Jose Mourinho do të jetë trajner i ardhshëm i Manchester Unitedit, ka bërë të ditur drejtoresha e Interit, Bedy Moratti.
Motra e ish kreut të klubit, Massimo Moratti, iu është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve pas një takimi që pati me portugezin dhe familjen e saj.
Kur është pyetur nëse Mourinho mund të kthehet te zikaltrit, Bedy ‘rrëshqiti’ duke thënë se ai do të shkojë në Angli.
“Jo, ai është i lumtur tash, do të shkojë te Manchesteri”, ka thënë ajo përcalciomercato.com, transmeton Telegrafi.
“Ai ka qenë gjithmonë fantastik dhe na ka munguar si person këtu”, ka shtuar Moratti.
Ndryshe, Mourinho është ftuar në Giueseppe Meazza për përcjellë ndeshjen kundër Sampdorias.