Quantcast
Channel: Galeria – PORTALB
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

H&M lanson veshjet për gratë myslimane

$
0
0

Mariah është myslimanja e parë që ka veshur ferexhen në një reklamë të kompanisë H&M, gjigandi botëror në fushën e modës, raporton Metro, transmeton Klan Kosova.

Idrissi është një londineze nga me origjinë nga Pakistani dhe Maroku, e cila kishte filluar të mbante shaminë qysh në moshën 17 vjeçare.

Ajo ka realizuar reklamën e saj të parë me H&M.

“Gjithmonë femrat që mbajnë ferexhe janë të injoruara kur vjen puna te moda”, ka thënë ajo, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Duke folur për ditët kur e xhironte reklamën ajo ka thënë:

“Stafi që po e realizonte reklamën dhe dizajnerët që punojnë për H&M ishin shumë të respektueshëm”.

Modelja me ferexhe, ka thënë se brendi ndërkombëtari modës, i kishte siguruar kushte shumë të përshtatshme modeles duke i dhënë një hapësirë shumë private të veshjes dhe e kishte ndaluar praninë e meshkujve në zonat ku ajo bëhej gati për reklamën.

“Nëse kameramani hetonte diçka që nuk dukej në rregull, ata e ftonin një grua që të më rregullonte. Ishte e mrekullueshme”.

Klipi reklamues i H&M shfaq po ashtu modele të etnive të ndryshme, me tipa diversë të trupave, një atlet me aftësi të kufizuara, e po ashtu persona me orientime të caktuara seksuale”.

Motoja e kësaj reklame është “nuk ka rregulla në modë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8851

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>