Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

Edhe me edhe pa koronavirus, për biçikletat të njëjtat problem në vend (VIDEO)

$
0
0

Çështja për atë sa biçikletat janë mjet i rëndësishëm transportues për qytetarët në vend sërish u aktualizua me shpërthimin e numrit të personave të sëmurë rishtazi nga KOVID-19. Përhapja e shpejtë e koronavirusit përmes kontakteve të afërta të qytetarëve sërish ka shpjerë në vështirësi në funksionimin e transportit publik nëpër qytete, si dhe në interes të zmadhuar të qytetarëve për të përdorur mjet individual transporti të cilin nuk dëshirojnë ta ndajnë me persona tjerë gjatë udhëtimeve.

Nikolla Kërstanoski, profesor për transport publik urban në Repartin për komunikacion dhe transport pranë Fakultetit Teknik në Manastir, thekson që problemet me zhvillimin e transportit publik në jehonën e koronavirusit i kanë prekur edhe transportuesit edhe ekspertët.

– Sipas natyrës së gjërave, transporti publik urban është transport masiv. Në anën tjetër, pandemitë e kërkojnë pikërisht të kundërtën – përjashtim i çfarë do tubimi masiv. Në qytetet e mëdha, ku masat e njerëzve kanë nevojë për të udhëtuar në largësi më të mëdha, transporti urban është i domosdoshëm – thotë profesori Nikolla Kërstanoski.

Në periudhën e orëve të gjata policore, mbyllja e shkollave dhe e fakulteteve si dhe puna prej në shtëpi nga një pjesë e madhe e popullatës, edhe në Shkup numri i udhëtarëve në transportin publik pranverën që kaloi ishte zvogëluar konsiderueshëm në krahasim me atë sa qytetarë zakonisht i përdorin autobusët urban. Mirëpo, me relaksimin e masave për mbrojtje, kthimi i qytetarëve në vendet e punës dhe anulimi i orës policore parashtrohet pyetja për atë si do të realizohen udhëtimet më të ardhmen. Ekzistojnë qytetarë të cilët nuk dëshirojnë të rrezikojnë nga infektimi eventual me koronavirus në transportin publik ashtu që më së shpeshti u shmangen autobusëve.

Nga iniciativa qytetare “Në Biçikletë” theksojnë që ekzistojnë tre opsione të logjikshme. I pari është të rritet dyfish itinerari i autobusëve për transport publik që numri i udhëtarëve të organizohet në mënyrë përkatëse. Këtë opsion vështirë mund ta përballojë cili do qytet në botë, ashtu edhe Shkupi. Mbetet opsioni qytetarët të transferohen nga transporti publik në automjete dhe të rriten problemet akute që i kemi pasur edhe deri tani me komunikacionin e këtillë apo të zhvillohet transporti me biçikleta.

“Në Biçikletë”, bashkë me Shoqatën e qytetarëve Iniciativa të qëndrueshme dhe me mbështetje të 40 iniciativave formale dhe joformale, që nga prilli ka kërkuar intervenim nga organet kompetente me të cilat do t’u ndihmohet çiklistëve në qarkullimin e tyre nëpër qytetet. Ata kërkojnë shtigje të përkohshme për biçikleta me heqje të gjithë korsisë në karregjatë atje ku gjenden rrugët kryesore për qarkullim të njerëzve dhe ku transportit publik i nevojitet përkrahja më e madhe gjatë krizës me koronën, ndërtim i shtigjeve për biçikleta me ngushtim të korsive në karregjatat nëpër rrugët, çlirim të trotuareve nga parkimi i veturave dhe ndërmarrje të masave për zvogëlim të shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve.

Në vend të pranimit të shpejtë dhe realizimit të sugjerimeve të këtilla, në komunat e Maqedonisë dhe autoritetet shtetërore është shfaqur konfuzion dhe mungesë e strategjisë çfarë të ndërmerret në këtë moment. Biçiklistët dhe këmbësorët askush nuk i numëron si pjesëmarrës në komunikacion, as nuk mbahet rregullisht statistikë dhe të nxirren të dhëna për rritjen apo uljen e tyre. Qendra për menaxhim dhe kontroll të komunikacionit (QMKK) në Shkup e numëron vetëm qarkullimin e automjeteve nëpër rrugët. Rrjedhimisht me këtë, nuk ekzistojnë shifra për atë sa është numri i çiklistëve.

Studimi i fundit rrugor i përpunuar për Shkupin është nga viti 2011, ndërsa në qytetet tjera të vendit aspak nuk është përpunuar dokument i këtillë plani.

“Meqë nuk ka studime rrugore, nuk ka as të dhëna të vërteta për qarkullimin me biçikleta, veçanërisht jo për përqindjen e udhëtimeve me biçikletë”, sugjeron profesori Nikolla Kërstanoski.

Nga “Në Biçikletë” theksojnë që ekziston problem të madh me mungesë të të dhënave dhe moskuptim nga institucionet për rëndësinë për të pasur të dhëna të sakta në çdo kohë, që të mund të analizohen dhe në bazë të këtillë të miratohen vendime.

“Propozimi jonë është QMKK të transformohet nga një qendër për numërim të automjeteve, në qendër për grumbullim të të dhënave për të gjitha llojet e komunikacionit: duke përfshirë edhe udhëtime me autobus, udhëtim me biçikletë, ecje, si dhe analizim i tyre”, thonë nga iniciativa qytetare “Në Biçikletë”.

Përkundër kësaj, nga Qyteti i Shkupit theksojnë që këtë periudhë kanë filluar ta çlirojnë hapësirën për çiklistët dhe këmbësorët me mënjanimin e 240 billbordeve dhe sitillajteve nga sipërfaqet publike. Në këtë moment është duke u punuar në realizimin e shtegut për biçikleta në rrugën “Shën Qirili dhe Metodij” në Ramstor, ku me zvogëlimin e gjerësisë së korsive rrugore është siguruar korsi për biçikleta në atë rrugë. Autoritetet e qytetit punojnë edhe në vendoejs të ulëseve në disa lokacione për t’u çliruar trotuaret nga shoferët e pandërgjegjshëm, kurse këtë vit janë ndarë subvencione për biçikleta në lartësi prej 10 milionë denarë.

Ata thonë që punojnë në përmirësimin e kushteve për përdorim të biçikletave, ndërsa në këtë moment i shqyrtojnë idetë dhe iniciativat nga qytetet tjera jashtë vendit që kanë gjetur mënyra për sigurim të hapësirës më të madhe për çiklistët në rrugë.

“Në vitin 2017, 2018 dhe 2019 janë ndërtuar dhe rehabilituar më tepër se 30 kilometra shtigje për biçikleta. Disa vitet e kaluara Qyteti i Shkupit dhe NP “Rrugë urbane dhe ndërurbane” punojnë për çlirimin e hapësirës dhe të shtigjeve për këmbësorë dhe biçikleta nga automjetet e parkuara në mënyrë të padrejtë, ku dy vitet e kaluara janë vendosur më tepër se 5.000 ulëse mbrojtëse dhe është çliruar sipërfaqe e përgjithshme në gjatësi prej më tepër se 8 kilometra”, thonë për “Meta.mk“ nga Qyteti i Shkupit.

Nuk ekziston sistem publik për vetë-huazim të biçikletave

Një nga mungesat kryesore të Shkupit dhe të qyteteve tjera më të mëdha në vend është mungesa e një sistemi publik për vetë-huazim të biçikletave. Në jehonën e koronavirusit, biçikletat e këtilla publike mund të ishin zëvendësim ideal për shfrytëzim të transportit publik për ata qytetarë të cilët i shmangen ndarjes së hapësirave të mbyllura me persona të panjohur.

NQP – Shkup verën e kaluar kishte për detyrë të menaxhojë me sistemin e ri për huazim të biçikletave, mirëpo koronavirusi i kapi autoritetet urbane ende në proces të përgatitjes së dokumentacionit të projektit. Në 30 lokacione nëpër Shkup, duhet të vendosen terminale për vetë-huazim të biçikletave dhe 20 mbajtës për biçikleta.

– Projektimi i këtij projekti ende nuk ka përfunduar dhe pikërisht ato duhet të japin të përgjigje të sakta lidhur me çështjen në cilat lokacione të vendosen pikat, çfarë lloj biçikletash, numrin e tyre, shpërndarjen dhe ngjashëm – thonë nga Qyteti i Shkupit.

“Eko-svest” ishte pjesë e ekipit që e realizoi projektin “Shkupi huazoi biçikletë”, i cili tash më viti i tretë me rradhë nuk funksionon në kryeqytet. Prej aty thonë që sistemi për huazim të biçikletave i nevojitet Shkupit, madje edhe nëse kjo donë të thotë delegim të kësaj kompetence në kompaninë.

“Nëpër qytetet evropiane, mund të takohen numër i madh shembujsh të suksesshëm të sistemeve urbane për huazim të biçikletave, shumica e tyre që janë dhënë nën koncesion për menaxhim me kompani private si partneritet me qytetin. Konsiderojmë që parimi i njëjtë mund të jetë i suksesshëm edhe te ne”, theksojnë nga “Eko-svest”.

