Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Tragji-komedia “Vorbulla” sot do të shfaqet në Tetovë (FOTO)

$
0
0

Ashtu siç mban edhe emrin, e diçkaje që shkon vorbull, që merr trajtën e një hinkeje ku takohen rrjedha të ndryshme, të tilla si jetësore, premiera e komedisë “Vorbulla” sot për tetovarët do të sjellë botën dramatike dhe komike në Qendrën Kulturore, njofton Portalb.mk.

Premiera e komedisë “Vorbulla” do të shfaqet sot, më 5 dhjetor, me fillim prej ora 19:30, në Qendrën Kulturore.

Komedia, me autorësi të Salajdin Salihut dhe në regji të Senad Abdulit e ndihmës-regjie Eli Ameti, mesazhin deri te tetovarët artdashës do ta sjellë nëpërmjet aktorëve: Senad Ameti, Eli Ameti, Elmir Sejfullai, Sheqerije Iljazi, Andi Aliji dhe Abedin Alimi.

“Vorbulla”, si një komedi e lehtë, në fokus ose në qendër ka njeriun e kohës sonë. Si një njeri që gjallon në një botë plot trivialitet ai priret drejt esenciales duke e parë veten vetëm si një hije ose qenie e përjashtuar nga kjo botë. Atij, njeriut nuk i mbetet tjetër zgjidhje përpos ikjes. Po kjo është një ikje simbolike. Ose më saktë një tentim për të ikur nga kotësia.

Në luftën e ikjes nga gjithçka për të arritur në diçka të re, njeriu në jetë dhe aktorët në komedinë “Vorbulla” do të sjellin dy botë të ndara, ku njëra është dramatike e tjetra komike.

Premiera e “Vorbulla”-s pas Tetovës nesër, më 6 dhjetor do të shfaqet në Gostivar, në ora 19:30, në Qendrën Kulturore.

Image may contain: 6 people, people smiling, text

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>