Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Ndodh edhe kjo, gjyqtari shënon gol në ndeshjen e futbollit (VIDEO)

$
0
0

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Dagestan.

Një gjyqtar ka shënuar gol duke e devijuar me kokë topin në një ndeshje të rundit të dytë të LFL Dagestan mes Keyes DD nga Kizilyurt dhe Manas të Dahadevskiy.

Një lojtar i Manas e gjuajti penalltinë në minutën e 43-të, por topi i kthyer nga portieri e goditi në kokë gjyqtarin Atay Daudov dhe përfundoi në rrjetë, transmeton Lajmi.net.

Daudov më pas shpjegoi se, sipas rregullave, gjyqtarët janë aktivë, prandaj edhe ka qenë i detyruar ta pranojë golin, megjithëse goli i është llogaritur Ali Japarovit të Manasit.

Ndeshja përfundoi në barazim 4-4.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>