Nëse është problem lartësia e mjeteve financiare që duhet të veçohen, nga “Eko-svest” theksojnë që mund të blihen edhe biçikleta të përdorura nga qytetet evropiane të cilat me siguri nuk do të kushtojnë shumë.

Edhe profesori Nikolla Kërstnoski thekson që Shkupi nuk duhet të dorëzohet nga sistemi për huazim të biçikletave, por të investojë mjete shtesë në teknologjinë për mbikëqyrje dhe përcjellje të biçikletave dhe të bëhen ndryshime ligjore për sanksionim më efikas të qytetarëve që i dëmtojnë biçikletat publike. Çështje e rëndësishme është edhe integrimi i transportit publik urban me qarkullimin me biçikleta.

“Besoj që përqindje e konsiderueshme e qytetarëve do të kishin zbuluar variantin më të volitshëm për lëvizje, nëse me biçikletë vijnë deri në stacion të NQP, aty e parkojnë biçikletën dhe e vazhdojnë udhëtimin me transport publik urban”, thekson profesori Nikolla Kërstanoski për mundësinë për t’u projektuar stacionet dhe pikat e pritjes për transport publik në të cilat do të ketë pika të sigurta parkimi për biçikletat.

Nuk kemi vello-autostrada për lidhje të qyteteve dhe mjediseve rurale

Këshilli komunal për siguri në komunikacionin rrugor në Ohër në vitin 2015 e plasoi idenë një korsi nga rruga e vjetër Ohër – Strugë të ridedikohet për çiklistët. Karregjata në këtë rrugë në ndërkohë është rehabilituar, mirëpo çiklistët të cilët udhëtojnë ndërmjet dy qyteteve ose në mjediset rurale të rrethinës nuk fituan hapësirë të veçantë për lëvizje. Fakt i papërshtatshëm është që Maqedonia është një nga vendet e fundit në Evropë që nuk ka ndërtuar infrastrukturë për biçikleta ndërmjet dy qyteteve, as nuk ka shtigje të veçanta për biçikleta që do t’i lidhin qytetet me mjediset rurale të rrethinës.

Nga “Eko-svest” thonë që kanë punuar për Smart Ohrit projekti për ndërtim të shtegut për biçikleta dhe këmbësorë përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit, mirëpo për fat të keq ai projekt nuk u bë prioritet tek autoritetet në këtë moment. Nga “Në Biçikletë” madje theksojnë që shtegu për biçikleta tanimë është ndërtuar nga ana tjetër e bregut të Liqenit të Ohrit në Shqipëri.

Maqedonia gjendet në Rutën 11 të Eurovello rutave, që kalon përgjatë rrjedhës së Lumit Vardar dhe që është rutë ndërkombëtare e cila duhet paraqet lidhje infrastrukturore për biçikleta ndërmjet Norvegjisë dhe Greqisë.

Nga Ministria për Transport dhe Lidhje për “Meta.mk” e konfirmojnë iniciativën e këtillë për ndërtim të korridorit për biçikleta nëpër vendin tonë por edhe theksojnë që deri tani nuk është gjetur institucion i saktë që do të kishte punuar në zhvillimin e shtigjeve për biçikleta në nivel shtetëror. Nga kjo Ministri thonë që ndërtimi i shtigjeve për biçikleta u është lënë komunave.

Edhe derisa hidhet faji lidhur me këtë temë, nga institucionet nuk ka përgjigje për pyetjen ku do të lëvizin çiklistët që dëshirojnë nga vendbanimet periferike apo fshatrat të udhëtojnë me biçikletë në qytet, ose ndërmjet dy qyteteve të udhëtojnë me biçikletë.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, vitet e kaluara është zvogëluar numri i familjeve që kanë biçikletë. Vitin e kaluar 33,5 përqind e familjeve në vend kanë pasur biçikletë në shtëpitë e tyre. Megjithatë, është duke u rritur numri i familjeve që merren me bujqësi, ndërsa posedojnë biçikletë. 47,8 përqind e familjeve bujqësore në vitin 2019 kanë pasur biçikletë, që është rritje prej mbi 15 përqind në krahasim me vitin 2018.

“Numri i familjeve bujqësore të cilat posedojnë biçikletë është duke u zvogëluar, ndërsa po rritet numri i familjeve bujqësore që kanë biçikletë. Interesante në situatë kur nuk kemi shteg ndërmjet vendbanimeve rurale”, thonë nga iniciativa qytetare “Në Biçikletë”.

Së këtejmi, nuk duhet të befasojnë të dhënat që gjatë një dekade e gjysmë dyfish është zmadhuar numri i aksidenteve rrugore me biçiklistë të lënduar. Vitin e kaluar jetën e kanë humbur tre çiklistë, ndërsa 232 shoferë dhe udhëtarë me biçikleta janë lënduar. Çiklistët janë të detyruar të lëvizin nëpër karregjatat e rrugëve, në vend që nëpër shtigjet e biçikletave, ndërsa me atë shpesh janë viktima të shoferëve të pandërgjegjshëm. Madje disa vendbanime më të largëta në Shkup, siç janë Draçeva, Saraji ose Radishani, nuk kanë shtigje të veçanta nëpër të cilat çiklistët do të lëviznin deri në qendrën e qytetit.

“Shpresojmë që të mos humbasim dritaren që na e mundësoi epidemia për ndryshim të shpejtë progresiv. Ngasja e biçikletës si aktivitet i dobishëm për shëndetin fizik dhe mendor dhe me rrezik minimal pas përhapjes së virusit rekomandohet nga bota dhe autoritetet tona shëndetësore. Hapi tjetër është të sigurojmë kushtet më të mira të mundshme që kjo të ndodhë”, theksoni iniciativën civile “Në Biçikleta” për mundësinë aktuale që kemi për zhvillimin e transportit të biçikletave në vend.


60 të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor në garë për t’u bërë Ambasadorë të Rinj Evropian (VIDEO)

$
0
0

Bashkimi Evropian do të zgjedhë 60 të rinj me prejardhje të ndryshme nga vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët do të bëhen udhëheqës drejt ndryshimeve frymëzuese në rajonin ku jetojnë, njofton Portalb.mk.

Kandidatët për ambasadorë duhet të tregojnë perspektivë unike dhe të jenë të gatshëm për të mësuar dhe për të investuar kohën dhe talentin e tyre në trajnime të ndryshme. Mosha e tyre është nga 18-29 vjeçare. Këto ambasadorë do të mësojnë për vlerat e BE-së që më pas të promovojnë në vendet e tyre amë, mundësitë që ofron BE-ja .

Procesi i përzgjedhjes ka filluar, kandidatët kanë prezantuar veten dhe aktualisht po votohet për to, më pas do të vendosë dhe juria e kësaj platforme.

Nga Maqedonia e Veriut, në garë janë të rinj me potencial për të qenë liderë të ndryshimeve, ndër ta janë: Albrie Xhemaili, Olti Esati, Aleksandar Karatosho, Edon Iseini, Dora Smilevska, Izabela Jakimova, Vojdan Uzunov, Arbra Shabani, Stefan Tosevski, Arban Kolari, Ana Kjupeva, Dimitar Kaljoshevski, Viktor Trenkoski, Sara Risteska, Egzona Bexheti, Lirza Emini, Tamara Malkoska, Marija Kocevska, Dona Srdikj Lazarevska, etj.

Platforma e Ambasadorëve të Rinj Evropian (YEA) është një rrjet që krijon liderë të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova , Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Serbia)  me potencial për të punuar në projekte të ndryshme të Bashkimit Evropian (BE).

Ambasadorët do të punojnë në fusha të rëndësishme të cilat i ka paraparë Bashkimi Evropian, duke u nisur nga arti dhe kultura, sporti, ambienti dhe çështjet e tjera të cilat i ka Ballkani Perëndimor ku nevojitet ndryshim i rëndësishëm dhe thelbësor.

këtë link do t’i gjeni garuesit dhe mesazhet e tyre për t’i votuar!

Pra, votoni!

Shkruan: Albërie Xhemaili

Në deponinë ilegale të Tetovës 3-4 ditë, dikush natën hedh mbeturina dhe pastaj i djeg

$
0
0

Një sasi e madhe mbeturinash dje janë djegur afër stacionit hekurudhor të Tetovës. Nga autoritetet komunale na thanë se kjo pjesë është pastruar më herët, por 3-4 ditët e fundit janë hedhur sërish mbeturina. Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës thanë se është intervenuar dy herë gjatë ditës në atë vend dhe dyshojnë se të njëjtat dikush gjatë natës i hedh dhe i pastaj djeg, njofton Portalb.mk.

Edhe pse një muaj më herët autoritetet komunale për Portalb thanë se do të intervenojnë me polici dhe mbeturinat do t’i dislokojnë, por përsëri në po të njëjtin vend u gjetën mbeturina, tani dhe të djegura.

“Ajo pjesë është pastruar mirëpo në 3 apo 4 ditët e fundit dikush ka hedhur mbeturina si goma dhe të tjera ku më pas i kanë djegur”, thanë nga Komuna Tetovës.

