Nuk e kishim ndonjëherë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj të kërcente një vallëzim me bashkëshorten e tij. Ai madje jo vetëm ka kërcyer një vallëzim, por më pas ka kërcyer edhe muzikë popullore, shkruan Class.
Çifti kanë qenë në eventin “Ballo Shqiptare”, organzimi ky i Afërdita Paqaradës, dhe Diellza Kolgecit. Në këtë ballo kanë qenë të pranishme njerëz të njohur të politikës dhe artit.
Pjesa më kulminante e mbrëmjes ka qënë pa dyshim kërcimi i kryeministrit me bashkëshorten e tij, Anitën.
Çifti gjithmonë shfaqen mjaft të dashuruar, dhe për hir të së vërtetës ata kanë kaluar disa prova të vështira për të qenë së bashku…