Në spektaklin Italia’s got talent, mori pjesë edhe një grua japoneze 70-vjeçare. Ajo u shfaq me një kimono dhe I tregoi jurisë historinë e jetës së saj para se të niste konkurrimin. Kishte ardhur 43 vjet më parë në Itali për të studiuar kanto lirike dhe që nga ajo kohë kishte qëndruar aty për të punuar në teatër. Tani ajo është në pension për shkak të moshës 70-vjeçare, që jurisë aktores Luciana iu duk e pabesueshme. Ajo e pyeti e habitur çfarë hante japonezja për t’u dukur kaq e re duke bërë shaka pak më vonë me problemet e japonezes në zgjedhimin e foljeve italiane, të cilën ,ajo e mori me shumë sportivitet.
Kur erdhi çasti i performancës, ndërsa të gjithë mendonin që do këndonte një arie, Tomoko tha që ishte shumë e vjetër për të kënduar opera, kështu që do bënte diçka tjetër. Atë që ndodhi në skenë nuk do e besonit, po të mos e shihnit.