Ndërkaq, nga Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës informuan se është intervenuar në atë vend dy herë gjatë ditës.

“Kemi pas dy intervenime gjatë ditës dhe e kemi shuar atë zjarr, dilte një tym i zi dhe kundërmonte një aromë shumë e keqe, kjo nuk është e drejtë sepse ato e ndotin ambientin. Nuk dihet sigurt se kush i hidhen ato mbeturina, a i sjellin nga jashtë apo jo, por me siguri hidhen brenda natës se nuk i sheh askush. Një dyshim qëndron tek ajo se disa familje rome kanë formuar shtëpiza të montuara dhe rrinë aty, prandaj ka gjasë që edhe ata t’i djegin”, theksoi Uka Aliti, komandant i  njësisë së zjarrfikësve të Tetovës.

Aliti gjithashtu theksoi se po merren masa që ky vend të vëzhgohet për 24 orë, dhe problemi mos të përsëritet.

“Sot kemi biseduar dhe me drejtorin e NPK-së Tetovë dhe tentojmë t’i koordinojmë disa punë që të kuptojmë se nga vijnë dhe kush i hedh këto mbeturina. Tash jemi edhe në kohë kur temperaturat janë shumë të larta dhe ekziston rreziku që zjarri nga mbeturinat të përhapet edhe të djeg barin sepse është i thatë, a nga ana tjetër aty afër ka edhe kompani. Sa i përket pastrimit ai vend është pastruar, por përsëri janë hedhur mbeturina dhe tani komuna do merr masa do e pastroj vendin përsëri dhe gjithashtu kemi marrë urdhër nga kryetarja e komunës që vendi të vëzhgohet për 24 orë”, tha Aliti.

Ndryshe, raste të tilla ka pasur edhe më herët si  djegia e deponisë së Tetovës, djegia e mbeturinave te lagjet “Bllok 70” dhe “Dardania” , djegia e mbeturinave në “Lagjen e romëve”, si dhe shumë tjera.

Viktima dhe mijëra të plagosur në shpërthimin masiv në Bejrut (VIDEO)

$
0
0

 Zjarri në një depo me eksploziv në Portin e Bejrutit shkaktoi shpërthimin masiv nga i cili sipas raportimeve të para humbën jetën dhjetëra persona dhe u plagosën mijëra të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shpërthimi i sotëm gjithashtu ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, njoftoi agjensia zyrtare e lajmeve në Liban.

Sipas të dhënave të para të Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, 50 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 2.500 të tjerë janë plagosur.

Eksplodimi në Bejrut, foto: Twitter

Depoja përmbante eksploziv që ishte kapur më parë, tha shefi i policisë libaneze.

Sipas raporteve fillestare, ish-kryeministri Saad al-Hariri, i cili jeton afër zonës ku ndodhën shpërthimet, thuhet se nuk është i lënduar.

Eksplodimi në Bejrut, foto: Twitter

Rezidenca e Al-Haririt, pronat e qeverisë, Xhamia Mohammad Al-Amin dhe ndërtesat përreth thuhet gjithashtu se kanë pësuar dëme të mëdha.

“Zjarri shkaktoi në shpërthime të mëdha që jehuan në kryeqytet dhe periferi”, thuhet në raportimin e agjensisë.

Eksplodimi në Bejrut, foto: Anadolu Agency

Gjithashtu bëhet e ditur se njerëzit janë bllokuar nën rrënojat pasi shpërthimi rrëzoi një ndërtesë trekatëshe në kryeqytet.

Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, i cili shpërtheu në lot derisa po fliste para gazetarëve në vendin e shpërthimit, e krahasoi shpërthimin me bombat e tmerrshme bërthamore të qyteteve japoneze Hiroshima dhe Nagasaki, ku u vranë përnjëherë qindra mijëra njerëz.

Më vonë gjatë ditës, burime afër grupit Hezbollah mohuan pretendimet se shpërthimi në Beirut ishte një sulm izraelit në depot e tyre të armëve.

Eksplodimi në Bejrut, foto: Anadolu Agency

“Zjarri shkaktoi shpërthime të mëdha që jehuan në kryeqytet dhe periferi”, thuhet në raportimin e agjensisë.

Javën e kaluar, forcat izraelite bombarduan qytetin kufitar Kafr Shuba duke thënë se ata kishin parandaluar një përpjekje për depërtim nga Hezbollah, një pretendim që grupi e mohoi.

Shpërthimi vjen në një kohë kur ekonomia e Libanit po përballet me krizën e saj më të rëndë në dekada.

Eksplodimi në Bejrut, foto: Anadolu Agency

Shpërthimi ndodh ndërsa një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillon një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit shiit Hezbollah. Ata dyshohet se kanë vrarë ish-udhëheqësit sunit të Libanit, Rafik Hariri, gjatë një sulmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale. Gjykata ka në plan të marrë një vendim të premten, një zhvillim që mund të trondisë vendin sërish.

Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)

$
0
0

Qytetarët në Tetovë kanë dalë për të shprehur revoltën e tyre pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë, vendosi javën e kaluar që të rrit çmimin e rrymës elektrike për 7,42%, njofton Portalb.mk. Protesuesit thanë se të enjten tjetër (13 gusht) do të marshojnë dhe do bllokojnë rrugët kryesore të qyteteve. Gjithashtu, nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, ata nuk japin llogari për të bëmat e tyre.

Aziz Sulejmani nga Këshilli Organizativ i protestës i lexoi kërkesat e protestuesve drejtuar Komisionit Rregullator për Energjetikë, Parlamentit dhe Qeverisë së RMV-SË si dhe Kompanisë EVN.

“Sot kërkojmë që:
1) Komisioni Rregullator për Energjetikë të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe ta ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 20%.
2) Qeveria e RMV-së të anulojë monopolin e shërbimeve të kompanisë evn, dhe t’i japë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jonjerëzore ndaj konsumatorëve;
3) Kuvendi i RMV-së të ç’aktivizojë (zhbëjë) komisionin rregullator energjetik, sepse ky organ i shërben vetëm apetiteteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaft rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë;
4) Kuvendi i RMV-së të krijojë një trup të pavarur arbitrar, në shërbim të qytetarëve që do të verifikojë cilësinë e shërbimeve, dhe do të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto.

Keni dhjetë ditë pune kohë që të filloni me plotësimin e këtyre kërkesave.” tha Sulejmani nga Këshilli Organizativ i protestës, njofton Portalb.mk.

Ai tha se protesta është organizuar për t’i dhënë mundësi paqes, për të parandaluar të gjithë ata qytetarë të mllefosur që preferojnë këto probleme t’i zgjedhin sipas modelit bullgar.

“Nëse ju të adresuarit në këtë protestë tregoheni të shurdhër dhe shpërfillni këto kërkesa, ju do e dëmtoni paqen dhe do mbani përgjegjësi për dhunën që mund të shpërthejë. Nëse ju nuk i merrni këto kërkesa me seriozitetin e duhur, ju do i arsyetoni veprimet radikale të qytetarëve që ju ka ardhë në maje të hundës, ju do mbani përgjegjësi për dhunën që do shpërthejë.

Kjo është protesta jonë e parë, por jo e vetme. Sot një javë, do të marshojmë dhe do bllokojmë rrugët kryesore të qyteteve.
Nuk mund të predikojmë se çfarë mund të ndodhë pas kalimit të afatit nëse nuk i plotësoni këto kërkesa, por vetëm mund t’ju themi se “Bullgaria nuk është larg”.
Për fund, ju bëjmë thirrje të jeni të mençur dhe të arsyeshëm, dhe të punoni në interes të popullit tuaj!
Mjaftë duruam! Mjaftë na vjodhët! Kthim prapa nuk ka.” tha mes tjerash ai, njofton Portalb.mk.

Protesta janë mbajtur edhe në Shkup.

“Sot na ka bashkuar halli, problemi që të gjithëve na troket në derë çdo muaj. Si sot të bashkuar, ne do jemi edhe më tutje, për t’ju të treguar atyre, oligarkëve, se nuk do t’i lejojmë që të na rrjepin ekonomikisht dhe të na zbrazin xhepat që tashmë janë kah fundi.

A nuk është e turpshme që të godasësh ekonominë e varfër familjare të qytetarëve të vendit tonë në kohë pandemie? A nuk është e turpshme që të marrin para nga të varfërit për të përmbushur apetitet e atyre që s’kanë të ngopur? A nuk keni fije turpi që po silleni si mafiozë, si gangsterë, si hajdutë rrugësh kur vendosni të rrisni çmimin e energjisë elektrike, sepse dikush s’e paska arritur qëllimin të shumëfishojë profitin personal?

A ju kemi zgjedhur të na shërbeni neve, apo ju kemi zgjedhur t’i shërbeni apetitit të hajdutëve që e vjedhin popullin?
Ky popull sot është ngritur në këmbë, këtu në Tetovë, në Gostivar, në Shkup, në Kumanovë, në Dibër, e gjithandej nëpër gjithë vendin. Ky popull nuk pranon më t’ju nënshtrohet më! Ky popull nuk pranon të përbuzet e të nënçmohet, duke pritur rradhë të gjata në temperatura të larta, apo në acarin e dimrit, apo në rrebesh të shiut! Ky popull nuk pranon të vidhet, nuk pranon të zhvatet, nuk pranon të rrjepet, ky popull nuk pranon të jetë thes i hapur nga ku do marrin paratë ata të pangopurit e kompanive energjetike, që na e rrisnin çmimin e energjisë kur t’ju dojë qejfi atyre.

