Sulmet në Londër: Mbi 7 persona të vdekur, dhjetra tjerë të lënduar
Aurela Gaҫe rrëfen takimin e parë me Skerdin… atëherë kur bënte si “gangstere”
Hera e parë që është takuar me atë që sot e ka bashkëshort dhe babanë e dy vajzave ka qenë dashuri me shikim të parë. Për takimin, Aurela ka folur edhe më herët, por jo për detajet, të cilat i ka rrëfyer në një intervistë të fundit për “Oktapod”.
E ftuar për të promovuar klipin e saj të ri “Fustani”, një këngë dhe një mesazh për të gjithë vajzat që kanë shumë kujtime dhe ëndrra të lidhura me fëmijërinë, Aurela, ndër të tjera, është përballur edhe me një miniintervistë “Hera e parë”, ku i është dashur të tregojë shumë prej herëve të saj të para.
Hera e parë kur është takuar me Skerdin? “Ka qenë dashuri me shikim të parë… Në Bllok”.
“Ne u takuam për punë. Na takoi shoqëria jonë e përbashkët. Dr. Flori, bashkë me Albanin. Po flisnim për punë. Duke qenë se Skerdi është pjesë e prapaskenës, që njerëzit nuk e shohin (menaxheri), ai që bën gjithë gjërat që unë i bëja vetë dikur. Ai bën pjesën tjetër, bën gjithë menaxhimin.
Ai me atë kapelën karakteristike, me sytë e tij xixëllues (unë që bëja si e fortë). Pasi folëm, ai më bën një pyetje: Pse e ke bërë këtë këngën “Kesh” me Mc Kreshën. Donte të më blinte dhe të kuptonte pse kisha bërë një këngë e cila flet për vajzat që, le të themi, gjuajnë tipat me lekë. Dhe unë, që mendova se ky ishte ndonjë nga ata që kishte lekë dhe po i dhimbte, i kthehem: E pse të mos e bëj? Unë tregoj të vërtetën, ky është realiteti. Skerdi: Ok, ok, mirë, mirë, nuk thashë gjë, e lashë….”
Kaq ishte dhe pastaj, historia dihet. Me siguri, që aty Skerdi kuptoi që me Aurelën, vështirë të përballesh, por edhe ajo më vonë e kuptoi se para tij nuk mund të ishte më “gangsterja”.
Momenti kur u shkaktua panika në mesin e tifozëve të futbollit në shesh në Torino (VIDEO)
Qindra njerëz janë lënduar në rrëmujën në qytetin italian Torino, gjatë shikimit të ndeshjes finale futbollistike të Kupës së Kampionëve në ekranin e madh në një shesh të qytetit.
Incidenti ndodhi mbrëmë vonë, derisa mijëra simpatizues të futbollit e shikonin transmetimin e takimit ndërmjet klubit të Torinos, Juventus, dhe Real Madridit, që zhvillohej në Kardif të Uelsit.
Real Madridi fitoi me rezultat 4:1. Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, masa e njerëzve me të shpejtë filloi të largohej nga qendra e qytetit ku ndiqej transmetimi, me ç’rast janë ndeshur me barrierat e vendosura.
Agjencia italiane e lajmeve, Ansa, ka raportuar se më se 600 vetë janë lënduar. Ky panik qartazi ishte shkaktuar nga fishekzjarret dhe pasi një ose më tepër njerëz kishin brohoritur se ka eksploduar një bombë.
Ronaldo tha diçka epike gjatë festës së golit të parë ndaj Juventusit (VIDEO)
Cristiano Ronaldo ishte i pamëshirshëm ndaj Juventusit. Ai realizoi dy gola në portën italiane, për t’ia dhënë Real Madridit trofeun numër 12 të Ligës së Kampionëve.
Ronaldo realizoi mbrëmë në rastin e parë që kishte për gol, përcjellë “Lajmi.net”.
Mediat britanike kanë publikuar një video, duke i zbuluar fjalët e Ronaldos pas golit.
“Një rast. Bang!”, tha Ronaldo gjatë festës.
Ronaldo: One chance. BANG
pic.twitter.com/JYCIPr8msc— Mano (@Officialhbkmano) June 3, 2017
Ndeshje basketbolli Shqipëri – Kosovë, veshin fanellën Rama dhe Veliaj (VIDEO)
Parku Olimpik i Tiranës i lojërave me dorë ka hapur sot dyert për herë të parë. Ish-Kompleksi Sportiv Dinamo është transformuar nga një ngrehinë e rrënuar në një park të vërtetë sportiv. Në këtë përurim ka qenë i pranishëm Kryeministri Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Përmes një ceremonie të veçantë, Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përuruan sot Parkun e Ri Olimpik duke zbuluar në mënyrë simbolike tabelën emërtuese të sallës moderne të Lojërave me Dorë “Feti Borova”. Kryeministri Rama falënderoi të gjithë ata që kanë punuar për këtë projekt për ngritjen e një kompleksi modern, ndërsa garantoi se ambicia do të vijojë edhe më tej për ta transformuar këtë zonë në një hapësirë për të gjithë grupmoshat.
Transformimi i këtij ambienti të ri sportiv në Tiranë ka nisur prej disa muajsh. Tashmë në të ka një sallë moderne të Lojërave me Dorë “Fetih Borova”; po ashtu salla të mundjes e ngritjes së peshave etj. Kjo godinë shumësportëshe ka pritur një pjesë përfaqësie politike nga Shqipëria e Kosova, të cilët kanë zhvilluar një lojë basketbolli.
Në profilin e tij në Facebook, Kryeministri Rama ka ndarë edhe një moment live nga ndeshja e basketbollit.
