Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Kumanovë, policia bastis shtëpi ku jetojnë të verbër, apeli i tyre për politikanët shqiptar (VIDEO)

$
0
0

Forcat e policisë së Maqedonisë, të mërkurën kanë bastisur një shtëpi në Kumanovë e cila para incidentit të armatosur të 9 dhe 10 majit ka qenë në pronësi të Riza Jonuzit, emri i të cilit u lakua shumë pas incidentit. Gjatë bastisjes janë thyer disa dyer të shtëpisë e cila po rindërtohet pasi ishte shkatërruar.

Ky veprimi i policisë ka revoltuar pronarët e rinj të shtëpisë të cilët kanë problem me të pamurit, ata thonë se edhe pse aty nuk ka banorë policia e ka shkatërruar shtëpinë. Ata u bëjnë apel politikanëve shqiptar të mos lejojnë të ndodhin gjëra të tilla. Qemal dhe Qamil Azemi flasin për Portalb. Të njëjtët persona u sulmuan nga policia në shtëpinë e tyre, gjatë 9 dhe 10 majit, për më shumë, shikoni videot më poshtë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>