Vendimi i Komisionit Rregullator të Energjisë për të shtrenjtuar rrymën në kohë pandemie është skandaloz, i turpshëm, dhe i pafalshëm! Krahasuar me standardin që kemi, ne qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajmë thuajse tarifën më të lartë të energjisë elektrike në Evropë, por këta hajna akoma nuk ngopen” thanë organizatorët, njofton Portalb.mk.

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës

Vendimi i Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike është skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët  se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar.

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës

Pas rritjes së çmimit, OJQ-të dhe Sindikatat kanë reaguar, të e cilin e quajnë skandaloz dhe kërkojnë që i njëjti të tërhiqet menjëherë.

LEXO: Sindikatat me kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimit të rrymës në RMV, nëse nuk rriten edhe pagat në protesta e greva

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës

Për dallim prej Maqedonisë së Veriut, e cila në mes të krizës e shtrenjtoi rrymën, disa prej vendeve më të zhvilluara evropiane krijuan lehtësime për qytetarët e tyre në këtë kohë pandemie.

  • Spanja gjatë kohës së krizës ka siguruar qasje të garantuar në rrymë elektrike, ujë dhe gaz për të varfrit, madje edhe nëse nuk i paguajnë faturat.
  • Italia i ka suspenduar faturat për rrymë, gaz, ujë dhe mbeturina për dy muaj.
  • Belgjika u ka dhënë amvisërive deri në 100 euro për faturat e ujit dhe 75 euro për faturat e gazit.
  • Sllovenia e uli çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë për 20%.
Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës
Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës
Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës

Nuk kanë të ndalur protestat antiqeveritare në Bullgari

$
0
0

Në Bullgari ku protestat antiqeveritare kanë hyrë në ditën e 30-të, mijëra njerëz në kryeqytetin e Sofjes dhe në disa qytete të tjera dolën përsëri në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Boyko Borisov dhe të kryeprokurorit Ivan Geshev, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit në Sofje, që u organizuan nëpërmjet mediave sociale, u tubuan para ndërtesës së kabinetit të ministrave dhe brohorisnin slloganet “dorëheqje”, “mafia”, “drejtësi dhe demokraci”.

Protestuesit të cilët pas tubimit para ndërtesës së kabinetit të ministrave marshuan rrugëve të kryeqytetit, në tre kryqëzime vendosën çadrat e tyre të cilat forcat e sigurisë i hoqën me forcë. Kryqëzimet u mbyllën për trafikun dhe u lanë të lira vetëm korsitë për kalimin e ambulancave.

Protesta në Bullgari, foto: Anadolu Agency
Protesta në Bullgari, foto: Anadolu Agency

Pavarësisht se Ministria e Punëve të Brendshme kishte marrë masa intensive të sigurisë para ndërtesave publike që ishin në rrugën e marshimit, protestuesit hodhën vezë dhe domate ndaj ndërtesës së kabinetit të ministrave.

Protestuesit, të cilët nuk mbanin simbole të asnjë partie politike, njoftuan se do të vazhdojnë aktivitetet e tyre deri në dorëheqjen e qeverisë dhe shpërbërjen e parlamentit.

– Presidenti Radev shpreh mbështetje për protestuesit

Ndërkohë, presidenti Rumen Radev, i cili është opozitar, në rrjetet sociale shprehu mbështetje për protestuesit.

“Organet ekzekutive, që shmangin përgjegjësinë politike, përdorin forcat e sigurisë kundër mijëra bullgarëve”, shkroi Radev.

Ai tha se ata që janë në pushtet në një situatë të tensionuar politike, më parë janë të gatshëm “të sakrifikojnë paqen dhe qetësinë shoqërore”.

“Sikurse e sheh edhe media botërore, protestat që vazhdojnë prej një muaji në të gjithë vendin, duan t‘i japin fund sistemit mafioz në vend”, shtoi presidenti bullgar.

Protesta në Bullgari
Protesta në Bullgari, foto: Anadolu Agency

“YOLO”: punojmë të jemi një grup muzikor i suksesshëm dhe me vlera artistike (VIDEO)

$
0
0

Të rinjtë e talentuar dhe me vullnet për punë duhet mbështetur gjithmonë. Të tillë janë edhe anëtarët e grupit muzikor nga qyteti i Gostivarit i quajtur “YOLO”. Një grup muzikor 5 anëtarësh të cilët për Portalb.mk thanë se punojnë vazhdimisht për të qenë një grup i suksesshëm dhe me vlera artistike, që të marrin pjesë në më shumë aktivitete brenda  dhe jashtë vendit.

Për ata që se dinë, kush është “YOLO BAND”?

YOLO BAND është grup i ri muzikor i Gostivarit  i cili përbëhet nga 5 anëtar ku kemi: Gentiana Jashari-Soliste/Kitarë, Fatlum Useini – Sintisajzer, Abdulla Xhaferi – Klarinetë, Ali Selimi – Bateri, Drin Osmani – Tarabuka.

Abdulla Xhaferi, anëtar i grupit “YOLO”

 

Ali Selimi, anëtar i grupit “YOLO”

Si erdhi deri te bashkimi i grupit dhe emërtimi si “YOLO”?

Bashkimi i grupit tonë filloi që nga shkolla fillore përndryshe një shoqërie fëmijërore në klasë të tetë nga ana e profesorit Bastri Ristemi ndërsa emërtimi i grupit ishte ide nga një përkrahës i grupit tonë, pra me emrin Yolo nga anglishtja You only live once që do të thotë Ti jeton vetëm një herë.

Drin Osmani, anëtar i grupit “YOLO”

A mendoni se në vendin tonë ekzistojnë perspektivat e duhura për të arritur atje ku ju dëshironi?

Nuk vlerësohet arti te të rinjtë në përgjithësi, duke parë nga këndvështrimi ynë si artist të rinjtë shteti apo qyteti pa marrë parasysh nuk na mundëson kushte për aktivitete të lira artistike.

Fatlum Useini, anëtar i grupit “YOLO”

Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?

Planet tona për të ardhmen ndoshta nuk i kemi shumë të sigurta por tani për tani mendoj që të jemi një grup i suksesshëm dhe me vlerë artistike, që të kemi mundësinë të marrim pjesë në më shumë aktivitete brenda dhe gjithashtu edhe jashtë shtetit.

Gentiana Jashari, anëtare e grupit “YOLO”

 

Çfarë mesazhi mund të jepni për të rinjtë?

D bohet mejr…

Tetovë, mijëra banorë të revoltuar dolën në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, rikujtuan ultimatumin e tyre (VIDEO)

$
0
0

Mijëra banorë në Tetovë sot dolën sërish për të shprehur revoltën e tyre pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë, vendosi të shtrenjtojë çmimin e rrymës elektrike për 7,42%, njofton Portalb.mk.

Krenar Osmani nga Këshilli Organizativ i protestëska lexuar katër kërkesat e protestuesve.

1) Komisioni Rregullator për Energjetikë të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe ta ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 46%.
2) Qeveria e RMV-së të anulojë monopolin e shërbimeve të kompanisë evn, dhe t’i japë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jonjerëzore ndaj konsumatorëve;
3) Kuvendi i RMV-së të ç’aktivizojë (zhbëjë) komisionin rregullator energjetik, sepse ky organ i shërben vetëm apetiteteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaft rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë;
4) Kuvendi i RMV-së të krijojë një trup të pavarur arbitrar, në shërbim të qytetarëve që do të verifikojë cilësinë e shërbimeve, dhe do të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto.

Krenar Ibrahimi, protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 14.08.20

Organet e lartëpërmendura kanë edhe 4 ditë punë t’i plotësojnë këto kërkesa, nëse nuk pranohen kërkesat e tyre, protestuesit, siç thanë javën e kaluar, nuk do të japin llogari për të bëmat e tyre.

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 14.08.2020

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 14.08.20
Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 14.08.20
Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 14.08.20
Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 14.08.20

Sipas organizatorëve mbledhja e protestuesve në Tetovë bëhet në tre vendtakime edhe atë te rrethrrotullimi te restorant “Mema”, te ish “Monopoli” dhe te çerdhja në  lagjen”Potok”. Ndërkaq, protesta do të përfundojë në qendër të qytetit.

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 14.08.20

Njëkohësisht, kundër shtrenjtimit të rrymës protesta u mbajtën edhe në Shkup.

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 14.08.20

Vendimi i Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike është skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët  se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar.

Pas rritjes së çmimit, OJQ-të dhe Sindikatat kanë reaguar, të e cilin e quajnë skandaloz dhe kërkojnë që i njëjti të tërhiqet menjëherë.

