Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Grida Duma përlotet në emisionin live (Video)

$
0
0

Njihet si grua e fortë dhe debatuese e ashpër, por Grida Duma nuk i ka kontrolluar dot emocionet dje, kur është përlotur live në emisionin Opinion!

Ajo po komentonte deklaratat e Ornela Cenajt, motrës së adoleshentes së vrarë dhe vajzës së nënës së vrarë më 29 mars 2001 nga Marjan Rroku, kur befas është emocionuar dhe është përlotur.

Grida tha se Ornela është një heroinë e vërtetë, që ka arritur e vetme të ndjekë, të gjejë dhe më pas të prangosë vrasësin e motrës dhe të nënës, duke pasur edhe ndihmën e autoriteteve amerikane.

E ka bërë e vetme, tha Duma, duke iu referuar pamundësisë për ta parandaluar vrasjen në Shqipëri.

Duke folur për këtë, Grida u përlot një moment siç duket në videon e mëposhtme, transmeton Opinion.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>