ERTV Live: Hap dyert sot Parku Olimpik i Tiranës – Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste
nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam
Po kështu, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë disa prej ambienteve të Parkut Olimpik në profilin e tij në Facebook.
Torino: Nga paniku gjatë shikimit të futbollit janë lënduar 1500 vetë (VIDEO)
Më se 1,500 vetë janë lënduar nga paniku në qytetin italian verior, Torino, gjatë shikimit të ndeshjes futbollistike Juventus – Real Madridi, në një ekran të madh, kanë thënë autoritetet.
Incidetni ndodhi mbrëmë vonë, derisa mijëra simpatizues po e shikonin takimin final të Kupës së Kampionëve, Juventus – Reali, që po zhvillohej në Kardif të Uelsit.
Dueli përfundoi me fitoren e Real Madridit me rezultat 4:1.
Dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, masa e njerëzve ka filluar të lëvizë me shpejtësi nga sheshi qendror i Torinos, duke u përplasur në barrierat kufizuese.
Tre vetë, përfshirë një djalosh, janë në gjendje serioze shëndetësore, por lëndimet nuk janë rrzik për jetën e tyre.
Qartazi, paniku ishte shkaktuar nga fishekzjarret, pas të cilave një ose më tepër njerëz kanë brohoritur se kishte eksploduar një bombë.
Momenti më prekës i finales: Buffon shpërthen në lot në intervistë (VIDEO)
…
40 ide si të zbukuroni kopshtin tuaj (Video)
Interneti ju mundëson që të gjeni ide prej më të ndryshmeve, duke filluar nga ato më të thjeshtat e deri tek për të cilat do të keni më shumë punë.Lajmi.net ju sjell më poshtë një përmbledhje të fotove ku do të njiheni me 40 ide të rregullimit të kopshtit tuaj.Shikojeni. /Lajmi.net/
13-vjeçari shqiptar, një ‘Giuseppe Verdi’ që po triumfon në garat ndërkombëtare (FOTO)
Mund të konsiderohet si “Giuseppe Verdi” shqiptar. Është vetëm 13 vjeç dha ka spikatur në konkurse ndërkombëtare. Ka arshivuar dhjetëra çmime absolute. Në kah të tij mësuesja e talentuar e pianos në Elbasan Violeta Sulkuqi.
Triumfi i fundit janë dy çmime në Palmanuova të Italisë. Por nuk mbaron me kaq. Është duke u përgatitur për një masterklas ndërkombëtar në Slloveni dhe më pas në Gjermani dhe…kështu pa fund. Kombinimi perfekt i dy artistëve shqiptarë mësues-nxënës mori vlerësimin e jurisë dhe publikut duke i dhënë maksimumin talentit nga Elbasani.
Mësueseja Violeta Sulkuqi tregon se Orenci bëri një prezantim mjaft të mirë në konkursin ndërkombëtar “Filippo Trevisian” në Palmanuova, Trieste, Itali dhe arriti çmimin absolut për grupmoshën e tij dhe po kështu mori njëherësh edhe çmimin e madh të konkursit “Filippo Trevisan” për moshat 5-15 vjeç. Në këtë konkurs spikati nga të gjithë dhe ishte perfekt në komunikimin me publikun.
Ky rezultat i Orencit vjen pasi kishte fituar edhe çmimin absolut “Filippo Trevisan” në Tiranë në prill të këtij viti. Orenci ka pasur një zhvillim të madh. Talenti dhe përkushtimi i tij e kalon moshën, ka një perceptim më të pjekur dhe që hyn në radhën e muzikantëve. Nuk mund të quhet më nxënës. Ai sfidoi rreth 900 konkurrentë mes të gjitha profileve muzikore mes të cilëve fituan vetëm dy pianistë një nga Estonia dhe Orenci nga Shqipëria.
Pjesët e zgjedhura në natën e fundit ishin Caprice M. Moszkoëski dhe një pjesë nga Albert Paparisto, një elbasanas. Aq shumë tërhoqi vëmendjen partitura shqiptare sa na u zhduk(qesh).
Orenci tregon emocionet e përjetuara: Në konkursin e Palmanuova u ndjeva mjaft i entuziazmuar. Ishte momenti, programi apo formimi im që më bënë të mos kisha asnjë arsye të mos luaja bukur. Rezultatet e këtij konkursi treguan se puna dhe lodhja e përgatitjes për të ardhur deri këtu, na u shpërblyen. Na presin sfida të reja në të ardhmen. Bashkë me mësuesen po përgatitemi për një masterklas ndërkombëtar në Slloveni, rezultat çmimeve në konkursin e Palmanuova dhe një tjetër në Dyren të Gjermanisë. Na pret dhe një konkurs në Prishtinë. Pra sfidat vazhdojnë.
Pianisti i famshëm thotë se çdo ditë e tij ka lidhje me pianon. “Vazhdoj në klasën e shtatë të shkollës së muzikës Onufri. Ndjek kurset e gjuhëve të huaja dhe më pas ushtrim në piano që i mbledh të gjitha. Nuk kam një orar të përcaktuar, por çdo ditë i jap kohën e nevojshme pianos”.
Violeta Sulkuqi shprehet e sigurtë për të ardhmen e Orencit. “Ai ka ardhur gjithmonë në rritje sepse i ka rezistuar përherë këtij niveli. Pjesëmarrja jonë është më e madhe dhe në nivele më të larta tashmë ndërsa Orenci i është përgjigjur me nivelet maksimale të interpretimit. Me gjithë rritjen e vështirësive në vite, ai i ka rezistuar konkurrencës duke ia dalë edhe në përballje të rëndësishme. Këto na bëjnë të angazhohemi më shumë, më seriozisht me ambicie për të fituar sfida të reja”.
