Pas sfidës “Ice Bucket Challenge”, një tjetër sfidë e re është përhapur në rrjetet sociale, qëllimi i së cilës është për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga uragani dhe përmbytjet që kanë pushtuar prej ditësh një prej qyteteve më të mëdha në SHBA, Teksas, shkruan Class.
I pari që ka nisur këtë sfidë ka qenë aktori Kevin Hart, sfidë të cilën e ka emërtuar “Hurricane Harvey Relief Challenge” (Sfida për të shpërndarë ndihma për të prekurit nga uragani “Harvey”).
Ai i ka dhuruar Kryqit të Kuq një shumë prej 50 mijë $, e ndërsa ka ftuar të bëhen pjesë edhe Beyonce, Jay Z, Justin Timerlake. Pozitivisht i janë përgjigjur edhe motrat Karadashian/ Jenner dhe nëna e tyre Kris Jenner, të cilat kanë dhuruar plot 500 mijë $.
Hjustoni po përballet me përmbytje katastrofike prej disa ditësh. Mediat raportojnë se të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Teksas i cili është gjunjëzuar nga goditja e uraganit Harvey.
Stuhia tropikale ka shkatërruar shumë pjesë të vendit duke ia kthyer në një “ferr” jetesën qytetarëve.
Personazhet e famshme që kanë dhuruar para
Kevin Hart 50. 000 $
Motrat Karadashian/ Jenner dhe nëna e tyre Kris 500 000 $
J.J. watt 2 milion $
Johnson 25 000 $
Jennifer Lopez and Alex Rodriguez 25.000 $
D.J. Khaled 25. 000 $
Nicki Minaj 25. 000 $
T.I. 25. 000 $
Chris Broën 100,000 $
Jack Antonoff 10,00 $
Ruby Rose 10,000 $
Drake (nuk publikohet çmimi)
Beyonce (nuk publikohet çmimi)