Nga 14 monarkë aktiv në Evropë, disa pasurinë e kanë trashëguar dhe me të vërtetë janë të pavarur përderisa të tjerët marrin mjete të pakthyeshme dhe shpenzimet e tyre për jetë i mbulojnë qeveritë e shteteve që i prezantojnë.
Princi Hans-Adami i Dytë
Princi i Lihtenshtajnit, 72-vjeçari Hans-Adam i Dyti, në muaj merr 250 mijë franka zvicerane. Pasurinë e vet kryesisht e bazon në bankën private LP Grup, ndërsa njëkohësisht ka shumë investime në patundshmëri në mbarë Lihtenshtajnin, si dhe pyje dhe bodrume verërash. “Forbs” në vitin 2008 e vlerësoi pasurinë e familjes mbretërore në madje 3,8 miliardë funta.
Mbreti Felipe i Dytë dhe mbretëresha Leticia
Kurora spanjolle merr shumë paushalle parash nga shteti, që në vitet 2014 dhe 2015 paraqiste 6,9 milionë euro. Prej kësaj, pjesa më e madhe shkoi tek mbreti Felipe, përderisa diçka më pak mori bashkëshortja e tij, mbretëresha Leticia. Përveç kësaj, organizata shtetërore spanjolle menaxhon me të gjitha katër pallatet mbretërore, pes rezidencat mbretërore dhe 10 manastiret të cilat për momentin i shfrytëzon familja mbretërore.
Duka Henri
Familja e Dukatës së Luksemburgut çdo vit merr nga 300 mijë franka që prej vitit 1948 për kryerje të detyrave të veta. Përveç kësaj, nga buxheti për vitin 2017 janë ndarë 8,9 milionë funta për shpenzimet e tyre.
Mbretërsha Margaretë e Dytë
Danimarka çdo vit familjes mbretërore i jep 9,6 milionë funta. Ajo shumë më pas u ndahet të gjithë pjesëtarëve të familjes mbretërore, ndërsa pjesa e mbetur i mbulon të gjitha shpenzimet për aktivitetet e tyre, si dhe disa shpenzime private. Pjesë më të madhe merr mbretëresha Margareta e Dytë. Përveç kësaj, gjysma e pallateve mbretërore daneze janë në pronësi të shtetit përderisa pjesa tjetër është në pronësi të familjes mbretërore.
Mbreti Filip
Situata në Belgjikë është e ngjashme si ajo në Danimarkë, kështu që shteti vë miliona në llogari të familjes së atjeshme mbretërore. Në vitin 2013 ajo shumë ishte 10,4 milionë funta, që një pjesë është financuar nga Qeveria. Pronat në të cilat qëndron dhe vepron familja mbretërore belge, në pjesën më të madhe janë në pronësi të shtetit, përderisa një pjesë e vogël janë institucione të pavarura publike dhe atë me financiarisht të pavarura.
Mbreti Karl Gustavi i XVI-të
Suedia para dy viteve i ndau rreth gjashtë milionë funta familjes mbretërore suedeze për mbulimin e detyrave zyrtare të mbretit dhe shpenzimet për jetë. Përveç kësaj, administrata e mbretërisë e vlerëson pasurinë e vet në 5,8 milionë funta, ndërkaq njëkohësisht përfiton nga vizitat turistike në pallat. Kur e tëra do të mbidhet, mbreti merr gjithsej 11,8 milionë funta, përderisa pasuria e tij private vlerësohet në 54 milionë funta.
Mbreti Haraldi i pestë dhe mbretëresha Sonja
Qeveria norvegjeze ndan 23 milionë funta për shtëpinë mbretërore dhe plotësisht 1,1 milion funta mbretit dhe mbretëreshës për mbulim të shpenzimeve personale, ndërsa 900 mijë funta shkojnë tek princi dhe princeza. Rezidencat mbretërore janë në pronësi të shtetit dhe të hapura për opinionin, por janë në disponim të familjes mbretërore. Mbreti posedon jahtin mbretëror, edhe pse atë e ruan dhe mirëmban Marina mbretërore norvegjeze.
Mbreti Vilhem-Aleksander
Në vitin 2015 buxheti i mbretit holandez Vilhem-Aleksander paraqiste 35,8 milionë funta që i përfshin shpenzimet e vizitave zyrtare dhe udhëtimeve jashtë vendit. Një pjesë e asaj shume shkon edhe tek nëna e tij, mbretëresha e mëparshme, Beatriks, e cila 33 vite ishte në fron. Forbs në vitin 2007 e vlerësoi pasurinë mbretërore në 230 milionë funta, ndërkaq konstatoi edhe se mbreti aktual pasurinë personale kryesisht e numëron në patundshmëri.
Princi Albert
Principata mbretërore në vitin 2015 ndau madje 39 milionë funta për shpenzimet e familjes së vet në pushtet, por për opinionin nuk është e ditur se si ajo shumë ndahet mes anëtarëve të familjes. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, si edhe çdokund tjetër, shumë më të madhe merr ai që ndodhet në krye, ndërsa në këtë rast ai është princi Albert.
Familja mbretërore angleze pritshëm është në krye të listës së monarkëve më të pasur. Mes tyre padyshim fiton mbretëresha 91-vjeçare, Elizabeta e Dytë. Si edhe për shumicën nga kjo listë, shteti në vit ndan shumë të madhe parash për familjen mbretërore, ndërsa në rastin anglez, vitin e kaluar bëhej fjalë për 42,8 milionë funta. përveç kësaj, mbretëresha ka marrë 14,9 milionë funta nga qiratë e patundshmërive dhe burimeve të tjera të cilat nuk dihen hollësisht nga opinioni. Sipas të dhënave të fundit, pasuria e një nga sundimtarëve më jetëgjatë vlerësohet në 322 milionë funta.