Vlerësime dhe çmime
Sa për çmimet e para absolute, janë aq shumë sa vështirë se mund ti citosh të gjitha. Historikisht Orenci ka filluar me festivalet e EPTA- Albania, realizuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” e Universitetin e Arteve. Në këtë konkurs është vlerësuar me 4 çmime të para absolute, si dhe çmimin në emër te personaliteteve artistike shqiptare dhe të huaja si “Lola Gjoka”, “Cesk Zadeja”, “Filippo Trevisan”, “Carola Grindea”, dhe “Orkestra RTSH” që i dha mundësinë të luajë me orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar në 2013. çmimet e para absolute për Orencin vazhdojnë. Arrin të marrë maksimumin në konkurset “Chopin” në Tiranë, “Këngët e Tokës” në Ksamil, “Mozart” , në “Gioia del Sole” dhe çmimin e Kritikës në Bari, “Grand Prix” në Athinë, “Dinu Lipati” në Romë, 3 herë çmim të parë absolut në Konkursin Ndërkombëtar ArsKosva në Prishtinë, ku dhe është ftuar për të dhënë koncert recital etj.
Sot i numërohen çmimet e dyta, në konkuset “Cezar Frank”, Bruksel, “JenoTokac” Austri, e Casa “Giuseppe Verde”, Milano.
Teressa Trevissan, pianiste, presidentja e konkursit ndërkombëtar “Filippo Trevisan” pohon:
Orenci sapo ka fituar çmimin absolut Filipo Trevisan në Tiranë në prill. E kam njohur këtë djalë qysh kur ishte i vogël dhe ka ecur me hapa gjigande. Vlerësime maksimale për përkushtimin e tij dhe për mësuesen, Violeta, të cilët janë një kombinim perfekt. Infoelbasani.al
Kurti: Do ta lejojmë shaminë në shkolla dhe në administratë (Video)
Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, në një tubim zgjedhor tha se do ta lejojë shaminë në shkolla dhe në administratë. Pos kësaj, ai mbajti “ders” se çka është Islami.
Kurti gjatë këtij fjalimi në një tubim, tha se do ta lejojë shaminë në shkolla dhe në administratë, duke shtuar se ekstremizmi islamik në Kosovë nuk është problemi kryesor.
“Prej vitit 2011 ne e kemi pasur të qartë qëndrimin tonë, që ne jemi kundër ndalimit të mbajtjes së mbulesës.. ka pasur tendenca për ta ndaluar këtë, ne jemi kundër ndalimit, pra ne nuk do ta pengojmë një vajzë të shkollohet ose një vajzë që jep mësim në sistemin arsimor që është e mbuluar”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se Vetëvendosje beson se në “Kosovë ka një tendencë të theksuar që ekstremizmi islamik të paraqitet si problemi më i madh”.
“… nuk mendojmë që ekstremizmi islamik është problemi numër 1 në Kosovë”, ka thënë Kurti. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri total i kosovarëve që kanë shkuar në Siri për të luftuar krahë grupit terrorist ISIS, është mbi 300, derisa vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 70 që luftojnë krahë ISIS’it. /GazetaExpress/
Ja si duket sot djali që u kthye në simbol të vuajtjes së fëmijëve në Siri (FOTO)
Fotografia e Omran Daqneesh, në anën e pasme të një ambulance, u bë simbol i britalitetit të regjimit të Assadit dhe vuajtjes së fëmijëve në Siri.
Fytyra e tij e mbuluar me gjak dhe trupi i mbuluar me pluhur nga sulmi ajror, ktheu vëmendjen e mbarë botës te fëmijët e harruar të Sirisë, transmeton portali arbresh.info
Por tani janë shfaqur fotografi të reja të djaloshit nga Aleppo. Ai shfaqet i aftë dhe i shëndoshë pranë familjes së tij.
Vëllai i tij më i madh, Aliu, 10 vjeç, vdiq nga plagët e pësuara në shpërthim.
Familja e tij u intervistua në Aleppo, për një television libanez që mbështët regjimin e Assadin.
Televizioni propagandues pro Presidentit sirian, thekson se ai ‘jeton i lumtur dhe i qetë në vendin e tij dhe me njerëzit e tij’.
Aparati fotografik “Instax” është digjital (Video)
Vetë aparati ka memorie të brendshme për 50 foto, dhe të paktën 1 mijë foto për GB me kartën microSD. Gjithashtu ky Instax ka 10 filtra, exposure dhe vignette. Në këtë mënyrë mund ta rregullosh foton si të duash, para se ta printosh.
Megjithatë ai nuk vjen me çmim të lirë. Kamera kushton 279 dollarë, dhe çdo paketë filmi kushton 17 dollarë. Ky aparat tashmë është në shitje.
“Vardari” pritet solemnisht në Shkup (VIDEO)
Qytetarët në sheshin “Maqedonia” në Shkup janë mbledhur për ta pritur, kampionin e Maqedonisë në hendboll, Vardarin, njofton Portalb.mk.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, mori vendim që t’i dekorojë anëtarët e klubit të hendbollit Vardar me “Medalje për merita për Maqedoninë”, ndërsa KH Vardar do t’i ndahet mirënjohje e lartë “Kartë e Republikës së Maqedonisë”.
Ceremonia solemne e ndarjes së dekorimeve do të mbahet në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë “Vila Vodno”, pas përfundimit të pritjes së organizuar të hendbollistëve të Vardarit në sheshin “Maqedonia” në Shkup.
Dekorimet për hendbollistët dhe mirënjohja për klubin e hendbollit Vardar nga presidenti Ivanov u jepen pas triumfit të KH Vardar në Ligën e kampionëve. Republika e Maqedonisë e fitoi kampionin e parë evropian në hendboll në konkurrencë të meshkujve dhe pas 15 viteve ka ekip që paraqet kampion kontinental. Klubi i hendbollit “Vardar” është kampion evropian në Ligën e kampionëve, pasi në finalen që u luajt në Këln e fitoi ekipin e Paris Sen Zhermenit.
Pritjen drejtëpërdrejtë mund ta ndiqni më poshtë:
Mënyrat më të thjeshta për pastrimin e gjërave në shtëpi (Video)
Provoni të pastroni gjërat që keni në shtëpi por nuk dini mënyrën e duhur?
Soda e bukës është ilaq për të gjitha mjetet shtëpiake që nevojiten për t’u pastruar, transmeton lajmi.net
Mund ta përdorni edhe ujin, në disa raste në mënyrë që të ketë më shumë efekt. Shikoni videon.
10 golat më të bukur të këtij sezoni në Champions, i pari është …(VIDEO)
9) Cristiano Ronaldo (Real Madrid-Sporting CP 2-1) faza e grupeve.
8) Dani Alves (Juventus-Monaco 2-1), gjysmefinalja e kthimit.
Lëvizja BESA: Urgjentisht të procedohen rastet “Monstra” dhe “Sopoti” (VIDEO)
Lëvizja BESA në konferencën që u mbajt sot kërkoi nga kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dhe Prokuroria Speciale Publike që urgjentisht t’i procedojnë rastet e montuara ndaj shqiptarëve, “Monstra” dhe “Sopoti”, njofton Portalb.mk.
“Derisa Prokuroria Speciale Publike u tregua shumë e shkathët dhe efikase dhe iu mjaftuan vetëm 24 orë për verifikimin e të kaluarës së ministrave të BDI – së, kërkojmë dhe presim që me të njëjtën urgjencë të procedohen edhe rastet “Monstra” dhe “Sopoti”, për të cilat ka prova të shumta të cilat e konfirmojnë pafajësinë e shqiptarëve të cilët padrejtësisht mbahen nëpër burgje”, tha zëdhënësja Njomza Imeri Ismaili.
Nga atje thonë se Zoran Zaev gjatë publikimit të bombave ka shprehur se në to ka meteriale ku dëshmohet se të akuzuarit e këtyre dy rasteve janë të pafajshëm dhe prandaj kërkojnë prej tij që të ndërmerr hapa për këto raste.
“Të burgosurit në dy rastet më të ndjeshme gjyqësore, “Monstra” dhe “Sopoti”, të cilët janë edhe subjekt i hetimit të Prokurorisë Speciale, ngaqë këto raste apostrofohen në përgjimet e publikuara nga kryeministri i tanishëm i Maqedonisë, Zoran Zaev i cili është deklaruar publikisht se ekzistojnë dëshmi se shqiptarët që janë viktimë e këtyre proceseve të montuara, gjykohen pa të drejtë, por drejtësia në rastin e tyre është duke u vonuar”, tha Ismaili.
Lëvizja BESA kërkon nga qeveria e Zoran Zaev që sa më parë të mundësojë prodhimin e vendimeve të drejta gjyqësore dhe të ndërprehet një herë e përgjithmonë funksionimi i drejtësisë me standarde të dyfishta.
Ky është koleksioni më i mirë i fotove të dasmave
Natyrisht, në përzgjedhje të fotografive më të mira ka pasur juri, ndërkaq mes fotografëve, garë se cilat foto do të paraqesin më mirë emocionet e dasmës.
Njëri ndër menaxherët për dasma, duke i parë fotografitë ka thënë “çfarë më bën krenar mua është se ju mund të ndjeni emocionet e dasmës përmes këtyre imazheve. Është një eksperiencë shumë e fuqishme.”
Shikoni fotot më poshtë dhe do të bindeni për këtë.
Mund t’iu duket e pabesueshme, por hekurin e rrobave mund ta përdorni edhe në kuzhinë (Video)
Mund të pyesni se si është kjo e mundur?
Vetëm mbështjellni bukën në folie dhe vendosni hekurin e nxehtë përmbi.Do të mahniteni nga rezultatet.Ndiqni videon më poshtë.
Tregimi rrënqethës, çfarë e nxiti hoxhën Mulla Jakup Hasipi të bëhet hoxhë (VIDEO)
Ja pse ishte i veçantë hoxhë Jakup Asipi. Në një tribunë u pyet se çfarë e shtiri të bëhesh hoxhë, ai u përgjigj në këtë mënyrë:
“Unë edhe mos me pas qenë hoxhë kam pas dëshirë me qenë hoxhë. Pas kësaj pyetje po ua tregoj një sekret që nuk e di askush, babai im i ka treguar vetëm nënës time dhe ajo më ka treguar mua, ata të dy kanë vdekur.
Unë kam lindur në vitin 1951, në vitin 1966 e kam kryer shkollën fillore, në vitin 1975 pas 9 viteve kam shkuar për herë të parë në shkollën e mesme. Prej fillores 9 vite jam marr me bujqësi, por gjithmonë i kam pasur këmbët në arë, e kokën sham se si të shkoj në shkollë. Një ditë në mëngjes kam shkuar te krevati i babës tim dhe e kam kap për gishtin e këmbës, ai u zgjua dhe më tha çka ke? I thashë më duhen disa para. Më tha çka po të duhen ato para? I thashë më duhen disa para. që të shkojë në Austri të sjelli më shumë para (Desha ta mashtroj babën). Ju tash mundeni me thënë pse ai mos me të lënë me shku, a s’ka qenë besimtar i mirë a?
