Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all 8851 articles
Browse latest View live

“Harrove” kënga e re nga Genc Prelvukaj e Eni Koçi (VIDEO)

$
0
0

Genc Prelvukaj e Eni Koci kanë publikuar këngën e tyre më të re “Harrove”.

Producent i këngës është Genc Prelvukaj, derisa teksti është shkruar nga të dy këngëtarët, transmeton Koha.net.

Videoklipi është punuar nga Black Fish Entertainment.


Rikthehet Elvana Gjata! Kur nuk pritej publikon klipin e ri (VIDEO)

$
0
0

Elvana Gjata i është rikthyer projekteve muzikore, pavarësisht lajmeve më të fundit që kanë qarkulluar për të. Duket se nuk ka gjë që e ndal artisten dhe që e mban atë larg karrierës muzikore. Këngëtarja ka publikuar vetëm pak orë më parë videoklipin e saj më të ri të këngës “Shade” në bashkëpunim me producentin Poo Bear, shkruan Bordo.al.

Videoklipi është publikuar nga producenti i famshëm hollivudian, njëkohësisht edhe i Elvana Gjatës, Poo Bear në kanalin e tij muzikor në Youtube.

 

Dokumentar për trajnerin Guardiola: Merre topin, pasoje topin(VIDEO)

$
0
0

Lionel Messi, Thierry Henry, Xavi dhe shumë emra të tjerë të njohur të sportit më popullor në planet, kanë dhënë arsyet e tyre përse besojnë se Barcelona është skuadra më e mirë e botës.

Në një dokumentar, ku fokusi kryesor ishte te trajneri Pep Guardiola, u analizua loja e formacionit “blaugrana” dhe stili i veçantë “tiki taka”.

“Merre topin, pasoje topin” është titulluar dokumentari i veçantë, që shpjegon edhe rrugëtimin e teknikut të njohur, që fitoi 14 trofe në vetëm 4 vite në stolin “blaugrana”, që prej 2008-s e deri në vitin 2012.

Me personazhe që do t’i kishte zili çdo regjisor filmi në “Hollywood” zbulohen tensionet dhe rivaliteti Mourinho-Guardiola, nën simbolikën e famshme të “El Clasico”-s.

Në imazhe dhe në intervista tregohet gjithashtu mbi rëndësinë e vizionit që diktoi holandezi Johan Cruyff dhe sesi Lionel Messi për pak sa nuk u refuzua nga Barcelona kur ishte në moshë të vogël.

Maqedoni, ndryshimet kushtetuese kaluan leximin e parë (FOTO+VIDEO)

$
0
0

Me dhjetë orë vonesë, në Kuvendin e Maqedonisë u miratua leximi i parë i propozimit të Qeverisë për ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e Prespës, transmeton Portalb.mk.

Me 80 vota “për”, 39 “kundër” dhe asnjë “përmbajtur”, ndryshimet kushtetuese kanë kaluar leximin e parë.

Për shkak të kontestimit, u kërkua që votimi të bëhet në mënyrë vetanake nga secili deputetë, duke i lexuar me zë secilën votë të deputetëve.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, para leximit të votave kërkoi nga sigurimi i Kuvendit që të mbyllen dyert e sallës plenare.

Vendimi i sotëm hynë në fuqi menjëherë nga sjellja e tij.

Në afat prej 15 ditësh kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi duhet të përgatit draft Kushtetutën e Maqedonisë.

LEXO: VMRO-DPMNE-ja, “për” votuan katër deputetë të akuzuar në rastet e PSP-së
LEXO: Shantazhimi, Zaev me demant ndaj informacioneve të “Kurir” dhe “Republika”
LEXO: Janushev: Miliona euro për votat e deputetëve, të ndërhyjë Prokuroria
LEXO: Seanca do të fillojë në ora 21, për VMRO-DPMNE-në ajo ka mbaruar

Kryeministri Zaev pas votimit: Veçanërisht dua t’i falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së


****************************************************************************************
19.25-  
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka njoftuar se seanca kuvendore në të cilën duhet të vazhdojë debati për ndryshimet kushtetuese, pas disa prolongimeve do të filloj në ora 21.00, përcjell Portalb.mk.

Partia opozitare VMRO-DPMNE, sonte përmes një njoftimi ka thënë se për ata seanca e sotme ka përfunduar.

**************************************

16:30 – Seanca kuvendore në të cilën duhet që të vazhdojë debati për ndryshimet kushtetuese, edhe pse u paralajmërua për në ora 15:00, ende nuk ka filluar dhe nuk dihet se kur dhe nëse fare sot do të fillojë, njofton Portalb.mk.

Në sallën për seanca plenare gjenden një pjesë e deputetëve nga shumica parlamentare, ndërkaq në galeri janë një numër i madh i ekipeve mediatike.

Nuk ka informata se pse përsëri seanca nuk ka filluar në orarin e paralajmëruar. Fillimisht, seanca u paralajmërua se do të fillojë në orën 12:00 dhe pas pritjes prej një ore e gjysmë, është anuluar për në ora 15:00.

Sipas informatave jo-zyrtare që i publikojnë disa media të caktuara, është siguruar shumicë prej dy të tretave – që është e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Gjatë kohës së pritjes për fillimin e seancës, deputeti Antonio Milloshoski në emër të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së kërkoi nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ta vendos në rend të ditës pikën për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij votimi është zvarritur deri më tani pasi që nuk është siguruar dy e treta e deputetëve.

“Kërkojmë nga zotëri Talat Xhaferi, pa shtyrje ta vendos pikën për votim, që të shohë që shumica parlamentare që nuk ka shumicë. Kanë kaluar 19 ditë nga referendumi i dështuar. Shohim se qeveria po e zvarritë votimin. Këtë po e bën për shkak se shumica është e vetëdijshme se për deputetët më i rëndësishëm është vullneti i qytetarëve se sa presioni i qeverisë, tha Miloshovski.

Ai refuzoi të komentoj lidhur me atë nëse ndonjë deputet i VMRO-DPMNE-së e ka ndryshuar mendjen për votimin e ndryshimeve kushtetuese.

14:30- Senaca e Kuvendit, në të cilën pritet që të votohet për ndryshimet kushtetuese është shtyrë për në orën 15:00. Kjo seancë ishte paraparë që të filloj në orën 12:00.

******************************************************************************************

14:15 – Shumica e mediave në Maqedoni, jozyrtarisht raportojnë se janë siguruar 2/3 e votave “për” ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të kalojnë në leximin e parë në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk

“1TV”: Është siguruar 2/3 e votave “për” ndryshimet kushtetuese
“Fokus”: BDI dhe LDSM thonë se janë siguruar 2/3 e votave

Ndryshimet kushtetuese janë në rend dite të seancës së 61-të të Kuvendit të Maqedonisë, dhe e njëjta edhe pse u paralajmërua për në ora 12:00, ende nuk ka filluar.

Nga ana tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukoski i akuzuar në rastin “E Enjtja e Përgjakshme”, është liruar sot nga burgu shtepiak.

Ndërkaq, në rrjetin social “Twitter”, eurokomesari Johanes Han ka deklaruar se deputetë duhet të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese.

********************************************************************************************************

13:00 – Seanca e 61-të e Kuvendit të Maqedonisë në rend dite të së cilës janë ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e Prespës, edhe pse u paralajmërua për në ora 12:00, ende nuk ka filluar, transmeton Portalb.mk.

Informacionet thonë se shumica parlamentare ende janë duke bërë përpjekje për të siguruar 80 deputetë që do të votojnë “për” ndryshimet kushtetuese.

Në Kuvendin e Maqedonisë sot është parë i pranishëm edhe deputeti, i cili ditë më parë doli nga burgimi shtëpiak, Sasho Vasilevski.

Në konferencë për media, deputeteja e Lidhjes Social Demokrate të Re, Sanja Mirakovska deklaroi se shumica beson se i ka siguruar 80 deputetët.

Duke komentuar ardhjen e diplomatit amerikan, Metju Palmer, dhe akuzat e Rusisë se është duke u kryer trysni në Maqedoni, Mirakovska ka deklaruar se ato nuk janë trysni, sepse vendimin e japin deputetët.

LEXO: Deputetja Mirakovska: Ne besojmë se i kemi 2/3 e votave për ndryshimet kushtetuese

***************************************************************************************************
08:30 – Sot në Kuvendin e Maqedonisë do të mblidhen sërish deputetët për seancën e 61-të e Kuvendit të Maqedonisë ku në rend dite janë ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, njofton Portalb.mk.

Pasi në ditët që kaluan u shter debati për to sepse deputetët e VMRO-DPMNE-së hoqën dorë nga fjalimet ndërsa të tjerët nuk e vazhduan diskutimin, kryetari i parlamentit Talat Xhaferi vendosi që sot të mbahet seanca në të cilën pritet dhe votimi për apo kundër marrëveshjes.

