Vitin e Ri prishtinasit e pritën në rrugë, me koncertin festiv të organizuar në qendër të qytetit në Sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë mbrëmjes nuk pati shumë njerëz dhe kjo për shkak të të ftohtit i cili mbretëroi në Prishtinë. Megjithatë, në mesnatë, disa qindra qytetarë u tubuan për të pritur Vitin e Ri, duke u shoqëruar me muzikë dhe pranë stendave të improvizuara të kafe-bareve më të njohura prishtinase, të vendosura në sheshin kryesor.
Së bashku me qytetarët, Vitin e Ri e priti edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Saktësisht në mesnatë, qiellin prishtinas e përshkuan fishekzjarrët të cilat plot 15 minuta shënuan hyrjen në vitin e ri 2016.
Kosova në vitin e ri hyri me lindjen e një djali në klinikën Gjinekologjike të QKUK-së i cili ka lindur saktësisht në mesnatë.