LEXO: Sindikatat me kundërpërgjigje ndaj rritjes së çmimit të rrymës në RMV, nëse nuk rriten edhe pagat në protesta e greva

Për dallim prej Maqedonisë së Veriut, e cila në mes të krizës e shtrenjtoi rrymën, disa prej vendeve më të zhvilluara evropiane krijuan lehtësime për qytetarët e tyre në këtë kohë pandemie.

  • Spanja gjatë kohës së krizës ka siguruar qasje të garantuar në rrymë elektrike, ujë dhe gaz për të varfrit, madje edhe nëse nuk i paguajnë faturat.
  • Italia i ka suspenduar faturat për rrymë, gaz, ujë dhe mbeturina për dy muaj.
  • Belgjika u ka dhënë amvisërive deri në 100 euro për faturat e ujit dhe 75 euro për faturat e gazit.
  • Sllovenia e uli çmimin e energjisë elektrike për amvisëritë për 20%.

Lexo më shumë:

LEXO: OEMVP: Rritja e çmimit të rrymës i rëndon bizneset dhe qytetarët, duhet të eliminohet
LEXO: RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike
LEXO: Sa mund të krahasohen çmimet e energjisë elektrike dhe pagat mesatare në vendet evropiane?
LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
LEXO:Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
LEXO: Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
LEXO: Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)


Turqi, janë kapur migrantë të parregullt pasi grisin mbulesën e kamionit për të marrë frymë

$
0
0

Një grup i madh migrantësh të parregullt janë kapur në një kamion në një rrugë në Samsun të Turqisë, pasi grisën mbulesën e rimorkios së kamionit për të marrë ajër shkaku i motit të nxehtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Migrantët, të cilët synonin të kalojnë në Evropë, u kapën nga policia në provincën Samsun.

Turqia ka qenë një pikë kryesore tranziti për azilkërkuesit dhe migrantët e parregullt të cilët synojnë të kalojnë në Evropë për të filluar një jetë të re, veçanërisht për ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia hapi portat e saj në fillim të këtij viti për migrantët e parregullt që kërkojnë të kalojnë në Evropë, duke akuzuar Bashkimin Evropian (BE) se nuk ka arritur t’i mbajë premtimet në bazë të marrëveshjes së migrantëve të arritur mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016.

Ky është vetëm fillimi, si do të duken negociatat për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian

$
0
0

Në një analizë nga Instituti për Demokraci ‘Societas Civilis’ në Shkup, të zhvilluar me konsulentë nga radhët e qeveritarëve, ekspertëve të çështjeve evropiane, analistë dhe opinionistë, vërehet se  procesi i anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian nuk është i lehtë, shkruan Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut është në fillim të finales për anëtarësim. Pas vendimit pozitiv të Këshillit Evropian se Maqedonia e Veriut mund të fillojë negociatat për anëtarësim që pritet të nisin kah fundi i këtij viti, dhe prezantimit të metodologjisë së re, në tavolinë do të jenë të hapura kapitujt më të vështirë në gjithë procesin e anëtarësimit. 

Ka 35 kapituj që secili shtet duhet ti përmbushë për tu bërë anëtar i barabartë në BE. Më të rëndësishëm dhe thelbësor për procesin e anëtarësimit janë Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” dhe Kapitulli 24 “Drejtësia, liria dhe siguria”. 

Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”

“Politikat e Bashkimit Evropian në fushën e sistemit gjyqësor dhe të drejtave themelore kanë qëllim të mundësojnë dhe të zhvillojnë Bashkimin Evropian si një zonë të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Ngritja e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe efikas është e një rëndësie tepër të madhe. Paanshmëria, integriteti dhe një standard i lartë i një gjykimi nga gjykatat janë jetike për të siguruar sundimin e ligjit. Kjo kërkon një angazhim të vendosur për të eliminuar ndikimet e jashtme në gjyqësor dhe të vësh në dispozicion burime financiare dhe trajnime të përshtatshme. Duhet të sanksionohen garanci ligjore për procedura gjykimi të ndershme. Po kështu, vendet anëtare të BE-së duhet të luftojnë korrupsionin me efikasitet, pasi korrupsion përfaqëson një kërcënim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.

Një kuadër ligjor i qëndrueshëm dhe institucione të besueshme nevojiten që të përforcojnë një politikë logjike për parandalimin dhe zvogëlimin e korrupsionit. Vendet anëtare të BE-së duhet të sigurojnë respektimin e të drejtave themelore dhe të të drejtat të qytetarëve të BE-së, ashtu si garantohet nga “Acquis Communautaire” (baza ligjore e Bashkimit Evropian) si edhe nga Karta e të Drejtave Themelore”.

Kapitulli 24 “Drejtësia, liria dhe siguria”

“Politikat e Bashkimit Evropian në fushën e sistemit gjyqësori dhe të drejtave themelore kanë qëllim të mundësojnë dhe të zhvillojnë Bashkimin Evropian si një zonë të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë. Mbi çështje si kontrolli i kufijve, vizat, migrim i jashtëm, azili, bashkëpunimi i forcave të rendit, lufta kundër krimit të organizuar dhe kundër terrorizmit, bashkëpunimi në sektorin kundër drogës, bashkëpunimi doganor dhe bashkëpunimi në fushën e gjyqësorit në çështje kriminale dhe civile, vendet anëtare të BE-së duhet të jenë të pajisura si duhet për të zbatuar në mënyrë të duhur kuadrin ligjor në rritje të rregullave të përbashkëta.
Mbi të gjitha, kjo kërkon një kapacitet administrativ të mirë-integruar në agjencitë ligjzbatuese dhe institucione të tjera përkatëse, të cilat duhet të arrijnë standardet e nevojshme. Një forcë e rendit profesionale, e besueshme dhe efikase është e një rëndësie tepër të madhe. Pjesa më e detajuar e politikave të BE-së për drejtësi, liri dhe siguri është baza ligjore e BE-së për “Schengen”-in, që kërkon heqjen e kontrolleve kufitare të brendshme në BE. Ndërkohë, për vendet e reja anëtare të BE-së, pjesë të konsiderueshme të bazës ligjore të BE-së për “Schengen”-in zbatohen pas një vendimi të tjeter, te ri,  nga Këshilli Evropian që merret pas anëtarësimit”.

Me këto dy kapituj, siç përmendëm në fillim të këtij teksti do të nisin negociatat për anëtarësimin e Maqedonivë së Veriut në BE.
S
ecili që merr këtë obligim, qoftë ai një zëvendës kryeministër i ri për Çështje Evropiane, apo një ministër i Jashtëm, të cilit mund t’i shtohet edhe kjo përgjegjësi, siç është rasti i Shqipërisë me ministër për Punë të Jashtme dhe Evropë, duke pasur parasysh lajmet se qeveria e re do të ketë numër të reduktuar të ministrive, ky person do ta ketë të vështirë të arsyetojë gjyqësorin e pa-reformuar, të korruptuar, dhe që ka besimin me të vogël të qytetarëve.

Infografiku nga Societas Civilis

Diellina rekomandoi librin që e ka lexuar në sfidën “Sfido shokun në leximin e një libri” (VIDEO)

$
0
0

Vazhdon sfida  e hapur nga Portalb me temën “Sfido shokun në leximin e një libri”. Të rinjtë kanë nominuar njëri tjetrin duke sjellë mesazhe të bukura për ne. Studentja Diellina Mehmeti e nominuara e parë, vjen me një sugjerim libri për ju, njofton Portalb.mk.

Studentja Diellina Mehmeti jep sugjerimin e saj për librin që ka lexuar gjatë verës.

“ Shkrimtari ka një stil të shkruarit që të bën të ndjesh të gjitha përjetimet e personazheve të tij dhe një mesazh i fort i librit është se sa e rëndësishme është besnikëria në miqësi” – theksoi Diellina Mehmeti në videon e saj.

Ndryshe, sfida është hapur dje nga Portalb. Ndërsa, të rinjtë do të vazhdojnë të rekomandojnë libra nga më të ndryshmet për ne.

LEXO: Rekomandimi i Aroma Alitit

Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit e bllokuan gjysmë ore autostradën Tetovë – Shkup (VIDEO)

$
0
0

Qytetarët e Tetovës me automjete sot kanë protestuar për të tretën herë me radhë pasi që Komisioni Rregullator i Energjetikës e rriti çmimin e rrymës elektrike për 7,42%. Protestuesit sot gjysmë ore e kanë bllokuar autostradën Tetovë – Shkup, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç paralajmëruan, protestuesit filluan me bllokada. Në protestën e sotme ata u ndalën në autostradë Shkup-Tetovë.

Para fillimit të protestës, Krenar Osmani nga Këshilli i Protestave në Tetovë, deklaroi se nuk do të heqin dorë nga kërkesat, pasi familjet dhe ekonomia është në buzë të greminës.

