e personalitetit tuaj.

1. Ju keni zgjedhur çelësin më të thjeshtë, që do të thotë jeni tejet racionalë, të vendosur dhe analitikë, por ndodh që të jeni dhe të lëkundur dhe të brishtë kur mendoni se po ju cënohet e drejta juaj.

2.Çelësi i dytë hap derën e një kështjelle magjike. Jeni karizmatikë, të fortë dhe mendjehapur. Merrni lehtë atë çfarë doni sepse jeni të pavarur.

3.Ky çelës ka një formë të veçantë, gjë e cila përkthehet në vetëbesim të lartë! Ju keni zgjedhur një çelëz të pazakontë që do të thotë ju nuk keni frikë të guxoni pasi besoni në zgjedhjet tuaja. I pranoni sfidat pa u menduar dy herë dhe keni gjithçka tuajën në kontroll.

4.Keni zgjedhur çelësin që i ngjason një tërfili. Jeni një person optimist, që pëlqen të shoqërohet me shumë njerëz. Kini kujdes pasi shpesh herë bini pre e impulisivitetit tuaj, duke u future në situata të pakëndshme.

5.Ky çelës i bukur me shumë detaje, tregon për ju që jeni një njeri tejet kreativ me një imagjinatë të shfrenuar. Jo rrallë herë i merrni gjërat shumë personale, gjë që ju vendos në situata konfliktuale me të tjerët. Duhet të jeni më praktikë.

6.Çelësi i gjashtë është ai klasiku. Jeni racionalë dhe gjithmonë përpiqeni të nxirrni më të mirën nga të tjerët. E keni shumë të lehtë të përqëndroheni dhe nuk rrezikoni shumë. Jeni shumë besnikë dhe të njëjtën gjë kërkoni dhe nga njerëzit që ju rrethojnë.


A e keni ditur që në videoklipet e VIP-ave tanë ka kaq shumë gabime (VIDEO)

$
0
0

Videoklipet e ndryshme të këngëtarëve tonë janë të shpeshta.

Këto video duken shumë mirë të realizuara, e besa edhe shumë para hargjojnë VIP-at për t’i realizuar, shkruan arbresh.info

Por në fakt, nuk është ashtu, nëse i analizoni me vëmendje do të shikoni se sa shumë gabime teknike ka në videot e ndryshme.

Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Era Istrefi, Meda, Tuna, Dhurata Ahmetaj, këta e shumë të tjerë në videoklipet e tyre kanë disa gabime të vogla por që nëse i shikoni me vëmendje mund t’i vëreni lehtë.

 

 

 

 

Pas 25 vjetëve burg, lirohet si i pafajshëm (FOTO)

$
0
0

Zyra e Prokurorisë së Shtetit për qarkun Wayne në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar sot se ka tërhequr të gjitha akuzat kundër Desmond Ricks nga Detroiti, i cili i ka kaluar 25 vite në burg për një vrasje për të cilën ai pretendon se policia ia kishte falsifikuar provat, duke ia marrë revolen e nënës të cilës ia ndërruan plumbat me disa tjerë, shkruan AP.

“Shpresoj që do të kënaqeni në liri”, i ka thënë gjykatësi Richard Skat, 51-vjeçarit Ricks pas përfundimit të seancës dëgjimore që zgjati vetëm disa minuta. Raportohet se analizat e kryera tek dy plumbat që kanë vrarë viktimën, kanë treguar se ata nuk përshtaten me revolen e cila në vitin 1992 ishte prezantuar në gjykatë si arma me të cilën është kryer vrasja.

Ricks ishte akuzuar për vrasjen e mikut Gary Benet pranë një restoranti në Detroit, dhe është dënuar me 32 vite heqje lirie. Siç raporton AP, Riks është liruar gjatë javës së kaluar, kurse sot gjykata ka njoftuar se nuk do të ketë rigjykim tjetër kundër Ricksit. “Nuk kam kohë të jem i nervozuar apo i tërbuar. Thjesht dëshiroj ta jetojë jetën në maksimum”, ka deklaruar Ricks brenda sallës që ishte e mbushur me anëtarët e një grupi të studentëve të Fakultetit Juridik nga Universiteti i Michiganit.