Një ditë para votimit, kryeministri Zoran Zaev u shpreh optimist se ka siguruar shumicën e nevojshme prej 80 deputetëve për të votuar në dobi të marrëveshjes. Pas miratimit të kësaj faze, tha ai, bashkërisht me opozitën dhe opinionin publik, nëpërmjet konsenzusit, do të bëhet përpunimi i propozim-amendamenteve.

Koordinatori i Lidhjes Sociale Demokrate (LSDM), Tomisllav Tuntev të enjten edhe njëherë u bëri thirrje deputetëve të votojnë për, ose do të ketë zgjedhje të parakohshme, njofton Portalb.mk.

Deputeti Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim, të enjten tha se nuk është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend.

Gjithashtu edhe Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Bujar Osmani të enjten tha se “pas 17 qershorit dhe 30 shtatorit, nesër është dita D ku do të dihet nëse vendi shkon në zgjedhje ose hapen ndryshimet kushtetuese.”

Nga ana tjetër lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ditë me radhë thotë se deputetët e partisë që ai e udhëheq nuk do të votojnë për. Duke përdorur edhe shkronja të MËDHA, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, iu përgjigj letrës së djeshme të ndihmës sekretarit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euoraziatike, Ves Miçel, në të cilën kërkoi që privatisht dhe publikisht t’u hapet hapësirë deputetëve të VMRO-DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese në Kuvend që të deklarohen sipas vullnetit të tyre, njofton Portalb.mk.

E vetmja që publikisht ka thënë se do të votojë për është deputetja e Partisë Socialiste e cila është në koalicion me VMRO-DPMNE-në, Vlladanka Aviroviq.

LEXO: Deputetja e koalicionit të VMRO-DPMNE-së do të votojë për ndryshimet kushtetuese

Sipas propozimit të Maqedonisë, me marrëveshjen e nënshkruar në Prespë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Kushtetuta e Maqedonisë do të pësojë ndryshime në katër nene: Shtesë në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë me atë – Republika e Maqedonisë Veriore, ndryshime në preambulën e Kushtetutës, garanci për kufijtë e territorial të Republikës së Maqedonisë dhe kujdes për qytetarët e Maqedonas në diasporë dhe më gjerë.

Ndryshe, seanca e 61-të ka nisur të hënën, e cila u diskutua në opinion për shkak të propozimit të kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev për falje dhe pajtim në Kuvend.

“Vetëm nëpërmjet bisedave gjendet zgjidhje dhe unë jam për dialog. Nuk më shkon ndër mend të ndikoj në punën e prokurorëve dhe gjykatësve, por duhet të falim”, tha Zaev dje në seancën plenare për ndryshimet kushtetuese.

Menjëherë pas deklaratës së Zaevit, arriti lajmi se deputetët e VMRO-DPMNE-së, Sasho Vasilevski dhe Luben Arnaudov janë liruar nga paraburgimi shtëpiak, i cili u ishte caktuar si masë pas akuzës për pjesëmarje në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Cipras i pari e uroi Zaevin: Votimi i sotëm është një hap i madh (FOTO)

$
0
0

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras është i pari që ka uruar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev miratimin në leximin e parë të ndryshimeve kushtetuese që parashihen në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, transmeton Portalb.mk.

“Urime, miku im, Zoran Zaev. Votimi i sotëm është një hap i madh drejt suksesit të përbashkët. Hap drejt ardhmërisë së qetë dhe prosperuese për popujt tanë”, ka shkruar Cipras në rrjetin social “Twitter”.

 

Përndryshe, me 10 orë shtyrje, sot në Kuvendin e Maqedonisë, me 80 vota “për”, ndryshimet kushtetuese kanë kaluar leximin e parë. “Për” ndryshimet kushtetuese kanë votuar 8 deputetë të VMRO-DPMNE-së.

LEXO: VMRO-DPMNE-ja, “për” votuan katër deputetë të akuzuar në rastet e PSP-së
LEXO: Shantazhimi, Zaev me demant ndaj informacioneve të “Kurir” dhe “Republika”
LEXO: Janushev: Miliona euro për votat e deputetëve, të ndërhyjë Prokuroria
LEXO: Seanca do të fillojë në ora 21, për VMRO-DPMNE-në ajo ka mbaruar

Kryeministri Zaev pas votimit: Veçanërisht dua t’i falënderoj deputetët e VMRO-DPMNE-së

Ajtene Qamili e pasuroi thesarin shkencor albanologjik me “Perla gjuhësore” (FOTO)

$
0
0

Në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës, “Koço Racin” në Shkup, mbrëmë u promovua libri “Perla gjuhësore” nga studiuesja dhe profesoresha universitare Ajten Hajdari – Qamili, si rezultat i punës dhe hulumtimit disavjeçar, e cila rezultoi me prurje të reja në fushën e albanologjisë, njofton Portalb.mk.

Libri është i ndarë në gjashtë kapituj dhe në të shtjellohen çështje drejtshkrimore, dialektologjike, leksikore, çështje të ndërndikimeve gjuhësore, probleme të sociolinguistikës e të psikolinguistikës si dhe kritika e recensione. Në këtë libër sillen analiza, shpjegime dhe tëhollime me interes për gjuhësinë shqiptare, sepse ka shumë risi të identifikuara drejtpërdrejt në terren. Prandaj titulli i kësaj përmbledhjeje është “Perla gjuhësore”, që aludon pikërisht këto copëza të vogla, por të rëndësishme të nxjerra nga thellësia e detit (terreni).

Promotori i librit, profesori universitar Haki Ymeri, vlerësoi me nota të larta librin, duke theksuar se vepra në fjalë është hulumtim shkencor serioz me prurje në albanologji, e cila është realizuar si rezultat i një pune të gjatë.

“Punimi i Ajtenes është i mirë pasi që nuk është bërë për 1 muaj 2, apo 3-4, por me vite të tëra, vazhdimisht duke prezantuar nëpër simpoziume të ndryshme. Të gjitha punimet që i ka mbledhur në këtë botim me të vërtetë janë perla. Mund të konstatoj se vepra në fjalë përmban hulumtime shkencore serioze me prurje në albanologji”, vlerësoi profesori Ymeri, i cili është në pension, por për nder të angazhimit të profesoreshës, kishte pranuar ftesën për të qenë pjesë e promovimit.

Nga e majta, profesorët: Asllan Hamiti, Ajten Hajdari – Qamili dhe Haki Ymeri

Përpara të pranishmëve, fjalim mbajti edhe recensenti i veprës, profesori universitar, Asllan Hamiti, i cili tha se ky libër dëshmon formimin e gjerë dhe të shëndoshë të autores, ndërkaq theksoi gjithashtu se i njëjti do të shërbejë si burim referimi për studiuesit e tanishëm dhe të ardhshëm.

“Vepra në fjalë përmban hulumtime shkencore serioze, me prurje të reja në fushën e albanologjisë. Duke lexuar shkrimet e saj, jo vetëm që njihemi me të vërtetat shkencore për shqipen, por ato do të shërbejnë edhe si burim referimi për studiuesit e tanishëm e për brezat që do të vijnë. Teksti përshkohet nga një stil shkencor, e një shqipe standarde të kulluar. Një punë e tillë, dëshmon formimin e gjerë e të shëndoshë teorik, praktik dhe metodologjik të autores”, tha profesori Hamiti, duke falënderuar profesoreshën Ajten për veprimtarinë e frytshme që e jep në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave, në studimet albanologjike si dhe në përparimin dhe qytetërimin e përgjithshëm të popullit shqiptar.

Profesor Asllan Hamiti

Fjalë miradije dhe falënderim për ndihmën që i jep kulturës shqiptare, i shprehu edhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës Koço Racin, i cili tha: “profesoreshën kam pasur nderin ta njoh që para 6 viteve dhe prej atëherë kemi bashkëpunuar dhe na ka ndihmuar shumë për të realizuar projektet kulturore shqiptare. Profesoresha është punëtore e vyer dhe një vepër si kjo do të na shërbejë të gjithëve”.

Sfida dhe dashuri për “perlat”

“Dashuria është reciproke, reflektohet, pra është e dyanshme. Nëse mbjell dashuri padyshim që do të korrësh dashuri dhe e di që në këtë sallë ndihem aq e rehatshme, aq e lumtur, sepse e di që të gjithë ju që jeni këtu vërtet më doni dhe vërtetë ju dua”, me këto fjalë, autorja i përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit që e zbukuruan dhe madhëruan promovimin e botimit të saj.