Babai im ka vdekur në moshën 82 vjeçare prej 7 vjet asnjë synet nuk e ka lënë pa e falur, por çdoherë që shkonim të punojmë ai thoshte: Sikur t’i kisha 100 djem për të punuar! Dora më e fortë e punës në atë teren ka vdekur me vdekjen e tij, ky ka qenë baba im. Tash babai im kërkonte 100 djem e unë të shkoj prej 5 djemve që i kishte t’i mbeteshin 5 pak e komplikuar! Kur i thashë që më duhen për në Austri, ai më tha jo ti mos shko në Austri, i thash po ku të shkoj? Më tha ti është mirë të shkosh në shkollë me u bë hoxhë!
I thash pse unë vëllai tjetër është më i madh, tha jo ti duhesh me shku. I thash më duhen pare. Më tha këtë nën krevat e kam një sandëk ta ngarkoj në shpinë me krejt parat që i kam nëse shkon atje, I thash O mi jep vetëm 500 marka bre, leje sandëkin. Pastaj unë kam shku pas 1 muaji ai i ka treguar nënës time një ngjarje dhe ajo ma ka treguar mua. Nëna ime më tha se kur e ke ngreh ti babën tënd për këmbe ai ka qenë duke par ëndërr dhe në ëndërr Pejgamberi alejhi selam i ka thënë ati (babës tim) pse ti nuk po e lëshon djalin të shkoj atje ku po don me shku qe 9 vjet, kur Pejgamberi më tha kështu në atë moment ai më ka ngreh për këmbe.
Bekim Fehmiu, një Marlon Brando shqiptar (FOTO)
Në qershor të vitit 1936 lindi në Sarajevë artisti i madh shqiptar Bekim Fehmiu. Ai u bë një ndër aktorët më të shquar jo vetëm të kinemasë jugosllave, por edhe asaj italiane e amerikane. Ne këtë jubile po botojmë një kapitull nga libri me kujtime, që po përgatit regjisori Piro Milkani, Artist i Popullit. Dalja e librit me titull “E pabesueshme, por e vërtetë” do të jetë në qarkullim vitin që vjen.
Një ditë maji të vitit 1989, së bashku me Kristaq Dhamon, i hipëm avionit të linjës ajrore Tiranë-Budapest-Paris për të vazhduar më pas me TGV drejt Kanës. Do shkonim në Mekën e festivaleve të filmit. Po si ndodhi kjo çudi që propozimin e Viktorit, si drejtor i Kinostudios, e miratoi ministri i Kulturës Alfred Uçi pa një pa dy? Për Kristaqin e kuptoja. Ishte regjisori i filmit të parë artistik “Tana” dhe vitet e fundit, si udhëheqës artistik, i ishte kushtuar tërësisht ndihmës për përgatitjen më të mirë të regjisorëve të rinj. Po unë çne? Se kisha realizuar vit për vit filma të rinj? Se mora Kupën e Festivalit të nëntë të filmit shqiptar me filmin “Pranvera s’erdhi vetëm”? Apo ishte kjo një “ mea culpa” e madhe për ato që më ngjarë në vitin 1973 kur u akuzova, kot fare, për shfaqje të huaja në filmin “Festa e madhe”, për sjellje borgjeze në raport me jetën socialiste gjë që solli vendimin për të shkuar për riedukim pa afat, në ndërtimin e një vepre të madhe industriale, kupto në hidrocentralin e Fierzës, vendim që u anulua në minutën e fundit nga lart, shumë lart… Më shumë se kurrë sot besoj se udhëtimi im në Kanë ishte një “mea culpa”. Ndodhi si ndodhi, ne ishim në Kanë me një bllok biletash për të parë nga lozha e personaliteteve të huaja, në Kinemanë e festivalit, prodhimet e fundit kinematografike. Ishin ditë të magjishme. Ishte një festival ku konkurronin filmat më të mirë të vitit të fundit si “Kinemaja e re Parajsa” e Xhuzepe Tornatores, “Shtëpia për varje” e Emir Kusturicës, “Splendor” i Etore Skoles etj. Rrugët dhe sheshet e mbushura me pllakate gjigante të filmave, jahte luksoze ku bëheshin kokteje pas shfaqjes së filmave, i jepnin qytetit të filmit një sharm të veçantë. Fotografët e gazetarët nuk u ndaheshin yjeve të kinemasë si Meril Strip që shëtiste buzagas rrugëve të Kanës pa e prishur fare terezinë nga ndjekja hap pas hapi e fotografëve, me shpresë se mos era e detit ja ngrinte pak me lart seç duhej fustanin për ta fiksuar në celuloid ngjyrën e brekëve, ashtu si ndodhi vite me vonë, me Arta Dobroshin tonë, po në Kanë, kur ishte nominuar për aktoren më të mirë në filmin “Heshtja e Lornës” të vëllezërve Dardene.
Paraditja e ditës së pestë paralajmëronte shfaqjen e filmit “Shtëpia për varje” të Emir Kusturicës. Turmat e mëdha të kureshtarëve ndiqnin pas Bandën frymore të ciganëve të ardhur nga Beogradi. Ishte Banda e të famshmit Goran Bregoviç, që i kishte bërë muzikën e filmit Kusturicës me këtë formacion muzikor. Jugosllavia e Miloshevicit nuk kursente asgjë për t’i treguar botës se punët atje po shkonin më së miri dhe se vetëm disa “irredentistë” kosovarë kërkonin të shkatërronin Jugosllavinë e bukur të tij. Dhe në ato momente më shkoi mendja te një film tjetër i madh me ciganë, te filmi “Mbledhësit e puplave” ose “Kam njohur dhe ciganë të lumtur” të Aleksandër Petroviçit.