Ky grup i studentëve në kuadër të hulumtimeve të rasteve që pretendojnë së janë gjykuar padrejtësisht kishin kërkuar që të rihapet rasti i Ricksit, pasi ishin shfaqur fotografitë e plumbave me të cilat ishte vrarë Benet, por që nuk ishin përshtatur me kalibrin e plumbave që ekspertët i kishin gjetur në skenën e krimit 25 vite më parë.

Iran, të shtëna me armë në parlament, 2 të vrarë (Video/Foto)

$
0
0

Të paktën dy persona janë vrarë pas sulmeve të kryera sot në Teheran në Parlament dhe në mausoleun e imamit Khomeiny, themeluesi i Republikës islamike të Iranit, njoftuan agjencitë e lajmeve Fars dhe Isna.

“Disa persona të armatosur hapën zjarr brenda Parlamentit iranian dhe një kamikaz ka hedhur veten në erë në mausoleun e imamit Khomeiny në Teheran duke shkaktuar të plagosur”, theksoi media shtetërore.

Është hera e parë që sulme të njokohëshme në vende të tilla shumë të rëndësishme ndodhin në Teheran.

Në mausoleun e themeluesit të Republikës islamike të imamit Khomeiny në jug të teheranit, një person i armatosur ka hapur zjarr para se të shpërthente rripin me eksploziv”, theksoi shefi i marrëdhënieve publike të qendrës, Ali Khalili, për agjencinë e lajmeve IRNA.

Në mjediset e Parlamenti, persona të armatosur kanë hapur zjarr duke shkaktuar tre të plagosur. Forcat e sigurisë kanë çaktivizuar dhe një bombë tjetër.

Mausoleu dhe Parlamenti janë në një distancë prej 20 kilometrash.

Zvërlevski iku në bodrum, nuk jep dorëheqje (VIDEO)

$
0
0

Prokurori shtetëror, Marko Zvërlevski, sot është përpjekur që t’u ikë kamerave dhe pyetjeve të gazetarëve, njofton Portalb.mk.

Ekipi i “Makfax” ka arritur që ta takojë Zvërlevskin derisa ai ka qenë duke shkuar në Këhsillin e Prokurorëve, gjatë së cilës është përpjekur që të ikë në hapësirat e bodrumit.

Derisa gazetari e pyeste se a do të jep dorëheqje dhe si i komenton deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev, Zvërlevski kishte më shumë heshtje dhe ndonjë përgjigje të shkurtër. Për më shumë ndiqeni videon:

Lojërat ushtarake të fëmijëve në Korenë e Veriut (FOTO)

$
0
0

Si një shtet diktatorial synimi kryesor i Koresë së Veriut është të ketë një ushtri të fuqishme e tërësisht nën komandë.

E për t’ia arritur kësaj duhet filluar përgatitja dhe manipulimi i ushtarit të ardhshëm që në moshë të vogël, shkruan Top Channel.

Për këtë arsye Koreja e Veriut përgatit aktivitete shkollore të ngjashme me stërvitjet ushtarake.

Bendi Këpurdhat lansuan këngën e tyre të re “Kësulkuqja”

$
0
0

Bendi Këpurdhat sapo e lansuan këngën e tyre të re të titulluar Kësulkuqja.

Njëherësh, rokerët nga Tetova tashmë e kanë publikuar albumin e tyre që është në dispozicion në Soundcloud me emrin “Fajtu”.

Ata gjithashtu korrën sukses ne vitin 2015 fituan konkursin rajonal ballkanik Converse Rubber Trucks në Serbi, Novi Sad.

Rolls-Royce që kushton 11 milonë euro! (FOTO)

$
0
0

Britanikja Rolls-Royce prezantoi në festivalin e “Villa D’Este” modelin “Sweptail”, një ekzemplar unik i realizuar me porosi nga një i apasionuar shumë i pasur i kësaj marke.

