Aurela Gaçe, një nga këngëtaret më të talentuara të muzikës shqiptare ka postuar disa foto në rrjetin e saj instagram duke kujtuar performancat e para.
Një ndër këto performanca është edhe ajo e vitit 1993 në RTSH si dhe kënga ‘S’jam Tribu’ e performuar në vitin 1999, një nga hitet e asaj periudhe. Nga fotot dhe videot vëmë re që këngëtarja ka qenë gjithmonë energjike në skenë dhe ka ditur të sjellë stile të tjera, shumë ndryshe nga koha.