21:
________________________________________________________________
20:25– Futbollistët e Shkëndijës kanë zbritur në fushë, raporton Portalb.mk.
Atmosferë e jashtëzakonshme është duke mbizotëruar në stadium pak para fillimit të ndeshjes mes Shkëndijës dhe Milanit.
Shihen këngë shqipe duke u kënduar, ndërkaq zëri i Kastriot Tushës nën vargjet e këngës “O ku ka si ti o Shqipëria ime” e bëri edhe më madhështore fillim-ndeshjen në stadiumin e Shkupit, “Telekom Arena”.
Edhe pse Shkëndija pësoi disfatë të thellë në ndeshjen e parë të luajtur një javë më parë në “San Siro” të Milanos, kësaj radhe deklaratat e trajnerit dhe kapitenit ishin se “kuqezinjtë” nga Tetova do të luajnë për prestigj.
Ndërkohë kapiteni Hasani ka thënë se edhe përkundër disfatës së thellë në Milanoo ekipi nuk ka luajtur keq, por ishin të pafat.
“Nuk kemi qenë ne të këqij. Fati, kushtet, emocionet dhe gatishmëria jonë ndaj Milanit, ndikoi në rezultat”, është shprehur Hasani.