E frymëzuar nga veturat e stilistëve të viteve ’20, ky model tregon se si marka angleze ka arritur të ruajë traditën e saj të madhe edhe në një optikë futuriste, duke i dhënë gjithnjë e më shumë hapësirë personalizimieve për çdo klient, shkruan Bordo.al. 

Si zakonisht, Rolls Royce nuk ka dhënë informacione zyrtare mbi çmimin e paguar për këtë mrekulli mbi rrota, por nga shumë burime pranë qarkullojnë fjalë se klienti ka paguar më shumë se 11 milionë euro.

2017-Rolls-Sweptail-1

2017-Rolls-Sweptail-3

2017-Rolls-Sweptail-4

2017-Rolls-Sweptail-5


Iniciativë e anëtarësisë së VMRO-DPMNE-së për “demokratizim të partisë” (VIDEO)

$
0
0

“Të ndryshohet Statuti i VMRO-DPMNE-së për demokratizim themelor të partisë”, kjo është kërkesa e Shtabit Republikan për demokratizim të brendshëm në VMRO-DPMNE, njofton Portalb.mk.

Në konferencën e sotme për shtyp të cilën e kanë mbajtur jo në hapësirat e partisë, por në një hotel në Shkup, koordinatori i Shtabit Republikan për reforma në VMRO-DPMNE, Aleksandar Mihajllovski, tha se shumë detyra partiake në periudhën e kaluar janë bërë pa dëshirë të sqinqertë dhe përkrahje të anëtarëve, simpatizuesve dhe aktivistëve. Ai tha se Statuti i tanishëm është plotësisht jo-demokratik.

“Hapi i parë është demokratizimi i Statutit dhe qëllimi ynë kryesor është që në Statut të kthehet fshehtësia dhe votimi i paanshëm i anëtarëve për zgjedhjen e funksionarëve të partisë”, tha ai.

Mihajllovski tha se është i sigurt se iniciativa do të marrë përkrahje nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. Ai tha se kjo iniciativë nuk është kundër askujt ose dikujt, por vetëm për zgjedhje demokratike të funksionarëve të partisë dhe e ftuan anëtarësinë që t’i përkrahin.

“Ju ftojmë që në mënyrë masive ta përkrahni iniciativën për demokratizim dhe modernizim të partisë sonë, për kthimin e partisë në duart e gjithë neve anëtarëve, për kthimin e reputacionin dhe nderin e partisë përpara opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar me qëllim të ndërrimit të shpejtë të Qeverisë dhe formimin e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së për ardhmëri të re euro-atlantike në Maqedoni”, tha Mihajllovski.

Ambasadorët presin shumë nga Qeveria e Maqedonisë (VIDEO)

$
0
0

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie sot pas takimit të tij dhe ambasadorëve tjerë me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev u shpreh se përfaqësuesit ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë presin të ndërmerren hapa pozitive në rrugën drejt integrimit evropian, njofton Portalb.mk.

“Kemi marrë energji pozitive dhe këtë do t’ua përcjellim edhe vendeve tona se vendi është në binarët e duhur dhe Franca do të ndihmojë sa më shumë që mundet që të realizohen të gjitha këto përpjekje të mira. Presim të gjithë të ndërmerren hapa pozitive nga Republika e Maqedonisë. Qëllimi i gjithë banorëve të Maqedonisë është të integrohen në Evropë dhe për këtë do t’ju duhen të gjitha forcat në vend dhe gjithë talentet dhe gjithashtu vullneti i mirë”, tha Timonie.

Sa i përket çështje së emrit me Greqinë e cila paraqet një nga problemet kyçe pse Maqedonia ngeci në rrugën e integrimit evropian,Timonie u shpreh se ka hapa pozitive se një zgjidhje mund të arrihet në këtë pikëpamje.

“Kemi shumë shpresa që me hapa pozitive dhe me vullnet të mirë gjëra të mira dhe suksesshme mund të ndodh”, tha ai.

