Në Greqinë e lashtë, kur dikush vdiste, në epitafin e tij shkruhej me shkronja kapitale: A KISHTE PASIONE KY NJERI? Të kesh pasione do të thotë të jesh njeri i lirë, të udhëtosh nëpër ëndrra. Një prej ëndrrave të këngëtares me origjinë shqiptare është duke u bërë realitet, shkruan Revista Class.
Dua Lipa, këngëtarja britanike nga Kosova, është një ndër yjet më të rinj të muzikës pop që po rrit çdo ditë famën e saj ndërkombëtare. Emri i saj është marrë nga fjala në gjuhën shqipe ‘dua’. Në vitin 1990 është larguar nga Prishtina për në Londër bashkë me prindërit, për t’u rikthyer përsëri në moshën 13 vjeçare. Por pas dy vitesh, kur ishte vetëm 15 vjeç, vendosi të rikthehej në Londër për të filluar karrierën në muzikë.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
E lindur në Londër, Dua është rritur me këngët e artistëve më të njohur amerikanë dhe britanikë, një ndër të cilat është dhe Nelly Furtado. Këngët e para origjinale të saj dolën në SoundCloud në vitin 2012, duke tërhequr vëmendjen e menaxherëve të Lana Del Reyt, të cilët nënshkruan një kontratë me këngëtaren e re.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
‘Be The One’ është hiti që e çoi Dua Lipën në renditjet më të mira të çarteve botërore dhe në vend të tretë në Gjermani. Në një intervistë për BBC News, Dua është shprehur se e ka patur shumë të vështirë të arrijë në këtë fazë të karrierës sepse në fillim i kanë thënë që nuk mund të këndonte pasi zëri i saj nuk i arrinte notat e larta, por ishte pikërisht zëri i veçantë që kombinonte disa rryma muzikore që e ndihmoi të binte në sy në botën muzikore.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Kënga e re është ‘Last Dance’, të cilën ajo e ka shkruajtur në tetor 2014 dhe e ka nxjerrë vetëm pasi mbaroi të gjithë albumin. Me shumë mundësi edhe ky ka për të qenë një tjetër hit i këngëtares shqiptare. Nga Kristina Mer