Aleksandër Petroviçi kishte bërë vetëm dy vite mësim në fakultetin e filmit në Pragë (1946-1948) me regjisorin Otakar Varvra, por nuk e mbaroi shkollën se atë vit Jugosllavia e Titos u shpall vend revizionist dhe të gjithë studentët jugosllavë u dëbuan nga të gjitha shkollat e Europës Lindore. Ashtu si ndodhi me ne shqiptarët në vitin 1961, që u kthyem se “u prishëm” me vendet e Kampit socialist për arsye të kundërta me akuzat kundër Titos. Ata u dëbuan si “revizionistë” të marksizmit, ndërsa ne si “dogmatikë” të marksizmit. Sikur ta dinte Marksi se si luheshin fatet e popujve “në emër të teorisë së tij” do lëvizte në varr.
Po Petroviçit i mjaftuan ato pak vite shkollë për t’u bërë një regjisor i madh. Talentin nuk ia dha shkolla, e kishte në gjak. Njëlloj si Kusturica, ai erdhi në Kanë në vitin 1966 me filmin e tij më të mirë “Mbledhësit e puplave”. Kishte zgjedhur për këtë film ajkën e aktorëve : Bekim Fehmiun, Bata Zhivojnoviçin dhe Olivera Katarina. Sukses i paparë. Bekimi 30 vjeçar, kishte qepur një kostum me motive shqiptare posaçërisht për ditën e prezantimit të filmit. I nominuar për Palmën e Artë u mjaftua vetëm me çmimin për regjinë më të mirë, pasi kishte rrëmbyer dy trofe në Festivalin e Pulias. Po nami shkoi më tej dhe “Mbledhësit e puplave” në vitin 1967 ishte nominuar për çmimin Oskar, për filmin më të mirë të huaj. Jirzhi Menzel në librin autobiografik “Vitet lozonjare” e tregon kështu momentin e shpalljes së fituesit për çmimin Oskar:
– Kur moderatori doli në skenë për të shpallur fituesin, unë isha ulur pranë Petroviçit. Dritat e prozhektorëve u kthyen drejt pesë pretendentëve. Zarfi u hap. Filloi të lexoje: Dhe filmi më i mirë i huaj për vitin 1967 është… pauzë e gjatë… filmi jugosllav… Petroviçi filloi të ngrihej për të shkuar në podium kur moderatori shtoi “Trenat e survejuar rreptësisht” të Jirzhi Menzelit. Moderatori ngatërroi Jugosllavinë me Çekosllovakinë. Petroviçi pësoi gati një parainfarkt. E zakonshme për amerikanët. A nuk e ngatërronte vite më vonë presidenti Xhorxh W. Bush Slloveninë me Sllovakinë?
Sidoqoftë “Mbledhësit e puplave” kishte hyrë në histori. Në mos Oskar, një Glob të Artë në Amerikë e mori. Në vitin 1966 dukej se në Jugosllavi punët po shkonin disi më mirë në raport me shqiptarët e Kosovës. Në një Plenum të rëndësishëm Tito eliminoi nga skena politike ministrin gjakatar të punëve të brendshme Aleksandër Rankoviç, duke ia ngarkuar atij të gjitha të zezat që u ishin bërë shqiptarëve të Kosovës deri në ato kohë. Njëlloj si Enver Hoxha me Koçi Xoxen vite me parë. Kushtetuta e re i jepte më shumë të drejta Krahinës Autonome të Kosovës dhe pritej hapja e Universitetit të Prishtinës. Pedagogët e Universitetit të Tiranës filluan të shkojnë rregullisht në Prishtinë për të dhënë mësim. Por, në vitin 1968, në emër “të mbrojtjes së fitoreve të socializmit”, vendet e Traktatit të Varshavës sulmuan Çekosllovakinë. Vetëm Shqipëria, Jugosllavia dhe Rumania nuk dërguan atje trupa pushtuese. Në shenje proteste çekët e trishtuar shkruanin në muret e muzeut Historik të Pragës:
– Lenin zgjohu! Brezhnjevi është çmendur!
Shqipëria e denoncoi këtë agresion dhe u largua edhe de jure nga ky Traktat. Për çudi, ato kohë, nga faqet e mureve, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, u zhdukën dhe pllakatet me Titon karikaturë me duart që i kullonin gjak. Kishte nisur një “pranverë e vogël” në marëdhëniet shqiptaro – jugosllave. Vetëm sot, pas pesëdhjetë vjetësh, mësojmë pse ndodhi ky ndryshim. Brezhnjevi i pat kërkuar Titos ta lejonte që ushtritë ruse të kalonin përmes Jugosllavisë për të pushtuar Shqipërinë. Tito, jo vetëm që nuk pranoi, por përmes kanaleve diplomatike e siguroi Enver Hoxhën se kjo nuk kishte për të ndodhur kurrë. Ja pra shkaku, që fillimisht në Prishtinë e me pas në Beograd u organizua “Java e Filmit Shqiptar” shoqëruar me fjalime miqësore e me flamujt e të dy vendeve në skenat e kinemave.
– Jeni i pari delegacion zyrtar që shkoni në Jugosllavi pas vitit 1948. Ndaj kujdes!
Kështu na thanë në Ministrinë e Kulturës Dhimitër Anagnostit dhe mua, dy ditë para nisjes për në Beograd. Natën e dytë, para fillimit të shfaqjes në kinemanë Omladina, ia behu Bekim Fehmiu. Ai, që pasi e kishim admiruar te filmi “Mbledhësit e puplave”, ishte bërë akoma më i njohur në gjithë Europën me “Aventurat e Uliksit” të Françesko Rosit. Edhe në kinematë e Shqipërisë e në RTSH ishte shfaqur Uliksi. Në sallë levizje, Bekimi!, Bekimi -pëshpërisnin spektatorët. I qeshur, elegant, veshur me një xhup lëkure të zi e pantallona të zeza më shumë se sa aktor dukej si pilot garash automobilistike.
– Sot e mora vesh që keni ardhur – na tha duke zgjatur dorën drejt nesh. Nga ai moment e deri në fund nuk u nda nga ne. Na shëtiti nëpër Beograd, na ftoi për drekë në shtëpi dhe kur e pyeta për Petroviçin nuk e zgjati po e ktheu makinën drejt kodrës së Kalimegdanit, tek interieret e kështjellës ku Petroviçi po xhironte filmin e tij të ri “Maestro dhe Margerita” sipas romanit të disidentit Bulgakov. Duke kaluar korridoreve të kështjellës te salla e xhirimit e pyeta Bekimin:
– Çfarë regjisori është Petroviçi?
– Sasha?… Sasha është tepër i zgjuar dhe shpesh njeri ironik. (Kishte humor dhe admirim brenda kësaj fraze).
Sa e pa Bekimin, ndërpreu xhirimin dhe na takoi. Bekimi ishte i lumtur, po i tregonte miqtë e porsa ardhur nga Shqipëria, bile njëri prej tyre kish mbaruar të njëjtën shkollë me të. Dhe folëm çekisht. Pas pak afrohet te ne Ugo Tonjaci, që luante një rol kryesor në film e biseda vazhdoi në italisht.
Gjatë kthimit me veturë drejt Prishtinës për në Tiranë, Petrit Dusha, përfaqësuesi i Kosova Film, që ishte ngarkuar të kujdesej për ne, e devijoi rrugën kryesore për të shkuar në Çaçak. Na kishte përgatitur surprizën e fundit. Do takonim yllin e dytë të filmit Faruk Begollin.
Faruku, ishte aktori më i pashëm ndër gjithë aktorët e filmit jugosllav, një Alen Delon i Ballkanit. Edhe pse i ri, i kishte pas nja shtatë a tetë role kryesore. Jugosllavia në ato vite kishte marrë epitetin Hollivudi i Europës, për numrin e madh të prodhimit të filmave e veçanërisht për filma me buxhet të madh. “Beteja e Neretvës” apo “Sutjeska”, nuk u linin gjë mangut megaproduksioneve hollivudiane (Dokumentari Cinema Komunisto i 2010-s i regjisores Mira Turajliç është dëshmia më e mirë).
Rregullat duhet t’i zbatonte kushdo, qoftë aktor me famë. Faruku duhej të kryente shërbimin ushtarak. Oficeri i rojës na tha se Faruku nuk ndodhej në gazermë. I kishin dhënë leje që të shkonte të banonte në hotelin më të mirë të Çaçakut. Sportelisti e konfirmoi këtë dhe i telefonoi në dhomë duke i thënë se i kanë ardhur disa miq nga Shqipëria. Kishin kaluar më shumë se dhjetë minuta, duke pritur atë dhe po bëheshim gati të largoheshim kur doli nga ashensori, i shoqëruar nga një vajzë bjonde, e bukur si Rusalkë. Ishte balerinë në Operan e Beogradit, vajza e një ambasadori që po shërbente diku në Amerikën Latine. Botë tjetër. Ku ne, ku ata. Sapo na pa u skuq i tëri:
– Të më falni për vonesën. Po kujtova se ishte një shaka e radhës. Sa herë vjen prej Beogradi kjo shoqja ime, ata horrat e mi ushtarë, vijnë e më bezdisin me lloj-lloj gënjeshtrash e kur zbres në holl qeshin si budallenj. Më falni, njëqind herë, më falni!
Sipas rregullit, sapo u u kthyem në Tiranë, e shkruam një raport të gjatë për qëndrimin tonë në Beograd. Anagnosti botoi në “Drita” shkrimin me titull: “Do të isha i lumtur”. Ishte një intervistë me Bekimin ku ai shprehej se do të ishte i lumtur po të vizitonte Shqipërinë.
– Ftojeni në Shqipëri. Bile ftojeni bashke me gruan e tij serbe. Po ftesa le të jetë, ta themi hapur, private, nga ju, jo zyrtare – na udhëzoi në zyrat e Komitetit Qendror Behar Shtylla, një ndër diplomatët më të shquar të Shqipërisë. Dhe kështu u bë.
Disa dite para 1 majit të vitit 1973 erdhi në Tiranë Bekimi. Pa gruan e tij Branka Petriç Fehmiu. I kishim përgatitur një program të larmishëm, takim në Kinostudio me kineastët, në Lidhjen e Shkrimtarëve, në Teatrin Kombëtar, vizitë nga Durrësi në Sarandë, shfaqje të filmave tonë të fundit, një vend në Tribunën qendrore në ditën e parakalimeve fesive të 1 majit. Po kishim harruar Shkodrën. E ai e kërkoi vetë këtë. Pse? Pas Sarajevës, familja Fehmiu ishte transferuar në Shkodër e Bekimi kishte lënë aty kujtimet e fëmijërisë. Mbante mend se në moshën katër vjeçare kishte “rënë në dashuri” me një shkodrane të bukur. E kërkoi po nuk e gjeti. Fatmirësisht e gjithë vizita e tij u fiksua në një film kronikal kushtuar atij, të madhit Bekim Fehmiu.
