Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Sulmohet ekipi i Nova TV-së (VIDEO)

$
0
0

Ekipi i gazetarëve të “Nova TV”-së sot është sulmuar nga persona të panjohur deri sa kanë incizuar objektin e QT Biser në lagjen e Aerodromit ku mblidhen nënshkrime për ndërtim kampet e emigrantëve, njofton Portalb.mk.

Në video-incizimin e publikuar nga “Nova TV“-ja shihet se si një person i moshës 30 vjeçare me bluzë të gjelbër, e godet gazetaren Sashka Cvetkovska derisa incizon me celular, e shtyn dhe kërkon që të ndalojë së incizuari. Pasi që erdhi kameramani pas një kohë, sulmuesi i Cvetkovskës më pas u pa duke biseduar me një vajzë e cila më herët pati dhënë deklaratë për Cvetkovskën duke thënë se është anëtare e VMRO-DPMNE-së dhe se është pjesë e organizatës përgjegjëse për mbledhjen e nënshkrimeve.

Kur sulmuesi kuptoi se është thirr policia ai ka ikur nga vendi i ngjarjes i cili i ndjekur nga kameramani i Nova TV-së ka sulmuar edhe këtë të fundit. Sulmin ndaj kameramanit e ka bërë në QT Biser.

Rasti është paraqitur në polici dhe sipas asaj që ka kuptuar Nova TV-ja ngjarja për mbledhjen e nënshkrimeve për ndërtim të kampeve të refugjatëve është në organizim të VMRO-DPMNE-së.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>