Ajo, përveç kushteve të rënda jetësorë, kujdeset për pesë fëmijët e saj jetimë. Është kjo 36 vjeçarja nga qyteti i Pejës, Teuta Krasniqi.
Teuta është nënë dhe baba për fëmijët e saj, për të cilët thotë se i dhimbsen në kushtet të cilat jetojnë.
Derisa të ardhurat mujore të Teutës janë vetëm 107 euro, ajo 50 euro i paguan për t’i mbuluar shpenzimet e qerasë, derisa nuk kursehet as nga pagesa e ujit dhe rrymës, transmeton RTV Dukagjini.
Burri i saj ka ndërruar jetë para pesë viteve, në një aksident trafiku, kur ajo ka qenë në muajin e pestë me fëmijën e vogël.
“Këta fëmijë nuk e meritojnë këtë jetë. Kërkoj vetëm kulm mbi kokë. Jetoj me 107 euro. Paguaj rrymë, ujë me këto para. Me 16 euro mbes në fund të muajit”, ka thënë Teuta.
Ajo i ka falënderuar shumë personat të cilët i kanë ndihmuar, duke ia blerë drutë dhe ushqimin.
Gjendja e saj shëndetësore e pengon atë që të punoj dhe ta sigurojë kafshatën për fëmijët e saj, ndonëse thotë se përpjekjet nuk kanë munguar.
“Ma mirë më pas vdekë unë, nuk i do t’i shihja fëmijët kështu. Unë për veti jam rritur në jetimore, të gjitha të zezat i kam përjetu në jetë. Nëse ka nevojë edhe një organ të trupit e shesë, vetëm fëmijët t’i shoh më mirë”, ka theksuar Teuta.
Ajo tregon së si fëmijët e saj, të cilët janë nxënës, nënçmohen kur janë në shkollë nga bashkëmoshatarët e tyre.
Teuta vazhdimisht qanë kur tregon se si qëndron shpesh herë natën zgjuar, derisa fëmijët e saj flejnë.
Për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë, numri kontaktues i Teutës, zonjës së familjes është: 049 – 835 – 068. Shtëpia në të cilin banon familja 5 anëtarëshe gjendet përballë kishës katolike – nr.86, në Pejë.