“Këtë libër së pari desha ta titulloj Dromca gjuhësore, për shkak të modestisë dhe për të aluduar kontributin e vogël, megjithatë mora kritika nga miqtë e mi të cilët më thanë mjaft e shkele veten, jepja meritën që e ka ky libër. Atëherë thashë përsëri do të qëndroj te modestia ime, do ta emërtoj perlë, sepse perlat janë gjëra shumë të vogla, por në anën tjetër janë gjëra shumë të vlefshme. Por jo vetëm kjo, puna është edhe te vështirësia, për të arritur deri te perlat, meqë e dimë se duhet të zhytemi thellë nëpër detëra dhe oqeane dhe me shumë vështirësi për t’i nxjerrë ato. Këto vështirësi i kam hasur unë gjatë gjithë këtyre viteve, jo vetëm gjatë hulumtimit, meqë një pjesë e madhe e punimeve kanë qenë nga terreni, pastaj punë krahasimi, analize dhe mbi të gjitha më është dashur ndonjëherë të bie ndesh me arritjet gjuhësore të deritanishme dhe për të thënë ndryshe nga ajo që është thënë deri më tani. Për të marrë këtë guxim të duhen fakte dhe unë jam përpjekur të nxjerr këto fakte. Gjatë jetës sonë kemi shumë vështirësi, sidomos për gjininë femërore, sepse për të qenë edhe prind, edhe familjar, edhe mësimdhënës, edhe shkencëtar, është vërtetë sfidë dhe vështirësi e madhe. Edhe unë për t’i nxjerrë këto perla dhe të gjitha arritjet e mia e për të qenë sot kjo që jam para jush, kam përjetuar dhe përballuar stuhira të ndryshme, por barkën time nuk e ka shembur asnjë stuhi”, tha përpara të pranishmëve profesoresha.

Autorja e botimit, Ajten Hajdari – Qamili

“Qershia mbi tortë” ishte surpriza e studentëve të profesoreshës, të cilët atë e emocionuan dhe këndshëm e befasuan me një dhuratë modeste, në shenjë falënderimi për gjithë përkushtimin dhe punën e saj të palodhshme për ta.

Të interesuarit librin mund ta gjejnë në librarinë e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, por së shpejti edhe në librari të tjera.

Biografia e autores:

Ajten Hajdari – Qamili lindi më 03.02.1979 në Strugë, Maqedoni, tetëvjeçaren e ka kryer në ShF “Vëllezërit Milladinov” në Strugë në vitin 1993 me sukses të shkëlqyeshëm. Gjatë shkollimit ka marrë shpërblime të ndryshime të nivelit lokal si dhe regjional, mes të cilave çmimin e konkursit republikan për krijime letrare, “Poezia më e mirë për nënën”, në mars të vitit 1991 të ditores “Fala e vëllazërimit” dhe për këto suksese ishte mysafire e disa emisioneve televizive dhe gazetave ditore. Gjimnazin e përgjithshëm e kreu në ShAM “Niko Nestor” në Strugë më 1997, me sukses të shkëlqyeshëm.

Nga shpërblimet e tjera veçohen çmimet: “Nxënës me inteligjenca të larta” dhe vendi i tretë në garat republikane “Hulumtuesit e rinj” të R. së Maqedonisë, mbajtur në maj 1994 në Strumicë. Diplomoi në Fakultetin e Filologjisë “Bllazhe Koneski” në Katedrën e Gjuhës dhe letërsisë Shqiptare në Shkup më vitin 2001, me mesatare të lartë. Gjatë studimeve ka fituar çmimet “Studentja më e mirë e fakultetit”, “Krenaria e Këshillit të Studentëve të Fakultetit të Filologjisë” dhe “Studentja me mesatare më të lartë” nga ShSShM “Fan Stilian Noli”, kurse nga rektorati i Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi” – Shkup shpallet “Studentja me mesatare më të lartë i diplomuar në vitin 2001/02” me çrast shpërblehet me medalje të artë. Prej vitit 2002 punon në Fakultetin e Filologjisë të Shkupit, në Katedrën e Gjuhës dhe letërsisë Shqiptare, njëherë si asistente e tash si profesor inordinar. Magjistroi më 25.05.2008 me temën “Variantet sociale të të folmeve shqipe të rrethit të Strugës dhe interferenca ndërgjuhësore (te monolinguistët, bilinguistët dhe multilinguistët)”, kurse doktoroi më 24.11.2011 me tezën “Të folmet shqipe të qarkut të Strugës (në kontekst ballkanik)”.
Përveç në ciklin e parë, ajo ligjëron edhe në ciklin e dytë e të tretë, duke udhëhequr kandidatë për punime të magjistraturës ose duke qenë anëtare komisioni e disa doktoratave, magjistraturave e diplomave dhe mentorë e mbi 100 kandidatëve. Ndërkohë ka qenë edhe lektore, redaktore gjuhësore dhe recensentë e disa librave shkollore e studentore. Përpos tjerash, ka marrë pjesë edhe në një numër të konsiderueshëm konferencash e simpoziumesh shkencore brenda dhe jashtë vendit. Përveç poezive, tregimeve, intervistave dhe artikujve të ndryshëm nëpër gazeta dhe revista të ndryshme, ka botuar edhe mbi 40 punime shkencore në shqip, maqedonisht dhe anglisht (edhe me faktorin impakt), librin universitar “Gjuhësia shqiptare”, doracakun për studentë “Shkrimi akademik”, është bashkautore e librit universitar “Dialektologjia e gjuhës shqipe” (Shkup, 2014) etj.

Picë fenomenale familjare sipas recetës së Jamie Oliverit të famshëm (Video)

$
0
0

Ai shumë sekrete të kuzhinës i ka ndarë me miliona njerëz në gjithë botën (Video)

Jamie Oliver ua ka mësuar kuzhinën shumë njerëzve dhe i ka lumturuar shumë amvisa, sepse u ka treguar që për përvojë të përsosur në kuzhinë nuk nevojitet shumë kohë, transmeton Telegrafi.

Ai shpesh ushqimin e përgatit me familjarët e tij, ndërkaq ndjekësit besnikë të tij dinë që kënaqet kur gatuan i shoqëruar nga fëmijët e tij.

Një ndër recetat e preferuara të tyre – pica familjare – Jamie dhe fëmijët e tij me dëshirë dhe shpesh e gatuajnë.

Është gjetur nëndetësja gjermane e fundosur para 100 vitesh (Foto)

$
0
0

Është gjendur nëndetësja gjermane, që ishte fundosur gjatë Luftës së Parë Botërore, kur asnjë anëtar i ekuipazhit nuk kishte shpëtuar gjallë.

Pamjet e lundrës U-87 janë lokalizuar për herë të parë, që kur u sulmua dhe pësoi keq prej forcave britanike, në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1917, transmeton Telegrafi.

Lokacioni konkret nuk është parë deri më tani, që kur shkencëtarët britanik e provuan një hidrolokator të ri, në brigjet e Uellsit.

Imazhet e shfaqin nëndetësen të ruajtur në mënyrë të përkryer, derisa qëndron e kthyer mbarë në tabanin e detit të Irlandës.

Kjo është bërë e mundur nëpërmjet teknologjisë së re, që është improvizuar për të gjetur 168 nëndetëset që besohet të jenë fundosur në atë regjion.

Të gjeturat e projektit, do të shfrytëzohen që të hulumtohen formimet e valëve dhe rrymave të ujërave, që të studiohet më mirë batica dhe zbatica.


Në Norvegji gjendet një ndër rrugët më të bukura dhe të rrezikshme në botë (VIDEO)

$
0
0

Rruga Atlantike apo Atlanterhavsveien është një nga rrugët me pamjet më të bukura në botë, edhe pse është vetëm 8,3 kilometra e gjatë.

Kjo magjistrale është ndërtuar në Norvegji në vitin 1989, kurse sot përfaqëson një pjesë të trashëgimisë kulturore të Norvegjisë dhe është pjesë e turneve turistike, transmeton Telegrafi.

E ndërtuar me qëllimin e vetëm të lidh fshatrat e vogla dhe disa ishuj, në këtë rrugë të shkurtër janë ndërtuar edhe 8 ura.

Shoferët mund të kënaqen gjatë vozitjes duke shijuar peizazhet e papara, por edhe mund të ndihen të pasigurt për shkak të “zemërimit” të detit në Norvegji.

Ndërtimi i saj ka zgjatur 6 vite dhe ka kushtuar 25 milionë dollarë, kurse gjatë asaj kohe vendi ishte goditur nga 12 uraganë që nuk i ndalën inxhinierët ta përfundojnë projektin.

Sot këtë rrugë e “godasin” erërat dhe valët e forta që është atraksion turistik, por këto fenomene natyrore vetëm sa po ia rrisin bukurinë peizazheve.

