Quantcast
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Vazhdojnë kërcënimet e ISIS-it , Ronaldo shënjestra e radhës (FOTO)

Grupi terrorist i vetëquajtur ISIS, vazhdon të bëjë propagandë për sulmet terroriste që kërcënon se do të ndodhin në Kampionin Botëror “Rusia 2018”.

Kampionati Botëror i vitit 2018, i cili do të mbahet gjatë qershorit të Rusi po afron çdo ditë e më shumë.

Javën e kaluar ISIS-i kërcënoi me yllin argjentinas, Lionel Messi prapa grilave dhe stadiumet duke u quar në erë nga bombat.

Më vonë erdhi kërcënimi i ri me Messin e vdekur dhe Neymarin duke vajtuar para një terroristi me thikë në dorë.

Sot (e hënë) ka ardhur kërcënimi më i ri nga grupi terrorist, ku figura e re është ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili shihet në gjunjë me njërin sy të gjakosur dhe terroristin që qëndron prapa shpinës së tij.

Kjo është hera e tretë që ISIS-i kërcënon me gjëra të tillë, ku në të kaluarën ishin sulmuesi i Barcelonës, Neymar dhe stadiumet protagonistë.

Kupa e Botës zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik në 11 qytete në Rusi.

Image may be NSFW.
Clik here to view.
Image


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles