Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Lind macja me dy fytyra, tronditen banorët (FOTO LAJM)

Trupi i një koteleje me dy fytyraështë ruajtur nga shkencëtarët të cilët duan të hetojnë se çfarë e shkaktoi gjendjen e pazakontë.

Vendasit nga Kolumbia veriperëndimore, u tronditën kur një fermer zbuloi se macja e tij kishte lindur një kotele me dy fytyra, përcjell Albeu.com.

Kotelja kishte dy fytyra krah për krah në kokë dhe dukej sikur të ishte gjallë, edhe pse fermeri e raportoi atë si të ngordhur.

Fermeri e dërgoi atë në një shkollë dhe e futi në një kuti kartoni ku shpresonte që studentët ta përdorin atë në klasën e tyre shkencore.

Por kotelja u refuzua nga mësuesit, pasi ata nuk dinin se çfarë të bënin me të.

Kotelja u dërgua pastaj në departamentin e bujqësisë së qytetit ku u informua sekretari i zhvillimit rural Maricela Escobar Diaz për rastin e çuditshëm, shkruan albeu.com.

Por edhe veterinerët në departamentin e qeverisë thanë se kurrë nuk e kishin parë këtë lloj mutacioni tek një mace.

Andres Garcia Carbajal, drejtuese e këshillit të qytetit, tha se deformimi mund të ishte shkaktuar nga një numër faktorësh.

Image may be NSFW.
Clik here to view.
319381


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>