Kur është moti i ligë, dukshmëria mund të zhduket për pak sekonda, dhe më pas përplasen me rrugën valët e mëdha i kalojnë barrierat pa ndonjë problem.

Pajtimi nacional të mërkurën, deputeti Kiracovski: Jemi optimist(VIDEO)

$
0
0

“Ne jemi optimist, ne për çdo ditë do t’i ftojmë deputetët, dhe bashkërisht të marrim pjesë në procesin e pajtimit nacional. Kjo bëhet veçanërisht për deputetët e VMRO-DPMNE-së, veçanërisht për deputetët që nuk votuan të premten, me qëllim që të nxiten, që një nga një të kyçen në procesin e pajtimit nacional”, kështu u deklarua deputeti i Lidhjes Social Demokratike të Maqedonisë (LSDM), Aleksandar Kiracovski në konferencë për media në qendrën mediale të Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Deputeti Kiracovski njoftoi se ende nuk është dorëzuar iniciativa për formimin e trupit për pajtim nacional, por tha se konferenca e sotme dhe e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev që u mbajt të premten, kishte për qëllim që të shprehet gatishmëri për bashkëpunim në këtë proces.

“Ende nuk ka iniciativë për pajtimin nacional. Pikërisht kjo konferencë për media është për deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët nuk votuan “për” ndryshimet kushtetuese, që të bashkohen dhe të marrin pjesë në këtë pajtim nacional. Me këtë konferencë, me konferencën e kryeministrit të premten, me aktivitet e çdoditshme, ne kemi bërë thirrje. Ne jemi të hapur për bashkëpunim, që bashkërisht ta udhëheqim procesin për pajtim nacional. A e dini, që të pajtohen fqinjët, duhet fillimisht kolegët, deputetët të pajtohen, dhe ky proces të shpërndahet, që të ketë ndikim ndaj të gjithëve në shtetin tonë”, tha Kiracovski.

Kiracovski ftoi deputetë e VMRO-DPMNE-së që të marrin pjesë në procesin e përpilimit të draft-amendamentet e Kushtetutës së Maqedonisë.

Trupi për pajtim pritet të formohet të mërkurën 

Megjithëse u paralajmërua për sot, trupi për pajtim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pritet që të formohet të mërkurën, për shkak se kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ndodhet në vizitë zyrtare në Çeki.

Trupi për pajtim ishte një nga katër kërkesat e deputetëve të VMRO-së të cilët votuan për ndryshimet kushtetuese që parashihen me marrëveshjen e Prespës, dhe të cilat të premten kaluan leximin e parë.

Qeveria e Maqedonisë ka afat pesëmbëdhjetë ditë për dorëzimin e propozim amendamenteve të Kushtetutës në Kuvend.

Do të formohet trupi parlamentar për pajtim

Është arrestuar Milenko Nedelkovski (FOTO)

$
0
0

Gazetari Milenko Nedelkovski sot është arrestuar, dhe dërguar në Stacionin Policor të Velesit, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë burimet nga realizimi i procedurës, Milenko është arrestuar për shkak të gjuhës së urrejtjes së përdorur në rrjete sociale, për të cilën Prokuroria Publike ditë më parë ngriti padi penale.

Milenko ka shkruar edhe shkrim në rrjetin social “Facebook”, ku thotë se në dyert e shtëpisë së tij ka ardhur policia, për ta arrestuar, për shkaqe siç thotë ai, ata nuk i dinin.

 

Pastërtia në Tetovë: mungesa e deponisë për materiale ndërtimore ka shkaktuar kaos me hedhjen e mbeturinave

$
0
0

Komuna e Tetovës nuk ka deponi për materialet e ngurta andaj nëpër vende publike janë hedhur me traktorë dhe kamionë mbeturina ndërtimore. Autoritetet duhet të angazhohen që sa më parë ta realizojë premtimin, i cili do të parandalonte kaosin me hedhjen pa-kontroll të këtij lloji të mbetjeve, njofton Portalb.mk.

Mungesa e një deponie të tillë, ka bërë që qytetarët gjatë ndërtimeve që i bëjnë nëpër prona, materialet t’i hedhin gjithandej nëpër vende publike, por ndonjëherë edhe t’i lënë përpara koshave të plehrave që më pas punëtorët e higjienës komunale të kenë problem gjatë pastrimit të mbeturinave të përditshme. Të njëjtën gjë e bëjnë edhe ndërmarrjet që kryejnë punimet për të cilën dëshmojnë fotot e siguruara nga Portalb.mk ku siç mund të shihni është hedhur asfalt. Mbeturinat e tilla, zakonisht hidhen në periferi të qytetit, në vende të caktuara rreth lumit “Shkumbin”, në afërsi të varrezave myslimane, varrezave ortodokse, por edhe në vende të ndryshme në malësinë e Tetovës.

Banorët thonë se mbeturinat zakonisht hidhen gjatë vikendit nga kur policia por, edhe inspektorati komunal nuk janë shumë aktiv, ndërsa ndërmarrjet në afërsi të kësaj qendre nuk punojnë atë ditë.

“Këta mbeturina janë hedhur gjatë ditës së diel, ne nuk kemi qenë këtu në punë dhe nuk i ka parë askush se kur i kanë hedhur, nuk kemi fuqi që t’i ndalojmë të njëjtat deri sa komuna apo policia nuk merr masa“, thotë një i punësuar në afërsi të qendrës sportive në Tetovë.

Komuna e Tetovës, nuk ka ndonjë ofertë apo mundësi se ku qytetarët duhet të paraqiten për t’i hedhur mbeturinat e ndërtimore, pasi që nuk ka deponi, por ka një aplikacion online “E-report” (kliko mbi të për ta hapur) ku qytetarët mund të raportojnë për sjelljet e pandërgjegjshme të personave fizik dhe juridik të cilët me veprimet e tyre ndotin ambientin jetësor.

Kryetarja e Komunës së Tetovës ka premtuar se problemi do të zgjidhet gjatë vitit 2019-të, por deri më tani nuk ka ndërmarrë veprime për atë se ku dhe kur do të fillojnë punimet.

“Problemi i deponisë me materiale të forta është një problem më vete dhe jemi duke i shqyrtuar disa lokacione, dhe shpresojmë se brenda vitit 2019-të do të gjejmë zgjidhje për këtë problem”, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi më 24 shtator të këtij viti, kur me fond prej 7.8 milionë franga nga Agjencia Zvicerane, Komuna e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Bogovinës, bashkërisht e filluan projektin për standardizimin e deponisë Rusino.

 

Banorët kërkojnë:

Komuna të angazhohet sa më parë ta realizojë premtimin: të ketë deponi për materiale të rënda

Sipas ligjit, personat fizik që kapen duke hedhur mbeturina ndërtimore dënohen me shumë parash prej 150 deri në 200 euro, ndërkaq personat fizik me 4.000 euro.
–  Ne aplikacionin  “E-report” (kliko mbi të për ta hapur) ku qytetarët mund të raportojnë për sjelljet e pandërgjegjshme të personave fizik dhe juridik të cilët me veprimet e tyre ndotin ambientin jetësor.

LEXO: Pastërtia në Tetovë: koshat e stërmbushur janë jofunksional dhe duhet të zëvendësohen (FOTO)

Intervistë me Izet Currin: Rrugëtimi prej kreatori nga Shkupi deri në Francë (FOTO)

$
0
0

Karriera rreth gjysmë dekade prej kreatori e Izet Currit nisi kur u largua nga lagjja Gazi Babë e Shkupit në moshën 14-vjeçare, duke marrë me vete vetëm një qese prej najloni, kurse u finalizua me hapjen e dy punëtorive në Francë dhe dy instituteve të modës në Prishtinë dhe Shkup. Dy punëtoritë në Francë i ka mbyllur në vitin 2004 dhe 2012. Përgjegjësia profesionale në Francë nuk është aq e madhe siç ka qenë më parë, ngaqë është i angazhuar vetëm me kostumografinë e shfaqjeve teatrale, të cilat në vit janë dy.

“Para se të kërcejmë në ujë, duhet ta matim se sa është i thellë vendi, e pastaj a dini të notoni. Fillimisht duhet të dini të notoni. Edhe të rinjtë duhet të interesohen se çfarë është ky profesion. Duhet të kihet parasysh se moda është industria e katër në botë, dhe është shumë më komplekse se sa mendohet. Tash edhe ky profesion – dizajneri është posti më i rëndësishëm edhe në një sipërmarrje. Nuk mund të bëheni kreator, nëse nuk keni kulturë gjenerale. Ju vini te unë, dhe më thoni unë do të shkojë në një manifestim në Monte Carlo, apo një dasmë në Gazi Babë, unë duhet ta di edhe çfarë është Monte Carlo edhe çfarë është Gazi Baba”, tha Izet Curri.

Izet Curri ka një karrierë të dëshmuar në fushën e dizajnit. Megjithëse ka pasur momente kur ai ka dashur të largohet nga profesioni, sërish dashuria për punën nuk e ka lënë ta bëj një gjë të tillë. Së fundmi është shpërblyer me çmimin “Inspirational Visionary Award 2018” në Slloveni. Çmimi ndahet për njerëzit që e pasurojnë botën e krijimtarisë artistike dhe përpiqen që të ecin përpara duke zgjeruar kufijtë e dizajnit, ndërsa ndihmojnë në nxitjen e mjedisit krijues në rajonin e Evropës Juglindore.

“Çmimi është për të gjithë karrierën time, sidomos për fushën e edukimit dhe arsimit. Kjo ka ardhur pasi që tërë jetën kam qenë pedagog, si në Francë, Kosovë por tash edhe në Maqedoni”, u shpreh për Portalb.mk në lidhje me çmimin, kreatori Izet Curri.

Portalb: Si arriti emri juaj në Slloveni?

Ata kanë hulumtuar shkollat e modës në Ballkan, çfarë ofrojnë ato. Ata e kishin dëgjuar emrin tim, por nuk e kishin ditur që unë jam aktiv edhe në shkolla. Shkak ka qenë ekspozita e fundit që ishtë në Daut Pasha. Në konkurrim kanë qenë 18 shtete.

Portalb: Por ju cilin shtet e përfaqësuat?

Izet Curri me buze në gaz: Përfaqësova vetveten. Unë nuk kam nënshtetësi të Maqedonisë. Unë jam kosovar, edhe pse që 47 vjet jetoj në Francë.

Finalizimi i projekteve të Francës, realizohet në institutin e modës në Shkup, i cili nuk është i pari që është hapur nga Izet Curri. Instituti i parë është hapur para 13 vjetësh, “Design Factory” në Kosovë, dhe aty ka qenë i angazhuar vetëm në gjeneratën e parë. Në Shkup, afër kalasë, gjendet pjesa më antike e qytetit, Çarshia. Në hyrje të saj, që katër vjet është vendosur Instituti i Modës Izet Curri, ku studiojnë 40 studentë, prej të cilëve vetëm 8 janë nga Shkupit. Krahas Izet Currit, i cili e hapi dhe vazhdon ta udhëheqë Institutin, në të punojnë edhe tetë profesorë.

Në bashkëbisedimin ndërmjet Izet Currit dhe Portalb.mk, do të mësoni rrugëtimin prej kreatori që nisi në lagjen Gazi Babë të Shkupit, dhe kulmoi në Paris të Francës. Shkoi me një qese prej najloni, kurse u kthye me dy valixhe (institute të modës). Se si përjetohet dallimi Francë – Ballkan, çfarë i bashkon dhe i ndanë këto dy emra, dhe ku gjendet Izet Curri në këtë mes, lexoni më poshtë.

Izet Curri deri sa sqaron llogon e Institutit të Modës Izet Curri në Shkup: Shenja nuk ka ndonjë domethënie. Shenja është për muratorët. E kam marrë si simbol kur kam qenë shumë i ri. Kisha dëgjuar disa ligjërata, se janë disa gjëra që janë zbuluar nga njerëzit, e që ne nuk i dimë. Edhe kurrë nuk e kanë ndërruar formën, sikurse gjilpëra. Ne nuk e dimë se kur është zbuluar, dhe asnjëherë nuk do të mund ta dimë se kush e ka zbuluar. Kurse me këtë, njerëzit kanë ndërtuar. Ky është simbol i perfeksionimit, i të komplikuarës, e që ndoshta ky është simboli im.

Izet Curri vazhdon rrëfimin duke treguar pritshmërinë në lidhje me institutin e modës në Shkup: Nuk kam besuar se punët do të shkojnë kaq mirë. Meqë jemi të vetmit, jemi të llastuar, dhe e kemi luksin që të zgjedhim më të talentuarit. Këtu kanë të drejtë të regjistrohen 40 veta, kurse interesimi ka qenë mbi 200. Ky është një fakultet atipik, jo të jepen nota nga mësimet. Këtu duhet të kryhen detyrat, të bëhet modeli. Jua kum sjellë profesorët që të mësojnë, dhe t’i bëjnë detyrat e mija. Këtu janë të njëjtat makina, të njëjta materiale. Nuk ka ndonjë luks, sepse luksin nuk e bën ai që di të punojë, por ai që e paguan atë.

Portalb: A keni ndonjë program, duke e pasur parasysh se arti është një fushë e lirë dhe të krijon mundësinë që t’i thyesh rregullat?

Izet Curri: Kjo 75 për qind është teknikë, kurse 25 për qind është nga ana artistike – talenti. Talenti është diçka e lindur, kurse teknika mësohet. 9 muaj është provimi pranues, kurse tre vjet është shkolla. Pas kësaj mund të shkohet edhe në master, por ajo bëhet në Francë. Ne jemi shkollë franceze, me metoda franceze. Kemi profesorë që vijnë pesë herë në vit prej Francë. Unë e kam bërë, kurse e juaja mbetet se çfarë do të ndodhë me pas. Ka potencial që ndonjëra nga nxënëset ta udhëheqë shkollën. Fillimisht është Jehona, pastaj Amra, Musliu e Hanifja. Ato janë shumë të talentuar, një ditë ju do të jeni krenar me ato.

Ekspozita në Çifte Hamam: Homazh i profesorit

Izet Curri: Ekspozita realizohet secilin fundvit, në bashkëpunim me Institutin Francez në Shkup. Certifikatat që ndahen, vlerësohen në Francë. Ekspozita e sivjetme ishte shumë emocionuese, pasi që iu bë homazh mjeshtrit tim në Francë. Kanë qenë punimet e nxënësve të vitit të parë, dytë dhe tretë. Me mjeshtrin kam punuar 22 vjet, edhe pse i kum pasur punëtoritë e mija, kurse ai shtëpinë e modës, çdo ditë e falënderoj Zotin, që edhe kur e kam marrë zanatin këtu në Shkup, por edhe në Francë, kam pasur rast të punoj me mjeshtrit më të mirë në qytet. Me ndihmën e tij, kam marrë dijen e krejt rruzullit tokësor. Unë kam shkuar me një qese prej najloni, por tash kam ardhur me dy valixhe (shkolla). Mjeshtrin, e kam të veçantë sepse ka qenë i talentuar. Me të më ka lidhur zanati, pastaj edhe prejardhja, sepse ai është mysliman i Tunizisë, dhe unë jam mysliman, edhe pse në parim gjithmonë ka triumfuar zanati.

Ekspozita në Çifte Hamam

Bisedë rreth kapelës identifikuese të Izet Currit

Portalb: Ngjyrat, modeli nuk janë siç kanë qenë. E paske ndërruar kapelën. Pse?

Izet Curri: Për motivet nuk mund të flasë, sepse nuk janë të qepura nga unë këto. Një rrobaqepëse i ka qepur, më ka thënë se dua të ti japë, dhe ja ku gjendet tash. 

Portalb: Fakti se e vlerësoni punën tuaj dhe nuk mendoni se dikush tjetër mund ta bëjë atë, a ju ka bërë të suksesshëm?

Izet Curri: Nuk kam këso pretendimesh. Tërë jetën kam hulumtuar dhe mësuar se si ta bëj sa më mirë. Edhe nxënësve ju them, gjithmonë parashtrojani vetes pyetjen: “Pse unë duhet të vij te ti të blej?”, duhet të ketë diçka dhe t’i duhet ta zbulosh atë.

Portalb: Pse duhet të vijmë te ju për të qepë?

Izet Curri: Jam munduar gjithmonë që fillimisht atë çfarë e bëj, ta bëj pse më pëlqen mua. Nuk e kam bërë që myshteriu të vijë e ta blejë te unë. Unë asnjëherë nuk ia kam dhënë tjetrit një produkt, nëse ajo nuk më ka pëlqyer. Prandaj shpesh herë njerëzit më kanë thënë se unë jam një supermaniak, sepse ka ndodhur që në momentin kur ka dashur myshteriu ta marrë produktin, kam parë një detaj që s’ më ka pëlqyer, dhe e kam kthyer pas për ta korrigjuar. Maniakizmi është zhvilluar vetëm me punë. Por e kam ditur, se kur e bëj këtë punë, jeta private e merr një flakaresh. Ky profesion mund ta dini se në sa ora ja nisni ta bëni, por asnjëherë nuk mund ta dini se kur mund ta përfundoni.

Portalb: Kur jemi te jeta private, keni “hëngër ju shumë flakaresha” (keni lënë mangët shumë punë)?

Izet Curri duke qeshur me zë: Unë jam i pasionuar. Shpesh herë harroj të shkoj në shtëpi. Kur i hy një pune, harroj se koha ka arritur orën 05:00, dhe jam njeriu që asnjëherë në jetë nuk kam fjetur më shumë se 4 orë.

Portalb: Çfarë është artisti për ju?

Artisti për mua është kur ta kesh një fletë të bardhë para vetes, dhe nxjerrë diçka në të. Çfarëdo qoftë ajo. Po deshe shkruaj, vizato, ai është artist. Ne nuk jemi artistë në profesionin tonë, sepse e kemi trupin, dhe e kemi patjetër t’i respektojmë duart. Duhet të jetë edhe e bukur, edhe funksional. Kjo sigurisht na kufizon në punën tonë shumë. Ne e kemi bazën, trupin, kurse artisti është kur nuk ka asgjë. Ka diçka me ngjyra, por ngjyrat mund gjithkush t’i studiojë. Nuk është diçka e komplikuar.

“Gjithmonë që e kam mbaruar një model, ka qenë ajo kënaqësia shpirtërore. Një krijues nuk hanë vetëm ushqim, por që ta plotësojë veten, duhet ta hajë veprën e vete”, tha Izet Curri.

Çfarë do të ishte një performancë ideale?

Izet Curri: Fillimisht unë nuk kam arritur në atë pikë. Unë gjithmonë kur i kam hyrë një problemi, problemi ka qenë i definuar, që kur t’ia nisi, e di se di duhet të bëhet.

E qepja e parë – mosha 14 – vjeçare: Lumturia e vërtetë

Izet Curri derisa kujton momentin e parë të qepjes dhe suksesin e vërtetë prej artisti: Unë zanatin e kam filluar në moshën 14-vjeçare, pas një viti, atë çfarë unë e mësoja në punëtori, ua përcillja motrave të mija. Kanë qenë pesë motra, dhe që të të pestat janë mësuar të qepin dhe qëndisin. Nëse e kuptoj se askush nuk më do, dhe askush nuk e ndjen nevojën time, unë nuk di të jetoj. Kemi qenë një familje shumë modeste, babai ka lënë 9 fëmijë, e kurse nëna nuk ka dalë nga lagjja, kurse më së largu ku ka shkuar, ka qenë Kaçaniku. Megjithatë ajo është munduar që ne edhe në shkollë të shkojmë, dhe të mësojmë zanat, që të pavarësohemi. Ajo periudhë, kur unë kam mësuar motrat, ka qenë lumturia ime e vërtetë.

“Ky është suksesi i një artisti, se dikush mund të jetojë me atë çfarë ne ua mësojmë”, tha Izet Curri.

Kreatori, Izet Curri

Jeta mes Maqedonisë  dhe Francës: Unë e zgjoha vendin e jetesës, por jo origjinën 

Izet Curri: Nuk kam ardhur shpesh këtu, pasi që babai im ka vdekur shumë herët, në vitin ’64 kurse nëna në ’94. 12 vite nuk kam ardhur fare në Maqedoni. Këtu i kam motrat, vëllezërit edhe pse që të dy kanë vdekur. Unë tash jetoj në Francë, nuk jam kthyer. Kam ardhur vetëm për shkollën. Unë jam larguar nga ky vend, për arsye që nuk i di, por jeta ime zhvillohet në Francë. Nuk e harroj origjinën nga jam, por unë e kam zgjedhur vendin se ku dua të jetoj.

Portalb: Si është Izeti kur është në Shkup dhe në Francë?

Izet Curri: Unë jam komplet i njëjti, asgjë nuk ndryshon në mua. E vetmja gjë që bëhet në mua, është se unë adaptohem me klimën atmosferike. Kurse kur jemi te mentaliteti i njerëzve, kemi të bëjmë me dy botë. Ata (francezët dhe Franca) janë shtete të vjetra, të pasura, të rregulluara. Kurse këtu nuk ka shtet, nuk ka ligj, por janë duke u munduar për ta bërë, dhe uroj që ta bëni. Këtu nuk ka rregulla, nuk ka ligj, dominon kriminaliteti, mashtrimet.

Portalb: A e ka ndikuar kjo edhe artin?

Izet Curri: Kjo mua nuk më ka ndikuar, pasi asgjë nuk më lidh me ato. E di se detyra ime është që të lutem te Zoti që të më japë shëndetin e mirë, që të mundem të punojë me studentët. Unë kështu kam jetuar.

Depërtimet në Francë – mësimi i tenisit

Depërtimi në Francë sigurisht se nuk ka qenë i lehtë, sepse ishte një qytet i madh, por fati i madh për Izet Currin ka qenë se ai ka punuar në shtëpitë e mëdha të modës, ndoshta jo në fillim si kreator, por si punëtor i thjeshtë. Ai sjellë mësimin e parë që e mori kur u përballë për herë të parë me sportin e tenisit, sport të cilin ai nuk kishte pasur rast ta njohë në Maqedoni.

Izet Curri deri sa kujton këtë mësim: Shihja se si po luante tenis, i bërtisja, duke i thënë ti nuk ditke të luash, e duke i treguar se topi nuk duhet të gjuhet ashtu. Por ai asgjë nuk më tha. Më futi në lojë, dhe tha fillo luaj. Unë nuk dija se si ta mbajë reketin, e lë më të hidhja topin si duhet. Pastaj reketi kishte qenë i shqyer, edhe më të vështirë e bënte lojën, sepse nuk mund ta gjuaja topin larg. Kjo është injorancë, sepse vetëm kur vetë do të jeni lojtar, do ta shihni se sa të komplikuara dhe të vështira janë lojërat. Edhe profesioni ynë është i tillë, por mua më ka ndihmuar se unë i kam parë se si kanë punuar, por momenti kur ata ma sqaronin mua punën e kreatorit, atëherë niste mësimi.

“Nuk duhet të gjykosh, nëse nuk di ta bësh vetë atë punë”, tha Izet Curri.

Gjatë bashkëbisedimit me Donjeta Mehmeti dhe Musli Karelitin

Përvoja e studentëve në Institutin e Modës Izet Curri në Shkup

Për studentin Musli Karaliti, përkushtimi dhe ngritja profesionale e profesorëve të Institutit Izet Curri, ishin arsyeja se pse ka ardhur nga Ferizaj i Kosovës për të studiuar në Shkup.

“Ka dy vjet që jam në Institut. Këto dy vite më kanë ndihmuar që të ngritem si në aspekt të personalitetit, por edhe në aspekt të profesional, falë përkushtimit të profesorëve, të cilët janë edhe arsyeja se pse kemi ardhur prej Kosove”, tha Karaliti.

Jehona Kastrati

“Shumë mirë po shkojnë studimet. Unë jam në vitin e dytë tash. Për momentin jemi duke punuar në lëmi të ndryshme, varësisht prej lëndës dhe profesorit me të cilin punojmë. Pjesa që më së shumti e praktikojmë, dhe që i pëlqen çdo studenti, është pjesa e modelimit, pjesa e realizimit të patronëve në kukull. Siç po na shihni, është ora 19:00 kurse ne ende jemi këtu. Kjo tregon se është profesion që kërkon shumë kohë dhe mund”, rrëfehet Jehona Kastrati, studente e vitit të dytë.

Se pse e zgjodhët këtë profesion meqë është i lodhshëm, Kastrati u shpreh kështu: “Ndonjëherë gjërat e lehta dhe të thjeshta, nuk janë shumë interesante. E ky profesion është diçka që çdo ditë kërkon diçka të re, dhe nuk është i bezdisshëm”.

Studentet e vitit të parë, Donjeta Mehmeti dhe Haxhere Çilafi shprehën përvojën e tyre: Viti i parë është pjesa teknike. Pastaj është ilustrimi. Pjesa teknike i tregohet rrobaqepësit, dhe i paraqet të gjitha të dhënat në detaje. Se si deri në milimetra duhet të qepet këmisha, apo çfarëdo qoftë tjetër.

“Para se të nisin me punë të këtij punimi, duhet fillimisht të vizatohet kjo. I kanë ushtrimet, dhe kanë profesorin e veçantë për këtë lëmi. Në qoftë se një ndërmarrje e lypë vizatimin, se si do t’ia qepësh pantallonat, duhet t’ia dërgosh këtë vizatim, dhe për këtë quhet vizatim teknik. Është preciz”, tha Izet Curri.

Samanta dhe Fifi, bashkë në “Kënga Magjike”

$
0
0

Ka vetëm dy ditë që u lancua në “Kënga Magjike” dhe kënga “Qaj” e kënduar nga Ardit Çuni dhe Daniela Toçi ka rrëmbyer zemrat e publikut, por edhe të vetë kolegëve këngëtarë, shkruan Bordo.al. Por e dini se cilët  e kanë “gatuar” këtë krijim kaq të bukur, që me siguri do ta rrëmbejë një çmim në këtë garë?

