Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti në emisionin “Oktapod” në TV Vizion Plus, thotë se është e gatshme ta sakrifikoj karrierën politike për largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski.
“E kam thënë dhe po e përsëris: po qe se karriera ime është çmimi që duhet paguar që të largohet Gruevski, jam e gatshme që ta bëj. Jam shumë e vetëdijshme për çmimin e lartë që mund të paguaj, por unë nuk jam në politikë që të bëj oportunistin dhe konformistin. Unë jam në politikë sepse besoj se gjenerata e re ka përgjegjësi të flasë hapur për problemet dhe të përpiqet sinqerisht që t’i zgjidhë ato”, është shprehur Ermira.
Për më tepër çfarë ka thënë Deputetja Ermira Mehmeti, ndiqni videon më poshtë.