Ndërsa nëpërmjet kumtesës së dërguar nga kabineti i kryeministrit Zoran Zaev u bë e ditur se Qeveria e Maqedonisë është përkushtuar për definim të një agjende për reformat urgjente prioritare për të cilën do të diskutohet edhe në takimin në Bruksel.

“Jemi të përkushtuar për definim të një agjende afatshkurtër dhe afatmesme për reformat urgjente prioritare. Për këtë do të bisedohet edhe me eurokomesarin Johanes Han në Bruksel. Integrimet euro-atlantike janë qëllim strategjik i Maqedonisë dhe interes i qytetarëve të saj që të kemi institucione demokratike”, është shprehur Zaev.

Kryeministri në takim  ka shprehur edhe gatishmërinë e tij për bashkëpunim me opozitën, sektorin civil dhe të gjithë aktorët tjerë shoqëror me qëllim të zhvillimit të Maqedonisë dhe sigurisë së jetesës cilësore.

“Qeveria e Maqedonisë dhe un si kryeministret jemi të përgatitur që në interes të nevojave të qytetarëve të bashkëpunojmë me opozitën dhe kryetarin e Maqedonisë. Gjithashtu jemi të orientuar edhe drejt bashkëpunimit me sektorin civil dhe aktorët tjerë shoqëror, për shkak se vetëm bashkërisht mund të kontribuojmë në zhvillimin e Maqedonisë, dhe me këtë të sigurojmë jetë cilësorë për të gjithë qytetarët”, tha Zaev.

Ambasadorët edhe njëherë shprehën përkrahjen dhe premtuan mbështetje ndaj Qeverisë së re në realizim e reformave të nevojshme për zhvillim dhe integrim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Përndryshe, sot në Qeverinë e Maqedonisë në takim me kryeministrin Zoran Zaev ishin ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garet, i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, i Gjermanisë, Kristine Althauzer dhe përfaqësues të tjerë të ambasadave tjera për të folur për rrugën e Maqedonisë dhe hapat që do të ndërmerren nga ajo në rrugën e integrimit evropian.

Dashuri italiane, çfarë e bashkoi Sophia Loren-in me djalin e Benito Mussolini-t (Foto, Video)

$
0
0

Sophia Loren, një nga aktoret më të njohura italiane, ka pasur një histori familjare jo dhe aq të zakontë. Bijë e një burri që nuk u martua kurrë me të ëmën dhe që e braktiste e afrohej me të sa herë i tekej, ajo është rritur pa një figurë atërore. Kur ishte ende fëmijë dhe rritej në familjen e gjyshërve të saj, e ëma kthehet sërish nga Roma, pasi një periudhe paqeje me dashurinë e jetës, babain e Sophia-s, shtatzënë. Këtë herë, Riccardo Scicolone as nuk do ia jepte mbiemrin vajzës së dytë, Anna Maria-s, e cila mbajti mbiemrin e së ëmës, Villani deri kur, Sophia nisi të siguronte ca para si modele dhe aktore dhe e rregulloi që e motra të merrte mbiemrin e të atit, duke i hequr asaj një turp që e brente mes nxënësve dhe mësuesëve në shkollë. Tashmë, femrat e bukura kishin ikur nga Napoli dhe ishin vendosur në Romë, ku Sophia, që mori mbiemrin e artit Loren, nisi të përmbushte ëndrrën e ndërprerë të mamasë dhe të plotësonte të sajën, duke fituar rolet e para në një kohë kur po lulëzonte Cinecitta.

