“Hapja e një universiteti të ri në Shkup, në këtë kohë nuk është prioriteti më i lartë i shqiptarëve të Maqedonisë” tha Zekirija Ibrahimi i “Lëvizjes Besa” në emisionin 10 minuta të televizionit 21.
“Një parti shqiptare e cila është në pushtet dhe e cila I ka konsumuar të gjitha gënjeshtrat e mundshme që të fitoj një mandate zgjedhore është dashur të shpikë një element sipas tyre shumë të fuqishëm në përmasa historike që të mund ta arsyetoj fushatën e saj zgjedhore. Hapja e Universitetit në këtë kohë kur jemi shumë afër zgjedhjeve është në funksion të fushatës zgjedhore”, tha Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja Besa.
Ibrahimi akuzoi për hipokrizi BDI-në pasi që siç tha ai kjo parti nuk është në gjendje që ti ndërrojnë as dy emra shkolle.