 

Samanta Karavella dhe Fifi janë bërë bashkë dhe kanë krijuar “Qaj”. Karavella ka realizuar muzikën e këngës (zbuluam edhe një supertalent të saj me këtë rast), ndërda Fifi e njohur për tekstet e bukura që shkruan e ka ‘qarë’ edhe këtë tekst.

Nuk e dimë nëse do të konkurojnë edhe vetë dy këngëtaret por me këtë krijim ato kanë bërë një punë të përkryer!

Shkup, sot do të fillojë edicioni i 12-të i Festivalit Skupi (FOTO-VIDEO)

$
0
0

Sot, më 24 tetor, me fillim prej ora 20:00, deri më 30 tetor të 2018-s, në Qendrën Kulturore Rinore në Shkup do të mbahet edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Skupi”, transmeton Portalb.mk.

Siparin e festivalit do ta ngrit shfaqja “Im atë e donte Adolfin” me autor Mehmet Kraja, në regji të Ilir Bokshit, e realizuar në Teatrin e Gjilanit. Shfaqet sot, me fillim prej ora 20:00.

Interpretojnë: Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Emine Toska, Avni Shkodra, Ali Demi, Gani Rahmani, Safete Mustafa-Baftiu, Njomza Kalaveshi, Tringa A. Hasani, Milot Sadiku, Gramos Kerqeli dhe Bashkim Nexhipi. Për skenografinë është përkujdesur Bekim Korça kurse për kostumet Vesa Kraja.

‘Im Atë e donte Adolfin’ është një hulumtim për dhjetë vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore, pas kthesës së madhe historike tek shqiptarët, ku koha artikulohej përmes një dioptrie të veçantë, për dallim nga proza letrare e shkrua për atë kohë.

Më 25 tetor të 2018-s, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet “Mbreti Ibi”, me autor Alfred Jarry, në regji të Goran Jevtiq e realizuar në Beograd

Interpretojnë: Goran Jevtiq, Mirjana Djurdjeviç, Viktor Kish, Katarina Jovanoviç, Dimitrije Stajiq, Sava Stojanoviç Marko Milosheviç, Sasha Niçiforoviç dhe Nemanja Rafailoviç. Skenografia është realizuar nga Viktor Kish kurse kostumet Tijana Pavlov.

Pjesa Teatrore “ Mbreti Ibi” është vepër që lidh zhanrin vodëvil me vulgaren, humorin pervers, që rezulton duke treguar anën e ligë e natyrës njerëzore, përmes një akti komik. Shfaqja është bërë spontanisht, pothuajse si një thirrje për betejë, si një mjet i vetëm i aktorëve, për t’ a shprehur qëndrimin e tyre ndaj mjedisit, i cili artin e trajton si një formë parazitare, dhe mundohet që ta asfiksojë dhe t’ a zhbëjë.

“Mbreti Ibi”

“Mbreti Ibi”

Më 26 tetor të 2018-s, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet “Hamm-let” – studim mbi grykësinë, me autor Giorgia Cerruti, në regji të Giorgia Cerruti e realizuar në Kompania e vogël “Magnolia” në Itali.

Interpretojnë: Davide Giglio, Federica Carra dhe Giorgia Cerruti. Skenografia dhe kostumet janë përgatitur nga Claudia Martore dhe Alessandro Di Blasi.

Studimi mbi grykësinë fillon nga e pashtershmja kryevepër e Shekspirit, duke kaluar pastaj përmes veprës Hamletmakina me gjuhës së mizore të Hajnrih Miler-it, duke vazhduar gjithashtu përmes pamjeve tjera magjepsëse nga kryevepra shekspiriane. Kjo vepër është kombinim I një hulumtimi të thellë nga estetika japoneze, me jehonat e Commedia dell’ Arte.

“Hamm-let” – studim mbi grykësinë

Më 27 tetor të 2018-s, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet “Lidhje të rrezikshme”, me autor H. Muller dhe S. Lakllo, në regji të Konstanton Elenkov e Teatrit të Dramës “Nikolaj Masalitinov” në Bullgari.

Interpretojnë: Mila Robert, Maria Bakalova, Konstantin Elenkov, Kristian Negalov, Aleksander Sekulov dhe Javor Karagitliev. Skenografia dhe kostumografia realizohet nga Irena Dojçeva dhe Konstantin Elenkov.

Ky është një tregim për aristokratët e Renesancës ‘Të ngelur në kënetën e mërzitjes’. Mënyra e tyre për të dalë nga kjo mërzi është përmes talljes së psherëtimave romantike të të tjerëve, të cilat me një shkathtësi të lehtë i mashtrojnë duke u premtuar, pastaj i hedhin në pendesën e përjetshme për mëkatin e bërë…deri në momentit e katarzës dhe të hakmarrjes, ku vet loja e tyre do t’i vrasë.

“Lidhje të rrezikshme”

Më 28 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet “Nëna dhe i biri”, me autor Jon Fosse, në regji të Dino Mustafiq e realizuar nga MAM Foundation në Tiranë.

Interpretojnë: Ema Andrea, Matia Llupa dhe Jonatan Verkuj. Skenografia është realizuar nga Klod Dedja, kurse kostumet nga Berina Kokona.

Nënë e bir, takohen pas 20 vjetësh. Përmes bisedave dhe heshtjeve, përpiqen që t’ a kthejnë kohën e humbur. Dy shpirtra të vetmuar.

“Nëna dhe i biri”

Më 29 tetor, me fillim prej ora 20:00, do të shfaqet “Mielli në damarët tonë”, me autor Igor Shtiks, në regji të Boris Lijesheviq e Institucionit Publik “Teatri i luftës” të Sarajevës.

Interpretojnë: Miki Trifunov, Kaça Doriç, Izudin Bajroviç, Admir Glamoçak, Selma Alispahiq dhe Jasenko Pashiq. Skenografia është realizuar nga Vedran Hrustanoviç, kurse kostumografia nga Lejla Hoxhiç.

“Mielli në damarët tone” të shpërndarë nëpër botë për shkak të luftës, të cilat takohen përsëri, pas 20 vitesh, në qytet, në apartament, në mbrëmje. Gjithçka ka ndryshuar, qyteti, vendi, populli, përbërja etnike, rrugët, fytyrat e njerëzve, por traumat kanë ngelur dhe nuk mund të fshihen as edhe nga koha, as edhe nga ndryshimi i lokacionit gjeografik.

“Mielli në damarët tonë”

Më 30 tetor, me fillim prej ora 20:00 do të shfaqet “Robëroje veten”, në regji të Cosmin Matei, e Teatrit të Pavarur “Dhoma e pritjes” së Rumanisë.

Interpretojnë: Zsolt Csepei, Levente Imecs-Magdó, Endre Rácz, Maya Sebők, Júlia Sipos, Tímea Udvari dhe András Hatházi. Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Anna Kupás.

Varshmëria si formë e adaptimit në dislokime të ndryshme sociale që përsëriten. Një shumicë e konsiderueshme e njerëzve jetojnë buzë robërimit, duke pasur pasojë sjelljen destruktive, nga njëra anë, dhe me ndërgjegjshmërinë të plotë e mungesë të lidhjes nga ana tjetër.

“Robëroje veten”

“Robëroje veten”


Anketë: Krahasuar me Gruevskin, institucionet janë më pak të varura nga Zaevi (FOTO)

$
0
0

Në vitin 2016, 68 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar se institucionet shtetërore janë të varura nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, kurse këtë vit se institucionet shtetërore janë të varura nga kryeministri Zoran Zaev mendojnë 52 për qind, thuhet në anketën e realizuar nga Asociacioni për Bashkëpunim dhe Tolerancë Qytetare që u prezantua sot në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Se nuk ekziston ndarje të pushtetit në Maqedoni, në vitin 2016 kanë vlerësuar 57 për qind e qytetarëve, kurse në vitin 2018, 25 për qind.

“52 për qind e të anketuarve vlerësojnë se institucionet shtetërore në Maqedoni janë të varura nga kryeministri Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij, po aq mendojnë se huamarrjet e Qeverisë nga institucionet ndërkombëtare janë të paarsyeshme. Nëse këto të dhëna krahasohen me vitin 2016, qëndrimet e qytetarëve shënojnë rritje mesatarisht për 10 për qind”, tha drejtori i Asociacionit për Bashkëpunim dhe Tolerancë Qytetare, Aleskandar Cvetkovski.

Në anketë gjithashtu thuhet se 38 për qind e qytetarëve nuk vlerësojnë se referendumi i 30-shtatorit ka qenë pengesë për realizimin e reformave nga Qeveria e Maqedonisë, dhe 53 për qind mendojnë se Huamarrjet e Qeverisë së Maqedonisë janë të paarsyeshme.

Për programin reformues “Plani 3-6-9” kanë dëgjuar 302 qytetarë nga 1030 të anketuar, për Raportin e Pribesë kanë dëgjuar 259 qytetarë, ndërkohë që për Planin e Reformave të Zaevit kanë dëgjuar 208 qytetarë. Më pak, 45 qytetarë kanë dëgjuar për “Blu Print”.

64 për qind e qytetarëve vlerësojnë se reformat në Maqedoni bëhet për shkak të procesit integrues të Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

“Nga qëndrimet e qytetarëve mund të dalin qëndrimet se: niveli i tolerancës publike ndaj ngjarjeve negative dhe korruptive, kohëzgjatja e besimit në pushtet dhe në premtimet e tyre dhe gjendja e institucioneve që realizojnë reformat”, tha Cvetkovski.

Siç vlerësuan realizuesit, anketa është e nevojshme për shkak të paraqitjes së pasqyrës reale dhe jopropaganduese të procesit të realizimit të reformave, si dhe pritshmëritë nga ato reforma.

Skena e Muzikës Serioze Shqiptare triumfoi në Filarmoninë e Maqedonisë (FOTO/VIDEO)

$
0
0

Edicioni i gjashtë i manifestimit kulturor “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare” përfundoi në Filarmoninë e Maqedonisë, me Filarmoninë Gjermane të Rinit, të dirigjuar nga Desar Sulejmani, dhe me kompozime nga profesori universitar Fatos Lumani. Salla ishte e mbushur plotë, kurse shprehja e mirëseardhjes në gjuhën shqipe, ia shtoi edhe më shumë madhështinë mbrëmjes, transmeton Portalb.mk.

Fytyra të buzëqeshura, duartrokitje të shpeshta, mbledhje duarsh nga emocionet që të shkaktonin ritmet instrumenteve të ekzekutuara nga orkestra gjermane prej 60 anëtarësh, pjesë e të cilës ishin edhe 10 artistë shqiptarë nga Maqedonia, bënë që “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare” krahas në Tetovë, të triumfojë edhe në Shkup.

Desar Sulejmani gjatë dirigjimit

Përfshirja e 10 artistëve shqiptare në orkestrën e Filarmonisë Gjermane të Rinit, sipas dirigjentit Desar Sulejmanin, kishte për qëllim që të tregojë pjesën ndryshe të Maqedonisë, pjesën pa ndasi etnike dhe me plotë meritë për muzikën serioze.

“Solla një orkestër për t’ju treguar se çfarë është Maqedonia dhe si jetohet, punohet, si bëhet muzikë këtu. T’ju tregoj pjesën ndryshe të Maqedonisë, dhe prandaj them se kjo periudhë e performimit në Maqedonisë ishte shumë e mirë. Me koncertin në fjalë kemi përmbyllur pjesën artistike, ku do të vazhdojmë në Ohër për të shijuar natyrën. Kam qenë shumë i lumtur që bashkë me orkestrën e kemi mbyllur këtë edicion të 6-të të Skenës së Muzikës Serioze Shqiptare, dhe se me bashkëpunimin e sivjetmë kemi hapur një rrugë të mirë, për të vazhduar me projektet tjera më të mëdha, dhe më të rëndësishme. Nga një orkestër prej 60 vetash që kemi ardhur, vetëm dhjetë pjesëtarë janë nga Maqedonia, me prejardhje shqiptare. Do të thotë ka qenë një vizion i përbashkët, që pjesë të kësaj orkestre të bëhen edhe muzikantë të rinj të cilët, ta themi të hapur, këtë sallë nuk e kanë të mundur që të performojnë, apo e kanë të vështirë. Doja të jepja edhe mesazhin, se kjo sallë, kjo godinë është e të gjithëve, nuk ka ndasi”, tha Sulejmani.

Dirigjenti dhe pianisti, Desar Sulejmani/Foto: Dritan Abdiji

Interesimi i madh dhe pritja madhështore nga publiku, ka qenë e pritshme për dirigjentin dhe pianistin, Desar Sulejmani.

“E di se si pritet këtu, dhe si është këtu, prandaj edhe i solla. Personalisht kam pritur një pritje të tillë. Dy koncertet në Tetovë dhe Shkup, dhe pas pritjes së publikut, krahas që më bëjnë shumë të lumtur, gjithashtu më japin edhe përgjegjësi”.

Filarmonia Gjermani e Rinit tejkalon standardin e orkestrave të tjera të pavarura, duke mbushur boshllëkun, pasi që struktura e saj jostatike mundëson të veprojë me një buxhet shumë të ulët. Veçantia e orkestrës së Filarmonisë së Rinit është se është fleksibile në planifikimin kohor dhe muzikor.

Filarmonia Gjermane e Rinit paraqet një gërshetim ndërmjet kompozimeve bashkëkohore dhe veprave të Ludwig van Beethoven, Joseph Joachim Raff, Frank Martin, Franz Berwald, Ferdinand Ries, Niels Gade, Dmitri Shostakoviç , Nino Rota, Sergej Rakhmaninov dhe Luigi Dallapiccola.

Drejtori artistik, Fatos Lumani

Ndërkaq, drejtori artistik i manifestimit kulturor “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, Fatos Lumani e vlerësoi lartë interesimin e madh të publikut në Shkup, e cilësoi popullorçe si “qershia mbi tortë”, dhe premtoi, se nëse buxheti vitin e ardhshëm është më i madh se që ka qenë këtë vit, nga viti i ardhshëm Skena do të nis dhe mbarojë në Shkup.

“Për çdo vit ne synojmë të zgjerojmë manifestimin. Nëse vitin e kaluar kemi pasur Shkëlzen Dolin, dhe orkestrën e Radio Televizionit të Shqipërisë, sivjet manifestimi është begatuar dyfish, sepse kemi pasur më shumë buxhet. Nëse buxhetit rritet, manifestimi do të zgjerohet më shumë, jo vetëm në aktivitete, por edhe në vendin ku do të mbahet. Meqë kishte interesim, do të mundohemi që vitin tjetër të kemi dyfish aktivitete edhe këtu. Nuk dua të them emra, por premtoj se do të kemi emra të nivelit botëror të cilët do ta hapin dhe mbyllin Skenën e Muzikës Serioze Shqiptare në Shkup”, tha Lumani.

Për suksesin e aktivitetit në Shkup, Lumani tha: “Kjo në Filarmoninë e Maqedonisë e përmbylli me sukses manifestimin tonë. Për këtë shkak, dua ta faleminderoj Desar Sulejmanin, një dirigjent dhe pianist i shkëlqyer”.

Filarmonia Gjermane e Rinit ka qenë ansambli i pestë që ka performuar në kuadër të manifestimit kulturor “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”, edicioni i gjashtë i të cilit nisi me ansamblin kanadez, për të vazhduar me “West Coast Symphony Orchestra”, Filarmoninë e Maqedonisë, “Orkestrën rinore shqiptare” dhe Operën dhe Baletin e Shqipërisë.

Edicioni i gjashtë i manifestimit kulturor “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare”

Yllka Kuqi sjell këngën “Athu” (VIDEO)

$
0
0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Yllka Kuqi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titull “Athu”.

Për projektin e saj të ri ajo ka bashkëpunuar me Irkenc Hykën dhe Endrit Mumajesin për tekstin dhe muzikën, përcjell Koha.net. 

Videoklipin e ka realizuar “Imagine Films”.

 

Si ka ndryshuar stili i Melania Trump pasi u bë Zonjë e parë e Amerikës (FOTO)

$
0
0

Melania Trump i është nënshtruar një ndryshimi drastik që kur i shoqi vendosi të kandidonte për presidencën amerikane. Në veshjet e saj nuk gjen më temina, gëzofe, fustane të cara në anë apo me dekolte të thellë: sot ish modelja e lindur në Slloveni preferon një garderobë shumë më konservatore dhe më elegante, shkruan Bordo.al. 

Në listën e stilistëve të preferuar gjejmë Ralph Lauren, Dolce&Gabbana, Roksana Ilincic dhe Michael Kors. Glamuri mbizotëron sërish por është më i kuruar dhe i kujdesshëm, e këtë fotot e mëposhtme, e tregojnë qartë.

 

“Urime shpirti jem”, kënga e re e Sabri Fejzullahut

$
0
0

“Urime shpirti jem” titullohet kënga më e re e Sabri Fejzullahut.

Këngëtari i njohur ka bashkëpunuar me Kreshnik Avdiun për tekstin dhe muzikën, ndërsa me Ardian Kastratin për orkestrimin, përcjell Koha.net. 

Videoklipi është realizuar nga “M Production”.

Viewing all 8851 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>