Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

I propozoi të dashurës 148 herë martesë dhe ajo se kuptoi (VIDEO)

$
0
0

Ray Smith e ka propozuar të dashurën e tij 148 herë, por ajo nuk e ka kuptuar aspak qëllimin e tij.
Duke shkruar në një kartë: A do të martohesh me mua?, i riu nga Grimsby, e propozonte të dashurën Claire Bramley fshehurazi, duke shfaqur kartën prapa saj sa herë që ajo bënte ndonjë foto.

38-vjeçari nga Britania e Madhe shpenzoi plot pesë muaj të jetës së tij duke i propozuar të dashurës së tij shtatzënë.

“A do martohesh me mua?” ishte letra të cilën ai e mbante kudo me vete për pesë muaj të tërë. Kështu ai bëri 148 fotografi gjatë kësaj kohe, për të realizuar propozimin e tij romantik.

“Kërkova online për propozime dhe pash shumë ide mirëpo dëshiroja diçka unike. Kështu vendosa që të bëja fotografi për pesë muaj të tërë”, shprehet 38-vjeçari i cili për Krishtlindje mori një përgjigje pozitive për 148 pyetjet e tij.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>