Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trump: Besoj se tortura “waterboarding” funksionon (VIDEO)

$
0
0

Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson që “waterboarding”, praktika e marrjes në pyetje që cilësohet torturë, funksionon dhe se SHBA duhet të luftojë zjarrin me zjarr, njofton Top Channel.

“Waterboarding” është praktika e derdhjes së ujit mbi fytyrën e dikujt të mbuluar me një leckë për të imituar mbytjen. Kjo përdoret si teknikë marrjesh në pyetje, konsiderohet torturë dhe është e ndaluar nga SHBA.

Në një intervistë për ABC News, Trump tha se do të konsultohet me sekretarin e mbrojtjes James Mattis dhe drejtorin e CIA-s Mike Pompeo për hapat që mund të ndërmerren ligjërisht për të luftuar radikalizimin. Presidenti Trump deklaroi se ndërsa grupet radikale i presin kokat njerëzve në Lindjen e Mesme, SHBA nuk po luan në kushte të barabarta. Sidoqoftë, më herët, ish-drejtori i CIA-s, Leon Paneta deklaroi se do të ishte një gabim i madh nëse SHBA kthehet pas dhe përdor torturën. Por, sipas Trump, qëllimi i tij i vetëm është të garantojë sigurinë e SHBA-së.

“Shteti Islamik i bën të krishterëve gjëra që nuk dëgjoheshin që prej Mesjetës. Kam folur me personat në nivelet më të larta të inteligjencës dhe kur i kam pyetur nëse “waterbording” apo torturat funksionojnë, më kanë thënë se po. Personalisht mendoj se waterboarding funksionon”, deklaroi Trump.

Gjatë fushatës elektorale, Presidenti i ri sugjeroi se mund të autorizonte përdorimin e “waterboarding” apo edhe masa më ekstreme mbi të dyshuarit për terrorrizëm. Por, më pas e zbuti qëndrimin e tij, duke thënë se kurrë nuk do të urdhëronte ushtrinë të shkelte ligjet ndërkombëtare.

Më poshtë mund ta shihni se si duket tortura “waterboarding”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851