Suksesi i mëvonshëm tashmë njihet. Ajo kaloi shumë shpejt kufijtë e Italisë, për të arritur, si pak aktore të tjera italiane, të ndërtonte një karrierë edhe në Amerikë. Në udhëtimin e saj për atje, mori me vete edhe motrën e vogël, e cila ishte e talentuar si këngëtare. Me vesh muzike dhe zë të bukur, Maria mund të kishte qenë një këngëtare e njohur, por mesa duket, mamaja e tyre Romilda Villani, nëse kishte bërë lëshime që Sophia të ndiqte këtë karrierë me kaq shumë udhëtime dhe larg shtëpisë, do e kishte paksa të vështirë të pranonte të njëjtën gjë edhe për vajzën e vogël. Edhe pse ajo kishte ëndërruar vetë të bëhej aktore, zhgënjimet në jetë e kishin bërë më shumë protektive sesa mamatë e tjera, ndaj të bijave. Kështu që ndoshta edhe prej këtij kujdesi, por edhe për shkak të zgjedhjeve të Maria-s, motra e Sophia-s u kthye në Itali.

Në Romë, u njoh dhe u dashurua me djalin e vogël të ish-udhëheqësit fashist italian Benito Mussolini-t, Romano-n, një pianist jazz-i.

Edhe pse familja e saj i bëri thirrje ta mendonte këtë marrëdhënie, Maria ishte plotësisht e dashuruar. Sigurisht profesioni i Romano-s kishte ndikimin e tij. Ajo ishte e magjepsur pas pianistit me duar të bukura që jetonte brenda muzikës. Këtë i tha edhe së motrës, ai nuk donte t’ia dinte për politikë, ishte artist! Gjë që ishte e vërtetë deri diku. Ai qëndroi i tërhequr publikisht nga marrëdhëniet familjare. Vetëm vite më vonë do të shkruante një libër autobiografik mbi të atin, Duçen.

Romano dhe Maria u martuan në kishë, në vitin 1961, Maria veshi fustanin e bardhë, e vetmja dasmë e vërtetë sipas konceptit të mamasë së tyre, duke qenë që Sophia, vite më vonë bëri vetëm një martesë civile në Paris. Vajza e tyre e parë, Alessandra, do të lindte një vit më vonë dhe do të kishte nune pikërisht Sophia-n edhe pse Kisha do të protestonte për shkak që Sophia kishte një marrëdhënie me një burrë të martuar, burrin e saj të jetës, i cili edhe pse i ndarë, ishte ende peng i martesës së parë që nuk ishte zgjidhur ligjërisht.

Sot, Alessandra Mussolini është deputete e Parlamentit Evropian, si anëtare e partisë Forza Italia. Më vonë lindi motra e vogël, Elisabetta. Megjithatë martesa nuk do të zgjaste. Kur vajza e vogël ishte pesë vjeç, Romano dhe Maria u ndanë.

Djali i Mussolinit, u martua sërish, këtë herë me një aktore, ndërsa Maria, shkrimtare dhe gazetare, në një vizitë për punë në një nga spitalet e Romës, u njoh me kirurgun e zemrës nga Irani, Magid Tamiz. Ai në atë kohë po mendonte të kthehej në atdhe, por qëndroi dhe madje u martua me gruan energjike e cila sa e pa, vendosi të mos e linte më.

Ata vazhdojnë të jetojnë në Romë që kur u martuan në vitin 1977. Maria ka luajtur veten në dokumentarin e mbështetur në librin autobiografik të Sophia-s dhe ka krijuar romanin autobiografik “Shtëpia ime është plot me pasqyra”, që u kthye në film, ku rolin e mamasë së tyre, e luan Sophia.

Maria me bashkeshortin e saj te dyte

Edhe pse jetojnë larg, Sophia dhe Maria mbeten dy motra me një marrëdhënie shumë të ngushtë. Tashmë kur vjen në Romë, në shtëpinë e së motrës, ku Maria jeton me bashkëshortin e saj të dytë, Sophia, si askund tjetër, ndihet në shtëpi teksa gatuajnë salcën dhe patëllxhanët dhe flasin sikur vitet të mos kishin kaluar.

Vajza e Shyhretes, Engjëllusha vjen me këngë të re ( VIDEO)

$
0
0

Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore Shyhrete Beluli, ka lansuar projektin e saj të radhës.

Bëhet fjalë për këngën më të re të titulluar “Kanagjegji”, përcjell Portalb.mk. 

Kënga I është dedikuar të gjitha vajzave modern, të cilat duan të ruajnë diçka nga tradita duke organizuar “kanagjegj” vetëm me shoqet.

Engjëllusha u prit shumë mirë nga publiku pas këngës së përbashkët me nënën e saj e cila pati shumë sukses.

 

 

Rikthehet fuqishëm Adelina me një projekt ndryshe, thotë ‘Fol nihere’ (Video)

$
0
0
Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismajli e cila njihet si diva e estradës shqiptare sapo ka lansuar projektin e saj më të ri.
 Kënga e saj e re e rikthen Adelinën fuqishëm në skenën muzikore, pas një pauze të gjatë, shkruan lajmi.net.

Projekti i Adelinës është paralajmëruar ditë më parë, duke treguar se do të rikthehet pas lindjes së djalit që e pagëzoi me emrin Uliks.

E veçanta e këtij projekti është se për dallim nga këngët e tjera, kjo është një lloj ‘proteste’ ndaj gjithë dukurive negative që kanë kapluar popullin tonë.

Muzikën e këtij projekti e ka bërë Valon Arifi, kurse tekstin vetë këngëtarja.

“Juve që tash e 18 vjet keni vra çdo andërr e çdo shpresë, edhe juve tjerëve që s’keni pas b*** as fëmijët tuaj mi mbrojt… Juve që keni prodhu analfabeta me diploma, fëmijë lypsarë, kufoma të gjalla në korridore spitalesh, shtëpi publike në çdo motel, haraç në çdo kafshatë, juve që ende era prç shpirtit ju vjen… Unë nuk dorëzohem, andrrat e mia mi vra nuk mundeni.
MUZIKA: KENI ARIFI
TEKSTI: ADELINA ISMAILI “ shkruan Adelina sipër këngës së publikuar.

Të darkosh në qiell (Foto, Video)

$
0
0

Finesa e të ngrënit darkë në Bruksel po ngjitet në lartësi të reja, me të apasionuarit aventurierë pas ushqimit që kanë mundësinë të konsumojnë një vakt…mes reve, shkruan Top Channel, njofton Portalb.mk.

Krijuar 11 vite më parë në Bruksel nga David Ghysels, “Darkë në qiell” është zgjeruar tashmë në rreth 60 vende në të gjithë botën.

Këtë vit në Bruksel, ai që në thelb është një restorant ndodhet përballë “Cinquantenaire”, një park publik me godina të ndërtuara nga mbreti Leopold i II, për të shënuar 50 vitet e Pavarësisë së Belgjikës.

Pasi kanë ardhur këtu, klientët, kuzhinierët dhe stafi i kuzhinës ngrihen në lartësinë e 40 metrave në qiell, nga një vinç.

Klientët janë të lidhur në karriget e tyre në tavolina të konceptuara për 21 persona dhe ngrihen lart, derisa mund të shohin të gjithë Brukselin. Pas arritjes në pikën më të lartë, ata shijojnë pjatat e krijuara nga shefat belgë, që përgatisin një vakt dreke dhe dy darka në ditë.

Klientët, që paguajnë nga 285 euro secili për një vend në tryezën e ngrënies, janë entuziastë për gatimin dhe për pamjen unike të kryeqytetit belg.

Një park në aeroport (FOTO)

$
0
0

Aeroporti Changi në Singapor është ndër aeroportet që pret dhe përcjell fluksin më të madh të njerëzve për orë, shkruan Top Channel, njofton Portalb.mk.

E në këtë mori njerëzish, të shumtë janë ata që mund të humbasin fluturimin, por jo vetëm kaq. Autoritetet vendase bënë publik planin për ta shndërruar këtë aeroport edhe në një zonë turistike.

Bëhet fjalë për ndërtimin e një parku gjigant me pemë, bimë, një ujëvarë e madje edhe kafshë në një hapësirë komplet të mbuluar, ku do të ketë edhe re artificiale. Parku pritet të hapet në vitin 2019.