“Fuqia dhe pushteti i takon popullit dhe jo individët, populli jemi ne, Tetova, Shkupi, Kumanova, Dibra, Kumanova, Gostivari, Struga, ata duhet të dëgjohen kërkesat tona. De jure ata janë shërbëtorët tanë, të popullit, a de fakto situata është krejt tjetër. Vazhdojmë me protesta nuk do t’i lëmë të qetë, nuk zmbrapsemi nga kërkesat tona, shumë familje, shumë shtëpi, shumë ekonomi shqiptare janë buzë greminës. Në kohë pandemie gjithë bota bën ulje të çmimit të energjisë dhe shërbimeve tjera, madje dhe falje. Ajo rritja prej 7,4% nuk është reale, po t’i vësh edhe TVSH-në dhe të dhënat tjera ajo është diku te 11%. Llogarite në buxhetin mesatar të familjeve shqiptare që jetojnë me rrogë mesatare prej 240 erove të paguajnë  dimrit 14-15 mijë denarë, me çka do të jetojnë ata?”, theksoi Osmani.

Pas mbarimit të protestës, Osmani deklaroi se ata do të reagojnë varësisht përgjigjes së institucioneve për kërkesat e tyre.

Sot, gjithashtu u protestua edhe në Shkup ku një pjesë e protestuesve bllokuan udhëkryqin “Mavrovasja”, ndërsa pjesa tjetër me automjete dhe biçikleta bllokuan udhëkryqin në rrugën “Palloma Bjanka” (Rekord).

Ndryshe, mandatari Zaev, në konferencën për shtyp bashkë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me të cilin e shpallën marrëveshjen e re për formimin e qeverisë, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske deklaroi se nuk pajtohet që të shfuqizohet Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE), i cili vendosi që ta shtrenjtojë rrymën për nivel rekord prej 7,42%.

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Mijëra banorë në Tetovë, Shkup, Kumanovë, Gostivar, Dibër e Këçovë javën e kaluar dolën në protestë për të dytë herë për të shprehur revoltën e tyre.

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Darko Dimovski dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski gjatë javës patën takim për të diskutuar pasojat që do të dalin nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike te kategoria më e prekshme e popullatës, punonjës që pranojnë paga minimale, pensionistët dhe kategori të tjera të rrezikuara të cilët do të ndjejnë drejtpërdrejt këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

LEXO: Zaev: KRRE s’duhet të shfuqizohet, në rritjen e çmimit të rrymës ka ndikuar korona
LEXO: RMV, Rritja e çmimit të energjisë elektrike, temë e takimit mes kryetarëve të LSM-së dhe KRRE-së
LEXO: OEMVP: Rritja e çmimit të rrymës i rëndon bizneset dhe qytetarët, duhet të eliminohet
LEXO: RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike
LEXO: Sa mund të krahasohen çmimet e energjisë elektrike dhe pagat mesatare në vendet evropiane?
LEXO: Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
LEXO:Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
LEXO: Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
LEXO: Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)

Lukashenko me kallashnikov në dorë arriti në rezidencën në Minsk (Video)

$
0
0

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, nuk ka ndërmend që të largohet nga pushteti. Madje për ta bërë këtë përveç ushtrisë që e ka armatosur deri në dhëmbë, ka marrë vetë në duar një kallashnikov.

Gazetari Franak Viaçorka ka bërë publike pamjet e Lukashenkos që mbërrin në rezidencën e tij me një helikopter, ku edhe pse i rrethuar nga ushtarët e tij mban në duar një armë, njofton Tv Klan.al.

Në të tjera pamje, Lukashenko shfaqet me një jelek antiplumb. Rezidenca e presidentit Lukashenko është rrethuar nga qindra forca të armatosura. Prezentë janë edhe snajperistë që janë vendosur në ndërtesa të ndryshme.

Masat janë marrë pasi dhjetëra mijëra persona të tjerë janë mbledhur në Minsk për të kundërshtuar zgjedhjen e Lukashenkos si kryeministër. Para nisjes së demonstratës, Ministria e Mbrojtjes deklaroi se do të ndërhyjnë nëse ka akte dhune.

“Tani ju do të përballeni me ushtrinë dhe jo me policinë”, thuhej në një deklaratë.

Në Shkup mbaroi Turneu tradicional memorial “Teli, Arbeni, Ademi, Abazi, Pajtimi, Ndriçimi, Hajredini”

$
0
0

Turneu tradicional memorial “Teli, Arbeni, Ademi, Abazi, Pajtimi, Ndriçimi, Hajredini”, sot zhvilloi dy ndeshjet e fundit, finalen dhe ndeshjen për vendin e tretë, transmeton Portalb.mk.

Në ndeshjen për vendin e tretë garuan ekipi “Fontana” dhe ekipi “Dëshmori Imri Elezi”. Pjesa e parë e takimit u përmbyll me rezultat 2-2.

Në pjesën e dytë, ekipi “Fontana” ndryshoi rezultatin në 3-2, por pas këtij goli pranoi 5 gola të tjerë. Ekipi “Dëshmori Imri Elezi” me rezultat 7-3 siguroi vendin e tretë në turnir.

Në finalen ndërmjet ekipit “IsoProm” dhe “CasaMilano” u shënuan gjithsej 5 gola.

Sapo filloi ndeshja, për dy minuta, ekipi “IsoProm” shënoi dy gola, ndërsa ekipi “CasaMilano” arriti të shënojë menjëherë pas një minuti një gol, për të ngushtuar  diferencën në 2-1.

Kah fundi i pjesës së parë, ekipi “CasaMilano” arriti të barazojë rezultatin në 2-2, dhe e përfundoi pjesën e parë me një shtyllë. Pikërisht me shtyllë e filloi edhe pjesën e dytë të takimit.

Por, në fillim të pjesës së dytë, ekipi “IsoProm” arriti të shënojë një gol, gol i cili i siguroi vendin e parë në këtë edicion.

 

Komunat si Tetova dhe Negotina në vitin 2020 do të kenë kufizime të ujit të pijshëm për orë të tëra (Video)

$
0
0

Përqindja e ujit të pa arkëtuar në sistemet e furnizimit me ujë në vend vitin e kaluar ishte 64,64% e sasisë totale të ujit të pijshëm të prodhuar. Ndërsa në disa komuna, siç është Shkupi, miliona metra kub ujë humben në tubacione të shkatërruara me ujë dhe lidhje të paligjshme, disa komuna në vend kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe kufizime në furnizimin me ujë të popullatës.

Water4Change, si projekt për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtës për ujë dhe kanalizime, aktualisht po punon në një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për problemet e furnizimit me ujë në Maqedoninë e Veriut. Përmes prezantimeve grafike informuese dhe videove në faqen e tyre në Facebook, Water4Change po përpiqet të përshkruaj problemet reale me të cilat përballen qytetarët e Maqedonisë me ujin e pijshëm.

Në rastin e Negotinës, qytetarët shpesh përballen me mungesë dhe kufizime të ujit çdo vit nga qershori deri në shtator. Kufizimet e ujit në Negotinë ndonjëherë zgjasin deri në 12 orë në ditë, ndërsa popullata rurale në këtë rajon ndonjëherë përdor ujin nga Vardari, gjë që pastaj shkakton probleme sanitare, thonë nga Water4Change.

Problem të veçantë me dispozicion e ujit të pijshëm ka Tetova që furnizohet nga katër burime lartë në Malin Sharr. Zgjerimi urban i këtij qyteti, pa zhvilluar paralelisht rrjetin e ujësjellësit, si dhe ngrirjen e burimeve në muajt e dimrit, i lë banorët e Tetovës dhe rrethinës pa ujë të pijshëm ose me aplikimi të kufizimeve. Disa banorë nga rrethina e Tetovës nuk kanë qasje të vazhdueshme në ujë të pijshëm deri në gjashtë muaj të vitit.

Ardita Asani në videon e postuar në faqen në Facebook të Water4Change e shpjegon problemin me mungesën e ujit të pijshëm në shtëpinë e saj dhe se si ajo e banorët e tjerë nga rrethi i Tetovës vijnë deri te uji i pijshëm për të përmbushur nevojat e tyre.

Ndërsa qytetarët e Tetovës dhe Negotinës në muaj të caktuar nuk kanë asnjë pikë të vetme ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre, të dhënat e Komisionit rregullator për energjetike dhe shërbime të ujit tregojnë se sistemet e furnizimit me ujë në vend vetëm në vitin 2019 kishin ujë jo të arkëtuar prej 175,349,029 metër kub, gjë që do të ishte e mjaftueshme që këto dy komuna të kenë shumë ujë të pijshëm në vitet e ardhshme, e ndoshta edhe dekada. Një pjesë e këtij uji të humbur në ujërat bashkiake është rezultat i humbjeve fizike të ujit, lidhjeve të paligjshme, pasaktësive të matësve të ujit dhe gabimeve në trajtimin e të dhënave, si dhe konsumi ligjor i pa faturuar, siç është uji i përdorur për ujitje të hapësirave publike, shatërvanëve dhe çezmave.

Water4Change theksojnë disa nga problemet kryesore në furnizimin me ujë në vend: mungesa e ujit të pijshëm (81% e njerëzve në Maqedoni kanë qasje në ujë të pastër dhe të sigurt për pije), cilësia e dobët e ujit, mungesa e furnizimit me ujë dhe infrastruktura sanitare, mungesa e ujit për pirje për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve, ndotja e ujërave për larje dhe lumenjve, si dhe mungesa e shatërvanëve publikë dhe tualeteve publike.


