Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

“Eco Guerilla” rikthen protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë (FOTO)

$
0
0

Organizata ekologjike “Eco Guerilla” sërish riktheu protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë që kësaj radhe vjen si pasojë e djegies së deponisë së egër në hyrje të qytetit, njofton Portalb.mk.

LEXO: Me kontejnerë të rrëzuar para komune, tetovarët kërkuan dorëheqjen e Arifit

Siç kuptohet nga ngjarja në fejsbuk, protesta do të mbahet nesër, 21.08.2017 me fillim prej ora 12:00 në deponinë e Tetovës.

“Të nderuar qytetarë, të hënën në orën 12.00 ju ftojmë gjithëve të protestojmë së bashku te Deponia e egër në Tetovë për të drejtën tonë: AJËR TË PASTËR! Mbrohu ose Helmohu: Zgjidhje tjetër s’ka! Protesta do të zhvillohet te deponia e egër në Tetovë. Të mobilizohemi sa më shumë, të shprehim gadishmërinë tonë për të kërkuar përgjegjësve të na e kthejnë AJRIN E PASTËR. Është për shëndetin, është për jetën! AJËR TË PASTËR!”, thuhet në njoftin e “Eco Guerilla”-s

Kujtojmë se kjo organizatë edhe më herët ka protestuar kundër ajrit të ndotur në Tetovë, dhe si rezultat i protestave të saja erdhi edhe te mbyllja e fabrikës “Jugohrom” që u paraqit si ndotësi më i madh në rajonin e Pollogut.

No automatic alt text available.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>