Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Shikojeni performancën e Rita Orës mbrëmë në Teen Choice Awards 2017

$
0
0

Rita Ora mbrëmë performoi këngën e saj më të re “Your Song”.

Kjo ka ndodhur në ceremoninë Teen Choice Awards në Los Angeles në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Pasi ka parakaluar në tepihun e kuq, ajo është ngjitur në skenë në një performancë magjike e cila edhe njëherë tregon kapacitetin e asaj që mund të bëjë një ndër shqiptaret më të njohura në popin botëror, shkruan KultPlus.

“Your Song” është suksesi i fundit i Rita Orës, bashkëpunim ky me Ed Sheeran dhe një garancion për karrierën e Ritës në industrinë e fuqishme muzikore angleze por edhe amerikane.

Teen Choice Awards janë çmime ku votojnë adoleshentët nga mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të zgjedhur më të mirët e muzikës por edhe filmit e serive televizive. Performanca e Ritës është kjo poshtë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>