Një burrë është vënë në siklet kur djalit të tij i kishte mbetur koka në mes dy shufrave metalike përderisa ai po luante në një vend ku po kryheshin ndërtime në Brazil.
Ashtu siç shkruan DailyMail, përcjellë GazetaBlic, Arthur Gardine, dy vjeçar, e futi kokën mes dy shufrave dhe më pas kërkoi ndihmën e babait të tij i cili me ta parë nuk e kishte as idenë më të vogël se si ta nxirrte kokën nga aty.
Interesantaj në gjithë këtë video është se atij dhe personave të tjerë që ishin me të, iu deshën gati dy orë për ta kuptuar se sa lehtë e kishin ta nxirrnin fëmijën nga ato shufra metalike.