Duke filluar nga dje për të përfunduar më 2 shtator, në vazhdën e përurimit të Sheshit Skenderbej në Çarshinë e Shkupit, do të realizohen aktivitete të shumta kulturore të cilat do të gërshetojnë të gjitha llojet e artit, njofton Portalb.mk.
Qytetarët e Shkupit por edhe më gjerë dje patën rastin të kënaqen nën tingujt e grupit muzikor Trix dhe këngëtarit nga Shqipëria, Gena.
Ndërsa sot, me fillim prej ora 22:00, në Kalanë e Shkupit për artdashësit e muzikës do të përkujdesen grupi muzikor NRG Band dhe Orchestra.
Më 28 gusht me fillim nga prej ora 20:00 me koncert gala në Shkup vijnë Orkestra simfonike e RTSH-së.
Mbrëmja e 29 gushtit do t’i dedikohet filmit, kurse për të do të kujdeset festivali ndërkombëtar i filmit i Prizrenin, Dokufest i cili për filmdashësit do të sjellë filmat e edicionit të sivjemë që u mbajt në gusht.
Tridhjetë gushti do të jetë i stërmbushur me emrat të shumtë të muzikës së lehtë shqiptare, duke u nisur nga këngëtari Shkëzen Jetishi, Zenel Doli dhe Orkestri “Buxhovi”.
Ndërkaq 31 gushti do t’i dedikohet kryesisht artit vizual duke sjellë instalacione, filma të shkurtër dhe dokumentarin për Çarshinë e Shkupit.
Dy shtatori do të jetë për dashamirët e poezisë sepse në fillim prej ora 20:00 në Sheshin Skenderbej do të mbahet orë letrare për të cilin është hapur konkurs. Ora poetike do të shoqërohet edhe me piktura nga tradita të artistit vizual, Reshat Ameti.