Një pjesë të atyre kujtimeve që i shkroi në librin e tij autobiografik i mësuam ato ditë prej tij. Na tregoi se si vendosi të bëhej aktor dhe vullnetin e paparë për të qenë më i miri. I kushtoi shumë vëmendje të folurit skenik. Stërvitej në dhomën e konviktit deri natën vonë, stërvitej në gjuhëen serbe. E kur dikush dëgjonte zëra dhe shikonte një dritë ndezur pas mesnate në katin e pestë dhe pyeste portierin se ç’ndodhte aty portieri e sqaronte:
– Është një shqiptar i çmendur që pothuajse nuk fle fare.
Me një portret fotogjenik, me një zë prej baritoni, me përkushtimin maksimal dhe talentin e tij, shpejt ai u bë një figurë po aq e madhërishme në kinema sa Aleksandër Moisiu dikur në teatër.
Po të mos ishte shqiptari Gjon Mili, fotografi i famshëm i revistës “Life”, që u ftua në Hollivud në vitin 1944 për të realizuar filmin eksperimental 10 minutësh “Jammin’s the Blues”, Bekim Fehmiu do të ishte absolutisht i pari shqiptar që realizoi dy role kryesore në Hollivud. Vite më vonë shkuan atje Xhim e Xhon Belushi, si dhe Eliza Dushku dhe Timo Flloko.
Jeta e tij ishte e mbushur plot gëzime e suksese artistike, por shpesh nuk u mirëkuptua nga bashkatdhetarët e tij. Dhe kjo e trishtonte pamasë. Do të mjaftonte gjesti publik i tërheqjes së tij përfundimtare në vitin 1987 nga jeta artistike, për tragjedinë e paralajmëruar të Kosovës që të zinte vendin e merituar në Panteonin e kulturës shqiptare. Do të mjaftonte zgjedhja e duhur që bëri me Petroviçin e jo me Kusturicën që përsëri të kujtohet nga ne pafundësisht.
Petroviçi, u bë jo vetëm regjisor i shquar por dhe qytetar i nderuar serb, kur në vitin 1977 u detyrua të mërgojë , për arsye politike, nga Jugosllavia. Kishte shpirt demokrati. Nga shkolla e famshme e filmit në Pragë dolën edhe regjisorë të tjerë të talentuar që krijuan filma me vlera të larta si Goran Markoviçi apo Goran Paskaljeviçi, të cilëve iu ngulit në mendje morali i vërtetë qytetar kur panë filmin çek “Principi i Lartë” të regjisorit Jirzhi Krejcik. Në atë film profesori i ndershëm u thotë nxënësve: Në emër të principeve të larta morale, unë e aprovoj vrasjen që iu bë mëkëmbësit të Hitlerit në Çeki Rajnhard Hajdrihut.
Bazuar në këtë princip krijuan vepra me vlerë Petroviçi, Paskaljeviçi dhe Markoviçi. Sasha Petroviçi në shenjë proteste emigroi nga Jugosllavia në Francë për t’u rikthyer pas vitit 1991, Bekim Fehmiu, në shenjë proteste, ndaj padrejtësive që po u bëheshin shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1987 ndërpreu në Beograd interpretimin e tij për të mos u kthyer më në teatër.
* * *
Në vitin 2004 shkova në Prishtinë për të bërë një marrëveshje bashkëpunimi me Kosova Film për filmin “Trishtimi i zonjës Shnajder”. Sapo mora vesh që Bekimi ndodhej aty, shpreha dëshirën ta takoj. Milazimi, përgjegjës i kinemasë ABC, miku më i afërt i Bekimit, ma tregoi sekretin.
– Në ora 11 Bekimi vjen këtu për të pirë kafe. Eja nesër.
U takuam me mall pas 33 vitesh (sa vitet e Krishtit). Kujtuam vitet që kishin rrjedhur kaq shpejt me plot ngjarje të rëndësishme. Më në fund i tregova se po përgatitesha për një film të ri autobiografik dhe do të isha i lumtur që edhe ai të ishte pjesë e këtij projekti. I propozova rolin e kontit të Shternbergut.
– Për ty vij deri në fund të Botës- mu përgjigj pa as më të voglin hezitim.
Pas gjysmë ore u ndamë plot mall. Nuk e dija se ky do të ishte takimi ynë i fundit. Kur Bekimi u largua, Milazimi m’u afrua dhe me tha plot trishtim:
– Piro, mos u mërzit, por Bekimi nuk të vjen. Ai e ka vendosur përfundimisht. Nuk ka për të bërë më asgjë në film e teatër. Nuk e ka me ty.
E kuptova dhe në vend të tij kërkova Mikele Placidon.
Edhe Kusturica e kishte parë atë film të Krejcikut, kishte marrë mësime nga i njëjti profesor aty në Pragë, nga Otakar Vavra, por nuk e kuptoi, apo nuk deshi ta kuptojë, thelbin filozofik të Principit të Lartë. E vuri talentin e tij në shërbim të pushtetit.
Publiku i gjerë do të përkulet gjithmonë me respekt përballë mjeshtërve të mëdhenj të kinemasë si Petroviçi, Paskaljeviçi, Markoviçi dhe do t’i ruajë në kujtesën e tij.
Edhe Kusturica do të kujtohet, veçse do të renditet në një listë tjetër bashkë me Kuislingun, kryeministrin që ia shiti Norvegjinë Hitlerit.