Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Moment i tmerrshëm: peshkaqeni sillet rreth surfuesit (VIDEO)

$
0
0

Disa minuta para se një surfues në bregdetin Manly të Sidneit, Australi, të vendos të bëjë video e kuptoi se një peshkaqen po notonte vetëm disa metra larg tij, raporton Mirror.

Ishte shumë e frikshme për surfuesin të gjendej ashtu në detin e hapur afër grabitqarit vdekjeprurës. Në video, dëgjohet se si surfuesi merr frymë rëndë, si ai përpiqet të surfojë ngadalë e të mos tërheq vëmendje.

Për disa sekonda surfuesi e fut aparatin e tij në ujë dhe në pamje shihet peshkaqeni i madh, që qëndronte pezull pranë tij. Më pas ai u përpoq të sillej rreth peshkaqenit, duke u kthyer mbrapa në ujërat e cekëta. Por më në fund krijesa u zhduk. Surfuesi nuk u lëndua.

Më herët, gjatë këtij viti kishte vdekur një burrë, pasi një peshkaqen ia kishte kafshuar të dy këmbët, në Ballina, Uellsin e Ri Jugor.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>