Tetovë, BOLL MË! u mbajt protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike (VIDEO)

$
0
0

Mijëra banorë të Tetovës për herë të katërt dolën në protestë kundër vendimit të Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE) për shtrenjtimin e rrymës për 7,4%, njofton Portalb.mk. Ata u mblodhën në sheshin Iliria në Tetovë.

Arianit Xhaferi nga Këshilli Organizativ i protestës rikujtoi protestat kundër ndotjes së ajrit duke thënë se pjesëmarrja masive në to solli deri te mbyllja e ndotësit “Jugogrom”.

“Me mbështetjen e juaj ne ia arritëm qëllimit. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kundër korporatave që nuk mbrojnë interesin e popullit por të kompanive. Ky është vendim skandaloz dhe me ndihmën e popullit do t’ia dalim ta zhbëjmë. ” tha ai.

Profesori Jeton Shasivari tha se ky shtrenjtim i rrymës është veprim që ende më tepër do ta përkeqësojë gjendjen e qytetarëve, sidomos gjatë krizës së koronavirusit.

“Me të drejtë jemi mjaftë të revoltuar për këtë shtrenjtim. A mban dikush llogari në këtë shtet për të drejtat e konsumatorëve?! Ky është vendim skandaloz dhe politik sepse u kontrabandua brenda natës, pa debat dhe pa paralajmërim! Përfitimi i kompanive nuk guxon të jetë mbi të drejtat e konsumatorëve dhe shteti duhet të ndërrmerr masa kundër kompanive zhvatëse që e rrjepin qytetarin. Neve nuk ka interesojnë ankesat e kompanive që thonë se punojnë me humbje, por kush nuk punon me humbje në këto 6 muaj? Prandaj kërkojmë që qeveria e re të ndërmerr masa kundër këtyre kompanive energjetike që zhvatin qytetarët dhe bëjnë padrejtësi sociale. BOLL NA VODHËT dhe BOLL DURUAM!” tha mes tjerash Shasivari.

Adnan Abullai, Azis Sulejmani dhe Krenar Osmani dhe të tjerët nga Këshilli Organizativ i protestës rikujtuan kërkesat e protestuesve.

“Ata që duhet t’i zgjidhin kërkesat tona kanë veshë të shurdhur. Ata duhet të turpërohen nga ky veprim i tyre. U bëjmë thirrje deputetëve dhe gjithë partive të ndërmarrin masa kundër kompanive zhvatëse. Nga ata varet se a do të durojmë më apo do të kemi padëgjueshmëri qytetare. Mos i shpërfillni këto kërkesa, i kërkojmë në paqe. Mos i thoni jo paqes. Përgjesjësia mund të adresohet dhe ne themi vetëm një gjë BOLL MË” thanë ata.

Protesta në Tetovë kundër shtrenjtimit të rrymës 28.08.20

Qytetarët kanë katër kërkesa, ndër të cilat një për KRRE-në (e cila nuk u pranua), një për Qeverinë dhe dy për Kuvendin.

1) Komisioni Rregullator për Energjetikë të shfuqizojë menjëherë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 7.4% dhe ta ulë çmimin e rrymës për konsumatorët për 46%.
2) Qeveria e RMV-së të anulojë monopolin e shërbimeve të kompanisë EVN, dhe t’i japë fund sjelljes së tyre jokorrekte dhe jonjerëzore ndaj konsumatorëve; dhe të ulë TVSH-në nga 18% në 5%
3) Kuvendi i RMV-së të çaktivizojë (zhbëjë) Komisionin Rregullator Energjetik, sepse ky organ i shërben vetëm apetiteve të larta të grupeve të biznesit dhe korporatave që dëmtojnë mjaft rëndë xhepin e qytetarëve të varfër të vendit tonë;
4) Kuvendi i RMV-së të krijojë një trup të pavarur arbitrar, në shërbim të qytetarëve që do të verifikojë cilësinë e shërbimeve, dhe do të adresojë të gjitha ankesat e qytetarëve ndaj këtyre dhe korporatave të ngjashme zhvatëse si këto.

Ndryshe, organizatorët e protestës kanë hapur një faqe në Facebook, kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike me emrin “BOLL MË”. Dje në këtë faqe janë publikuar disa video ku persona të njohur të skenës shqiptare si dhe qytetarët e Tetovës japin përkrahjen e tyre duke udhëzuar dhe të tjerët për të marrë pjesë në protestat e sotme.

Ndërkaq, javën e kaluar protesta është mbajtur gjithashtu edhe në Kumanovë, Kërçovë, Dibër, Gostivar dhe Shkup.

Megjithatë, Komisioni Rregullator i Energjetikës së Maqedonisë së Veriut, nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike për amvisëri, të cilin e rriti për 7,42% në mes të krizës shëndetësore e ekonomike, pavarësisht se qytetarët që protestojnë i dhanë ultimatum që ta shfuqizojë rritjen dhe ta ulë çmimin e rrymës për 20% pasi që në të kundërtën do t’i bllokojnë rrugët kryesore të qyteteve dhe nuk do të japin llogari për të bëmat e tyre.

Vendimi i KRRE-së për të rritur çmimin e energjisë elektrike ishte skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.

Lexo edhe këtu:

Filipçe: Gjysmë viti korona-krizë: Virusi është i paparashikueshëm, ndërsa vjeshta sjell rreziqe të reja (VIDEO)

$
0
0

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në video fjalim, theksoi se kriza shëndetësore botërore e shkaktuar nga Kovid-19 është më e madhe në 100 vitet e fundit. Kjo krizë, vlerësoi, solli pikëllim për ata të cilët i humbën të afërmit e tyre, pasiguri ekonomike për të gjithë ne dhe ndryshim të madh në jetët tona, njofton Portalb.mk.

Gjashtë muaj që kur u regjistrua rasti i parë në vendin tonë, ai u falënderuar për forcën dhe mbështetjen të cilën qytetarët e japin në luftën me virusin.

“Me respektin të masave për mbrojtje të shëndetit personal, përveç që e mbroni veten dhe të afërmit e juaj, jepni kontribut individual në përpjekjet e punonjësve shëndetësorë të cilët çdo ditë luftojnë për jetë njerëzish. E di se jeta me virusin lodh dhe e kuptoj se sa është e vështirë që ndoshta gjërat nuk janë të atilla ashtu siç do të donim të ishin. Por, kjo nuk do të zgjasë përjetësisht. Nga dita në ditë, jemi më afër tejkalimit të krizës”, potencoi Filipçe.

Ai shtoi se duhet të jemi të vetëdijshëm se na pret edhe një periudhë në të cilën duhet të mbrohemi edhe më shumë dhe me më shumë disiplinë duhet t’i respektojmë masat. Sip theksoi, vjeshta sjell rreziqe të reja, ndërsa virusi dëshmoi se është jashtëzakonisht i paparashikueshëm. Për këtë arsye, ai dërgon apel që të gjithë të jemi maksimalisht të kujdesshëm.

“Masat për mbrojtje personale janë të qarta dhe tanimë mirë të njohura. Edhe nuk janë të vështira për respektim, në këtë gjë jam i sigurt. Nevojitet vetëm pranimi i realitetit dhe besim se, në qoftë se me dinjitet iu përmbahemi atyre, kjo do të kalojë. Se do t’ia dalim, ndërsa suksesi do të jetë i yni, i përbashkët. Dëshiroj t’ju bind se si ministër bëjë gjithçka që është e nevojshme që të përgatitemi për periudhën e vjeshtës. Po i përforcojmë kapacitetet spitalore dhe kuadrin. Qeveria e re maksimalisht do t’i orientojë resurset drejt shëndetësisë me qëllim të mbështetjes së punonjësve shëndetësorë dhe sigurim të shërbimeve të mira shëndetësore për të gjithë qytetarët. Dëshirojë edhe një herë t’u falënderohem kolegëve të mi – punonjësve shëndetësor dhe të gjithë atyre që me këmbëngulje punojnë në tejkalimin e krizës. Puna dhe përkushtimi juaj nuk do të harrohen”, thekson Filipçe.

MPB: Janë arrestuar tre ish pjesëtarë të ISIS-it, është konfiskuar armë, municion dhe “rripa vetëvrasës”

$
0
0

Në një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), në bashkëpunim me Agjencinë për Siguri Nacionale (ASN), a me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion (PTHP), dje janë arrestuar tre persona të dyshuar të terrorizëm, të cilët sipas autoriteteve janë organizuar sipas modelit të ISIS-it dhe kanë dëshiruar të kryejnë vepra terroriste, njofton Portalb.mk.

Gjatë kontrolleve janë gjendur edhe “rripa vetëvrasës”. Të arrestuarit paraprakisht kanë marrë pjesë në aksionet e ISIS-it dhe kanë qenë në burg për terrorizëm.

MPB ka dorëzuar padi penale deri te PTHP kundër B.A. (28) nga Kumanova, i cili ka qëndruar në Shkup, për veprën “organizim terrorist” dhe për “terrorizëm”, por edhe kundër V.A. (22) dhe E.L. (25), të dy nga Kumanova, dhe për të njëjtat vepra penale.