Nuk do ta besoni se cila skuadër i ka bërë ofertë Ibrahimovicit (FOTO)

$
0
0

Zlatan Ibrahimovic është futbollisti më i madh pa skuadër.

Manchester United vendosi të mos i vazhdojë kontratën suedezit, duke e lënë pa skuadër.

Kjo ka bërë që në drejtim të tij të shkojnë shumë oferta.

Disa prej tyre duken edhe të paarritshme për skuadrën që i kanë bërë.

Siç është rasti i skuadrës nga liga e dytë nga Holanda, Telstar.

Masazhimi i veshit që qetëson dhimbjet në të gjithë trupin (FOTO)

$
0
0

Ndiheni të stresuar e muskujt i keni të kontraktuar?

Një mazash relaksues është ajo për të cilën keni nevojë, por nëse këto të fundit bëhen në qendra të specializuara dhe kushtojnë jo pak, ne ju njohim me refleksologjinë, një praktikë që qetëson dhimbjet vetëm duke masazhuar trupin, shkruan Living.al.

Richard Randing një ekspert i kësaj fushe pohon se masazhimi i veshit sjell shumë përfitime, për vetë faktin se ky i fundit është shumë pranë trurit.

Masazhimi i pikave të mëposhtme do të lehtësojë dhimbjen në këto pjesë të trupit.

Image

“La bonita” thotë Stine në projektin e ri (Video)

$
0
0

Këngëtari i njohur Stine ka publikuar këngën e tij më të re.

“La bonita” quhet kënga e Stines e cila u paralajmërua ditë më parë nga vetë këngëtari.

Kjo këngë rikthen këngëtarin fuqishëm në kohën e hiteve dhe premton të jetë hit.

139 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit (DOKUMENTAR)

$
0
0

Sot mbushen 139 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Është kjo njëherëësh një ndër Lidhjet më të organizuara politike gjithëkombëtare pas Lidhjes dhe themelimit të Kuvendit të Lezhës të marsit të vitit 1444, nën organizimin e GJ. K. Skënderbeut dhe udhëheqësve të principatave, përkatësisht të princave shqiptarë në shekullin e XV-të. Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar.

Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllave dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të trojeve të tyre. Prandaj, ata me shpejtësi themeluan “Komitetin e Shpëtimit” të trojeve etnike.

Komitetin e Stambollit e përbënin një plejadë intelektualësh më të shquar të kombit në kohën aktuale të krizes lindore. Pashko Vasa, Jani vreto, Ymer Prizreni, Zia Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mon Tahiri etj. Këtyre intelektualëve do t`u bashkohet ideologu dhe patrioti i shquar i familjes së njohur Frashëri, Abdyl bej Frashëri.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati karakter gjithëkombëtar, kurse Prizreni nuk u zgjodh rastësisht kryeqytet dhe seli, në të cilin u mbajt Kuvendi mbarëkombëtar shqiptar më 10 qershor 1878.

Kjo lidhje dhe Kuvendi i Prizrenit edhe sot e kësaj dite është një ndër ngjarjet më të rëndësishme historike në analet e ngjarjeve kombëtare shqiptare që nga Lidhja e Lezhës e vitit 1444.

Kjo ngjarje e historisë të kohës së re, edhe pas 131 vjetëve, është e ngulitur thellë në mbamendjen e çdo shqiptari që veten e njeh pjesëtarë të kombit shqiptar.

 

Ky do të ishte formacioni i Katalonisë nëse pavarësohet nga Spanja (FOTO)

$
0
0
Katalonia ka njoftuar për organizimin e një referendumi në 1 tetor për shkëputje nga Spanja.

Ky referendum mund të krijojë skena të reja si në nivelet politike, ekonomike edhe sportive.

Shumë lojtarë që i përkasin kësaj zone, janë pjesë e Spanjës, dhe do të kenë mundësinë t’i bashkohen Katalonisë.

‘Goal.com’ ka formuar një formacion se si mund të duket formacioni i Katalonisë, me yjet si Busquets, Alba, Fabregas e Pique.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>