B.A., V.A. de E.L. sipas autoriteteve paraprakisht kanë marrë pjesë në formacione paraushtarake dhe parapolicore dhe kanë qenë të dënuar me burg me vendim të plotfuqishëm.

Në fillim të vitit 2019-të, sipas autoriteteve, A.B. ka formuar organizatë bashkë me V.A., E.L. dhe disa persona të tjerë, gjegjësisht qeli të ISIS-it në Maqedoninë e Veriut, me qëllim të kryerjes së veprave terroriste në territorin e saj.

Siç theksojnë nga MPB, ata janë furnizuar me armatim, municione dhe pajisje ushtarake, të cilët i kanë fshehur në afërsi të rrugës lokale fshati Bilakovë/fshati Pçinja në vendin e quajtur “Menkova Koliba”.

Gjatë aksionit të djeshëm, të kryer pas njohurive të marra operative janë gjetur: pesë pushka automatike, pushka-mitraloz, 18 krehër për pushkë automatike me nga 30 plumba, krehër me 15 plumba, tre kundakë druri, një kundak me mekanizëm për qitje, tre granata për hedhës dore me mbishkrimin RD 40mm, pesë ndezës për granata për hedhës dore me siguresë, dy kapela të maskuara, dy nënkapela të zeza dhe ngjyrë hiri, dy palë doreza të maskuara, flamur të ISIS-it, shall me ngjyra arabe.

Të paraqiturit janë arrestuar dje gjatë bastisjeve në shtëpi dhe hapësira tjera. Tre bastisje janë bërë në Kumanovë dhe një në Shkup, a më pas Policia njofton se ka gjetur dy rripa të punuara me dorë të cilat kanë qenë të mbushura me lëndë pluhur (eksploziv), gjegjësisht rripa për vetëvrasës me bombë, kushineta metalike të montuara në bazë kartoni dhe dy ndezës nga bombë dore për aktivizimin e rripave, dy pajisje me tela me trashësi të ndryshme, dy radiostacione, siguresë për pajisje eksplozive, lap-top kompjuter, nëntë telefona celularë, pesë sim-kartela, pajisje elektronike me objektiv, dy USB, mbështjellës arme, rroba të maskuara, dy thika me mbështjellës, automobil Audi A-3 dhe tjera.

Po rrënohet objekti pa leje te QT “Mavrovasja” (VIDEO)

$
0
0

Po rrënohet objekti pa leje te Qendra Tregtare “Mavrovasja”, pas vendimit të djeshëm të Qeverisë, e cila e angazhoi NP “Rrugët e Maqedonisë” ta rrëzojnë objektin, pasi që dy herë nuk u paraqit në tenderin e Komunës së Çairit asnjë ndërmarrje, njofton Portalb.mk.

Prej asaj që mund të shihet nga terreni, makineritë e N.P. Rrugët e Maqedonisë po mundohen t’i rrëzojnë shtyllat e betonit, por kanë vështirësi për shkak trashësisë.

Në vend janë gjithashtu edhe forcat policore.

Foto-galeri nga rrëzimi i objektit

Pronari i objektit, Mevludin Aliti, në konferencë për shtyp deklaroi se ai ka leje për ndërtim të objektit.

“Do të shkojmë në gjyq dhe do të kërkojmë dëmshpërblim për këtë. Por nuk do të ndalemi me kaq, ne drejtësi do të kërkojmë edhe në Strasburg”, tha Aliti.

Video nga rrëzimi i objektit

Ndërkohë, dje  Ministria e Punëve të Brendshme paraprakisht njoftoi se ka ngritur padi penale kundër personit i cili dyshohet se është pronar i objektit pa leje të ndërtuar para QT Mavrovasja. Nëpërmjet një komunikate me shkrim, nga kjo ministria informuan se padia është ngritur pas dokumentimit të plotë të rastit dhe pas aktiviteteve të ndërmarra në bashkëpunim me Prokurorinë Publike.

“SPB Shkup – Njësia për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik ka ngritur kallëzim penal kundër personit M.A. (34) për shkak të dyshimit bazë se i denoncuari është autor i veprës penale “ndërtim i paligjshëm” sipas nenit 244 – a nga KP të objektit të ndërtuar në mënyrë ilegale në bul. Goce Delçev para QTSH Mavrovasja. Nga ana e SPB Shkup në koordinim me PTHP – Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate në drejtim të vërtetimit të ekzistimin të bazës së dyshimit për kryerjen e veprës penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare në bazë të nenit 244-a “Ndërtim pa leje” nga KP dhe pas dokumentimit të plotë të rastit sot në PTHP – Shkup është ngritur padi penale adekuate”, njoftuan nga MPB.

Objekti në fjalë u ndërtua në lokacionin ku ka qenë i pozicionuar më herët lokali “Fontana”, i cili muaj më parë u përfshi nga zjarri. Zjarri përfshiu gjithçka duke lënë vetëm skeletin e strukturës metalike të lokalit afër përmendores së Hasan Prishtinës.

LEXO: Komuna e Çairit në tentim të tretë për të gjetur operator për rrënimin e objektit para QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna Çair e shpalli tenderin e tretë për rrënim të objektit pa leje te “Mavrovasja”, çmimi është rritur në 2 milionë denarë
LEXO: Kërkimi i jashtëzakonshëm i Mevludin Alitit, rasti “Mavrovasja”
LEXO: Dështoi edhe thirrja e dytë për rrënimin objektit te QT “Mavrovasja”, Komuna të hënën vendos si më tutje
LEXO: Komuna e Çairit në tentim të dytë për të gjetur kompani që do të rrënojë objektin para QT “Mavrovasja”
LEXO: MPB ka njoftuar Prokurorinë se ka bazë të dyshojë se kush ndërton pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Asnjë operator ekonomik nuk është i interesuar që të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja”
LEXO: Komuna e Çairit nesër do të shpallë ofertat për zgjedhjen e kompanisë që do të rrënojë objektin pa leje te QT “Mavrovasja
LEXO: Komuna e Çairit nuk e ka gjetur akoma pronarin e objektit pa leje në QT “Mavrovasja”, rrënimi nuk pritet të ndodhë së shpejti
LEXO: Komuna e Çairit thotë se “personi i panjohur” ndërton objekt ilegal në QT “Mavrovasja”, vendimi për rrënim duhet të kalojë disa procedura
LEXO: Zjarri e ka kapluar një kafiteri në Q.T. Mavrovasja (VIDEO)

Argëtim pa protokolle në “Biser”: Lokali i paregjistruar, do të ketë ndalesë për punë deri 30 ditë

$
0
0

Video nga një aheng pa protokolle, që është mbajtur dje në një kafene në qendrën tregtare “Biser” në Aerodrom të Shkupit, nga sot në mëngjes ka nxitur një varg reagimesh në rrjetet sociale, njofton Portalb.mk.

Siç mund të shihet në video, në aheng  kanë pas një numër të madh të të rinjve, pa u respektuar masa për distancë sociale. Në një pjesë të videos shihet edhe si të rinjtë e ndajnë të njëjtën nargile mes tyre, transmeton 360 Gradë.

Për këtë rastin është informuar edhe Inspektorati i tregut, prej nga thonë që ngjarjen e kanë denoncuar qytetarë të përgjegjshëm, 15 minuta para mesnate. Për më pak se gjysmë ore, thonë ata, ekipi më i afërt i inspektorëve është nisur drejt lokalit dhe ka konstatuar një sërë parregullsish.

Është konstatuar që lokali është ende i paregjistruar, ndërsa është shkelur edhe orari i punës, që nga 1 shtatori (përveç të premten dhe të shtunën kur është deri në ora 1) është deri në mesnatë.

Drejtori i Inspektoratit të tregut, Stojko Paunovski, për “360 gradë” thotë që inspektorët kanë bërë procesverbal, do të parashtrohet kallëzim për kundërvajtje dhe do të ketë ndalesë për punë deri 30 ditë.

Për mosrespektim të protokolleve, në anën tjetër, duke e pasur parasysh që lokali ende nuk është i regjistruar, do të parashtrohet kërkesë në MPB për t’u vepruar më tej.

Kjo nuk është shkelja e vetme e protokolleve për mbrojtje nga kovid-19. Nga Inspektorati thonë që kanë edhe më tepër raste “më të imëta”, kur lokalet nuk iu përmbahen atyre, si distancë e pamjaftueshme e tavolinave. Në pjesën më të madhe të rasteve, siç thonë, shkruajnë vetëm paralajmërime.

Megjithatë, ajo që gjithashtu paraqet problem janë dasmat dhe festat tjera familjare, që organizohen në regji private në oborre, ndërsa inspektorati nuk mund të reagojë për shkak se nuk ka kompetencë, ndaj duhet të thirret policia.

Prandaj, nga Inspektorati i tregut thonë që sot kanë kërkuar nga Komisioni për sëmundje infektive të përgatitë protokolle të caktuara për mbajtje të ngjarjeve të këtilla që të mund të organizohen në lokale, për t’u kontrolluar nëse masat mbrojtëse respektohen.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>